{"id":8741,"date":"2016-04-19T22:35:07","date_gmt":"2016-04-19T20:35:07","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8741"},"modified":"2016-04-19T22:35:28","modified_gmt":"2016-04-19T20:35:28","slug":"demokracia-dhe-politika-e-jashtme-e-shba-ave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8741","title":{"rendered":"DEMOKRACIA DHE POLITIKA E JASHTME E SHBA-ave"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><em>Nga Frank Shkrel<\/em>i<\/p>\n<p>Fushata paraprake p\u00ebr president k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka arritur kulmin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb dy partit\u00eb kryesore t\u00eb k\u00ebtij vendi &#8212; Partia Demokrate dhe Partia Republikane \u2013 m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb zgjedhin kandidatin\/en e tyre p\u00ebr president nga ata q\u00eb kan\u00eb mbetur e t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb mbijetuar fushat\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb dhe debateve t\u00eb shumta mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme me t\u00eb cilat p\u00ebrballen Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 Kandidat\u00ebt q\u00eb po zhvillojn\u00eb gjithnj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr jan\u00eb tre nga Partia Republikane \u2013 biznismeni Donald Trump, Senatori Ted Cruz dhe governatori John Kasich. Nd\u00ebrsa nga Partia Demokrate vazhdon fushata e ashp\u00ebr, sidomos koh\u00ebt e fundit, midis ish-Senatores dhe ish Sekretares s\u00eb Shtetit, Hillary Clinton dhe Senatorit Bernie Sanders.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 aft\u00ebsive dhe p\u00ebrvoj\u00ebs t\u00eb secilit kandidat p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr politik\u00ebn e mbrendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb k\u00ebtij vendi, n\u00eb debatet midis kandidat\u00ebve p\u00ebr president t\u00eb Amerik\u00ebs, kan\u00eb mbizot\u00ebruar kryesisht \u00e7\u00ebshtje shoq\u00ebrore dhe probleme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb mbrendshme, p\u00ebrfshir\u00eb ekonomin\u00eb, imigracionin por edhe terrorizmin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb debatet e deritanishme midis kandidat\u00ebve p\u00ebr president, politika e jashtme e Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e duhur dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb meriton, duke marr\u00eb parasysh\u00eb zhvillimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb bot\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>V\u00ebrejtsit e zhvillimeve t\u00eb fushat\u00ebs jan\u00eb shprehur se gjat\u00eb fushat\u00ebs paraprake p\u00ebr president, kandidat\u00ebt e t\u00eb dy partive kryesore, nuk kan\u00eb theksuar sa duhet \u00e7\u00ebshtjet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane dhe nuk kan\u00eb\u00a0 t\u00ebrhequr v\u00ebm\u00ebndjen q\u00eb sipas tyre duhej t\u00eb kishte politika e jashtme n\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb ardhshme amerikane.\u00a0 Sipas tyre nuk \u00ebsht\u00eb folur mjaft as p\u00ebr rolin q\u00eb do t\u00eb luante zhvillimi dhe mb\u00ebshtetja amerikane ndaj demokracis\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, si pjes\u00eb e k\u00ebsaj politike t\u00eb jashtme amerikane n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u00a0 Mbi 150 ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar amerikan\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe zhvillimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar p\u00ebr administrata t\u00eb ndryshme republikane dhe demokrate gjat\u00eb 50-viteve t\u00eb kaluara \u2013 koh\u00ebt e fundit i kan\u00eb drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kandidat\u00ebve t\u00eb dy partive q\u00eb ende zhvillojn\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr president.\u00a0\u00a0 N\u00eb letr\u00ebn e tyre t\u00eb n\u00ebnshkruar nga k\u00ebta ekspert\u00eb &#8212; dikur p\u00ebrpilues dhe zbatues t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane, por n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, gjithnj\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb &#8212; ata k\u00ebmb\u00ebngulin se Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb vendosin demokracin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane.