{"id":8259,"date":"2016-03-22T13:03:00","date_gmt":"2016-03-22T12:03:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8259"},"modified":"2016-03-22T13:03:00","modified_gmt":"2016-03-22T12:03:00","slug":"trieshi-eshte-me-mire-me-dy-rruge-automobilistike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8259","title":{"rendered":"TRIESHI  \u00cbSHT\u00cb M\u00cb MIR\u00cb ME DY RRUG\u00cb AUTOMOBILISTIKE"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg\" rel=\"attachment wp-att-3308\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-3308 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-299x300.jpg\" alt=\"Gjeke-gjolekaj\" width=\"299\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-299x300.jpg 299w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-70x70.jpg 70w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 299px) 100vw, 299px\" \/><\/a>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0<\/em><\/p>\n<p>Trieshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trev\u00eb iliro-shqiptare midis Ku\u00e7it e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs. Qeta e Trieshit si\u00e7 e quanin motit, shtrihet n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb lumit Cem.\u00a0 Deri n\u00eb fund t\u00eb viteve 60\u2019n\u00eb Triesh jetonin m\u00eb shum\u00eb se 200 sht\u00ebpi. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn edhe Trieshi nj\u00ebsoj si krahinat tjera shqiptare u sulmua nga pushtuesit e ndrysh\u00ebm. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 1880\u2019 Trieshi sidomos katundi Nikmarash p\u00ebsoi r\u00ebnd\u00eb nga sulmet s\u00ebrbo-malazeze. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre sulmeve pjesa m\u00eb e madhe e popull\u00ebsis\u00eb\u00a0 u largua nga Trieshi dhe u vendos\u00eb n\u00eb trevat shqiptare t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin n\u00ebn sundimin e Turqis\u00eb. Refugjat\u00ebt nga Trieshi ik\u00ebn\u00a0 atje p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve s\u00ebrbo-malazeze. Forcat sllave dogj\u00ebn e shkatrruan shumic\u00ebn e sht\u00ebpive n\u00eb Triesh dhe pla\u00e7kit\u00ebn t\u00eb gjitha pasurit q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb pas. M\u00eb n\u00eb fund n\u00eb Kongresin e Berlinit u vendos\u00eb q\u00eb Trieshi t\u00eb mbetet n\u00ebn Mal t\u00eb Zi.\u00a0 Knjaz Nikolla kishte pranuar kthimin e refugjat\u00ebve, duke k\u00ebrkuar nga ata n\u00ebnshtrimin e pushtetit t\u00eb tij. Trieshian\u00ebt refugjat\u00eb\u00a0 si kusht p\u00ebr kthimin e tyre\u00a0 kishin k\u00ebrkuar autonomi fetare dhe disa t\u00eb drejta kombetare e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Qeveria e Malit t\u00eb Zi e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb premtim duke mos\u00a0 nd\u00ebrhyr\u00eb\u00a0 n\u00eb \u00e7eshtje fetare dhe as n\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe. Pushtuesit nuk kishin ushtruar\u00a0 dhun\u00eb kund\u00ebr traditave t\u00eb vendit. Familjet dhe individ\u00ebt e ndrysh\u00ebm q\u00eb kishin bashk\u00ebpunuar me regjimin e Malit t\u00eb Zi,\u00a0 dhe me regjimet tjera t\u00eb m\u00ebvonshme.\u00a0 Austro-Hungaria nuk i\u00a0 kishte p\u00eblqyer shum\u00eb\u00a0 planet e pushtimit t\u00eb tokave shqiptare nga s\u00ebrbo-malazez\u00ebt. K\u00ebshtu kishin vepruar m\u00eb von\u00eb edhe Italia e Gjermania. Pas pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Italia b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr\u00a0 bashkimin e\u00a0 tokave shqiptare n\u00eb Ballkan. Shqiptar\u00ebt n\u00eb tokat e pushtuara mor\u00ebn frym\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit italian dhe vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn atij okupimi g\u00ebzuan t\u00eb drejta dhe liri komb\u00ebtare. Periudh\u00ebn e pushtimit italian shqiptar\u00ebt e rob\u00ebruar\u00a0 e quanin koha e liris\u00eb.