{"id":8273,"date":"2016-03-23T17:27:11","date_gmt":"2016-03-23T16:27:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8273"},"modified":"2016-03-23T17:27:11","modified_gmt":"2016-03-23T16:27:11","slug":"fjalimi-qe-po-trondite-ballkanin-na-mbyti-korrupsioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8273","title":{"rendered":"FJALIMI Q\u00cb PO TRONDIT\u00cb BALLKANIN: NA MBYTI KORRUPSIONI!"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Seherzada-Deliq.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8274\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-8274 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Seherzada-Deliq.jpg\" alt=\"Seherzada-Deliq\" width=\"219\" height=\"147\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Korrupsioni dhe Ballkani jan\u00eb dy fjal\u00eb sinonime.\u00a0 Korrupsioni n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e jet\u00ebs shoq\u00ebrore an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit ka krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb ku interesat e qytetar\u00ebve po injorohen e shpesh shtypen nga interesat e atyre q\u00eb, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka cil\u00ebsuar si, \u201coligark\u00eb t\u00eb korrutuar\u201d.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb tendenc\u00eb shqet\u00ebsuese q\u00eb, pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit dhe pas luft\u00ebrave n\u00eb ish-Jugosllavi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur dhe ka l\u00ebshuar rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb vendeve ballkanike. Zyrtar\u00ebt e korruptuar p\u00ebrdorin pasurin\u00eb dhe influenc\u00ebne tyre politike p\u00ebr tu mbyllur goj\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe k\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb merr guximin t\u00eb kritikoj\u00eb korrupcionin q\u00eb ka kaplluar vendet e Ballkanit.<\/p>\n<p>Arsimtarja boshnjake Seherzade Deliq e cila punon n\u00eb sektorin shtet\u00ebror, pik\u00ebrisht si arsimtare n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb boshnjake, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Kuvendit, ka mbajt\u00eb nj\u00eb fjalim kritik kund\u00ebr qeveritar\u00ebve dhe veprave korruptive t\u00eb tyre duke\u00a0 th\u00ebn\u00eb se \u201cun\u00eb nuk kam frik\u00eb, pasi ka shum\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb si un\u00eb\u201d \u2013 fjalim i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb internet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa portale n\u00eb shqip.\u00a0 P\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb mund t\u00eb ishte mbajtur n\u00eb cilindo sesjon parlamentar t\u00eb Ballkanit.\u00a0\u00a0 Ja fjalimi i plot\u00eb \u2013 me plot\u00eb zem\u00ebrim e sinqeritet &#8211; marr\u00eb nga youtube i arsimtares boshnjake Seherzada Deliq, p\u00ebrkthyer nga autori.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<br \/>\nArsimtarja Seherzada Deliq:\u00a0 \u201cMir\u00ebmbr\u00ebma! Un\u00eb jam Seherzada Deliq, jam para \u201cpranver\u00ebs Boshnjake\u201d p\u00ebr ndryshe p\u00ebrpiqem t\u00eb ndihmoj dhe t\u00eb edukoj t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat, t\u00eb men\u00e7urit, ata me perspektiv\u00eb dhe inteligjent\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Nuk jam k\u00ebtu t\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjenerat\u00ebs time, sepse ju jeni ata q\u00eb e keni shkat\u00ebrruar gjenerat\u00ebn time, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn turp\u00ebrohem kudo q\u00eb shkoj.<br \/>\nJu duhet t\u00eb m\u00eb falni q\u00eb un\u00eb po flas me kaq emocione. Un\u00eb jam k\u00ebshtu plot emocione sepse ky \u00ebsht\u00eb vokacioni im. K\u00ebjo \u00ebsht\u00eb puna ime. Ndon\u00ebse mu dha rasti t\u2019u drejtohem ju, jo p\u00ebr veprat dhe veprimet e juaja. Jo t\u00eb flas p\u00ebr veprat e mira, por veprat dhe veprimet e juaja t\u00eb k\u00ebqia.\u00a0\u00a0 Kur mjeku shkon t\u00eb operoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur ai mund edhe t\u00eb gaboj\u00eb gjat\u00eb operimit dhe si rrjedhim, mjeku mund t\u00eb shkaktoj vdekjen e nj\u00eb njeriu.