{"id":6999,"date":"2015-12-13T22:48:17","date_gmt":"2015-12-13T21:48:17","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6999"},"modified":"2015-12-13T22:48:17","modified_gmt":"2015-12-13T21:48:17","slug":"ilir-demalia-guri-i-fundit-i-dominos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6999","title":{"rendered":"ILIR DEMALIA: \u201cGURI I FUNDIT I DOMINOS\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ilir_demaliaj.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7000\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7000 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ilir_demaliaj-300x138.jpg\" alt=\"ilir_demaliaj\" width=\"300\" height=\"138\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ilir_demaliaj-300x138.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ilir_demaliaj.jpg 595w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit n\u00eb Shqip\u00ebri u sh\u00ebnua 25 vjetori i l\u00ebvizjes q\u00eb \u00e7oi n\u00eb sh\u00ebmbjen e regjimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste shqiptare.\u00a0 Ky p\u00ebrvjetor u kujtua, nd\u00ebr t\u00eb tjera, me simpoziume, artikuj, kumtesa, botime dhe intervista nga pjes\u00ebmarrsit e atyre ngjarjeve historike si dhe prej ekspert\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm nga mbrenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata, me analizat dhe kumtesat q\u00eb paraqit\u00ebn, dhan\u00eb\u00a0 kontributin e vet p\u00ebr t\u00eb shpjeguar\u00a0 nga pik\u00ebpamja e tyre, l\u00ebvizjen studentore t\u00eb 25 viteve m\u00eb par\u00eb, si nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebme n\u00eb historin\u00eb e koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0\u00a0 Nj\u00ebri prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve kryesor n\u00eb protestat studentore anti-regjimit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Ilir Demalia, i cili nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb par\u00eb ishte nj\u00ebri prej t\u00eb strehuarve n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Tiran\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se tremij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rinj\u00eb shqiptar\u00eb.\u00a0 Ilir Demalia, i cili prej vitesh jeton dhe punon n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si\u00e7 duket nuk u ftua n\u00eb asnj\u00eb prej organizimeve zyrtare\u00a0 t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb\u00a0 k\u00ebtij p\u00ebrvjetori, por megjithk\u00ebt\u00eb ai prapseprap e gjeti m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb paraqitur ndodhit\u00eb, d\u00ebshmit\u00eb dhe refleksionet e tija si protagonist kryesor dhe si pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb ato ngjarje t\u00eb 25 viteve m\u00eb par\u00eb. Ai e dha kontributin tij \u00e7muesh\u00ebm duke kujtuar ngjarjet dhe l\u00ebvizjen studentore t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb pare t\u00eb vitit 1990.\u00a0 P\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, ai ka botuar librin me titull, &#8220;Guri i fundit i Dominos\u00eb&#8221; &#8212; Shqip\u00ebria si vendi i fundit komunist n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit &#8212; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje d\u00ebshmish\u00eb historike nga pik\u00ebpamja e Ilir Demalis\u00eb, nj\u00eb protagonisti dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsi kryesor n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin &#8220;episod i ambasadave&#8221;.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, shum\u00eb prej protagonist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb\u00a0 atyre ngjarjeve t\u00eb vitit 1990, si dhe mij\u00ebra t\u00eb rinj\u00eb q\u00eb trim\u00ebrisht hyn\u00eb n\u00eb ambasadat e huaja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por ashtu si edhe autori i librit,&#8221;Guri i fundit i Dominos\u00eb&#8221;,\u00a0 kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn e gurbetit duke u vendosur n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb vendet e Bashkimit Europian.