{"id":7791,"date":"2016-02-20T10:54:29","date_gmt":"2016-02-20T09:54:29","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7791"},"modified":"2016-02-20T10:55:34","modified_gmt":"2016-02-20T09:55:34","slug":"haradinaj-heqe-dore-nga-mandati-i-deputetit-papergjesjesi-e-qeverise-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7791","title":{"rendered":"Kosov\u00eb: Haradinaj heq\u00eb dor\u00eb nga mandati i deputetit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Ramush-haradinaj.jpg\" rel=\"attachment wp-att-3760\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-3760 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Ramush-haradinaj-300x222.jpg\" alt=\"Ramush-haradinaj\" width=\"300\" height=\"222\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Ramush-haradinaj-300x222.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Ramush-haradinaj.jpg 470w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Intervist\u00eb e Haradinajt pas vendimit t\u00eb tij t\u00eb sot\u00ebm (video)<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb papritur, kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj vendos t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga mandati i deputetit. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zoti Haradinaj shprehet se ky vendim pason at\u00eb q\u00eb ai e quan \u201cp\u00ebrjashtim arbitrar t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs nga Kuvendi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Haradinaj tha se pap\u00ebrgjegj\u00ebsia e qeveris\u00eb, e cila edhe me polici, edhe me masa policore, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb imponoj\u00eb p\u00ebrshtatjen me agjend\u00ebn qeveritare, e shtyu at\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendimin.<\/p>\n<p>Haradinaj shprehet se pushtetar\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshmuar pap\u00ebrgjegj\u00ebsi ekstreme dhe ai shton se nuk e konsideron m\u00eb kuvendin si nj\u00eb institucion demokratik dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ka vendosur t\u00eb t\u00ebrhiqet nga ky organ.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, disi i papritur vendimi i sot\u00ebm. \u00c7far\u00eb synoni me t\u00eb? \u00c7far\u00eb synoni t\u00eb arrini p\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb b\u00ebj p\u00ebrpjekje n\u00eb parlament me i thirr vet\u00ebdijes t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqet dor\u00eb nga zbatimi i marr\u00ebveshjeve t\u00eb d\u00ebmshme, nj\u00eb nga t\u00eb cilat, nj\u00ebr\u00ebn marr\u00ebveshje, Gjykata Kushtetuese e gjeti q\u00eb n\u00eb secilin nen t\u00eb vetin nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn. Mir\u00ebpo nj\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb, nj\u00eb sistem q\u00eb edhe me polici, edhe me masa policore, me na obligu me iu p\u00ebrshtat agjend\u00ebs qeveritare, m\u00eb ka shty mua sot me marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Pra \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb vendim personal dhe nuk shoh si mundem me marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb parlament n\u00eb rrethanat si jan\u00eb tani n\u00eb parlamentin e vendit.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, masat policore jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb veprimeve t\u00eb opozit\u00ebs me gazin lotsjell\u00ebs dhe jo n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb argumentave politike tuaja dhe t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Opozita ka qen\u00eb m\u00eb pak n\u00eb numra q\u00eb nga fillimi, mir\u00ebpo argumentat opozitare u v\u00ebrtetuan t\u00eb q\u00ebndrueshme edhe nga Gjykata Kushtetuese. Arroganca e pushtetit na ka detyruar me qen\u00eb kreativ\u00eb me m\u00ebnyrat e kund\u00ebrshtimit. Ne nuk mburremi me k\u00ebto m\u00ebnyra t\u00eb kund\u00ebrshtimit, por prap\u00ebseprap jemi t\u00eb zgjedhur t\u00eb qytetar\u00ebve. Sot parlamenti i Kosov\u00ebs ka mbajtur takim, por vet\u00ebm me pozit\u00ebn. Pra imagjinoni kur p\u00ebrjashtohet e t\u00ebr\u00eb opozita nga parlamenti. Ne kemi b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr me ardh\u00eb deri tek gazi lotsjell\u00ebs. Pra kan\u00eb parapri plot veprime tona e thirrje p\u00ebr nd\u00ebrgjegje q\u00eb t\u00eb mos veprohet me arroganc\u00ebn e numrave n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mir\u00ebpo nuk ka pasur mir\u00ebkuptim.