{"id":7381,"date":"2016-01-20T21:02:19","date_gmt":"2016-01-20T20:02:19","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7381"},"modified":"2016-01-20T21:02:19","modified_gmt":"2016-01-20T20:02:19","slug":"bace-nuk-eshte-kry","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7381","title":{"rendered":"&#8220;BAC\u00cb, NUK \u00cbSHT\u00cb KRY!&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" rel=\"attachment wp-att-813\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Kosov\u00eb u sh\u00ebnua 17-vjetori i masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut, aty ku me 15 Janar t\u00eb vitit 1999 forcat kriminele ushtarake dhe policore t\u00eb Serbis\u00eb masakruan lart\u00eb nga 45 shqiptar\u00eb civil\u00eb t\u00eb pa-armatosur. Ishte kjo nj\u00eb masak\u00ebr q\u00eb lau me gjak Recakun. Ish-ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara, William Walker i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryesonte Misionin Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, me t\u00eb marr\u00eb vesh lajmin e hidhur t\u00eb k\u00ebsaj masakre, vajti n\u00eb vendin e ngjarjes. D\u00ebshmia e ambasadorit Walker p\u00ebr masakr\u00ebn tragjike q\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb Re\u00e7ak, nj\u00ebkohsisht tmerroi bot\u00ebn e qytet\u00ebruar dhe zgjoi nd\u00ebrgjegjen e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos asaj amerikane se di\u00e7ka duhej b\u00ebr\u00eb dhe shum\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb ndaluar masakrimin e nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga forcat kriminale t\u00eb Millosheviqit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria dhe populli i Kosov\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb nderuan Ambasadorin Walker me rastin e 17-vjetorit t\u00eb masakr\u00ebs n\u00eb Re\u00e7ak. Respekti dhe nderimi p\u00ebr William Walker jav\u00ebn q\u00eb kaloi nga institucionet dhe nga populli i Kosov\u00ebs nderon mbar\u00eb kombin shqiptar kudo. Duhet thek\u00ebsuar nuk dihet se si do t\u00eb kishin rrjedh\u00eb pun\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999 po t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues jo amerikan, si kryetar i Misionit t\u00eb OSBE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nderoi k\u00ebt\u00eb hero t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, mbrojtj\u00ebs i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe mik i shqiptar\u00ebve, miq\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn ai e d\u00ebshmon edhe tani pas 17 vjet\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk pushon s\u00eb punuari p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe mbarvajtjen e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ashtu si edhe n\u00eb vitin 1999 kur ai alarmoi bot\u00ebn dhe diplomacin\u00eb per\u00ebndimore mbi masakr\u00ebn e Re\u00e7akut dhe mbi politik\u00ebn e Millosheviqit prej gjenocidi ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta shekullore, William Walker, n\u00eb vizit\u00ebn e tij jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 17-vjetorin e masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut \u2013 nuk ngurroi t\u00eb shprehte merakun e tij t\u00eb madh ndaj gj\u00ebndjes aktuale politike atje duke b\u00ebri nj\u00eb thirrje prej miku dhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim nd\u00ebrsa ka shprehur shqet\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb me gj\u00ebndjen politike t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nIshte ky nj\u00eb paralajm\u00ebrim prej nj\u00eb miku t\u00eb madh t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Besoj se d\u00ebshmitari i masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut as nuk mund t\u00eb paramendonte n\u00eb Janarin e vitit 1999 se sot, 17-vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb detyrohej t\u00eb deklaronte se Republika e Kosov\u00ebs &#8212; shtet i lir\u00eb dhe i pavarur pas aq shum\u00eb vuajtjesh e sakrificash njer\u00ebzore dhe humbjesh materiale prej dekadash, e udh\u00ebhequr nga vet shqiptar\u00ebt &#8212; \u201c\u00cbsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e gabuar.