{"id":7263,"date":"2016-01-10T12:12:59","date_gmt":"2016-01-10T11:12:59","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7263"},"modified":"2016-01-10T12:15:49","modified_gmt":"2016-01-10T11:15:49","slug":"masakra-e-bihorit-fati-i-9200-shqiptareve-te-pafajshem-foto","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7263","title":{"rendered":"Masakra e Bihorit \u2013 Fati i 9200 shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm (Foto)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/masakra-e-bihorit.png\" rel=\"attachment wp-att-7264\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7264 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/masakra-e-bihorit-300x128.png\" alt=\"masakra-e-bihorit\" width=\"300\" height=\"128\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/masakra-e-bihorit-300x128.png 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/masakra-e-bihorit.png 467w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>N\u00eb prag t\u00eb K\u00ebrsh\u00ebndellave Ortodokse m\u00eb 5 dhe 6 Janar 1943, forcat pushtuese serbo-\u00e7etnike masakruan 9200 shqiptar\u00eb dhe detyruan t\u00eb shp\u00ebrngul\u00ebn me dhun\u00eb 32 000 t\u00eb tjer\u00eb. Me bekimin e Kish\u00ebs uzurpatore Ortodokse t\u00eb Serbis\u00eb, forcat \u00e7etnike kryen nj\u00eb prej krimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Gadishullin Ilirik. Bihori mbetet n\u00eb kujtes\u00ebn historike t\u00eb kombit shqiptar si nj\u00eb prej ngjarjeve q\u00eb d\u00ebshmon, se Bes\u00eb me serbo\u00e7etnik\u00ebt dhe sllavokomunist\u00ebt shqipfol\u00ebs nuk ka dhe nuk mundet t\u00eb ket\u00eb KURR\u00cb.<\/p>\n<p>Konvertimi i dhunsh\u00ebm<\/p>\n<p>T\u00eb mbijetuarit e Masakr\u00ebs s\u00eb Bihorit u detyruan t\u00eb konvertohen me dhun\u00eb. Vajzat e reja dhe grat\u00eb e mbetura pa burra u konfiskuan dhe u skllav\u00ebruan p\u00ebr nevojat e batalioneve \u00e7etnike. P\u00ebr fatin e tyre, me p\u00ebrjashtim t\u00eb pak rreshtave n\u00eb raportin e qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb koh\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb shkruar asnj\u00eb fjal\u00eb e vetme p\u00ebrkujtimore dhe nuk dihet ende asgj\u00eb. Partia Komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila asokohe drejtohej nga serbo\u00e7etnik\u00ebt Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Svetozar Vukmanoviq Tempo dhe komisari i sh\u00ebrbimit \u00e7etnik Dora e Zez\u00eb, Velimir Stojniq, e heshti t\u00ebr\u00ebsisht ngjarjen dhe kurrnj\u00ebher\u00eb nuk e informoi opinion shqiptar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e ngjarjeve n\u00eb Bihor. P\u00ebrkundrazi, Partia Komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb filloi t\u00eb etiketoj\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb fashizmit dhe vuri n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb terrorit t\u00eb kuq t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit politik t\u00eb forcave nacionaldemokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs u detyruan t\u00eb presin r\u00ebnien e sistemit komunist p\u00ebr t\u00eb pasur sadopak mund\u00ebsi t\u00eb flasin dhe t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr krimet e sllavokomunizmit dhe gjenocidin e ushtruar ndaj tyre.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/konvertimi-i-dhunshem-i-te-mbijetuarve-ne-bihor.png\" rel=\"attachment wp-att-7267\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-7267 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/konvertimi-i-dhunshem-i-te-mbijetuarve-ne-bihor.png\" alt=\"konvertimi-i-dhunshem-i-te-mbijetuarve-ne-bihor\" width=\"583\" height=\"250\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/konvertimi-i-dhunshem-i-te-mbijetuarve-ne-bihor.png 583w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/konvertimi-i-dhunshem-i-te-mbijetuarve-ne-bihor-300x129.