{"id":812,"date":"2014-12-18T09:13:45","date_gmt":"2014-12-18T08:13:45","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=812"},"modified":"2014-12-18T09:14:07","modified_gmt":"2014-12-18T08:14:07","slug":"vjedhja-e-prones-private-ne-ulqin-konsiderohet-si-ngjarje-e-vitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=812","title":{"rendered":"VJEDHJA E PRON\u00cbS PRIVATE N\u00cb ULQIN KONSIDEROHET SI NGJARJE E VITIT"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>E Drejta e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e njeriut<\/strong><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<br \/>\nSipas nj\u00eb njoftimi n\u00eb portalin e Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, t\u00eb mart\u00ebn u n\u00ebnshkrua n\u00eb hap\u00ebsirat e komun\u00ebs s\u00eb atij qyteti marrveshja, midis Kryetarit t\u00eb komun\u00ebs, Fatmir Gjekaj dhe p\u00ebrfaqsuesit t\u00eb kompanis\u00eb turke &#8220;Aqua Park &amp; Entertainment&#8221;, Sahret Hajdarpasic, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb akva parku q\u00eb konsiderohet se do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madhi n\u00eb Ballka i k\u00ebtj lloji. Thuhet gjithashtu se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kontrate, kompania turke e cila sipas lajmeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt do t\u00eb investoj\u00eb 7 milion\u00eb e gjys\u00ebm dollar\u00eb, paska \u201cmarr\u00eb me qira\u201d p\u00ebr 30-vjet\u00eb tok\u00ebn ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet parku. N\u00eb sip\u00ebrfaqe, ky duket nj\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb zon\u00eb e cila ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr investime dhe p\u00ebr nj\u00eb zhvillim ekonomik. Deri k\u00ebtu gjith\u00e7ka n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb lexuesi nuk m\u00ebson nga njoftimi zyrtar i komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe madje as nga mediat t\u00eb cilat dhan\u00eb njoftimin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb marrveshje, \u00ebsht\u00eb se toka e cila thuhet se kompania turke &#8220;ka marr\u00eb me qira&#8221;, \u00ebsht\u00eb pron\u00eb legjitime me dokumentacion tapie e familjes Rudaj nga Shtoji i Ulqinit dhe se pronar\u00ebt e tok\u00ebs nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb miratimin e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt. Familja Rudaj ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr publikun me t\u00eb cil\u00ebn kund\u00ebrshton vendosm\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb marrveshje midis komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe kompanis\u00eb turke &#8220;Polin&#8221;, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar akva parkun n\u00eb tok\u00ebn e tyre q\u00eb ua kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb par\u00ebt, andaj marrveshja nuk ka miratimin e tyre dhe si e till\u00eb marrveshja nuk ka vler\u00eb. Familja Rudaj thot\u00eb se si rrjedhim i shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb saj t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, ajo do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb drejtat e veta n\u00eb nivel vendor, shtet\u00ebror dhe nd\u00ebrkombtar.<\/p>\n<p>Ja edhe Deklarata e familjes Rudaj n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit:<br \/>\n<strong>&#8220;Ju njoftojm\u00eb se parcela kadastrale nr. 2088 n\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 25.541 met\u00ebr katror\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb kontestuese e familjes Rudaj n\u00eb Shtoj t\u00eb Ulqinit. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon vendimi i Komisonit p\u00ebr k\u00ebthim dhe kopmensim Nr. 030-ul-6-97-05, e dat\u00ebs 17.09.2014, i l\u00ebshuar n\u00eb Tivar si dhe nga v\u00ebndimi i Ministris\u00eb s\u00eb Financave t\u00eb Malit t\u00eb Zi, e dat\u00ebs 20.05.2011. <\/strong><br \/>\n<strong>Nga Drejtoria shtet\u00ebrore p\u00ebr patundshm\u00ebri, posedojm\u00eb gjithashtu vendimin Nr. 954-1470\/11, t\u00eb dat\u00ebs 5.12.2011, me t\u00eb cilin lejohet regjistrimi p\u00ebr ndryshimin e asaj pjes\u00eb t\u00eb parcel\u00ebs. K\u00ebt\u00eb tok\u00eb na e ka marr\u00eb shteti komunist n\u00eb vitin 1949. <\/strong><br \/>\n<strong>Ne familjar\u00ebt posedojm\u00eb madje edhe dokumentin e shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj toke, nga viti 1857, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga kadia Shaqir Isuf, autoriteti vendor turk i asaj kohe. <\/strong><br \/>\n<strong>Kuvendi Komunal i Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit ka marr\u00eb vendimin q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb akva parkun. Ne si familje nuk e kemi pranuar k\u00ebt\u00eb vendim, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb, zyrtarisht i kemi njoftuar drejtuesit e Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe investitorin. Por, ata jan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb aprovimin e vendimit t\u00eb tyre dhe nuk kan\u00eb marr\u00eb parasysh k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb. U b\u00ebjm\u00eb thirrje institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebtij problemi.