{"id":8094,"date":"2016-03-10T17:29:40","date_gmt":"2016-03-10T16:29:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8094"},"modified":"2016-03-10T17:29:54","modified_gmt":"2016-03-10T16:29:54","slug":"cifti-reagan-dhe-nene-tereza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8094","title":{"rendered":"\u00c7IFTI REAGAN DHE N\u00cbN\u00cb TEREZA"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/cifti-regan-dhe-nene-tereza.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8095\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-8095 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/cifti-regan-dhe-nene-tereza-300x231.jpg\" alt=\"cifti-regan-dhe-nene-tereza\" width=\"300\" height=\"231\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/cifti-regan-dhe-nene-tereza-300x231.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/cifti-regan-dhe-nene-tereza.jpg 605w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb premten varroset n\u00eb nj\u00eb ceremoni private Nancy Reagan, e veja e ish-Presidentit amerikan Ronald Reagan dhe nj\u00ebra prej fem\u00ebrave m\u00eb t\u00eb njohura dhe m\u00eb me influenc\u00eb n\u00eb shekullin 20, e cila nd\u00ebrroi jet\u00eb t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb mosh\u00ebn 94-vje\u00e7are.\u00a0\u00a0 Ajo do t\u00eb varroset pran\u00eb bashkshortit t\u00eb saj n\u00eb mjedisin ku gj\u00ebndet Biblioteka Presidenciale e ish-presidentit t\u00eb 40-t\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb Lugin\u00ebn e bukur Simi t\u00eb shtetit Kalifornia.\u00a0 Presidenti Obama urdh\u00ebroi q\u00eb flamuri amerikan t\u00eb valvitet gjys\u00ebm shtiz\u00eb an\u00eb e mban\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb kujtuar dhe p\u00ebr t\u00eb nderuar ish-zonj\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, e cila deklaroi ai, do t\u00eb mbahet mend si nj\u00eb zonj\u00eb e par\u00eb e k\u00ebtij vendi plot mir\u00ebsi dhe meshir\u00eb.\u00a0 Presidenti Obama shtoi duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cDashuria e saj p\u00ebr Presidentin Reagan \u00ebsht\u00eb e dokumentuar mir\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe fakti se ajo i \u00ebsht\u00eb gj\u00ebndur pran\u00eb bashkshortit t\u00eb vet n\u00eb periudhat v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs dhe karier\u00ebs s\u00eb tij politike\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse fillimisht ka pasur edhe karier\u00ebn e saj si aktore n\u00eb Hollywood, Nancy Reagan kishte deklaruar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se, \u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jeta ime ka filluar kur jam martuar me bashkshortin tim\u201d, duke v\u00ebrtetuar at\u00eb, q\u00eb tani gjithkush e di, se p\u00ebr 52 vjet\u00eb martes\u00eb, Nancy dhe \u201cRonnie\u201d, si\u00e7 e quante ajo, ishin plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj nj\u00ebri tjetri.\u00a0 Ish-Presidenti George W Bush i d\u00ebrgoi ngush\u00ebllimet e tija familjes duke theksuar se Nancy Reagan, me jet\u00ebn dhe veprat e saj,\u201cishte krejt\u00ebsisht e dedikuar ndaj bashkshortit t\u00eb saj dhe ndaj Athdeut\u201d.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa kryetari i Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Republikane, Reince Priebus u shpreh se ish-Zonja e par\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u201cka frym\u00ebzuar mbar\u00eb Amerik\u00ebn me sjelljet e saj dinjitoze dhe t\u00eb ngrohta\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb njohur at\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi, Nancy ishte nj\u00eb grua e jashtzakonshme dhe sipas disa ish-ndihm\u00ebsve t\u00eb Presidentit Reagan, ajo ishte nj\u00ebkohsisht edhe k\u00ebshilltarja e tij m\u00eb e ngusht\u00eb dhe m\u00eb e besueshmja.