{"id":7155,"date":"2015-12-28T14:29:34","date_gmt":"2015-12-28T13:29:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7155"},"modified":"2015-12-28T14:29:34","modified_gmt":"2015-12-28T13:29:34","slug":"principata-e-arberit-shteti-i-pare-i-shqiptareve-kishte-orientim-e-veprimtarim-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7155","title":{"rendered":"PRINCIPATA E ARB\u00cbRIT \u2013 SHTETI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE, KISHTE ORIENTIM E VEPRIMTARIM PER\u00cbNDIMOR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/prinicipata-e-arberit.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7154\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7154 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/prinicipata-e-arberit-205x300.jpg\" alt=\"prinicipata-e-arberit\" width=\"205\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/prinicipata-e-arberit-205x300.jpg 205w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/prinicipata-e-arberit.jpg 250w\" sizes=\"auto, (max-width: 205px) 100vw, 205px\" \/><\/a>Nga Ramiz LUSHAJ<\/p>\n<p>1.<br \/>\nDoktoranti mirditor e kryeqytetas, Nikoll\u00eb Loka, nd\u00ebr vite pune t\u00eb frytshme, me kumtimet e mongrafit\u00eb e tij shkencore, ia ka mbrri t\u00eb ket\u00eb jo vet\u00ebm\u00a0 profilin e vet, por edhe formatin e tij, si nj\u00eb studiues i mir\u00ebnjohur i historis\u00eb prej nga i hershmi antikitet ilir deri n\u00eb koh\u00ebt e sotme moderne, \u00e7ka e rid\u00ebshmon dhe tek vepra ma e re \u201cPrincipata e Arb\u00ebrit \u2013 Shteti i par\u00eb i shqiptar\u00ebve\u201d(Tiran\u00eb, 2015).<br \/>\nKjo vep\u00ebr, e k\u00ebtij lloji, me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, prej kaherit i mungonte dit\u00ebs s\u00eb sodit, po k\u00ebsaj vepre i mungonte dhe nj\u00eb studiues me shpirt si Nikoll\u00eb Loka, trojenik i trev\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs, ku Principata e Arb\u00ebrit pati shtrat e shtat historik, q\u00eb e vno n\u00eb dukje, e skanon, e skalit me gjurm\u00eb e brumin e fakteve, n\u00eb sofr\u00ebn e realitetit.<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Loka, me ashtin e palc\u00ebn e vet studimore, me mendjen e pen\u00ebn e tij hulumtuese e krijuese, ka n\u00eb skedarin e koh\u00ebs e t\u00eb historis\u00eb disa vepra me interes e vlera komb\u00ebtare si \u201cGenivs Illvrici \u2013Dyzet e dy perandor\u00ebt ilir\u00eb t\u00eb Rom\u00ebs\u201d, \u201cDinastit\u00eb iliro-shqiptare me fam\u00eb bot\u00ebrore\u201d, \u201cIliria Biblike, Shejtor\u00ebt iliro-shqiptar\u00eb \u2013 nga Konstandini i Madh te N\u00ebn\u00eb Tereza (me bashkautor, av. Gjet Kola), \u201cArnautomania \u2013 44 kryevizor\u00eb dhe 170 vjet qeverisje shqiptare n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane\u201d, \u201cPreng Bib\u00eb Doda i Mirdit\u00ebs\u201d (drit\u00ebhijet e nj\u00eb burr\u00ebshtetasi kandidat p\u00ebr fronin mbret\u00ebror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe dy her\u00eb zv\/kryeminist\u00ebr e dy her\u00eb minist\u00ebr), \u201cImzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri \u2013 burr\u00ebshtetas shqiptar n\u00eb altarin e Atdheut\u201d (me bashkautor, prof. Angjelin Shtjefni), \u201cLlesh Zef Do\u00e7i i Lur\u00ebs \u2013 Forca e mendjes, pesha e fjal\u00ebs\u201d, \u201cKuvendi i Fanit dhe Pamund\u00ebsia e Piemontit Shqiptar\u201d, \u201cBajraktar Preng\u00eb Mark Prenga \u2013 Flamurtari i Mirdit\u00ebs\u201d, \u201cDera e Par\u00eb e