{"id":6544,"date":"2015-11-18T22:58:24","date_gmt":"2015-11-18T21:58:24","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6544"},"modified":"2015-11-18T22:58:49","modified_gmt":"2015-11-18T21:58:49","slug":"fest-25-nje-spektakel-shumengjyresh-ne-new-york","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6544","title":{"rendered":"Fest 25, nj\u00eb spektak\u00ebl shum\u00ebngjyr\u00ebsh n\u00eb New York"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-6405 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork-300x225.jpg\" alt=\"festivali-shqiptar-nju-jork\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>(Festivali i 25-t\u00eb i ngjyrave etnografike, k\u00ebng\u00ebve e valleve t\u00eb gurr\u00ebs burimore popullore mbar\u00ebshqiptare)<\/strong><\/p>\n<p>Klajd Kapinova<\/p>\n<p>LEHMAN COLLEGE. Sot jemi n\u00eb Lehman Center for the Performing Arts, Bronx, NY. Si \u00e7do vit, java e par\u00eb e muajit n\u00ebntor 2015, ka filluar n\u00eb New York me temperatura t\u00eb ul\u00ebta, por jo q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb l\u00ebvizjen lirsh\u00ebm t\u00eb makinave drejt qytetit, ku jetojn\u00eb bashk\u00ebatdhetar\u00ebt tan\u00eb. K\u00ebtu gjendet Kisha dhe Qendra Kulturore, ku mblidhen rregullisht bashkatdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb nga tre shtetet: New York, New Jersey dhe Connecticut.<\/p>\n<p>N\u00eb ambientet komode t\u00eb Kish\u00ebs Katolike \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, pran\u00eb Qendr\u00ebs Kulturore \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, prej disa muajsh me radh\u00eb mbledheshin admiruesit e artit dhe kultur\u00ebs tradicionale, bashk\u00ebatdhetar\u00ebt shqiptaro-amerikan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth p\u00ebrgatitjeve jubilare t\u00eb Festivalit 25-t\u00eb t\u00eb Muzik\u00ebs dhe Valleve Popullore Shqiptare. Historia e festivaleve, thot\u00eb ideatori e drejtuesi kryesor i tyre p\u00ebr shum\u00eb vite me radh\u00eb Mark K. Shkreli, z\u00eb fill n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, at\u00ebher\u00eb kur komuniteti yn\u00eb u shtua me shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb ardhur si emigrant\u00eb ekonomik\u00eb nga shteti am\u00eb e trojet e tjera etnike dhe filluan t\u00eb vendoseshin n\u00eb New York. Me artist\u00ebt dhe intelektual\u00ebt, vijon bashk\u00ebbiseduesi z. Shkreli, vendos\u00ebm kontaktet e para dhe krijuam ura lidhje e bashk\u00ebpunimi, q\u00eb vijojn\u00eb me sukses edhe sot. N\u00eb festivalet e p\u00ebrvitshme, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb me interpretimet e tyre t\u00eb bukura shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb e vall\u00ebtar\u00eb t\u00eb njohur nga shum\u00eb shtete t\u00eb Amerik\u00ebs dhe vendlindja: Shqip\u00ebria, Mali i Zi, Kosova etj.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb thjesht\u00ebsi e ndjesi t\u00eb thell\u00eb zemre bashkatdhetar\u00ebt, me mendimet e tyre k\u00ebrkonin, q\u00eb t\u00eb sillnin pjes\u00eb nga toka e maleve mbuluar me bor\u00eb, xhublet\u00ebn e hershme dhe t\u00eb lasht\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs, puset e ujit t\u00eb ftoht\u00eb, q\u00eb burojn\u00eb nga bjeshk\u00ebt kreshnike, vallet e lashta sa vet\u00eb historia e Ilir\u00ebve n\u00eb trojet autoktone, Shqip\u00ebrin\u00eb, Kalabrin\u00eb, Kosov\u00ebn, Mal\u00ebsin\u00eb e Ded\u00eb Gjon Lulit, simbolet e krenaris\u00eb