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 583px) 100vw, 583px\" \/><\/a><\/p>\n<p>DOKUMENTI I PAR\u00cb \u2013 LETRA E MUHAXHIR\u00cbVE<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, me 30 Kallnuer, 1943-XXI, Shk\u00eblqesis\u00eb Ekrem bej Libohova, Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave<\/p>\n<p>Shk\u00eblqesi<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb kthjellimeve q\u00eb pat\u00ebm nderin t\u00eb Ju apim mbi ngjarjen e tmerrshme q\u00eb ndodhi n\u00eb Bihor, n\u00eb krahinat e Senic\u00ebs e t\u00eb Bjelopol\u00ebs, sikurse na porosit\u00ebt, po paraqitim s\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, nji relacion mbi ato mizorina, i forcuem me dhjet\u00eb cop\u00eb dokumenta provuese. Shk\u00eblqesia e Juaj e din veht\u00eb se \u00e7\u2019masa duhet marr\u00eb p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb refugjat\u00ebve \u2013 gadi 10.000 shpirt \u2013 q\u00eb jan\u00eb tue vuejtun keqas, si edhe mbi \u00e7ka duhet bam\u00eb qi ata mizorina mos t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten dhe populli mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb vend t\u00eb vet. Edhe mbi at\u00eb pik\u00eb simbas porosis\u00eb s\u00eb Juaj, e kemi dh\u00ebn\u00eb mendimin ton\u00eb k\u00ebshillues. Tue qen\u00eb t\u00eb sigurt se Qeverija Mbretnore do t\u2019a merr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsin e me ngut\u00ebsin q\u00eb meriton, mbeteni me shum\u00eb nderime.<\/p>\n<p>N\u2019em\u00ebn t\u00eb muhaxhir\u00ebve t\u00eb Bihorit<\/p>\n<p>P.S.<br \/>\nI lutemi s\u00eb ndershmes Kryesi t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb sa m\u00eb par\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq Shqiptar dokumentat origjinale, mbasi atij instituti i jan\u00eb drejtue.<\/p>\n<p>DOKUMENTI i II-t\u00eb<\/p>\n<p>Promemoria mbi ngjarjet e tmerrshme n\u00eb zon\u00ebn e Bihorit<br \/>\n1.- Katundet shqiptare t\u00eb Bihorit, nd\u00ebr krahinat e Senic\u00ebs e t\u00eb Bjelopoles, n\u00eb zon\u00ebn q\u00eb quhet neutrale, midis Malit t\u00eb Zi dhe Shqipnis, sepse nuk mvaret prej Administrat\u00ebs malazeze por as nuk asht e bashkueme me Mbretnin shqiptare , jan\u00eb ba lama e nji tragjedije t\u00eb tmerrshme qi ndodhi n\u00eb dit\u00ebt 5 e 6 Kallnuer 1943.<br \/>\n2.- Banor\u00ebt e atyne krahinave fatkeqe qi priteshin me padurim, por plot shpres\u00eb e besim, bashkimin e tyne me Nan\u00ebn Shqipni, sikurse e don e drejta dhe vullneti i atij populli qi ka vuejtun p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebn zgjedh\u00ebn e Malazezve, u ban d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb nji d\u00ebshire t\u00eb shejt\u00eb, ata kan\u00eb pa me sy, nd\u00ebr ato dit\u00eb t\u00eb zeza, \u00e7ka nuk ka ndodhur kurrkund nd\u00ebr vise t\u2019ona.<br \/>\n3.- \u00c7etnik\u00ebt malazez e serb, kat\u00ebr a pes\u00eb mij\u00eb, dhe ndoshta ma shum\u00eb, n\u00ebn komand\u00ebn e Vojvod\u00ebs Pavle Gjurishiq ose t\u2019urdh\u00ebnuem prej \u201ctij\u201d u avit\u00ebn tinas katundeve t\u00eb Bihorit, tue kalue lumin, togje \u2013 togje, n\u00eb t\u00eb mug\u00ebt e nat\u00ebn. Sa t\u2019a kuptoj\u00eb popullsia rezikun, \u00e7etnik\u00ebt, u v\u00ebrsul\u00ebn kund\u00ebr saj si bisha t\u2019egra dhe e filluan me terbim vepr\u00ebn e tyne shnjer\u00ebzore tue prishun, tue gjegun e tue masakrue. N\u00eb pak koh\u00eb 82 katunde u prish\u00ebn e u shfaruen. Banor\u00ebt e tyne, t\u00eb tmeruem, duel\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs prej sht\u00ebpizave q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb prej zjarrit, t\u00eb veshun e t\u00eb shveshun. Por ran\u00eb n\u00eb duert e \u00e7etnik\u00ebve t\u2019egj\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt i grin\u00eb me pushk\u00eb, me thika e me shpata. Nuk kuryen as pleq, as gra, as f\u00ebmij\u00eb t\u00eb njom\u00eb. Kush shp\u00ebtoi prej dor\u00ebs s\u00eb \u00e7etnik\u00ebve, e gjet vdekjen n\u00eb bjeshk\u00eb prej t\u00eb ftohtit. Kush mundi t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb vdekjes tue ikur, ka me e pas\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb trup e n\u00eb shpirt, vul\u00ebn e tmerit e t\u00eb vuajtjeve.<\/p>\n<p>4. \u2013 Bilansi i dit\u00ebve tragjike t\u00eb Bihorit, shkurtimisht, asht ky: Sht\u00ebpija t\u00eb djegura 1763, burra t\u00eb vram\u00eb 590; t\u00eb therun 185, gra t\u00eb vram\u00eb 340; gra t\u00eb theruna 285, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb therun 701; t\u00eb djegun 705, t\u00eb grim\u00eb prej t\u00eb ftohtit: f\u00ebmij\u00eb 447, gra 266, burra 119, t\u00eb vdekur nga urija, t\u00eb plagosur: burra 359, gra 275, t\u00eb marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mbas hetimeve t\u00eb bam\u00eb me shpejti, del se t\u00eb vdekurit jan\u00eb 3741 dhe t\u00eb plagosunit 634. Sa p\u00ebr 251 shpirt qi mungojn\u00eb, shumica e madhe e t\u00eb cilave asht gra e vajza, k\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb marr\u00eb rob qi t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb \u00e7etnik\u00ebve qi t\u2019a plot\u00ebsojn\u00eb vepr\u00ebn e tyne t\u00eb turpshme e shnjerzore. I takon bot\u00ebs s\u00eb qytetnueme t\u2019i peshoj\u00eb e t\u2019i gjykoj\u00eb k\u00ebto mizorina. Mallkimi i Zotit le t\u00eb bien pa m\u00ebshir\u00eb mbi ata q\u2019i mendojn\u00eb e i kryejn\u00eb; d\u00ebnimi i Drejt\u00ebsis njer\u00ebzore le t\u2019i nd\u00ebshkoj\u00eb shkaktar\u00ebt e k\u00ebsaj k\u00ebrdie qi jan\u00eb tregue bisha t\u00eb pashpirt.