\u00a0 Nd\u00ebrsa ju me deklaratat tuaja, me veprimet q\u00eb b\u00ebni gjat\u00eb zgjedhjeve dhe votimeve, duke bler\u00eb e shit\u00eb votat, me lobimin tuaj, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb her\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment me nj\u00eb vendim, ju vrisni 1000 njer\u00ebz, pasi ju nuk i p\u00ebrfaq\u00ebsoni interesat e tyre, ose i shisni e bleni interesat e tyre, pasi edhe turpi i juaj ka nj\u00eb q\u00ebllim.\u00a0\u00a0 Dihet mir\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i turpit tuaj. Kur tradh\u00ebtoni edhe vet popullin tuaj, para t\u00eb cilit jeni betuar ta mbroni, ta mb\u00ebshtesni dhe ta drejtoni n\u00eb rrug\u00ebn e duhur.\u00a0 Her\u00eb n\u00eb njer\u00ebn parti e her\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn parti,\u00a0 tani n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn parti, tani n\u00eb partin\u00eb tjet\u00ebr.\u00a0 Shitblerje votash!\u00a0 Dihet shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen.\u00a0 Dihet sakt shuma e t\u00eb hollave q\u00eb i \u00ebsht\u00eb paguar nj\u00eb personi nga nj\u00eb parti me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb populli e di mir\u00eb! Mos mendoni se ne jemi si ulurima e \u00e7akallit n\u00eb h\u00ebn\u00eb &#8212; si\u00e7 thot\u00eb fjala popullore &#8212; dhe mos mendoni se ju jeni t\u00eb papreksh\u00ebm p\u00ebr veprimet tuaja dhe t\u00eb pa-arritsh\u00ebm si h\u00ebna, sepse as ne nuk jemi dele dhe \u00e7akaj q\u00eb uluritin n\u00eb h\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 deklaroheni ju shpesh, lere popullin, populli s\u2019di gj\u00eb, vet\u00ebm flet, thoni ju.\u00a0 Ne, populli, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jemi tampon zon\u00eb, gjegj\u00ebsisht nj\u00eb tampon\u00eb, si tampona q\u00eb p\u00ebrdor\u00eb mjeku p\u00ebr t\u00eb ndaluar gjakderdhjen e m\u00ebtejshme t\u00eb nj\u00eb plage \u2013 nj\u00eb zon\u00eb midis ju politikan\u00ebve dhe mas\u00ebs s\u00eb popullit q\u00eb don t\u2019ju g\u00eblltit\u00eb.\u00a0 Dhe ju, urdh\u00ebroni, n\u00ebse nuk keni frik\u00eb.\u00a0 Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm partia SDP q\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtore. \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb partia SDA p\u00ebr 15 vjet\u00eb n\u00eb pushtet. Partia SDP po zhduk\u00eb, po e shterr\u00eb edhe at\u00eb pak durim q\u00eb na kishte mbetur.\u00a0 Si\u00e7 kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb, po na pini gjakun p\u00ebr 20 vite.<\/p>\n<p>Populli thot\u00eb mjaft!\u00a0 Ju duhet t\u00eb jeni t\u00eb vetdijsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj situate t\u00eb krijuar, por p\u00ebr fat t\u00eb keq ju nuk jeni t\u00eb aft\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoni se sa e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb situata.\u00a0 (Nd\u00ebrhyn\u00eb nj\u00eb deputet duke k\u00ebrkuar fjal\u00ebn dhe ajo i p\u00ebrgjigjet). M\u00eb fal, m\u00eb vjen keq\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb nd\u00ebgjove. P\u00ebrs\u00ebris, Partia SDA na ka pir\u00eb gjakun p\u00ebr 15 vite dhe partia SDP gjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Presidentin e kam d\u00ebgjuar t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb rast (si p\u00ebr\u00e7mim) se ai \u00ebsht\u00eb president i atyre q\u00eb kan\u00eb tet\u00eb vjet\u00eb shkoll\u00eb fillore dhe atyre me tre vjet\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme.\u00a0 Nuk e di se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje intelektual\u00ebt e k\u00ebtij qyteti nuk kan\u00eb dalur nep\u00ebr rrug\u00ebt e k\u00ebtij qyteti p\u00ebr t\u00eb protestuar.\u00a0\u00a0 Ose nuk duan ose mendojn\u00eb se as me protesta nuk arrihet gj\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb ndryshohet asgj\u00eb as tani, ashtu si\u00e7 ka ndodhur gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur dhe ju mund t\u00eb thoni tani, ku ka m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur se ne?\u00a0 Ka shum\u00eb!\u00a0 Ka t\u00eb men\u00e7ur, por t\u00eb papun\u00ebsuar, t\u00eb cil\u00ebt ju nuk i leni t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb pozit\u00eb.\u00a0 Ata jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn dhjet\u00eb mij\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ju.\u00a0\u00a0 Ka zot\u00ebrinj\u00eb, ka njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur dhe intelektual\u00eb ky vend.