{"id":8123,"date":"2016-03-12T11:47:22","date_gmt":"2016-03-12T10:47:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8123"},"modified":"2016-03-12T11:47:46","modified_gmt":"2016-03-12T10:47:46","slug":"nike-prela-u-shugurua-meshtar-ne-kotorr-dhe-sherbeu-si-famullitar-edhe-ne-muo-e-sutomore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8123","title":{"rendered":"Nik\u00eb Prela, u shugurua meshtar n\u00eb Kotorr dhe sh\u00ebrbeu si famullitar n\u00eb Muo e Sutomore"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Nik-prela-kotor-sutomore.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8124\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-8124 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Nik-prela-kotor-sutomore-212x300.jpg\" alt=\"Nik-prela-kotor-sutomore\" width=\"212\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Nik-prela-kotor-sutomore-212x300.jpg 212w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Nik-prela-kotor-sutomore.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 212px) 100vw, 212px\" \/><\/a>NIK\u00cb PRELA U LIND KUR RAN\u00cb DY PERANDORI E FILLOI NJ\u00cb TIRANI (II)<\/strong><\/p>\n<p><em>Nga Frrok KRISTAJ<\/em><br \/>\nIpeshkvi shkollimin e filloi n\u00eb Kotorr, e vazhdoi n\u00eb Split, kurse e kreu n\u00eb Strasburg t\u00eb Franc\u00ebs. U shugurua meshtar n\u00eb Kotorr, m\u00eb 13 qershor 1941. Sh\u00ebrbeu si famullitar n\u00eb Muo e n\u00eb Sutomore, m\u00eb 2 tetor 1969 u emrua ipeshkv ndihm\u00ebs n\u00eb Ipeshkvin\u00eb Shkup-Prizren, kurse sh\u00ebrbeu n\u00eb Kosov\u00eb deri n\u00eb vdekje (1995). P\u00ebr shkak se gjithmon\u00eb mbajti shtet\u00ebsi shqiptare u burgos disa her\u00eb<\/p>\n<p>Nik\u00eb Prela u edukua nga prind\u00ebrit e tij t\u00eb ndersh\u00ebm dhe besimtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar, q\u00eb m\u00eb von\u00eb e mori rrug\u00ebn e meshtarit. Nik\u00eb Prela u b\u00eb prift, e m\u00eb pastaj edhe ipeshk\u00ebv i devotsh\u00ebm i kish\u00ebs katolike, n\u00eb ve\u00e7anti i kish\u00ebs shqiptare katolike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Imzot Nik\u00eb Prela u lind n\u00eb Kotorr, m\u00eb 3 korrik t\u00eb vitit 1918, kurse u pag\u00ebzua m\u00eb 14 gusht. Ishte n\u00eb rrezik edhe t\u00eb mos lindet, sepse, kur e \u00ebma e tij ishte shtat\u00ebz\u00ebn\u00eb, mjeku i quajtur Galvanie, e kishte k\u00ebshilluar t\u00eb abortoj\u00eb, p\u00ebr shkak se ajo kishte sh\u00ebndet t\u00eb lig dhe ishte anemike. N\u00ebna \u00c7i\u00e7ile, si n\u00ebn\u00eb shqiptare (gjithmon\u00eb e ka mbajt\u00eb veshjen shkodrane), nuk abortoi, por rrezikoj dhe me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha e lindi Nikoll\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht Nik\u00ebn.<\/p>\n<p>Do p\u00ebrmendur se babai i imzot Nik\u00eb Prel\u00ebs, Gjergji kishte qen\u00eb dy her\u00eb i martuar. Me gruan e par\u00eb, q\u00eb i kishte vdekur, kishte pasur pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb, prej tyre tre djem dhe dy vajza, kurse me gruan e dyt\u00eb, \u00c7i\u00e7il\u00ebn, po ashtu i kishte pasur pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb, prej tyre tre djem dhe dy vajza. Nik\u00eb Prela kishte qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb i n\u00ebnt\u00eb i babait, kurse i kat\u00ebrti i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. I ati i Prel\u00ebs me bashk\u00ebshort\u00ebn e par\u00eb i kishte pasur dy f\u00ebmij\u00eb me emrin