{"id":7772,"date":"2016-02-18T23:06:42","date_gmt":"2016-02-18T22:06:42","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7772"},"modified":"2016-02-18T23:07:03","modified_gmt":"2016-02-18T22:07:03","slug":"70-vjetori-i-pushkatimit-te-at-anton-harapit1946-dhe-100-vjetori-i-renjes-se-cerciz-topullit-dhe-mustafa-qullit-1915","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7772","title":{"rendered":"70-vjetori i pushkatimit t\u00eb At Anton Harapit(1946) dhe 100-vjetori i r\u00ebnjes s\u00eb \u00c7er\u00e7iz Topullit dhe Mustafa Qullit, 1915"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" rel=\"attachment wp-att-813\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>AT ANTON HARAPI: \u201cT\u2019a bajm\u00eb monumentin komb\u00ebtar \u2013 Bashkimin e Shqiptar\u00ebve\u201d<\/em><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Shkurti sh\u00ebnon 70-vjetorin e pushkatimit nga regjimi komunist t\u00eb At Anton Harapit, nj\u00ebrit prej atdhetar\u00ebve dhe dijetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 70-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, At Anton Harapi d\u00ebnohet me pushkatim nga \u201cgjyqi i popullit\u201d, si \u201carmik\u201d dhe \u201ctradh\u00ebtar\u201d, trupi i vdekur i t\u00eb cilit u hodh diku n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb as pas 70-vjet\u00ebsh nuk i dihet as varri i tij.\u00a0 Hapni dosjet! Ashtuq\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 70-vjetor t\u00eb pushkatimit t\u00eb k\u00ebtij personaliteti t\u00eb shquar t\u00eb kombit, t\u00eb zbulohet se ku \u00ebsht\u00eb varrosur, jo vet\u00ebm Anton Harapi, por edhe patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kombit, esht\u00ebrave t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb humbur gjurm\u00ebt nga regjimi komunist. T\u00eb zbulohet varri i tij dhe varret e sh\u00ebnjta t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb u pushkatuan nga regjimi enverist i nxitur, p\u00ebr zhdukjen e patriot\u00ebve dhe intelektual\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb kombit shqiptar, nga sllavo-komunist\u00ebt armiq\u00ebt historik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Ishte amaneti i tij q\u00eb, \u201cEsht\u00ebn\u00ebt e mi n\u00eb tok\u00ebn e Par\u00ebvet t\u00eb jen\u00eb testamendi em.\u201d\u00a0 Por, ai nuk dinte se, p\u00ebr regjimin komunist nuk mjaftonte q\u00eb ai si kund\u00ebrshtar tij t\u00eb pushkatohej, por duhej q\u00eb edhe esht\u00ebrat t\u2019i treteshin.<\/p>\n<p>At Anton Harapit i kishte fal\u00eb Perendia shum\u00eb dhunti morale dhe talente t\u00eb shum\u00ebta n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme q\u00eb e dallonin at\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai njihej edhe si orator i spikatur jo vet\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr por edhe an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte viti 1915 kur ushtria malazeze kaloi kufirin dhe pushtoi Shkodr\u00ebn. Ushtria sllavo-malazeze u detyrua t\u00eb zhvillonte luftime me mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, atyre iu ishin bashkuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb trojeve shqiptare nga pushtuesit serbo-malazez edhe patriot\u00ebt e kombit, \u00c7er\u00e7iz Topulli dhe Mustafa Qulli.