\u00a0 Shum\u00eb\u00a0 trieshian\u00eb e\u00a0 mal\u00ebsor\u00eb\u00a0 kishin hyr\u00eb vullnetar\u00eb n\u00eb Ushtrin\u00eb Fashiste t\u00eb Italis\u00eb sepse ky regjim kishte premtuar bashkimin e tokave shqiptare.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit, Trieshi ishte nj\u00ebra prej trevave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Shkodra ishte q\u00ebndra kryesore e t\u00eb gjitha lidhjeve komb\u00ebtare, fetare, ekonomike, dhe shoq\u00ebrore t\u00eb Trieshit. Deri at\u00ebher\u00eb Famullia e Trieshit ishte pjes\u00eb e Arqipeshk\u00ebvis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe vet\u00ebm pas pushtimit malazez kjo Famulli kaloi n\u00ebn jurisdiksionin e Arqipeshk\u00ebvis\u00eb s\u00eb Tivarit,\u00a0 ngase\u00a0 edhe ky qytet i st\u00ebrlasht ilir ishte pushtuar nga Mali i Zi. Famullia e Trieshit ishte themeluar 253 vjet m\u00eb par\u00eb dhe deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte drejtuar kryesisht nga meshtar\u00ebt e Famulis\u00eb s\u00eb Grud\u00ebs dhe shum\u00eb her\u00eb edhe t\u00eb Kelmendit. Historia e vertet\u00eb e\u00a0 Trieshit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Pavar\u00ebsisht presioneve t\u00eb ndryshme Trieshi sot e k\u00ebsaj dite martohet me Hot e Grud\u00eb dhe Koj\u00eb e Luhar\u00eb. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kur nuk kishte p\u00ebngesa kufitare Trieshi ishte martuar me Kelmend,Shkrel e Kastrat. Martesat me vajza shqiptare kan\u00eb luajtur rolin kryesor p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs dhe tradit\u00ebs komb\u00ebtare. Aty k\u00ebtu trieshian\u00ebt jan\u00eb martuar edhe me vajza malazeze,por ato pas nj\u00eb kohe flisnin shqip. Deri n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore pushtetet sllave kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion kund\u00ebr shkollimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ata b\u00ebnin p\u00ebrpjekje p\u00ebr asimilimin e popullit shqiptar n\u00eb trojet e tyre. Trieshi ishte nj\u00ebra prej trevave m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra. Pushtuesit nuk kishin vullnet p\u00ebr asnj\u00eb lloj nd\u00ebrtimi n\u00eb Triesh.\u00a0 Deri n\u00eb vitin 1954 Trieshi nuk kishte rrug\u00eb automobilistike, ekzistonte vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb kuajsh. Shteti jugosllav e nd\u00ebrtoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb rrug\u00ebn e Trieshit p\u00ebr nevojat e veta ushtarake, kryesisht p\u00ebr ruajtjen e kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb. Jugosllavia komuniste kishte nd\u00ebrtuar 5 karaulla ushtarake\u00a0 n\u00eb zonat kufitare midis Trieshit dhe Kelmendit. Nj\u00eb karaull ishte n\u00eb Lemaj\u00eb, nj\u00eb n\u00eb Poprat, nj\u00eb\u00a0 e madhe n\u00eb Korit\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Koshtic\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Trieshit n\u00eb Stjepoh. Rojet e armatosura q\u00ebndronin n\u00eb gj\u00ebndje gatishmerie 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Njer\u00ebzit e mosh\u00ebs sime i mbajn\u00eb mend ato koh\u00ebra dhe kontrollet q\u00eb b\u00ebnin rojet ushtarake jugosllave n\u00eb Triesh dhe n\u00eb zonat kufitare. Rruga e Trieshit t\u00eb cil\u00ebn e nd\u00ebrtuan jugosllav\u00ebt p\u00ebr interesat e tyre ushtarake dhe politike kalon n\u00ebp\u00ebr disa rajone malazeze. Pavar\u00ebsisht se ishte nd\u00ebrtuar p\u00ebr \u00e7eshje ushtarake nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj rruge kishte r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr Trieshin. Kjo rrug\u00eb e ndih\u00ebmoi shum\u00eb nd\u00ebrtimin e vendit. Ka q\u00ebn\u00eb rrug\u00eb hije mir\u00eb sepse p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 6 dekada asnj\u00eb trieshian nuk p\u00ebsoi fat\u00ebkeq\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Qysh at\u00ebher\u00eb\u00a0 e deri sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kishte vdekur si pasoj\u00eb e nj\u00eb aksidenti vet\u00ebm Masha Preka Lulgjuraj nga Selishti. Ai kishte ndodhur n\u00eb nj\u00eb kamion me disa udh\u00ebtar sllav\u00eb q\u00eb ishin nisur p\u00ebr n\u00eb Triesh.