{"id":7162,"date":"2015-12-28T14:58:27","date_gmt":"2015-12-28T13:58:27","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7162"},"modified":"2015-12-28T14:58:52","modified_gmt":"2015-12-28T13:58:52","slug":"modeli-ballkanik-i-rusise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7162","title":{"rendered":"MODELI BALLKANIK I RUSIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\" rel=\"attachment wp-att-1781\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1781 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg\" alt=\"islam-lauka\" width=\"300\" height=\"230\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg 326w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Dr. Islam LAUKA, diplomat, ish ambasador i Shqiperise ne Kosove<\/p>\n<p><strong>Antimodeli Malazez<\/strong><\/p>\n<p>Tre muajt e fundit t\u00eb vitit 2015, duket se po kthejn\u00eb p\u00ebrmbys tre shekuj histori n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Rusis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Nga \u201cKopshti rus i Ardiatikut\u201d, p\u00ebr Mosk\u00ebn e sotme zyrtare, Republika e Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201c\u00e7iban\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb deklaratat e shpeshta t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebv\u00eb t\u00eb Jashtme (MPJ) t\u00eb Rusis\u00eb, M. Zaharova, t\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtypit t\u00eb Presidenc\u00ebs, D.Peskov, si dhe n\u00eb komentet, gjithashtu t\u00eb shpeshta, t\u00eb Departamentit t\u00eb Informacionit dhe Shtypit pran\u00eb Dikasterit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, udh\u00ebheqja e Malit t\u00eb Zi dhe personalisht Kryeministri, Millo Gjukanovi\u00e7, akuzohen p\u00ebr prirje diktatoriale, p\u00ebr \u201cinjorim t\u00eb mendimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb malazeze\u201d, dhe p\u00ebr \u201cp\u00ebrdorim tej normave t\u00eb lejuara t\u00eb forc\u00ebs kund\u00ebr protestuesve paq\u00ebsor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto akuza kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, kryesisht, me protestat e organizuara, muajt e fundit, nga opozita malazeze. Millo Gjukanovi\u00e7 e akuzoi publikisht Mosk\u00ebn se ajo ishte n\u00eb an\u00ebn e protestuesve, gj\u00eb q\u00eb Kremlini zyrtar e hodhi posht\u00eb.<\/p>\n<p>Por zem\u00ebrimi i Zeusit polar do t\u00eb shp\u00ebrthente mbi Republik\u00ebn e vog\u00ebl n\u00eb breg t\u00eb Adriatikut m\u00eb 2 dhjetor 2015, dit\u00ebn e marrjes nga Podgorica t\u00eb ftes\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO. Nga Presidenca ruse erdhi k\u00ebrc\u00ebnimi se ky hap \u201cnuk mund t\u00eb mos \u00e7oj\u00eb n\u00eb veprime reaguese\u201d. Nd\u00ebrsa vler\u00ebsimi paraprak i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb ishte q\u00eb \u201cky hap mbart n\u00eb vetvete ngarkes\u00eb konfrontuese\u201d dhe se do t\u00eb jet\u00eb me pasoja negative p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis Rusis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Nd\u00ebrkaq, Kryetari i Komitetit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Federates p\u00ebr Mbrojtje e Siguri, V. Ozjerov, k\u00ebrc\u00ebnoi se do tu jepet fund projekteve ushtarake q\u00eb Rusia realizon me Malin e Zi.