{"id":8933,"date":"2016-04-29T13:33:38","date_gmt":"2016-04-29T11:33:38","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8933"},"modified":"2016-04-29T13:33:38","modified_gmt":"2016-04-29T11:33:38","slug":"mehmet-beci-dhe-lufta-per-mbrojtjen-e-ulqinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8933","title":{"rendered":"Mehmet Beci dhe lufta p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/Mehmet-beci-dhe-lufta-per-mbrojtjen-e-ulqinit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-8934 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/Mehmet-beci-dhe-lufta-per-mbrojtjen-e-ulqinit-201x300.jpg\" alt=\"Mehmet-beci-dhe-lufta-per-mbrojtjen-e-ulqinit\" width=\"201\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/Mehmet-beci-dhe-lufta-per-mbrojtjen-e-ulqinit-201x300.jpg 201w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/Mehmet-beci-dhe-lufta-per-mbrojtjen-e-ulqinit.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 201px) 100vw, 201px\" \/><\/a>LIB\u00cbR HOMAZH P\u00cbR MBROJT\u00cbSIT E ULQINIT<br \/>\n<\/strong><br \/>\n<em>Eqerem Beci, Mehmet Beci dhe lufta p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit, Botoi: \u201dADA\u201d, Tiran\u00eb 2015<\/em><\/p>\n<p>Nga Dr. Nail\u00a0 Draga<\/p>\n<p>P\u00ebr opinionin e gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur se \u00e7\u00ebshtja e Ulqinit, e cila paraqet ngjarje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr historin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb shek.XIX. Esht\u00eb pik\u00ebrisht e till\u00eb sepse\u00a0 Ulqini u b\u00eb \u00e7\u00ebshtje e dit\u00ebs n\u00eb diplomacin\u00eb nd\u00ebrkombetare, si asnj\u00eb qytet tjet\u00ebr deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Dhe nuk kishte si t\u00eb ishte ndryshe sepse\u00a0 dominuan\u00a0 interesat\u00a0 e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, ku viktim\u00eb ishte qyteti i Ulqinit, me rrethin\u00ebn e tij t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me koh\u00ebn e ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb hart\u00ebn politike n\u00eb Siujdhes\u00ebn Ballkanike, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit(1878), me pavar\u00ebsin\u00eb e disa shteteve t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb\u00a0 periudh\u00eb kohore,\u00a0 ku hap\u00ebsira etnogjeografike shqiptare filloj t\u00eb zvoglohej duksh\u00ebm, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb padrejta\u00a0 t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha.<\/p>\n<p>Deri me tash n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb botuar artikuj e studime nga autor t\u00eb ndrysh\u00ebm, kryesisht nga fusha e historis\u00eb, por, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb\u00a0 regjistrit t\u00eb autor\u00ebve\u00a0 t\u00eb till\u00eb iu shtohet edhe\u00a0 Eqerem Beci, me librin Mehmet Beci dhe lufta p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit, botuar nga SHB\u201dADA\u201d, Tiran\u00eb 2015.<\/p>\n<p>Edhe pse autori p\u00ebr nga p\u00ebrgatitja profesionale \u00ebsht\u00eb i profilit t\u00eb inxhinieris\u00eb,\u00a0 ai mori guximin t\u00eb trajtoj\u00eb nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtari i familjes s\u00eb Mehmet Becit.\u00a0 Madje ky \u00ebsht\u00eb brezi i kat\u00ebrt i k\u00ebtij personaliteti t\u00eb Ulqinit i cili u ve\u00e7ua si komandant i\u00a0 forcave vullnetare ulqinake\u00a0\u00a0 n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit, kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi, por edhe Perandoris\u00eb Osmane(1878-1880). \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht\u00a0 obligimi moral si dhe\u00a0 ndjenja familjare e origjin\u00ebs ulqinake e cila ka qen\u00eb motiv i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr autorin qe ti qas\u00ebt nj\u00eb teme t\u00eb till\u00eb, me plot pasion komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb botim t\u00eb dh\u00ebnat trajtoh\u00ebn\u00a0 n\u00eb kontekstin\u00a0 gjeostrategjik t\u00eb koh\u00ebs duke filluar me Kriz\u00ebn lindore\u00a0 e\u00a0 vazhduar me ngjarj\u00ebt qe pasuan n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, n\u00eb formimin e hart\u00ebs s\u00eb re politike t\u00eb Ballkanit. K\u00ebshtu jepen t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb lidhje me luft\u00ebn e Tivarit(n\u00ebntor 1877-janar 1878) si dhe me\u00a0 pushtimin e par\u00eb t\u00eb Ulqinit (18 janar 1878-shkurt 1879), traktatin e Sh\u00ebn Stefanit e Kongresin e Berlinit(1878) etj.