{"id":7087,"date":"2015-12-21T20:11:22","date_gmt":"2015-12-21T19:11:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7087"},"modified":"2015-12-21T20:18:26","modified_gmt":"2015-12-21T19:18:26","slug":"ne-nju-jork-u-mbajt-konference-shkencore-100-vjet-nga-vrasja-e-dede-gjon-lulit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7087","title":{"rendered":"N\u00eb Nju Jork u mbajt Konferenc\u00eb shkencore \u201c100 vjet nga vrasja e Ded\u00eb Gjon Lulit\u201d"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7089\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7089 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork-300x200.jpg\" alt=\"konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Beqir SINA &#8211; New York City<\/p>\n<p>Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli, prij\u00ebsi legjendar i \u201cMal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d &#8211; \u201cDed\u00eb Gjo&#8217; Luli pushk\u00eb e ngrehur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d<br \/>\nYONKERS NY : Shoqata \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d, me seli n\u00eb New York, organizoi dje pasdite n\u00eb Royal Regency Hotel n\u00eb Yonkers, Konferenc\u00ebn shkencore p\u00ebrkujtimore me titull \u201c100 vjet nga vrasja e Ded\u00eb Gjon Lulit\u201d, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb k\u00ebtij heroi e atdhetari t\u00eb madh t\u00eb kombit shqiptar, prisit legjendar Ded\u00eb Gjon\u2019 Lulit.<\/p>\n<p>Konferenc\u00ebn e udh\u00ebhoqi Kol\u00eb Cacaj, i cili shfryt\u00ebzoj\u00eb rastin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebsh\u00ebndes ngroht\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim p\u00ebrkujtimor shkencor, t\u00eb cilin tha ai :\u201dPo e mbajm\u00eb, p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze, 100 vjetorin e vrasjes s\u00eb birit m\u00eb t\u00eb shtrejt\u00eb t\u00eb Mal\u00ebcis\u00eb dhe nj\u00ebr\u00ebs nd\u00ebr figurave m\u00eb shquara t\u00eb gjith\u00eb shqiptaris\u00eb, heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Ded\u00eb Gjon\u2019 Lulit, i cili u vra mizorisht m\u00eb 24 qershor t\u00eb viti 1915 n\u00eb Orosh\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs, nga dora e zgjatur serbe, armikut shekullor t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d tha Cacaj.<\/p>\n<p>Kjo veprimtari u hap me Hymnet komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebnduar nga k\u00ebng\u00ebtari i komunitetit Gjon Krasniqi.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebn kryesore e mbajti zoti Ejllo Berisha &#8211; Kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d- New York, e cila ishte edhe mik\u00ebpritsja e k\u00ebsaj konference, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb dhjetra vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ai duke folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shoqat\u00ebs Mal\u00ebsi e Madhe me seli n\u00eb faleminderoj\u00eb dhe shprehu vler\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb lart, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit, pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb \u201cKonferenc\u00ebs Perkujtimore\u201d.<\/p>\n<p>Thuhet, se njer\u00ebzit e medh\u00ebnj\u00eb vdesin p\u00ebr t\u00eb jetuar, tha mes t\u00eb tjerave Berishaj, dhe shtoj\u00eb se :\u201d K\u00ebshtu, ishte edhe rasti me tribunin popullor dhe udh\u00ebheq\u00ebsin e kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb Ded\u00eb Gjon\u2019 Lulin, i cili edhe sot, pas m\u00eb shum\u00eb se 104 viteve t\u00eb kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe pas 100 viteve t\u00eb vrasjes tin\u00ebzare t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebndjen dhe kujtes\u00ebn ton\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet\u00eb muze n\u00eb Bardhaj t\u00eb Hotit, pik\u00ebrisht\u00eb, aty ku \u00ebsht\u00eb lindur\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr konferenc\u00ebn, zoti Ejllo Berishaj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e organizatorit, theksoj\u00eb se sot ne kemi organizuar k\u00ebt\u00eb veprimtari n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr &#8211; n\u00eb form\u00ebn e p\u00ebrkujtimit t\u00eb vepr\u00ebs , jet\u00ebs dhe krenaris\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt ndij\u00ebn p\u00ebr prisin e tyre legjendar Ded\u00eb Gjon\u2019 Lulin.