<\/p>\n<p>Sugjerimi i Mosk\u00ebs zyrtare, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zgjidhet me referendum. K\u00ebt\u00eb ide theksoi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e shtypit t\u00eb MPJ t\u00eb Rusis\u00eb, M. Zaharova, me 16 dhjetor 2016. Pas nd\u00ebrhyrjes ushtarake n\u00eb Ukrain\u00eb dhe aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb, Moska iu referohet \u201cvullnetit t\u00eb popullit\u201d, \u201ct\u00eb drejt\u00ebs demokratike p\u00ebr referendum\u201d, vlerave historike, kulturore dhe sakrale q\u00eb territore, t\u00eb cilat u p\u00ebrkasin shteteve t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht kan\u00eb p\u00ebr shtetet am\u00eb. Ky q\u00ebndrim ndryshopn krejt\u00ebsisht nga ai i m\u00ebparshmi, kur Kremlini u referohej parimeve t\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kufinjve, mosnd\u00ebrhyrjes n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb fqinj\u00ebve, etj.<\/p>\n<p>Tek ftesa p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO, Rusia gjeti nj\u00eb casus belli, sepse, me sa duket, zem\u00ebrimi i saj kishte koh\u00eb q\u00eb po grumbullohej, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb intensifikimit t\u00eb qelb\u00ebzimit t\u00eb \u201c\u00e7ibanit\u201d malazez. Sipas Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Q\u00ebndr\u00ebs s\u00eb Studimit t\u00eb Kriz\u00ebs Jugosllave t\u00eb Institutit t\u00eb Sllavistik\u00ebs n\u00eb Mosk\u00eb, Elena Guskova, Podgorica ishte nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb njohu pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, iu bashkua sanksioneve per\u00ebndimore kund\u00ebr Rusis\u00eb, forcoi sanksionet kund\u00ebr Krimes\u00eb dhe Sevastopolit, mb\u00ebshteti opozit\u00ebn siriane kund\u00ebr Asadit dhe nuk votoi n\u00eb OKB rezolut\u00ebn e paraqitur nga Rusia p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr glorifikimit t\u00eb nazizmit. Pak\u00ebnaq\u00ebsia e Guskov\u00ebs me Malin e Zi shkon edhe m\u00eb larg, n\u00eb vitin 2006, kur, sipas saj, populli serb u nda m\u00eb dysh, n\u00eb serb dhe malazez. Po t\u00eb shtojm\u00eb k\u00ebtu edhe d\u00ebshtimin e saj personal me leksionet kund\u00ebr NATO-s, sa n\u00eb Podgoric\u00eb, n\u00eb Nikshiq e Tivar, kuptohet q\u00eb pezmi i saj i kalon kufijt\u00eb e normales.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Mali i Zi, p\u00ebrb\u00ebn jo modelin por antimodelin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb nj\u00eb vendi Ballkanit n\u00eb raport me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cKanceri kosovar\u201d, Shqip\u00ebria dhe Bullgaria<\/strong><\/p>\n<p>Por ka edhe m\u00eb keq se antimodeli malazez. P\u00ebr Mosk\u00ebn, Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u201c\u00e7iban\u201d, ajo \u00ebsht\u00eb kancer q\u00eb po shtrin metastazat e saj n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. Kund\u00ebr \u201cmetastazave kosovare\u201d Kremlini \u00ebsht\u00eb angazhuar totalisht, q\u00eb nga Presidenti Putin, Ministri Lavrov, etj, n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit (KS), n\u00eb OSBE, n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, n\u00eb takimet dy e shum\u00ebpal\u00ebshe. N\u00eb t\u00eb gjitha raportimet periodike mbi Kosov\u00ebn, t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb KS, Ambasadori rus, Vitali \u00c7urkin, flet zi e m\u00eb zi p\u00ebr shtetin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Europ\u00ebs. Votimi i fundit n\u00eb UNESCO d\u00ebshmoi, edhe nj\u00eb her\u00eb, rolin aktiv, tejet aktiv dhe agresiv t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saj p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Prishtina zyrtare, jo pa baz\u00eb, e ka akuzuar Mosk\u00ebn se, ve\u00e7 aktivitetit t\u00eb saj t\u00eb dendur politik e diplomatik kund\u00ebr Kosov\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb destabilizoj\u00eb edhe situat\u00ebn e brendshme n\u00eb vend, sidomos n\u00ebp\u00ebrmjet element\u00ebve radikal\u00eb serb\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb modeli q\u00eb duhet ndjekur? A mos \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria? Si mund t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria kur ajo \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare aktive e NATO-s? Si mund t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria kur ajo e ka njohur Kosov\u00ebn para Malit t\u00eb Zi? Para tij iu \u00ebsht\u00eb bashkuar sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe ka mb\u00ebshtetur opozit\u00ebn kund\u00ebr Asadit. Jo vet\u00ebm kaq, ajo ka mb\u00ebshtetur vet\u00ebm projektet energjitike per\u00ebndimore, por asnj\u00ebher\u00eb ato ruse. Shqip\u00ebria, sipas Mosk\u00ebs, \u00ebsht\u00eb antimodel, para Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Po Bullgaria? Pas refuzimit t\u00eb saj, vitin e kaluar, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gazsjell\u00ebsit rus \u201cRrjedha e Jugut\u201d, edhe ajo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb \u201cpllahoj parenj\u201d (djal\u00eb i keq). Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, ashtu si Shqip\u00ebria, edhe Bullgaria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare aktive e NATO-s.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb modelit ballkanik<\/strong><\/p>\n<p>A mos duhet k\u00ebrkuar modeli ballkanik i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me Rusin\u00eb tek shtetet q\u00eb nuk iu jan\u00eb bashkuar sanksioneve kund\u00ebr Mosk\u00ebs dhe nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, si Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia?<\/p>\n<p>Sipas Kremlinit, Sarajeva muslimane nuk b\u00ebn, ajo \u00ebsht\u00eb hapur pro-per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Po Maqedonia? Gruevski, p\u00ebr Mosk\u00ebn, \u00ebsht\u00eb \u201charoshij parenj\u201d (djal\u00eb i mir\u00eb), por me luhatjet e tij nuk jep siguri p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, n\u00eb tetor 2015, Shkupi zyrtar drejtoi gishtin edhe nga Rusia, si nj\u00eb nd\u00ebr organizator\u00ebt e protestave t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, modeli i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me Rusin\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb Serbia, \u201cmikja e saj tradicionale\u201d. Por bashk\u00ebpun\u00ebtori i vjet\u00ebr shkencor i Institutit t\u00eb Sllavistik\u00ebs, Pet\u00ebr Iskenderov, ka nj\u00eb mendim tjet\u00ebr. Sipas tij, Beogradi, shpesh ndjek formul\u00ebn dinake t\u00eb uljes n\u00eb dy karrige, duke u p\u00ebrpjekur \u201ct\u00eb manovroj\u00eb n\u00eb ujrat e turbullta t\u00eb euro-integrimit\u201d dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb p\u00ebrfitimit nga marr\u00ebdh\u00ebniet e mira me Mosk\u00ebn. Serbia v\u00ebrtet nuk iu bashkua sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb, vazhdon Iskenderov, por qeveria e Vu\u00e7i\u00e7it refuzon t\u00eb subvencionoj\u00eb ata prodhues q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb eksportojn\u00eb n\u00eb Rusi. Studiues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Institutit t\u00eb Sllavistik\u00ebs argumentojn\u00eb se Beogradi po zhvillon bisedime sekrete me \u00cbashingtonin, me q\u00ebllim q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, edhe Serbia t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb NATO.<\/p>\n<p><strong>Modeli ballkanik rus<\/strong><\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb cili \u00ebsht\u00eb modeli ballkanik i Kremlinit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Rusin\u00eb? K\u00ebt\u00eb na e sqaron \u201cekspertja\u201d e \u00e7\u00ebshtjeve ballkanike, Elena Guskova, bashk\u00ebpun\u00ebtore e institutit t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendur. