{"id":8927,"date":"2016-04-29T09:47:09","date_gmt":"2016-04-29T07:47:09","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8927"},"modified":"2016-04-29T09:47:09","modified_gmt":"2016-04-29T07:47:09","slug":"pandeshkueshmeria-dhe-hipokrizia-politike-ndaj-krimeve-te-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8927","title":{"rendered":"PAND\u00cbSHKUESHM\u00cbRIA DHE HIPOKRIZIA POLITIKE NDAJ KRIMEVE T\u00cb KOMUNIZMIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>\u00a0<em>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>Radio Vatikani njoftoi dje se Papa Fran\u00e7esku ka autorizuar botimin e dekretit p\u00ebrmes t\u00eb cilit shpalli t\u00eb \u201cLum\u00a0 Sh\u00ebrb\u00ebtorin i Hyjit, Vin\u00e7enc Prenushin, i Urdh\u00ebrit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb Vegj\u00ebl dhe 37 shok\u00eb martir\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb nd\u00ebrmjet viteve 1945-1974, gjat\u00eb regjimit komunist\u201d.\u00a0 Radio Vatikani e cil\u00ebson 27 prillin, 2016 si nj\u00eb, \u201cDit\u00eb e sh\u00ebnuar p\u00ebr Kish\u00ebn dhe p\u00ebr mbar\u00eb popullin. 38 martir\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb, vrar\u00eb gjat\u00eb komunizmit, nd\u00ebrmjet viteve 1945-1974, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt prej vitesh ishte hapur \u00e7\u00ebshtja e kanonizimit kishtar, tani njihen nga Papa dhe Selia e Shenjt\u00eb t\u00eb Lum\u201d.<\/p>\n<p>List\u00ebs s\u00eb martir\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs dhe tani t\u00eb shpallur t\u00eb Lum nga Papa Fran\u00e7esku, i prin\u00eb emri i Imzot Vin\u00e7enc Prenushit, dinjiteti kishtar i t\u00eb cilit, \u201cI kombinuem me vler\u00ebn e tij letrare dhe i kqyrun n\u00ebn prizm\u00ebn e patriotizm\u00ebs Shqiptare i jep f\u00ebtyr\u00ebs s\u00eb tij nji rand\u00ebsi madhore n\u00eb radh\u00ebt e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Kombit\u201d, shkruante Profesor Dr. Arshi Pipa, nj\u00eb bashkvuajt\u00ebs i Imzot Prenushit n\u00eb burgun e Durr\u00ebsit.<br \/>\nT\u00eb shpejta ishin edhe reagimet e udh\u00ebheqsve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare ndaj njoftimit t\u00eb Vatikanit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e vler\u00ebsuan vendimin e Pap\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dekretuar martirizimin e klerik\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare t\u00eb vrar\u00eb nga komunizmi, si\u00a0 \u201cnj\u00eb krenari komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d.\u00a0 Nj\u00eb tjet\u00ebr e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb dit\u00eb si \u201cnj\u00eb dit\u00eb historike p\u00ebr mbar\u00eb kombin shqiptar\u201d dhe dekreti i Papa Fran\u00e7eskut u karaketerizua nga nj\u00eb tjet\u00ebr si nj\u00eb, \u201cvendosje e nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb shum\u00ebpritur p\u00ebr vuajtjet e klerik\u00ebve dhe p\u00ebr torturat q\u00eb ata kaluan n\u00eb ferrin komunist\u201d.<br \/>\nKrenari komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt, dit\u00eb historike p\u00ebr mbar\u00eb kombin shqiptar dhe vendosje m\u00eb n\u00eb fund e nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb shum\u00eb pritur p\u00ebr klerik\u00ebt e vuajtur e t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb komunizmit!\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhja e reagimeve t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare q\u00eb kam par\u00eb deri tani n\u00eb lidhje me njoftimin e djesh\u00ebm nga Vatikani.\u00a0 Shum\u00eb bukur.\u00a0 K\u00ebto reagime ndaj vendimit t\u00eb Vatikanit do t\u00eb ishin krejt normale, t\u00eb mir\u00ebpritura dhe t\u00eb natyrshme p\u00ebr p\u00ebrfaqsuesit politik\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, n\u00ebqoftse gjat\u00eb 25-viteve t\u00eb fundit do t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha ish-shtetet komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, duke njohur dhe duke denoncuar zyrtarisht krimet e diktatur\u00ebs komuniste. Por jo, Shqip\u00e7\u00ebria nuk e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Duke i shpall\u00eb t\u00eb Lum klerik\u00ebt e Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, Vatikani shpalosi edhe nj\u00ebher\u00eb para bot\u00ebs vuajtjet dhe vrasjet e k\u00ebtyre 38-viktimave nga regjimi komunist enverist.\u00a0 Por \u00ebsht\u00eb vet Shqip\u00ebria ajo q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebne vet duhet t\u00eb kujtoj\u00eb zyrtartarisht mij\u00ebra viktima t\u00eb tjera t\u00eb komunizmit, nga t\u00eb gjitha profesionet dhe nga t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.