<\/p>\n<p>\u201cOrganizimi i k\u00ebsaj \u201cKonference P\u00ebrkujtimore\u201d, nga Shoqata Mal\u00ebsia e Madhe &#8211; New York, tha ai bart n\u00eb vete mesazhin se edhe pse larg nga vendlindjet tona, ne shqiptar\u00ebt nuk harrojm\u00eb kurr\u00eb luft\u00ebn dhe sakrific\u00ebn e bij\u00ebve ma t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kombit, q\u00eb me veprat e tyre atdhedash\u00ebse ishin dhe jan\u00eb gur\u00eb themele t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb\u201d M\u00eb pas\u00eb fol\u00ebsi kryesor\u00eb, shtjelloj\u00eb paksa rolin e diaspor\u00ebs dhe angazhimin e saj &#8211; p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kjo diaspor\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtejn komb\u00ebtare, n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebnimit t\u00eb datave historike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr fatin e kombit, dhe p\u00ebrkujtimin e k\u00ebtyre figurave si Ded\u00eb Gjon Luli e tjer\u00eb, n\u00eb komunitet.<\/p>\n<p>\u201cDiaspora shqiptare e madhe dhe fuqishme n\u00eb bot\u00eb, u shpreh zoti Berishaj, e n\u00eb ve\u00e7anti diaspora e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, ka qen\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi nj\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebs i shum\u00eb proceseve me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr fatin e kombit ton\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb. Kontributi dhe angazhimi i jon\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka qen\u00eb q\u00eb atdheut ton\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pa dallimin e kufijve artificial q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt na i vendos\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve, ne t\u00eb i dalim zot p\u00ebrher\u00eb \u00e7do cepi te Shqip\u00ebris\u00eb Etnike n\u00eb gadishullin Ballkanik&#8221;.<\/p>\n<p>Simbas tij, ky ka qen\u00eb dhe roli i diaspor\u00ebs p\u00ebr ruajtjen dhe mos nxjerrejn n\u00eb harr\u00ebs t\u00eb kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb me n\u00eb krye kryetrimin Ded Gjon\u2019 Lulin, e cila ka qen\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb nxjerr n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb me shum\u00eb rend\u00ebsi t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dekadat e fundit shqiptar\u00ebt e Tri-Shteshit &#8211; NY, NJ, Ct dhe t\u00eb Mi\u00e7iganit, p\u00ebr \u00e7do pranver\u00eb kemi organizuar manifestime, simpoziume, dhe veprimtari t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar vepr\u00ebn dhe jet\u00ebn e Ded Gjon\u2019 Lulit, dhe trimave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, duke shtuar se , kjo kryengritje ishte nj\u00eb thirrje paralajm\u00ebruese se pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb po afrohej m\u00eb 1912.<\/p>\n<p>Diaspora dhe shoqatat tona gjithnj\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb organizime t\u00eb tilla q\u00eb edhe pasardh\u00ebsit ton\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb m\u00ebrgim t\u00eb jen krenar me identitetin e tyre komb\u00ebtar, por dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb krenohen me st\u00ebrgjysh\u00ebrit e tyre si Ded\u00eb Gjon\u2019 Lulin, e t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt me atdhedashurin\u00eb e tyre b\u00ebn t\u00eb mundur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qenien ton\u00eb shqiptare, n\u00eb trojet tona st\u00ebrgjyshore\u201d.