{"id":758,"date":"2014-12-15T13:09:50","date_gmt":"2014-12-15T12:09:50","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=758"},"modified":"2014-12-15T13:09:50","modified_gmt":"2014-12-15T12:09:50","slug":"likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=758","title":{"rendered":"Likuidimi i udh\u00ebheq\u00ebsve fetar\u00eb n\u00eb Ulqin (1944-1946)"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_759\" aria-describedby=\"caption-attachment-759\" style=\"width: 149px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nikolle-tusha.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-759 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nikolle-tusha.jpg\" alt=\"Nikolle-tusha\" width=\"149\" height=\"202\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-759\" class=\"wp-caption-text\">Dom Nikoll\u00eb Tusha<\/figcaption><\/figure>\n<p>Shkruan Dr. Nail Draga<\/p>\n<p>Trajtimi i ngjarjeve dhe personaliteteve q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qytetin e Ulqinit dhe rrethin\u00ebn e tij, n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, paraqet nj\u00eb inspirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ dhe studiues. E dh\u00ebna se nga viti 1941-1944 tokat shqiptare iu bashkangjiten shtetit am\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebtu u vendos administrata dhe pushteti shqiptar me t\u00ebr\u00eb mekanizmin qeveris\u00ebs, paraqiste nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr pop ullsin\u00eb vendore.\u00a0 Por, kjo periudh\u00eb kohore e cila njihet si \u0093koha e Shqipnis\u00eb\u0094, ndon\u00ebse e shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb e mbushur me momente dhe ngjarje interesante, t\u00eb cilat deri m\u00eb tash jan\u00eb hulumtuar shum\u00eb pak. Andaj me k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb trajtojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rolin e dy figurave fetare si dhe likuidimin e tyre nga komunist\u00ebt, me vendosjen e pushtetit t\u00eb tyre nga muaji n\u00ebntor i vitit 1944.<\/p>\n<p><strong>1. Hafiz Hasan Llunji<\/strong><br \/>\nHasan Llunji, i biri i Alushit, myfti dhe myderriz i qytetit, u lind n\u00eb Ulqin. P\u00ebrmenden dy data t\u00eb lindjes s\u00eb tij, vitet 1897 dhe 1900. U rrit dhe u formua n\u00eb nj\u00eb familje arsimdash\u00ebse dhe p\u00ebrparimtare. N\u00eb mosh\u00ebn 13-vje\u00e7are kryen hafizll\u00ebkun merr thirrjen hafiz, nd\u00ebrsa diploma e tij, e l\u00ebshuar n\u00eb vitin 1916\/17, d\u00ebshmon se ai kreu shkoll\u00ebn dyvje\u00e7are kroate-shqipe t\u00eb Ulqinit. M\u00eb tej d\u00ebshironte t\u00eb vazhdon te shkollimin n\u00eb mederesen\u00eb e Sarajev\u00ebs. Nga t\u00eb par\u00ebt e tij trash\u00ebgoi nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb pasur me literatur\u00eb sa fetare dhe artistike, me alfabet arabo-osman. Pasi kreu kualifikimet shkollore, b\u00ebri njohuri solide nga l\u00ebmia e s\u00eb drejt\u00ebs trash\u00ebgimore t\u00eb sheriatit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb u diplomua dhe u specializua n\u00eb Shkod\u00ebr te Sabri Begu, at\u00ebbot\u00eb kryemyfti i Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb vise t\u00eb ndryshme si m\u00ebsues i fes\u00eb, ofiqar, myderriz dhe myfti, ka qen\u00eb pajtues n\u00eb disa revista q\u00eb botoheshin n\u00eb Sarajev\u00eb, n\u00eb Shkup e sidomos \u00e7monte lart revist\u00ebn \u0093Zani i Nalt\u00eb\u0094 q\u00eb botohej n\u00eb Shkod\u00ebr. Nga ajo revist\u00eb informohej p\u00ebr t\u00eb arriturat e ndryshme n\u00eb fush\u00ebveprimin e tij, sidomos p\u00ebr veprimtarin\u00eb e shum\u00eb emrave t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb veprimtaris\u00eb dhe sh\u00ebrbimit, hafiz Hasan Llunji ka sh\u00ebrbyer n\u00eb disa vende nga viti 1918-1944. Ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Ulqin, Kraj\u00eb, An\u00eb t\u00eb Malit, n\u00eb rrethinat e Tivarit dhe t\u00eb Tuzit. Ai nuk ka mundur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb imun ndaj disa dukurive antikomb\u00ebtare q\u00eb organizonte pushteti i koh\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb SKS.