\u00a0 M\u00eb pyesni mua.\u00a0\u00a0 Si arsimtare, un\u00eb t\u00eb till\u00eb njer\u00ebzish p\u00ebrgatis \u00e7do dit\u00eb.\u00a0 Shkoni ju n\u00eb shkoll\u00eb dhe shihni se cfar\u00eb edukimi kan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, cfar\u00eb t\u00eb rinjsh\u00eb briliant\u00eb q\u00eb kemi.\u00a0 Ka nj\u00eb mori t\u00eb rinjsh\u00eb, t\u00eb men\u00e7ur, t\u00eb talentuar, intelektual\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt dihet se nuk kan\u00eb mundur t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb qeveri, nuk kan\u00eb mundur t\u00eb shprehin idet\u00eb e tyre, pasi ju keni zhvilluar falangat dhe spiun\u00ebt tuaj nga t\u00eb cil\u00ebt vareni.\u00a0 Ju nuk i keni mund\u00ebsuar intelektual\u00ebt q\u00eb t\u00eb marrin detyra n\u00eb qeverisje, pik\u00ebrisht nuk i keni mund\u00ebsuar as q\u00eb t\u00eb shprehin mendimet e tyre mbi \u00e7\u00ebshtjet e dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Seria televizive, \u201cDo t\u00eb b\u00ebhet, do t\u00eb b\u00ebhet\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program komik vet\u00ebm p\u00ebr tu qeshur, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parodi drejtuar juve, politikan\u00ebve.\u00a0\u00a0 Pse, ju nuk d\u00ebgjoni dot, nuk kuptoni?!\u00a0\u00a0 Kjo seri televizive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb ndaj qeverisjes ton\u00eb.\u00a0\u00a0 Si mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb nuk e shihni dhe nuk e njihni vet\u00ebveten n\u00eb at\u00eb emision.\u00a0 Ju duhet t\u00eb qani me lot\u00eb kur shikoni at\u00eb program.\u00a0 Turp t\u00eb kini!\u00a0 Ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh intelektual\u00ebsh t\u00eb rinj\u00eb dhe akademik\u00eb t\u00eb zot\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt dihet mir\u00eb se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0 n\u00eb qeveri sepse n\u00eb vend t\u00eb tyre ju kini pun\u00ebsuar njer\u00ebzit tuaj dhe p\u00ebrkrahsit politik\u00eb.\u00a0\u00a0 Diku \u00ebsht\u00eb humbur njeriu, nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb vlerat njer\u00ebzore.\u00a0\u00a0\u00a0 Haxhi Pashiqi flet\u00eb p\u00ebr interesin komb\u00ebtar, duke th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jetike e sigurimit komb\u00ebtar. O njer\u00ebz!\u00a0\u00a0 Ai thot\u00eb se e ka nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pasi tani ai thot\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebson serb\u00ebt, kroat\u00ebt e mysliman\u00ebt, jevrejt\u00eb dhe komunitetin roma si dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Dua tu them se un\u00eb p\u00ebr veten, p\u00ebrfaq\u00ebsoj xhepat e mi bosh megjith\u00ebse punoj p\u00ebr 20 vite tani.\u00a0\u00a0 Un\u00eb jam larguar nga lufta me dy f\u00ebmij\u00eb dhe tani jam duke u kujdesur p\u00ebr tre f\u00ebmijt e mi dhe edukoj \u00e7do vit mbi 200 student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0\u00a0 Ju mund ta shihni zot\u00ebrinj\u00eb se jam tep\u00ebr e emocionuar.\u00a0 M\u00eb thot\u00eb hoxha q\u00eb t\u00eb mos jem aq e emocionuar duke folur p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, pasi popullit nuk i p\u00eblqejn\u00eb shprehje t\u00eb tilla emocionuese dhe mund t\u00eb reagoj\u00eb.\u00a0 Populli duhet t\u00eb hap\u00eb syt\u00eb e t\u00eb shikoj\u00eb se midis nesh ka njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb sinqert\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ia duan t\u00eb mir\u00ebn Bosnj\u00ebs. Njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt din\u00eb ta udh\u00ebheqin Bosnj\u00ebn. Bosnj\u00ebn ne nuk e kemi shitur. (Pas nj\u00eb zhurme n\u00eb audienc\u00eb ajo shprehet) Tregohuni t\u00eb respektuesh\u00ebm, pasi un\u00eb u kam d\u00ebgjuar ju.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb komision parlamentar, a po jo?<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur individ\u00eb t\u00eb kualifikuar. Ka njer\u00ebz, por atyre u duhet dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia. Dhe ata duhet t\u00eb din\u00eb se si t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb qeverisje.