\u00a0 Nga Dojani e deri n\u00eb Qaf\u00eb t\u00eb Rozdecit kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb thik\u00eb p\u00ebrpjet dhe n\u00eb disa pjes\u00eb shum\u00eb e rrezikshme sidomos prej kilometrit\u00a0 7 e deri n\u00eb Kuk\u00ebl t\u00eb Ledin\u00ebs. Edhe Jutet deri n\u00eb Qaf\u00eb t\u00eb Rozdecit jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr rrug\u00ebtim, sidomos gjat\u00eb dim\u00ebrit.\u00a0 P\u00ebr rreziqet e mundshme n\u00eb Qaf\u00eb t\u00eb Rozdecit flitet sot e k\u00ebsaj dite. Qafa e Rozdecit n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb bor\u00ebs s\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb\u00a0 e pakalueshme, por edhe Jutet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.\u00a0 N\u00eb vitin 2006\u00a0 si pasoj\u00eb e bor\u00ebs s\u00eb madhe rruga e Trieshit q\u00ebndroi e mbyllur p\u00ebr 7 jav\u00eb.\u00a0 Ata q\u00eb e p\u00ebrjetuan k\u00ebt\u00eb mot t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tregojn\u00eb shum\u00eb episode p\u00ebr ato dit\u00eb t\u00eb mbylljes s\u00eb Trieshit nga bora e nadhe.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit nga Mali i Zi,\u00a0 lidhjet rrugore t\u00eb Trieshit me Fush\u00ebn dhe Mal\u00ebsin\u00eb ishin n\u00ebp\u00ebr Qaf\u00eb t\u00eb Ulic\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr Qaf\u00eb t\u00eb Nagriv\u00ebs, i Qye te Rras\u00ebs\u00a0 n\u00ebp\u00ebr Gryk\u00eb\u00a0 t\u00eb Smedecit,\u00a0 e n\u00ebp\u00ebr\u00a0 Gryk\u00eb\u00a0 t\u00eb Delaj\u00ebve\u00a0 dhe ndonj\u00eb kalim tjet\u00ebr n\u00ebp\u00ebr Bekaj e Poprat. Rruga kryesore e Trieshit p\u00ebr Mal\u00ebsi kalonte n\u00ebp\u00ebr Grud\u00eb.\u00a0 Qaf\u00eb\u00a0 Nagriv\u00eb \u2013 Selisht-Pikal\u00eb &#8211; Dinosh\u00eb. K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb e\u00a0 kishte nd\u00ebrtuar Austria, bile ishte rrug\u00eb karroce.\u00a0 Disa mal\u00ebsor\u00ebt t\u00eb moshuar mund ta mbajn\u00eb mend\u00a0 k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1980\u2019 Trieshi dhe Mal\u00ebsia kishin b\u00ebr\u00eb shum\u00eb takime p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Rrug\u00ebs Dinosh\u00eb -Triesh.Shumica kishin r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rruge historike. Ata kishin caktuar nj\u00eb k\u00ebshill p\u00ebr grumbullimin e fondeve n\u00eb Mal\u00ebsi dhe n\u00eb diaspor\u00eb. Pas nj\u00eb kohe kishin d\u00ebrguar n\u00eb Amerik\u00eb\u00a0 z. Vasel Margilaj p\u00ebr ngritjen\u00a0 e fondeve t\u00eb duhura.\u00a0 Vasel Margilaj b\u00ebri nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb New York, por edhe me shum\u00eb,\u00a0 n\u00eb Detroit, duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje morale dhe material\u00a0 nga mal\u00ebsor\u00ebt e atij qyteti. Ai dhe Pjet\u00ebr Gjergji Lucaj b\u00ebn\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ngritjen e fondeve. Ata kishin k\u00ebrkuar ndihm\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr sht\u00ebpi. Vasel Margilaj dhe K\u00ebshilli i k\u00ebsaj rruge p\u00ebrpara se t\u00eb fillonin pun\u00ebn kishin b\u00ebr\u00eb projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs Triesh-Selisht, dhe ishte pranuar nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse. Vasel Margilaj dhe Familja e tij m\u00eb n\u00eb fund e kishin marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nd\u00ebrtimin