{"id":7746,"date":"2016-02-15T18:31:18","date_gmt":"2016-02-15T17:31:18","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7746"},"modified":"2016-02-15T18:34:56","modified_gmt":"2016-02-15T17:34:56","slug":"mesazhi-i-john-kerry-t-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7746","title":{"rendered":"MESAZHI I JOHN KERRY-T N\u00cb TIRAN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/john-kerr-edi-rama.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7747\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7747 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/john-kerr-edi-rama-300x200.jpg\" alt=\"john-kerr-edi-rama\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/john-kerr-edi-rama-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/john-kerr-edi-rama.jpg 525w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>T\u00eb Djel\u00ebn q\u00eb kaloi, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry vizitoi Tiran\u00ebn, vizit\u00eb e cila u tha se i sh\u00ebrbeu thellimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve t\u00eb ngushta q\u00eb ekzistojn\u00eb midis dy vendeve.\u00a0 U theksua gjithashtu se vizita e kryediplomatit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, u b\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fillimit t\u00eb festimeve me rastin e 25-vjetorit t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Marsin e vitit 1991 &#8212; pothuaj 50-vjet\u00eb pas prishjes s\u00eb atyre marr\u00ebdh\u00ebnjeve nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse vizita e Shefit t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb kryeqytetin shqiptar ishte nj\u00eb vizit\u00eb e shkurt\u00ebr por e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja dhe mesazhet,\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 q\u00ebndrimi i tij atje u zhvillua n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb zakon shqiptar\u00ebt t\u00eb presin mikun, e sidomos\u00a0 nj\u00eb p\u00ebrfaqsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi mik, q\u00eb historikisht ka luajtur dhe luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr fatin historik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>John Kerry u takua me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, n\u00eb krye me Kryeminisitrin Edi Rama dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs politike, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Lulzim Basha.\u00a0\u00a0 Kryeministri Rama u shpreh se, \u201cMe Shtetet e Bashkuara nuk na ndan\u00eb asgj\u00eb dhe na bashkon gjith\u00e7ka\u201d, nd\u00ebrsa Presidenti Bujar Nishani, i cili kishte dalur p\u00ebr ta pritur zyrtarin e lart\u00eb amerikan n\u00eb aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d,\u00a0 theksoi, \u201cmir\u00ebnjohjen e thell\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen e pakursyer\u201d, t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0 Gjat\u00eb bisedimeve, Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi marr\u00ebdh\u00ebnjet e ngushta q\u00eb ekzistojn\u00eb midis dy vendeve \u00e7\u2019prej rivendosjes s\u00eb tyre, 25 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Kryediplomati amerikan n\u00ebnvijoi ve\u00e7an\u00ebrisht bashkpunimin e ngusht\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Shtetet e Bashkuara n\u00eb p\u00ebrballimin e sfidave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot bota, ve\u00e7an\u00ebrisht\u00a0 sfidat n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare,t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb politik\u00ebs ushtarake dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr ekstremizmit dhe terrorizmit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi dhe tep\u00ebr pozitiv nga vizita e John Kerry-t n\u00eb Tiran\u00eb, ishte edhe takimi i tij me p\u00ebrfaqsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh e t\u00eb rejash t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb studiuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Shpresoj q\u00eb k\u00ebta t\u2019i ken\u00eb paraqitur Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit nj\u00eb pasqyr\u00eb ndryshe nga paraqitjet zyrtare p\u00ebr situat\u00ebn aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rekomandimet e tyre p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre dhe p\u00ebr rolin q\u00eb duhet t\u00eb luaj shoq\u00ebria civile n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0\u00a0 Ishte ky nj\u00eb takim simbolik, por tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane p\u00ebr rolin q\u00eb duhet t\u00eb luaj\u00eb shoq\u00ebria civile n\u00eb nj\u00eb vend si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Media t\u00eb ndryshme shqiptare trumpetuan lajmin se\u00a0 gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, Sekretari Amerikan i Shtetit kishte mb\u00ebshtetur reformat n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Pse mos t\u00eb mb\u00ebshteste John Kerry reformat.