\u00a0 Un\u00eb u them student\u00ebve \u00e7do dit\u00eb: luftoni kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebqi. \u00c7do dit\u00eb, f\u00ebmijve u flas keq p\u00ebr ju, sepse nuk m\u00eb kini dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flas\u00eb para jush\u00eb si\u00e7 duhet.\u00a0 Po si t\u00eb luftohen njer\u00ebzit e ligsht\u00eb e t\u00eb korruptuar?\u00a0 Me dituri!\u00a0 Le t\u2019u skuqen ju vesh\u00ebt tani. Por si\u00e7 kam th\u00ebn\u00eb me heret, ju e kini \u00e7mimin edhe p\u00ebr turpin.<\/p>\n<p>Populli me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb lodhur. Mjaft m\u00eb!\u00a0 Ne i kemi shterrur t\u00eb gjitha energjit\u00eb dhe m\u00ebnyrat demokratike t\u00eb protestave, duke filluar nga uria, peticionet, deklaratat televizive, shkrimet, filmat q\u00eb p\u00ebrhapen nep\u00ebr bot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nep\u00ebrmjet t\u00eb gjitha k\u00ebtyre botimeve, bota po informohet se \u00e7far\u00eb qeverie kemi ne sot.\u00a0 Por ju nuk u djeg fare, nuk \u00e7ani kok\u00ebn hi\u00e7. Sepse diplomat tuaja ju i kini bler\u00eb masovisht andaj nuk dini as t\u00eb lexoni dhe as p\u00ebr \u00e7far\u00eb shkruhet.\u00a0 Ju nuk jeni n\u00eb dijeni t\u00eb vuajtjeve t\u00eb popullit. Populli po qan\u00eb e vajton dhe d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb mos qaj\u00eb m\u00eb, ti ndaloj\u00eb lot\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt po flas un\u00eb nuk jan\u00eb kurrfar\u00eb huligan\u00ebsh. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar dhe jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar dhe t\u00eb shqet\u00ebsuar se sot ka nj\u00eb mark\u00eb dhe nes\u00ebr ose pasnes\u00ebr nuk do t\u00eb ken\u00eb as nj\u00eb gjys\u00ebm mark\u00eb. Ata jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe t\u00eb hidh\u00ebruar se prind\u00ebrit e tyre nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb, megjithse si t\u00eb gjith\u00eb ju k\u00ebtu kan\u00eb deri n\u00eb 30-vjet\u00ebr stazh, por nuk kan\u00eb rrog\u00eb mujore prej 15.000 markash, sikur\u00eb ju.\u00a0 Ishim marr\u00eb vesh m\u00eb par\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij sesjoni, secili prej nesh do t\u00eb zbulonte se cilat jan\u00eb t\u00eb ardhurat tona.\u00a0 Ja, rroga ime \u00ebsht\u00eb 899 marka me 20-vjet\u00eb pun\u00eb. Sa jan\u00eb t\u00eb ardhurat tuaja mujore? (Heshtje n\u00eb sall\u00eb). M\u00eb thoni kur t\u00eb dalim jasht\u00eb n\u00ebqoftse ju vjen turp t\u00eb thoni tani publikisht.<\/p>\n<p>Mjaft\u00eb m\u00eb! Un\u00eb nuk jam e vetmja q\u00eb shprehem k\u00ebshtu. Un\u00eb kam dal\u00eb para jush si p\u00ebrfaqsuese e atyre q\u00eb mendojn\u00eb si un\u00eb, pasi nuk kam frik\u00eb, ndon\u00ebse punoj n\u00eb sektorin qeveritar. Un\u00eb punoj n\u00eb shkoll\u00eb. Le t\u00eb m\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb. Ju kini hequr nga detyra personin q\u00eb ka ngritur\u00a0 me nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb lart\u00eb nivelin e shkoll\u00ebs ku jepte m\u00ebsim. Juve nuk u p\u00eblqejn\u00eb ata q\u00eb punojn\u00eb. Ju doni nga ata q\u00eb nuk punojn\u00eb.\u00a0 N\u00ebqoftse mendoni se partia SDA do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb partin\u00eb SDP ose cil\u00ebndo parti tjet\u00ebr, jeni t\u00eb gabuar pasi ne nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb mbi shpin\u00ebn ton\u00eb ju t\u00eb siguroni karrig\u00ebt tuaja. K\u00ebt nuk do t\u00eb mund ta b\u00ebni. Asnj\u00eb prej jush nuk meriton m\u00eb t\u00eb flas\u00eb nga ky podium. Dhe presidenti i kantonit, i cili thot\u00eb se nuk d\u00ebshiron t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, ne nuk i k\u00ebrkojm\u00eb atij t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Ne ia marrim atij mandatin, pasi ishim ne ata q\u00eb ia dham\u00eb atij mandatin. Ne nuk e duam at\u00eb, populli nuk e do.<br \/>\nI thash\u00eb t\u00eb gjitha. U falemnderit!<br \/>\n<em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Seherzada-Deliq.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8274\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-8274 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Seherzada-Deliq.jpg\" alt=\"Seherzada-Deliq\" width=\"407\" height=\"273\" \/><\/a>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Seherzada Deliq, arsimtarja boshnjake q\u00eb ua tha \u201ct\u00eb gjitha\u201d n\u00eb sesjonin e hapur palamentar.