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb viteve 30-t\u00eb, n\u00eb Ulqin flitej se do te vinin disa anije turke p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb familjet ulqinake t\u00eb cilat nga skamja ekonomike dhe shtypja nacionale b\u00ebheshin gati p\u00ebr ta l\u00ebshuar Ulqinin e p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb Turqi. Ndaj nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb pushtetit, q\u00eb si qellim kishin shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga ky qytet, me plot guxim reagoi hafiz Hasan Llunji, duke i bindur bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tij p\u00ebr te mos e l\u00ebshuar Ulqinin. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb till\u00eb, ai ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pushtetit dhe u detyrua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ta l\u00ebshoj\u00eb Ulqinin dhe u vendos n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, por po ashtu ka q\u00ebndruar edhe n\u00eb Durr\u00ebs, ku pati takime edhe me Mujo Ulqinakun.<\/p>\n<p><strong>Njohja me dom Nikoll\u00eb Tush\u00ebn<\/strong><br \/>\nSipas sh\u00ebnimeve dhe d\u00ebshmive t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb e kan\u00eb njohur dom Nikoll\u00ebn dhe hafiz Hasanin, k\u00ebto personalitete t\u00eb nin n\u00eb Ulqin, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishin njohur n\u00eb vitin 1927 n\u00eb fshatin Sal\u00e7. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sipas dokumenteve, Hasani kishte qen\u00eb m\u00ebsues i fes\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn serbe t\u00eb koh\u00ebs. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Sal\u00e7 kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer edhe dom Nikoll\u00eb Tusha. Q\u00eb t\u00eb dy kishin nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb admiruesh\u00ebm q\u00eb u b\u00ebn\u00eb sh\u00ebmbull edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm.T\u00eb dy s\u00eb bashkup\u00ebrve\u00e7se ishin n\u00eb sh\u00ebrbim fetar, me disa patriot\u00eb t\u00eb Ulqinit vazhduan aktivitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Me vendosjen e pushtuesve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Ulqin n\u00eb prill 1941, k\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb s\u00eb bashku me disa atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb iu bashkuan Mustaf\u00eb Alibegut, figur\u00eb e njohur atdhetare nga Ulqini i cili n\u00eb popull njihej me emrin Cafo Begu. Familja Alibegu, me tradita detare dhe tregtare, ishte me orientime t\u00eb\u00a0 arta komb\u00ebtare. Kjo familje ka dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh, sa n\u00eb fush\u00ebn komb\u00ebtare aq edhe n\u00eb at\u00eb arsimore, n\u00eb Ulqin dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai s\u00eb pari ishte detar, pastaj tregtar dhe an\u00ebtar i disa partive, me koh\u00eb edhe kryetar i komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit. N\u00eb koh\u00ebn e Karagjorgjeviq\u00ebve ishte kryetar shum\u00ebvje\u00e7ar i komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, senator n\u00eb oborrin mbret\u00ebror dhe deputet. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Cafo Begu ishte s\u00ebrish kryetar komune n\u00eb Ulqin, pastaj deputet e m\u00eb von\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb Parlamentin shqiptar. Ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Regjenc\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Mehdi Frash\u00ebri, Fuad Dibra, Lef Nosi, me kryetar Rexhep Mitrovic\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb staf, ai do ta lidh\u00eb aktivitetin n\u00eb Ulqin, gjithnj\u00eb i ndihmuar nga shok\u00ebt e tij dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb: dom Nikoll\u00eb Tusha, hafiz Hasan Llunji e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tokat shqiptare i bashkohen shtetit am\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1941-1944)<\/strong><\/p>\n<p>Fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore solli ndryshime edhe n\u00eb hart\u00ebn politike t\u00eb Ballkanit. K\u00ebshtu pushtuesit e rinj italian\u00eb u angazhuan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gabimin<br \/>\ne m\u00ebparsh\u00ebm, duke ia bashkangjitur tokat etnike shqiptare n\u00ebn Mal t\u00eb Zi shtetit shqiptar t\u00eb koh\u00ebs nga muaji prill i vitit 1941. Nj\u00eb veprim i till\u00eb ishte nj\u00eb surpriz\u00eb e k\u00ebndshme jo vet\u00ebm p\u00ebr