{"id":8879,"date":"2016-04-24T23:16:08","date_gmt":"2016-04-24T21:16:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8879"},"modified":"2016-04-24T23:22:53","modified_gmt":"2016-04-24T21:22:53","slug":"simboli-i-gjarperit-ne-shtepite-e-krajes-ora-e-shtepise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8879","title":{"rendered":"SIMBOLI I GJARP\u00cbRIT N\u00cb SHT\u00cbPIT\u00cb E KRAJ\u00cbS &#8211; ORA E SHT\u00cbPIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Simboli-iliro-arberor-i-gjarprit-gdhendur-n\u00eb-gurin-e-nje-porte-ne-Kraje.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7289 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Simboli-iliro-arberor-i-gjarprit-gdhendur-n\u00eb-gurin-e-nje-porte-ne-Kraje-300x225.jpg\" alt=\"Simboli-iliro-arberor-i-gjarprit-gdhendur-n\u00eb-gurin-e-nje-porte-ne-Kraje\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Simboli-iliro-arberor-i-gjarprit-gdhendur-n\u00eb-gurin-e-nje-porte-ne-Kraje-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Simboli-iliro-arberor-i-gjarprit-gdhendur-n\u00eb-gurin-e-nje-porte-ne-Kraje.jpg 533w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Ali Gje\u00e7britaj<\/em><\/p>\n<p>Thuhet n\u00eb popull\u00a0 se \u00e7do sht\u00ebpi ka gjarp\u00ebrin e vet. Besohet se ata zakonisht jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb.\u00a0 Gjat\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb e ndryshme, thuhet se mund t\u00eb jet\u00eb edhe deri n\u00eb dy metra. Shqiptar\u00ebt\u00a0 i\u00a0 thon\u00eb \u201cgjarp\u00ebri i sht\u00ebpis\u00eb\u201d ose \u201cOra e sht\u00ebpis\u201d bile edhe \u201cRoja e sht\u00ebpis\u00eb\u201d N\u00eb Kraj\u00eb termi \u201cOra e sht\u00ebpis\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjithmon\u00eb. Edhe sot e k\u00ebsaj dite ky term p\u00ebr gjarp\u00ebrin n\u00eb sht\u00ebpi\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb hequr nga fjalori. \u201cNuk\u00a0 b\u00ebn ta mbyt\u00ebni\u00a0 gjarp\u00ebrin e sht\u00ebpis\u00eb sepse ai ruan sht\u00ebpin\u00eb nga t\u00eb ligat na thonin prind\u00ebrit tone kur n\u00eb sht\u00ebpi dukej ndonj\u00eb gjarp\u00ebr. Ai ruan sht\u00ebpin\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqiat, t\u00eb ligat na porositnin at\u00ebbot\u00eb. Ai ka pun\u00ebn e vet. Nuk ka pun\u00eb me ne, na thoshte gjyshja dikur.\u00a0 Ata dikur l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi lirisht dhe askush nuk guxon t\u2019i ngacmoj\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb shpesh her\u00eb jan\u00eb gjetur\u00a0 n\u00ebp\u00ebr teshat apo mbulesat e fletjes, n\u00ebn jast\u00ebk\u00ebt, n\u00ebp\u00ebr djepet e foshnjeve, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Besohet se dikur\u00a0 iu jepej qum\u00ebsht n\u00eb vendet e caktuara, ku gjarp\u00ebri i sht\u00ebpis\u00eb zakonisht e ka pas\u00eb daljen e vet. Thuhet n\u00ebse e mbysim gjarp\u00ebrin e sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi ndodhin ngjarje t\u00eb kobshme, u digjet sht\u00ebpia, mund t\u00eb vdes\u00eb dikush prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, t\u2019u haje ujku bag\u00ebtin\u00eb, t\u00eb bjere rrufeja n\u00eb sht\u00ebpi ose n\u00eb stallat e bag\u00ebtive\u00a0 etj. N\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb grua t\u00eb moshuar n\u00ebt\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are, ajo nd\u00ebr t\u00eb tjera m\u00eb thot\u00a0 se&#8221; koka e gjarp\u00ebrit t\u00eb mbron nga magjia, falli\u201d. Vajzat e bukura dhe nuset e reja t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb , me qellim q\u00eb t\u00eb mbrohen nga magjia e kan\u00eb mbartur kok\u00ebn e gjarp\u00ebrit, n\u00eb qaf\u00eb dhe midis gjinj\u00ebve. N\u00eb fakt, kur dikush rastesisht gjate pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb ar\u00eb, duke korrur grurin, thekren\u00a0 apo elbin, mbyste ndonj\u00eb gjarp\u00ebr, ia merrte kok\u00ebn , t\u00eb cil\u00ebn sipas nevoj\u00ebs m\u00eb von\u00eb mund t\u2019a mbante nj\u00eb vajz\u00eb ose nuse e re\u00a0 e sht\u00ebpis\u00eb. Koka e gjarp\u00ebrit e mbajtur n\u00eb qaf\u00eb ose midis gjinj\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0 ritual i trash\u00ebguar q\u00eb nga ilir\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt besonin n\u00eb forc\u00ebn mbrojt\u00ebse t\u00eb gjarp\u00ebrit. Gjarp\u00ebri edhe sot e k\u00ebsaj dite tek shqiptar\u00ebt konsiderohet si &#8220;roje e sht\u00ebpis\u00eb&#8221; dhe mendohet se secila sht\u00ebpi diku n\u00eb themelet e saja e ka gjarp\u00ebrin e vet\u00eb i cili e mbron sht\u00ebpin\u00eb. (Kjo s\u2019ka sit \u00eb mos ndodh edhe n\u00eb Kraj\u00eb, populli i s\u00eb ciles trev\u00eb ka ruajtur n\u00eb kujtes\u00ebn e vet shum\u00eb gj\u00ebra nga parardh\u00ebsit e tyre, fisit ilir Labet\u00ebve).