<\/p>\n<p>Ejllo Berisha &#8211; Kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d- New York, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoqat\u00ebs, q\u00eb ai drejton, dhe organizatorit t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie , shprehu respektin m\u00eb t\u00eb lart p\u00ebr shtetin ton\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, presidentin e Republik\u00ebs, zotin Bujar Nishani, q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur dhe p\u00ebrkrahu pa rezerva realizimin e \u00ebndrr\u00ebs dhe d\u00ebshir\u00ebs se Mal\u00ebsoreve, pra vendosjen e shtatores s\u00eb Ded\u00eb Gjon\u2019 Lulit, n\u00eb kryeqytetin ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb, kjo nj\u00eb vep\u00ebr madhore q\u00eb vet\u00ebm sa shton dhe forcon dashurin dhe respektin p\u00ebr atdheun e vet\u00ebm t\u00eb shqiptareve, Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb\u201d tha zoti Berishaj.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e mik\u00ebprit\u00ebsit t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie , ai gjithashtu fal\u00ebnderoj dhe u shpreh mir\u00ebnjoh\u00ebs, ndaj donator\u00ebve t\u00eb shum\u00ebt q\u00eb kontribuan dhe p\u00ebrkrah\u00ebn pa rezerv\u00eb t\u00eb dy shoqatat simotra Mal\u00ebsi e Madhe , Detroit dhe New York, n\u00eb finalizimin e k\u00ebtij projekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt .<\/p>\n<p>\u201cLidhur me k\u00ebte projekt, tha kryetari i shoqat\u00ebs, zoti Berishaj, respekt dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr ish kryetarin e Shoqat\u00ebs Mal\u00ebsi e Madhe Mi\u00e7igan zotin Pashko Gjokajn dhe kryetarin aktual t\u00eb shoqat\u00ebs Mal\u00ebsi e Madhe n\u00eb Mi\u00e7igan zotin Lek\u00eb Gjonaj, an\u00ebtarin e shoqat\u00ebs Gjon Dedvukaj p\u00ebr pun\u00ebn e tyre, t\u00eb pa lodhshme n\u00eb realizimin e projektit p\u00ebr vendosjen e shtatores s\u00eb Ded\u00eb Gjon\u2019 Luliit n\u00eb Tiran\u00eb, dhe po ashtu u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nga diaspora dhe vendlindja udh\u00ebtuan n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 27 N\u00ebntor p\u00ebr t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e inaugurimit solemn t\u00eb shtatores s\u00eb Ded\u00eb Gjon Lulit\u201d.<\/p>\n<p>Konferenca e cila filloi me disa mungesa &#8211; karakteristike, k\u00ebto pothuajse munges e t\u00eb gjitha organizatave dhe shoqatave t\u00eb komunitetit shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb,( q\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb profesionale, po t\u00eb krahasohen me veprimtari t\u00eb tilla q\u00eb mbahen n\u00eb vendlindjen ton\u00eb) e rriti nivelin e saj, sidomos gjat\u00eb dy senacave me kumtesat majft interesante, t\u00eb fol\u00ebsve dhe moderimin e bukur t\u00eb Kol\u00eb Cacaj &#8211; t\u00eb cil\u00ebt u ndoq\u00ebn me nj\u00eb vemendje t\u00eb posa\u00e7me nga t\u00eb pranishmit.<\/p>\n<p>Kryengritja shqiptare e vitit 1911 ose Kryengritja e Mal\u00ebsor\u00ebve e vitit 1911 e udh\u00ebhequr nga prisi legjendar Ded\u00eb Gjon Luli, ishte nj\u00eb nga shum\u00eb kryengritjet shqiptare n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, dhe zgjati nga 24 mars 1911 deri m\u00eb 4 gusht 1911 n\u00eb rajonin e Mal\u00ebsis\u00eb, than\u00eb orator\u00ebt.<\/p>\n<p>Jehona e k\u00ebsaj ngjarje t\u00eb madhe me protagonist trev\u00ebn simbol t\u00eb shqiptar\u00ebve, Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, u shprehen ata jo vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb zbehur, por ting\u00ebllon m\u00eb aktuale se kurr\u00eb. Pasi tokat e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb ndara, por mbi t\u00eb gjitha t\u00eb &#8220;zaptuara&#8221; mizorisht nga armiqt\u00eb tan\u00eb shekullor\u00eb sllav\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo, Kryengritje e cila fillimisht shp\u00ebrtheu n\u00eb