nacionale, n\u00eb veshjet popullore, n\u00eb ambientet Lehman Center For The Performing Art Bronx, New York, ku s\u00ebrisht u bashkuan shqiptar\u00ebt, me buqet\u00ebn e k\u00ebng\u00ebve, valleve, q\u00eb hijeshojn\u00eb interpretimet e tyre veshur me kostumet e bukura popullore\u2026<\/p>\n<p>Si gjithnj\u00eb m\u00eb aktivi e i kujdesshmi deri n\u00eb detajet m\u00eb t\u00eb imta t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb Festivali ishte i kudondodhuri drejtori i Festivalit Simon Vukel. Ai, me stafin q\u00eb drejton, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve dhe t\u00eb grupeve foklorike pjes\u00ebmarr\u00ebse nga t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsirat etnografike.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb ndarje me thik\u00eb t\u00eb kontributit t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm, q\u00eb organizator\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr paraqitjen sa m\u00eb dinjitoze t\u00eb grupeve artistike t\u00eb New York-ut, Detroitit, New Jersej etj. Ata japin mendime e marrin sh\u00ebnime. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb aktivist\u00ebt e palodhur: Ludvig \u00c7otaj (Drejtor Artistik dhe Regjia), Fran \u00c7otaj (Drejtor Organizativ), konferencier\u00ebt: Nicole Zagreda &amp; Dritan Dragu dhe Orkestra \u201cAlba\u201d e drejtuar\u00a0 nga Edmond Xhani etj.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebri nuk ka shum\u00eb koh\u00eb, t\u00eb flas me gazetar\u00eb dhe korrespondent\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr gazetat, revista n\u00eb trojet etnike shqiptare dhe faqet e internetit n\u00eb anglisht e shqip. Impenjimi i gjith\u00eb stafit organizativ, \u00ebsht\u00eb serioz dhe shpesh ndihen t\u00eb lodhur, mbasi secili prej tyre ka punuar paradite n\u00eb kompani, zyra, apo bisnese private.<br \/>\nMe buz\u00ebqeshje dhe pak granitur\u00eb humori, q\u00eb tregon shprese dhe besim, se me ndihm\u00eb t\u00eb Zotit do t\u00eb dalin faqebardh\u00eb, ishin antar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Komisionit Organizativ t\u00eb Fest 25 n\u00eb New York.<\/p>\n<p>New York-u, i ngjasonte sot qytetit t\u00eb lasht\u00eb t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, ku sipas tradit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri vijojn\u00eb t\u00eb mbahen festivalet tradicionale foklorike t\u00eb k\u00ebngeve dhe valleve t\u00eb bukura popullore.<\/p>\n<p>Broshurat me ngjyra t\u00eb Fest 25, t\u00eb shtypur n\u00eb New York n\u00ebn p\u00ebrkujdesin e Art Design z. Ismer Mjeku dhe Enti Botues \u201cAlbanian Yellow Pages, Inc\u201d Bronx New York, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument dhe d\u00ebshmi e vijimsis\u00eb s\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb hershme nd\u00ebr shqiptar\u00eb, q\u00eb ka pasur Kisha Katolike, duke ruajtur e pasuruar m\u00eb tej (edhe pse n\u00eb emigracion) tradit\u00ebn e pararend\u00ebsve t\u00eb ndritur t\u00eb prelat\u00ebve katolik\u00eb, q\u00eb me pend e p\u00ebrkushtim, b\u00ebn\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin nd\u00ebr shekuj t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebs s\u00eb popullit t\u00eb Arb\u00ebrit. Aktivisti veteran ish Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Kish\u00ebs zoti Tonin Mirakaj, n\u00eb shkrimin e tij me titull: \u201cFestivalet shqiptare \u2013 nj\u00eb histori e lavdishme\u201d, b\u00ebn n\u00eb esenc\u00eb nj\u00eb historik t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb Festivalit Shqiptar n\u00eb New York. Edhe editori i revist\u00ebs kulturore \u201cJeta Katolike\u201d zoti Mark K. Shkreli, p\u00ebr vitin jubilar t\u00eb Fest 25 p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi b\u00ebn nj\u00eb panoram\u00eb mbi historikun e festivaleve shqiptare n\u00eb shtetin e New York-ut, e cila shoq\u00ebrohet me nj\u00eb fotoreportazh historik midis viteve 1990-2015.