e\u00a0 rrug\u00ebs Triesh-Selisht. Ata e hap\u00ebn rrug\u00ebn ashtu si\u00e7 ishte parapar\u00eb 7 metra t\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Duhet thek\u00ebsuar se kjo rrug\u00eb i kushtoi shtrejt\u00eb Familjes Margilaj. Ata dhe shum\u00eb kush t\u00eb tjet\u00ebr dyshojn\u00eb se djali i tyre Marashi ishte smur\u00eb nga tymi i helmuar i dinamitit dhe baruteve e ndryshme gjat\u00eb atyre punimeve. Marash Margilaj vdiq\u00a0 nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb\u00a0 n\u00eb mosh\u00ebn 33-vjecare\u00a0 n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb New Yorkut.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dijn\u00eb dhe e pranojn\u00eb\u00a0 se rruga e Trieshit n\u00ebp\u00ebr Grud\u00eb \u00ebsht\u00eb 10 kilometra m\u00eb e shkurt\u00ebr se Rruga e tanishme e Trieshit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb Grud\u00ebs nuk bjen bor\u00eb kurr\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn ne krah t\u00eb diellit dhe n\u00eb at\u00eb rajon dominon klima e but\u00eb e Cemit. Nga ana tjet\u00ebr kjo rrug\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb shqiptare. Edhe p\u00ebr trieshian\u00ebt q\u00eb kan\u00eb prona n\u00eb Cem,\u00a0 Rruga Triesh-Dinosh\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Trieshi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Komun\u00ebs Urbane t\u00eb Tuzit, k\u00ebshtu q\u00eb\u00a0 Rruga Triesh\u00eb-Dinosh\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pastaj ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb sepse shum\u00eb shpejt\u00eb kjo rrug\u00eb mund t\u00eb lidhet me autostrad\u00ebn Dinosh\u00eb-Vermosh-Plav\u00eb e Gusi dhe vazhdon p\u00ebr Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb disa trieshian\u00eb kan\u00eb filluar fushat\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e rrug\u00ebs s\u00eb tanishme e cila kalon n\u00ebp\u00ebr Fudna dhe Rashviq e Jute. Deshira e tyre p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebsaj rruge duhet t\u00eb respektohet, sepse \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb e kahershme dhe n\u00eb ato kushte ka luajtur rol me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Trieshit. Rind\u00ebrtimi I k\u00ebsaj rruge nuk I sjell\u00eb asnj\u00eb te keqe Trieshit. Por duhet pranuar se ambient i Rrug\u00ebs s\u00eb Malesis\u00eb p\u00ebr n\u00eb Triesh \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrshtash\u00ebm. Fakti q\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb te komisionit\u00a0 ishin kategorik kund\u00ebr Rrug\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, bile disa edhe u tall\u00ebn me k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.\u00a0 Ndonj\u00ebri nga ata n\u00eb\u00a0 m\u00ebnyr\u00eb cinike dhe sarkastike e quajti \u201crruga e kombit\u201d, \u201crruga e patriot\u00ebve\u201d m\u00eb n\u00eb fund e quajt\u00ebn edhe \u201crruga e karabushit\u201d.\u00a0 Ata nuk duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb se n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kan\u00eb kaluar labeat\u00ebt, pastaj arb\u00ebrit dhe shqiptar\u00ebt. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebto rrug\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kaluar: Agroni e Teuta, Diokleciani e Justiniani, pastaj Pjet\u00ebr Bogdani, e Pjet\u00ebr Budi. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kan\u00eb kaluar\u00a0 Ded\u00eb Gjo\u2019Luli,\u00a0 Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Isa Boletini dhe Imzot Serrreqi. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kaluan t\u00eb gjitha ata q\u00eb e n\u00ebnshkruan Memorandumin e Gre\u00e7\u00ebs. K\u00ebtu ka sh\u00ebrbyer\u00a0 edhe Pat\u00ebr Anton Harapi. Frym\u00ebzimin p\u00ebr vepr\u00ebn e tij t\u00eb madhe \u201cAndrra e Pretashit\u201d , \u00ebsht\u00eb ngjiz\u00eb\u00a0 n\u00eb trevat pran\u00eb Rrug\u00ebs Dinosh\u00eb-Triesh. Pra kjo rrug\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u qeshur sepse \u00ebsht\u00eb historike. M\u00eb n\u00eb fund n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kan\u00eb kaluar Vuksan Gela, Pretash Suka dhe Zef Miliqi e shum\u00eb e shum\u00eb burra e gra legjendare t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto troje botuan vepra Mary Durham, Antonio Baldacci dhe shum\u00eb e shum\u00eb tjer\u00eb.\u00a0 Nga ana tjet\u00ebr\u00a0 bashkimi komb\u00ebtar nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb pa nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve. CIA-amerikane kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm 25 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb lidhje me mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit t\u00eb trojeve shqiptare, por ata e pan\u00eb t\u00eb pamundshme bashkimin e kombit shqiptar pa nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme midis trojeve shqiptare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte shkruar gj\u00ebrsisht gazeta \u201cThe New York Times\u201d.<\/p>\n<p>Disa nuk kan\u00eb m\u00ebsuar dhe nuk duan t\u00eb d\u00ebgjon\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e lidhjeve t\u00eb Trieshit me Mal\u00ebsin\u00eb dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrpara se t\u00eb fillonte Lufta n\u00eb Kosov\u00eb, bota per\u00ebndimore ishte shum\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr fatin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, bile edhe p\u00ebr fatin e trojeve shqiptare n\u00eb Mal\u00ebsine Mbishkodr\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi.\u00a0 Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gazeta m\u00eb e madhe amerikane \u201cThe New York Times\u201d kishte d\u00ebrguar n\u00eb Ubla t\u00eb Ku\u00e7it n\u00eb Mal t\u00eb Zi,\u00a0 gazetarin e njohur Chris Hedges p\u00ebr t\u00eb biseduar me qytetar\u00ebt e Ku\u00e7it\u00a0 p\u00ebr sulmet e mundshme t\u00eb Millosheviqit dhe Bullatoviqit kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb vazhdim po\u00a0 sjellim disa pjes\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me urrejtjet patologjike t\u00eb ku\u00e7as\u00ebve ndaj mal\u00ebsor\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0 Gazeta \u201cThe New York Times\u201d e dat\u00ebs 28 Maj 1998 n\u00eb rubrik\u00ebn e saj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare shkruante: \u201cP\u00ebrkrah\u00ebsit e Millosheviqit shum\u00eb her\u00eb u referohen shqiptar\u00ebve dhe mysliman\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb si\u201dturq\u201d. Zoti Bullatoviq kishte th\u00ebne,iu lutem mos na tregoni se shqiptar\u00ebt dhe mysliamn\u00ebt do ta mbrojn\u00eb Malin e Zi nga Jugosllavia\u201d. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e Millosheviqit marshuan n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Podgoric\u00ebs duke brohoritur; \u201ckush do t\u00eb jet\u00eb i pari dhe kush do t\u00eb jet\u00eb i dyti q\u00eb do t\u00eb pij\u00eb gjak turku?\u201d Ky \u00ebsht\u00eb shovinizmi i Millosheviqit dhe Bullatoviqit,drejtuar kund\u00ebr 20 p\u00ebr qind t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb dhe mysliman\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb elementi m\u00eb shp\u00ebrthyes n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7arje. Fshatar\u00ebt besojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teori konspirative e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim shkatrrimin e s\u00ebrb\u00ebve. Lufta kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb drejtohet nga Perendimi p\u00ebr t\u00eb na dob\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb na shkatrruar ne, tha nj\u00eb fshatar i cili nuk deshi t\u00eb identifikohet.