\u00a0 Pushtuesit sllav\u00eb organizuan menj\u00ebher\u00eb vrasjet, ndjekjet dhe internimet kund\u00ebr patriot\u00ebve shqiptar\u00eb, duke vrar\u00eb, Isa Boletinin, Ded Gjo Lulin, Mehmet Shpendin, por edhe \u00c7er\u00e7iz Topullin e Mustafa Qullin, t\u00eb cil\u00ebt thuhet se kishin shkuar n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u2019iu bashkuar l\u00ebvizjes p\u00ebr mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtimi sllav.\u00a0 P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 20-vjet\u00ebsh thuhet se esht\u00ebrat e \u00c7er\u00e7iz Topullit dhe Mustafa Qullit nuk kishin varr\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb fshatin Shtoj t\u00eb Shkodr\u00ebs, por zbulohen n\u00eb vitin 1936. Eshtrat e dy d\u00ebshmorve d\u00ebrgohen n\u00eb Gjirokast\u00ebr, por jo m\u00eb par\u00eb se Shkodra tu jepte k\u00ebtyre patriot\u00ebve nj\u00eb lamtumir\u00eb madh\u00ebshtore dhe me fjalime prek\u00ebse nga nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe At Anton Harapi.\u00a0 Fjalimi i At Anton Harapit para mij\u00ebra qytetar\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs me rastin e p\u00ebrcjelljes s\u00eb esht\u00ebrave t\u00eb \u00c7er\u00e7iz Topullit dhe Mustafa Qullit p\u00ebr n\u00eb vendilindje m\u00eb 1936, \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb fjalim klasik, i pa krahasuesh\u00ebm me ndonj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e oratoris\u00eb shqiptare.\u00a0 N\u00eb kujtim t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb r\u00ebnjes s\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve \u00c7er\u00e7iz Topulli dhe Mustafa Qulli, vrar\u00eb nga forcat serbo-malazeze (1915) dhe duke sh\u00ebnuar 70-vjetorin e pushkatimit t\u00eb At Anton Harapit shkurtin e vitit 1946 nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, ia vlen\u00eb t\u00eb kujtohemi se \u00e7far\u00eb burrash dhe \u00e7far\u00eb\u00a0 atdhetar\u00ebsh kishte dikur\u00eb kombi shqiptar.<\/p>\n<p>Fjalimi i At Anton Harapti n\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrcjelljes s\u00eb esht\u00ebrave t\u00eb \u00c7er\u00e7iz Topullit dhe Mustafa Qullit nga Shkodra n\u00eb vendlindjen e tyre:<\/p>\n<p>\u201cDY LOT\u00cb E NJ\u00cb BETIM<\/p>\n<p>Ndalnju! Ku veni, o burra ?!&#8230;<br \/>\n\u00c7er\u00e7iz e Mu\u00e7o, dy fjal\u00eb ka me ju Shkodra kreshnike, k\u00ebtu n\u00eb log t\u00eb kuvendit, para se t\u00eb ndaheni.<br \/>\nDoni t&#8217;a leni Shkodr\u00ebn, t\u00eb shkoni e t\u00eb pushoni atje, ku s\u00eb pari pat\u00eb t&#8217;amblat rreze t\u00eb diellit, ku, si filiza t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, g\u00ebzueshem e rritet shtatin, atje prej kah Shqipnija u qiti edhe u ndriti !<\/p>\n<p>Le t\u00eb l\u00ebvdohen po, p\u00ebr ju Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lind\u00ebt p\u00ebr jet\u00eb, por grim\u00eb ma pak s&#8217;do t\u00eb gezohet me ju Shkodra, vendi, ku ju nuk vdiq\u00ebt, por u lind\u00ebt p\u00ebr atdhe.<\/p>\n<p>Njimend se ato u dhan\u00eb tamblin e gjiut, e u jan\u00eb nana t\u00eb natyr\u00ebshme, por ju tashma, nuk jeni njer\u00ebz t\u00eb zakonshem, nuk jeni \u00e7fardo shqiptar\u00ebsh, jeni kreshnik\u00eb, jeni burrat shqip\u00ebtar\u00eb; e si t\u00eb till\u00eb u priti e ju mbajti, si t\u00eb till\u00eb sot me g\u00ebzim u p\u00ebrcjell Shkodra, lama e nana e kreshnikis\u00eb s&#8217;uej .<\/p>\n<p>Jo, nuk u l\u00ebshon ju Shkod\u00ebr lokja, amb\u00ebl pa u puthun n\u00eb t\u00eb dyja faqet, theksh\u00ebm pa u l\u00ebmuem t\u00eb dy krah\u00ebt, permallshem pa u derdhun dy pika lotesh, lote gezimi e pikllimi, mbi esht\u00ebnt t&#8217;uej.