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, ju po thoni q\u00eb pozita vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb mbledhur sot n\u00eb parlament, por edhe ju e keni shmangur parlamentin, e keni braktisur prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Ramush Hadinaj: Kemi k\u00ebrkuar t\u2019iu jepet mund\u00ebsi qytetar\u00ebve t\u00eb deklarohen p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebveshje; deklarim ka pasur p\u00ebrmes peticionit. Dy qind e ca mij\u00eb qytetar\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb peticion. Po ashtu me 17 shkurt dhjet\u00ebra mij\u00ebra, mbi 100 mij\u00eb qytetar\u00eb sipas vler\u00ebsimit ton\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn t\u00eb m\u00eb dinjtetshme shpreh\u00ebn kund\u00ebrshtimin p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebveshje, mir\u00ebpo mungesa e nj\u00eb reflektimi, po e p\u00ebrs\u00ebris edhe nj\u00eb her\u00eb, edhe ndaj peticionit, edhe ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb e ka gjet\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb e komunave n\u00eb secilin nen t\u00eb vetin jo n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn e vendit, mungesa e reflektimit pas protest\u00ebs q\u00eb ishte paq\u00ebsore, q\u00eb ishte e dinjitetshme nuk na l\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr, ky \u00ebsht\u00eb obligimi yn\u00eb ndaj votuesve. Ne jemi t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb qytetar\u00ebt, dhe ata qytetar\u00eb ishin n\u00eb shesh n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, gjithsesi ju po p\u00ebrmendni argumentat politik\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs. Por a nuk keni frik\u00eb se me k\u00ebto veprime q\u00eb po b\u00ebni, duke mos u ulur n\u00eb parlament p\u00ebr t\u2019i diskutuar argumentat tuaja po destabilizoni vendin?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Ne kemi shqet\u00ebsim serioz lidhur me k\u00ebto marr\u00ebveshje dhe me pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb vendit. M\u00eb her\u00ebt, kur ka pas\u00eb situata, kur institucionet e vendit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb konflikt me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ose me Kushtetut\u00ebn e vendit \u2013 (kur) Gjykata i ka gjet\u00eb n\u00eb konflikt, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje dy president\u00eb. Gjykata Kushtetuese n\u00eb Kosov\u00eb ka gjet\u00eb q\u00eb kjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me secilin nen t\u00eb vetin, me kushtetut\u00ebn e vendit. Pra ne besojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr reflektim dhe ne ndihmojm\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt e vendit t\u00eb jen\u00eb aktiv\u00eb dhe me kund\u00ebrshtimin e organizuar&#8230; n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ajo q\u00eb u pa n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fryt i p\u00ebrbashk\u00ebt i nj\u00eb pune t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve, pik\u00ebrisht p\u00ebr mos me ardh\u00eb deri tek jo-stabiliteti, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb demokratike t\u00eb mundshme me i dhan\u00eb Kosov\u00ebs me dal\u00eb nga gjendja ku \u00ebsht\u00eb. N\u00eb fakt un\u00eb k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmova edhe n\u00eb takimin e lider\u00ebve tek presidentja. Un\u00eb isha prezent n\u00eb takim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjindet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga gjendja ku jemi.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb ju kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje vazhdimisht q\u00eb ta shmangi dhun\u00ebn n\u00eb parlament dhe jasht\u00eb tij dhe n\u00eb fakt edhe ju tani p\u00ebrmendni protest\u00ebn paq\u00ebsore kur n\u00eb fakt mund ta kishit transferuar k\u00ebt\u00eb lloj m\u00ebnyre proteste edhe n\u00eb parlament. Ku mendoni t\u00eb arrini ju pa p\u00ebrkrahjen edhe t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Ajo q\u00eb ka ndodh\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, dhe numri i madh i qytetar\u00ebve mendoj q\u00eb na obligon t\u00eb gjith\u00ebve. Por jo vet\u00ebm ajo. Edhe vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese na obligon reflektim. Zhvillimet n\u00eb parlament v\u00ebrtet\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb hijshme dhe askush nga ne nuk mburret me metodat e kund\u00ebrshtimit. Mir\u00ebpo