{"id":8025,"date":"2016-03-07T09:26:36","date_gmt":"2016-03-07T08:26:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8025"},"modified":"2016-03-07T16:30:38","modified_gmt":"2016-03-07T15:30:38","slug":"familja-jashari-celni-syte-bashkohuni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8025","title":{"rendered":"FAMILJA JASHARI: \u00c7ELNI SYT\u00cb, BASHKOHUNI!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" rel=\"attachment wp-att-813\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Kosova dhe mbar\u00eb kombi kujtuan me manifestime 18-vjetorin e fillimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb armatosur t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb sakrificave t\u00eb mij\u00ebra d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit, luft\u00eb e cila me ndihm\u00ebn dhe me nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe miqve per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u00e7oi n\u00eb \u00e7lirimin e trojeve dardane, duke d\u00ebbuar nga Kosova\u00a0 forcat terroriste t\u00eb ushtris\u00eb dhe policis\u00eb serbe. Ka shum\u00eb p\u00ebr tu festuar, pasi\u00a0 p\u00ebr 8 vjet\u00eb tani Kosova g\u00ebzon pavar\u00ebsin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb njohur mbi 100 shtete an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Sido q\u00eb ta merresh, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje historike dhe nj\u00eb fitore e lavdishme p\u00ebr kombin shqiptar.\u00a0 Kjo luft\u00eb u nd\u00ebrmor n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs po i rrezikohej vet\u00eb ekzistenca e tij n\u00eb trojet e veta shekullore.\u00a0 Lufta dhe diplomacia e Kosov\u00ebs gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb fundit, leht\u00eb mund t\u00eb krahasohet me arritjet historike t\u00eb kombit shqiptar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kuvendi i krer\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha krahinave shqiptare n\u00ebn udh\u00ebheqjen e\u00a0 Gjergj Kastriotit Skend\u00ebrbe n\u00eb Lezh\u00eb t\u00eb vitit 1444 dhe me Lidhjen e Prizrenit m\u00eb 1878, ku p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, me n\u00eb krye Abdyl Frash\u00ebrin, u mblodh\u00ebn aty n\u00eb Prizren, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast historik p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tokave shqiptare. \u00c7lirimi dhe pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ashtu si edhe dy datat e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb luft\u00ebrave historike, p\u00ebrgjithmon\u00eb do t\u00eb pasuroj\u00eb historin\u00eb e Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia historike, \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs nuk ishte aspak m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se dy ngjarjet e lavdishme t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrmendura t\u00eb historis\u00eb shqiptare, i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse, ndon\u00ebse pas luft\u00ebrash t\u00eb gjata shekullore p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, lufta dhe \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs &#8212; 18-vjetori i s\u00eb cil\u00ebs po festohet k\u00ebt\u00eb fund jave &#8212; m\u00eb n\u00eb fund \u00e7oi n\u00eb lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.\u00a0 I tregoi bot\u00ebs se shqiptar\u00ebt vet\u00ebm donin t\u00eb udh\u00ebhiqnin veten, n\u00eb liri dhe t\u00eb pavarur n\u00eb trojet e veta st\u00ebrgjyshore, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb tyre. I treguan bot\u00ebs se trojet shqiptare nuk ishin pa zot. Ishte nj\u00eb luft\u00eb dhe nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb shekullore kund\u00ebr pushtuesve sllav\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrparimin dhe p\u00ebr bashkimin e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Por, fatkeqsisht k\u00ebto 25 vitet e fundit kan\u00eb treguar se nuk ka p\u00ebrparim as bashkim pa bashkimin e kokave t\u00eb politikan\u00ebve.Si rrjedhim, fatkeq\u00ebsisht, ky p\u00ebrvjetor i k\u00ebsaj epopeje po sh\u00ebnohet as n\u00eb p\u00ebrparim as n\u00eb bashkim e duhur, por n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb tep\u00ebr t\u00eb acaruar politike midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs dhe jo vet\u00ebm n\u00eb nivele politike \u2013 nj\u00eb situat\u00ebkjo q\u00eb sipas vrejt\u00ebsve politik\u00eb t\u00eb mbrendsh\u00ebm dhe miq\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtira \u00e7\u2019prej \u00e7lirimit t\u00eb vendit.