<\/p>\n<p>Esht\u00ebn t\u00eb pamort, u falem ! T\u00eb pavdeksh\u00ebm, po, pse nd\u00ebr veme t&#8217;ueja rueni nj\u00eb visar t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm, njat ide e cila e patrandun do t\u00eb jes\u00eb nd\u00ebr ne deri sa t\u00eb jet\u00eb Shqipnija.<\/p>\n<p>E udha e mbar\u00eb u qoft\u00eb !<br \/>\nVe\u00e7, o burra, q\u00eb vdekun, flitni ; t\u00eb mbetun, ngjalleni; t\u00eb hupun, sot ndritni, kah rreth e rrokull t&#8217;i bini Shqipnis\u00eb, dhe, l\u00ebshonje nj\u00eb za, at zanin t&#8217;uej kumbues si t\u00eb luajvet, diftoni djelm\u00ebnis\u00eb shqiptare shka ua ushqeu idealin, shka u a mbajti karakterin, shka u bani t\u00eb pavdekshem.<\/p>\n<p>Diftoni, po, se ka e do t\u00eb ket\u00eb Shqipni deri sa t\u00eb kemi e t\u00eb mbajm\u00eb nji Zot mbi vehte; ka, po, Shqipni deri sa t\u00eb dalin Shqiptar\u00eb fatosa; ka dhe do t\u00eb ket\u00eb Shqipni derisa gjaku i juej i k\u00ebrthnes\u00ebt e i gjall\u00eb t\u00eb vloj\u00eb n\u00eb kujtim e nd\u00ebr ndjesi t\u00eb Shqiptarvet, deri q\u00eb n\u00eb Shqipni, pa ndryshim krahine e besimi, t\u00eb \u00e7mohen e t\u00eb madhnohen themeluesat e atdheut.<\/p>\n<p>Kemi pse te jemi e t\u00eb mbahemi Shqiptar\u00eb, deri sa t\u00eb sh\u00ebnjta t\u00eb ruhen bes\u00eb e burrni.<\/p>\n<p>Me t\u00eb tan\u00eb fuqin\u00eb t&#8217;uej vigane m&#8217;i a bani nj\u00eb urim Shqipnis\u00eb; m&#8217;i ndillni t\u00eb mbar\u00eb e perparim, pagj\u00eb e ngadhnim.<br \/>\nPor dhe nje nam\u00eb, si rrufeja, m&#8217;i a l\u00ebshoni kulshedres s\u00eb re, rrymvet d\u00ebrrmuese, q\u00eb po e brejn\u00eb jet\u00ebn shqiptare: atyne po, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se po bashkojn\u00eb e na shkat\u00ebrrojn\u00eb: l\u00ebvdohen p\u00ebr dashuni, e na qesin m\u00ebnin\u00eb e fitmen, duen te na mesojn\u00eb e po na zhburrnojn\u00eb.<\/p>\n<p>Heu! Ata mos qofshin, e Zoti i vraft\u00eb njata, t\u00eb cil\u00ebt duen t&#8217;i lan\u00eb Shqiptar\u00ebt pa bes\u00eb nd\u00ebr vehte, duen t&#8217;i qesin nga morali dhe karakteri, nga familja e historia.<br \/>\nNuk po u pyes kush jeni e kah po veni. Kudo shkojshi, t\u00eb bardh\u00eb qofshi ; ku ndejshi, flori ndritshi. Ideali i juej m\u00eb tregon se kush jeni, vdekja e juej m\u00eb dishmon se ku dueni. Nuk me duhet gja kush u vrau, por knaq\u00ebm, kah marr me mend at\u00eb per shka ju rat\u00eb preja e dor\u00ebs mizore. Nuk marr parasysh \u00e7&#8217; krahine ishit e \u00e7&#8217; besim pat\u00ebt, m\u00eb mjafton t\u00eb dij se besuet n\u00eb nji Zot, e si kristal i kulluet rrodhi nd\u00ebr dejt t&#8217;uej gjaku shqiptar.<\/p>\n<p>Ju m\u00ebsyt\u00eb Shkodr\u00ebn p\u00ebr strehe atdhetarije, p\u00ebr lam\u00eb veprimi, p\u00ebr strofull sigurie. Edhe Shkodra me k\u00ebnaq\u00ebsi iu priti e iu dha nderimin q\u00eb ju p\u00ebrkitte: pa ndryshim ju rreshtoi nder fatosat e vet, nd\u00ebr t\u00eb vdekunit e pavdeksh\u00ebm, krahas me nji Ded\u00eb Gjo&#8217; Lul\u00eb e tjer\u00eb sokola.<\/p>\n<p>Eh, moj Shkod\u00ebr, moj mizore ! Si s&#8217;u ngine ma njiher\u00eb me gjak ? Deri kur ma do t\u00eb m&#8217;i a k\u00ebndojsh kang\u00ebn vdekjes e shemtimit?<br \/>\nShka asht n\u00eb ty, q\u00eb dukesh si t\u00eb ngadhnojshesh ma fort mbi vdekje se sa n\u00eb jet\u00eb, si t\u00eb gezojshesh ma fort p\u00ebr t\u00eb mbetun se p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb? Me shka ma mund do t\u00eb shuhet ajo etja e jote, q\u00eb tashma sot t\u00eb rreshk\u00eb e t\u00eb p\u00ebrvlon?