<\/p>\n<p>5.- Shkaktar kryesuer i k\u00ebtyre mizorinave mund t\u00eb quhet Vojvoda Pavle Gjurishiq, shok\u00ebt e \u00e7etat e tij. Ay paturp\u00ebsisht pretendon se i asht shtrue autoriteteve ushtarake italiane t\u00eb Maltzi dhe se bashk\u00ebpunon me to. Vepra kriminale e kryeme kund\u00ebr Shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm e t\u00eb pamprojtun t\u00eb Bihorit e provon plot\u00ebsisht se Gjurishiqi dhe \u00e7etnik\u00ebt e tij jan\u00eb anmiq t\u00eb betuam t\u00eb fisit shqiptar. Jan\u00eb gjithashtu anmiq t\u00eb papajtuesh\u00ebm t\u2019Italis\u00eb: e treguen p\u00ebrpara dhe do t\u2019a provojn\u00eb rishtas n\u00eb ma t\u00eb parin rast t\u00eb volitsh\u00ebm. Qi Pavle Gjurishiqi e organizoi planin e masakrit n\u00eb Bihor dhe ndofta e zbatoi n\u00eb vend, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb dyshim. D\u00ebshminat e atyne q\u2019i ban\u00eb \u00e7etnik\u00ebt n\u00eb veprim e sip\u00ebr; shenjat qi ata lan\u00eb n\u00eb lam\u00ebn e k\u00ebrdis\u00eb s\u2019provojn\u00eb mjaft\u00ebsisht fajin e tij. Por, ve\u00e7 k\u00ebtyne provave asht fakti se nuk mund t\u00eb merret me mend qi, nd\u00ebr ato vise, mund t\u00eb veproj\u00eb nji \u00e7et\u00eb e madhe 4- 5 mij\u00eb vet\u00ebsh pa dijen e pa lejen e tij. N\u00eb nji proklamat\u00eb t\u00eb shpallun e t\u00eb n\u00ebnshkrueme prej tij, mbas masakrit, ay thot\u00eb tekstualisht: \u201cTragjedija e katundit Burgjeve ka sjell\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin e popullit t\u2019on\u00eb n\u00eb kulm dhe ky ka eksplodue. Populli vet\u00eb asht \u00e7ue me marr\u00eb gjakun dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht me u mbrojt\u00eb. Kan\u00eb ndodhun tmere t\u00eb pa mbajtura n\u00eb mend deri m\u00eb sot, qi ka qen\u00eb e pamundur me i ndalue. Komanda e \u00e7etnik\u00ebve dhe kryetar\u00ebt e nj\u00ebsive t\u00eb mija s\u2019jan\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb\u2026\u201d Qi ay g\u00ebnjen pa turp, duket faqas, sepse \u00e7etnik\u00ebt me uniforma e me t\u00eb gjitha shenjat dalluese t\u00eb tyne: ata e kryen k\u00ebrdin\u00eb e jo katundar\u00ebt malazias. Kjo gja asht evidente, e dukshme qart\u00ebsisht, e pamohueme.<\/p>\n<p>6.- Pavle Gjurishiqi flet, n\u00eb Proklamat\u00ebn e tij, p\u00ebr \u201ctragjedin\u00eb e katundit Burgjeve\u201d dhe, me k\u00ebt\u00eb, don t\u00eb thot\u00eb se faji asht i popullsis shqiptare, e cila i ka dhan\u00eb shkak munxynes s\u00eb Bihorit. Kjo asht nji ren\u00eb qi e akuzon dhe nuk e shfaj\u00ebson. Ja si q\u00ebndron puna: Gadi dy muej ma para, malizas t\u00eb katundit Burgjeve qi nuk shkojn\u00eb me Shqyptar\u00ebt, mbassi shum\u00eb nd\u00ebr \u201cta\u201d e kan\u00eb zanat grabitjen dhe jan\u00eb \u00e7etnik\u00eb, e atakuan katundin shqiptar Bular, r\u00ebmbyen 40 kren\u00eb lop\u00eb, 250 berra dhe vran\u00eb dy bari. Dy jav\u00eb ma von\u00eb, Shqiptar\u00ebt e vendit, tue drojtun dhe k\u00ebrcnime t\u00eb tjera, u mb\u00ebshtjell\u00ebn dhe shkuen n\u00eb katundin Burgjeve, ku kishin m\u00ebsue se gjindet nji pjes\u00eb e baktive t\u00eb grabitun. Atje u prit\u00ebn me pushk\u00eb prej \u00e7etnik\u00ebve dhe k\u00ebshtu u ndes nji luft\u00eb midis tyne. P\u00ebrfundimi asht se u vran\u00eb disa nga t\u00eb dy pal\u00ebt, u dogj\u00ebn 5-6 sht\u00ebpi, por nuk u damtue as nji njeri qi nuk mori pjes\u00eb n\u00eb luftim, as nji grue nuk u vra, as nji f\u00ebmij\u00eb nuk u plagos. Asht marri e thjesht\u00eb t\u00eb gjykohet se me ngjarjen e Burgjeve, t\u00eb shkaktuese prej malaziasve, popullsia shqiptare ka provokue ahmarrjen e Bihorit. Kryepar\u00eb vihet re se katundi shqiptar Bulari, qi u ba shkak p\u00ebr ngjarjen e Burgjeve, as nuk gjindet midis atyne 82 katundeve q\u00eb jan\u00eb shkatrre prej \u00e7etnik\u00ebve.<\/p>\n<p>7.