{"id":7016,"date":"2015-12-15T20:22:56","date_gmt":"2015-12-15T19:22:56","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7016"},"modified":"2015-12-15T20:25:04","modified_gmt":"2015-12-15T19:25:04","slug":"disa-luftera-ne-mbrojtje-te-trieshit-ne-kohe-te-hershme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=7016","title":{"rendered":"DISA LUFT\u00cbRA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb TRIESHIT N\u00cb KOH\u00cb T\u00cb HERSHME"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/gergj-nikprelaj.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7017\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-7017 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/gergj-nikprelaj.jpg\" alt=\"gergj-nikprelaj\" width=\"189\" height=\"252\" \/><\/a>Nga Gjergj Nikprelaj<\/p>\n<p>Disa konflikte me xhandar\u00ebt e Turqis\u00eb, sidomos me ata t\u00eb Sanxhakut kryesisht me ata t\u00eb Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb literatur\u00eb popullore, n\u00eb folklore dhe n\u00eb folmen e p\u00ebrditsh\u00ebm shume konflikte quhen gabimisht luft\u00ebra ose beteja!<\/p>\n<p>Dihet historikisht, se Perandoria Otomane, vet\u00ebm n\u00eb disa raste konkrete sic kan\u00eb q\u00ebn\u00eb luft\u00ebrat e Gjergj Kastriot Skenderbeut, kryengritjet e m\u00ebdha shqiptare antiosmane, dhe disa raste t\u00eb tjera, sikurse ishin konfliktet e popull\u00ebsis\u00eb n\u00eb brezin kufitar me roj\u00ebn e kufij\u00ebve, p\u00ebr shtypjen e t\u00eb cilave, pushteti q\u00ebndror Osman, n\u00eb teritorin e vet\u00eb, ka angazhuar repartet e ushtrise kufitare, kund\u00ebr popullit shqiptar. N\u00eb raste t\u00eb tjera kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb kompetence t\u00eb policis\u00eb (zaptive) n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet q\u00eb i takonin pun\u00ebve t\u00eb brendshm, me detyr\u00eb t\u00eb ruajtjes s\u00eb r\u00ebndit juridik dhe qet\u00ebsis\u00eb qytetare.\u00a0 Arrestimet e ndryshme, sic ishte rasti i Vuksan Gel\u00ebs s\u00eb Grud\u00ebs, kur e kishin shp\u00ebtuar trieshian\u00ebt nga arrestimi i ekspedit\u00ebs s\u00eb Bali Beut, i cili u vra me gjith\u00eb shoq\u00ebruesit e tij n\u00eb fshatin Rudin\u00eb t\u00eb Trieshit, si\u00e7 tregon toponimi i atjesh\u00ebm ku u zhvillua konflikti kund\u00ebr \u201cBali Begut\u201d!\u00a0 Konfliktet e tilla ishin t\u00eb vazhdueshme: si\u00e7 ishte konflikti luftarak i trieshian\u00ebve n\u00eb Cem, n\u00eb vitin 1717. Pushteti turk kishte p\u00ebr q\u00ebllim forcimin e pushtetit n\u00eb Triesh, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Triesh por n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por edhe Ku\u00e7i e B\u00ebrdat i Malit t\u00eb Zi I rebeluar i kishin dal\u00eb doret pushtetit osman. Trieshian\u00ebt duke q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebrpara se t\u00eb vinte ekspedita policore, ia kishin vu prit\u00ebn n\u00eb Dob\u00ebr\u00e7in t\u00eb Grud\u00ebs, dhe pas nj\u00eb konflikti t\u00eb ashp\u00ebr disa or\u00ebsh kund\u00ebr turq\u00ebve kishin humbur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm xhandar\u00ebsh dhe si pasoj\u00eb