<\/p>\n<p>Ata shkruajn\u00eb se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb themeluar mbi parimet p\u00ebr respekt ndaj jet\u00ebs, liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe se k\u00ebto parime kan\u00eb qen\u00eb jo vet\u00ebm pjes\u00eb e pa ndar\u00eb por edhe n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane gjat\u00eb dekadave t\u00eb kaluara. Ata n\u00ebnvijojn\u00eb se kombet e lira dhe demokratike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb suksesshme ekonomikisht, m\u00eb stabile dhe partner\u00eb m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ka m\u00eb pak mund\u00ebsi q\u00eb shtetet e lira, thon\u00eb ata, t\u00eb nd\u00ebrmarrin agresione kund\u00ebr fqinjve ose t\u00eb shtypin popullin e vet.<\/p>\n<p>\u201cVitet e fundit\u201d, shkruajn\u00eb ata, \u201cregjime autoritare si\u00e7 jan\u00eb Rusia dhe Kina jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb shtyp\u00ebse se p\u00ebrpara. Ato e shikojn\u00eb avancimin e demokracis\u00eb jo vet\u00ebm mbrenda kufijve t\u00eb tyre, por edhe n\u00eb shtetet fqinje, si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj monopolit t\u00eb tyre mbi pushtetin politik t\u00eb vendit\u201d.\u00a0 Prandaj, thon\u00eb eskpert\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur q\u00eb aq shum\u00eb\u00a0 nga sfidat politike, ekonomike dhe t\u00eb sigurimit me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi sot, e kan\u00eb burimin n\u00eb kryeqytete si\u00e7 jan\u00eb Moska, Pekini, Pjonjangu, Teherani dhe Damasku\u201d.\u00a0 P\u00ebr nga natyra, regjimet shtyp\u00ebse nuk jan\u00eb stabile dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pushtet ato\u00a0 natyrisht, sipas ekspert\u00ebve, si p\u00ebrfundim shtypin l\u00ebvizjet demokratike dhe aktivitetin e shoq\u00ebris\u00eb civile. Si t\u00eb tilla, shtojn\u00eb ata, k\u00ebto regjime shtyp\u00ebse, \u201cjan\u00eb gjithashtu edhe burim dhe eksportues t\u00eb korrupsionit masiv, nj\u00eb rrezik ky gjithnj\u00eb m\u00eb i madh e i cili tejkalon kufijt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ndaj qeverive stabile demokratike an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja amerikane p\u00ebr lirin\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, theksojn\u00eb ata, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb imponohen vlerat amerikane ose t\u00eb p\u00ebrdoren nd\u00ebrhyrjet ushtarake amerikane, por ekspert\u00ebt e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane u drejtohen kandidat\u00ebve p\u00ebr president, duke pohuar se, \u201cmb\u00ebshtetja ndaj demokracis\u00eb nevojit\u00eb nj\u00eb partneritet midis qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe organizatave jo-qeveritare t\u00eb cilat po p\u00ebrpiqen, shpesh n\u00eb rrethana tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebr t\u00eb vendosur lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb vendet e tyre.\u201d\u00a0 Kjo mb\u00ebshtetje, n\u00eb vendet n\u00eb tranzicion drejt\u00eb demokracis\u00eb, thon\u00eb ata, duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe forcimin e insititucioneve t\u00eb tyre p\u00ebrfaqsuese dhe juridike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndihmat amerikane duhet q\u00eb doemosdoshm\u00ebrisht t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhura rezultatet, nga vullneti i mir\u00eb dhe nga avancimi pozitiv n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u00a0 dhe t\u00eb lirive themelore.\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb vendet jo demokratike, shkruajn\u00eb ekspert\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, mb\u00ebshtetja amerikane do t\u00eb thot\u00eb, \u201cP\u00ebrkrahje paq\u00ebsore dhe krijuese p\u00ebr aktivist\u00ebt vendas t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb reforma demokratike dhe t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, presin edhe mb\u00ebshtetjen morale, politike, diplomatike dhe nganj\u00ebher\u00eb edhe materiale t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u201d\u00a0 K\u00ebta aktivist\u00eb, thon\u00eb ekspert\u00ebt e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane, rrezikojn\u00eb burgime, tortura por edhe vdekje n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb demokratike. Duke ndihmuar k\u00ebta aktivist\u00eb, shkruajn\u00eb ata, ne zbatojm\u00eb parimet mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb themeluar vendi yn\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt ma t\u00eb njohur t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane gjat\u00eb dekadave t\u00eb kaluara, republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb \u2013 n\u00eb letr\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt drejtuar kandidat\u00ebve p\u00ebr pressident\u00eb t\u00eb ty dy partive \u2013 u k\u00ebrkojn\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb vendosin mb\u00ebshtetjen ndaj demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr v\u00ebmendjes t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb tyre.