{"id":8496,"date":"2016-04-06T17:10:49","date_gmt":"2016-04-06T15:10:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8496"},"modified":"2016-04-06T17:10:49","modified_gmt":"2016-04-06T15:10:49","slug":"nderroi-jete-apostulli-i-dardanise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8496","title":{"rendered":"ND\u00cbRROI JET\u00cb APOSTULLI I DARDANIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/zef-mirdita.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8494\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-8494 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/zef-mirdita-300x164.jpg\" alt=\"zef-mirdita\" width=\"300\" height=\"164\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/zef-mirdita-300x164.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/zef-mirdita.jpg 366w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Shkruan Frank Shkreli<\/p>\n<p>Mediat elektronike dhe gazetat p\u00ebrhap\u00ebn lajmin e zi an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare se Prof. Doktor Zef Mirdita, n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are &#8212; e la k\u00ebt\u00eb shekull p\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn e amshuar, duke i mbyllur syt\u00eb n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb ku kishte jetuar dhe zhvilluar p\u00ebr shum\u00eb vite aktivitetin e tij akademik dhe shkencor.\u00a0 Kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb i varf\u00ebr me zhdukjen e k\u00ebtij\u00a0 historiani dhe kolosi t\u00eb shkenc\u00ebs dhe letrave shqipe.\u00a0 \u00cbsht\u00eb m\u00eb i varf\u00ebr kombi shqiptar dhe sidomos Dardania, me humbjen e nj\u00eb shqiptari dhe shkenc\u00ebtari t\u00eb madh, i cili me sjelljet e tija fisnike dhe me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb akademike dhe komb\u00ebtare &#8212; ai me jet\u00ebn dhe veprat e tija n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme europiane dhe sidomos p\u00ebrball\u00eb t\u00eb huajve, nderonte kombin shqiptar kudo q\u00eb shkonte dhe kudo ligj\u00ebronte nep\u00ebr kryeqytete t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb mbrojtje t\u00eb historis\u00eb mija vje\u00e7are t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb trojet e veta autoktone, duke filluar nga periudha e iliro-dardane e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebp\u00ebrmjet disa shkrimeve t\u00eb tija, un\u00eb nuk patur rastin ta njihja personalisht Profesor Zef Mirdit\u00ebn, por ata q\u00eb e kan\u00eb njohur p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pas\u00eb fatin t\u00eb ishin edhe student\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe universitete e fakultete t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, e konsiderojn\u00eb kalimin n\u00eb amshim t\u00eb Profesor Zef Mirdit\u00ebs sot si nj\u00eb fatkeqsi p\u00ebr bot\u00ebn arb\u00ebrore, p\u00ebr\u00a0 t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e saj historike dhe p\u00ebr shqiptarizmin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0 Nd\u00ebr vetit\u00eb e Profesor Zef Mirdit\u00ebs, pohojn\u00eb ata, ishte e v\u00ebrteta mbi historin\u00eb iliro-shqiptare si dhe mbrojta e saj kudo dhe kurdo, por ai nj\u00ebkohsisht ruante edhe vetit\u00eb q\u00eb nuk m\u00ebsohen n\u00eb libra, por t\u00eb cilat historikisht e kan\u00eb dalluar fisin e vjet\u00ebr t\u00eb shqiptarit nga popujt e tjer\u00eb \u2013 e q\u00eb jan\u00eb\u00a0 burr\u00ebnia, nderi, besnik\u00ebria.\u00a0 Mision t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ai kishte p\u00ebrcaktuar mbrojtjen e historis\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb zanafill\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, sidomos t\u00eb Dardanis\u00eb dhe dardan\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Dardan\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nj\u00ebri prej fiseve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb bot\u00ebs ilire, fatkeq\u00ebsisht gjeneza dhe historia e tyre nuk kishte t\u00ebrhequr m\u00eb par\u00eb v\u00ebmendjen dhe interesimin e studiuesve dhe t\u00eb historian\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si Profesor Zef Mirdita.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe ato pak studime q\u00eb mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb dekadave t\u00eb kaluara, sidomos nga t\u00eb huajt, historia e Dardanis\u00eb dhe Dardan\u00ebve mohohej dhe madje kur paraqitej, ajo shtremb\u00ebrohej q\u00ebllimisht nga t\u00eb huajt, me mungesa t\u00eb m\u00ebdha historike dhe kulturore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mohimin e etnogjenez\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Por akademik Zef Mirdita si rradh\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr historian, e kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr si p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale intelektuale por edhe komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb provuar me veprat dhe shkrimete tija me argumentat shkencor\u00eb, se Dardania ishte Iliri dhe se dardan\u00ebt ishin me prejardhje ilire, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke hedhur posht\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb edhe tezat kryesisht t\u00eb shtremb\u00ebruesve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; pasardh\u00ebsve t\u00eb ilir\u00ebve &#8212; se dardan\u00ebt nuk na paskan qen\u00eb me prejardhje ilire.