{"id":8666,"date":"2016-04-14T22:57:06","date_gmt":"2016-04-14T20:57:06","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8666"},"modified":"2016-04-14T22:57:06","modified_gmt":"2016-04-14T20:57:06","slug":"dy-realitete-te-marredhenieve-shqiptaro-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8666","title":{"rendered":"DY REALITETE T\u00cb MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-8412 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"frank-shkreli-diaspora\" width=\"265\" height=\"265\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Shtetetet e Bashkuara, ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptaro-amerikan, me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit Amerikan dhe me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.\u00a0 Kryeqeveritari shqiptar mori gjithashtu pjes\u00eb n\u00eb disa diskutime mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe mbi rajonin e Ballkanit dhe gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie n\u00eb Varrezat Komb\u00ebtare n\u00eb Arlington vendosi nj\u00eb kuror\u00eb me lule tek Varri i Ushtarit t\u00eb Panjohur.<\/p>\n<p>Jo keq p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl \u2013 i cili deri para nj\u00eb \u00e7erek shekulli ishte betuar p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Amerik\u00ebs dhe t\u00eb \u201cimperializmit amerikan\u201d &#8212; n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb zyrtare si kryeminist\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb vend si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara.\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb pak a shum\u00eb pasqyron edhe vizitat e m\u00ebparshme t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve t\u00eb fundit.\u00a0\u00a0 Historikisht, k\u00ebto pritje kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr miq\u00ebsore n\u00eb SHBA, t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb kombit shqiptar si nga Shqip\u00ebria ashtu edhe nga Kosova gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve t\u00eb fundit.\u00a0 Me k\u00ebto pritje t\u00eb ngrohta, Washingtoni nuk ka pasur as nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb treguar ndonj\u00eb adhurim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr politikan\u00ebt individ\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shkojn\u00eb e vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ose mb\u00ebshtetje p\u00ebr politikat e tyre, megjithse pothuaj t\u00eb gjith\u00eb\u00a0 pa p\u00ebrjashtim tentojn\u00eb t\u2019i paraqesin vizitat n\u00eb Amerik\u00eb si nj\u00eb \u201cmb\u00ebshtetje\u201d t\u00eb Washingtonit zyrtar p\u00ebr \u2018ta si politikan\u00eb dhe p\u00ebr politikat e tyre qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga \u00e7\u2019mund t\u00eb mendojn\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, k\u00ebto vizita t\u00eb pak\u00ebn nga pik\u00ebpamja amerikane mendoj un\u00eb, jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb reflektim i miq\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i dashuris\u00eb s\u00eb SHBA-ve p\u00ebr nj\u00eb komb t\u00eb vog\u00ebl liridash\u00ebs.\u00a0 P\u00ebr nj\u00eb popull, fati i t\u00eb cilit, gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, ishte vendosur nga zbatimi i nj\u00eb politike t\u00eb p\u00ebrbetuar anti-amerikane, fal\u00eb politikave t\u00eb mbrendshme fatzeza t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj ShBA-ave, por edhe si pasoj\u00eb e rrethanave historike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb asaj periudhe dhe sot, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb p\u00ebrkrahur historikisht dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin &#8212; kombin shqiptar q\u00eb ai t\u00eb jetoj\u00eb i lir\u00eb e i pavarur, i begat\u00eb, n\u00eb demokraci dhe n\u00eb paq\u00eb, pik\u00ebspari me vet\u00ebveten, por edhe me t\u00eb tjer\u00ebt, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se kush e udh\u00ebheq.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb motivi kryesor i pritjeve q\u00eb Washingtoni zyrtar u akordon qeveritar\u00ebve shqiptar\u00eb kur vizitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.\u00a0 Nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr i k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete, nga cilido udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar dhe i cil\u00ebs do parti ose bindje politike qoft\u00eb, nuk reflekton t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.