<\/em><\/p>\n<p>Seherzada Deliq n\u00eb fjalimin e saj, shprehu zem\u00ebrimin e bashkqytetar\u00ebve t\u00eb saj por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb se korrupsioni ka uzurpuar jet\u00ebn politike dhe ekonomike t\u00eb vendit. Se kjo atmosfer\u00eb e padurueshme korrupsioni, sipas arsimtares boshnjake, i ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb saj ekonomik dhe demokratik, nj\u00eb atmosfer\u00eb kjo q\u00eb fal\u00eb oligrak\u00ebve t\u00eb korruptuar politik\u00eb, kan\u00eb helmuar jo vet\u00ebm politik\u00ebn por edhe median e kontrolluar prej tyre.\u00a0 Kjo gj\u00ebndje korruptive, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet Zonja Deliq, p\u00ebrkeqsohet edhe m\u00eb shum\u00eb kur t\u00eb merret parasysh\u00eb se sipas ekspert\u00ebve ballkanik\u00eb dhe medias s\u00eb huaj, oligark\u00ebt e korruptuar vendas, kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnje t\u00eb ngushta bashkpunimi me oligark\u00ebt e korruptuar\u00a0 t\u00eb ardhur aty nga shtete t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht ata nga Rusia, Turqia dhe nga Lindja e Mesme.\u00a0 Shtypi i huaj shkruan shpesh p\u00ebr k\u00ebta oligark\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb Ballkanit dhe p\u00ebr influenc\u00ebn e tyre negative n\u00eb zhvillimet demokratike t\u00eb vendeve ballkanike.\u00a0 Por jo vet\u00ebm shtypi per\u00ebndimor, por edhe udh\u00ebheq\u00ebs dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb dhe europian\u00eb jan\u00eb shprehur se p\u00ebr derisa nuk p\u00ebrmir\u00ebsohet kjo situat\u00eb korruptive q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn politik\u00ebs, zhvillimeve ekonomike dhe demokratike an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit \u2013 nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb partneritet serioz politik, ekonomik dhe ushtarak, por as zhvillim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit t\u00eb vlerave p\u00ebrendimore dhe universale t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, liris\u00eb, demokracis\u00eb, barazis\u00eb dhe shtetit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund t\u00eb fundit, deklaratat e per\u00ebndimorve dhe shqet\u00ebsimi i tyre mbi korrupsionin n\u00eb Ballkan mund t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb influenc\u00eb pozitive t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb ato shoq\u00ebri por ato nuk do sjellin ndryshimet e nevojshme rr\u00ebnj\u00ebsore politike dhe ekonomike n\u00eb ato vende.\u00a0 \u00cbsht\u00eb zem\u00ebrimi i qytetarve t\u00eb thjesht\u00eb ndaj korrupsionit t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shoq\u00ebrive ballkanike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb reagimi i arsimtares boshnjake Deliq ai i cili shpresojm\u00eb se do t\u00eb sjell\u00eb eventualisht ndryshime themelore dhe afatgjat\u00eb\u00a0 &#8212; reagimi dhe angazhimi serioz i qytetar\u00ebve si Zonja Deliq t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund duket se kan\u00eb humbur durimin dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb filluar t\u2019i thon\u00eb mjaft k\u00ebtij fenomeni korruptiv shkat\u00ebrrues n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb zhytur kjo klas\u00eb politike an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit Perendimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Korrupsioni dhe Ballkani jan\u00eb dy fjal\u00eb sinonime.\u00a0 Korrupsioni n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e jet\u00ebs shoq\u00ebrore an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit ka krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb ku interesat e qytetar\u00ebve po injorohen e shpesh shtypen nga interesat e atyre q\u00eb, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka cil\u00ebsuar si, \u201coligark\u00eb t\u00eb korrutuar\u201d.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8274,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-8273","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8273"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8273\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8275,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8273\/revisions\/8275"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}