- Asht jasht men\u00e7 t\u00eb thuhet se ndofta Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb shkaktue vet ngjarjen e Bihorit. Kryeepara ata mezi presin realizimin e idealit t\u00eb tyne qi asht bashkimi me Mbretnin shqiptare. Ata e kan\u00eb kuptua mir\u00ebfilli se \u00e7do ngatres\u00eb e trazir\u00eb n\u00eb vend, shkon p\u00ebr dam t\u00eb tyne. Ata vullnetarisht jan\u00eb ba mbrojt\u00ebs t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb e kan\u00eb luftue kund\u00ebr kryengrit\u00ebsve qi k\u00ebrcnonin rendin e ri t\u00eb vendosun n\u2019at zon\u00eb. Ata u kan\u00eb dal\u00eb zot ushtar\u00ebve dhe karabinier\u00ebve italian\u00eb, kur k\u00ebta jan\u00eb ndodhur ngusht\u00eb si n\u00eb ngjarjen e Beran\u00ebs ku ishin rrethue nga \u00e7etnik\u00ebt dhe u shliruen nga Shqiptar\u00ebt -, jo p\u00ebr tjat\u00ebr, por p\u00ebr njerzi e p\u00ebr mir\u00ebnjohje kundrejt atyne ushtar\u00ebve qi kan\u00eb ardhur si shlirues t\u00eb tokave shqiptare t\u00eb Malitzi. Asht ky provokimi ma i rand\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin i fajson Pavle Gjurishiqi, sikund\u00ebr del faqas nga Proklamata e tij q\u2019u p\u00ebrmend ma nalt. Por, sigurisht \u201cprovokimi\u201d asht vet\u00ebm nji fjal\u00eb p\u00ebr ta mbulue t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Realiteti asht se Pavle Gjurishiqi me shok\u00eb, kundrejt Shqiptar\u00ebve nuk ban[ tjat\u00ebr ve\u00e7 se me e zbatue planin ma t\u00eb gjan\u00eb t\u00eb Drazha Mihajloviqit. Baterdija e tmerrshme e Bihorit mund t\u00eb thuhet se asht zbatimi i pik\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Planit t\u00eb kurdisun nga Mihajlloviqi, dhe t\u00eb shpallun ca koh\u00eb ma par\u00eb prej Shtypit shqiptar, ku shfaqet qartas vendimi me e shfarosun popullin shqiptar t\u2019atine krahinave.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/masakra-ne-bihor-2.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7266\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-7266 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/masakra-ne-bihor-2.jpg\" alt=\"masakra-ne-bihor-2\" width=\"583\" height=\"250\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/masakra-ne-bihor-2.jpg 583w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/masakra-ne-bihor-2-300x129.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 583px) 100vw, 583px\" \/><\/a><\/p>\n<p>8.- T\u00eb mjeruemit e tragjedis s\u00eb Bihorit, nd\u00ebr krahinat e Senic\u00ebs e t\u00eb Bjelopoles, nuk jan\u00eb vet\u00ebm ata q\u2019u sh\u00ebnuan ma nalt, n\u00eb pik\u00ebn 4. Jan\u00eb edhe t\u2019ikunit nga tmeri. K\u00ebta mbath e vdath kan\u00eb lan\u00eb plangun e sht\u00ebpin\u00eb dhe kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn e malit dhe shumica e tyne kan\u00eb dal\u00eb p\u00ebrk\u00ebtej kufinit. Nji pjes\u00eb tjat\u00ebr e madhe gjindet n\u00eb Qendr\u00ebn e Bjelopoles. T\u00eb par\u00ebt jan\u00eb 6- 7 shpirt, shumica n\u00eb Pej\u00eb. Ata t\u00eb Bjelopoles jan\u00eb 4-5 shpirt. T\u00eb gjith\u00eb gjinden mos ma keq. T\u00eb plagosunit e t\u00eb s\u00ebmundit jan\u00eb n\u00eb rezik t\u00eb madh. S\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb rrezikshme, edhe p\u00ebr popullsin\u00eb e vendit, mund t\u00eb shfaqen n\u00eb mes t\u00eb tyne. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb dobishme. I takon Qeveris\u00eb mbret\u00ebrore t\u2019i vendoj\u00eb e t\u2019i zbatoj\u00eb me ngut\u00ebsi masat q\u00eb do t\u2019i duken ma t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Masat e shpejta dhe ma t\u00eb nevojshme munden me u radhit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: a) Organizimi i ndihm\u00ebs, zyrtare e komb\u00ebtare, p\u00ebr muhazhir\u00ebt t\u00eb mjeruemit: strehim, veshje dhe ushqim; b) D\u00ebrgim i shpejt\u00eb mjek\u00ebsh dhe barnash p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmundit; c) Organizimi i rikthimit t\u00eb muhazhir\u00ebve n\u00ebp\u00ebr vendet e tyne, pasi t\u00eb vendoset atje qet\u00ebsija dhe sigurija; d) P\u00ebrkrahje materiale q\u00eb t\u00eb mundin ata t\u2019a rifillojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb punimin e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Masakra n\u00eb Bihor<br \/>\n9.