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb sajin, t\u00eb para pak dit\u00ebve, ajo thekson se Rusia gjithmon\u00eb i ka mbrojtur bullgar\u00ebt, maqedon\u00ebt, serb\u00ebt n\u00eb Serbi, n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe Bosnje. M\u00eb tej, Guskova shtron pyetjet: kush e don ende sinqerisht Rusin\u00eb? Kush i drejtohet asaj p\u00ebr ndihm\u00eb? Kush iu kund\u00ebrvihet aktivisht tendencave rusofobe t\u00eb BE-s\u00eb, NATO-s dhe SHBA-s? Dhe po vet\u00eb p\u00ebrgjigjet: \u201cT\u00eb gjitha kriteret e mikut t\u00eb devotsh\u00ebm, t\u00eb partnerit t\u00eb vendosur dhe t\u00eb rusofilit t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb Ballkan sot i plot\u00ebson vet\u00ebm Republika e vog\u00ebl Serbe ne Bosnje-Hercegovin\u00eb, me gjith\u00eb se ajo gjendet n\u00eb kushte shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se vendet e tjera, si Mali i Zi, Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, ajo liston edhe kriteret q\u00eb Republika Serbe e Bosnjes i ka plot\u00ebsuar p\u00ebr t\u2019u konsideruar nga Moska si model ballkanik n\u00eb raportet me Rusin\u00eb. S\u00eb pari, Banja Lluka b\u00ebri gjith\u00e7ka q\u00eb Bosnje-Hercegovina t\u00eb mos iu bashkohet sanksioneve per\u00ebndimore kund\u00ebr Rusis\u00eb. S\u00eb dyti, ajo b\u00ebri gjith\u00e7ka q\u00eb Sarajeva mos ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. S\u00eb treti, Republika Serbe ua ka prishur t\u00eb gjitha planet atyre q\u00eb donin ta shihnin Bosnje-Hercegovin\u00ebn t\u00eb centralizuar dhe t\u00eb integruar n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO. S\u00eb kat\u00ebrti, Presidenti i k\u00ebsaj republike, Millorad Dodik, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr zhvillim t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Rusin\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb investitor\u00eb rus\u00eb, t\u00eb hapen banka ruse, madje edhe nj\u00eb konsullat\u00eb ruse n\u00eb Banja Lluk\u00eb (Republika Serbe e Bosnjes ka nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb vet\u00ebn n\u00eb Mosk\u00eb \u2013 I.L). S\u00eb fundi, Dodik k\u00ebrkon q\u00eb Rusia mos t\u00eb largohet nga Ballkani, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo \u201ct\u2019i mbroj\u00eb serb\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tyre t\u00eb drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Se si e kupton Dodik \u00e7\u00ebshtjen serbe, k\u00ebt\u00eb e ka treguar me rastin e zhvillimit t\u00eb referendumit n\u00eb Krime dhe aneksimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga Rusia, n\u00eb mars t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Ai ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb at\u00eb referendum e ka quajtur legal dhe q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb precedent i vlefsh\u00ebm p\u00ebr republik\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 i sugjeron Malit t\u00eb Zi M. Zaharova (referendum p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO), edhe Elena Guskova i sugjeron Presidentit Dodik q\u00eb ai t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb referendum p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Serbe t\u00eb Bosnjes.<\/p>\n<p>Nga sa u trajtua m\u00eb lart, mund t\u00eb nxirren disa p\u00ebrfundime:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, loj\u00ebs s\u00eb Mosk\u00ebs me \u201cstandartet e dyfishta\u201d per\u00ebndimore, me ndarjen, sipas saj, nga Per\u00ebndimi n\u00eb \u201cdjem t\u00eb mir\u00eb\u201d, ata q\u00eb u shkojn\u00eb pas per\u00ebndimor\u00ebve dhe \u201cdjem t\u00eb k\u00ebqinj\u201d, ata q\u00eb i kund\u00ebrshtojn\u00eb per\u00ebndimor\u00ebt, n\u00eb \u201ctan\u00ebt\u201d dhe \u201ct\u00eb huajt\u201d, ku t\u00eb par\u00ebt jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe mb\u00ebshteten nga Per\u00ebndimi dhe t\u00eb dyt\u00ebt, gjithmon\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, luftohen