{"id":7505,"date":"2016-01-29T00:01:30","date_gmt":"2016-01-28T23:01:30","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7505"},"modified":"2016-01-28T19:02:40","modified_gmt":"2016-01-28T18:02:40","slug":"neni-qe-ndalon-hetimin-e-krimeve-te-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7505","title":{"rendered":"NENI Q\u00cb NDALON HETIMIN E KRIMEVE T\u00cb KOMUNIZMIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" rel=\"attachment wp-att-813\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Korrespondenti i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, P\u00ebllumb Sulo njoftoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi se Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani mori pjes\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb p\u00ebrkujtimore me rastin e 71-vjetorit t\u00eb revolt\u00ebs historike anti-komuniste t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.\u00a0 Gjat\u00eb ceremonis\u00eb q\u00eb u zhvillua n\u00eb Koplik,Presidenti Nishani\u00a0 nderoi Kryengritjen Antikomuniste t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe Janarin e 1945, me Dekorat\u00ebn e Art\u00eb t\u00eb Flamurit me k\u00ebt\u00eb motivacion: \u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb ndaj revolt\u00ebs popullore t\u00eb organizuar nga burra kuvendi t\u00eb shquar p\u00ebr urt\u00ebsi dhe autoritet, t\u00eb cil\u00ebt me heroiz\u00ebm t\u00eb pashoq, me pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb e me bes\u00ebn e shqiptarit, luftuan pa kompromis kund\u00ebr vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb pashpirt komuniste, deri n\u00eb sakrific\u00ebn sublime t\u00eb vet\u00ebmohimit p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri v\u00ebrtet t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij me k\u00ebt\u00eb rast, sipas Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs,\u00a0 Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Bujar Nishani kritikoi ashp\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e quajti, \u201ctentativ\u00eb me kurajo t\u00eb paimagjinueshme p\u00ebr rishfaqjen e simboleve t\u00eb egra t\u00eb diktatur\u00ebs\u201d, koh\u00ebt e fundit.\u00a0\u00a0 Presidenti Nishani theksoi gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb komunizmit dhe t\u00eb ish sigurimit t\u00eb shtetit.\u00a0 Udh\u00ebheqsi shqiptar shprehu gjithashtu shqet\u00ebsimin e tij se, \u201cDosjet e krimeve t\u00eb komunizmit kan\u00eb 71 vjet q\u00eb mbeten pa hetuar dhe pa gjykuar.\u201d\u00a0 Ai u duk se shprehi gjithashtu zhg\u00ebnjimin e tij\u00a0 p\u00ebr mos-zbatimin e ligjit t\u00eb dosjeve nd\u00ebrsa shtoi se, \u201cLigji p\u00ebr hapjen e dosjeve, ndon\u00ebse dhe i paplot\u00eb, ende nuk ka filluar t\u00eb zbatohet. Ligji i hapjes s\u00eb dosjeve nuk mund t\u00eb jet\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb i plot\u00eb pa ligjin e lustracionit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Nishani n\u00eb fjalimin e tij.\u00a0 \u201cHetimi i krimeve t\u00eb komunizmit dhe i sigurimit t\u00eb shtetit nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje revanshi dhe hakmarrjeje\u201d, ka theksuar udh\u00ebheqsi shqiptar por, \u201c\u00cbsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht i lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e interesit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb kontekstin strategjik\u201d.\u00a0 Si i till\u00eb, n\u00ebnvijoi Presidenti Nishani, &#8220;E quaj t\u00eb pa-pranueshme hartimin dhe tendenc\u00ebn e nj\u00eb neni t\u00eb till\u00eb nga t\u00eb ashtuquajturit ekspert\u00eb t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb nen q\u00eb e ndalon nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb hetimin e krimeve t\u00eb komunizmit.\u201d\u00a0 Ai tha se i konsideron k\u00ebto si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb provokuar, \u201cp\u00ebrs\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt me tendenca p\u00ebr t\u00eb rehabilituar ideologjin\u00eb, platform\u00ebn dhe figurat e asaj kohe kriminale.