&#8230;<\/p>\n<p>Ti, mizore njimend, por fatose, pse sikurse n\u00eb djep t&#8217;and p\u00ebrkunde burrat e maleve, ashtu n\u00eb preh\u00ebn t&#8217;and mblodhe, ne votren t&#8217;ande rreshtove kreshniket e kombit. Mizore, po, por trimnesh\u00eb, pse kurdoher\u00eb n\u00eb vdekje pave shp\u00ebtimin; n\u00eb therori, fitimin; n\u00eb burrni, forc\u00ebn. Mizore po, por fisnike, pse nder\u00eb e burrni i pate gjithmone p\u00ebr piri.<\/p>\n<p>Zotnij\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm ! Nuk due t&#8217;u ndali ma. Keni udh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Mirrni kto visare t\u00eb \u00e7mueshme, e shkoni. Por para se t\u00eb niseni, ejani k\u00ebtu, e mbi k\u00ebta esht\u00ebn, sh\u00ebmbull ideali, force dhe bashkimi, t&#8217;ia shtrijme dor\u00ebn shoqishojt, Tosk\u00eb e Geg\u00eb, muhemdan\u00eb e t\u00eb krishten\u00eb, e me bes\u00ebn e burravet, me bes\u00ebn Shqiptare, t\u00eb lidhemi per t&#8217;i a mbajt\u00eb Shqiptarit t\u00eb pa prekun nj\u00eb Zot t\u00eb vertet\u00eb, nj\u00eb atdhe t\u00eb lumtun, p\u00ebr t\u00eb bam\u00eb Shqipnin\u00eb e re, t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb madhnueshme, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Skenderbeun.<\/p>\n<p>T&#8217;i diftojm\u00eb, po, bot\u00ebs, se Shqiptaret jan\u00eb njimend burra; se mund te jemi Tosk\u00eb e Geg\u00eb, muhamedan\u00eb e t\u00eb krishten\u00eb, e njiheri Shqiptar\u00eb t\u00eb njimend\u00ebt.<\/p>\n<p>Zoti i v\u00ebrtet\u00eb e Atdheu le t\u00eb na bashkojn\u00eb, Zoti e Atdheu t\u00eb na mbajn\u00eb;<br \/>\nMe Zot e me Atdhe t\u00eb lumnojm\u00eb ! \u201c\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 (Teksti i fjalimit ishte botuar n\u00eb revist\u00ebn e fran\u00e7eskan\u00ebve shqiptar\u00eb, &#8221; Hylli i Drites&#8221;, Shkoder 1936.)<\/p>\n<p>At Anton Harapi nuk ishte as \u201ctradh\u00ebtar\u201d as \u201carmik i popullit\u201d dhe as nj\u00eb \u201cKlerik q\u00eb shiti atdheun\u201d, si\u00e7 e akuzonte jo vet\u00ebm regjimi anti-komb\u00ebtar i Enver Hoxh\u00ebs, por edhe apologjet\u00ebt e tij edhe sot e k\u00ebsaj dite &#8212; por ishte dhe mbetet nj\u00eb atdhetar i cili me besimin n\u00eb Zotin dhe me dashurin\u00eb p\u00ebr kombin e vet, edhe sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 70-vjetor t\u00eb pushkatimit t\u00eb tij, i fton Shqiptar\u00ebt dhe udh\u00ebheqsit e tyre aktual \u2013 duke u b\u00ebr\u00eb thirrje, ashtu si\u00e7 u k\u00ebrkoi shqiptar\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fjalimin q\u00eb mbajti si an\u00ebtar i parlamentit shqiptar n\u00eb vitin 1944:\u00a0\u00a0 \u201cT\u2019a bajm\u00eb monumentin komb\u00ebtar \u2013 Bashkimin e Shqiptar\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AT ANTON HARAPI: \u201cT\u2019a bajm\u00eb monumentin komb\u00ebtar \u2013 Bashkimin e Shqiptar\u00ebve\u201d Nga Frank Shkreli Shkurti sh\u00ebnon 70-vjetorin e pushkatimit nga regjimi komunist t\u00eb At Anton Harapit, nj\u00ebrit prej atdhetar\u00ebve dhe dijetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 70-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, At Anton Harapi d\u00ebnohet me pushkatim nga \u201cgjyqi i popullit\u201d, si \u201carmik\u201d dhe \u201ctradh\u00ebtar\u201d, trupi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-7772","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7772"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7772\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7775,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7772\/revisions\/7775"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}