Mal\u00ebsi, q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb shtrihet n\u00eb mbar\u00eb Vilajetin e Shkodr\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit ka zgjuar nj\u00eb interesim m\u00eb t\u00eb madh tek studiuesit shqiptar e m\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmes disa Konferencave shkencore komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, veprimtarive t\u00eb organizuara n\u00eb Tuz, Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb, dhe Detroit, e Nju Jork, kan\u00eb arrit t\u00eb hedhin drit\u00eb mbi at\u00eb ngjarje me pesh\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb rend\u00ebsishme historike, n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar\u00eb, p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi mbas 500 vjet t\u00eb sundimit otoman.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sado q\u00eb n\u00eb k\u00ebto konferenca, simposiume dhe veprimtari, studiuesit , historian\u00ebt, dhe profesor\u00ebt nga diaspora dhe vendorigjina p\u00ebrmes punimeve t\u00eb tyre studimore, ofruan gjat\u00eb k\u00ebtyre konferencave, simposiumeve dheveprimtarive, shum\u00eb fakte dhe t\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb panjohura p\u00ebr opinionin shqiptar e m\u00eb gjer\u00eb, megjithat\u00eb nuk mund t\u00eb thuhet se u arrit zbardhja e t\u00ebr\u00ebsishme e asaj Kryengritje, dhe figur\u00ebs s\u00eb prij\u00ebsit t\u00eb saj &#8211; me dimesionet t\u00eb pa krahasushme p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork-1.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7088\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-7088 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork-1.jpg\" alt=\"konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork-1\" width=\"450\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork-1.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork-1-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a><br \/>\nNisur, ndoshta edhe nga kjo, Profesori, gazetari dhe shkrimtari nga Mal\u00ebsia, Fran Camaj, tha dje n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb kumtes\u00ebn e tij, se p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e nj\u00eb heroi e atdhetari t\u00eb madh, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb trimi i Mal\u00ebsis\u00eb e luft\u00ebtari i shqiptaris\u00eb, heroi yn\u00eb Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ngase gjithmon\u00eb rrezikon t\u00eb mos thuash di\u00e7ka t\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo, kur kemi parasysh se kush ishte Ded\u00eb Gjon Luli, theksoj\u00eb profesor\u00eb Camaj,: tribun i popullit, patriot i pashoq, me ide e vizione t\u00eb qarta, strateg i luft\u00ebs dhe njeri q\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet me radh\u00eb nuk e hoqi pushk\u00ebn nga krahu, njeri q\u00eb nuk pushoi s\u00eb vepruari n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast p\u00ebr interesat e atdheut dhe t\u00eb kombit, njeri q\u00eb askurr\u00eb nuk ra n\u00ebn kurthet e armiqve t\u00eb shumt\u00eb te vendit, luft\u00ebtar i pa kompromis p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare, q\u00eb inspiroi shum\u00eb studiues, historian\u00eb, poet\u00eb e shkrimtar\u00eb, skulptor\u00eb, piktor\u00eb e muzikant\u00eb, q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb vepra t\u00eb llojllojshme kushtuar k\u00ebtij vigani, at\u00ebher\u00eb mbetet obligim i yni, q\u00eb t\u00eb gjurmojm\u00eb, t\u00eb shkruajm\u00eb e t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do vend, sepse p\u00ebr njer\u00ebzit e till\u00eb gjithmon\u00eb ka \u00e7ka t\u00eb thuhet\u201d tha ai.