\u00a0 Politika e jasht\u00ebme dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare amerikane afat gjata, nuk lidhen as nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me individ\u00eb ose parti politike t\u00eb nj\u00eb periudhe ose nj\u00eb tjetre \u2013 por me popuj e kombe mike q\u00eb ndajn\u00eb dhe besojn\u00eb disa vlera baz\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb angazhimi serioz p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si nj\u00eb vler\u00eb universale dhe mbrojtja e t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Nga pamjet publike, nga pritjet dhe deklaratat e b\u00ebra nga vet kyreminsitri dhe pala shqiptare, n\u00eb sip\u00ebrfaqe duket se vizita e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe takimet e tija zyrtare n\u00eb Washington, ishte nj\u00eb vizit\u00eb e suksesshme, gj\u00eb q\u00eb i vendos\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb pozitive.\u00a0\u00a0 Mir\u00ebpo, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm realiteti i par\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, q\u00eb natyrisht e ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet p\u00ebr marr\u00ebddh\u00ebniet bilaterale.<\/p>\n<p>Por kjo vizit\u00eb, si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjat\u00eb k\u00ebtyre 25-viteve \u2013 megjith\u00eb sukseset e arritura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO dhe kandidatura p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian \u2013 p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebs publike kan\u00eb pasqyruar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara.<br \/>\nMe t\u00eb drejt\u00eb Kryeministri Rama, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe para tij ish-zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, foli gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb New York p\u00ebr vlerat shqiptare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb besa dhe toleranca fetare n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve.\u00a0 Ai p\u00ebrmendi shp\u00ebtimin e hebrenjve, nj\u00eb histori q\u00eb tani ka marr\u00eb nam nga familje t\u00eb ndryshme shqiptare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore si dhe vuri n\u00eb dukje toleranc\u00ebn fetare n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve me besime t\u00eb ndryshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shembull p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn.\u00a0 Dakort, por shp\u00ebtimi i hebrenjve u b\u00eb nga nj\u00eb gjenerat\u00eb tjet\u00ebr shqiptar\u00ebsh q\u00eb meritojn\u00eb l\u00ebvdata dhe toleranca fetare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi shekullore e shqiptar\u00ebve, vlera k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta dhe dalluese edhe sot, por jan\u00eb merit\u00eb dhe trash\u00ebgimi e brezave t\u00eb kaluar t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve edhe sot q\u00eb i ruajn\u00eb k\u00ebto veti e vlera respekti ndaj nj\u00ebri tjetrit, por mendoj gjithashtu se p\u00ebr 25 vjet\u00eb tani e kemi shtryllur k\u00ebt\u00eb lemon dhe kam droj\u00eb se ky lemon (i shp\u00ebtimit t\u00eb hebrenjve dhe i toleranc\u00ebs fetare) nuk ka m\u00eb l\u00ebng\u00eb dhe se politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjenerate duhet t\u2019i tregojn\u00eb Amerik\u00ebs dhe bot\u00ebs se ata jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr.\u00a0 Si fillim, pse mos t\u00eb p\u00ebrpiqet kjo klas\u00eb politike an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare q\u00eb toleranc\u00ebn historike fetare n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve t\u2019a k\u00ebthejn\u00eb\u00a0 n\u00eb nj\u00eb tolerance politike midis tyre, duke u l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm nj\u00eb trash\u00ebgimi me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb?<\/p>\n<p>Ja k\u00ebtu hasim n\u00eb realitetin tjet\u00ebr jo aq t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare.\u00a0 Ndoshta u duk si e pap\u00ebrshtatshme q\u00eb p\u00ebr koincidenc\u00eb, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)botoi raportin vjetor mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Kryeminsitrit Rama n\u00eb Washington. Ky raport n\u00ebnvijoi pa m\u00ebdyshje, problemet q\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy kombeve si dhe munges\u00ebn e vullnetit t\u00eb qeveris\u00eb dhe shtetit shqiptar p\u00ebr tu marr\u00eb me zgjidhjen e tyre.\u00a0 N\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, Raporti i DASH thekson problemin kryesor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare e q\u00eb \u00ebsht\u00eb korrupsioni,\u00a0\u00a0 q\u00eb sipas raportit n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet qeveritare, sidomos n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndetsor.\u00a0 Edhe organizata jo-qeveritare e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, Freedom House me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Washington, erdhi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim me DASH n\u00eb raportin q\u00eb botoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se, \u201cKorrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pa diskutim treguesi m\u00eb negativ n\u00eb baz\u00eb t\u00eb matjeve q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne n\u00eb 7 drejtime t\u00eb ndryshme.