\u00a0 Kjo ka qen\u00eb politik\u00eb e Amerik\u00ebs \u00e7\u2019prej fillimit, qoft\u00eb nga administratat demokrate, qoft\u00eb nga ato republikane. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb nuk ka ndryshuar nga administrata n\u00eb administrat\u00eb, gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar.\u00a0 Mb\u00ebshtetja e Amerik\u00ebs p\u00ebr reformat t\u00eb v\u00ebrteta dhe p\u00ebr zhvillimet demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur aq shpesh, pothuaj me \u00e7do rast q\u00eb takoheshin p\u00ebrfaqsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy vendeve.\u00a0 K\u00ebshtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm amerikan\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 25-viteve t\u00eb kaluara, qoft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, qoft\u00eb gjat\u00eb vizitave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Washington.\u00a0\u00a0 John Kerry nuk mund t\u00eb fliste ndryshe n\u00eb Tiran\u00eb as pas nj\u00eb \u00e7erek shekulli marr\u00ebdh\u00ebnjesh midis dy vendeve, ve\u00e7se t\u00eb p\u00ebrkrahte p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr reforma serioze, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.\u00a0 Nuk ka dyshim se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mb\u00ebshtesnin edhe m\u00eb fuqish\u00ebm reformat e miratuara me ligj dhe reformat e zbatuara n\u00eb fakt &#8212; nga mbar\u00eb politika dhe drejt\u00ebsia shqiptare.\u00a0 Por dita m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-shqiptare do t\u00eb jet\u00eb at\u00ebher\u00eb kur &#8212; n\u00eb takimet zyrtare t\u00eb p\u00ebrfaqsues\u00ebve shqiptar\u00eb dhe amerikan\u00eb &#8212; t\u00eb mos flitet m\u00eb p\u00ebr reforma, p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit, p\u00ebr zbatimin e ligjit dhe p\u00ebr transparenc\u00eb n\u00eb sistemin ligjor dhe n\u00eb zbatimin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Shpresohet q\u00eb premtimet e dh\u00ebna nga Tirana zyrtare gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite p\u00ebr nism\u00ebn e reformave n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb mos jen\u00eb vet\u00ebm, \u201cfjal\u00eb t\u00eb mira e gur\u00ebt n\u00eb strajc\u00eb\u201d.\u00a0 Historikisht, sidomos para t\u00eb huajve, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb shprehur\u00a0 me fjal\u00eb t\u00eb bukura sikur t\u00eb ishin ndjek\u00ebs t\u00eb Xhefersonit, por me vepra jan\u00eb treguar zhg\u00ebnjyes. Premtimi p\u00ebr reforma pa nj\u00eb ligj dhe angazhim serioz p\u00ebr zbatimin e ligjit t\u00eb reformave themelore, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, nuk ka kurrfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie.<\/p>\n<p>John Kerry u premtoi zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe nep\u00ebrmjet tyre edhe popullit shqiptar se Shtetet e Bashkuara mb\u00ebshtesin reformat n\u00eb drejt\u00ebsi dhe siguroi bashkbiseduesit se, \u201cShtetet e Bashkuara jan\u00eb absolutisht t\u00eb gat\u00ebshme dhe t\u00eb vullnetshme p\u00ebr t\u00eb premtuar edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Presidentit Obama, se ne jemi me ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb transformim dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0\u00a0 Por mesazhi kryesor besoj un\u00eb i Kryediplomatit amerikan gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb ishte se, ndon\u00ebse Shqip\u00ebria ka mb\u00ebshtetjen e patundur t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt-transformim t\u00eb reformave n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, \u201cN\u00eb fund t\u00eb fundit, jan\u00eb vet shqiptar\u00ebt ata t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb miratojn\u00eb ligjet \u2013 ligjet e duhura \u2013 dhe nj\u00ebherazi t\u00eb ngulin k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb serioz p\u00ebr zbatimin e tyre\u201d, tha John Kerry.\u00a0 Kjo, shtoi ai, \u201c\u00cbsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb e cila garanton se do ta \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, drejt\u00eb partneritetit t\u00eb plot\u00eb me Europ\u00ebn dhe me bot\u00ebn, por edhe drejt\u00eb begatis\u00eb dhe mund\u00ebsive m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mbar\u00eb popullin shqiptar.