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast u mbajt\u00ebn gjasht\u00eb kumtesa, nga personalitet e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb New York dhe nga vendlindja jon\u00eb, si dhe tre recitale nga poeti e shkrimtari M\u00ebhill Velaj i cili solli vargje t\u00eb shk\u00ebputur nga \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d e t\u00eb madhit, At Gjergj Fishta, dhe gazetari e poeti Xhevat \u201cJack\u201d Kukaj, me nj\u00eb poezi t\u00eb tij enkas p\u00ebr Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli, prij\u00ebsi legjendar i \u201cMal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201ddhe Nosh Camaj .<br \/>\nKonferenca e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn m\u00eb pas edhe veprimtar t\u00eb komunitetit, p\u00ebr t\u00eb nderuar k\u00ebt\u00eb hero e atdhetar t\u00eb madh t\u00eb kombit shqiptar, Ded\u00eb Gjon Lulit, si publicisti dhe shkrimtari Tom\u00eb Paloka, dhe Ajet Delaj &#8211; Nik\u00e7i, nga Kelmendi.<br \/>\nN\u00eb fund u shafq nj\u00eb dokumentar televiziv\u00eb i p\u00ebrgatitur nga ekipi i Televizionit Albanian Culture, n\u00eb Tiran\u00eb, kushtuar vendosjes s\u00eb shtatores s\u00eb Ded\u00eb Gjon Lulit n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 28 N\u00ebntor 2015.<br \/>\nN\u00eb kumtes\u00ebn e tij zoti Xheladin Zeneli &#8211; publicist dhe ish deputeti i Parlametit t\u00eb par\u00eb pluralist\u00eb &#8211; Malit t\u00eb Zi, b\u00ebri n\u00eb fund t\u00eb kumtes\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb analogji t\u00eb Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe k\u00ebrkesave t\u00eb prijsit t\u00eb Shqiptar\u00ebve Ded\u00eb Gjon\u2019 Lulit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qasje ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb Mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb vitin 1911 dhe k\u00ebrkesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb vitin 2015<br \/>\n\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesant fakti, tha zoti Zeneli, se k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrkat\u00ebsisht k\u00ebrkesat e mal\u00ebsor\u00ebve q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin drejtuar ndaj qeveris\u00eb turke, por edhe Europ\u00ebs,jan\u00eb pothuajse t\u00eb ngjajshme me k\u00ebrkesat e sotme t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi. Kjo d\u00ebshmon se \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ka ecur shum\u00eb pak p\u00ebrpara , ka stagnuar apo n\u00eb disa raste edhe ka p\u00ebsuar degradim t\u00eb saj. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, disa nga k\u00ebrkesat e mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb do t\u00eb artikulohen dhe miratohen me 23 qershor 1911,n\u00eb nj\u00eb dokument i cili tani njihet si Memorandumi i Gre\u00e7\u00ebs dhe i cili n\u00eb mes t\u00eb tjer\u00ebve mban edhe n\u00ebnshkrimin e Ded Gjo&#8217; Lulit,ishin m\u00eb t\u00eb avancuara se disa nga k\u00ebrkesat e sotme.Po t\u00ebrheqim nj\u00eb analogji n\u00eb mes disa k\u00ebrkesave t\u00eb vitit 1911 dhe k\u00ebrkesave t\u00eb sotme:<br \/>\n-N\u00eb vitin 1911 u k\u00ebrkua njohja e plot\u00eb t\u00eb kombit shqiptar me po ato t\u00eb drejta q\u00eb kishin kombet e tjera t\u00eb perandoris\u00eb osmane.Edhe sot po k\u00ebrkohet di\u00e7ka e ngjajshme, n\u00ebn pushtetin malazez, t\u00eb drejtat e barabarta t\u00eb shqiptar\u00ebve me kombet dhe komb\u00ebsit e tjera n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<br \/>\n-N\u00eb vitin 1911 k\u00ebrkohej liria e plot\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur deputet\u00ebt e vet\u00eb. Sot, kjo k\u00ebrkes\u00eb njihet si p\u00ebrfaq\u00ebsimi autentik i shqiptar\u00ebve n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi;<br \/>\n-Liria e plot\u00eb e m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00eb shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera n\u00eb Perandorin\u00eb Turke, ishte k\u00ebrkes\u00eb e para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli. Si\u00e7 dihet , ende deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb arritur ndryshimi i programeve dhe teksteve shkollore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe harmonizimi i tyre me tekstet shkollore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs . Abetarja mbar\u00ebkomb\u00ebtare ,p\u00ebr shkollat shqipe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, lejohet si lib\u00ebr plot\u00ebsues apo opcional dhe jo si nj\u00eb tekst shkollor i obliguar m\u00ebsimi p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar t\u00eb shkollave fillore n\u00eb k\u00ebte shtet ku shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb si popull autokton.