nga Per\u00ebndimi, duket se i ka dal\u00eb boja. Sepse ajo q\u00eb dikur pretendonte mbrojtjen e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb parim\u00ebsis\u00eb dhe moralit politik, \u00ebsht\u00eb zhtytur vet\u00eb n\u00eb loj\u00ebn e \u201cstandarteve t\u00eb dyfishta\u201d, shkeljes me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe mbrojtjes me \u00e7do kusht e mjet t\u00eb interesave t\u00eb veta egoiste. Dodik, q\u00eb i shkon pas Rusis\u00eb dhe e lavd\u00ebron Putinin si udh\u00ebheq\u00ebs i shquar global, \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, nd\u00ebrsa Gjukanovi\u00e7i, q\u00eb e kund\u00ebrshton at\u00eb, \u00ebsht\u00eb i keq. Republika Serbe e Bosnjes \u00ebsht\u00eb model i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Rusin\u00eb, kurse Mali i Zi, \u00ebsht\u00eb \u201c\u00e7iban\u201d n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, instrumentalizimi i \u201cprecedentit Kosov\u00eb\u201d dhe heqja e paraleleve midis rastit t\u00eb saj dhe Krimes\u00eb, nga ana e Mosk\u00ebs, jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb burim k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb rajonin e Ballkanit, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ish-sovjetike dhe m\u00eb gjer\u00eb. Para, por sidomos, menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, me 17 shkurt 2008, Presidenti rus, V. Putin, m\u00eb se nj\u00eb here, pati shtruar pyetjen: N\u00ebse Kosov\u00ebs i lejohet, p\u00ebrse e nj\u00ebjta gj\u00eb t\u00eb mos u lejohet edhe t\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebr shembull Abhazis\u00eb dhe Osetis\u00eb s\u00eb Jugut? Dhe po at\u00eb vit, n\u00ebp\u00ebrmjet agresionit ushtarak n\u00eb Gjeorgji, Putini fabrikoi vet\u00eb nj\u00eb precedent, natyrisht, n\u00eb interes t\u00eb shtetit rus, duke ua \u201cdhuruar\u201d Abhazis\u00eb dhe Osetis\u00eb s\u00eb Jugut at\u00eb q\u00eb, sipas tij, iu dha Kosov\u00ebs nga Per\u00ebndimi. Shtat\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb mars 2014, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb referendumi, ku votuesit \u201cshpreh\u00ebn vullnetin e tyre t\u00eb lir\u00eb\u201d, n\u00eb prani t\u00eb bajonetave dhe tankeve ruse, Putini \u201clegalizoi\u201d aneksimin e Krimes\u00eb nga Rusia. Instrumentalizimi prej tij i \u201cprecedentit Kosov\u00eb\u201d, ka t\u00eb ngjar\u00eb, q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me instrumentalizimin nga t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb precedentit t\u00eb Krimes\u00eb. Presidenti Dodik, tashm\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Tani p\u00ebr tani, ai flet p\u00ebr referendumin si rrug\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsimin e Republik\u00ebs Serbe t\u00eb Bosnjes. Po \u00e7far\u00eb garancie ka q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb mos e shtroj\u00eb pyetjen n\u00eb nj\u00eb rrafsh tjet\u00ebr: n\u00ebse Krimes\u00eb i lejohet t\u00eb bashkohet me Rusin\u00eb, p\u00ebrse t\u00eb mos lejohet bashkimi i Banja Lluk\u00ebs me Beogradin (Republika Serbe e Bosnjes me Republik\u00ebn e Serbis\u00eb)?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn llogjik\u00eb mund t\u00eb pyesin edhe shqiptar\u00ebt: n\u00ebse Krimes\u00eb i lejohet bashkimi me Rusin\u00eb, p\u00ebrse t\u00eb mos i lejohet Kosov\u00ebs bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb? Dhe m\u00eb tej, p\u00ebrse t\u00eb mos i lejohet Moldavis\u00eb bashkimi me Rumanin\u00eb? M\u00eb tej akoma, p\u00ebrse t\u00eb mos i lejohet Kaliningradit, vendlindjes s\u00eb filozofit t\u00eb madh, Immanuel Kant (K\u00ebnnigsberg), bashkimi me Gjermanin\u00eb? Apo Karelias, bashkimi me Finland\u00ebn? Apo ndonj\u00eb pjese t\u00eb Lindjes s\u00eb Larg\u00ebt Ruse me