\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam n\u00eb dijeni t\u00eb ndonj\u00eb kushtetute\u00a0 tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb q\u00eb haptas, me ligj dhe kushtetut\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb hetimin e krimeve t\u00eb komunizmit, ose t\u00eb krimeve t\u00eb\u00a0 \u00e7far\u00eb do lloji tjet\u00ebr qofshin, ose t\u00eb lirive t\u00eb shtetasve t\u00eb vet, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ligjit mbi ndalimin e fes\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste.\u00a0 N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen krimet e komunizmit, Shqip\u00ebria jon\u00eb pas 25 vitesh t\u00eb shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe p\u00ebr t\u00eb\u00a0 denoncuar dhe d\u00ebnuar zyrtarisht krimet e diktatur\u00ebs komuniste ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet e tjera ish komuniste, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj propozon miratimin e nj\u00eb neni kushtetues q\u00eb do t\u00eb ndalonte p\u00ebrgjithmon\u00eb hetimin e krimeve t\u00eb atij regjimi diktatorial.\u00a0\u00a0 T\u00eb nj\u00eb regjimi i cili p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli vrau, burgosi, torturoi dhe d\u00ebrgoi n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit mij\u00ebra shqiptar\u00eb, jo se ata kishin b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb krim, por vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse\u00a0 i konsideronte ata si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt aspironin nj\u00eb t\u00eb ardhme tjet\u00ebr p\u00ebr Atdheun e tyre. T\u00eb nj\u00eb diktature komuniste q\u00eb karakterizohej\u00a0 nga krime dhe shkelje flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, nj\u00eb sistemi i cili p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin mbi popull\u00ebsin\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vrasje t\u00eb personave t\u00eb caktuar dhe masakrime t\u00eb ndryshme. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb sistem, aktivitetet kriminale t\u00eb t\u00eb cilit ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb\u00a0 e pandashme e\u00a0 sistemit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i pabesuesh\u00ebm fakti se p\u00ebrpilimi i k\u00ebtij draft neni p\u00ebrflitet dhe propozohet nga qeveria shqiptare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi! Reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb ndaluar hetimin e krimeve t\u00eb nj\u00ebrit prej regjimeve m\u00eb kriminale n\u00eb Europ\u00eb e ndoshta n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 K\u00ebta propozues t\u00eb k\u00ebtij neni duhet t\u00eb detyrohen t\u00eb vizitojn\u00eb Spa\u00e7in dhe t\u00eb gjitha burgjet komuniste dhe qendrat e p\u00ebrqendrimit an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ashtuq\u00eb, ndon\u00ebse ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb, t\u00eb shohin me syt\u00eb e vet natyr\u00ebn kriminale dhe jo legjitime t\u00eb regjimit enverist.\u00a0 K\u00ebto ishin krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe si t\u00eb tilla n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk kan\u00eb afat t\u00eb caktuar p\u00ebr d\u00ebnimin e kriminelve dhe t\u00eb abuzuesve q\u00eb kryen krime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb\u00a0\u00a0 atij regjimi.\u00a0 Mos hetimi dhe mos d\u00ebnimi i krimeve t\u00eb komunizmit u mohon t\u00eb drejt\u00ebn e viktimave t\u00eb komunizmit, n\u00ebqoftse besohet se ata kishin ose kan\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.\u00a0 P\u00ebrpjekje t\u00eb tilla p\u00ebr nj\u00eb \u201creform\u00eb\u201d t\u00eb till\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, sado t\u00eb brisht\u00eb,\u00a0 jo vet\u00ebm q\u00eb nuk reformon sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por e p\u00ebr\u00e7udnon at\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb e zoja q\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb krimet e komunizmit dhe jo t\u2019i mbroj\u00eb at\u00eb me ligj.