<br \/>\n-Me Memorandumin e Gre\u00e7\u00ebs u k\u00ebrkua autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeteve ku ndodhen shqiptar\u00ebt. Sot shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi k\u00ebrkojn\u00eb decentralizimin e pushtetit n\u00eb Komun\u00ebn e Ulqinit, dhe realizimin e komun\u00ebs s\u00eb Tuzit ( Mal\u00ebsis\u00eb) ,me status t\u00eb barabart\u00eb , status ky t\u00eb cilin tash 25 vite me radh\u00eb po i mohohet nga pushteti i Podgoric\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebrkes\u00eb e at\u00ebher\u00ebshme: P\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb administrat\u00eb dhe t\u00eb pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuh\u00ebs turke . Sot, gjuha shqipe e kufizuar n\u00eb administrat\u00eb, dhe ata pak n\u00ebpun\u00ebs shqiptar q\u00eb jan\u00eb t\u00eb inkuadruar n\u00eb te,shum\u00eb pak e p\u00ebrdorin gjuh\u00ebn shqipe;\u2013 K\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr e vitit 1911:N\u00ebpun\u00ebsit e lart\u00eb t\u00eb dijn\u00eb gjuh\u00ebn dhe zakonet e vendit.N\u00ebpun\u00ebsit e tjer\u00eb civil dhe financiar\u00eb t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00eb.Gjyqtar\u00ebt ,xhandar\u00ebt e polic\u00ebt gjithashtu t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb aktuale edhe sot,sepse shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar sa duhet, n\u00eb organet dhe administrat\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst dhe n\u00eb retrospektiv\u00eb, termi &#8221; avancim i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare &#8221; e humb kuptimin e vet\u201d tha zoti Zeneli.<br \/>\nA p\u00ebrfundoj\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se :\u201d Th\u00ebnia e njohur se &#8221; N\u00ebse nuk m\u00ebsojm\u00eb nga historia,at\u00ebher\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e destinuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet&#8221;, vlen shum\u00eb n\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve, pra n\u00eb rastin e popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse regjimi i at\u00ebhersh\u00ebm i Malit t\u00eb Zi, mundohej q\u00eb Kryengritjen e mal\u00ebsor\u00ebve kund\u00ebr pushtuesit turk,t&#8217;a p\u00ebrdor\u00eb dhe shfryt\u00ebzoi p\u00ebr interesat e veta ekspanzioniste, sot pas 100 viteve, nj\u00eb regjim tjet\u00ebr, por aq dinak dhe djall\u00ebzor sa edhe regjimi i krajl Nikoll\u00ebs, pra regjimi i Gjukanoviqit po mundohet ti p\u00ebrdor\u00eb shqiptar\u00ebt kund\u00ebr njeri-tjetrit, p\u00ebrmes politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb tyre, politik\u00eb kjo q\u00eb jo vet\u00ebm nuk ka ndryshuar q\u00eb nga koha e krajl Nikoll\u00ebs, por ajo \u00ebsht\u00eb avancuar me metoda t\u00eb reja dhe perfide. Derisa para nj\u00eb shekulli pushtuesi turk, u largu,vendin e tij e zuri nj\u00eb pushtues tjet\u00ebr,ai malazez.Ky i fundit, q\u00eb nga Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb e deri m\u00eb sot, po angazhohet n\u00eb asimilimin, \u00e7&#8217;komb\u00ebtarizimin, shp\u00ebrnguljen,ndryshimin e struktur\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb vendbanimeve shqiptare, posa\u00e7\u00ebrisht Mal\u00ebsin\u00eb, duke e kolonizuar me popullsi jo shqiptare gjat\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtij regjimi.Dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb ma keq, e gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar, Mali i Zi po e arrin ta realizoi me ndihm\u00ebn e disa shqipfol\u00ebsve servil t\u00eb pushtetit.