ishin t\u00ebrhequr n\u00eb Podgoric\u00eb. N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX, ekspeditat d\u00ebshkimore turke sulmuan disa her\u00eb banor\u00ebt e Trieshit, duke hyr\u00eb n\u00eb Trieshin e Posht\u00ebm\u00a0 n\u00ebp\u00ebr Qaf\u00eb t\u00eb Nagriv\u00ebs, por pa sukses. Sulmet turke i zmbraps\u00ebn forcat popullore vendase. Trieshian\u00ebt vendosnin n\u00eb pika t\u00eb caktuara rojet e veta, k\u00ebshtu q\u00eb i diktonin turqit para se t\u00eb hynin n\u00eb Triesh. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 1862, turqit kishin organizuar shkatrrimin e dyte t\u00eb Ku\u00e7it, sipas burimeve t\u00eb koh\u00ebs, repartet civile t\u00eb bazhibuzukt kishin rrethuar edhe Trieshin q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ushtarake ta asgj\u00ebsonin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Trieshi mund t\u00eb p\u00ebrjetonte fatin e Ku\u00e7it. Nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh bazhibuzuk ishin fshehur n\u00ebn Qaf\u00eb t\u00eb Nagriv\u00ebs, ata kishin b\u00ebr\u00eb plane t\u00eb sulmonin Trieshin befas, por gruaja e Gjelosh Nik\u00ebs nga Muzhe\u00e7ku, bij\u00eb nga Ku\u00e7i i kishte hetuar se ata jan\u00eb n\u00eb pyll, dhe se ata flisnin sllavisht. Ajo ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur burrit se ata ishin n\u00eb pyll aty af\u00ebr. Por 40 trieshian\u00eb ishin sulur kund\u00ebr tyre dhe ai komplot kishte d\u00ebshtuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrleshje Gjelosh Nika i Muzhe\u00e7kut kishte vrar\u00eb Shaban Smajlin. Gjelosh Nika Gjokaj\u00a0 kishte p\u00ebsuar r\u00ebnd\u00eb sepse t\u00eb sht\u00ebnat me pushk\u00eb t\u00eb armikut ia kishin thyer t\u00eb dy duart dhe pas disa dit\u00ebsh ky trim I p\u00ebrmendur i Trieshit kishte vdekur. Nd\u00ebrsa Pipri e Palabardhi(Bjellopavliqi) e kishin humbur betej\u00ebn e vitit 1862.\u00a0 Ata kishin tentuar pushtimin e Medunit por pa sukses. Forcat e Ku\u00e7it dhe t\u00eb B\u00ebrd\u00ebs i komandonte Mark Milani, Bac\u00eb Dragoja Ivanoviq dhe Nov Spasoja Popoviq. Knjaz Nikolla kishte d\u00ebrguar dy topa.\u00a0 Mal\u00ebsia n\u00ebnshtroi forcat e Mark Milanit, ndezi Ku\u00e7in dhe konfiskoi dy topat e Knjazit.<\/p>\n<p>Pasi Mark Milani humbi luft\u00ebn kund\u00ebr Mal\u00ebsis\u00eb shkoi p\u00ebr ta ndih\u00ebmuar Knjaz Nikoll\u00ebn n\u00eb Rijek\u00eb t\u00eb C\u00ebrnojeviq\u00ebve sepse nuk kishte \u00e7ka t\u00eb mbronte n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Ku\u00e7it. K\u00ebshtu kishin vepruar edhe krer\u00ebt e Piprit dhe t\u00eb Bjellopavliqit. Sipas burimeve n\u00eb dispozicion, Trieshi gjat\u00eb k\u00ebsaj lufte kishte q\u00ebndruar neutral. Fuqit\u00eb e m\u00ebdha kishin vu paq\u00eb dhe lufta kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>MBROJTJA E TRIESHIT DHE E KOJ\u00cbS NGA SULMET E KU\u00c7IT DHE PIPRIT<\/p>\n<p>Ku\u00e7i shumic\u00ebn e koh\u00ebs ishte n\u00eb konflikte me pushtetin turk t\u00eb Shkodr\u00ebs. Gj\u00ebndja ekonomike n\u00eb mbarim t\u00eb shekullit XVIII ishte e mjerueshme dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u00a0 njer\u00ebzit vdiqnin nga uria. Turqit