\u00a0 Kjo nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e Vatikanit, por\u00a0 ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb\u00a0 edhe vende t\u00eb tjera europiane, mund dhe duhet t\u2019a b\u00ebj vet\u00ebm qeveria dhe shteti shqiptar, n\u00eb p\u00ebrputhje me rezolutat e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb Bashkimit Europian, t\u00eb cilit Shqip\u00ebria d\u00ebshiron t\u2019i bashkohet, rezoluta t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr d\u00ebnimin e ish-regjimeve komuniste dhe p\u00ebr rivlersimin e historis\u00eb s\u00eb komunizmit.\u00a0\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs, vendet ish-komuniste kan\u00eb caktuar data t\u00eb ve\u00e7anta vjetore p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb por edhe n\u00eb Amerik\u00eb dhe Kanada jan\u00eb nd\u00ebrtuar monumente n\u00eb kujtim t\u00eb tyre.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria jon\u00eb si asnj\u00eb vend tjet\u00ebr, 25-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar krimet e komunizmit, por ka propozuar nene kushtetuese p\u00ebr ndalimin p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb hetimeve t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Si rrjedhim, reagimet e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb ndaj vendimit t\u00eb Pap\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpallur t\u00eb Lum klerik\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00ebqoftse asgj\u00eb tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrs\u00ebri, si\u00e7 ka ndodhur shpesh gjat\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek shekulli post-komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri se dallimet &#8212; midis q\u00ebndrimeve t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare t\u00eb pas 1990-\u00ebs me bot\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb qytet\u00ebruar, p\u00ebrsa i p\u00ebrket krimeve t\u00eb komunizmit \u2013 jan\u00eb ndryshime t\u00eb nj\u00eb rendi t\u00eb lart\u00eb moral, politik dhe juridik, q\u00eb duket se jan\u00eb t\u00eb papajtueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej reagimeve nga Tirana thuhet se me njohjen nga Vatikani t\u00eb k\u00ebtyre viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb n\u00eb fund, drejt\u00ebsia e shum\u00eb pritur ndaj tyre u rivendos.\u00a0 Po nga kush u rievndos, nga Vatikani?!\u00a0 Vatikani nuk ka mund\u00ebsi as jurisdikcion politik as juridik q\u00eb t\u00eb \u201crivendos\u00eb\u201d drejt\u00ebsin\u00eb ndaj viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Vatikani b\u00ebri at\u00eb q\u00eb i takon p\u00ebr klerik\u00ebt katolik\u00eb, por Papa Fran\u00e7esku nuk mund t\u00eb merret me pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb dhe me vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr krimet e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto viktima kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrfaqsues t\u00eb tre besimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, nga t\u00eb gjitha udh\u00ebt e jet\u00ebs, viktima t\u00eb nj\u00eb regjimi barbar shqiptar.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb detyra e juaj t\u00eb nderuar politikan\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb historis\u00eb, por edhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb morale personale tuajen dhe t\u00eb moralit njer\u00ebzor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb rivendosni drejt\u00ebsin\u00eb ndaj k\u00ebtyre viktimave dhe t\u00eb denonconi dhe t\u00eb nd\u00ebshkoni nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb krimet e komunizmit.\u00a0 T\u00eb njihni dhe t\u00eb kujtoni vuajtjet dhe viktimat e shum\u00ebta t\u00eb atij regjimi, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet ish-komuniste an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs.\u00a0 Krimet shtet\u00ebrore nevojitin nj\u00eb nd\u00ebshkim dhe drejt\u00ebsi shtet\u00ebrore!<\/p>\n<p>Por jo, arroganca dhe hipokrizia politike dhe morale e k\u00ebsaj klase politike q\u00eb udh\u00ebheq Shqip\u00ebrin\u00eb nuk pushon kurr\u00eb t\u00eb habis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb arrijti kulmin koh\u00ebt e fundit.\u00a0 N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb denoncoj\u00eb zyrtarisht krimet e komunizmit ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet ish-komuniste n\u00eb Europ\u00eb \u2013 qeveria shqiptare si pjes\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, propozoi pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, miratimin e nj\u00eb neni kushtetues i cili do t\u00eb ndalonte p\u00ebrgjithmon\u00eb hetimin e krimeve t\u00eb\u00a0\u00a0 regjimit komunist diktatorial t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.\u00a0 Nj\u00eb p\u00ebr\u00e7udnim i v\u00ebrtet\u00eb i fjal\u00ebs \u201creform\u00eb\u201d n\u00eb drejt\u00ebsi!