\u00a0 Madje, nj\u00ebri prej k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tij kryesor, Ed Rollins tha me rastin e vdekjes s\u00eb Nancy Reagan, se \u201cAjo kishte instinkte politike t\u00eb mir\u00ebfillta, ndoshta m\u00eb t\u00eb spikatura se vet Presidenti Reagan\u201d, shkruan Rollins dhe shton se Z. Reagan i kishte th\u00ebn\u00eb atij me nj\u00eb rast se, \u201cAi nuk do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb president pa inkurajimin dhe k\u00ebshillat e saja.\u201d\u00a0 Ish-k\u00ebshilltari Rollins e cil\u00ebsoi Nancy Reagan kur ishte n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, si nj\u00eb \u201cZonj\u00eb sht\u00ebpie e mrekulluesheme dhe prit\u00ebse, e cila kishte rivendosur dinjitetin n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb\u201d, pasi si\u00e7 shprehet ish-k\u00ebshilltari i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, \u201cAjo e konsideronte Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb si \u2018sht\u00ebpin\u00eb e popullit\u2019 dhe si e till\u00eb\u201d, theksonte ajo shpesh, \u201cmeriton q\u00eb ajo t\u00eb trajtohet dhe t\u00eb ruhet me respektin m\u00eb t\u00eb madh.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebr qindra prononcime nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb dy partive kryesore amerikane si dhe nga udh\u00ebheq\u00ebs bot\u00ebror\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shpreh\u00ebn ngush\u00ebllimet e tyre me rastin e ndarjes nga kjo jet\u00eb e Nancy Reagan, ishte edhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, i cili u shpreh se, \u201cDedikimi dhe dashuria e saj p\u00ebr familjen, ishin nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.\u201d\u00a0 Krye-diplomati amerikan e cil\u00ebsoi me k\u00ebt\u00eb rast Presidentin Reagan si, \u201cNj\u00ebrin prej optimist\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb k\u00ebtij kombi, i cili me guximin dhe me men\u00e7urin\u00eb e tij ndihmoi n\u00eb fitoren e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Nancy ishte ortakja dhe k\u00ebshilltarja m\u00eb e besueshme e tij, q\u00eb e k\u00ebshilloi at\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe m\u00ebtej.\u201d\u00a0\u00a0 Duke shprehur ngush\u00ebllimet e tija, John Kerry p\u00ebrfundoi duke pohuar se, \u201cNancy Reagan ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje pozitive t\u00eb pashlyeshme an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre mbresave t\u00eb pashlyeshme, p\u00ebr t\u00eb cilat flet Kerry, sidomos p\u00ebr ne shqiptaro-amerikan\u00ebt, por edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb ishin takimet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ftesa q\u00eb \u00e7ifti Reagan i kishte b\u00ebr\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vizituar Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 20 qershor,1985, me q\u00ebllim p\u00ebr ta dekoruar at\u00eb me medaljen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb civile t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u201cMedalja Presidenciale e Liris\u00eb\u201d, p\u00ebr humanizmin dhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb mb\u00ebshtetje ndaj m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve t\u00eb bot\u00ebs, sidomos m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve t\u00eb Indis\u00eb.\u00a0 Me at\u00eb rast, Presidenti Reagan e p\u00ebrsh\u00ebndeti N\u00ebn\u00eb Terezen duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb madh\u00ebrishme kan\u00eb ardhur shum\u00eb vizitor\u00eb, por asnj\u00eb nga ata q\u00eb kan\u00eb vizituar nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb krahasim me mysafiren ton\u00eb t\u00eb dashur q\u00eb ka ardhur sot k\u00ebtu, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDisa persona, shum\u00eb pak n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, ka theksuar Presidenti Reagan, \u201cJan\u00eb n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, qytetar\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre. Ne e duam at\u00eb aq shum\u00eb, sa q\u00eb i k\u00ebrkuam asaj t\u00eb pranonte dekorat\u00ebn ton\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ajo e pranoi menj\u00ebher\u00eb me p\u00ebrvujt\u00ebnin\u00eb q\u00eb e dallon at\u00eb\u201d, u shpreh Reagan.