\u201d<br \/>\nProfesori i historis\u00eb disa vite me radh\u00eb n\u00eb Gjimanzin e Tuzit, m\u00ebpastaj diplomat dhe drejtor i Shkoll\u00ebs fillore n\u00eb Dinosh\u00eb, s\u00eb fundmni asaj n\u00eb Tuz, zot\u00ebri Pjet\u00ebr Ivezaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Konferenc\u00eb, kishte p\u00ebrgatitur kumtes\u00ebn :\u201dAngazhimi i Ded\u00eb Gjon\u2019 Lulit, kund\u00ebr coptimit t\u00eb Trojeve Shqiptare\u201d.<br \/>\nZot\u00ebri Halil Nika nga Dinosha kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb kumtes\u00eb shum\u00eb interesante me titull :\u201d Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb paralajm\u00ebrim i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d i cili s\u00eb bashku me editorin e Diellit Dalip Grec\u00ebn soll\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb disa fakte intersante t\u00eb pasqyruara qysh at\u00ebhere n\u00eb gazet\u00ebn Dielli &#8211; organ i Vatr\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb SHBA.<br \/>\nDalip Greca, Editori i Gazet\u00ebs DIELLI, ne kumtes\u00ebn e tij&#8221; Jehona e Kryengritjes s\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Diaspor\u00ebn Shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs, solli p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb fakte t\u00eb dokumentuara p\u00ebr ndikimin e saj n\u00eb rritjen e shpirtit komb\u00ebtar t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve, q\u00eb ishin ende t\u00eb paorganizuar n\u00eb shoqata Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7089\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-7089 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork.jpg\" alt=\"konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork\" width=\"450\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/konferenca-per-ded-gjon-lulin-nju-jork-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a><br \/>\nAi duke iu referuar Gazetave q\u00eb publikoheshin n\u00eb SHBA &#8220;Dielli dhe Flamuri&#8221;-emri i p\u00ebrkohsh\u00ebm i Gazet\u00ebs Dielli n\u00eb ato vite p\u00ebr t\u00eb kaluar censur\u00ebn e Peradnoris\u00eb osmane dhe p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb viset shqiptare, si dhe citime nga gazeta &#8220;Trumpeta e Kruj\u00ebs&#8221;- The Trumpet of Croya&#8221;, q\u00eb botohej nga Faik Konica drejtor Angelo Laska, manager, editori i Dielli tha se jehona e kryngrit\u00ebsve mb\u00ebrriti p\u00ebrk\u00ebtej Oqeanit.<br \/>\nEditori i diellit, tha se shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, kishin nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb d\u00ebrgat\u00eb tek mal\u00ebsor\u00ebt me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndikonin n\u00eb mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb shpirtit kryengrit\u00ebs dhe p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb shpirt L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare n\u00eb viset Shqiptare.Editori i Diellit citoi nj\u00eb shkrim t\u00eb marr\u00eb nga Trumpeta e Kruj\u00ebs, publikuar n\u00eb numrin e 15 prillit, 9 dit\u00eb pasi sihte ngrit\u00eb Flamuri n\u00eb Bratile t\u00eb Decicit si dhe disa kronika t\u00eb marra nga Gazeta&#8221;Dielli dhe Flamuri&#8221;. n\u00eb Gazet\u00ebn&#8221;Trumbeta e Kruj\u00ebs&#8221; e 15 prillit 1911, n\u00eb kolon\u00ebn editoriale, vet\u00eb editori Faik Konica, b\u00ebn nj\u00eb sh\u00ebnim me titull&#8221; Kryengritja n\u00eb Geg\u00ebri&#8221;, ku shkruan p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb kryengrit\u00ebsve mal\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Konica sqaron lexuesit e gazet\u00ebs s\u00eb tij se ky projekt kishte nis\u00eb q\u00eb nj\u00eb mot m\u00eb par\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1910, kur shp\u00ebrtheu