\u00a0 Un\u00eb nuk e kam t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb krenarie komb\u00ebtare, ose p\u00ebr cil\u00ebn dit\u00eb historike u shpreh\u00ebn pardje udh\u00ebheq\u00ebs dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tregon se historia e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb juridike dhe politike ndaj krimeve t\u00eb komunizmit dhe jo vet\u00ebm, vazhdon n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu si\u00e7 vazhdon edhe hipokrizia politike, kur vjen fjala p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 T\u00eb gjith\u00eb viktimat e komunizmit \u2013 t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 p\u00ebr 25 vjet\u00eb tani presin gjithnj\u00eb q\u00eb ndaj tyre t\u00eb rivendoset drejt\u00ebsia &#8212; jo nga Vatikani, megjith\u00ebse Papa Fran\u00e7esku e b\u00ebri at\u00eb q\u00eb i takon me rastin e 38-viktimave t\u00eb komunizmit &#8212; por presin q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ta b\u00ebj\u00eb qeveria dhe shteti shqiptar.\u00a0 Udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek shekulli nuk ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn faqe t\u00eb historis\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe nuk e kutpuan ose nuk desh\u00ebn ta kuptonin kurr\u00eb se, \u201c\u00c7do viktim\u00eb e cilit do regjim totalitar qoft\u00eb, ka t\u00eb nj\u00ebjtin dinjitet njer\u00ebzor dhe si e till\u00eb meriton prej nesh drejt\u00ebsi, kujtes\u00eb dhe njohje t\u00eb vuajtjeve t\u00eb tyre\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Komisionerja p\u00ebr Drejt\u00ebsi e Bashkimit Europian, Viviane Reding.<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimi i krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pra p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe detyrim moral i pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme dhe t\u00eb djeshme politike shqiptare ndaj t\u00eb gjitha viktimave t\u00eb komunizmit t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.\u00a0 Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb udh\u00ebheqsit\u00a0 aktual t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, me t\u00eb drejt\u00eb,\u00a0 do t\u00eb mund t\u00eb shpreheshin p\u00ebr nj\u00eb \u201ckrenari komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, p\u00ebr nj\u00eb \u201cdit\u00eb historike p\u00ebr mbar\u00eb kombin shqiptar\u201d dhe p\u00ebr \u201cnj\u00eb\u00a0 vendosje m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb shum\u00ebpritur\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Mij\u00ebra viktima t\u00eb komunizmit shqiptar \u2013 t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur \u2013 e presin k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kur ju, zyrtarisht, do t\u00eb keni kurajon morale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb nd\u00ebshkoni krimet e komunizmit dhe t\u00eb kujtoni viktmat e\u00a0 komunizmit. Ajo do t\u00eb jet\u00eb\u00a0\u00a0 me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb krenarie komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe dit\u00eb historike p\u00ebr mbar\u00eb kombin shqiptar dhe dit\u00eb drejt\u00ebsie e shum\u00eb pritur p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat e regjimit enverist.\u00a0 Me njoftimin e vet, Vatikani e b\u00ebri 27 prillin 2016 nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs dhe t\u00eb popullit shqiptar.\u00a0 Presim q\u00eb edhe ju t\u00eb shpallni dit\u00ebn historike t\u00eb krenaris\u00eb komb\u00ebtare, kur Shqip\u00ebria zyrtarisht do t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb, t\u00eb denoncoj\u00eb dhe t\u00eb rivlersoj\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kapitujt m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj.\u00a0 Ky do t\u00eb ishte nderimi m\u00eb i madh q\u00eb ju mund t\u2019i b\u00ebni vetes suaj dhe nj\u00ebkohsisht edhe viktimave t\u00eb sshum\u00ebta t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Radio Vatikani njoftoi dje se Papa Fran\u00e7esku ka autorizuar botimin e dekretit p\u00ebrmes t\u00eb cilit shpalli t\u00eb \u201cLum\u00a0 Sh\u00ebrb\u00ebtorin i Hyjit, Vin\u00e7enc Prenushin, i Urdh\u00ebrit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb Vegj\u00ebl dhe 37 shok\u00eb martir\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb nd\u00ebrmjet viteve 1945-1974, gjat\u00eb regjimit komunist\u201d.\u00a0 Radio Vatikani e cil\u00ebson 27 prillin, 2016 si nj\u00eb, \u201cDit\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-8927","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8927"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8927\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8928,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8927\/revisions\/8928"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}