{"id":8411,"date":"2016-04-01T22:01:18","date_gmt":"2016-04-01T20:01:18","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8411"},"modified":"2016-04-01T22:01:18","modified_gmt":"2016-04-01T20:01:18","slug":"autori-shqiptaro-amerikan-albert-lulushi-me-nje-liber-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8411","title":{"rendered":"AUTORI SHQIPTARO-AMERIKAN ALBERT LULUSHI ME NJ\u00cb LIB\u00cbR T\u00cb RI"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8412\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-8412 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"frank-shkreli-diaspora\" width=\"265\" height=\"265\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>Shqiptaro-Amerikani Albert Lulushi njihet si autor tep\u00ebr i suksessh\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara i disa librave n\u00eb fush\u00ebn e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.\u00a0 Ai konsiderohet si nj\u00ebri nd\u00ebr ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb gjat\u00eb 20-viteve t\u00eb kaluara k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb eksp\u00ebrtiz\u00ebn e tij n\u00eb fush\u00ebn e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit, ai e ka p\u00ebrdorur me mjesht\u00ebri duke punuar p\u00ebr ente t\u00eb ndryshme t\u00eb qeveris\u00eb federale t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe p\u00ebr disa nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb njohura dhe m\u00eb t\u00eb suksesshme amerikane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare .<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 librave t\u00eb botuar mbi Teknologjin\u00eb e Informacionit gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, n\u00eb ver\u00ebn e viti 2014 ai vendosi t\u00eb dilte krejt\u00ebsisht nga fusha e tij e veprimtaris\u00eb s\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, me pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb vendosur kishte b\u00ebr\u00eb em\u00ebr.\u00a0 At\u00eb vit ai botoi librin mbi historin\u00eb e misionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb Qendrore t\u00eb Zbulimit Amerikan, CIA me titullin, &#8220;Operation Valuable Fiend&#8221; ose n\u00eb shqip, &#8220;Operacioni Kund\u00ebrshtari i Dobish\u00ebm.&#8221;\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrshkruhen n\u00eb holl\u00ebsi &#8212; bazuar n\u00eb gjurmimet shkencore t\u00eb autorit Lulushi dhe n\u00eb dokumentat arkivore t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb asaj kohe si dhe n\u00eb nj\u00eb bibliografi t\u00eb pasur &#8212; p\u00ebrpjekjet e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrpjekje k\u00ebto q\u00eb kishin filluar n\u00eb n\u00eb vitin 1949.<\/p>\n<p>Libri m\u00eb i ri i autorit Albert Lulushi, i posa botuar nga sht\u00ebpia botuese Arcade Publishing e New Yorkut mban titullin, \u201cDonovan\u2019s Devils\u201d ose \u201cDjajt\u00eb e Donovanit\u201d, sipas komandantit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Forcave Speciale OSS, William Donovan, nj\u00eb avokat republikan nga New Yorku i em\u00ebruar n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb nga Presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm amerikan Franklin Delano Roosevelt, nd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr luft\u00eb me Gjermanin\u00eb dhe me Japonin\u00eb.\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb histori p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shkruar edhe m\u00eb par\u00eb nga autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb, por megjithk\u00ebt\u00eb mbetet nj\u00eb histori shum\u00eb pak e njohur e k\u00ebtyre Forcave Speciale para-ardh\u00ebse e atyre q\u00eb sot njihen si, \u201cForcat Speciale Amerikane\u201d dhe para-ardh\u00ebse gjithashtu t\u00eb CIA-s s\u00eb sot\u00ebme.