{"id":6907,"date":"2015-12-08T23:18:49","date_gmt":"2015-12-08T22:18:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6907"},"modified":"2015-12-08T23:18:49","modified_gmt":"2015-12-08T22:18:49","slug":"u-nda-prej-nesh-monsinjor-rrok-mirdita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6907","title":{"rendered":"U NDA PREJ NESH MONSINJOR RROK MIRDITA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Rrok-mirdita-u-nda-prej-nesh.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-6908 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Rrok-mirdita-u-nda-prej-nesh-300x208.jpg\" alt=\"Rrok-mirdita-u-nda-prej-nesh\" width=\"300\" height=\"208\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Rrok-mirdita-u-nda-prej-nesh-300x208.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Rrok-mirdita-u-nda-prej-nesh.jpg 519w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Ishte ky lajmi pik\u00ebllues k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nga nj\u00eb njoftim p\u00ebr mediat dhe p\u00ebr publikun nga Arkidioqeza Metropolitane Tiran\u00eb-Durr\u00ebs.\u00a0 Lajmi na tronditi meghith\u00ebse kishim marr\u00eb vesh se gj\u00ebndja e tij sh\u00ebndetsore nuk ishte aq e mir\u00eb, prap se prap nuk na e merrte mendja se Mons Miridta do t\u00eb ndahej prej nesh kaq shpejt. Ky lajm i zi, shkaktoi hidh\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e kan\u00eb njohur Monsinjor Rrok Mirdit\u00ebn, nga komuniteti shqiptaro-amerikan ku ai ka sh\u00ebrbyer me p\u00ebrkushtim p\u00ebr pothuaj 30-vjet\u00eb, para se t\u00eb em\u00ebrohej nga Papa Gjon Pali i Dyt\u00eb\u00a0 n\u00eb vitin 1992 Arkipeshk\u00ebv i Durr\u00ebs \u2013 Tiran\u00eb, por edhe nga shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb gjitha feve an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare q\u00eb e kishin njohur dhe me t\u00eb cil\u00ebt kishin pasur kontakte, n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve kishte len\u00eb vet\u00ebm kujtime mbres\u00ebl\u00ebnse p\u00ebr pun\u00ebn e tij si p\u00ebrfaqsues i lart\u00eb i Kish\u00ebs Katolike, por edhe si sh\u00ebrbestar i popullit shqiptar pa dallim feje a krahine dhe Atdheut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe un\u00eb si bashkvendas, bashkatdhetar dhe bashkvuajt\u00ebs &#8212; p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb edhe bashpuntor i tij n\u00eb vitet e para pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, me t\u00eb cilin megjith\u00ebse larg me detyr\u00eb n\u00eb Washington &#8212; mbajsha kontakte t\u00eb rregullta me t\u00eb.\u00a0 Si i till\u00eb, ndjej\u00eb hidh\u00ebrimin e thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, por sidomos p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb njohur nga af\u00ebr dhe n\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve ka lujatur rol dhe ka l\u00ebn\u00eb mbresa t\u00eb paharruara dhe t\u00eb pashlyeshme.\u00a0 N\u00ebqoftse m\u00eb lejohet,\u00a0 p\u00ebr rolin e tij n\u00eb jet\u00ebn time dhe t\u00eb familjes mjafton t\u00eb p\u00ebrmendi se si bashkvendas dhe t\u00eb njohur q\u00eb ishim me t\u00eb dhe familjen e tij, n\u00eb\u00a0 vitin 1975 Dom Rroku\u00a0 pranoi me nj\u00eb shprehje miratimi, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsonte si &#8220;shkues&#8221; p\u00ebr fejes\u00ebn me bashkshorten time Vitoren, q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb\u00a0 martes\u00ebn q\u00eb vazhdon p\u00ebr 40-vjet tani. Sot, por ndoshta edhe at\u00ebher\u00eb, mund t\u00eb duket si di\u00e7ka e jashtzakonshme p\u00ebr nj\u00eb meshtar q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente si shkues, por i till\u00eb ishte Mons Rrok Mirdita, i gat\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer, jo vet\u00ebm me sh\u00ebrbime e ceremoni fetare, por gj\u00ebndej edhe n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme familjare dhe shoq\u00ebrore.