\u00a0 Jan\u00eb k\u00ebta pjes\u00ebmarr\u00ebs, k\u00ebta &#8220;rebel\u00eb&#8221;, ata t\u00eb cil\u00ebt, &#8220;me aktin e tyre diskredituan dhe gjunj\u00ebzuan regjimin e fundit Stalinist n\u00eb Europ\u00eb\u201d, shkruan autori.\u00a0 Jan\u00eb k\u00ebta pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ato ngjarje, thekson Demalia, ata t\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb do t\u00eb mbeten n\u00eb kujtes\u00ebn historike n\u00eb lidhje me ato ndodhi t\u00eb 25 viteve m\u00eb pare.\u00a0 Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta, s\u00eb bashku me personelin diplmatik t\u00eb ambasad\u00ebs gjermane q\u00eb b\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb situat\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme, t\u00eb cil\u00ebve autori ua kushton me mir\u00ebnjohje k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb l\u00ebvizjes demokratike e cila konsiderohet si l\u00ebvizja q\u00eb kontriboi n\u00eb rr\u00ebximin eventual t\u00eb regjimit stalinisto-komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; t\u00eb shembjes s\u00eb &#8220;Murit t\u00eb Berlinit&#8221;,mu n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, thot\u00eb autori. Nj\u00eb l\u00ebvizje kjo q\u00eb mund t\u00eb thuhet se \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb sistem pluralizmi me shum\u00eb parti politike, &#8212; por jo n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb mirfillt\u00eb, nj\u00eb system politik q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00ebher\u00eb dhe sot, \u00ebsht\u00eb dominuar dhe dominohet nga dy forcat kryesore politike, Partia Socialiste, pasardh\u00ebse e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Partia Demokratike.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje d\u00ebshmish\u00eb, Ilir Demalia jep kontributin e tij t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zbardhur sadopak t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi ato ngjarje e l\u00ebvizje, n\u00eb t\u00eb cilat ai vet mori pjes\u00eb, nd\u00ebrsa u dallua si pjes\u00ebmarr\u00ebs guximtar, \u201cnj\u00eb z\u00eb intelektual disi i vetmuar n\u00eb mes atyre q\u00eb i desha\u201d, do t\u00eb shprehej ish-ambasadori gjerman i asaj kohe n\u00eb Tiran\u00eb, Werner Daum, p\u00ebr Demalin\u00eb.<\/p>\n<p>Ilir Demalia ka p\u00ebrmbledhur kujtimet e tija t\u00eb asaj periudhe n\u00eb librin &#8220;Guri i fundit i Dominos\u00eb&#8221;,\u00a0 sidomos kujtimet e tija mbi ato q\u00eb tani kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb histori si\u00a0 &#8220;ngjarje t\u00eb ambasadave&#8221;, kur mij\u00ebra shqiptar\u00ebve u kishte ikur frika dhe vendos\u00ebn t\u00eb hynin me forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar strehim n\u00eb ambasadat e asaj kohe n\u00eb kryeqytetin shqiptar, sidomos n\u00eb ambasad\u00ebn e Gjermanis\u00eb.\u00a0 Ai shkruan se u detyrua t\u00eb botonte librin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, sepse si\u00e7 thekson ai, &#8220;Kjo ngjarje \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, si nga armata e njer\u00ebzve t\u00eb regjimit q\u00eb sot jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb majt\u00ebs qeveris\u00ebse&#8221;, por gjithashtu shton ai, edhe p\u00ebr arsye\u00a0 t\u00eb &#8220;neglizhenc\u00ebs t\u00eb ashtuquajturave forca demokratike, gj\u00eb q\u00eb u pa qart\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb 25-vjetor,&#8221; nenvijon autori.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim, Demalia i premton lexuesit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb liber ai do t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmie historike t\u00eb ngjarjeve t\u00eb 1990-s\u00eb, &#8220;me ftoht\u00ebsin\u00eb e distanc\u00ebs kohore.