\u00a0\u00a0 Subjekti i librit t\u00eb ri t\u00eb Albert Lulushit \u00ebsht\u00eb pra krijimi dhe veprimtaria e zyr\u00ebs s\u00eb par\u00eb moderne amerikane t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb, t\u00eb quajtur Zyra e Sh\u00ebrbimeve Strategjike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb njihej shkurtimisht me germat OSS.\u00a0\u00a0\u00a0 Libri i ri \u201cDonovan\u2019s Devils\u201d i Albert Lulushit, plot\u00ebson boshll\u00ebkun q\u00eb ekzistonte n\u00eb njohurin\u00eb dhe historin\u00eb e veprimtarive t\u00eb OSS-it, lib\u00ebr ky i cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga kryehistoriani i CIA-s, Z. David Robarge, i cili \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cM\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb Albert Lulushit, OSS-it i jepet vendi i duhur n\u00eb histori.\u201d<\/p>\n<p>Ndryshe nga librat e autor\u00ebve tjer\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb subjekt &#8212; t\u00eb cil\u00ebt sipas autorit jan\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb antar\u00ebsimin n\u00eb k\u00ebto grupe t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb elit\u00ebs amerikane t\u00eb asaj kohe &#8212; Lulushi thekson se q\u00ebllimi i tij me botimin e k\u00ebtij libri ishte q\u00eb t\u00eb portretizonte dhe t\u00eb dokumentonte m\u00eb tep\u00ebr historin\u00eb e \u201cnjer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb ishin rekrutuar nga radh\u00ebt e brezave t\u00eb par\u00eb dhe brezave t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d.\u00a0\u00a0 Lulushi shkruan se k\u00ebta imigrant\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt iu p\u00ebrgjigjen thirrjes p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer \u2013 u vendos\u00ebn prapa vijave t\u00eb armikut p\u00ebr t\u00eb luftuar gjerman\u00ebt dhe italian\u00ebt.\u00a0 Ata, shton autori, u paraqit\u00ebn vullnetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb akcione tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme duke rrezikuar jet\u00ebn e vet me veprimtarit\u00eb e tyre prapa vijave t\u00eb armikut, kryesisht n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Franc\u00ebn, Italin\u00eb, por edhe vendet e Ballkanit.\u00a0\u00a0 Lulushi \u00ebsht\u00eb shprehur se me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb gjithanshme dhe sa m\u00eb af\u00ebr realitetit q\u00eb ishte e mundur\u201d.<\/p>\n<p>Albert Lulushi shkruan se ishte e pamundur q\u00eb n\u00eb librin e tij t\u00eb p\u00ebrfshiheshin aktivitetet e shumta t\u00eb OSS-it an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, andaj ai vendosi t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohej mbi veprimtarin\u00eb dhe misionet e Komand\u00ebs t\u00eb Grupeve Operative n\u00eb zon\u00ebn e Mesdheut dhe n\u00eb teatrin e operacioneve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebto operacione hidheshin si parashutist\u00eb nga ajri apo deti p\u00ebr t\u00eb infiltruar n\u00eb territorin e kontrolluar nga armiku n\u00ebn fsheht\u00ebsin\u00eb absolute t\u00eb territ t\u00eb nat\u00ebs, misioni i fsheht\u00eb i k\u00ebtyre grupeve operative, sipas autorit, ishte q\u00eb t\u2019i shkaktonin\u00a0 armikut shkat\u00ebrrim dhe konfuzion duke kryer sabotime, por edhe duke organizuar rezistenc\u00ebn vendase kund\u00ebr armikut.\u00a0 Pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e operacioneve t\u00eb k\u00ebtyre grupeve operative t\u00eb OSS-it ishte nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe shp\u00ebtimi i ushtarak\u00ebve dhe personelit amerikan\u00eb, t\u00eb rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs, evakuimi si\u00e7 ishte rasti i shp\u00ebtimit t\u00eb infermiereve amerikane nga territori i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra e OSS-it q\u00eb mbulonte Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Ballkanin ishte e vendosur n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb dhe kishte zhvilluar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr shp\u00ebtimin e personelit amerikan prapa vijave t\u00eb armikut.