Nikoll\u00eb (Nik\u00eb), por q\u00eb t\u00eb dy i kishin vdekur, kurse me bashk\u00ebshort\u00ebn e dyt\u00eb e kishte Nikoll\u00ebn q\u00eb i kishte jetuar, pra Nik\u00eb Prel\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Ish-Jugosllavia nuk i njihte popujt josllav\u00eb<\/strong><br \/>\nPrind\u00ebrit e imzot Nik\u00eb Prel\u00ebs kishin pasur nj\u00eb pasuri modeste. Ata ishin t\u00eb njohur si rrobaqep\u00ebs dhe tregtar\u00eb t\u00eb dalluar. Ishin pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb vyesh\u00ebm dhe shpirt\u00ebrisht t\u00eb pasur. Mir\u00ebpo, kur u lind Nika, pak vite kishin kaluar nga p\u00ebrfundimi i sundimit t\u00eb Perandoris\u00eb Otomane, p\u00ebrkat\u00ebsisht ishte koh\u00eb kur shkat\u00ebrrohej edhe perandoria tjet\u00ebr, ajo e Austro-Hungaris\u00eb. Pra, ishte koha kur po binin dy perandori t\u00eb m\u00ebdha, por edhe kur\u00a0 po themelohej nj\u00eb shtet fantazm\u00eb, q\u00eb do t\u00eb quhej Jugosllavi e serb\u00ebve, e kroat\u00ebve dhe e slloven\u00ebve, shtet, i cili q\u00eb n\u00eb fillim nuk i njihte popujt josllav\u00eb brenda territorit q\u00eb m\u00ebtonte ta kishte. Ndaj, edhe luft\u00ebrat e kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn dhe pasuria e familjes Prela ishte shkat\u00ebrruar. Dhe, ja familja e Nik\u00eb Prel\u00ebs, por edhe vet ai, Nika, mbet gjithmon\u00eb i huaj n\u00eb vendin e vet, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait e t\u00eb st\u00ebrgjysh\u00ebrve t\u00eb vet.<br \/>\nNik\u00eb Prela shkoll\u00ebn fillore dhe tri klas\u00eb t\u00eb gjimnazit i kreu n\u00eb vendlindje \u2013 n\u00eb Kotorr, kurse klas\u00ebn e kat\u00ebr e vazhdoi pas dh\u00ebnies s\u00eb dy provimeve (gjuh\u00ebn latine dhe greke) diferenciale n\u00eb gjimnazin klasik n\u00eb Split. Studimet filozofike &#8211; teologjike i kreu n\u00eb Split t\u00eb Kroacis\u00eb dhe n\u00eb Strasburg t\u00eb Franc\u00ebs. Bile, pat probleme deri sa ishte n\u00eb shkollim n\u00eb Split. Atje Nik\u00ebn kompetent\u00ebt e detyruan t\u00eb paguaj tatim si i huaj (e trajtonin si shqiptar i Shqip\u00ebris\u00eb) p\u00ebr banim dhe p\u00ebr m\u00ebsim (!?) edhe pse ishte i lindur n\u00eb Kotorr. Po ashtu, derisa ishte n\u00eb studime n\u00eb Strasburg kishte k\u00ebrkuar pasaport nga Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilin e kishte marr\u00eb, por me em\u00ebr tjet\u00ebr, ashtu si\u00e7 i kishte regjistruar prindi f\u00ebmijt\u00eb e tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Nik\u00eb Prela s\u00eb bashku me prind\u00ebrit e tij disa her\u00eb kishin shkuar n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos n\u00eb Shkod\u00ebr te prind\u00ebrit e n\u00ebn\u00ebs &#8211; dajat e tij.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb studimeve shugurimin si gjakon e b\u00ebri n\u00eb Perast, kurse shugurimin meshtarak dhe mesh\u00ebn e par\u00eb i b\u00ebri n\u00eb Kotorr, n\u00eb Dit\u00ebn e Sh\u00ebn Ndout, m\u00eb 13 qershor t\u00eb vitit 1941, pa ndonj\u00eb ceremoni festeje.