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb ambienteve n\u00eb Lehman Collge, gjenden n\u00eb tregti t\u00eb lir\u00eb simbolet nacionale, t\u00eb kthyer n\u00eb bluza sportive verore e dim\u00ebrore, shalla, portretet legjendare t\u00eb Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti, E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza, K\u00ebshtjella e Kruj\u00ebs, \u201cRozafa\u201d e Shkodr\u00ebs, t\u00eb gdhendur n\u00eb dru e derdhur n\u00eb bronx, kaseta me k\u00ebng\u00eb etj. N\u00eb vitrin\u00ebn e sendeve shqiptare gjenden edhe kaseta, \u00e7eleshe t\u00eb bardha me shqiponj\u00ebn, DVD and CD t\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve shqiptar t\u00eb komunitetit dhe vendlindjes.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb modesti, por dhe krenari se jemi shqiptar, n\u00eb hyrje t\u00eb broshur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb dy gjuh\u00eb anglisht shqip \u201cMisioni i Festivalit\u201d, e cila \u201c\u2026 p\u00ebrpiqet t\u00eb identifikoj\u00eb dhe paraqes artist\u00eb t\u00eb folklorit nga komuniteti shqiptar dhe nj\u00ebkohsisht t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb bashkuar komunitetin ton\u00eb pa dallim feje apo krahine. Ai, ruan dhe p\u00ebrkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone, si dhe siguron q\u00eb ato do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb dhe t\u00eb ken\u00eb dometh\u00ebnie p\u00ebr brezat e ardhshme\u2026\u201d (Fq.3).<\/p>\n<p>Natyra kreshnike e Alpeve t\u00eb bukura shqiptare<br \/>\ne ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb New York<\/p>\n<p>Zbehja e dritave t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb shfaqjes dhe ndezja e nj\u00eb fluksi drite prozhektori shum\u00ebngjyr\u00ebsh sh\u00ebnoi hapjen e siparit, q\u00eb u shoq\u00ebrua nga qindra duartroktitje t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb Festivalin Shqiptar, ku grupet artistike shqiptaro-amerikane paraqesin \u00e7do vit k\u00ebng\u00ebt e mo\u00e7me, nektarin e kulluar t\u00eb kultur\u00ebs, vallet kreshnike dhe kostumet me ornamente tradicionale e origjinale me hijeshi t\u00eb bukura popullore.<br \/>\nK\u00ebng\u00ebt e vallet u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb shuajn\u00eb mallin e ngulitur shum\u00eb thell\u00eb n\u00eb zemrat e artdash\u00ebsve, me m\u00ebnyra e shprehje t\u00eb ndryshme artistike nga artist\u00ebt popullor\u00eb etnik dhe deri tek brezi m\u00eb i ri i lindur e rritur n\u00eb Amerik\u00eb. Me duartrokitje nga salla, u shoq\u00ebruan dy konferencier\u00ebt: Nicole Zagreda n\u00eb anglisht dhe Dr. Dritan Dragu me nj\u00eb diksion t\u00eb kulluar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, t\u00eb cil\u00ebt u uruan mir\u00ebseardhjen spektator\u00ebve, t\u00eb ardhur me qindra milje larg, p\u00ebr t\u00eb ndjekur parad\u00ebn e k\u00ebng\u00ebve e valleve nacionale popullore.