\u00a0\u00a0 Lulushi konsideron se nj\u00ebra prej operacioneve t\u00eb para dhe m\u00eb t\u00eb suksesshme e k\u00ebtij grupi ishte shp\u00ebtimi i 13 infermiereve, 13 teknik\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb amerikan\u00eb dhe ekipazhit prej kat\u00ebr antar\u00ebsh, pasi aeroplani i tyre n\u00eb udhtim e sip\u00ebr nga Katania e Sicilis\u00eb p\u00ebr n\u00eb Bari, m\u00eb 8 n\u00ebntor 1943, p\u00ebr arsye t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb keqe mbi Mesdhe kishte humbur drejtimin duke e detyruar t\u00eb fluturonte gabimisht mbi territorin e Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 Aeroplani amerikan me pasagjer\u00ebt brenda u q\u00ebllua nga armiku me top kund\u00ebrajror duke e detyruar t\u00eb ulej n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00ebndrore.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aeroplani u shkat\u00ebrrua nga sulmi, fatbardh\u00ebsisht pasagjer\u00ebt dhe ekipazhi i shp\u00ebtuan p\u00ebrplasjes s\u00eb aeroplanit. Nj\u00eb grup partizan\u00ebsh shqiptar\u00eb, shkruan Lulushi, i transportoi ata n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb malore n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kontrollohej nga ata.\u00a0 Sidoqoft\u00eb, megjith\u00eb rreziqet me t\u00eb cilat p\u00ebrballeshin amerikan\u00ebt n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb panjohur p\u00ebr ta &#8212; t\u00eb kontrolluar nga partizan\u00ebt dhe nga forcat nacionaliste &#8212; ishte oficeri i Forcave Speciale Amerikane, OSS, Lloyd G. Smith, ai i cili me ndihm\u00ebn e nj\u00eb oficeri britanik, i atashuar pran\u00eb grupeve partizane, pothuaj dy muaj pas sulmit dhe p\u00ebrplasjes s\u00eb aeroplanit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme, evakuoi me fsheht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga territori shqiptar grupin mjek\u00ebsor amerikan.\u00a0 Ishte data 9 janar, 1944 kur n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb nga bregdeti shqiptar arrijti anija n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gj\u00ebndeshin 10-infermiere amerikane, 13 teknik\u00eb mjek\u00ebsor\u00eb dhe kat\u00ebr antar\u00eb t\u00eb ekipazhit, t\u00eb shoq\u00ebruar nga oficeri i Forcave Speciale amerikane OSS, i cili me aft\u00ebsin\u00eb dhe pr\u00ebvoj\u00ebn e tij i shp\u00ebtoi ata duke i larguar ata nga territori shqiptar.\u00a0\u00a0\u00a0 Lulushi citon oficerin britanik i cili shoq\u00ebronte grupin e infermiereve dhe teknik\u00ebve sh\u00ebndetsor\u00eb amerikan\u00eb, t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se atij, \u201ci kishte l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe mikpritja e banor\u00ebve t\u00eb fshatrave shqiptare nep\u00ebr t\u00eb cilat ata kaluan fshehurazi, madje edhe p\u00ebrball reprezaljeve t\u00eb forcave gjermane.\u201d<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse evakuimi i amerikan\u00ebve nag Shqip\u00ebria doli me sukses, ky nuk ishte nj\u00eb mision i kryer, pasi 3 infermiere amerikane, shkruan autori, ishin ndar\u00eb nga grupi si p\u00ebrfundim i nj\u00eb sulmi gjerman, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb epror\u00ebt e Oficerit Smith t\u00eb OSS-it i k\u00ebrkuan atij q\u00eb t\u00eb k\u00ebthehej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr s\u00eb andejmi 3 infermieret amerikane t\u00eb mbetura pas.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa ai kishte pranuar t\u00eb k\u00ebthehej p\u00ebr nj\u00eb operacion tjet\u00ebr shp\u00ebtimi n\u00eb Shqip\u00ebri, oficeri Smith ishte informuar nga grupe nacionaliste shqiptare se 3 infermieret amerikane ishin gjall\u00eb dhe se po strehoheshin nga nj\u00eb familje shqiptare n\u00eb Berat, zon\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kontrollohej nga forcat nacionaliste.