- Duhet theksuar se zgjidhja e plot\u00eb e \u00e7ashtjes q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb rivendosjen e banor\u00ebve n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpijat e vet. Por k\u00ebto u dogj\u00ebn e u shkatruan, sikund\u00ebr edhe e gjith\u00eb pasunija e tyne e lujt\u00ebshme .Prandaj duhet mendua dhe vendosun m\u00ebnyrat se qysh k\u00ebta njer\u00ebz mundin t\u00eb rivendosen n\u00ebp\u00ebr plangjet e veta e t\u2019a rifillojn\u00eb jet\u00ebn e par\u00eb. Duhet theksue gjithashtu se n\u2019at\u00eb vend nuk ka aspak siguri. Me kot th\u00ebnkan autoritetet e Cetin\u00ebs se mbretnon qet\u00ebsija. Mbasi ik\u00ebn \u00e7etnik\u00ebt, si me than\u00eb \u201czyrtar\u00eb\u201d, u sulen (v\u00ebrsul\u00ebn \u2013I . A)p\u00ebr grabitje banor\u00eb e bashibozuk t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha katundet e prishuna. K\u00ebta jan\u00eb t\u2019armatosun thuhet se kan\u00eb edhe mitraloza. Asht fakt se banor\u00ebt shqiptar\u00eb qi kan\u00eb dashun t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet, si dhe ata qi kan\u00eb shkue p\u00ebr t\u2019i varrue t\u00eb vramit e t\u00eb therunit, jan\u00eb prit\u00eb me pushka dhe disa prej tyne kan\u00eb mbet\u00eb t\u00eb vram\u00eb.<br \/>\n10.- Tue marr\u00eb parasysh se \u00e7ka ndodhi n\u00eb Bihor, si duket, vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb prodroni kund\u00ebr popullsis shqiptare, dhe ma p\u00ebr s\u00eb shpejti ka me u ardhur siraja (radha \u2013 I.A.) krahinave t\u00eb tjera, asht e domosdoshme dhe e ngutshme t\u00eb mendohet dhe t\u00eb zbatohen qysh tash masa t\u00eb dobishme e t\u00eb forta p\u00ebr t\u2019a sigurue e p\u00ebr t\u2019a shp\u00ebtue popullsin shqiptare t\u00eb zon\u00ebs neutrale. Shum\u00eb masa t\u00eb p\u00ebrshtatshme mund t\u00eb gjenden, por kryepari vijn\u00eb n\u00eb mendje k\u00ebto: a) Armatimi i popullsis shqiptare; b) Garantimi i kufinit t\u00eb zon\u00ebs neutrale me Malinezi nga ana e ushtris italiane t\u00eb Malitzi; c) Organizimi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm i vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb vendit; d) Vendosja n\u00eb zon\u00eb ose aty pran\u00eb i autoriteteve eprore t\u00eb Zon\u00ebs. K\u00ebto masa mund t\u00eb zbatohen sikund\u00ebr tregohet ma posht\u00eb:<\/p>\n<p>11. P\u00ebr t\u2019a zbatue rifillimin e armatimit, duhet marrun ngutsh\u00ebm masat q\u00eb vijojn\u00eb:<\/p>\n<p>a) N\u00eb popullin e Sienic\u00ebs i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtun arm\u00eb, duhen d\u00ebrguar s\u00eb paku 6.000 pushka me municione t\u00eb mjaftueshme dhe 3.000 pushka t\u00eb tjara p\u00ebr Tutin e Rozhaj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hesap nuk p\u00ebrfshihen nevoja p\u00ebr Plav\u00eb e Gusin\u00eb dhe q\u00eb kapin 2.000 pushk\u00eb t\u00eb tjera;<br \/>\nb) Do t\u2019ishte gja e domosdoshme q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pushk\u00ebve, t\u00eb vihen n\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Zon\u00ebs neutrale nj\u00eb sasi mitralozash, t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla. P\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyne ka mjaft njer\u00ebz t\u00eb st\u00ebrvitun.<br \/>\nc) N\u00ebnkuptohet se k\u00ebto arm\u00eb nuk do t\u00eb ndahen t\u00eb gjitha n\u00eb popull, por vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl, nd\u00ebr ata burra t\u00eb njoftun e t\u00eb besuesh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrbajn\u00eb si me than\u00eb \u201cRojen Civile t\u00eb Vendit\u201d. Parija e \u00e7do vendi mund t\u00eb bahet dor\u00ebzan\u00ebse p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb marrin arm\u00ebt n\u00eb dor\u00ebzim;<br \/>\nd) Sa p\u00ebr pjes\u00ebn e madhe e k\u00ebtyre arm\u00ebve, dhe sidomos t\u00eb municioneve, ato kan\u00eb me u vendue nd\u00ebr depo t\u00eb posa\u00e7me, t\u00eb zgjedhuna simbas situat\u00ebs s\u00eb vendit dhe me t\u00eb gjitha sigurimet q\u00eb k\u00ebrkon mirmbajtja dhe ruajtja e k\u00ebtyne depove;<br \/>\ne) Shp\u00ebrndarja e arm\u00ebve nga depot e paramendume, do t\u00eb bahet vet\u00ebm n\u00eb rast reziku, dometh\u00ebn\u00eb kur t\u00eb v\u00ebrtetohen sheja t\u00eb dukshme nga ana e \u00e7etnik\u00ebve p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsye katundet e zonave n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>12. Q\u00eb shp\u00ebrndarja e arm\u00ebve, n\u00eb raste t\u00eb tilla, t\u00eb bahet e rregullt\u00eb dhe me t\u00eb gjitha garancinat e duhuna, nevojitet nji organizim paraprak nd\u00ebr \u00e7eta vullnetar\u00ebsh, t\u00eb