\u00a0 Prandaj kur ai paraqitet n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qet\u00eb. Pra, koka e gjarp\u00ebrit tek shqiptar\u00ebt e ka patur kuptimin e nj\u00eb objekti sigurie p\u00ebr individin dhe sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mitologji ilire paraqet edhe gdhendja e simbolit t\u00eb gjarp\u00ebrit n\u00eb gur\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb Kraj\u00eb ky fenomen hase tgjithandej n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e banimit. N\u00eb Ftjan n\u00eb\u00a0 sht\u00ebpin familjare t\u00eb Rmazan Marajt dhe n\u00eb Markashaj, n\u00eb Ostros t\u00eb Madh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Xafer Markashit. Koh\u00eb m\u00eb pare shkova n\u00eb Markashaj ku m\u00eb priti i zoti i sht\u00ebpis\u00eb. I thash qellimin e vizit\u00ebs time dhei i tregova se kam ardhur t\u00eb shkruaj di\u00e7ka , me porosi t\u00eb dr. prof. Sim\u00eb Dobrecit lidhur me sht\u00ebpin\u00eb e tij ku n\u00eb\u00a0 gur\u00eb faqok \u00ebsht\u00eb gdhendur gjarp\u00ebri. P\u00ebr ta plot\u00ebsuar rrefimin e tij Xhaferi ka ftuar q\u00eb ta ndihmoj edhe nipi i\u00a0 k\u00ebsaj sht\u00ebpie Ali Syl\u00eb Perashi.<\/p>\n<p>Xhafer Markashi, ponjoll i k\u00ebsaj sht\u00ebpie ku \u00ebsht\u00eb e skalitur figura e gjarp\u00ebrit n\u00eb gurin e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr hisorin\u00eb e k\u00ebsaj sht\u00ebpie shprehet: \u201ckjo sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, para Luft\u00ebs ballkanike t\u00eb vitit 1912. K\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi e plot\u00ebson nipi i k\u00ebsaj sht\u00ebpie Ali Syl\u00eb Perashi i cili shton se n\u00ebna e tij ,Fatimja e cila ka dale\u00a0 nga dera e k\u00ebsaj sht\u00ebpie\u00a0 me familjar\u00ebt e tjer\u00eb ik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtura nga ushtria malazeze n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb 1912 \u2013t\u00ebs.<\/p>\n<p>Themelet e sht\u00ebpis\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb Sal\u00eb dhe Rexh\u00eb Markashi, dy djemt e Nezir Markashit. N\u00eb trungun kat\u00ebr brezash, si\u00e7 m\u00eb njohtojn\u00eb bashk\u00ebbiseduesit e mi, Sala le trshigimtar\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb Xhafen i cili vdes i ri , ishte i fejuar dhe Haziz\u00ebn, nd\u00ebrsa Rexha kat\u00ebr djem, Selimin, Lezin,Mus\u00ebn dhe Nezirin. P\u00ebr respekt dhe p\u00ebr t\u00eb mos humbur emrin e Xhaf\u00ebs, Selimi, djali i Rexh\u00ebs i v\u00eb emrin djalit t\u00eb tij, Xafer i cili jeton n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi edhe sot e gjith\u00ebdit\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr pinjoll\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie jan\u00eb Sala i Mus\u00ebs i cili me djemt e tij jeton n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Ulqin e gjetiu.<\/p>\n<p>Nuk duhet harruar se Sala ,i biri i Nezirit, t\u00eb cilit i vdes djali i ri, vritet m\u00eb 1912 nga ushtria malazeze n\u00eb prag t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Thuhet se ka b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajt sht\u00ebpin\u00eb nga djeg\u00ebja. Aty thon\u00eb, Xhaferi dhe Aliu ka r\u00ebn\u00eb d\u00ebshmor. Mulla Osman Brahimi, imam i xhamis\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe nuk ka ikur n\u00eb Shkod\u00ebr aso kohe ka th\u00ebn\u00eb se nuk e ka njohur Sal\u00ebn kur e ka varrosur nga masakrimi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga malazez\u00ebt. At\u00ebbot\u00eb, m\u00eb 1912 u dogj kjo sht\u00ebpi dhe u masakrua Sala nga ushtria malazeze, por nj\u00eb pjes\u00eb e saj\u00eb ka shp\u00ebtuar pa u djegur e kjo pjes\u00eb pik\u00ebrisht ka qen\u00eb ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka qen\u00eb i gdhendur simboli i gjarp\u00ebrit.