\u00a0 Shugurimin dhe mesh\u00ebn e par\u00eb, i kishte pritur me g\u00ebzim, ishin mbajtur n\u00eb koh\u00ebn e bombardimeve dhe t\u00eb rreziqeve t\u00eb shum\u00ebta t\u00eb fillimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nik\u00eb Prela m\u00eb pastaj sh\u00ebrben famullitar n\u00eb Sutomore (1941-1954) e m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb Muo, nga viti 1955 deri\u00a0 m\u00eb 1969. Ishte dalluar n\u00eb shum\u00eb veprimtari meshtarake, si prift i zellsh\u00ebm, si predikator i guximsh\u00ebm dhe si njeri me zem\u00ebr t\u00eb madhe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb besimtar\u00ebt dhe vendasit e tij n\u00eb Kotorr, si dhe n\u00eb vendet ku kishte sh\u00ebrbyer, e quanin \u201c don Nikua yn\u00eb\u201d. Megjithat\u00eb, Nik\u00eb Prela gjat\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb Sutomore t\u00eb Malit t\u00eb Zi, nga t\u00eb patenzon\u00ebt, ishte burgosur\u00a0 vet\u00ebm e vet\u00ebm se kishte k\u00ebrkuar shtet\u00ebsi jugosllave, kurse ai konsiderohej shtetas i Shqip\u00ebris\u00eb, por ishte edhe shqiptar dhe prift katolik, q\u00eb p\u00ebr pushtetin sllav t\u00eb koh\u00ebs, nuk ishte i d\u00ebshiruar. Burgun hetues, q\u00eb i kishte zgjatur afro tri vjet, e mbajti n\u00eb Cetin\u00eb, ku si\u00e7 thoshte ai deri sa ishte n\u00eb jet\u00eb, \u201cn\u00eb burg m\u00eb kan\u00eb munduar me pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda fizike, me etje, uri, me spiunime, me rrahje e maltretime t\u00eb ndryshme psikike, si dhe me k\u00ebrc\u00ebnime&#8221;.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse burgu hetues kishte zgjatur shum\u00eb, n\u00ebna e tij kishte b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb te Tito-ja, i cili kishte k\u00ebrkuar t\u00eb mbahej menj\u00ebher\u00eb gjykimi. Gjykimi ishte mbajtur n\u00eb Tivar, ku ishte d\u00ebnuar me kat\u00ebr vjet heqje lirie. Pas ankes\u00ebs i ishte hequr nj\u00eb vjet dhe duhej t\u2019i mbante tri vjet burg. Nga Cetina e kishin d\u00ebrguar n\u00eb vuajtje t\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb Kotorr, ku t\u00eb burgosurit i shtynin t\u00eb punonin n\u00ebp\u00ebr kanalizime t\u00eb qytetit, ku nj\u00eb her\u00eb e kishte par\u00eb edhe n\u00ebna e tij djalin duke punuar, p\u00ebr \u00e7ka Nika ishte prekur shum\u00eb.<br \/>\nNik\u00eb Prela kur evokonte kujtime nga vuajtjet n\u00eb burg thoshte: \u201cNuk dij se si kam mbetur gjall\u00eb. Me ka ndihmuar Zoti, feja, urata&#8230; Bile, n\u00eb trup deri n\u00eb varr do t\u2019i barti gjurm\u00ebt dhe shenjat e palshyeshme t\u00eb maltretimit fizik. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, tri her\u00eb m\u00eb kan\u00eb \u00e7uar me dhun\u00eb n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb kin\u00ebse si spiun i tyre vij n\u00eb ish \u2013 Jugosllavi, p\u00ebrkat\u00ebsisht kin\u00ebse nuk d\u00ebshiroja t\u00eb jetoj n\u00eb ish \u2013 Jugosllavi dhe shkoja p\u00ebr t\u00eb spiunuar n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201ce do m\u00eb shum\u00eb Pap\u00ebn fashist\u00eb se Titon komunist\u201d. Dhe, si\u00e7 thot\u00eb dr. don Lush Gjergji, as n\u00eb raste t\u00eb tilla nuk iu ka trembur syri, nuk ka l\u00ebshuar pe, por trim\u00ebrisht dhe heroikisht Nik\u00eb Prela e ka d\u00ebshmuar fen\u00eb katolike, besnik\u00ebrin\u00eb ndaj Zotit, dhe besnik\u00ebrin\u00eb ndaj popullit t\u00eb vet shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Ishte i p\u00ebrndjekur dhe i burgosur<\/strong><br \/>\nN\u00eb Mal t\u00eb Zi ishte i p\u00ebrndjekur, i burgosur vet\u00ebm se ishte shqiptar dhe se k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij nuk e kishte mohuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe konsiderohej si shqiptar i rreziksh\u00ebm, si shqiptaromadh, si njeri q\u00eb Zotin dhe popullin e vet i do dhe i rrespekton pamas\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Pas