m\u00ebdhaja e t\u00eb vogla, simbas nevojave t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme. K\u00ebto \u00e7eta do t\u00eb ken\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tyne njer\u00ebz t\u00eb njoftun q\u00eb do t\u00eb mundin me garantue p\u00ebr vullnetar\u00ebt qi ata kan\u00eb me pas\u00eb n\u00ebn urdh\u00ebn t\u00eb vet. Ky organizim mund t\u00eb kryhet mir\u00ebfilli tue sh\u00ebnue, s\u00eb pakut, tre oficera t\u00eb st\u00ebrvitun e t\u2019aft\u00eb, si organizues t\u00eb vullnetar\u00ebve nd\u00ebr zonat e p\u00ebrmenduna, dome than\u00eb nji n\u00eb Senic\u00eb, nji n\u00eb Rozhaj e nji n\u00eb Plav\u00eb e Gusin\u00eb.<\/p>\n<p>13. Duhet pohue p\u00ebr, se sa vullnetar\u00ebt, sa arm\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb ata, nuk do t\u00eb mjaftojn\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e vendit, kur ky t\u00eb m\u00ebsyhet nga \u00e7eta t\u00eb m\u00ebdhaja, me armatim e organizim t\u00eb p\u00ebrsosun, si ata t\u00eb Pavle Gjurishiqit q\u00eb kan\u00eb ba k\u00ebrdin n\u00eb Bihor dhe q\u00eb p\u00ebrbahen nga mija shpirta. Prandaj zonave neutrale t\u00eb p\u00ebrmenduna, u duhet me doemos nj\u00eb v\u00ebrejtje e posa\u00e7me nga ana e fuqive t\u2019armatosuna italiane t\u00eb Malitzi. Ato duhet t\u2019organizojn\u00eb nj\u00eb rjet\u00eb post\u00ebsh p\u00ebr t\u2019a v\u00ebrejtun l\u00ebvizjen e \u00e7etave t\u00eb m\u00ebdhaja e, n\u00eb rast nevoje, p\u00ebr me ndalue t\u00eb msymit e tyne, ose p\u00ebr ta ndihmue p\u00ebrpjekjet e vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>14. P\u00ebr t\u00eb pasun populli shqiptar nji prov\u00eb t\u00eb duk\u00ebshme interesimi t\u2019autoriteteve eprore italiane e shqiptare, do t\u2019ishte mir\u00eb q\u00eb Komisari i Nalt\u00eb, Shk\u00eblqesa Umilta, sidhe nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs shqiptar me autoritet, t\u2019a vendosin qendr\u00ebn e veprimtaris s\u00eb tyne n\u00eb Senic\u00eb, ose aty pran\u00eb.<\/p>\n<p>15. Populli shqiptar i zon\u00ebs neutrale e kupton me zor situat\u00ebn e sotme, q\u00eb sy duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me ndejtun i ndam\u00eb prej Shtetit shqiptar. D\u00ebshira e tij ma e flakt\u00eb dhe shp\u00ebtimi i tij i sigurt\u00eb do t\u2019ishte aneksimi i menj\u00ebhersh\u00ebm. Ay e din boll mir\u00eb dhe nuk dyshon se ky p\u00ebrfundim d\u00ebshirohet prej Qeveris\u00eb shqiptare dhe gjen p\u00ebrkrahje pran\u00eb Qeveris\u00eb italiane, si edhe se ky bashkim do t\u00eb kryhet n\u00eb \u00e7astin e volitsh\u00ebm. Por, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij fu\u00e7in\u00eb shpirt\u00ebrore dhe durimin me prit, duhet qi, interesimi i Qeveris dhe p\u00ebrkrahja e Qeveris italiane t\u00eb marrin nj\u00eb form\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, p\u00ebr t\u2019a rivendosun at\u00eb popull t\u00eb mjeruam ndjenj\u00ebn e siguris\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019a forcuen shpres\u00ebn e tij. Masat q\u2019u p\u00ebrmenden ma nalt, dhe t\u00eb tjerat q\u00eb Qeverija Mbretnore nund t\u2019i gjej\u00eb vet\u00eb, duhen zbatue ngut\u00ebsisht e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa ma t\u00eb duk\u00ebshme, q\u00eb populli t\u2019a rifitoj\u00eb besimin n\u00eb mbrojtjen e sakt\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb shqiptare dhe q\u00eb, n\u2019an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb mund t\u00eb m\u00ebnjanohen ato t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr ahmarrje e t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb lindin nga dishprimi i popullit.<\/p>\n<p>16. Autoritetet shqiptare t\u00eb njan\u00ebs an\u00eb dhe ato italiane n\u2019an\u00ebn tjet\u00ebr duhet t\u00eb ken\u00eb besim te mendarija (te t\u00eb men\u00e7urit \u2013I. A.) e popullsis shqiptare. Ajo e kupton vleft\u00ebn e urt\u00ebsis dhe t\u00eb durimit n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste. Pra, jo vet\u00ebm se nuk k\u00ebrkon t\u00eb nxjer\u00eb ngatrime, por do t\u00eb mundohet t\u00eb gjith krenat e saj t\u00eb ndalohen e t\u00eb prevenojn\u00eb \u00e7do akt e vendim t\u00eb pap\u00eblqyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>I bashkohen k\u00ebtij relacioni nji sasi dokumenta \u2013 radhoj e qart\u00ebsis\u00eb fiktive t\u00eb cilat epen holl\u00ebsinat dhe provohen \u00e7ka u tha ma nalt mbi mizerinat e kryme prej Malazezve nd\u00ebr katundet e Bihorit. Tiran\u00eb, me 30 Kallnuer 1943-XXI.