&#8221;\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr kujtimor, autori e b\u00ebn analiz\u00ebn dhe sh\u00ebnon kujtimet e tija\u00a0 duke derdh\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e vet dhe t\u00eb shok\u00ebve tij gjat\u00eb asaj kohe n\u00eb Tiran\u00eb dhe si protagonisti kryesor i atyre ngjarjeve, do t\u00eb thosha Demalia e shfaq\u00eb k\u00ebt\u00eb jo thejsht\u00eb me sh\u00ebnime, por edhe me q\u00ebllime morale dep\u00ebrtuese dhe q\u00ebndrime t\u00eb theksuara politike.\u00a0\u00a0 Periudha p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruan ai, ishte nj\u00eb periudh\u00eb e mjerueshme dhe plot turbullira p\u00ebr popullin shqiptar. Autori Demalia shkruan p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb larmish\u00ebm ngjarjesh duke pasqyruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, p\u00ebshtjellimin e tyre plot turbullim e fatkeqsi, por edhe me shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Aty, ai shkruan p\u00ebr rreziqe e ndjekje, peripetira diplomatike, madje edhe spiunazhi, flitet p\u00ebr nj\u00eb rini t\u00eb sh\u00ebndosh dhe guximtare e cila pak\u00ebnaqsit\u00eb e saj ndaj regjimit t\u00eb kalbur dhe kriminel gjys\u00ebm shekullor komunist, kishte vendosur\u00a0 t\u2019i shprehte duke \u201cvotuar me k\u00ebmb\u00eb\u201d. Kishin vendosur q\u00eb duke u future nep\u00ebr ambasada t\u00eb huaja, t\u00eb largoheshin nj\u00eb sahat e m\u00eb pare, nga nj\u00eb sistem n\u00eb t\u00eb cilin kishin lindur, ishin rritur e shkolluar madje edhe indoktrinuar. Kishin vendosur, q\u00eb madje p\u00ebrball rreziqeve t\u00eb m\u00ebdha edhe p\u00ebr jet\u00ebn t\u00eb arratiseshin nga nj\u00eb sistem i pa p\u00ebrspektiv\u00eb dhe zhg\u00ebnjyes.\u00a0\u00a0 Nj\u00eb sistem q\u00eb jo vet\u00ebm mohonte lirit\u00eb baz\u00eb t\u00eb shtetasve t\u00eb vet, por i cili nuk i ofronte shqiptar\u00ebve plot\u00ebsimin as t\u00eb nevojave baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekzistenc\u00eb minimale dhe p\u00ebr nj\u00eb jetes\u00eb gjys\u00ebm normale.<\/p>\n<p>Zoti Demalia me t\u00eb drejt\u00eb shkruan se ngjarjet e dhjetorit sado mbres\u00ebl\u00ebnse dhe serioze q\u00eb ishin p\u00ebr nga vendosm\u00ebria e rinis\u00eb guximtare p\u00ebr tu shmangur nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb nga sistemi komunist q\u00eb pothuaj kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs lindore &#8212; ato nuk mund t\u00eb analizohen n\u00eb nj\u00eb zbraz\u00ebti ose n\u00eb nj\u00eb izolim nga ndryshimet q\u00eb po ndodhnin an\u00eb e mban\u00eb ish-bot\u00ebs komuniste. Ai thot\u00eb se ato duhen shikuar &#8220;n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si nj\u00eb d\u00ebshtim i sistemit komunist&#8221;, n\u00eb fush\u00ebn ideologjike, por \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, edhe nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i d\u00ebshtimit t\u00eb atij sistemi n\u00eb fush\u00ebn politike dhe ekonomike.\u00a0\u00a0 &#8220;Ngjarjet e korrikut 1990&#8221;, pohon autori, &#8220;\u00e7uan n\u00eb ndryshime q\u00eb nxor\u00ebn lakuriq regjimin komunist t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.&#8221;\u00a0 Autori Demalia shkruan se p\u00ebrmbysja e regjimeve komuniste mbrenda nj\u00eb periudhe disa muajshe an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs Lindore, &#8220;tregoi qart\u00eb kalb\u00ebzimin e sistemit komunist, si nj\u00eb sistem antinjer\u00ebzor dhe si rr\u00ebnim ekonomik moral dhe politik&#8221;.\u00a0 Megjith\u00eb eg\u00ebrsin\u00eb e regjimit komunist t\u00eb Tiran\u00ebs, as n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb ndodhte ndryshe, megjith\u00eb pretendimet e Ramiz Alis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebria do i mbetej besnike rrug\u00ebs komuniste t\u00eb ndjekur deri at\u00ebher\u00eb, pasi kjo \u201cishte d\u00ebshira e popullit shqiptar\u201d, sipas ish-udh\u00ebheqsit komunist dhe se e gjith\u00eb kjo p\u00ebrpjekje anti-regjim ishte pjes\u00eb e nj\u00eb komploti\u00a0 nd\u00ebrkomb\u00ebtar kund\u00ebr k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb fundit staliniste n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Por pa marr\u00eb parasysh\u00eb se \u00e7&#8217;thonte dhe \u00e7far\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte Ramiz Alia mbi p\u00ebrkrahjen q\u00eb gjoja g\u00ebzonte regjimi i tij komunist, treni i ndryshimeve n\u00eb Shqip\u00ebri e kishte l\u00ebn\u00eb stacionin.