Kin\u00ebn? E k\u00ebshtu, nisur nga konsiderata historike, kulturore, sakrale, apo t\u00eb \u201cvullnetit t\u00eb popullit\u201d, mund t\u00eb vazhdohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb hapura, pa fund, n\u00eb Europ\u00eb, Azi dhe kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Problemin e bumerangut q\u00eb u kthehet per\u00ebndimor\u00ebve, t\u00eb cilin Putini e ka p\u00ebrmendur n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, mbase \u00ebsht\u00eb mire, q\u00eb edhe ai vet\u00eb ta ket\u00eb parasysh, n\u00eb rastin e Krimes\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, pavar\u00ebsisht zhvillimeve dramatike n\u00eb rajonet e tjera t\u00eb bot\u00ebs, si n\u00eb Siri, Ballkani vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb \u201cpun\u00eb e pap\u00ebrfunduar\u201d, dhe si i till\u00eb, nj\u00eb aren\u00eb p\u00ebrplasjesh midis BE-s\u00eb, NATO-s, dhe SHBA-s nga nj\u00ebra an\u00eb dhe Rusis\u00eb, nga ana tjet\u00ebr. Dob\u00ebsimi i v\u00ebmendjes per\u00ebndimore ndaj Ballkanit, aq m\u00eb keq, tolerimi i krizave, qoft\u00eb edhe latente, krijojn\u00eb terren t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr dep\u00ebrtimin e Mosk\u00ebs dhe forcimin e ndikimit t\u00eb saj, ekonomik, ushtarak dhe kulturor n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. E rikthyer n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, tashm\u00eb, si fuqi e madhe, ajo operon me mend\u00ebsit\u00eb e sferave t\u00eb ndikimit, t\u00eb zonave amortizuese dhe t\u00eb loj\u00ebs me shum\u00ebn zero.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja, jo shum\u00eb e larg\u00ebt, ka d\u00ebshmuar se forcimi i pranis\u00eb ruse n\u00eb Ballkan, si rregull, \u00e7on n\u00eb ringjalljen dhe konsolidimin e nacionalizmit ekstrem sllav, dhe, si reagim ndaj tij, edhe t\u00eb nacionalizmave t\u00eb tjer\u00eb ekstrem\u00eb.<\/p>\n<p>Dinamizimi i pro\u00e7eseve integruese euroatlantike n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor; njohja e Kosov\u00ebs nga pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe liberalizimi, pa vones\u00eb, i vizave p\u00ebr shtetasit kosovar\u00eb; funksionalizimi i shtetit t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs, duke zgjeruar e forcuar kompetencat federale, mbi baz\u00ebn e ndryshimeve kushtetuese; p\u00ebrshpejtimi i realizimit t\u00eb projekteve infrastrukturore q\u00eb lidhen me rajonin ton\u00eb, t\u00eb miratuara n\u00eb Berlin dhe Vjen\u00eb; nd\u00ebrtimi dhe v\u00ebnia n\u00eb shfryt\u00ebzim, sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur, e projektit energjitik TAP, jan\u00eb disa nga masat e domosdoshme q\u00eb mendohet se mund t\u00eb parandalojn\u00eb shtimin e ndikimit rus n\u00eb Ballkan, si dhe pasoj\u00ebn e pashmangshme t\u00eb tij, ringjalljen dhe riaktivizimin e nacionalizmit ekstrem.<\/p>\n<p>26 dhjetor 2015<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Islam LAUKA, diplomat, ish ambasador i Shqiperise ne Kosove Antimodeli Malazez Tre muajt e fundit t\u00eb vitit 2015, duket se po kthejn\u00eb p\u00ebrmbys tre shekuj histori n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Rusis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Nga \u201cKopshti rus i Ardiatikut\u201d, p\u00ebr Mosk\u00ebn e sotme zyrtare, Republika e Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201c\u00e7iban\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1781,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-7162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7162"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7162\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7163,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7162\/revisions\/7163"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}