{"id":8402,"date":"2016-04-01T16:09:31","date_gmt":"2016-04-01T14:09:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8402"},"modified":"2016-04-01T16:09:31","modified_gmt":"2016-04-01T14:09:31","slug":"ron-salaj-ne-kampin-e-refugjateve-siriane-ne-idomeni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8402","title":{"rendered":"Ron Salaj: N\u00eb kampin e refugjat\u00ebve sirian\u00eb n\u00eb Idomeni"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/ron-salaj.jpg\" rel=\"attachment wp-att-83\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-83 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/ron-salaj-300x223.jpg\" alt=\"ron salaj\" width=\"300\" height=\"223\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/ron-salaj-300x223.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/ron-salaj.jpg 560w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Muri q\u00eb ndan p\u00ebrgjysm\u00eb shpresat e refugjat\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p><em>Shkruan Ron Salaj<\/em><\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite nga lufta n\u00eb Kosov\u00eb. Luft\u00eb e cila solli vrasje, masakra, burgosje dhe pastrim etnik. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj me mij\u00ebra kosovar\u00eb u desht\u00ebn t\u00eb iknin n\u00eb nj\u00eb nga kampet e refugjat\u00ebve t\u00eb vendosura n\u00eb Maqedoni, Shqip\u00ebri dhe Mal t\u00eb Zi. Ende i kujtoj pamjet e refugjat\u00ebve teksa kalonin kufirin; f\u00ebmij\u00eb q\u00eb qanin, n\u00ebna q\u00eb k\u00ebrkonin m\u00ebshir\u00eb, pleq q\u00eb nuk i rezistonin dot rraskapitjes. Kujtoj gjithashtu net\u00ebt e gjata para televizionit, n\u00ebn tymin e duhanit dhe cing\u00ebrrimat e telefonit, duke ndjekur zhvillimet e fundit. Refugjat\u00ebt kosovar\u00eb kishin mb\u00ebrritur n\u00eb Ulqin dhe An\u00eb t\u00eb Malit \u2013 aty ku kam kaluar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb \u2013 shumica prej tyre t\u00eb strehuar n\u00eb familje ulqinake dhe anamalase. N\u00eb shkoll\u00ebn ku shkoja un\u00eb arrit\u00ebn edhe nx\u00ebn\u00ebsit e par\u00eb kosovar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur m\u00ebsimet. M\u00eb kujtohet po ashtu derisa vijonim or\u00ebt e m\u00ebsimit, raketat kalonin mbi shkoll\u00eb\u00a0 dhe p\u00ebr \u00e7do zhurm\u00eb t\u00eb raket\u00ebs v\u00ebmendja jon\u00eb zhvendosej nga klasa n\u00eb qiellin e kalt\u00ebrt, ku kishin mbetur vijat e bardha t\u00eb l\u00ebna nga raketa.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite m\u00eb pas gjendem n\u00eb anije, n\u00eb portin e Ankon\u00ebs, me rreth 250 aktivist\u00eb, t\u00eb rinj dhe t\u00eb vjet\u00ebr, me profesione nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, shumica prej tyre italian\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb pjes\u00eb e karavanit \u201cOver the Fortress\u201d (\u201cP\u00ebrtej fortes\u00ebs\u201d), organizim i dhjet\u00ebra qendrave sociale, organizatave t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar ndihma humanitare n\u00eb kampin e refugjat\u00ebve n\u00eb Idomeni, q\u00eb gjendet pak kilometra nga kufiri Greko-Maqedon. P\u00ebrtej ndihmave, ajo q\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb d\u00ebrgonim m\u00eb shum\u00eb ishte mesazhi yn\u00eb: Evropa e shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb fortes\u00eb, me mure dhe tela me gjemba, nuk \u00ebsht\u00eb Evropa q\u00eb duam; Evropa solidare dhe e hapur, \u00ebsht\u00eb Evropa q\u00eb duam. Pas gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb or\u00ebve udh\u00ebtim n\u00eb Detin Adriatik, mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb portin e Igumenic\u00ebs. Na mungonin edhe kat\u00ebr or\u00eb udh\u00ebtim me autobus p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb qytez\u00ebn e Idomenit, n\u00eb veri t\u00eb Selanikut.