\u00a0\u00a0 Me bashkshorten Nancy pran\u00eb tij, Presidenti Reagan ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cDekoratave t\u00eb shum\u00ebta q\u00eb ka marr\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza gjat\u00eb viteve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paq\u00eb, me dashuri t\u00eb thell\u00eb dhe respekt t\u00eb madh ia shtojm\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr duke i dor\u00ebzuar asaj edhe Medaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb Presdienti amerikan u dor\u00ebzon personave me merita dhe kontribute t\u00eb jashtzakonshme ndaj sigurimit dhe interesit komb\u00ebtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, ndaj paq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb dhe p\u00ebr arritje t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb publike ose private.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e rastit n\u00eb ceremonin\u00eb e dor\u00ebzimit t\u00eb dekorat\u00ebs s\u00eb Medaljes Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, Presidenti Reagan e ka karakterizuar murgesh\u00ebn me origjin\u00eb shqiptare si, \u201cHeroin\u00ebn e koh\u00ebve tona.\u201d\u00a0 Ai tha me at\u00eb rast se ndon\u00ebse kjo medalje tradicionalisht u jepet shtetasve amerikan\u00eb, Z. Reagan shpjegoi se n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb nderimi dhe admirimi t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e saj, po i akordohet kjo dekorat\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, pasi \u201cShpirtmir\u00ebsia n\u00eb zemrat e disa individ\u00ebve, i kap\u00ebrcen t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb komb\u00ebtar dhe tejkalon t\u00eb gjitha konsideratat e vog\u00ebla nacionaliste\u201d, u shpreh ish-presidenti amerikan Reagan duke folur p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terezen.<br \/>\n<a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/cifti-regan-dhe-nene-tereza.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8095\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-8095 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/cifti-regan-dhe-nene-tereza.jpg\" alt=\"cifti-regan-dhe-nene-tereza\" width=\"605\" height=\"465\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/cifti-regan-dhe-nene-tereza.jpg 605w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/cifti-regan-dhe-nene-tereza-300x231.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 605px) 100vw, 605px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Me at\u00eb rast, N\u00ebn\u00eb Tereza falenderoi Presidentin Reagan dhe bashkshorten Nancy, p\u00ebr nderimin q\u00eb i b\u00ebn\u00eb duke u shprehur se, \u201cUn\u00eb nuk jam aspak e denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb bujare q\u00eb m\u00eb akordohet nga Presidenti yn\u00eb, nga bashkshortja e tij dhe nga populli i Shteteve t\u00eb Bashkuara. Por e pranoj p\u00ebr lumturin\u00eb e madhe ndaj t\u00eb Madhit Zot, si dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miliona njer\u00ebzve t\u00eb varf\u00ebr\u2026ndon\u00ebse duke ma dh\u00ebn\u00eb mua k\u00ebt\u00eb dekorat\u00eb, ju n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ua jepni atyre, me dashuri dhe interesim t\u00eb madh\u201d, ndaj m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim, me nj\u00eb rast tjet\u00ebr n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, Presidenti Reagan bisedon kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb me N\u00ebn\u00eb Terezen.\u00a0 N\u00eb duart\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs vihet re Rruzarja. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse ky ishte nj\u00eb moment lutjeje, apo porosi p\u00ebr lutje.