{"id":7320,"date":"2016-01-13T18:27:17","date_gmt":"2016-01-13T17:27:17","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7320"},"modified":"2016-01-13T18:27:17","modified_gmt":"2016-01-13T17:27:17","slug":"fjalimi-i-fundit-i-presidentit-obama-mbi-gjendjen-e-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7320","title":{"rendered":"FJALIMI I FUNDIT I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJ\u00cbNDJEN E VENDIT"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_1211\" aria-describedby=\"caption-attachment-1211\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Obama-biden.jpg\" rel=\"attachment wp-att-1211\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1211 size-medium\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Obama-biden-300x201.jpg\" alt=\"Obama-biden\" width=\"300\" height=\"201\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Obama-biden-300x201.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Obama-biden.jpg 432w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-1211\" class=\"wp-caption-text\">Ilustrim<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Barak Obama n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb fundit t\u00eb mart\u00ebn mbr\u00ebma mbi gjendjen e kombit, foli mbi arritjet dhe mbi sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi n\u00eb politik\u00ebn e mbrendshme ashtu edhe n\u00eb politik\u00ebn e jasht\u00ebme dhe ushtarake, duke th\u00ebn\u00eb se cilat do qofshin problemet dhe sfidat, ato mund t\u00eb zgjidhen nep\u00ebrmjet debateve \u201cnd\u00ebrtuese dhe racionale\u201d, nd\u00ebrsa b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb atmosfer\u00eb \u201cpolitike m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>Presidenti Obama n\u00eb fjalimin e tij, q\u00eb sipas tij ishte m\u00eb i shkurt\u00ebr se fjalimet e tija t\u00eb m\u00ebparshme vjetore mbi gj\u00ebndjen e vendit, udh\u00ebheqsi amerikan theksoi se do fliste p\u00ebr kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi mbi t\u00eb cilat, sipas tij, duhet t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet vendi. Ai i tha Kongresit dhe kombit se ato jan\u00eb: gj\u00ebndja ekonomike n\u00eb vend, zhvillimi i teknologjis\u00eb, siguria e Amerik\u00ebs dhe demokracia n\u00eb vend. \u201cA do t\u2019u p\u00ebrgjigjemi ndryshimeve t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb duke u treguar t\u00eb frik\u00ebsuar ndaj t\u00eb ardhmes duke e k\u00ebthyer vendin n\u00eb izolim dhe duke kund\u00ebrshtuar nj\u00ebri tjetrin, a po do t\u00eb p\u00ebrballemi me t\u00eb ardhmen me besim n\u00eb vetveten ton\u00eb, me konfidenc\u00eb n\u00eb vlerat n\u00eb t\u00eb cilat ne besojm\u00eb, e q\u00eb na dallojn\u00eb se kush jemi ne si popull, dhe n\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb mund t\u00eb realizohen duke punuar s\u00eb bashku\u201d, tha Z. Obama.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij ai natyrisht mbrojti p\u00ebrparimet q\u00eb, sipas tij, ka arritur Administrata e tij gjat\u00eb 7 viteve t\u00eb kaluara dhe shpalosi nj\u00eb agjend\u00eb me disa pika p\u00ebr vitin e fundit t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb nj\u00eb agjende politike e cila nuk ka gias\u00eb t\u00eb realizohet gjat\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr arsye t\u00eb zgjedhjeve presidenciale q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb von\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Nd\u00ebrsa b\u00ebri thirrje p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb \u201cpolitike m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d n\u00eb Washinton, Presidenti Obama i tha Kongresit q\u00eb dominohet nga republikan\u00ebt, se nj\u00eb atmosfer\u00eb e re politike nuk do t\u00eb thot\u00eb se ne duhet t\u00eb biem\u00eb dakort p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, por shtoi ai, \u201cDemokracia k\u00ebrkon nj\u00eb lidhje besimi baz\u00eb midis qytetar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb vendi.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb kritike t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb ndaj deklaratave t\u00eb kandidatit republikan p\u00ebr president, Donald Trump &#8212; sidomos n\u00eb lidhje me imigracionin &#8212; Presidenti Obama tha se gjat\u00eb historis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb shfaqur pik\u00ebpamje t\u00eb tilla nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara jan\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme me ndryshime politike, ekonomike shoq\u00ebrore dhe me imigracionin. Gjithmon\u00eb, historikisht, n\u00ebnvijoi ai, kur jan\u00eb shfaqur frik\u00ebsime dhe shqet\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb ardhmen, \u00e7do her\u00eb ky vend i ka tejkaluar ato me sukses. Ai u tha amerikan\u00ebve t\u00eb mos ken\u00eb frik\u00eb nga e ardhmja.<\/p>\n<p>Duke folur mbi gj\u00ebndjen ekonomike n\u00eb vend ai mbrojti politik\u00ebn e tij ekonomike nga kritik\u00ebt e krahut t\u00eb djatht\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cKushdo q\u00eb mendon se ekonomia amerikane \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, vet\u00ebm p\u00ebrhapin trillime.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e fjalimit vjetor mbi politik\u00ebn e jast\u00ebme t\u00eb vendit, Presidenti Obama hodhi posht\u00eb akuzat e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb se, \u201carmiqt\u00eb e k\u00ebtij vendi po fuqizohen dhe se Amerika po dob\u00ebsohet.\u201d Ai tha se cil\u00ebsimi i grupit terrorist t\u00eb ashtuquajtur shteti islamik, ISIL si nj\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnimn ekzistencial\u201d ndaj bot\u00ebs dhe deklaratat e disave se kjo \u00ebsht\u00eb \u201cLufta e Tret\u00eb Bot\u00ebrore\u201d, \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebruar dhe e pa vend nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm u sh\u00ebrben interesave propagandistike t\u00eb terrorist\u00ebve, tha Presidenti Obama. ISIL duhet t\u00eb eliminohet ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Obama, ngase p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik t\u00eb madh ndaj civil\u00ebve, por sipas tij, ai grup nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnim ndaj ekzistenc\u00ebs ton\u00eb komb\u00ebtare.