\u201d<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt jan\u00eb zakonisht optimist\u00eb dhe theksojn\u00eb pozitiven, natyrisht pa harruar sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, John Kerry me t\u00eb drejt\u00eb n\u00ebnvijoi arritjet e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve \u00e7\u2019prej n\u00ebnshkrimit t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve shqiptaro-amerikane.\u00a0\u00a0 Megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vendi, jan\u00eb t\u00eb dukshme sukseset e arritura gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, \u00e7\u2019prej Marsit t\u00eb vitit 1991 kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 50-vjet\u00eb, n\u00eb tok\u00ebn shqiptare shkeli delegacioni i par\u00eb amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, pjes\u00eb e t\u00eb cilit kisha nderin dhe privilegjin q\u00eb t\u00eb isha edhe un\u00eb.\u00a0 Ndryshimet q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb at\u00eb vend n\u00eb kragasim me Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 1991 jan\u00eb si dita me nat\u00eb.\u00a0 Si nj\u00eb prej sukseseve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur vazhdimisht antar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, ashtu si\u00e7 e p\u00ebrmendi edhe John Kerry.\u00a0 Pa dyshim nj\u00eb arritje historike p\u00ebr kombin shqiptar n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos n\u00eb fush\u00ebn ushtarake, nj\u00eb arritje kjo q\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndodh\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb t\u00eb Shteteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Por progresi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt\u00eb Europ\u00ebs nevojit\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Krahasimi nuk duhet dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhet me periudh\u00ebn para 91-isht, si\u00e7 krahasonte regjimi i Enver Hoxh\u00ebs, \u201carritjet e m\u00ebdha\u201d t\u00eb komunizmit me koh\u00ebn e Zogut.\u00a0 Pyetja duhet t\u00eb jet\u00eb ku \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe ku duhej t\u00eb ishte Shqip\u00ebria sot n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 21.\u00a0\u00a0 Moskomunikimi i mir\u00ebfillt\u00eb dhe mungesa e respektit p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, n\u00eb radh\u00ebt e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb pengesat kryesore p\u00ebr konsolidimin dhe funksionimin e shtetit demokratik.<\/p>\n<p>Duke pranuar se as shoq\u00ebria dhe demokracia amerikane si sistem qeveris\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfeksionuara dhe se madje edhe Amerika i ka sfidat e veta, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, u tha krye-diplomati amerikan shqiptar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb haptas me nj\u00ebri tjetrin mbi problemet e vendit dhe t\u00eb veprojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet dhe shqet\u00ebsimet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet populli.\u00a0 Fatkeqsisht kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Tirana zyrtare i ka d\u00ebgjuar k\u00ebto k\u00ebshilla nga miq\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj lind\u00eb pyetja &#8212; dhe k\u00ebt\u00eb pyetje duhet t\u2019ia b\u00ebj\u00eb vetes \u00e7do politikan i k\u00ebsaj periudhe, sado krenar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr arritjet e tyre personale ose t\u00eb partive t\u00eb tyre &#8212; se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb 25 vjet\u00eb pa sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri gjithnj\u00eb flitet p\u00ebr \u201ckonsolidimin e shtetit\u201d demokratik?\u00a0\u00a0 Pse nuk ka arrijtur Shqip\u00ebria ato q\u00eb kan\u00eb arritur vende t\u00eb tjera ish-komuniste si\u00e7 jan\u00eb vendet baltike, Kroacia e Sllovenia e madje edhe Bullgaria e Rumania t\u00eb cilat, p\u00ebrve\u00e7 antar\u00ebsimit t\u00eb NATO,\u00a0 jan\u00eb tanim\u00eb an\u00ebtare edhe t\u00eb Bashkimit Europian.\u00a0 \u00c7ka i mungon Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb tanim\u00eb an\u00ebtare e plot\u00eb me t\u00eb drejta dhe p\u00ebrgjeg\u00ebsi n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet euro-atlantike?\u00a0 Duke marr\u00eb parasysh\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb ashp\u00ebr komunist q\u00eb sundoi me dor\u00eb t\u00eb hekurt vendin, Shqip\u00ebria duhej t\u00eb kishte qen\u00eb e para q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr nj\u00eb antar\u00ebsim t\u00eb till\u00eb.