Fanit\u201d,\u00a0 \u201cStudime historike, recensione, publicistik\u00eb\u201d (V\u00ebll. I), etj. Titujt e k\u00ebtyre botimeve t\u00eb tij monografike shkencore flasin vet p\u00ebr historianin Nikoll\u00eb Loka, ashtu sikurse vet Nikoll\u00eb Loka e ka than\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb lart\u00ebsim p\u00ebr historin\u00eb e trev\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs e t\u00eb truallit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Loka \u00ebsht\u00eb dhe poet e, p\u00ebr ma shum\u00eb e ma mir\u00eb dhe nj\u00eb poet antologjik n\u00eb rreth dhjet\u00eb botime t\u00eb tilla n\u00eb Itali, \u00ebsht\u00eb dhe publicist me vargni shkrimesh n\u00eb mediat shqiptare (print e elektronike) t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb, Italis\u00eb, Amerik\u00ebs, Zvicr\u00ebs, Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Kanada, etj. Dhe n\u00eb veprat e tij studimore e gjejm\u00eb poetin dhe publicistin, e takojm\u00eb Nikoll\u00eb Lok\u00ebn historian.<\/p>\n<p>E thash\u00eb kryefjal\u00eb, se Nikoll\u00eb Loka \u00ebsht\u00eb doktorant, pasi i vazhdon studimet e thelluara p\u00ebr historin\u00eb e arsimit shqiptar e, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lami e ka n\u00eb p\u00ebrmbyllje tez\u00ebn e doktoratur\u00ebs s\u00eb tij. Ai ka kumtuar dhe n\u00eb veprimtari shkencore tribunale si n\u00eb konferenc\u00ebn shkencore mbajtur n\u00eb prag t\u00eb Vizit\u00ebs t\u00eb Atit t\u00eb Shenjt\u00eb \u2013 Papa Francesku n\u00eb Shqip\u00ebri me kumtes\u00eb p\u00ebr kontributin e Vatikanit n\u00eb themelimin e arsimit shqip (e botuar dhe n\u00eb vepr\u00ebn \u201cVatikani dhe Arb\u00ebria\u201d); n\u00eb konferenc\u00ebn shkencore kushtuar 800-Vjetorit t\u00eb Shtetit t\u00eb Arb\u00ebrit kumtoi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr zhvillimin e arsimit n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb Mesjetare; n\u00eb konferenc\u00ebn shkencore kushtuar Betej\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1448 kumtoi n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr arsimin n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb dy shekujt e par\u00eb t\u00eb sundimit osman, etj.<\/p>\n<p>2.<br \/>\nVepra \u201cPrincipata e Arb\u00ebrit \u2013 Shteti i Par\u00eb i Shqiptar\u00ebve\u201d i historianit Nikoll\u00eb Loka e ripohon Orientimin Per\u00ebndimor t\u00eb Shqiptar\u00ebve. Edhe p\u00ebrkundrejt faktit historik se pushtimet e huaja jan\u00eb p\u00ebrpjekur gjithqysh p\u00ebr ta \u00e7vendos drejt Lindjes ka ndodh tjetra: shqiptar\u00ebt kan\u00eb ecur drejt Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr kemi t\u00eb pasqyruar v\u00ebrtet\u00ebsisht e lart\u00ebsisht pro\u00e7esin e identifikimit t\u00eb aristokracis\u00eb shqiptare.\u00a0 N\u00eb se ma para ajo ishte pothuaj e shkrir\u00eb deri\u00a0 p\u00ebrtej administrat\u00ebs zyrtare me klas\u00ebn sunduese byzantine dhe kishte duksh\u00ebm prirje kozmopolite, me Principat\u00ebn e Arb\u00ebrit bujaria vendase, aristokracia arbnore, del si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shqiptar\u00ebve. E, prej k\u00ebsaj kohe, shqiptar\u00ebt pat\u00ebn princat e tyre. Nj\u00ebherash dhe shqiptar\u00ebt u orientuan p\u00ebr rreth tyre. Ky ishte modeli ma i mir\u00eb i bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve me princat e vet n\u00eb t\u00eb gjitha trojet arbnore, \u00e7ka u krye madhnisht n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, me