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr gj\u00ebndjen politike t\u00eb krijuar gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, William Walker ia tha tro\u00e7 klas\u00ebs politike n\u00eb Prishtin\u00eb duke e ngarkuar at\u00eb me fajin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr aktualitetin dhe p\u00ebr grindjet dhe mosmarrveshjet politike n\u00eb vend, duke thek\u00ebsuar se, \u201cKlasa politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej problemeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Kosova\u201d, dhe si e till\u00eb shtoi ai, \u201cKjo klas\u00eb politike nuk \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Republika e Kosov\u00ebs\u201d dhe si p\u00ebrfundim sugjeroi ai, n\u00eb at\u00eb vend duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndryshim brezash politik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me sfidat e reja t\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ish-ambasadori Walker mb\u00ebshteti protestat e fundit si nj\u00eb shprehje e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb vend, duke iu referuar protestave t\u00eb fundit dhe dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur, ai n\u00ebnvijoi se n\u00ebqoftse ao \u201cteprohen, at\u00ebher\u00eb di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet\u201d. Por, ai deklaroi se problemet serioze me t\u00eb cilat p\u00ebrballe sot Kosova, \u201cnuk mund t\u00eb \u201czgjidhen nga klasa e tanishme politike\u201d, citohet nga media e Kosov\u00ebs, t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb William Walker. Ai ka th\u00ebn\u00eb se edhe qeveria i ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, duke th\u00ebn\u00eb se ajo mund t\u00eb ishte sjellur m\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb protestave, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Z. Walker.<\/p>\n<p>Ambasadori Walker u shpreh se komentet e tija shqet\u00ebsuese mbi gj\u00ebndjen n\u00eb Kosov\u00eb dhe sidomos mbi klas\u00ebn e tanishme politike atje, pasqyrojn\u00eb nj\u00ebkohsisht edhe, \u201cMendimet e shum\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb e me t\u00eb cil\u00ebt pajtohem\u201d, ka pohuar ai, \u201cse nj\u00eb prej problemeve m\u00eb t\u00eb theksuara n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb klasa politike, e cila mendoj un\u00eb, nuk po ndjek\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e cila do ta \u00e7onte Kosov\u00ebn n\u00eb drejtimin e duhur\u201d, ka theksuar Walker. Ambasadori Walker dhe komuniteti shqiptaro-amerikan, q\u00eb p\u00ebr dekada punuan dhe shpenzuan, madje dhe luftuan, p\u00ebr ta par\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb pavarur, t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike, jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga ngjarjet e muajve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, ngase duke marr\u00eb parasysh\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk prisnin kurr\u00eb krijimin e nj\u00eb situate si politika aktuale n\u00eb Prishtin\u00eb. Shpresohej p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb dhe p\u00ebr politikan\u00eb ndryshe!<\/p>\n<p>William Walker, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb jav\u00ebn q\u00eb kaloi, hodhi posht\u00eb sugjerimet se problemet dhe grindjet e tanishme politike midis p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb k\u00ebsaj klase politike, duhet t\u00eb zgjidhen nga nd\u00ebrmjet\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ai ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr median se nd\u00ebrkombtar\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb rol tjet\u00ebr, por jo rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit n\u00eb politik\u00ebn e mbrend\u00ebshme politike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, n\u00eb trojet shqiptare, qoft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb ose n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb presin q\u00eb &#8212; n\u00eb grindjet dhe mosmarrveshjet e shum\u00ebta politike midis tyre, t\u00eb cilat politikisht dhe ekonomikisht por edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, kan\u00eb paralizuar bot\u00ebn shqiptare &#8212; nd\u00ebrkombtar\u00ebt t\u00eb luajn\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit, me shpres\u00eb q\u00eb t\u00eb huajt t\u00eb mb\u00ebshtesin q\u00ebndrimin e nj\u00ebr\u00ebs ose tjetr\u00ebs pal\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se askush nuk mund dhe nuk duhet as t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb zgjidh\u00eb problemet politike t\u00eb mbrendshme t\u00eb shqiptar\u00ebve, as n\u00eb Tiran\u00eb as n\u00eb Prishtin\u00eb. \u00cbsht\u00eb kjo klas\u00eb politike n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare q\u00eb vet duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u2013 me nj\u00eb dialog politik dhe toleranc\u00eb politike midis tyre &#8212; n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lira e demokratike, pik\u00ebspari n\u00eb frym\u00ebn e vlerave dhe traditave jetike arb\u00ebnore, p\u00ebr t\u00eb cilat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb ide, por edhe n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat e bot\u00ebs moderne n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ambasadori William Walker shprehi me k\u00ebt\u00eb rast shqet\u00ebsimet e tija p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb Kosov\u00eb, por do t\u00eb shtoja se edhe gjendja aktuale politike dhe grindjet e pafund midis partive n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kudo n\u00eb trojet shqiptare, pasqyrojn\u00eb gjithashtu edhe shqet\u00ebsimet e komunitetit shqiptaro-amerikan, e si p\u00ebrfundim edhe shqet\u00ebsimet e shprehura nga politika zyrtare amerikane, se pun\u00ebt e shqiptar\u00ebve &#8212; 25-vjet\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit \u2013 nuk jan\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb Atdheu i t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb &#8212; me k\u00ebt\u00eb kam parasysh\u00eb mbar\u00eb trojet shqiptare n\u00eb Ballkan &#8212; t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb kultur\u00ebs politike dhe nj\u00eb shkall\u00eb qytet\u00ebrimi politik q\u00eb do t\u00eb siguronte nj\u00eb bashkjetes\u00eb komb\u00ebtare midis grupeve t\u00eb ndryshme politike p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn, lavdin\u00eb dhe p\u00ebrparimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebr ndryshe, stuata e tanishme dhe ng\u00ebr\u00e7i politik dhe bojkotet politike n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn shqiptare, sidomos n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, fatkeqsisht thon\u00eb disa se gj\u00ebndja e krijuar, v\u00ebrteton pretendimet shekullore t\u00eb armiq\u00ebve t\u00eb kombit shqiptar se shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb vetqeverisen. Sa i tmersh\u00ebm do t\u00eb ishte v\u00ebrtetimi i k\u00ebtij konkluzioni!<\/p>\n<p>Sot p\u00ebr sot, fatkeqsisht, kombi shqiptar gj\u00ebndet n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq. Fal\u00eb k\u00ebsaj klase politike, duket se shqiptar\u00ebt nuk po din\u00eb t\u00eb gj\u00ebjn\u00eb rrug\u00ebn e toleranc\u00ebs dhe bashkjetes\u00ebs komb\u00ebtare dhe politike midis tyre q\u00eb do t\u2019a \u00e7onte at\u00eb n\u00eb udh\u00ebn q\u00eb ia ka caktuar Per\u00ebndia dhe historia &#8212; drejt\u00eb realizimit t\u00eb idealeve komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, Shqiptar\u00ebt u gj\u00ebnd\u00ebn, ndoshta si asnj\u00eb popull tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, i hudhur, i p\u00ebrbuzur, i shkelur e i harruar dhe i p\u00ebrsekutuar nga nj\u00eb ideologji e huaj e imponuar sllavo-aziatike dhe nga fqinjt\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk ia desht\u00ebn t\u00eb mir\u00ebn k\u00ebtij kombi. Mir\u00ebpo, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb aktuale absurde mosmarrveshjesh e grindjesh t\u00eb pafund t\u00eb klas\u00ebs politike &#8212; sot p\u00ebr sot &#8212; nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohet komunizmi, as sllavi, as greku, as turku dhe as ndonj\u00eb tjet\u00ebr, por vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Pa nj\u00eb ndjenj\u00eb dhe realizim p\u00ebr nevoj\u00ebn e doemosdoshme t\u00eb bashkjetes\u00ebs politike dhe komb\u00ebtare \u2013 pa nj\u00eb diskurs politik i denj\u00eb p\u00ebr shekullin 21 n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs politike t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo, q\u00eb do t\u2019i jepte nj\u00eb hov t\u00eb ri jet\u00ebs komb\u00ebtare, politike, dhe ekonomike t\u00eb shqiptar\u00ebve, sot p\u00ebr sot nuk mund t\u00eb thuhet se, \u201cBac\u00eb u kry\u201d, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb por askund tjet\u00ebr n\u00eb trojet shqiptare. Zemreku i or\u00ebs s\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar po pret gjithnj\u00eb t\u00eb k\u00ebthehet n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Kjo mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm nga vet\u00eb Shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Kosov\u00eb u sh\u00ebnua 17-vjetori i masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut, aty ku me 15 Janar t\u00eb vitit 1999 forcat kriminele ushtarake dhe policore t\u00eb Serbis\u00eb masakruan lart\u00eb nga 45 shqiptar\u00eb civil\u00eb t\u00eb pa-armatosur. Ishte kjo nj\u00eb masak\u00ebr q\u00eb lau me gjak Recakun. Ish-ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara, William Walker i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-7381","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7381"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7381\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7382,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7381\/revisions\/7382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}