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, vise e vendbanime shqiptare iu dhuruan Malit t\u00eb Zi, ngjarjet qe pasuan me p\u00ebrcaktimin e vijes kufitare Mali i Zi-Perandoria Osmane, p\u00ebrkat\u00ebsisht Shqip\u00ebris\u00eb, kjo \u00e7\u00ebshtje mori kahje tjet\u00ebr\u00a0 e cila deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte dukuri e panjohur. Pas luft\u00ebrave t\u00eb zhvilluara n\u00eb Plav\u00eb\/Guci(dhjetor 1879-janar 1880) e m\u00eb pas n\u00eb Grud\u00eb(prill 1880), ku popullsia shqiptare luftoi p\u00ebr t\u00eb mos kaluar n\u00ebn pushtetin e Malit t\u00eb Zi, d\u00ebshmoi n\u00eb praktik\u00eb mobilizim luftarak dhe ndjenj\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb udh\u00ebhqur nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb toksore shqiptare.<\/p>\n<p>Por, nga rrethanat e reja t\u00eb kriuara filloi aktivizimi i diplomacis\u00eb\u00a0 s\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha\u00a0 duke dalur me propozim\u00a0 p\u00ebr kompensim\u00a0 territorial\u00a0 duke\u00a0 propozuar qe ai kompensim te jet\u00eb qyteti i Ulqinit. Nga ky\u00a0 moment rasti i Ulqinit\u00a0 nuk ishte me karakter lokal apo regjional por u b\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkombetare p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gjasht\u00eb mujore.<br \/>\nPik\u00ebrisht,\u00a0 p\u00ebr periudh\u00ebn kohore qershor-n\u00ebntor 1880, autori na sjell t\u00eb dh\u00ebna me interes, ne lidhje me protestat e shqiptar\u00ebve ndaj vendimeve t\u00eb tilla, mobilizimin e ulqinak\u00ebve, ndihm\u00ebn e shkodran\u00ebve dhe luft\u00ebn n\u00eb mbrotje t\u00eb Ulqinit, si dhe dor\u00ebzimin e k\u00ebtij qyteti Malit t\u00eb Zi nga ana e Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1880.<br \/>\nQendresa heroike e shqiptar\u00ebve n\u00eb mbrotje t\u00eb Ulqinit paraqet faqe t\u00eb ndritur t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr mbrotjen e trojeve shqiptare. Edhe pse ulqinak\u00ebt u angazhuan aq sa kishin mund\u00ebsi duke kriuar formacione vullnetare luftarake t\u00eb ndihmuar edhe nga shkodran\u00ebt me ne krye Isuf Sokolin, ishte e pamundur t\u00eb b\u00ebh\u00ebj m\u00eb shum\u00eb, sepse rrethanat e koh\u00ebs ishin t\u00eb tilla, por megjithate si\u00e7 thot\u00a0 k\u00ebnga\u00a0 popullore \u201ddual mileti me faqe t\u00eb bardh\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Rasti i Ulqinit \u00ebsht\u00eb i papresedan n\u00eb diplomacin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare sepse ky k\u00ebmbim territori nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte fare me vendimet e Kongresit t\u00eb Berlinit, por pas tij n\u00eb saj\u00eb t\u00eb interesave t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, duke b\u00ebr\u00eb presion ndaj Perandoris\u00eb Osmane, duke e detyruar ate t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb tilla luftarake kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<br \/>\nMobilizimi i shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar edhe me arm\u00eb vendimet e padrejta t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, d\u00ebshmoi qart\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh parimi\u00a0 etnik p\u00ebr territoret p\u00ebrkat\u00ebse, por interesat gjeopolitike t\u00eb diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke d\u00ebshmuar se popujt e vegj\u00ebl\u00a0 jan\u00eb viktima t\u00eb p\u00ebrhershme,\u00a0 qe shqiptar\u00ebt e p\u00ebrjetuan n\u00eb shek.XIX dhe m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebtij vendimi t\u00eb pak\u00ebnaqur me pushtetin e ri, p\u00ebraf\u00ebrsisht rreth 3000 banor\u00eb, apo me tep\u00ebr se\u00a0 1\/3 e popullsis\u00eb emigruan nga Ulqini duke u vendosur\u00a0 kryesisht n\u00eb Shkod\u00ebr\u00a0 e Durr\u00ebs. Ndon\u00ebse t\u00eb vendosur n\u00eb mjedisn e ri ata nuk e harruan vendlindjen e tyre t\u00eb dashur Ulqinin. Nj\u00eb nder ta ishte edhe Mehmet Beci,\u00a0 i cili edhe n\u00eb\u00a0 Shkod\u00ebr ishte aktiv, duke\u00a0\u00a0\u00a0 marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore e politike, sepse kishte njohuri dhe lidhje me parin\u00eb e k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>Por, ai mallin\u00a0 p\u00ebr Ulqinin e kishte t\u00eb pashuar, q\u00eb d\u00ebshmohet m\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn se n\u00eb Shkod\u00ebr banonte me qera, sepse mendonte se do t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Ulqin. Jo vet\u00ebm kaq, por d\u00ebshmitar\u00ebt e koh\u00ebs kan\u00eb cekur se ai \u201copingat\u00a0 i mbante t\u00eb varuara n\u00eb mur\u201d p\u00ebr tu kthyer sa m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Ulqinin e tij t\u00eb dashur, deri sa vdiq n\u00eb vitin 1907.