\u00a0 Un\u00eb dhe familja i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe p\u00ebrulemi me respekt n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb nderimi t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr rolin q\u00eb ka luajtur n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Si rrjedhim, ashtu si edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb, un\u00eb ruaj konsiderat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb fetare dhe atdhetare prej 50-vjet\u00ebsh t\u00eb Monsinjor Rrok Mirdit\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb\u00a0 vendlindje\u00a0 n\u00eb rrethin e Ulqinit, qoft\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, qoft\u00eb m\u00eb n\u00eb fund edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku luajti rolin kryesor p\u00ebr ringjalljen e Kish\u00ebs Katolike t\u00eb martirizuar p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga regjimi i eg\u00ebr komunist i Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb kishte pasur n\u00eb plan t\u00eb zhdukte t\u00eb gjitha fet\u00eb, por sidomos e kishte ferr\u00eb n\u00eb sy klerin katolik, an\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilit brutalisht i vrau, i burgosi dhe i torturoi deri n\u00eb zhdukje. Me arrijtjen e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, Mons. Mirdita, p\u00ebrballet me nj\u00eb gj\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mjerueshme shoq\u00ebrore dhe fetare, me nj\u00eb vend q\u00eb kishte mbyllur kisha e xhamia, dhe si asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, komunist\u00ebt shqiptar\u00eb me nj\u00eb vendim absurd, kishin shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb shtetin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, duke ndaluar me ligj edhe Zotin.<\/p>\n<p>Si Arkipeshk\u00ebv i Durr\u00ebs- Tiran\u00eb\u00a0 em\u00ebrohet dhe shugurohet nga miku i madh i shqiptar\u00ebve, Papa Gjon Pali i Dyt\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb 90-ave. Nd\u00ebr veprimtarit\u00eb e tij t\u00eb shum\u00ebta gjat\u00eb asaj periudhe, si drejtor i\u00a0 entit bamir\u00ebs t\u00eb Kish\u00ebs Katolike,\u00a0 Caritas-it Shqiptar nga viti 1994 deri n\u00eb vitin 2000, ai me vetit\u00eb e jashtzakonshme\u00a0 mendjeje e zemre q\u00eb e dallojshin &#8212; ashtu si\u00e7 vihet n\u00eb dukje edhe n\u00eb njoftimin e Arkipeshk\u00ebv i Durr\u00ebs- Tiran\u00eb &#8212; Mons Mirdita siguron ndihma nga vende dhe institucione t\u00eb ndryshme katolike an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs, por edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan, p\u00ebr t&#8217;i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb varf\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, por nj\u00ebkohsisht edhe popullit shqiptar t\u00eb vuajtur dhe t\u00eb terrorizuar t\u00eb Kosov\u00ebs nga\u00a0\u00a0 forcat terroriste t\u00eb policis\u00eb dhe ushtris\u00eb serbe t\u00eb Millosheviqit gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb 90-ave.\u00a0 Gjat\u00eb asaj periudhe,\u00a0 Kisha Katolike Shqiptare n\u00eb New York kishte\u00a0 organizuar gjithsejt 22 transportime ushqimesh dhe veshmbathjesh, si edhe fonde me qind\u00ebra mijera dollar\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>Parardh\u00ebsi dhe mb\u00ebshtetsi i Mons Rrok Mirdit\u00ebs n\u00eb New York, Dom Zef Oroshi me rastin e themelimit t\u00eb Lidhjes Katolike Shqiptare n\u00eb vitin 1962, pat deklaruar:\u00a0 \u201cMir\u00eb se u pruni Zoti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuej.\u00a0 K\u00ebjo sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebndi e vog\u00ebl q\u00eb me ndihm\u00eb t\u00eb Zotit do t\u00eb bahemi drit\u00eb e madhe, me sh\u00ebndrit\u00eb edhe votrat e err\u00ebsueme n\u00eb Atdhe. Rruga e jon\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe mbetet ajo e Krishtit: drejt\u00ebsi, dashuni e paq\u00eb p\u00ebr gjithk\u00ebnd dhe me gjithk\u00ebnd.