Kuvendin e Beslidhjes t\u00eb Lezh\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Pa m\u00ebdyshje historike, Principata e Arb\u00ebrit lindi n\u00eb territorin n\u00eb mes Shkumbinit e Drinit, por shum\u00eb shpejt u zgjerue vertikalisht e horizontalisht edhe jasht\u00eb k\u00ebsaj hap\u00ebsire gjeo-politike. Madje, si arb\u00ebr u identifikuan t\u00eb gjitha trevat shqipfol\u00ebse q\u00eb ndodheshin n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb etno-historike e gjeografike mbi dy-tre her\u00eb ma t\u00eb madhe se vet Principata e Arb\u00ebrit. K\u00ebt\u00eb na e thot\u00eb qart\u00eb dhe vepra n\u00eb fjal\u00eb e studiuesit kontributiv Nikoll\u00eb Loka.<\/p>\n<p>3.<br \/>\nSigurisht, kryeqyteti i Principat\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit ishte Kruja nj\u00eb qytet me madh\u00ebshti q\u00eb e ka lan\u00eb emnin e vet n\u00eb historin\u00eb mesjetare shqiptare, por ndoshta p\u00ebr vet ve\u00e7orit\u00eb e k\u00ebtij qyteti elitar, pro\u00e7esi i pavar\u00ebsimit filloi n\u00eb periferi t\u00eb Principat\u00ebs. Historiani Nikoll\u00eb Loka argumenton se krahas Peshkopat\u00ebs Ortodokse t\u00eb Kruj\u00ebs krijohet dhe Ipeshkvnia Katolike e Arb\u00ebrit me qend\u00ebr n\u00eb Nd\u00ebrfan\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs, duke q\u00ebn\u00eb emblema e par\u00eb katolike n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb trojeve etnike shqiptare.<br \/>\nEnklava tjet\u00ebr katolike Tivar-Ulqin-Diokle ishte n\u00ebn ndikimin e princave serb\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk i sh\u00ebrbente pro\u00e7esit t\u00eb shtetformimit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ajo \u00e7ka p\u00ebrve\u00e7on autori ka t\u00eb bajn\u00eb me faktin se me Ipeshkvnin\u00eb Katolike t\u00eb Arb\u00ebrit pjesa e popullat\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit u largue dhe fetarisht nga feja ortodokse duke krijue nj\u00eb identitet t\u00eb vetin.<br \/>\nLetra e princ Dhimitrit p\u00ebr Pap\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kthye ai dhe bujar\u00ebt e tjer\u00eb edhe populli n\u00eb besimin katolik, pavar\u00ebsisht se nuk ishte nj\u00eb q\u00ebndrim mir\u00ebfilli politik, ndikoi dhe ma von\u00eb, nd\u00ebr dekada e shekuj, q\u00eb dhe Peshkopata Ortodokse e Kruj\u00ebs t\u00eb bahet katolike.<br \/>\nNatyrisht duke q\u00ebn\u00eb n\u00eb kufi n\u00eb mes dy bot\u00ebve ortodokse dhe katolike patjet\u00ebr q\u00eb treva e madhe e Arb\u00ebrit ka marr\u00eb e dhan\u00eb me k\u00ebto dy bot\u00eb, por p\u00ebr interest e veta Abati ka nxit\u00eb dhe mb\u00ebshtet formimin e shtet\u00ebsis\u00eb tek shqiptar\u00ebt duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb si zgjerim t\u00eb vetin n\u00eb Ballkanin ortodoks.<\/p>\n<p>4.<br \/>\nE, n\u00eb fund, di\u00e7ka p\u00ebr autorin e parathanies s\u00eb vepr\u00ebs shkencore \u201cPrincipata e Arb\u00ebrit \u2013 Shteti i par\u00eb i Shqiptar\u00ebve\u201d, p\u00ebr avokat Alfred Duka, studiues, nj\u00eb personalitet i ri i trev\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Mirdit\u00ebs, pasardh\u00ebs dinjitar i nj\u00ebres nga dyert e m\u00ebdha arbnore-shqiptare, nga Dera fisnike e Perlatit (Duka). Kjo der\u00eb e madhe, e mo\u00e7me, e njohur, Duka, e ka prejardhjen e gjenez\u00ebs s\u00eb vet nga nj\u00eb prej deg\u00ebve princore t\u00eb Dukagjin\u00ebve (Duka-Gjini). N\u00eb Shtetin e Sk\u00ebnderbeut ka pas\u00eb nj\u00eb atdhetar t\u00eb shquar