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duke par\u00eb shkat\u00ebrrimin fizik dhe shpirt\u00ebror q\u00eb kishte shkaktuar regjimi komunist mbi shqiptar\u00ebt 25-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, mendohej se Shqip\u00ebria e \u00e7liruar nga komunizmi do t\u00eb ishte vendi q\u00eb do t\u00eb shk\u00ebputej i pari nga ajo histori dhe nga mentaliteti i atij regjimi, pasojat e t\u00eb cilit mund t\u00eb shihet kudo edhe sot, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb jet\u00ebn politike.\u00a0 Fatkeqsisht,\u00a0 kjo nuk ndodhi megjith\u00ebse politikan\u00ebt shqiptar\u00eb e din\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019duhet b\u00ebr\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar\u00eb t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb distancohen nga politika konfliktuese dhe inatete personale dhe t\u00eb angazhohen seriozisht p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb, n\u00ebqoftse q\u00ebndrimi i Shefit t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane t\u00eb djel\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos humb edhe ky rast historik p\u00ebr b\u00ebrjen dhe zbatimin e reformave t\u00eb nevojshme n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebher\u00eb vizita dhe takimet e tija me udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb do t\u00eb konsiderohen si t\u00eb sukseshme.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb 25-vjetor t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve dypal\u00ebshe, sikur\u00eb donte t\u00eb vinte n\u00eb dukje rolin hidtorik t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnje, John Kerry pohoi se kishte shum\u00eb miq\u00eb me prejadhje shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kishin b\u00ebr\u00eb atij gjithmon\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrsa shprehu mir\u00ebnjohjen p\u00ebr pritjen q\u00eb iu akordua n\u00eb Tiran\u00eb dhe theksoi edhe nj\u00ebher\u00eb se Shqip\u00ebria mund t\u00eb llogaris\u00eb n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb popullit amerikan dhe t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb rrug\u00ebn e reformave.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb 25-vjetor t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve diplomatike shqiptaro-amerikane, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry &#8212; duke reflektuar mbi marr\u00ebdh\u00ebnjet e forta aktuale midis dy vendeve &#8212;\u00a0\u00a0 n\u00eb Tiran\u00eb, shprehu optimizmin e tij se n\u00eb t\u00eb ardhmen, \u201cShtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb shtojn\u00eb dhe do t\u00eb forcojn\u00eb m\u00ebtej marr\u00ebdh\u00ebnjet e ve\u00e7anta q\u00eb kemi sot\u201d.\u00a0 Marr\u00ebdh\u00ebnjet shqiptaro-amerikane &#8212; me rastin e 25-vjetorit t\u00eb rivendosjes s\u00eb tyre &#8212; do t\u00eb sh\u00ebnonin nj\u00eb p\u00ebrparim dhe forcim t\u00eb papar\u00eb deri m\u00eb sot, n\u00ebqoftse klasa politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjithsi, m\u00eb n\u00eb fund heqin dor\u00eb nga konfliktet politike, nga interesat personale dhe partiake dhe t\u2019i p\u00ebrkushtohen seriozisht mir\u00ebqenjes s\u00eb vendit dhe interesave komb\u00ebtare. Kjo do t\u00eb ishte dhurata m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor!<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket n\u00eb k\u00ebt\u00eb foto t\u00eb dit\u00ebs, mesazhi i Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, John Kerry n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; drejtuar t\u00eb gjitha forcave politike t\u00eb vendit &#8212; ishte: N\u00ebqoftse ia doni t\u00eb mir\u00ebn vendit tuaj, punoni s\u00eb bashku p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij dhe t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmijt\u00eb an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb Djel\u00ebn q\u00eb kaloi, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry vizitoi Tiran\u00ebn, vizit\u00eb e cila u tha se i sh\u00ebrbeu thellimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve t\u00eb ngushta q\u00eb ekzistojn\u00eb midis dy vendeve.\u00a0 U theksua gjithashtu se vizita e kryediplomatit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, u b\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fillimit t\u00eb festimeve me rastin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7747,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7746","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7746"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7748,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7746\/revisions\/7748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}