sh\u00ebrbimit t\u00eb tij n\u00eb Muo, nga ana e Pap\u00ebs emrohet ipeshk\u00ebv ndihm\u00ebs \u201csedi datus\u201d p\u00ebr besimtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ipeshkvis\u00eb Shkup &#8211; Prizren. Ky emrim ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb 2 tetor 1969, kurse ishte shuguruar ipeshk\u00ebv n\u00eb Sarajev\u00eb m\u00eb 21 dhjetor t\u00eb po atij viti. U intronizua n\u00eb Konkatedral\u00ebn e Zoj\u00ebs Ndihmtare n\u00eb Prizren, m\u00eb 6 janar t\u00eb vitit 1970. P\u00ebr emrimin e tij ipeshk\u00ebv kishte diskutuar edhe Kuvendi i Kosov\u00ebs. N\u00eb fakt, pas vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dilomatike n\u00eb mes t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb me Vatikanin n\u00eb vitin 1966, kishte mbetur nj\u00eb obligim, q\u00eb me rastin e emrimit t\u00eb ipeshkvijve duhej t\u00eb jepej p\u00eblqimi edhe nga shteti (lexo: ish-Jugosllavia). Megjithat\u00eb, me rastin e diskutimit n\u00eb Kuvend t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr emrimin ipeshk\u00ebv t\u00eb Nik\u00eb Prel\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera ishte th\u00ebn\u00eb se ai \u201cnuk angazhohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ipeshkv q\u00eb angazhohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, se ai duhet t\u00eb jet\u00eb proshqiptar (!)\u201d. Dhe, shih tash kur n\u00eb Mal t\u00eb Zi ndiqej si shqiptar, n\u00eb Kosov\u00eb akuzohej si antishqiptar! Duhet th\u00ebn\u00eb se imzot Nik\u00eb Prela n\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb monarkike ishte i anatemuar dhe i p\u00ebrjashtuar, n\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb komuniste ishte i p\u00ebrndjekur dhe i burgosur, por edhe n\u00eb koh\u00ebn e shthurjes s\u00eb ish \u2013 Jugosllavis\u00eb ishte i sulmuar, i etiketuar se po i helmon t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, se po propagandon n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb kin\u00ebse shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb nuk kan\u00eb kurr\u00ebfar\u00eb t\u00eb drejtash elementare, se po vriten e burgosen shqiptar\u00ebt e shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, edhe pa p\u00eblqimin e organeve shtet\u00ebrore imzot Nik\u00eb Prela mbet ndihm\u00ebsipeshk\u00ebv i Ipeshkvis\u00eb Shkup &#8211; Prizren, i angazhuar p\u00ebr pun\u00eb me besimtar\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb nivel t\u00eb Ipeshkvis\u00eb Shkup &#8211; Prizren, ku katolik\u00ebt shqiptar\u00eb\u00a0 p\u00ebrb\u00ebnin 90 p\u00ebr qind t\u00eb besimtar\u00ebve katolik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NIK\u00cb PRELA U LIND KUR RAN\u00cb DY PERANDORI E FILLOI NJ\u00cb TIRANI (II) Nga Frrok KRISTAJ Ipeshkvi shkollimin e filloi n\u00eb Kotorr, e vazhdoi n\u00eb Split, kurse e kreu n\u00eb Strasburg t\u00eb Franc\u00ebs. U shugurua meshtar n\u00eb Kotorr, m\u00eb 13 qershor 1941. Sh\u00ebrbeu si famullitar n\u00eb Muo e n\u00eb Sutomore, m\u00eb 2 tetor 1969 u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8124,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-8123","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8123"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8123\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8126,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8123\/revisions\/8126"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}