<br \/>\nNdalesa e par\u00eb ishte n\u00eb Polikastro, nj\u00eb fshat disa kilomtra nga Idomeni. aty ku Hoteli Park, nj\u00eb hotel i vog\u00ebl i shnd\u00ebrruar n\u00eb strehimore p\u00ebr dhjet\u00ebra vullnetar\u00eb\u00a0 q\u00eb kishin ardhur nga shtete t\u00eb ndryshme dhe refugjat\u00eb sirian\u00eb. Mb\u00ebrritja e karavanit ton\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb n\u00eb qarqet lokale p\u00ebr shkak se ishim grupi m\u00eb i madh q\u00eb kishte mb\u00ebrritur ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar. Pasi mor\u00ebm informatat m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb kamp, filluam ti klasifikonim ndihmat q\u00eb i kishim sjellur nga Italia, p\u00ebr t\u2019u nisur pastaj n\u00eb kampin e Idomenit. Pasi ngarkuam furgonin me ndihma, s\u00eb bashku me shtat\u00eb activist t\u00eb tjer\u00eb, u nis\u00ebm p\u00ebr Idomeni. N\u00eb furgon nuk fliste askush, t\u00eb gjith\u00eb ishim kurioz dhe n\u00ebn ankth p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb kishim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb. Rruga gjarp\u00ebrore me kthesa nuk p\u00ebrfundonte edhe pse tabela kishte sinjalizuar q\u00eb vet\u00ebm tre kilometra na ndanin nga Idomeni. Ishte pasdite von\u00eb, dhe dielli sapo po per\u00ebndonte. N\u00eb nj\u00eb moment, mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb maje t\u00eb nj\u00eb kodre, nga ku shihje nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, dhe posht\u00eb saj na shfaqet Kampi i Idomenit, i mbuluar me nj\u00eb mjegull t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb shkaktuar nga qindra zjarre t\u00eb vogla, t\u00eb ndezura nga familjet p\u00ebr t\u2019u ngrohur dhe gatuar. Disa kilomotra matan\u00eb kampit ishte nd\u00ebrtuar muri me tela me gjemba, q\u00eb ndante Greqin\u00eb me Maqedonin\u00eb. Muri q\u00eb ndante p\u00ebrgjysm\u00eb shpresat e refugjat\u00ebve.<br \/>\nPak para se err\u00ebsira t\u00eb mb\u00ebrrinte, ne u fut\u00ebm n\u00eb kamp. Era e karbonit nga zjarret e ndezura nuk t\u00eb l\u00ebnte t\u00eb marr\u00ebsh frym\u00eb lirsh\u00ebm. Kontakti i par\u00eb me kampin ishte hutues: f\u00ebmij\u00eb q\u00eb qanin, gra q\u00eb gatuanin n\u00ebn zjarr, t\u00eb rinj q\u00eb ecnin rrug\u00ebs duke pir\u00eb \u00e7aj, burra q\u00eb pinin duhan af\u00ebr tendave, gazetar\u00eb dhe televizione q\u00eb ishin pozicionuar n\u00eb hyrje t\u00eb kampit, grupe vullnetar\u00ebsh q\u00eb asistonin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme. N\u00eb momentin q\u00eb ne ishim futur n\u00eb kamp, nj\u00eb grua sapo lindi f\u00ebmiun e saj, e pa-asistuar nga mjek\u00ebt. \u00c7udit\u00ebrisht, kampi ishte i hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nuk kishte kontrolle policore, dhe \u00e7dokush mund t\u00eb hyj\u00eb e t\u00eb dal\u00eb pa patur problem. Vet\u00ebm nj\u00eb patrull\u00eb policiore ishte e pozicionur n\u00eb mes binar\u00ebve t\u00eb trenit q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonin n\u00eb Maqedoni. P\u00ebrball\u00eb patrull\u00ebs policore gjendej tenda e protest\u00ebs, ku nj\u00eb num\u00ebr refugjat\u00ebsh protestonin \u00e7do dite n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre dhe liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes. \u00c7dokush mund t\u00eb sillte ushqim, vesh\u00ebmbathje, materiale medicinale. Madje disa refugjat\u00eb kishin pozicionuar tavolina t\u00eb vogla ku shisnin vez\u00eb, cigare, numra t\u00eb telefonit, vaj dhe ushqimore tjera. Paradoksalisht kampi ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb lir\u00eb, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte simbolin e penges\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nKushtet brenda kampit nuk p\u00ebrmbushnin as standardet minimale higjeniko-sanitare. Era e uj\u00ebrave t\u00eb zeza s\u00eb bashku me djegien e materialeve plastike ndihej gjithandej. Shumica e familjeve, tre-kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebshe, jetonin n\u00ebn tenda t\u00eb vogla, ku gjat\u00eb dit\u00ebve me shi jeta b\u00ebhej e pamundur. Jeta e refugjatit n\u00eb kampin e Idomenit \u00ebsht\u00eb jet\u00eb e cila kalon duke pritur n\u00eb rradh\u00eb.\u00a0 Refugjat\u00ebt duhet t\u00eb presin n\u00eb rradh\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb: q\u00eb kur fillon dita n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb banjo, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dru p\u00ebr zjarr\u00eb, pastaj p\u00ebr tu vizituar tek doktori, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb got\u00eb caj, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh\u00ebmbathje, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ushqim, p\u00ebr t\u00eb mbushur baterin\u00eb e telefonit, etj. K\u00ebshtu procesi i pritjes n\u00eb rradh\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohet n\u00eb proces t\u00eb mbijetes\u00ebs.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Kampi i Idomenit sot p\u00ebrfaq\u00ebson dy fytyrat e Evrop\u00ebs: n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb fytyr\u00ebn teknokratike dhe neoliberale t\u00eb Brukselit e cila p\u00ebrfaq\u00ebsohet p\u00ebrmes telave me gj\u00ebmba, policis\u00eb dhe marr\u00ebveshjes me Turqin\u00eb autoritare. Nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e shohim fytyr\u00ebn e Evrop\u00ebs solidare e cila p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga qindra qytatar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur, jo vet\u00ebm n\u00eb Idomeni por edhe n\u00eb kampet e tjera, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb solidaritet me refugjat\u00ebt duke asistuar n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme. Kampi i Idomenit dhe kriza e refugjat\u00ebve jan\u00eb simptomet e nj\u00eb Evrope t\u00eb s\u00ebmur\u00eb si pasoj\u00eb e politikave t\u00eb saj t\u00eb gabuara \u2013 ajo \u00e7far\u00eb Evropa ka mbjellur, sidomos n\u00eb k\u00ebto 10 vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb tani duke i korrur. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrshkruan m\u00eb s\u00eb miri Alain Badiou, i cili n\u00eb esen\u00eb e tij \u201cOnly one world\u201d (\u201cVet\u00ebm nj\u00eb bot\u00eb\u201d) shkruan: \u201cR\u00ebnia e murit t\u00eb Berlinit simbolizoi triumfin e t\u00eb qenit nj\u00eb bot\u00eb, bota e demokracis\u00eb. Sot, megjithat\u00eb, mund ta shohim se muri vet\u00ebm ka l\u00ebvizur. P\u00ebrpara, muri ka ndar\u00eb Lindjen totalitare dhe Per\u00ebndimin demokratik; nd\u00ebrsa sot muri ndan\u00eb kapitalist\u00ebt e pasur t\u00eb sfer\u00ebs Veriore t\u00eb globit me t\u00eb varf\u00ebrit e d\u00ebrrmuar t\u00eb sfer\u00ebs Jugore. &#8216;T\u00eb p\u00ebrjashtuarit&#8217; (&#8216;excluded&#8217;) \u00ebsht\u00eb emri i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb por jasht\u00eb saj, prapa murit dhe telave me gjemba, pa marr\u00eb parasysh a jan\u00eb bujq n\u00eb fshatra, refugjat\u00eb, banor\u00eb urban\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb favelas, etj. Deri m\u00eb 1990 ka qen\u00eb i vendosur muri ideologjik, muri i hekurt politik; sot \u00ebsht\u00eb muri q\u00eb ndan k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pasurit prej d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota e unifikuar e objekteve dhe tregut monetar t\u00eb ekzistoj\u00eb, qeniet humane duhet t\u00eb ndahen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tyre dhe resurseve q\u00eb kan\u00eb. \u00c7mimi i bot\u00ebs s\u00eb unifikuar t\u00eb Kapitalit \u00ebsht\u00eb kjo ndarje brutale dhe dhunuese e qeni\u00ebs humane n\u00eb dy regjione t\u00eb ndara nga mure, qen\u00eb t\u00eb polic\u00ebve, kontrolle burokratike, patrullave navale, telave me gjemba dhe deportimeve.