\u00a0 Ideologjia dhe krimet komuniste q\u00eb kan\u00eb shkaktuar aq shum\u00eb vuajtje dhe mjerim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe an\u00eb e\u00a0 mban\u00eb Europ\u00ebs, me sjelljet dhe krime e tyre kriminale, kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me Konventat e ndryshme Europiane\u00a0 dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb Deklarat\u00ebn Universale t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr,\u00a0 Asamblea parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe Bashkimi Europian, t\u00eb cilit Shqip\u00ebria spiron ti bashkohet, nep\u00ebrmjet\u00a0 rezolutash t\u00eb ndryshme kan\u00eb d\u00ebnuar ish-regjimet komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Lindore dhe Q\u00ebndrore dhe u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje ish-vendeve komuniste q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsojn\u00eb historin\u00eb e komunizmit dhe t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb ish-regjimet komuniste, n\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb ajo histori t\u00eb mos harrohet nga brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm. Jan\u00eb caktuar data mbar\u00eb europiane p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit dhe jan\u00eb nd\u00ebrtuar monumente kushtuar k\u00ebtyre viktimave, jo vet\u00ebm an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs, por edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Kanada.\u00a0 \u00cbsht\u00eb qesharake q\u00eb Shqip\u00ebria pretendon t\u2019i bashkohet Europ\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht propozon nene me t\u00eb cilat do t\u00eb ndaloj\u00eb hetimin e krimeve t\u00eb komunizmit.\u00a0 K\u00ebsaj i thon\u00eb, jo vet\u00ebm politizim i historis\u00eb, por edhe mohim i historis\u00eb dhe i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt dhe t\u00eb vdekurit t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebsuan aq r\u00ebnd\u00eb nga regjimi komunist.\u00a0 Duket se inati kund\u00ebr viktimave t\u00eb komunizmit ende vazhdon n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.\u00a0 \u00c7far\u00eb mund tu b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb k\u00ebtyre viktimave \u2013 t\u00eb cil\u00ebt fundi i fundit ishin shqiptar\u00eb dhe jo t\u00eb huaj.\u00a0 Shqiptar\u00ebt po pajtohen me armiqt\u00eb shekullor\u00eb t\u00eb shqpitar\u00ebve, por nuk pajtohen dot me nj\u00ebri tjet\u00ebrin! Viktimat e komunizmit nuk ishin as rob\u00ebr lufte, as serb\u00eb, grek\u00eb turq ose italian\u00eb, por v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjuhe, t\u00eb nj\u00eb gjaku t\u00eb nj\u00eb kulture, e t\u00eb cil\u00ebt regjimi komunist i viktimizoj\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm, sepse kishin nj\u00eb ide tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e vendit t\u00eb tyre. Se \u00e7far\u00eb posht\u00ebrimi tjet\u00ebr mund tu b\u00ebhet k\u00ebtyre viktimave ndoshta iu p\u00ebrgjigj m\u00eb s\u00eb miri, Profesor Sami Repishti, intelektuali i njohur shqiptaro-amerikan dhe ish i burgosur politik i komunizmit enverist, n\u00eb nj\u00eb komunikim d\u00ebrguar Drejtorit te ISKPKSH( Institutit t\u00eb krimeve dhe pasojave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, Agron Tufa, Profesor Repishti reagoi ndaj draftit t\u00eb qeveveris\u00eb shqiptare q\u00eb do t\u00eb ndalonte hetimin dhe nd\u00ebrshkimin e krimeve komuniste duke shprehur shqet\u00ebsimin dhe indinjat\u00ebn e tij t\u00eb thell\u00eb ndaj nenit t\u00eb propozuar:\u00a0 \u201cKy paragraf asht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsues\u201d ka th\u00ebn\u00eb Profesor Repishti. \u201cPo t\u00eb v\u00ebrtetohej do t\u00eb ishte nji nga turpet ma t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ish bot\u00ebn komuniste, dhe nji njoll\u00eb e pashlyeshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne shqiptaret t\u00eb rezistenc\u00ebs anti-komuniste.\u00a0\u00a0 Edhe t\u00eb vdekunit nga varri do t\u00eb protestojshin k\u00ebte padrejt\u00ebsi monumentale. Tashti, ajo q\u00eb mbetet nga sulmi pro-komunist asht\u00eb k\u00ebrkesa p\u00eb ri-arrestimin ton\u00eb p\u00ebr \u201cfajet\u201d e se kaluem\u00ebs\u2026.E pabesueshme!, p\u00ebrfundon Profesor Repishti mesazhin e tij d\u00ebrguar Agron Tuf\u00ebs.