Kryengritja n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut. Duke folur p\u00ebr kryengrtjen e Mal\u00ebsis\u00eb, Faik Konica shkruan se&#8221;K\u00ebt\u00eb radh\u00eb fusha e luft\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb Kosova, por Mal\u00ebsia e Mbishkodr\u00ebs, e cila po e sfidon Perandorin\u00eb e plakur. \u201c<br \/>\nKonica thekson se kryengritjet e 1910-911, shk\u00eblqejn\u00eb dy emra, Isa Boletini dhe Ded\u00eb Gjo&#8217; Luli. Pena e Konic\u00ebs i k\u00ebndon hymne kryengrit\u00ebsve q\u00eb me trim\u00ebrin\u00eb e tyre t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen e Europian\u00ebve. N\u00eb krye t\u00eb Ushtris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb natyrisht Gjeneral Isa Boletini, karakteri i t\u00eb cilit dueket p\u00ebr dita m\u00eb i madh, dhe fama e t\u00eb cilit sa po vete dhe po forcohet. N\u00eb nj\u00eb Luft\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb u b\u00eb af\u00ebr Shkodr\u00ebs, kryegjenerali yn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb 8,000 Shqiptar\u00ebve, rrahu ushtrin\u00eb halldupe, vrau disa qindra nizam\u00eb, plagosi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr edhe zuri rob shum\u00eb t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr debatin rreth tendenc\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Krajl Nikoll\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga Heroizmi i mal\u00ebsor\u00ebve dhe karakteri heroik i ded Gjo Lulit, editori i Diellit tha se kjo tendenc\u00eb ka vazhduar edhe pas Kryengritjes. Madje vet\u00eb Krajl Nikolla ,tha ai ,shkroi nj\u00eb poem\u00eb me titullin&#8221;Kryengritja e Mal\u00ebsor\u00ebvet&#8221;( Malisori Ustanak&#8221;, ku ai i thur lavde kryengrit\u00ebsve, por nuk harron q\u00eb aty k\u00ebtu t&#8217;i jap dhe merita vetes. Kjo Poem\u00eb q\u00eb u botua edhe n\u00eb shtypin shqiptar(Revizta Leka), kishte 215 strofa kat\u00ebrshe, q\u00eb p\u00ebrfshinin 860 rreshta n\u00eb 22 faqe libri.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrfshi n\u00eb debatin p\u00ebr vrasjen e Ded\u00eb Gjo Lulit, Greca tha se teza se vras\u00ebsit e Kryetrimit t\u00eb maleve, ded\u00eb Gjo Luli ishin shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb sajes\u00eb p\u00ebrcar\u00ebse p\u00ebr t\u00eb fut\u00eb n\u00eb grindje Mal\u00ebsin\u00eb me Mirdit\u00ebn. K\u00ebt\u00eb tez\u00eb e hedh posht\u00eb jo vet\u00ebm vrasja bashk\u00eb me kryetrimin i trimave mirditor\u00eb q\u00eb e shoq\u00ebronin, por edhe fakti s mes mirditor\u00ebve Ded\u00eb Gjo Luli ksihte qen\u00eb dhe her\u00eb t\u00eb tjera dhe nuk e kishte kanos\u00eb asnj\u00eb rrezik. Ai p\u00ebrmendi pjesmarrjen e Ded\u00eb Gjo Lulit n\u00eb Kuvendin e organizuar n\u00eb Kimez, Fan t\u00eb Mirdit\u00ebs me 27 Prill 1911, ku u prit me respekt. Serb\u00ebt ishin vras\u00ebsit e Ded\u00eb Gjo Lulit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir SINA &#8211; New York City Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli, prij\u00ebsi legjendar i \u201cMal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d &#8211; \u201cDed\u00eb Gjo&#8217; Luli pushk\u00eb e ngrehur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d YONKERS NY : Shoqata \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d, me seli n\u00eb New York, organizoi dje pasdite n\u00eb Royal Regency Hotel n\u00eb Yonkers, Konferenc\u00ebn shkencore p\u00ebrkujtimore me titull \u201c100 vjet nga vrasja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7089,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7087","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7087","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7087"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7087\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7091,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7087\/revisions\/7091"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}