\u201d<\/p>\n<p>VOA shqip citon raportin e DASH se pand\u00ebshkueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej problemeve t\u00eb tjera me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria:\u00a0 \u201cNdjekjet ligjore dhe sidomos d\u00ebnimet e zyrtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kryer shkelje kan\u00eb mbetur sporadike dhe t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Zyrtar\u00ebt, politikan\u00ebt, gjykat\u00ebsit dhe personat me lidhje t\u00eb fuqishme biznesi shpesh kan\u00eb mundur t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb ndjekjes penale,\u201d n\u00ebnvizon raporti. Qeveria filloi hetimet p\u00ebr disa zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, por prokuroria m\u00eb pas vendosi t\u2019i pushoj\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje\u201d, thuhet n\u00eb kapitullin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0 Shqet\u00ebsimet e qeveris\u00eb amerikane ndaj korrupsionit q\u00eb ka dep\u00ebrtuar thell\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, u mb\u00ebshteten gjithashtu edhe nga nj\u00eb rezolut\u00eb e miratuar t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn mbi Shqip\u00ebrin\u00eb nga eurodeput\u00ebt. Sipas VOA shqip, ata \u201cmbeten t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr korrupsionin e p\u00ebrhapur n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, gjyq\u00ebsor dhe fusha t\u00eb tjera\u201d dhe shfaq\u00ebn gjithashtu shqet\u00ebsimin e tyre<br \/>\np\u00ebr \u201cautocensur\u00ebn e p\u00ebrhapur mes gazetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb penguar fizikisht p\u00ebr t\u00eb mbuluar ngjarje t\u00eb vecanta, jan\u00eb sulmuar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre\u201d, thuhet n\u00eb rezolut\u00ebn e eurodeputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr probleme t\u00eb tjera q\u00eb thekson raporti i DASH p\u00ebrfshihet edhe shkelja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ku nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrmendet p\u00ebrparimi i vog\u00ebl q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr kthimin e pron\u00ebs s\u00eb shtet\u00ebzuar gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste.\u00a0 Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb ve n\u00eb dukje reporti amerikan \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb burim dhe destinacion i trafikimit t\u00eb q\u00ebnieve njer\u00ebzore p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual dhe p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar.\u00a0 Mendoj se p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve sot nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb papranuesh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb urrejtsh\u00ebm moralisht p\u00ebr kultur\u00ebn dhe tradit\u00ebn shqiptare se k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>Raporti zyrtar i DASH mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri si edhe raporti i Freedom House pasqyrojn\u00eb gj\u00ebndjen aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Ndon\u00ebse t\u00eb pap\u00eblqyeshme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet dy pal\u00ebshe \u2013 ato prapseprap p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb realitetin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre lidhjeve miq\u00ebsore dhe jan\u00eb gjithmon\u00eb subjekt i paevituesh\u00ebm dhe diskutimi serioz me dyer\u00eb t\u00eb mbyllura midis zyrat\u00ebve amerikan\u00eb dhe udh\u00ebheqsve shqiptar\u00eb gjat\u00eb vizitave t\u00eb tyre n\u00eb Washington dhe anasjelltas.\u00a0 Megjith\u00eb euforin\u00eb mbi an\u00ebn publike t\u00eb saj, as vizita e k\u00ebsaj jave e Kryeministrit Rama n\u00eb Washington nuk mund t\u00eb ishte ndryshe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Shtetetet e Bashkuara, ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptaro-amerikan, me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit Amerikan dhe me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.\u00a0 Kryeqeveritari shqiptar mori gjithashtu pjes\u00eb n\u00eb disa diskutime mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe mbi rajonin e Ballkanit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8666","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8666"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8666\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8667,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8666\/revisions\/8667"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}