\u00a0 Nj\u00eb aktualitet politik ky \u2013 i cili me grindjet dhe dhun\u00ebn politike q\u00eb mbart\u00eb, madje edhe n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb\u00a0 shtetit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parlamenti \u2013 ka krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb, e cila n\u00ebqoftse vazhdon k\u00ebshtu, po e \u00e7on Kosov\u00ebn drejt\u00eb nj\u00eb humnere me pasoja t\u00eb pa parashikueshme, p\u00ebr veten dhe p\u00ebr rajonin.\u00a0 Atmosfera aktuale politike e krijuar n\u00eb mbar\u00eb trojet shqiptare n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 21, q\u00eb duhej t\u00eb ishte qindvjetori i ri i Shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb\u00a0 k\u00ebthyer me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb nj\u00eb tragjedi mbar\u00eb-komb\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore e kan\u00eb vet shqiptar\u00ebt, e sidomos klasa politike dhe partit\u00eb q\u00eb i udh\u00ebheqin ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment.<\/p>\n<p>I vetdijsh\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale t\u00eb grindjeve dhe mosmarrveshjeve politike n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Familjes Jashari, Z. Rifat Jashari, familje e cila ka sakrifikuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do kushtjet\u00ebr p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs,\u00a0 paralajm\u00ebroi n\u00eb mesazhin e tij me k\u00ebt\u00eb rast,\u00a0 politikan\u00ebt shqiptar\u00eb dhe partit\u00eb q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr hir t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit s\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u derdh\u00eb aq shum\u00eb gjak, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.\u00a0 Ai u kujtoi t\u00eb pranish\u00ebmve se n\u00eb p\u00ebrvjetorin e Epopes\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ishin mbledhur jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u201cp\u00ebrt\u2019ikujtuarataq\u00ebsakrifikuanp\u00ebr ne dhegjeneratat e reja\u201d q\u00eb vin\u00eb m\u00eb pas, por theksoi se n\u00eb nderim t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb vigjilent\u00eb dhe t\u00eb bashkuar p\u00ebr arritje t\u00eb reja.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shtoi ai,\u00a0 \u201cNe duhett\u00ebjemisy\u00e7el\u00eb, t\u00ebpunojm\u00ebdhet\u00ebveprojm\u00eb, t\u00ebruajm\u00ebgjakun e bijvedhebijavetona. Ta \u00e7ojm\u00ebamanetinkuatad\u00ebshiruan. N\u00ebsepunojm\u00ebs\u00ebbashku, \u00e7dogj\u00eb do takalojm\u00ebm\u00ebleht\u00eb. Ushtar\u00ebt\u00ebnderuar, muapom\u00ebk\u00ebnaqetzemra, kurpo u shohjuvek\u00ebtu para nesh, se dikurn\u00ebk\u00ebt\u00eb vend k\u00ebtu,\u00ebsht\u00ebrreshtuardhekakomanduarushtriaserbo-sllave e Beogradit\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur RifatJashari.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, tem\u00ebn e bashkimit ose t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb unitetit t\u00eb aktor\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, e theksoi edhe Presidentja e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga duke th\u00ebn\u00eb se kjo, \u201c\u00cbsht\u00eb dita q\u00eb simbolizon bashkimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs rreth nj\u00eb synimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vendi t\u00eb p\u00ebrparuar dhe demokratik\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, theksoi ajo, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb \u201cMendohet p\u00ebr t\u00eb ardhmen e gjeneratave t\u00eb reja duke l\u00ebn\u00eb anash dallimet politike.\u201d<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/thaci-jashari-mustafa-jahjaga.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8026\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-8026  aligncenter\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/thaci-jashari-mustafa-jahjaga.jpg\" alt=\"thaci-jashari-mustafa-jahjaga\" width=\"625\" height=\"355\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/thaci-jashari-mustafa-jahjaga.jpg 349w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/thaci-jashari-mustafa-jahjaga-300x170.