<\/p>\n<p>\u201cPor, dashuria\u201d i ka th\u00ebn\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza \u00e7iftit Reagan, \u201cfillon n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb familjen tuaj dhe fillon duke u lutur s\u00eb bashku. Lutjet pastrojn\u00eb zem\u00ebrat dhe zem\u00ebrat e past\u00ebra shohin Per\u00ebndin\u00eb.\u00a0 Dhe n\u00ebqoftse ju shikoni imazhin e Perendis\u00eb n\u00eb nj\u00ebri tjetrin, ju do t\u00eb kini edhe dashuri p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin dhe paq\u00eb me nj\u00ebri tjetrin. Veprat e dashuris\u00eb jan\u00eb vepra paqeje dhe dashuria fillon n\u00eb familje\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur N\u00ebn\u00eb Tereza para \u00e7iftit Reagan, qershorin e vitit 1985.<\/p>\n<p>Jan\u00eb absolutisht t\u00eb pa zakonta marr\u00ebdh\u00ebnjet q\u00eb Presidenti Reagan dhe bashkshortja e tij Nancy \u2013 t\u00eb cil\u00ebt konsideroheshin si nj\u00ebri nd\u00ebr \u00e7iftet m\u00eb aristokrate n\u00eb Amerik\u00eb dhe ndoshta n\u00eb bot\u00eb &#8212; kishin vendosur me N\u00ebn\u00eb Terezen, p\u00ebrfaqsuesen e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb bot\u00eb.\u00a0\u00a0 An\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, N\u00ebn\u00eb Tereza kishte takuar me shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb e fetar\u00eb.\u00a0 Por dalloheshin marr\u00ebdh\u00ebnjet e saja me Presidentin Ronald Reagan dhe me Papa Gjon Palin e dyt\u00eb, sidomos gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoft\u00eb t\u00eb 1980-ave.\u00a0 Ishin k\u00ebta t\u00eb dy, protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr komunizmit, Presidenti Reagan dhe Papa Gjon Pali i dyt\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt duket sikur\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza kishte lidhje t\u00eb ngushta.<\/p>\n<p>P\u00ebr Pap\u00ebn Gjon Palin e dyt\u00eb, ish-udheheqsi sovjetik Mikhail Gorbachov \u00ebsht\u00eb shprehur se sh\u00ebmbja e komunizmit do t\u00eb kishte qen\u00eb e pamundur pa kontributin e Papa Gjon Palit t\u00eb dyt\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrsa p\u00ebr Presidentin Reagan, N\u00ebn\u00eb Tereza ka th\u00ebn\u00eb kur presidenti amerikan q\u00eb plagos\u00eb n\u00eb nj\u00eb atentat kund\u00ebr tij &#8212; se ajo ishte e bindur se shp\u00ebtimi i jet\u00ebs s\u00eb Presidentit Reagan nga plag\u00ebt q\u00eb kishte marr\u00eb nga atentati, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte \u201cNj\u00eb akt hyjnor\u201d.\u00a0 Lind pyetja se \u00e7ka dinte kjo bij\u00eb shqiptare p\u00ebr k\u00ebta dy burra t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb shekullit 20-t\u00eb dhe \u00e7far\u00eb frym\u00ebzimi prisnin k\u00ebta t\u00eb dy prej k\u00ebsaj murgeshe t\u00eb thjesht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare &#8212; kujdestarja e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb bot\u00eb &#8212; gjat\u00eb nj\u00eb periudhe historike dhe aq vendimtare p\u00ebr fatin, e jo vet\u00ebm Europ\u00ebs, por t\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimit?<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb premten varroset n\u00eb nj\u00eb ceremoni private Nancy Reagan, e veja e ish-Presidentit amerikan Ronald Reagan dhe nj\u00ebra prej fem\u00ebrave m\u00eb t\u00eb njohura dhe m\u00eb me influenc\u00eb n\u00eb shekullin 20, e cila nd\u00ebrroi jet\u00eb t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb mosh\u00ebn 94-vje\u00e7are.\u00a0\u00a0 Ajo do t\u00eb varroset pran\u00eb bashkshortit t\u00eb saj n\u00eb mjedisin ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8095,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8094","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8094"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8094\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8097,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8094\/revisions\/8097"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}