&#8221; <\/strong><br \/>\n<strong>Ulqin, 15 dhjetor 2014 Familja Rudaj<\/strong><\/p>\n<p>Kjo ishte deklarata informuese p\u00ebr publikun nga familja Rudaj e l\u00ebshuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb prak t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb marrveshjes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e akva parkut n\u00eb Shtoj t\u00eb Ulqinit, duke n\u00ebnvijuar njohjen zyrtare, jo nj\u00eb her\u00eb, por dy her\u00eb se toka ku \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan t\u00eb nd\u00ebrtohet akva parku, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe legjitimisht toka e familjes Rudaj.<\/p>\n<p>Ky rast n\u00eb rrethin e Ulqinit duket si nj\u00eb shembull i qart\u00eb i asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet vjedhje e pasuris\u00eb private nga shteti. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb tradit\u00eb e regjimeve naziste dhe komuniste t\u00eb cilat gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar grabit\u00ebn pasurin\u00eb private pa asnj\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr pronar\u00ebt legjitim, p\u00ebr t\u00eb pasuruar veten. Fatkeqsisht, kjo trash\u00ebgimi e k\u00ebtyre regjimeve \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb n\u00eb disa raste, pasi n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, ndon\u00ebse n\u00eb k\u00ebto 25-vitet e fundit \u00e7&#8217;prej shembjes s\u00eb komunizmit, prona private e cila ishte konfiskuar nga regjimi komunist, tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebthyer t\u00eb zotit. P\u00ebrve\u00e7 vendosjes s\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, k\u00ebthimi i pron\u00ebs private tek i zoti, ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfitimeve nga sh\u00ebmbja e komunizmit dhe si i till\u00eb m\u00eb von\u00eb u konsiderua, sidomos nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara por edhe nga BE-ja, si nj\u00eb kriter me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrparimin e ish-vendeve komuniste p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb organizat\u00ebn e NATO-s dhe n\u00eb Bashkimin Europian. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kan\u00eb deklaruar shpesh se k\u00ebthimi i pron\u00ebs private t\u00eb vjedhur dhe t\u00eb konfiskuar nga shteti, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb prov\u00eb e zhvillimit t\u00eb nj\u00eb shteti ligjor e demokratik, dhe jan\u00eb shprehur nj\u00ebkohsisht se ligjet jo-diskriminuese mbi pron\u00ebsin\u00eb, jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb ekonomie t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Besoj se nj\u00eb nd\u00ebr ato shtete q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian thon\u00eb se, &#8220;duket se e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb administrojn\u00eb rivendosjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve u takon toka&#8221;, \u00ebsht\u00eb edhe Mali i Zi dhe rasti konkret i familjes Rudaj n\u00eb Shtoj t\u00eb Ulqinit. Ajo tok\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as e komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit as e qeveris\u00eb malazeze, por me tapi e dokumentacion i takon familjes Rudaj. Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, familja Rudaj me t\u00eb drejt\u00eb ka vendosur q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e saj ligjore dhe kushtetuese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pron\u00ebn q\u00eb i takon asaj gjysh pas gjyshi dhe t\u00eb vendos\u00eb vet mbi p\u00ebrdorimin e asaj parcele prej 25,5 mij\u00eb metra katror\u00eb, ashtu si d\u00ebshiron dhe sipas interesave t\u00eb veta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<figure id=\"attachment_814\" aria-describedby=\"caption-attachment-814\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Gjate-nenshkrimit-me-akua-parkun.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-814 size-medium\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Gjate-nenshkrimit-me-akua-parkun-300x170.jpg\" alt=\"Gjate-nenshkrimit-me-akua-parkun\" width=\"300\" height=\"170\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Gjate-nenshkrimit-me-akua-parkun-300x170.