<\/p>\n<p>DOKUMENTI i III \u2013t\u00eb<\/p>\n<p>Drejtoris s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb ngarkuesit t\u2019on\u00eb zotni Emrush Myftarit po ju d\u00ebrgojm\u00eb nji kuti me raportin mjekues ku gjinden t\u00eb mbylluna nji pjes\u00eb t\u00eb masakrimevet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7etnik\u00ebt Malazez kundra popullat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Bihorit q\u00eb gjinden gjat\u00eb bregut t\u00eb lumit, n\u00eb an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyne dokumenteve mund\u00eb t\u00eb marr\u00eb vesh gjith\u00eb bota mbar\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb veprimet e shekullit 20 q\u00eb kan\u00eb adaptue \u00e7etnik\u00ebt Malazez kundra nji zone thjesht Shqiptare dhe q\u00eb n\u00eb dejt e banorve t\u00eb tyne vlon gjaku Shqiptar. K\u00ebta vllaz\u00ebn masakrue nga anmiku pse pak\u00eb n\u00eb num\u00ebr n\u00eb proporcion me ata t\u00eb anmikut q\u00eb i ka sulmuar dhe pa mjete luftarake. K\u00ebta vllaz\u00ebn me gjith se jan\u00eb Shqiptar\u00eb fatkeq\u00ebsisht kan\u00eb ngel\u00eb provizorisht jasht\u00eb vij\u00ebs s\u00eb demarkasjonit si zon\u00eb neutrale dhe me gjith k\u00ebrkesat e tyne qi t\u2019i lidhen n\u00ebn\u00ebs Shqipni, fatkeq\u00ebsisht d\u00ebshira e tyne nuk mbriti t\u00eb realizohesh deri sa anmiku i zhduki nji her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Mbas k\u00ebsaj Zone rreziku i k\u00ebrc\u00ebnohet popullat\u00ebs Shqiptare Petnic\u00eb, Peshter, Senic\u00eb, Suidoll e Delimegj\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se Qeverija Shqiptare nuk do u vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb, sigurisht edhe k\u00ebta kan\u00eb me p\u00ebsue at\u00eb q\u00eb p\u00ebsuan vllaznit e Bihorit dhe nuk asht \u00e7udi q\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb dhe Kosova.<\/p>\n<p>Rrozhaj\u00eb, me 23-I-1943<\/p>\n<p>DOKUMNETI i IV-t\u00eb<\/p>\n<p>1.- Kok\u00eb djali rreth 13- 15 vje\u00e7 e preme me an\u00eb t\u00eb nji arme t\u00eb bardh\u00eb (shpat\u00eb- thik\u00eb)dhe k\u00ebt\u00eb me nji t\u00eb sjellme nga e cila shihet se an\u00ebt e plag\u00ebs jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb rrafsh\u00ebta, k\u00ebshtu qi skajet e ashtit t\u00eb nofull\u00ebs t\u00eb poshtme jan\u00eb krejt t\u00eb rrafsh\u00ebta.<br \/>\n2.- Kok\u00eb gruje rreth 22-26 vjetshe e preme me an\u00eb t\u00eb nji arme t\u00eb bardh\u00eb e cila shihet n\u00eb skajet e plag\u00ebs jan\u00eb krejt t\u00eb rrafsh\u00ebta. Flok\u00ebt e kok\u00ebs djegun dhe l\u00ebkura karbonizua, nga e cila shihet se koka i \u00ebsht\u00eb premun grues s\u00eb gjall\u00eb dhe masandej hjedhun n\u00eb zjar\u00eb.<br \/>\n3.- Shuplak\u00eb djalo\u00e7i rreth 10 vjet\u00ebsh e preme me nji t\u00eb sjellme me nji arm\u00eb t\u00eb bardh\u00eb nga e cila shihet se skajet e plag\u00ebs n\u00eb asht (koc) e mish jan\u00eb t\u00eb rrafsh\u00ebta.<br \/>\n4.- K\u00ebmba e burrit t\u00eb pjekun, e preme me arm\u00eb pref\u00ebse me nji t\u00eb sjellme si kur duket nga skajet e rrafsh\u00ebta t\u00eb plag\u00ebs n\u00eb asht e mish.<br \/>\n5.- Dora e djatht\u00eb e preme n\u00eb b\u00ebrryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se dora e fatkeqit ka qen\u00eb premun p\u00ebr s\u00eb gjalli dhe masandej hjedhun n\u00eb zjarr. Dora \u00ebsht e nji djali.<br \/>\n6.- Dora e djatht\u00eb e preme n\u00eb b\u00ebrryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se asht premun p\u00ebr s\u00eb gjalli t\u00eb viktim\u00ebs dhe masandej hjedhun n\u00eb zjar\u00eb. Dora i ka p\u00ebrkitun nji persone t\u00eb rritun.<br \/>\n7.- Dora e majt\u00eb e preme pak n\u00ebn b\u00ebrryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se ka qen\u00eb e preme p\u00ebr s\u00eb gjalli t\u00eb viktim\u00ebs dhe masandej hjedhun n\u00eb zjar\u00eb. Dora ka qen\u00eb e nji persone t\u00eb rritun.<br \/>\n8.- Veshi i djatht\u00eb dhe i majt\u00eb t\u00eb njeriut pjekun. Tu dy vesht\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb prem\u00eb n\u00eb nji t\u00eb sjellme e me an\u00eb t\u00eb nji arme prefse, nga duken skajet e s\u00eb premes plot\u00ebsisht t\u00eb rrafsh\u00ebta. T\u00eb dy vesh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb preme m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n9.