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe ku flasin p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, Xhaferi thot se Rexha ka qen\u00eb mjesht\u00ebr i dalluar i nd\u00ebrtimit. Murator ,\u00a0 nuk i \u00ebsht\u00eb gjetur shoqi\u00a0 n\u00eb Ostros. Nga ana tjet\u00ebr ka qen\u00eb edhe shum\u00eb intelegjent nga natyra, shton Aliu. P\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive ai ka b\u00ebr edhe nj\u00eb ubul\u00eb q\u00eb ndodhet af\u00ebr ubl\u00ebs s\u00eb Kraj\u00ebs me thell\u00ebsi 11 met\u00ebr. Kjo ubul\u00eb nj\u00ebhet si ubla e Rexh\u00eb Mrakashit. \u00cbsht\u00eb me shum\u00eb interes se nd\u00ebrtuesi i sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Markashaj, Rexh\u00eb Markashi edhe pse nuk ka dijt shkrim \u2013 k\u00ebndim ka pasur intelegjenc\u00eb t\u00eb jashtzakonshme q\u00eb t\u2019i ruaj e t\u2019i p\u00ebrcjell traditat e vendit dhe ta ruaj trashigimin\u00eb kulturore e shpirt\u00ebrore t\u00eb paraardh\u00ebs\u00ebve t\u00eb tij, ilir\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb e d\u00ebshmon simboli i gjarp\u00ebrit n\u00eb sht\u00ebpin e tij. P\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb fakt d\u00ebshmi e pamohueshme \u00ebsht\u00eb se Sal\u00eb Musa, nipi i tij\u00eb vazhdon rrug\u00ebn e tij\u00a0 dhe t\u00eb axh\u00ebs s\u00eb babes s\u00eb tij,por tashti n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve tet\u00ebdhjeta formon grupin \u201cJehona e Kraj\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb folur e shkruar shum\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai dhe an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb grupit denohen me shum\u00eb vjet burgim. Nd\u00ebr ta edhe Ali Syl\u00eb Perashi, nip i k\u00ebsaj sht\u00ebpia dhe bashk\u00ebbiseduesi im Xhafer Markashi.<\/p>\n<p>I frym\u00ebzuar nga kjo, si dhe nga shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna tjera gojore q\u00eb deshmojn\u00eb se simboli i gjarp\u00ebrit,\u00a0 roje e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Kraj\u00eb thura k\u00ebt\u00eb poezi :<\/p>\n<p><strong><em>ORA E SHT\u00cbPIS\u00cb<\/em><\/strong><br \/>\n<em>N\u00eb Ostros n\u00eb Markashaj n\u00eb<\/em><br \/>\n<em>\u00a0gur gdhendur me mjeshtri<\/em><br \/>\n<em>Ruan sht\u00ebpit\u00eb<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb Ftjan n\u00ebn Rumi<\/em><br \/>\n<em>gdhendur p\u00ebr mrekulli<\/em><br \/>\n<em>Mbi der\u00eb n\u00eb gur<\/em><br \/>\n<em>roje e sht\u00ebpis\u00eb<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb Kraj\u00eb n\u00eb Iliri<\/em><br \/>\n<em>gjithmon\u00eb\u00a0 ka qen\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Ora e sht\u00ebpis\u00eb<br \/>\n<\/em><br \/>\nAsnj\u00eb kafsh\u00eb n\u00eb simbolik\u00ebn religjoze tek ilir\u00ebt\u00a0 nuk ka luajtur rol t\u00eb rend\u00ebsish\u00ebm sa gjarp\u00ebri. Kjo kafsh\u00eb misterioze, me form\u00eb t\u00eb jashtzakonshme e cila pa zhurm\u00eb zvarritet dhe del nga thell\u00ebsia e tok\u00ebs aty ku jetojn\u00eb demon\u00ebt dhe zotat e n\u00ebntok\u00ebs, si edhe shpirtrat e t\u00eb ndjer\u00ebve, i cili me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ali Gje\u00e7britaj Thuhet n\u00eb popull\u00a0 se \u00e7do sht\u00ebpi ka gjarp\u00ebrin e vet. Besohet se ata zakonisht jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb.\u00a0 Gjat\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb e ndryshme, thuhet se mund t\u00eb jet\u00eb edhe deri n\u00eb dy metra. Shqiptar\u00ebt\u00a0 i\u00a0 thon\u00eb \u201cgjarp\u00ebri i sht\u00ebpis\u00eb\u201d ose \u201cOra e sht\u00ebpis\u201d bile edhe \u201cRoja e sht\u00ebpis\u00eb\u201d N\u00eb Kraj\u00eb termi \u201cOra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7289,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-8879","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8879"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8879\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8881,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8879\/revisions\/8881"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}