<\/p>\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet e pabesueshme! Njeriut i mungojn\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj nj\u00eb absurditeti t\u00eb till\u00eb. \u00cbsht\u00eb sikur vdes nj\u00eb i ri dhe njeriu nuk ka fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur dhimbjet p\u00ebr humbjen e madhe. Nj\u00ebsoj mungojn\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar dhimbjet tona p\u00ebr vdekjen e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb demokracin\u00eb re e t\u00eb brisht\u00eb shqiptare. Njeriut i mungojn\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj nj\u00eb absurditeti t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por ishte nj\u00eb koh\u00eb, 25 vite m\u00eb par\u00eb, kur shpresonim p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe nga ajo e 50-viteve m\u00eb par\u00eb n\u00ebn regjimin komunist.\u00a0 Fatkeqsisht, drafti nenit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb ndaluar hetimin e krimeve t\u00eb komunizmit dhe personave q\u00eb i kryen ato t\u00eb bind\u00eb se\u2014p\u00ebrve\u00e7 pallateve t\u00eb m\u00ebdha, pron\u00eb e oligark\u00ebve t\u00eb ri \u2013 asgj\u00eb nuk ka ndryshuar n\u00eb mentalitet as n\u00eb moral nga periudha komuniste.\u00a0 Shpresohej se nj\u00eb brez i ri udh\u00ebheqsish shqiptar\u00eb do b\u00ebnin ndryshimet e nevojshme t\u00eb k\u00ebrkuara nga shoq\u00ebria shqiptare e shum\u00eb vuajtur dhe nga miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, mbi t\u00eb gjitha ndryshimet n\u00eb drejt\u00ebsi, pasi ajo \u00ebsht\u00eb baza e \u00e7do zhvillimi tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.\u00a0 Kjo nuk ka ndodhur!\u00a0 N\u00ebqoftse mohohen krimet dhe n\u00ebqoftse me ligj ndalohet nd\u00ebshkimi i k\u00ebtyre krimeve t\u00eb b\u00ebra nga shqiptar\u00ebt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, si mund t\u00eb k\u00ebrkohen zbulimi, hetimi dhe nd\u00ebshkimi i\u00a0 krimeve t\u00eb shum\u00ebta, q\u00eb historikisht, jan\u00eb b\u00ebr kund\u00ebr shqiptar\u00ebve nga armqi\u00ebt e tij gjat\u00eb shekujve n\u00eb mbar\u00eb torjet shqioptare n\u00eb Ballkan?<\/p>\n<p>Por megjith\u00eb dhimbjen dhe pesimizmin me t\u00eb cilin t\u00eb mbulon nj\u00eb lajm i till\u00eb, dhe me gjith\u00eb koh\u00ebn e kaluar \u00e7\u2019prej shembjes s\u00eb atij regjimi,\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb kurr\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me krimet e komunizmit, me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr viktimat e tij, si dhe me dilemat dhe sfidat q\u00eb paraqet historia fatkeqe e k\u00ebsaj t\u00eb kaluare totalitare p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar.\u00a0 Por, pa nj\u00eb angazhim t\u00eb till\u00eb serioz p\u00ebr rivlersimin e asaj historie &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb krimet dhe nd\u00ebshkimin e tyre &#8212; kam\u00eb droj\u00eb se shoq\u00ebria shqiptare nuk do t\u00eb gj\u00ebj\u00eb paqen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka aq shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara me vendet e tjera si motra europiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Korrespondenti i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, P\u00ebllumb Sulo njoftoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi se Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani mori pjes\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb p\u00ebrkujtimore me rastin e 71-vjetorit t\u00eb revolt\u00ebs historike anti-komuniste t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.\u00a0 Gjat\u00eb ceremonis\u00eb q\u00eb u zhvillua n\u00eb Koplik,Presidenti Nishani\u00a0 nderoi Kryengritjen Antikomuniste t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-7505","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7505"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7505\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7506,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7505\/revisions\/7506"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}