<br \/>\nBotimin e\u00a0 k\u00ebtij libri e vler\u00ebsojm\u00eb\u00a0 kontribut me vler\u00eb p\u00ebr familjen\u00a0 Beci, e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr personalitetin kryesor t\u00eb saj Mehmet Becin(1830-1907), q\u00eb \u00ebsht\u00eb nder figurat me t\u00eb njohura shoq\u00ebrore e politike\u00a0 t\u00eb Ulqinit n\u00eb koh\u00ebn e tij. Ai ishte trim, guximtar e bujar, e n\u00eb ve\u00e7anti i vendosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trojet shqiptare me arm\u00eb kund\u00ebr aneksimit, duke u b\u00ebr\u00eb komandant i forcave vullnetare ulqinake(1878-1880). P\u00ebrmes k\u00ebsaj figure, prezantohen edhe ngjarj\u00ebt tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshjtjen e Ulqinit, n\u00eb koh\u00ebn e Lidhj\u00ebs Shqiptare t\u00eb Prizrenit, e sidomos ate t\u00eb angazhimit t\u00eb diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij libri autori ka konsultuar nj\u00eb literatur\u00eb selektive e cila ka t\u00eb b\u00ebj enkas p\u00ebr\u00a0 \u00e7\u00ebshtjen e Ulqinit, n\u00eb shek.XIX, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vit\u00ebt vendimtare 1878-1880, kur Fuqit\u00eb e M\u00ebdha e detyruan Perandorin\u00eb Osmane q\u00eb ket\u00eb qytet\u00a0 t ia dor\u00ebzoj\u00eb Malit t\u00eb Zi. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim na prezantohen edhe fotografi t\u00eb ndryshme, por risi paraqet prezantimi i skic\u00ebs gjenealogjike te familjes Beci, duke d\u00ebshmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb praktike, lidhshmir\u00ebn familjare me personalitetin e Mehmet Becit p\u00ebr disa breza.<\/p>\n<p>Trajtimi i temave t\u00eb tilla, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm\u00a0 sepse duke njohur t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb historike\u00a0 vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb tashm\u00ebn dhe planifikojm\u00eb t\u00eb ardhmen. K\u00ebt\u00eb\u00a0 botim e vler\u00ebsoj si\u00a0 nj\u00eb homazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata qe luftuan dhe u angazhuan me t\u00eb gjitha format p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ulqinak\u00ebt, shkodran\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nuk kursyen asgj\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit dhe atdheut.<br \/>\nNdon\u00ebse ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb reja shoq\u00ebrore edhe n\u00eb vendlindj\u00ebn e tij n\u00eb Ulqin, vler\u00ebsohet dhe nderohet figura e Mehmet Becit.\u00a0\u00a0 Pik\u00ebrisht duke pasur parasysh meritat e tia\u00a0\u00a0 K\u00ebshilli p\u00ebr dh\u00ebnien e propozimeve p\u00ebr em\u00ebrtimet e rrug\u00ebve, shesheve dhe institucioneve i propozoi\u00a0 Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit qe nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbaj emrin e Mehmet\u00a0 Becit, q\u00eb u miriatua n\u00eb mbledhjen e Kuvendit t\u00eb Ulqinit t\u00eb mbajtur me dat\u00ebn\u00a0 24.7.2015. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht rruga n\u00eb M\u00ebhall\u00eb t\u00eb Re\u00a0 aty ku ka qen\u00eb sht\u00ebpia e familjes s\u00eb tij. Nderi i s\u00eb cilit n\u00eb vend t\u00eb vet,\u00a0 ku edhe ne po veprojm\u00eb sikurse bota e qytet\u00ebruar, sepse pun\u00ebt tona nuk na i kryejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt!<br \/>\nAndaj, duhet p\u00ebrg\u00ebzuar autorin p\u00ebr angazhimin dhe gadishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr trajtimin e nj\u00eb teme t\u00eb till\u00eb\u00a0 p\u00ebr\u00a0 ngjarjet\u00a0 dhe k\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb\u00a0 koh\u00ebs, ku pa hezitim e them s\u00eb do t\u00eb mir\u00ebpritet nga opinioni i gjer\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 (Fjala e mbajtur\u00a0 m\u00eb rastin e p\u00ebrurimit\u00a0 t\u00eb librit n\u00eb Ulqin m\u00eb 22.4.2016)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LIB\u00cbR HOMAZH P\u00cbR MBROJT\u00cbSIT E ULQINIT Eqerem Beci, Mehmet Beci dhe lufta p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit, Botoi: \u201dADA\u201d, Tiran\u00eb 2015 Nga Dr. Nail\u00a0 Draga P\u00ebr opinionin e gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur se \u00e7\u00ebshtja e Ulqinit, e cila paraqet ngjarje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr historin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb shek.XIX. Esht\u00eb pik\u00ebrisht e till\u00eb sepse\u00a0 Ulqini u b\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8934,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-8933","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8933"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8933\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8935,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8933\/revisions\/8935"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8934"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}