\u00a0 Mir\u00ebpo, Profesor Zef Mirdita gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij me veprat dhe studimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, argumenton me fakte historike dhe mb\u00ebshtetur n\u00eb zbulime arkeologjike se e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta nga ato q\u00eb kan\u00eb paraqitur shtremb\u00ebruesit e historis\u00eb s\u00eb ilir\u00ebve dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 N\u00eb shkrimet e tija, Profesor Zef Mirdita ka mbrojtur vazhdimisht tez\u00ebn e etnogjenez\u00ebs iliro-shiptare se dardan\u00ebt n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb ekzistuar si nj\u00eb popullsi banuese n\u00eb trojet e veta n\u00eb Dardani nga koh\u00ebt e hershme e ndoshta edhe deri n\u00eb mesjet\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb ata jan\u00eb aty padyshim parardh\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00ebn e sotme dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Historiani shqiptar Moikom Zeqo, duke vler\u00ebsuar figur\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Profesor Zef Mirdit\u00ebs me rastin e vdekjes s\u00eb tij, pohon se, \u201cZef Mirdita qe nj\u00eb mjesht\u00ebr i madh i analiz\u00ebs, i referenc\u00ebs shkencore bibliografike dhe arkeologjike si dhe i metodologjis\u00eb moderne t\u00eb parashtrimit dhe t\u00eb sintez\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.\u00a0 Studimet e tij p\u00ebr Dardanin\u00eb dhe iliricitetin e Kosov\u00ebs n\u00eb antikitet jan\u00eb substanciale dhe t\u00eb patjet\u00ebrsueshme.\u00a0 Dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb till\u00eb historik dhe konceptual ai e ka b\u00ebr\u00eb dhe e ka botuar shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara arritjes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur historiani Moikom Zeqo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, njoftohet se n\u00eb Zagreb sapo \u00ebsht\u00eb botuar dhe promovuar vepra voluminoze e akademik Zef Mirdit\u00ebs me titullin: \u201cDardan\u00ebt dhe Dardania Antike\u201d.\u00a0\u00a0 Duhet t\u00eb jet\u00eb kjo nj\u00eb vep\u00ebr e madhe, e mbar\u00eb dhe e frytshme e k\u00ebtij Apostulli t\u00eb Dardanis\u00eb, nj\u00eb vep\u00ebr kjo besoj q\u00eb pasqyron shprehje t\u00eb ndri\u00e7imit mendor historik dhe t\u00eb atdhedashuris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr kombin e vet dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e preardhjes s\u00eb tij historike, nga rrjedhte edhe vet.\u00a0 Nj\u00eb vep\u00ebr kjo e fundit nga Profesor Zef Mirdita, q\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si porosi dhe flak\u00eb p\u00ebr brezin e sot\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, pasardh\u00ebs t\u00eb dardan\u00ebve \u2013 si flak\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shuhet por t\u00eb sh\u00ebndrit\u00eb si trash\u00ebgimi e Apostullit t\u00eb Dardanis\u00eb, Zef Mirdit\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar p\u00ebr brezat e tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; n\u00eb udh\u00ebn e historis\u00eb se re t\u00eb Kosov\u00ebs dardane t\u00eb pavarur dhe t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\n<strong>\u00a0\u00a0 Kush ishte Prof. Zef Mirdita?<\/strong><br \/>\nProf. Dr. Zef Mirdita u lind n\u00eb Prizren, m\u00eb 13 mars t\u00eb vitit 1936. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb Prizren, nd\u00ebrsa gjimnazin klasik, respektivisht interdioqezian, n\u00eb Pazin dhe n\u00eb Zagreb. N\u00eb Fakultetin Katolik Teologjik n\u00eb Zagreb, m\u00eb 1958, absolvoi Filozofin\u00eb. N\u00eb vitin shkollor 1959\/60 u regjistrua n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Zagrebit \u2013 Dega e Historis\u00eb. Nga viti shkollor 1961\/62 ishte demonstrator n\u00eb Katedr\u00ebn p\u00ebr Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav \u0160idak. Qysh si student i vitit t\u00eb tret\u00eb dhe t\u00eb kat\u00ebrt ligj\u00ebroi l\u00ebnd\u00ebn e Historis\u00eb n\u00eb gjimnazin e mbr\u00ebmjes \u201cIse Kr\u0161njavoga\u201d n\u00eb Zagreb. Diplomoi m\u00eb 8 korrik t\u00eb vitit 1965.<\/p>\n<p>Pas kthimit n\u00eb Prizren, m\u00eb 8 shkurt t\u00eb vitit 1966, punoi profesor n\u00eb gjimnaz, n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb muzik\u00ebs dhe n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, ku ligj\u00ebroi histori, sociologji, gjuh\u00eb latine dhe gjuh\u00eb fr\u00ebnge, n\u00eb paralelet me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, serbe dhe turke.\u00a0 Nga 1 janari i vitit 1967 kaloi n\u00eb Prishtin\u00eb si asistent n\u00eb Katedr\u00ebn e Historis\u00eb, Dega e Historis\u00eb Antike dhe m\u00eb 3 n\u00ebntor 1972 doktoroi n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Zagrebit me tem\u00ebn Dardan\u00ebt dhe Dardania n\u00eb Antik\u00eb.