nuk guxojm\u00eb me mbet\u00eb peng vet\u00ebm duke pa metodat, duke pa vet\u00ebm gazin, duhet t\u00eb shohim edhe pse gazi, dhe duhet t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pyetje vetes pse edhe pas gazit dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb opozit\u00ebs dhe ishin n\u00eb Prishtin\u00eb me 17 shkurt, ose ishin m\u00eb her\u00ebt m\u00eb 9 janar. Pra un\u00eb po ia them te qeverit\u00eb mike, po ia them edhe te Washingtoni q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kemi guximin me u sfidu n\u00eb Kosov\u00eb, por me zgjedhje. Pra dalja nga kriza q\u00eb kemi n\u00eb vend jan\u00eb zgjedhjet. Jo se zgjedhjet jan\u00eb q\u00ebllimi, por jan\u00eb m\u00ebnyra me dal\u00eb nga gjendja ku jemi.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, qytetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb tjera, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb lidhur me politik\u00ebn; mund t\u00eb jen\u00eb shqet\u00ebsime ekonomike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. A mendoni se me k\u00ebto lloj krizash politike, me k\u00ebt\u00eb lloj gjendjeje t\u00eb vazhdueshme ka nj\u00eb shmangie nga ato q\u00eb jan\u00eb nevojat e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme dhe nj\u00eb zvarritje n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaotike?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Pajtohem me ju, por si dalim nga kjo gjendje? Gjendja e krijuar, n\u00eb rast se kemi ta z\u00ebm\u00eb politizim t\u00eb madh t\u00eb institucioneve, n\u00eb rast se kemi papun\u00ebsi, ose korrupsion, si ka ardh\u00eb deri k\u00ebtu? Ka ardh nga qeveritar\u00ebt. K\u00ebto jan\u00eb argumentat shtes\u00eb q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pajtohemi me shku n\u00eb zgjedhje. Zgjedhjet kishin pas\u00eb me ia dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb qytetarit t\u00eb vendit me marr\u00eb vendim se si me vazhdu m\u00eb tutje dhe do t\u00eb ishin m\u00ebnyra m\u00eb e leht\u00eb, dhe m\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb dalim nga ku jemi. Un\u00eb n\u00eb takimin me presidenten ofrova alternativ\u00eb q\u00eb edhe presidenti i vendit t\u00eb zgjidhet me vot\u00eb direkt, pra t\u00eb mos insistohet p\u00ebr zgjedhjen e presidentit n\u00eb parlament, me qen\u00eb se vendimi i m\u00ebhersh\u00ebm i Gjykat\u00ebs Kushtetuese e ka v\u00ebshtir\u00ebsuar situat\u00ebn me kuorumin. Pra t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje dhe pas zgjedhjeve t\u2019i japim Kosov\u00ebs nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr plot probleme q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt e vendit q\u00eb lidhen edhe me standardin, q\u00eb lidhen me t\u00eb gjitha aspektet e tjera.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/av.voanews.com\/Videoroot\/Pangeavideo\/2016\/02\/8\/84\/84a78a53-9fc1-4972-b292-00b6e113dd08.mp4\" target=\"_blank\"> http:\/\/av.voanews.com\/Videoroot\/Pangeavideo\/2016\/02\/8\/84\/84a78a53-9fc1-4972-b292-00b6e113dd08.mp4<\/a><\/p>\n<div style=\"width: 640px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-7791-1\" width=\"640\" height=\"360\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"http:\/\/av.voanews.com\/Videoroot\/Pangeavideo\/2016\/02\/8\/84\/84a78a53-9fc1-4972-b292-00b6e113dd08.mp4?_=1\" \/><a href=\"http:\/\/av.voanews.com\/Videoroot\/Pangeavideo\/2016\/02\/8\/84\/84a78a53-9fc1-4972-b292-00b6e113dd08.mp4\">http:\/\/av.voanews.com\/Videoroot\/Pangeavideo\/2016\/02\/8\/84\/84a78a53-9fc1-4972-b292-00b6e113dd08.mp4<\/a><\/video><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e Haradinajt pas vendimit t\u00eb tij t\u00eb sot\u00ebm (video) N\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb papritur, kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj vendos t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga mandati i deputetit. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zoti Haradinaj shprehet se ky vendim pason at\u00eb q\u00eb ai e quan \u201cp\u00ebrjashtim arbitrar t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs nga Kuvendi\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3760,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7791"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7793,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7791\/revisions\/7793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3760"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}