shpesh her\u00eb e\u00a0 mbyllnin tregun e qytetit. Nuk kishte rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr vet\u00ebm dor\u00ebzimit t\u00eb 12 p\u00ebngjeve q\u00eb i k\u00ebrkonte Veziri si kusht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb paq\u00eb me pushtetin n\u00eb Shkodr\u00ebr. P\u00ebr nj\u00eb paq\u00eb te mundshme duhej q\u00eb vojvoda i Ku\u00e7it t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb p\u00ebngjet sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Por miku i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij Husen Hoti i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cTi e di Shyto (fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Shyto Petroviqin vojvod\u00eb i at\u00ebhersh\u00ebm i Ku\u00e7it se sht\u00ebpit\u00eb tona gjith\u00ebmon\u00eb kan\u00eb q\u00ebne t\u00eb af\u00ebrta e miq\u00ebsore, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb pyes a je en\u00eb q\u00eb e mban uj\u00ebt?\u201d Po patjet\u00ebr iu p\u00ebrgjegj Shyto Petroviqi! Ti e d\u00ebgjove Vezirin se \u00e7ka t\u00eb premtoj\u00eb, se gjoja ka p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer ty dhe 12 p\u00ebngjet. Kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb. Veziri ka p\u00ebr t\u2019i vrar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrvec\u00eb teje! Shyti kthehet n\u00eb Ku\u00e7 dhe i tregon fisit se \u00e7ka i kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb mik i tij, duke mos pranuar ofert\u00ebn e Vezirit, dhe si p\u00ebrfundim kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga detyra e\u00a0 vojvod\u00ebs. Ku\u00e7i nuk e kishte besuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pas vendimit t\u00eb Shyto Petroviqit ishin mbledhur 12 vet\u00eb bashk\u00eb me vojvod\u00ebn e ri \u00c7ubro Popoviq. Vojvoda\u00a0 i ri shkoi n\u00eb Shkod\u00ebr me 12 vet\u00eb, dhe disa prej atyre 12 vet\u00ebve u d\u00ebnuan me vdekje menj\u00ebher\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt u d\u00ebrguan n\u00eb Zet\u00eb, n\u00eb Tivar\u00eb dhe n\u00eb Podgoric\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebnuar me vdekje. T\u00eb gjith\u00eb i var\u00ebn n\u00eb litar. Kjo tradh\u00ebti e Vezirit ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr banor\u00ebt e Ku\u00e7it, q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurth t\u00eb Vezirit.\u00a0 T\u00eb gjith\u00eb u vran\u00eb. Asnj\u00eb nga ata nuk u kthye m\u00eb n\u00eb Ku\u00e7 p\u00ebrve\u00e7 vojvodet \u00c7ubro Popoviqit.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb vojvoda i Ku\u00e7it \u00c7ubro Popoviqi kishte organizuar disa ku\u00e7as\u00eb p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur 60 dele t\u00eb Gjek\u00eb Marashit Kol\u00e7aj. Pas do kohe kishte shkuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Koj\u00eb p\u00ebr t\u2019i uruar Ul\u00eb Gjeloshit\u00a0 nd\u00ebrtimin e kull\u00ebs s\u00eb re.Flitej se ajo kull\u00eb ishte nd\u00ebrtuar me shp\u00ebnzimet e Vezirit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Nje version tjet\u00ebr tregon se Vojvod\u00eb \u00c7ubro gjoja kishte