\u00a0\u00a0 Me ndihm\u00ebn e forcave nacionaliste, shkruan Lulushi, Oficeri i Forcave Speciale Amerikane OSS Lloyd Smith, mund\u00ebsoi q\u00eb 3 infermieret amerikane t\u00eb arrinin m\u00eb n\u00eb fund nga strehimi i tyre n\u00eb Berat n\u00eb bregdetin shqiptar, ku me 19 mars takojn\u00eb oficerin Smith i cili me p\u00ebrpjekjet e tija b\u00ebri t\u00eb mundur trasportimin e tyre nga bregdeti shqiptar n\u00eb Itali, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb heret n\u00eb mengjesin e 22 marsit, 1944 ata arrijn\u00eb sh\u00ebndosh e mir\u00eb n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb, pas nj\u00eb periudhe prej 5 muajsh t\u00eb fshehur n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe nuk dihej fati i tyre, pasi kishin mbetur prapa vijave t\u00eb armikut n\u00eb Shqip\u00ebri dhe larg forcave aleate, shkruan Lulushi.\u00a0\u00a0 Ishte ky nj\u00eb operacion i suksesh\u00ebm evakuimi nga Shqip\u00ebria i Forcave Speciale Amerikane.<\/p>\n<p>Botimi i librit t\u00eb ri t\u00eb Albert Lulushit ka siguruar vler\u00ebsime t\u00eb shum\u00ebta jav\u00ebt dhe dit\u00ebt e fundit nga ekspert\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ato aktivitete dhe njoh\u00ebs t\u00eb historis\u00eb s\u00eb asaj periudhe.\u00a0\u00a0 Nj\u00ebri prej tyre, miku i shqiptar\u00ebve, Frank Wisner \u00ebsht\u00eb shprehur se libri, \u201cDonovan\u2019s Devils m\u00eb la goj\u00ebhapur.\u00a0 Albert Lulushi na ka dh\u00ebn\u00eb sfondin thelb\u00ebsor t\u00eb forcave special\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ish-ambasadori, N\u00ebn Sekretari i Mbrojtjes p\u00ebr Politika, dhe N\u00ebnsekretari i Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Siguris\u00eb, Frank Wisner.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsime t\u00eb tjera t\u00eb librit t\u00eb Lulushit p\u00ebrfshijn\u00eb pohimin e Jack Devine, ish z\u00ebvend\u00ebs drejtor i CIA-s dhe president aktual i Grupit Arkin, i cili ka vler\u00ebsuar librin e ri duke pohuar se, \u201cLulushi ka prodhuar nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb duhet lexuar nga \u00e7do nx\u00ebn\u00ebs i OSS-it dhe nga publiku i gjer\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0\u00a0 Libri \u00ebsht\u00eb mbushur me detaje interesante n\u00eb lidhje me pak sprova t\u00eb njohura dhe v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb operacioneve t\u00eb OSS-it gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.\u201d\u00a0\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa enti i librave \u201cPublishers Weekly\u201d, vler\u00ebson se leximi i librit t\u00eb Lulushit, Donovan Devils \u00ebsht\u00eb, \u201cMe interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb sidomos t\u00eb interesuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn amerikane t\u00eb emigranteve dhe n\u00eb historin\u00eb e operacioneve speciale.\u201d\u00a0\u00a0 Natyrisht se njohuria e gjuh\u00ebve dhe e kulturave t\u00eb ndryshme t\u00eb\u00a0 emigrant\u00ebve pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Forcave Speciale, si OSS, e b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb komunkimin e tyre me popull\u00ebsin\u00eb vendase.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, vler\u00ebsimet nga ekspert\u00eb, ish pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Forcat Speciale dhe njoh\u00ebs t\u00eb historis\u00eb s\u00eb asaj periudhe jan\u00eb t\u00eb shumta dhe tep\u00ebr pozitive p\u00ebr librin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb autorit shqiptaro-amerikan Albert Lulushi, ashtu si\u00e7 ishin edhe p\u00ebr librin e tij t\u00eb parafundit, botuar m\u00eb 2014 mbi historin\u00eb e misionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb Qendrore t\u00eb Zbulimit Amerikan, CIA n\u00eb Shqip\u00ebri me titullin, &#8220;Operation Valuable Fiend&#8221;, n\u00eb t\u00eb cilin dokumentohen p\u00ebrpjekjet e pasukseshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb mbarim t\u00eb \u201840-ave dhe n\u00eb fillim t\u00eb \u201850-ave.