komb\u00ebtar. Pjet\u00ebr P\u00ebrlati i thoshin. P\u00ebrndryshe dhe Pjet\u00ebr Duka. E, albanolog\u00ebt Franc baron Nop\u00e7a, Milan Shuflaj e At Giuseppe Valentini, akademiku Kristo Frash\u00ebri, etj. ia\u00a0 skalitin emrin e veprat Pjet\u00ebr Perlatit (Duka) si abat i Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Lleshit (Aleksandrit) t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb, si komandant i forcave arbnore n\u00eb mbrojtjen e K\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Stefigradit, etj. E tradita e kontributeve komb\u00ebtare ec\u00ebn dhe n\u00eb genet e breznive t\u00eb sodit, pasi jo vet\u00ebm avokati e studiuesi Alfred Duka, por edhe djali i tij, Geraldi, ndon\u00ebse n\u00eb mosh\u00eb studentore, ka botue dy libra p\u00ebr historin\u00eb diplomatike e politike t\u00eb shqiptar\u00ebve: \u201cHabsburg\u00ebt, Austro-Hungaria dhe Shqip\u00ebria\u201d (2014) dhe \u201cKongresi i Berlinit dhe Shqiptar\u00ebt\u201d (2015).<\/p>\n<p>5.<br \/>\nDoktorant Nikoll\u00eb Loka, personalitet publik, letrar e shkencor i\u00a0 mir\u00ebnjohur si poet, si publicist, si historian, si veprimtar shoq\u00ebror, prej k\u00ebtij viti, 2015, \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb personalitet me status juridik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion shkencor e civil. Ai \u00ebsht\u00eb president i Institutit t\u00eb Studimeve Albanistike \u201cGjon Gazulli\u201d. Edhe Gazulli, edhe Loka, te dy, jan\u00eb rr\u00ebnjas nga Mirdita e Madhe e Historis\u00eb Komb\u00ebtare. E, k\u00ebsisoj lidhen brezat e koh\u00ebt nd\u00ebrveti: Gazulli i shek. XV e Loka i shek. XXI. Te dy rr\u00ebnjas nga treva am\u00ebsore e Principat\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit \u2013 Shtetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pasi ia kemi mbyll dhe t\u00eb fundit faqe vepr\u00ebs shkencore p\u00ebr Principat\u00ebn e Arb\u00ebrit t\u00eb historianit mirditor e kryeqytetas, Nikoll\u00eb Loka, shohim n\u00eb retrospektiv\u00eb e n\u00eb perspektiv, se me Shtetin e Arb\u00ebrit pro\u00e7esi i shtetformimit tek shqiptar\u00ebt pati nj\u00eb proces t\u00eb pandalsh\u00ebm, por asnj\u00ebher\u00eb nuk mund\u00ebm t\u00eb krijonim nj\u00eb shtet komb\u00ebtar n\u00eb t\u00eb gjitha territoret etnike shqiptare. Ky pro\u00e7es, me sa po duket, edhe pas shp\u00ebrb\u00ebrjes gjeo-politike t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb s\u00eb Krajl\u00ebve, t\u00eb Titos e t\u00eb Millosheviqit, prap\u00eb se prap\u00eb po iu mbetet detyr\u00eb misionare komb\u00ebtare brezave etnik shqiptar.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 27 dhjetor 2015<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramiz LUSHAJ 1. Doktoranti mirditor e kryeqytetas, Nikoll\u00eb Loka, nd\u00ebr vite pune t\u00eb frytshme, me kumtimet e mongrafit\u00eb e tij shkencore, ia ka mbrri t\u00eb ket\u00eb jo vet\u00ebm\u00a0 profilin e vet, por edhe formatin e tij, si nj\u00eb studiues i mir\u00ebnjohur i historis\u00eb prej nga i hershmi antikitet ilir deri n\u00eb koh\u00ebt e sotme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7154,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-7155","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7155"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7155\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7156,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7155\/revisions\/7156"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}