shkuar n\u00eb Koj\u00eb\u00a0 p\u00ebr ta ndih\u00ebmuar Ul\u00eb Gjeloshin p\u00ebr t\u00eb prashitur\u00a0 misrin. Ul\u00eb Gjeloshi e kishte k\u00ebshilluar vojvod\u00eb Popoviqin q\u00eb t\u00eb mos shkonte n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Osojn\u00ebs n\u00eb Koj\u00eb sepse mund t\u00eb\u00a0 vritej nga Gjek\u00eb Marashi t\u00eb cilit \u00c7ubro Popoviqi i kishte pla\u00e7kitur 60 dele. Por vojovoda nuk e kishte p\u00ebrfillur fare porosin\u00eb e Ul\u00eb Gjeloshit. N\u00eb mbledhjen e Osojn\u00ebs vojvod Popoviqi kishte pyetur Gjek\u00eb Marashin pse at\u00eb vjet nuk kishte dal\u00eb n\u00eb bjeshk\u00eb me bag\u00ebti? Gjek\u00eb Marashi ishte p\u00ebrgjegjur: \u201c nuk delet n\u00eb bjeshk\u00eb me pula, sepse ti i pla\u00e7kite delet e mia\u201d. Gjek\u00eb Marashi kishte vrar\u00eb n\u00eb vend vojvod\u00eb Popoviqin. \u00c7ubrin e kishte z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar i biri i tij, Pop Miqi i cili pas do kohe kishte organizuar Ku\u00e7in e Piprin kund\u00ebr Koj\u00ebs e Trieshit. Kt\u00eb sulm hakmarr\u00ebs e kishte drejtuar Ilia Piletiqi. Edhe Rahoja e kishte ndih\u00ebmuar Koj\u00ebn, pavar\u00ebsisht se ishte rrethuar e t\u00ebra nga armiku. Rrethimi i Koj\u00ebs kishte zgjatur disa dit\u00eb. Kojasit dhe trimat tjer\u00eb kishin luftuar nga kullat e tyre. T\u00eb dy pal\u00ebt kishin p\u00ebsuar humbje t\u00eb m\u00ebdha. Pavar\u00ebsisht se vojovoda i tyre \u00c7ubro Popoviqi ishte vrar\u00eb p\u00ebr pla\u00e7kitje dhe pun\u00eb t\u00eb liga Ku\u00e7i k\u00ebrkonte hakmarrje p\u00ebr vojvod\u00ebn p\u00ebr at\u00eb vojvod\u00eb hajdut. Autor\u00ebt malazez\u00eb e paraqesin k\u00ebt\u00eb ngjarje rr\u00ebjsh\u00ebm se gjoja turqit n\u00eb marr\u00ebveshje paraprake me Marash Ul\u00ebn kreun e Koj\u00ebs e kishin ftuar \u00c7ubron n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre mysafir gjoja p\u00ebr ta vrar\u00eb. Ky pohim i autor\u00ebve malazez\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak i v\u00ebrt\u00ebt\u00eb. Ato dit\u00eb Hysen Hoti kishte organizuar n\u00eb Podgoric\u00eb me urdh\u00ebr te Vezirit nj\u00eb masak\u00ebr kund\u00ebr ku\u00e7as\u00ebve dhe turqit kishin vrar\u00eb e arrrestuar n\u00eb tregun Podgoric\u00ebs 60 malazez\u00eb.\u00a0 Pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb kritike Margil Doshi dhe Pjet\u00ebr Vukan Caci nga Trieshi kishin vrar\u00eb\u00a0 Novak Martinin Popoviqin, vllaun e vojvod\u00ebs t\u00eb Ku\u00e7it.<\/p>\n<p>Kjo kishte q\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekja e\u00a0 dyt\u00eb e Ku\u00e7it dhe Piperit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gjakun e vojvod\u00eb \u00c7ubrit. Nj\u00eb dit\u00eb Miq Martini, vojvod\u00eb edhe ky vojvod\u00eb i Ku\u00e7it punonte n\u00eb pron\u00ebn e vet\u00eb pran\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb Podgoric\u00eb. Aty pran\u00eb kishte kaluar Kus Nili nga Rahoja. Ai i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cMos t\u00eb ndih\u00ebmoft\u00eb Zoti Miqo, e dreqi ta marr\u00ebt shatin sepse me t\u00eb e ke z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar pushk\u00ebn\u201d. Armiq\u00ebt t\u00eb shtyp\u00ebn dhe ta mor\u00ebn gjysm\u00ebn e Ku\u00e7it. Miqo u zem\u00ebrua dhe bashkoi p\u00ebrs\u00ebri Ku\u00e7in n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Trieshit e Koj\u00ebs. Rahoja kaloi n\u00eb an\u00ebn e agresor\u00ebve sepse k\u00ebrc\u00ebnohej nga ata dhe s\u00eb bashku me Piprin sulmuan Trieshin e Koj\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb Korit\u00ebs, ku kishte filluar nj\u00eb betej\u00eb e ashp\u00ebr. Agresor\u00ebt malazez\u00eb ishin disa her\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb num\u00ebr. Nga Koja dhe Trieshi ishin vrar\u00eb 21 luft\u00ebtar\u00eb. Nuk dihet shum\u00eb p\u00ebr humbjet e malazez\u00ebve, por edhe ata kishin p\u00ebsuar r\u00ebnd\u00eb. Ata sipas tradit\u00ebs s\u00eb tyre\u00a0 kishin pla\u00e7kitur n\u00eb Korit\u00eb bag\u00ebti t\u00eb Koj\u00ebs dhe Trieshit. Dhe pas pak dit\u00ebsh kishin sulmuar p\u00ebrs\u00ebri Koj\u00ebn dhe kishin djegur e shkatrruar shum\u00eb kulla e sht\u00ebpi t\u00eb Koj\u00ebs.<\/p>\n<p><em>SH\u00cbNIM: Ky artikull me p\u00ebrmbajtje historike i Gjergj Nikprelajt\u00a0 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb monografie p\u00ebr Trieshin. Ai kishte botuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb vitin 2004 librin e tij t\u00eb njohur \u201cKryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb\u00a0 e Vitit 1911\u201d. Pas botimit t\u00eb k\u00ebsaj vepre Gjergj Nikprelaj b\u00ebri k\u00ebrkime t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebp\u00ebr arkivat e vendit p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e Trieshit. Djali i tij Renato, dhe e bija Stella shfaq\u00ebn deshir\u00ebn p\u00ebr botim n\u00eb portale dhe n\u00eb shtypin\u00a0 shqiptar\u00a0 t\u00eb disa kapituj\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj monografie p\u00ebr Trieshin p\u00ebr \u00e7far\u00eb i ndjeri Gjergj kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime t\u00eb vazhdueshm\u00eb. Vdekja e parakohshme e p\u00ebngoi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj vepre. Renato e Stella q\u00eb tani jetojn\u00eb n\u00eb New York jan\u00eb gati ta plot\u00ebsojn\u00eb deshir\u00ebn e e tij p\u00ebr botimin e k\u00ebsaj vepre.(Gjek\u00eb Gjonlekaj) \u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjergj Nikprelaj Disa konflikte me xhandar\u00ebt e Turqis\u00eb, sidomos me ata t\u00eb Sanxhakut kryesisht me ata t\u00eb Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb literatur\u00eb popullore, n\u00eb folklore dhe n\u00eb folmen e p\u00ebrditsh\u00ebm shume konflikte quhen gabimisht luft\u00ebra ose beteja! Dihet historikisht, se Perandoria Otomane, vet\u00ebm n\u00eb disa raste konkrete sic kan\u00eb q\u00ebn\u00eb luft\u00ebrat e Gjergj Kastriot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-7016","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7016"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7016\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7018,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7016\/revisions\/7018"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}