<\/p>\n<p>Ublat 10 milje n\u00eb verilindje t\u00eb Podgoric\u00ebs si n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb te Malit t\u00eb Zi, jan\u00eb besnik klanesh fisnore dhe diktojn\u00eb pun\u00ebt e shtetit. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu Bullatoviqi dhe Millosheviqi kan\u00eb gjetur p\u00ebrkrahesit e tyre m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1998 gj\u00ebndja e shiptar\u00ebve n\u00eb Mal\u00ebsi ishte n\u00eb rrezik. Ne kishim dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim dhe p\u00ebr shum\u00eb veprime e k\u00ebrc\u00ebnime tjera kund\u00ebr shiqptar\u00ebve. N\u00eb at\u00eb kohe flitej edhe p\u00ebr kontrollin e madh t\u00eb forcave jugosllave kund\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebve dhe udh\u00ebtar\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo tem\u00eb ishte e pranishme n\u00eb Mal\u00ebsi dhe ne diaspor\u00eb. N\u00eb kushtet e at\u00ebhershme politike Rruga e Trieshit n\u00ebp\u00ebr Grud\u00eb ishte si di\u00e7ka e domosdoshme. Por pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s kund\u00ebr disa objektivave ushtarake t\u00eb Malit t\u00eb Zi, gjendja ndryshoi dhe shqiptar\u00ebt shp\u00ebtuan nga gjenocidi dhe d\u00ebbimi n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo histori nuk ka ndodhur 300 vjet m\u00eb par\u00eb por me 24 Mars t\u00eb k\u00ebtij viti b\u00ebhen 17 vjet. Nuk jan\u00eb aspak t\u00eb mira k\u00ebrc\u00ebnimet e p\u00ebrditshme t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi, sepse n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u00eb p\u00ebsonin m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rind\u00ebrtimi i rrug\u00ebs s\u00eb tashme \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebrfundimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Trieshit n\u00ebp\u00ebr Grud\u00eb do t\u00eb ishte vep\u00ebr e madhe.\u00a0 K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb\u00a0 mund ta p\u00ebrdorte e gjith\u00eb Mal\u00ebsia e Madhe deri n\u00eb Shkod\u00ebr e m\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr turizmin veror\u00eb n\u00eb bjeshk\u00ebt e permendura t\u00eb Trieshit si\u00e7 \u00ebshte Korita, Gre\u00e7a e t\u00eb tjera. Udh\u00ebtimi i shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr tokat e arb\u00ebrit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i natyrsh\u00ebm se n\u00ebp\u00ebr tokat e huaja. Por mosmarr\u00ebveshjet p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn ose tjetr\u00ebn rrug\u00eb e d\u00ebmtojn\u00eb Trieshin dhe Mal\u00ebsin\u00eb. Trieshi me dy rrug\u00eb automobilistike do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0 Trieshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trev\u00eb iliro-shqiptare midis Ku\u00e7it e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs. Qeta e Trieshit si\u00e7 e quanin motit, shtrihet n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb lumit Cem.\u00a0 Deri n\u00eb fund t\u00eb viteve 60\u2019n\u00eb Triesh jetonin m\u00eb shum\u00eb se 200 sht\u00ebpi. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn edhe Trieshi nj\u00ebsoj si krahinat tjera shqiptare u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3308,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-8259","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8259"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8259\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8260,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8259\/revisions\/8260"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3308"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}