\u201d<br \/>\nPresidenti Obama shtroi pyetjen para Kongresit dhe sfidoi se si duhet t\u00eb \u201cMbrojm\u00eb sigurin\u00eb e Amerik\u00ebs dhe nj\u00ebkohsisht t\u00eb udh\u00ebheqim bot\u00ebn, pa u b\u00ebr\u00eb polici i saj?\u201d Ai k\u00ebrkoi miratimin e nj\u00eb rezolute nga Kongresi q\u00eb do t\u00eb autorizonte p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs ushtarake kund\u00ebr shtetit islamik, por shtoi se Shtetet e Bashkuara k\u00ebrc\u00ebnohen \u201cm\u00eb pak nga perandorit\u00eb keqb\u00ebrse dhe m\u00eb shum\u00eb nga rreziqet q\u00eb vin\u00eb nga shtete t\u00eb d\u00ebshtuara.\u201d N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Presidenti Obama parashikoi se nga k\u00ebto shtete t\u00eb d\u00ebshtuara do t\u00eb dalin grupet e ardh\u00ebshme terroriste an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u201d N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Z. Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara \u201cnuk mund t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr rind\u00ebrtimin e \u00e7do shteti t\u00eb zhytur n\u00eb kriza.\u201d Mbi nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme, ai i b\u00ebri thirrje Kongresit q\u00eb tani pas lidhjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjve t\u00eb Amerik\u00ebs me Kub\u00ebn, t\u00eb hiqet embargoja ekonomike kund\u00ebr atij vendi, duke shtuar se, \u201cLufta e Ftoft\u00eb ka marr\u00eb fund\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjalimit vjetor, Presidenti Obama iu drejtua an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kongresit duke b\u00ebr\u00eb pyetjen se si ata s\u00eb bashku mund t\u00eb realizojn\u00eb q\u00eb atmosfera politike t\u00eb pasqyroj\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mirat dhe jo m\u00eb t\u00eb k\u00ebqiat n\u00eb radh\u00ebt tona duke n\u00ebnvijuar nj\u00eb pranim t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm nga ana e tij, nd\u00ebrsa vet\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si mosfunksionimi politik n\u00eb Washington. P\u00ebr situat\u00ebn politike dhe p\u00ebr grindjet partiake n\u00eb Washington, ai shprehu keqardhjen e tij sepse si\u00e7 tha ai, mosmarrveshjet midis partive jo vet\u00ebm q\u00eb \u201cnuk jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb keq\u00ebsuar\u201d, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai tha se merr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb i takon dhe premtoi se do t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnje midis partive t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr derisa ai t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe Governatorja e Karolin\u00ebs s\u00eb Jugut, Nikki Haley, e cila mbajti fjalimin e pal\u00ebs Republikane, i m\u00ebshoi k\u00ebsaj pike duke folur mbi mosmarrveshjet dhe grindjet politike n\u00eb Washington, por duke ngarkuar me faj p\u00ebr situat\u00ebn krijuar t\u00eb dy partit\u00eb kryesore, p\u00ebrfshir\u00eb Partin\u00eb Republikane. Ajo tha se \u201cduhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb me nj\u00ebri tjetrin dhe me vetveten\u201d, shtoi ajo, duke theksuar se nd\u00ebrsa \u201cDemokrat\u00ebt mbartin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Amerika, kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm e tyre. Ne Republikan\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrballemi gjithashtu me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d, theksoi ajo. \u201cNe duhet t\u00eb pranojm\u00eb kontributin ton\u00eb ndaj erozionit t\u00eb besimit t\u00eb publikut ndaj institucioneve dhe udh\u00ebheqjes amerikane. Ne duhet t\u00eb pranojm\u00eb se edhe ne kemi luajtur nj\u00eb rol n\u00eb mosfunksionimin e qeveris\u00eb. Kjo situat\u00eb duhet t\u00eb ndreqet\u201d, p\u00ebrfundoi Governatorja e shtetit Karolin\u00ebs s\u00eb Jugut, Nikki Haley n\u00eb p\u00ebrgjigjen ndaj fjalimit t\u00eb Presidentit Obama, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Republikane.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr \u00e7do president tjet\u00ebr para tij, fjalimi vjetor i Presidentit Obama mbi gj\u00ebndjen e vendit t\u00eb mart\u00ebn mbr\u00ebma, ishte nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb pasqyruar arritjet e tija n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jasht\u00ebme gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe t\u00eb njoftonte programe t\u00eb reja p\u00ebr vitin n\u00eb vijim. Por, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se \u00e7\u2019mendon ai p\u00ebr sukseset e Administrat\u00ebs s\u00eb tij gjat\u00eb vitit q\u00eb kaloi, sondazhet m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb vend tregojn\u00eb se 65% e amerikan\u00ebve besojn\u00eb se vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb dy partit\u00eb kryesore, Partia Demokrate q\u00eb kontrollon Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe Partia Repulikane q\u00eb kontrollon Kongresin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Barak Obama n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb fundit t\u00eb mart\u00ebn mbr\u00ebma mbi gjendjen e kombit, foli mbi arritjet dhe mbi sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi n\u00eb politik\u00ebn e mbrendshme ashtu edhe n\u00eb politik\u00ebn e jasht\u00ebme dhe ushtarake, duke th\u00ebn\u00eb se cilat do qofshin problemet dhe sfidat, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1211,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7320","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7320"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7320\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7321,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7320\/revisions\/7321"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1211"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}