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 625px) 100vw, 625px\" \/><\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga VOA &#8212; Z. Rifat Jashari, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Familjes Jashari me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb manifestimit<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\nPo, kush po mendon p\u00ebr t\u00eb ardhmen e gjeneratave t\u00eb reja, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.\u00a0 Gjenerata e re po voton \u201cme k\u00ebmb\u00eb\u201d, jo se po detyrohet t\u00eb arratiset prej vendlindjesnga diktatura e nj\u00eb regjimi komunist ose nga politika terroriste shp\u00ebrngul\u00ebse e diktatorit serb Milloshevi\u00e7, por nga grindjet dhe shpesh nga dhuna politike q\u00eb rezulton n\u00eb munges\u00ebn e p\u00ebrspektivave p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb liri dhe pavarsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0 Kjo gj\u00ebndje e tmershme e largimit t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e veta \u00ebsht\u00eb pasqyruar nga nj\u00eb raport i fundit i Eurostat-it ku Kosova dhe Shqip\u00ebria, radhiten n\u00eb vendin e kat\u00ebrt dhe t\u00eb pest\u00eb respektivisht, t\u00eb vendeve me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb azilk\u00ebrkuesve n\u00eb vendet e Bashkimit Europian \u2013 pas vendeve q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrshum\u00eb vite tani jan\u00eb kaplluar nga nj\u00eb luft\u00eb shum\u00eb e eg\u00ebr, si\u00e7 jan\u00eb Siria, Afganistani dhe Iraku.\u00a0\u00a0 N\u00eb \u00e7far\u00eb lufte gj\u00ebnden sot Kosova dhe Shqip\u00ebria q\u00eb po shkakton largimin e rreth 120-mij\u00eb shqiptar\u00ebve nga vendlindja, (ngaKosova 66,885 dhe nga Shqip\u00ebria 65,935 gjat\u00eb vitit 2015). K\u00ebto shifra jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ata shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil n\u00eb Europ\u00eb e jo p\u00ebr ata t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale ose ilegale emigrojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera demokratike.Jan\u00eb grindjet politike dhe politika n\u00eb vend numro e diskursit politik t\u00eb pa kurrfar\u00eb p\u00ebrspektive dhe pa bashkim q\u00ebllimi ose mendimesh, arsyet q\u00eb po shkaktojn\u00eb k\u00ebt\u00eb largim n\u00eb mas\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova dhe nga Shqip\u00ebria.\u00a0 N\u00eb mos e vetmja arsye, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet kryesore t\u00eb arratisjes nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>Me rastin e manifestimit p\u00ebr t\u00eb kujtuar p\u00ebrvjetorin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, tem\u00ebn e bashkimit, ose munges\u00ebs s\u00eb tij,n\u00eb radh\u00ebt e aktor\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs e theksoi edhe Presidentja e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga duke th\u00ebn\u00eb se \u201cSot \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb simbolizon bashkimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs rreth nj\u00eb synimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vendi t\u00eb p\u00ebrparuar dhe demokratik\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, theksoi ajo, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb \u201cMendohet p\u00ebr t\u00eb ardhmen e gjeneratave t\u00eb reja duke l\u00ebn\u00eb anash dallimet politike.\u201dKush po mendon p\u00ebr t\u00eb ardhmen e gjenerat\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme dhe t\u00eb gjeneratave t\u00eb ardh\u00ebshme t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb trojet e veta?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb klasa politike shqiptare si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb trojet shqiptare an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit, duhet t\u2019ia b\u00ebj\u00eb vetes, dhe t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrgjigjen e nevojshme, &#8211;sidomos n\u00eb data historike, si\u00e7 \u00ebsht\u00ebkujtimi i p\u00ebrvjetorit t\u00eb Epopes\u00eb t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb kujtimit t\u00eb flijimit t\u00eb Familjes Jashari dhe t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vendit.