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe me veprat e tjera para k\u00ebsaj \u2013 si n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb ashtu edhe t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit &#8212; Albert Lulushi, gjithnj\u00eb sipas pohimeve t\u00eb ekspert\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur amerikan\u00eb n\u00eb k\u00ebto fush\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mbi operacionet e fshehta dhe heroike, por shpesh\u00ebher\u00eb t\u00eb keqkuptuara \u2013 mbi sukseset por dhe mbi d\u00ebshtimet e asaj periudhe t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vepronin Forcave Speciale\u00a0 &#8212; t\u00eb enteve amerikane si\u00e7 ishte OSS dhe m\u00eb von\u00eb CIA-s, pasardh\u00ebse e saj.\u00a0 Libri, p\u00ebrve\u00e7 dokumentimit t\u00eb veprimtarive t\u00eb asaj periudhe, ofron nj\u00ebkohsisht edhe m\u00ebsime nga ajo histori \u2013 ashtu me sukseset dhe d\u00ebshtimet e saj &#8212; edhe p\u00ebr operacionet e sot\u00ebme t\u00eb Forcave Speciale moderne amerikane, t\u00eb cilat mund t\u00eb nxjerrin m\u00ebsime nga ajo histori q\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb librin e Lulushit, Donovan\u2019s Devils.<\/p>\n<p>Natyrisht se veprat e shum\u00ebta t\u00eb k\u00ebtij autori n\u00eb fush\u00ebn e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs ushtarake dhe t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb,\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 jan\u00eb rezultat i talentit t\u00eb dalluar por edhe i shembull i pun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe serioze t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebto fush\u00eb.\u00a0\u00a0 Si i till\u00eb, Albert Lulushi nderon veten si ekspert n\u00eb k\u00ebto fush\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konkuron me m\u00eb mir\u00ebt e k\u00ebtij vendi.\u00a0 Por, me kontributin e tij t\u00eb shquar n\u00eb fush\u00ebn e botimeve me subjekte t\u00eb ndryshme si edhe me angazhimin e tij n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet e Shteteve t\u00eb Bashkuara me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn gjat\u00eb viteve t\u00eb kaluara \u2013 autori tashm\u00eb i njohur p\u00ebr publikun amerikan dhe jo vet\u00ebm, Albert Lulushi, me veprimtarin\u00eb e tij dhe me pun\u00ebn e palodhur, nderon nj\u00ebkohsisht edhe mbar\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan.<\/p>\n<p>Albert Lulushi, i lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, iku n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb vitin 1990 dhe u zhvendos n\u00eb SHBA n\u00eb vitin 1991.\u00a0 Ai ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb suksesshme si sip\u00ebrmarr\u00ebs i teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit duke punuar me agjencit\u00eb qeveritare amerikane dhe kompanit\u00eb Fortune 500.\u00a0 Lulushi ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara n\u00eb kryerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.\u00a0 Albert Lulushi \u00ebsht\u00eb autor i librit Operation Valuabe Fiend, nje p\u00ebrzgjedhje e History Book Club dhe Military History Book Club. Ai jeton n\u00eb Oakton, t\u00eb shtetit Virginia, af\u00ebr Washingtonit.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Shqiptaro-Amerikani Albert Lulushi njihet si autor tep\u00ebr i suksessh\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara i disa librave n\u00eb fush\u00ebn e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.\u00a0 Ai konsiderohet si nj\u00ebri nd\u00ebr ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb gjat\u00eb 20-viteve t\u00eb kaluara k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb eksp\u00ebrtiz\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8411","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8411"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8411\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8413,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8411\/revisions\/8413"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}