\u00a0 M\u00eb 1973 u zgjodh docent me \u00e7\u2019rast e mori p\u00ebrsip\u00ebr Katedr\u00ebn e Historis\u00eb s\u00eb Koh\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn l\u00ebnd\u00eb e ligj\u00ebroi n\u00eb dy gjuh\u00eb, p\u00ebr student\u00ebt shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb.\u00a0 N\u00eb gusht t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit q\u00ebndroi n\u00eb Shqip\u00ebri ku b\u00ebri g\u00ebrmime e hulumtime arkeologjike.\u00a0 M\u00eb 1974 si bursist i Qeveris\u00eb Italiane q\u00ebndroi n\u00eb specializim n\u00eb Katedr\u00ebn e Historis\u00eb s\u00eb Vjet\u00ebr n\u00eb Universitetin \u201cLa Sapienza\u201d e Rom\u00ebs. N\u00eb vitet 1976-1977, si bursist i Fondit \u201cAlexander von Humboldt \u2013 Stiftung\u201d q\u00ebndroi n\u00eb specializim (P\u00ebr Historin\u00eb e Vjet\u00ebr dhe Paleobalkanistik\u00ebn) n\u00eb Universitetin e Heidelberg-ut n\u00eb Gjermani.\u00a0 M\u00eb 1978 u zgjodh profesor, nd\u00ebrkaq m\u00eb 1983 profesor ordinar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.\u00a0 M\u00eb 3 prill 1991 u zgjodh an\u00ebtar me korrespondenc\u00eb i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, si profesor mysafir ligj\u00ebroi n\u00eb disa universitete europiane, si n\u00eb Vjen\u00eb, Jena, M\u00fcnchen, Rom\u00eb, Sofje dhe Tiran\u00eb.\u00a0\u00a0\u00a0 M\u00eb 1991-1992 q\u00ebndroi n\u00eb Gjermani (M\u00fcnchen) p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb si bursist i Fondit \u201cAlexander von Humboldt \u2013 Stiftung\u201d.\u00a0 Nga 1 marsi i vitit 1993 \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar shkencor n\u00eb Institutin Kroat t\u00eb Historis\u00eb ku e udh\u00ebheq projektin \u201cVlasi \u2013popullat\u00eb e vjet\u00ebr ballkanike q\u00eb nga fillet historike deri m\u00eb sot\u201d.\u00a0\u00a0 Q\u00eb nga viti akademik 1997\/98 deri n\u00eb at\u00eb 2006\/07 ishte ligj\u00ebrues n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetit \u201cJ. J. Strossmayer\u201d n\u00eb Osijek, ku e ligj\u00ebroi l\u00ebnd\u00ebn: Historia e Vjet\u00ebr \u2013 Lindja e Vjet\u00ebr.\u00a0\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 dhjet\u00eb librave n\u00eb shqip, shqip-gjermanisht dhe n\u00eb kroatisht, botoi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kroate, fr\u00ebnge, angleze, gjermane dhe italiane, n\u00eb revistat shkencore t\u00eb vendit dhe t\u00eb huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime \u2013 artikuj, recensione, kritika, sh\u00ebnime, polemika etj. Po ashtu p\u00ebrktheu disa libra nga kroatishtja n\u00eb shqip dhe nga shqipja n\u00eb kroatisht.\u00a0 Q\u00eb nga viti 1999 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb Kroato-Shqiptare, nd\u00ebrsa n\u00eb periudh\u00ebn kohore 2003-2007 ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit p\u00ebr Pakica Komb\u00ebtare n\u00eb Qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb.\u00a0\u00a0 M\u00eb 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e dekoroi Profesor Zef Mirdit\u00ebn me shp\u00ebrblim p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb albanologjis\u00eb dhe p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb denj\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Republik\u00ebn e Kroacis\u00eb.\u00a0 M\u00eb 29 prill 2005, u laureua me shp\u00ebrblimin e Akademis\u00eb Kroate t\u00eb Shkencave dhe Arteve\u00a0\u00a0 p\u00ebr librin, \u201cVlleh\u00ebt n\u00eb historiografi\u201d, i cili u shpall lib\u00ebr i vitit 2004.\u00a0 M\u00eb 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit t\u00eb lindjes, Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e shpalli shkenc\u00ebtar t\u00eb vitit 2011.<br \/>\n(Biografia e Profesor Zef Mirdit\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga Revista Drita \u2013 e p\u00ebrmuajshme Fetare-Kulturore e Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Kosov\u00eb).<\/p>\n<p>Prof. Dr. Zef Mirdita\u00a0 (1936-2016)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Frank Shkreli Mediat elektronike dhe gazetat p\u00ebrhap\u00ebn lajmin e zi an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare se Prof. Doktor Zef Mirdita, n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are &#8212; e la k\u00ebt\u00eb shekull p\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn e amshuar, duke i mbyllur syt\u00eb n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb ku kishte jetuar dhe zhvilluar p\u00ebr shum\u00eb vite aktivitetin e tij akademik dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8494,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-8496","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8496"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8496\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8497,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8496\/revisions\/8497"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}