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Gjate-nenshkrimit-me-akua-parkun.jpg 441w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-814\" class=\"wp-caption-text\">Gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb marrveshjes p\u00ebr \u00e7&#8217;pron\u00ebsimin arbitrar t\u00eb familjes Rudaj dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e akva parkut n\u00eb tok\u00ebn e st\u00ebrgjysh\u00ebrve t\u00eb tyre n\u00eb Shtoj t\u00eb Ulqinit, pa miratimin e k\u00ebsaj familje<\/figcaption><\/figure>\n<p>K\u00ebthimi i pronave t\u00eb konfiskuara nga cilido shtet qoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlikuar nd\u00ebrsa p\u00ebrb\u00ebn gjithmon\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnduar dhe si rrjedhim duket se p\u00ebrpjekjet e familjes Rudaj p\u00ebr k\u00ebthimin e tok\u00ebs s\u00eb tyre nuk do t\u00eb jen\u00eb aspak t\u00eb lehta duke amrr\u00eb parasysh\u00eb se do t\u2019i duhet t\u00eb luftoj\u00eb jo vet\u00ebm Podgoric\u00ebn yzrtare, por edhe autoritetet vendore, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb cilave n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb interesat e qytetarve t\u00eb vet. Gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb marrveshjes midis Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe kompanis\u00eb turke, Polin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e akva parkut n\u00eb mallin e familjes Rudaj, Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit Fatmir Gjeka e paraqiti marrveshjen si nj\u00eb mesazh t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr investuesit tjer\u00eb, duke shtuar se, &#8221;Ulqini nuk ka koh\u00eb t\u00eb pres\u00eb. Na nevojiten investimet, vendet e reja t\u00eb pun\u00ebs, klim\u00eb e mir\u00eb investuese&#8221;, tha kryekomunari ulqinak. Kjo q\u00eb thot\u00eb kryekomunari i Ulqinit mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por kjo nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb arrihet n\u00eb kurriz t\u00eb pronarve t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb tokave dhe kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr tu \u00e7uditur se sipas shtypit vendas, gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb marrveshjes, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij uzurpimi t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb familjes Rudaj n\u00eb Shtoj t\u00eb Ulqinit, ishte pothuaj e gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsia politike shqiptare n\u00eb Ulqin, p\u00ebrfshir\u00eb kryetar\u00ebt e PDS-s\u00eb dhe PSD-s\u00eb n\u00eb Ulqin, Loro Nrekiq dhe Selim Resulbegoviq, Lidhjes Demokratike dhe Iniciativ\u00ebs Qytetare \u201cPerspektiva\u201d, Mehmet Bardhi dhe Amir Hollaj, si dhe drejtori ekzekutiv i UBA, Ibrahim Milla.<br \/>\nKomuna e Ulqinit me shumic\u00eb d\u00ebrmuese shqiptare \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb tep\u00ebr gjat\u00eb pas dore ekonomikisht, gj\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb po detyron shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre autoktone t\u00eb asaj zone. Gjithkush i d\u00ebshiron investimet q\u00eb do t\u00eb ndihmonin n\u00eb p\u00ebrmirsimin e jet\u00ebs, sidomos t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb rajon. Por, t\u00eb nderuar p\u00ebrfqsues politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duhet t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb se nuk mund t\u00eb ringjallet ekonomia dhe as nuk mund t\u00eb t\u00ebrhiqni investitor\u00eb t\u00eb huaj duke u premtuar atyre rr\u00ebmbimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare t\u00eb pron\u00ebs private dhe p\u00ebrdorimin e pasuris\u00eb private q\u00eb i p\u00ebrket tjet\u00ebr kujt. \u201cAsnj\u00eb fuqi n\u00eb bot\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb pasurin\u00eb ton\u00eb, pa miratimin ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb John Adams, nj\u00ebri prej themeluesve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe nj\u00eb tjet\u00ebr burrshteti amerikan, John Jay ka deklaruar se, \u201cProna \u00ebsht\u00eb me siguri nj\u00eb e drejt\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr njer\u00ebzimin sa edhe vet liria\u201d. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe se e drejta e pron\u00ebs private \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e njeriut. Kur t\u00eb humbni t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, kini humbur t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e njeriut dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht arsyeja se pse p\u00ebrfaqsuesit politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi duhet t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb private t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet, e jo ta shkelin dhe ta abuzojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Drejta e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e njeriut Nga Frank Shkreli Sipas nj\u00eb njoftimi n\u00eb portalin e Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, t\u00eb mart\u00ebn u n\u00ebnshkrua n\u00eb hap\u00ebsirat e komun\u00ebs s\u00eb atij qyteti marrveshja, midis Kryetarit t\u00eb komun\u00ebs, Fatmir Gjekaj dhe p\u00ebrfaqsuesit t\u00eb kompanis\u00eb turke &#8220;Aqua Park &amp; Entertainment&#8221;, Sahret Hajdarpasic, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb akva [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,11],"tags":[],"class_list":["post-812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-sociale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=812"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":815,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/812\/revisions\/815"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}