dom Nikoll\u00ebn dhe hafiz Hasanin dhe Cafo Begun, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb reja politike dhe shoq\u00ebrore, nga viti 1941-1944 Ulqini ishte n\u00ebnprefektur\u00eb e Shkodr\u00ebs. N\u00ebnprefekt ishte Luigj Lufi, me origjin\u00eb nga Mirdita, i cili kishte t\u00eb kryer fakultetin e historis\u00eb,ku p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs amtare dinte edhe tri gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Truproje e tij ka qen\u00eb Rrok Shkreli. Zyrat e n\u00ebnprefektur\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr Ran\u00ebs, n\u00eb shtepin\u00eb e Bidin Selit\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb sot pushimorja e pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb Ulqin p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb vendoset administrata n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, hapet shkolla shqipe \u0093Sk\u00ebnderbe\u0094, me arsmitar\u00eb vendas, por shumica ishin nga Shkodra, nd\u00ebrsa drejtori i saj ishte shkodrani Jahja Domnori. N\u00eb qytet ka funksionuar edhe gjykata, xhandarm\u00ebria, ushtria, ku t\u00eb gjith\u00eb ishin shqiptar\u00eb. Komandanti i qytetit t\u00eb Ulqinit ishte Gjon Zefi Ivanaj.\u00a0 N\u00eb rrethana t\u00eb reja, n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb ri, k\u00ebtyre dy figurave t\u00eb nderuara fetare n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1941\u00a0 u bashkohen edhe qytetar\u00ebt vendas, si Sel\u00eb Lamoja, Cuf Brahushi, Hodo Alibegu, Rifat Alibegu, Riza Sula, Tahir Nikeziqi e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se ngritja e Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar m\u00eb 14 qershor 1941 paraqet dit\u00ebn dhe dat\u00ebn m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar n\u00eb krahin\u00ebn e Ulqinit. At\u00eb dit\u00eb u mblodh\u00ebn para kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Zefit (Mal t\u00eb Bardh\u00eb) rreth 5000 ytetar\u00eb, pa dallim feje e krahine.<\/p>\n<p>Ja si e p\u00ebrshkruan k\u00ebt\u00eb moment historik Rrok Shkreli: \u0094At\u00eb dit\u00eb ishte mbledhur popull i madh nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Shestani&#8230;. Erdh\u00ebn edhe krer\u00ebt e iu bashkuan popullit, dom Nikoll\u00eb Tusha, Cafo Begu, dom Ivo Bellashi, hoxh\u00eb Llunja, Lush Paloka, Ded\u00eb Gjo Nik\u00eb Delija, Sel\u00eb Lamoja me t\u00eb birin Elezin, Rexhep Dollari e shum\u00eb ulqinak\u00eb me ta. S\u00eb pari ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb fuqish\u00ebm atdhetari dom Nikolla, pastaj ka folur Cafo Begu e n\u00eb fund dom Ivo Bellashi n\u00eb kroatisht pasi ishte kroat&#8230; Pas k\u00ebsaj kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb shkall\u00eb p\u00ebr t\u00eb hypur n\u00eb kompanjel t\u00eb kish\u00ebs, shkall\u00ebn e ka sjellur Kol\u00eb Luc\u00eb Ndoja q\u00eb asokohe iu binte kambanave t\u00eb kish\u00ebs. Flamurin e kishte dom Nikoll\u00eb Tusha, i cili ia dor\u00ebzoi Cafo Beg Ulqinit e ky ia dha Ded\u00eb Gjo Nik\u00eb Delis\u00eb; shkall\u00ebt i solli dhe i mb\u00ebshteti fort p\u00ebr mur t\u00eb kish\u00ebs Kol\u00eb Luc\u00eb Ndoja, kurse Ded\u00eb Gjoni ma afroi mua shtiz\u00ebn e Flamurit, t\u00eb cilin e val\u00ebvita disa her\u00eb n\u00eb aj\u00ebr e kjo ndezi zemrat e t\u00eb pranishm\u00ebve, pastaj e vendosa dhe e sht\u00ebrngova mir\u00eb n\u00eb kompanjol. (vijon) \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Dr. Nail Draga Trajtimi i ngjarjeve dhe personaliteteve q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qytetin e Ulqinit dhe rrethin\u00ebn e tij, n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, paraqet nj\u00eb inspirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ dhe studiues. E dh\u00ebna se nga viti 1941-1944 tokat shqiptare iu bashkangjiten shtetit am\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebtu u vendos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":759,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-758","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=758"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/758\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":760,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/758\/revisions\/760"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}