\u201d<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim, p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb njohur dhe q\u00eb kan\u00eb ndjekur jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Mons Rrok Mirdit\u00ebs, se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte Arkipeshvi i Durr\u00ebs -Tiran\u00eb, i cili p\u00ebr fat t\u00eb keq u nda prej nesh para pak dit\u00ebsh, ai q\u00eb &#8220;shk\u00ebndin\u00eb e vog\u00ebl&#8221;, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pat folur Mons Zef Oroshi n\u00eb vitin 1962 &#8212;\u00a0 Arkipeshkvi Rrok Mirdita ishte ai q\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrroi, at\u00eb shk\u00ebndi t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb &#8220;Drit\u00eb t\u00eb Madhe&#8221;, drit\u00eb e cila sot me krenarin\u00eb dhe besimin e padyshimt\u00eb n\u00eb pasurin\u00eb etnike t\u00eb trash\u00ebguar nga t\u00eb par\u00ebt dhe n\u00eb traditat fetare dhe komb\u00ebtare shqiptare, t\u00eb g\u00ebrshetuara me kultur\u00ebn e sh\u00ebndosh amerikano-per\u00ebndimore, m\u00eb n\u00eb fund, &#8220;sh\u00ebndrit\u00eb n\u00eb votrat e err\u00ebsueme t\u00eb Atdheut&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb merita dhe trash\u00ebgimia e Mons Rrok Mirdit\u00ebs, i cili me entuziazmin e tij pat sjellur nj\u00eb bashkpunim t\u00eb zell\u00ebsh\u00ebm e t\u00eb frutsh\u00ebm n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hov t\u00eb ri veprimtaris\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb katolike n\u00eb Amerik\u00eb dhe bashkpunimit t\u00eb k\u00ebtij komuniteti dhe mbar\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shtetetet e Bashkuara, pa dallim. Ishin p\u00ebrpjekje t\u00eb v\u00ebshtira k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb bashkuar shqiptar\u00ebt e shp\u00ebrndar\u00eb an\u00eb e mban\u00eb Nju Jorkut dhe n\u00eb shtete t\u00eb tjera. Por me vullnetin e pand\u00ebrprer\u00eb, me sakrifica e mundime t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb\u00a0 Mons Mirdita me bashkpuntor\u00ebt e tij arrijti t\u00eb kap\u00ebrcente kund\u00ebrshtimet, apatit\u00eb, nd\u00ebrhyrjet q\u00ebllim-k\u00ebqia, dhe\u00a0 m\u00eb n\u00eb fund n\u00ebn drejtimin e tij, ia dol\u00ebn me realizimin e objektivit t\u00eb lart\u00eb fetar e komb\u00ebtar, nd\u00ebrtimit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb re, Zoja e Shkodr\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb Hartsdale t\u00eb New Yorkut q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm q\u00ebnd\u00ebr fetare, por edhe nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr komb\u00ebtare me r\u00ebnd\u00ebsi e shqiptarizmit dhe e v\u00ebllaz\u00ebrimit midis shqiptarve t\u00eb besimeve t\u00eb ndryshme.\u00a0 I ftuar nga Papa Gjon pali i dyt,\u00a0 Mons. Mirdita pranon k\u00ebt\u00eb thirrje the privilegj historik\u00a0\u00a0 q\u00eb vepr\u00ebn em madhe t\u00eb filluar n\u00eb Amerik\u00eb, t&#8217;a vazhdonte n\u00eb Atdhe, p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb agim t\u00eb ri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, si\u00e7 pat shkruar nj\u00eb gazet\u00eb amerikane n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.\u00a0\u00a0 Me transferimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, ai angazhohet p\u00ebr ringjalljen e Kish\u00ebs Katolike duke nd\u00ebrtuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe Kish\u00ebn Katedrale t\u00eb Sh\u00ebn Palit N\u00eb Tiran\u00eb, edhe kjo nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr sh\u00ebrbimesh fetare dhe komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por nj\u00eb qend\u00ebr kjo q\u00eb Mons Rrok Mirdita e sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb bashkrendimin e veprimtarive t\u00eb shumta n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme bamir\u00ebse p\u00ebrfshir\u00eb, sipas njoftimit t\u00eb Arkipeshkvis\u00eb, &#8221; fush\u00ebn e arsimit, at\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, n\u00eb mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb mb\u00ebshtetjen e familjeve n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe n\u00eb strehimin e t\u00eb braktisurve p\u00ebrmes hapjes s\u00eb shkollave fillore ( fillore, e t\u00eb mesme), azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, q\u00ebndrave sh\u00ebndet\u00ebsore, dhe atyre p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e braktisur&#8221;, nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Humbje e madhe e nj\u00eb udh\u00ebheqsi kishtar, i pajisur me cil\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb prijsi t\u00eb palodhur e i pa shkurajuar p\u00ebrball v\u00ebsht\u00ebrsive, ia hyri pun\u00ebs me gjoks, me ndihm\u00ebn e shum\u00eb p\u00ebrkrahsve ai kap\u00ebrceu v\u00ebsht\u00ebrsi t\u00eb panum\u00ebrta, k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb por edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Un\u00eb, dhe besoj shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, do t\u00eb ushqejm\u00eb\u00a0 dhe do t\u00eb ruajm\u00eb, sa t\u00eb jemi gjall\u00eb, mir\u00ebnjohje p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb, bashkpunimin e k\u00ebshillat, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e tij fetare, kulturore dhe komb\u00ebtare, trash\u00ebgimi q\u00eb besoj se do t\u00eb sjell\u00eb lul\u00ebzime dhe pun\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb mbara p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe an\u00eb e mban\u00eb\u00a0 trojeve shqiptare, n\u00eb dobi t\u00eb mbar\u00eb kombit. Jo vet\u00ebm Kisha Katolike, por bota shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka humbur nj\u00eb frym\u00ebzues dhe organizator t\u00eb palodhur nismash jo vet\u00ebm fetare, por edhe kulturoro-komb\u00ebtare, gjthmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje dhe n\u00eb lart\u00ebsimin e vlerave m\u00eb t\u00eb dalluara fetare dhe komb\u00ebtare.\u00a0 Un\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kemi njohur p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi Mons Rrok Mirdit\u00ebn dhe me t\u00eb cilin si indivdid\u00eb dhe si komunitet kemi kaluar nep\u00ebr disa shtigje t\u00eb v\u00ebshtira, por edhe t\u00eb lumtura gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit, e ndjejm\u00eb r\u00ebnd\u00eb humbjen e tij. Si bashk-udhtar\u00eb nep\u00ebr k\u00ebto shtigje \u2013 v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve dhe familjes s\u00eb tij m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb &#8212; si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb zin\u00eb q\u00eb e goditi, u shprehim ndjenjajt dhe p\u00ebrdhimtimet tona m\u00eb t\u00eb sinqerta. Ai pushoft\u00eb n\u00eb paq\u00eb dhe ju Zoti u forcoft\u00eb!<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ishte ky lajmi pik\u00ebllues k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nga nj\u00eb njoftim p\u00ebr mediat dhe p\u00ebr publikun nga Arkidioqeza Metropolitane Tiran\u00eb-Durr\u00ebs.\u00a0 Lajmi na tronditi meghith\u00ebse kishim marr\u00eb vesh se gj\u00ebndja e tij sh\u00ebndetsore nuk ishte aq e mir\u00eb, prap se prap nuk na e merrte mendja se Mons Miridta do t\u00eb ndahej prej nesh kaq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6908,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-6907","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6907"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6907\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6909,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6907\/revisions\/6909"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6908"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}