\u00a0 N\u00eb lidhje me hyrjen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ambasadat a huaja 25 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb &#8212; si masa fillestare e ndryshimeve &#8212; n\u00eb librin e tij, autori citon analistin e njohur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare Dr. Elez Biberaj, i cili ka shkruar se p\u00ebrve\u00e7se kjo ngjarje zgjoi interesimin e opinionit publik sidomos atij per\u00ebndimor mbi ato q\u00eb po ndodhnin n\u00eb Shqip\u00ebri, episodi i ambasadave, &#8220;d\u00ebshmonte nj\u00eb mosbesim t\u00eb thell\u00eb ndaj qeveris\u00eb dhe ishte nj\u00eb shenj\u00eb dramatike e hendekut t\u00eb thell\u00eb q\u00eb ndante nomenklatur\u00ebn komuniste nga masat. Ai ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb e Pun\u00ebs nga e cila ajo kurr\u00eb nuk e mori dot veten, por ishte gjithashtu edhe nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se regjimi, megjith\u00eb natyr\u00ebn e tij thell\u00ebsisht shtyp\u00ebse, nuk ishte i pamposhtsh\u00ebm&#8221;, \u00ebsht\u00eb shprehur Dr. Elez Biberaj.<\/p>\n<p>Titulli i librit &#8220;Guri i Fundit i Dominos\u00eb&#8221; n\u00ebnkupton se Shqip\u00ebria ishte vendi i fundit komunist n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimet q\u00eb kishin p\u00ebrfshir\u00eb Europ\u00ebn lindore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Demalia ngarkon me nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie elit\u00ebn inteletuale p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb u dhan\u00eb udh\u00ebheqsve t\u00eb atij regjimi. Autori\u00a0 i faj\u00ebson dhe e d\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb klas\u00ebn e ashtuquajtur intelektuale duke i cil\u00ebsuar ata si &#8220;intelektual\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb regjimit&#8221;, t\u00eb cil\u00ebt\u00a0 me mb\u00ebshtetjen e tyre aktive ose t\u00eb qet\u00eb, ia zgjat\u00ebn frym\u00ebmarrjen regjimit t\u00eb Ramiz Alis\u00eb.\u00a0\u00a0 Autori kritikon k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike duke th\u00ebn\u00eb se madje edhe sot pas 25 vjet\u00ebsh, &#8220;E ardhmja shtet\u00ebrore, politike, ekonomike, sociale dhe morale e vendit \u00ebsht\u00eb e rrezikuar nga oligarkia e krimit q\u00eb e ka sunduar politik\u00ebn, median,\u00a0 ekonomin\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb me intelektual\u00ebt, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtyre oligark\u00ebve &#8212; ashtu si dje me sh\u00ebrbimin ndaj oligarkis\u00eb komuniste, na tregon qart\u00eb&#8221;, shkruan Demalia se, &#8220;ende udh\u00ebhiqemi nga po ajo elit\u00eb dhe mend\u00ebsi q\u00eb i sh\u00ebrbeu regjimit komunist dhe demokratizimit ramizian n\u00eb postkomunizmin demokratik.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij,&#8221;Guri i Fundit i Dominos\u00eb&#8221;, duke folur p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri, Demalia faj\u00ebson \u201cintelektual\u00ebt\u201ddhe klas\u00ebn politike, e cila ndon\u00ebse 25 vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb, gjithnj\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mjegullojn\u00eb ngjarjet e Korrikut t\u00eb vitit 1990, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb veta politike t\u00eb rastit. Ai shkruan se si p\u00ebrfundim i &#8220;Fshehjeve t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nep\u00ebrmjet makineris\u00eb s\u00eb falsifikimit t\u00eb fshehjes s\u00eb krimit&#8221;, komenton m\u00ebtej\u00a0 Demalia, tani &#8220;kemi si vazhdim\u00ebsi nj\u00eb tranzicion me nj\u00eb klas\u00eb politike jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka mundur t\u00eb ngrej nj\u00eb shtet funksional t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs demokratike, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, sot zot\u00ebrohemi nga nj\u00eb klas\u00eb politike injorante, kriminale, kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>Si n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim p\u00ebrball\u00eb situat\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme politike dhe ekonomike n\u00eb vend &#8212; n\u00eb 25 vjetorin e nj\u00eb l\u00ebvizjeje kur t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb k\u00ebrkuan lirin\u00eb n\u00eb ambasadat e huaja n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; Ilir Demalia b\u00ebn m\u00eb n\u00eb fund pyetjen me ironi dhe ciniz\u00ebm, se ku po shkon sot Shqip\u00ebria!?\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb pyetje q\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb veta n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor &#8212; shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj &#8212; t\u00eb cil\u00ebt 25 vjet\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit, d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb shohin nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr, nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb duhej t\u00eb zinte vendin q\u00eb i takon n\u00eb radh\u00ebt e kombeve t\u00eb zhvilluara europiane, me nj\u00eb demokraci dhe zhvillim ekonomik shoq\u00ebror t\u00eb bazuar n\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta me vendet per\u00ebndimore.\u00a0 Ku \u00ebsht\u00eb elita intelektuale shqiptare sot, pyet autori, e cila ndon\u00ebse p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk luajti rolin q\u00eb i takonte dhe q\u00eb duhej t\u00eb luante 25 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, t\u00eb pak\u00ebn thot\u00eb autori, intelektual\u00ebt t\u00eb luajn\u00eb tani rolin q\u00eb u takon n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore t\u00eb vendit, ashtuq\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tranzicion post-komunist 25-vje\u00e7ar, Shqip\u00ebria t\u00eb dal\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga ky qorrsokak ku e ka mb\u00ebrthyer trash\u00ebgimia enveristo-komuniste. Ashtuq\u00eb, t\u00eb realizohen m\u00eb n\u00eb fund edhe aspiratat e l\u00ebvizjes s\u00eb ish-student\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe autorin e librit \u201cGuri i Fundit i Dominos\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb par\u00eb, e donin Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ilir_demaliaj.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7000\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-7000 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ilir_demaliaj.jpg\" alt=\"ilir_demaliaj\" width=\"595\" height=\"274\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ilir_demaliaj.jpg 595w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ilir_demaliaj-300x138.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 595px) 100vw, 595px\" \/><\/a>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<em> Foto e VOAs<\/em><br \/>\n<em>Ilir Demaliaj duke i dh\u00ebn\u00eb intervist\u00eb Ilirian Agollit, korrespondetnit t\u00eb VOAs shqip n\u00eb Tiran\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit n\u00eb Shqip\u00ebri u sh\u00ebnua 25 vjetori i l\u00ebvizjes q\u00eb \u00e7oi n\u00eb sh\u00ebmbjen e regjimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste shqiptare.\u00a0 Ky p\u00ebrvjetor u kujtua, nd\u00ebr t\u00eb tjera, me simpoziume, artikuj, kumtesa, botime dhe intervista nga pjes\u00ebmarrsit e atyre ngjarjeve historike si dhe prej ekspert\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7000,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-6999","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6999"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6999\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7001,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6999\/revisions\/7001"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}