- Veshi i djatht\u00eb i prem\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nji t\u00eb sjellme e me an\u00eb t\u00eb nji arme t\u00eb preft\u00eb, nga duken skajet e s\u00eb premes plot\u00ebsisht t\u00eb rafsh\u00ebta.<br \/>\n10.- Hund\u00eb me buz\u00ebn e sip\u00ebrme me gjith\u00eb mustak\u00ebt t\u00eb preme mbi kocin e hund\u00ebs. Skajet e plag\u00ebs jan\u00eb t\u00eb rrafsh\u00ebta.<br \/>\n11.- Syni i djatht\u00eb dhe i majt\u00eb, t\u00eb nxjerrun me kapak nga gropa e syvet. (Rozhaj\u00eb, 23 I 1943)<\/p>\n<p>DOKUMENTI i V-t\u00eb<\/p>\n<p>Kryesis Komitetit t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq Shqiptar<\/p>\n<p>N\u00eb Rozhaj\u00eb mbas vepr\u00ebs gjak\u00ebsore e \u00e7njer\u00ebzore n\u00eb zon\u00eb neutrale, jan\u00eb grumbullue afro 5.000 frym\u00eb refugjat\u00ebsh jan\u00eb shtr\u00ebngue t\u00eb ikin nga tokat e tyne dhe t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb shpirtin lakuriq n\u00ebp\u00ebr akull, bor\u00eb dhe furtun\u00eb tue ik\u00eb n\u00ebp\u00ebr bjeshk\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebs gj\u00eb burra gra e sidomos f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb fare lakuriq ose veshun me rroba rrecka rrecka. Nd\u00ebr ta ka shum\u00eb t\u00eb plagosun. Deri tash s\u2019jan\u00eb hetue s\u00ebmundje efektive, por t\u00eb s\u00ebmurit e ngrir\u00eb n\u00ebp\u00ebr artikulacione me zgjebe, me bronshit dhe me t\u00eb tjera s\u00ebmundje l\u00ebkure ka shum\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb refugjat\u00ebt jan\u00eb me morra dhe q\u00ebndron rreziku i \u00e7\u2019faqjes s\u00eb tifos axantematicus, dhe shtoj se n\u00eb disa prej katundar\u00ebve t\u00eb djegum s\u00ebsht\u00eb \u00e7faq\u00eb tifoja n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr disa gra e djelm asht dukun n\u00eb disa raste avitaminoza dhe k\u00ebt\u00eb \u201cD\u201d \u201cB\u201d C\u201d. Ka fillue organizimi i banj\u00ebs primitive dhe spitalit prej 15-20 shtret\u00eb. Prandaj i lutemi Kryesis Kryqit t\u00eb Kuq Shqiptar, t\u2019udh\u00ebzon d\u00ebrgimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs n\u00eb roba djemsh, grash dhe burrash, dhe po qe e e mundun dhe me rrobat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb ndryshme, e p\u00ebr foshnj\u00ebt e vogla n\u00eb gji, pelena (shperra) gjithashtu t\u00eb keni mir\u00ebsin\u00eb me d\u00ebrgue ndihm\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb medikamente p\u00ebr t\u00eb cilat ndihet nji munges\u00eb e madhe sidomos n\u00eb materialin mb\u00ebshtjell\u00ebs dhe n\u00eb specialitetet e vitaminave (C, A, B dhe D) me t\u00eb cilat aspak s\u2019disponohet n\u00eb k\u00ebto vise.<\/p>\n<p>Lusim ma tep\u00ebr t\u2019urdh\u00ebnoni d\u00ebrgimin e nji mjekut, e n\u00eb qoft\u00eb se Kryqi i Kuq Shqiptar nuk disponon nji mjek, t\u00eb p\u00ebrpiqeni pran\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse se t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb me urgjenc\u00eb s\u00eb paku nji mjek, dhe s\u00eb fundit drejtohuni patriotizm\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb ndonji prej tyne si vullnetar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb masakrueme.<\/p>\n<p><em>Rozhaj\u00eb, m\u00eb 23-I-1943 Kandidat Medicine \u2013 Hasan Llukaqi.<\/em><\/p>\n<p><em>(Not\u00eb: Shkrimi \u00ebsht\u00eb i plasuar n\u00eb origjinal ku mund\u00eb t\u00eb gjeni n\u00eb shum\u00eb raste terme dhe karaktere t\u00eb dialektit Geg\u00eb)<\/em><\/p>\n<p>\/Arbresh.info\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb K\u00ebrsh\u00ebndellave Ortodokse m\u00eb 5 dhe 6 Janar 1943, forcat pushtuese serbo-\u00e7etnike masakruan 9200 shqiptar\u00eb dhe detyruan t\u00eb shp\u00ebrngul\u00ebn me dhun\u00eb 32 000 t\u00eb tjer\u00eb. Me bekimin e Kish\u00ebs uzurpatore Ortodokse t\u00eb Serbis\u00eb, forcat \u00e7etnike kryen nj\u00eb prej krimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Gadishullin Ilirik. Bihori mbetet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7264,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-7263","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7263"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7263\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7269,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7263\/revisions\/7269"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7264"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}