\u00a0 Ata shkruajn\u00eb se periudha e tanishme p\u00ebrb\u00ebn sfida t\u00eb dukshme ndaj liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb bot\u00eb nd\u00ebrsa vende t\u00eb ndryshme p\u00ebrpiqen t\u00eb themelojn\u00eb demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autokraci t\u00eb fuqishme brutalizojn\u00eb popujt e tyre dhe nj\u00ebherazi k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb dhe minojn\u00eb zhvillimet pozitive n\u00eb vendet fqinje.\u00a0 Gj\u00ebja pozitive \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs preferojn\u00eb demokracin\u00eb, qeverisje t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebshme dhe llogari-dh\u00ebnse dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye\u00a0 u shkruajn\u00eb ekspert\u00ebt amerikan\u00eb kandidta\u00ebve p\u00ebr p\u00ebresident, se \u201ckjo mund t\u00eb jet\u00eb koha e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb rifilluar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratik an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u201d<br \/>\nEksp\u00ebrt\u00ebt amerikan\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe njoh\u00ebs t\u00eb dallura t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane dhe asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare, u b\u00ebjn\u00eb thirrje kandidat\u00ebve p\u00ebr president se p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratik an\u00eb e mabn\u00eb bot\u00ebs, \u201cNevojit\u00ebt q\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb bashkpunim me aleat\u00ebt tan\u00eb demokratik\u00eb, t\u00eb ushtrojn\u00eb rolin e udh\u00ebheqsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb,\u00a0\u00a0 n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb grupeve dhe individ\u00ebve vendas p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ku jetojn\u00eb m\u00eb t\u00eb lira dhe qeverit\u00eb\u00a0 e tyre m\u00eb demokratik.\u201d<\/p>\n<p>\u201cNe k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhoheni se do t\u00eb luani rolin e udh\u00ebheqsit n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb bot\u00eb, n\u00ebqoftse zgjidheni president i Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, p\u00ebrfundojn\u00eb letr\u00ebn e hapur mbi 150- ekspert\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, drejtuar kandidat\u00ebve demokrat\u00eb dhe republikan\u00eb p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka pohuar se gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar, nj\u00eb num\u00ebr i madh kombesh kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb tranzicion t\u00eb sukessh\u00ebm nga diktatura, kryesisht komuniste, n\u00eb demokraci. Sipas DASH, numri i vendeve demokratike \u00ebsht\u00eb shtuar duksh\u00ebm, duke sh\u00ebnuar se nga 30-vende demokratike n\u00eb vitin 1974, sot llogarit\u00eb 117 vende t\u00eb cilat konsiderohe si demokratike.<\/p>\n<p>Me letr\u00ebn e tyre, ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara mbi politik\u00ebn e jashtme k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb kushdo dhe i cil\u00ebs do parti qoft\u00eb kandidati i cili m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme presidenciale t\u00eb n\u00ebntorit q\u00eb vjen, t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi amerikane n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, duke p\u00ebrcaktuar demokracin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut si pjes\u00eb t\u00eb pandar\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb ardhshme amerikane.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Fushata paraprake p\u00ebr president k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka arritur kulmin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb dy partit\u00eb kryesore t\u00eb k\u00ebtij vendi &#8212; Partia Demokrate dhe Partia Republikane \u2013 m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb zgjedhin kandidatin\/en e tyre p\u00ebr president nga ata q\u00eb kan\u00eb mbetur e t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb mbijetuar fushat\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8741","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8741"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8741\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8743,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8741\/revisions\/8743"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}