\u201d<br \/>\nRefugjat\u00ebt n\u00eb Kampin e Idomenit paraqesin at\u00eb q\u00eb Jacques Recnier do ta quante &#8216;part of no part&#8217; (pjes\u00eb e jo pjes\u00ebs) q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ata jan\u00eb \u201celement\u201d t\u00eb sistemit shoq\u00ebror, por pa z\u00eb dhe pa vend n\u00eb sistemin shoq\u00ebror. Ata sot p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb homo sacer \u2013 apo jet\u00ebn e zhveshur nga gjith\u00e7ka. Dhe kjo jet\u00eb e zhveshur, sipas Giorgio Agamben, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb jeta e subjektit q\u00eb do t\u00eb shtypet. Nuk \u00ebsht\u00eb po ashtu as jeta e armikut q\u00eb mund t\u00eb vras. \u00cbsht\u00eb jeta n\u00eb mes jet\u00ebs dhe vdekjes q\u00eb mund t\u00eb identifikohet si jeta e t\u00eb d\u00ebnuarit ose jeta e personit n\u00eb gjendje t\u00eb kom\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, Kampi i Idomenit paraqet jet\u00ebn n\u00eb gjendje t\u00eb kom\u00ebs permanente, jet\u00ebn n\u00eb form\u00ebn e saj t\u00eb zhveshur nga t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat, dhe mbi t\u00eb gjitha nga dinjiteti njer\u00ebzor. Kampi i Idomenit sot paraqet kampin e koncentrimit t\u00eb riprodhuar me fytyr\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb shekullit 21. Dhe \u00e7do heshtje apo mbyllje kufiri p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate katastrofike \u00ebsht\u00eb pranim dhe mb\u00ebshtetje e terrorit brenda kampeve t\u00eb refugjat\u00ebve. K\u00ebsaj radhe bindja p\u00ebrball\u00eb politikave t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr fortifikimin e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb bindje drejt politikave p\u00ebr ta vazhduar m\u00eb tej dhe thelluar gjendjen e terrorit. Shpresa e vetme jan\u00eb qytetar\u00ebt \u2013 pik\u00ebrisht ata t\u00eb cil\u00ebt e rr\u00ebzuan murin e Berlinit mund ti rr\u00ebzojn\u00eb edhe telat me gjemba t\u00eb Evrop\u00ebs moderne. Dhe ashtu si\u00e7 na p\u00ebrkujton Alain Badiou: \u201cKund\u00ebr k\u00ebsaj shprese katastrofike dhe nihiliste t\u00eb shtetit t\u00eb siguris\u00eb, le ti p\u00ebrsh\u00ebndesim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb huajt e s\u00eb nes\u00ebrm\u00ebs.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Muri q\u00eb ndan p\u00ebrgjysm\u00eb shpresat e refugjat\u00ebve Shkruan Ron Salaj Kan\u00eb kaluar shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite nga lufta n\u00eb Kosov\u00eb. Luft\u00eb e cila solli vrasje, masakra, burgosje dhe pastrim etnik. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj me mij\u00ebra kosovar\u00eb u desht\u00ebn t\u00eb iknin n\u00eb nj\u00eb nga kampet e refugjat\u00ebve t\u00eb vendosura n\u00eb Maqedoni, Shqip\u00ebri dhe Mal t\u00eb Zi. Ende [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":83,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-8402","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8402"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8402\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8403,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8402\/revisions\/8403"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/83"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}