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb historike, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 21, kombi shqiptar ka nevoj\u00eb &#8212; jo p\u00ebr nj\u00eb revolucion, as p\u00ebr politikan\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb grumbullojn\u00eb pasuri p\u00ebr veten dhe t\u00eb cil\u00ebt mbrojn\u00eb interesat e veta politike e partiake mbi interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta \u2013por p\u00ebr nj\u00eb brez t\u00eb ri politikan\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt bashkpunojn\u00eb me nj\u00ebri tjetrin, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb brez t\u00eb politikan\u00ebsh q\u00eb mbi t\u00eb gjitha vler\u00ebsojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb lirin\u00eb, dinjitetin, mir\u00ebqenjen dhe p\u00ebrkujdesjen materiale dhe pse jo edhe at\u00eb shpirt\u00ebrore, t\u00eb \u00e7do shqiptari n\u00eb trojet e veta. Politikan\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb dhe patriot\u00eb, nderojn\u00eb dhe p\u00ebrkujtojn\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt, sidomos n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb till\u00eb,duke pasur parasysh\u00eb mir\u00ebqenjen e mbar\u00eb kombit dhe jo \u201csa p\u00ebr sy e faqe\u201d.Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb klas\u00eb politike, t\u00eb vendosur dhe t\u00eb bindur p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, sepse doni s\u2019doni, fati i nj\u00eb shqiptari kudo n\u00eb trojet e veta, \u00ebsht\u00eb fati i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkan.\u00a0 Politika shqiptare ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb brez t\u00eb ri politikan\u00ebsh me nj\u00eb krenari t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtare,\u00a0 t\u00eb paisur me nder, bes\u00eb e burr\u00ebni, veti k\u00ebto q\u00eb e kan\u00eb dalluar kombin gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Rifat Jashari, si p\u00ebrfaqsues i nj\u00eb familje t\u00eb flijuar p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, l\u00ebshoi kushtrimin e tij p\u00ebr bashkim ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe t\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb Gjergj Kastriotit n\u00eb Lezh\u00eb. Andaj, n\u00ebqofte kjo klas\u00eb politike me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb nderoj\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare dhe sakrific\u00ebn e familjes Jashari dhe t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb dhe p\u00ebr pavarsin\u00eb e Kosov\u00ebs, lirin\u00eb q\u00eb kjo klas\u00eb politike e g\u00ebzon sot, por nuk duket se e \u00e7mon. Nder m\u00eb t\u00eb madh nuk do t\u00eb kishte p\u00ebr kujtimin e d\u00ebshmor\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe gjithmon\u00eb, se n\u00ebqoftse klasa e sot\u00ebme politike do t\u00eb reflektonte seriozisht dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjej kushtrimit p\u00ebr bashkim t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb familjes Jashari,\u00a0 Rifat Jasharit, i cili i paralajm\u00ebroi t\u00eb gjith\u00eb se duhet\u201cT\u00ebjemisy\u00e7el, ta ruajm\u00ebgjakun e bijvedhebijavetonadhe ta \u00e7ojm\u00ebderin\u00eb fund amanetin e t\u00ebgjith\u00ebt\u00ebr\u00ebn\u00ebvep\u00ebrliridhepavar\u00ebsi. N\u00ebsepunojm\u00ebs\u00ebbashku, \u00e7dogj\u00eb do t\u00ebkalojm\u00ebm\u00ebleht\u00eb\u201d, kath\u00ebn\u00ebai.<\/p>\n<p>Ishtekjonj\u00ebthirrjeme dh\u00ebmbjen\u00ebzem\u00ebriz\u00ebdh\u00ebnsitt\u00ebFamiljesJasharip\u00ebrbashkpunimn\u00ebradh\u00ebt e politik\u00ebs,n\u00ebtradit\u00ebnm\u00ebt\u00ebmir\u00ebhistoriket\u00ebburraveshqiptar\u00eb, kur kombi gj\u00ebndejp\u00ebrball\u00ebsfidavet\u00ebm\u00ebdha \u2013 duke p\u00ebrcjelljurporosit\u00eb et\u00ebgjith\u00ebd\u00ebshmor\u00ebve, ashtuq\u00ebamanetiityret\u00ebmosharrohetdheq\u00ebgjakuityret\u00ebmostradh\u00ebtohetngagrindjetdhemosmarrveshjetpolitike personalet\u00ebk\u00ebtijbrezipolitikan\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Kosova dhe mbar\u00eb kombi kujtuan me manifestime 18-vjetorin e fillimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb armatosur t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb sakrificave t\u00eb mij\u00ebra d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit, luft\u00eb e cila me ndihm\u00ebn dhe me nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe miqve per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u00e7oi n\u00eb \u00e7lirimin e trojeve dardane, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-8025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8025"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8025\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8027,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8025\/revisions\/8027"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}