<br \/>\nMalet me bor\u00eb, udha e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, nj\u00eb sof\u00ebr karakteristike bujare shqiptare, mbushur me vajza si zana dhe gra, t\u00eb veshura me kostume popullore t\u00eb maleve t\u00eb Veriut, p\u00ebrgatisin buk\u00ebn p\u00ebr miq\u00ebt bujt\u00ebs. M\u00eb tutje n\u00eb sfond, shquhet nj\u00eb vajz\u00eb duke tjerr leshin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rroba dimri.., pusi me kov\u00ebn, ku mbushin uj\u00eb vajzat e katundit\u2026, nj\u00eb lahutar, q\u00eb k\u00ebndon k\u00ebng\u00eb kreshnike i ulur mbi nj\u00eb shk\u00ebmb mali\u2026, \u00e7iftelia, veglat e pun\u00ebs\u2026, E gjith\u00eb natyra e bjeshk\u00ebve tashm\u00eb gjendet p\u00ebrpara skeptator\u00ebve jo n\u00eb celeluid, por n\u00eb realitetin, q\u00eb shihet drejtp\u00ebrdrejt me sy t\u00eb lir\u00eb. Syri prehet n\u00eb qet\u00ebsi, tek sheh jet\u00ebn shqiptare, q\u00eb si kompleks shoq\u00ebron peisazhin skenik, p\u00ebrpara spektator\u00ebve shqiptar\u00eb e miqve amerikan\u00eb\u2026<br \/>\nN\u00eb hapjen e spektaklit u paraqiten dy veteran\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb shum\u00eb festivale: muzikanti Fran Shala dhe k\u00ebng\u00ebtari Shaban Laj\u00e7i. Qysh n\u00eb fillim si supriz\u00eb e k\u00ebndshme paraqitet vog\u00eblushja 4-vje\u00e7are Valentina Ivezaj, e cila k\u00ebndoi n\u00eb shqip \u201cJam mal\u00ebsore, jam shqiptare\u201d, e shoq\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nga spektator\u00ebt e entuziazmuar.<br \/>\nN\u00eb sken\u00eb ftohet Don Pjet\u00ebr Popaj, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hapjen e Festivalit tradicional shqiptar n\u00eb New York. Pasi fal\u00ebnderon n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe shqip vijon: \u201cKam nderin t\u00eb ju p\u00ebrsh\u00ebndes G\u00ebzuar Festivalin e 25-t\u00eb Shqiptar, organizuar \u00e7do vit nga Kisha e jon\u00eb shqiptare, Zoja e Shkodr\u00ebs. Para 25 vitesh, pik\u00ebrisht m\u00eb 30 tetor 1991, Dita e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Bronx, ka filluar Festivali Shqiptar, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb e bukur n\u00eb Amerik\u00eb. P\u00ebr \u00e7do vit Festivali pasurohet dhe gjall\u00ebrohet me grupe t\u00eb reja folklorike shqiptare nga SHBA, Kanada si edhe nga Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe \u00c7am\u00ebria. Q\u00ebllimi i Festivalit \u00ebsht\u00eb ruajtja e folklorit, gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs e traditave t\u00eb lashta shqiptare q\u00eb shfaqen n\u00eb sken\u00eb, si dhe bashkimi me njrei tjetrin, p\u00ebr t\u00eb kaluar disa or\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme s\u00eb bashku.\u201d<br \/>\nN\u00eb mbyllje t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjes s\u00eb tij, organizatori i tubimit kulturor etnik Don Pjet\u00ebr Popaj, n\u00eb shenj\u00eb respekti, shprese dhe besimi p\u00ebr bashk\u00ebatdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb shtoi se: \u201cFestivali nxit\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb grupe valltar\u00ebsh t\u00eb rinj e t\u00eb reja, q\u00eb kan\u00eb lindur k\u00ebtu, por q\u00eb e ndjejn\u00eb dhe e vler\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet artit, talentit, programit t\u00eb pasur ruajm\u00eb tradit\u00ebn dhe njikohsisht ndihmojm\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb identitetin e tyre shqiptar!\u201d<br \/>\nK\u00ebt\u00eb vit Fest 25 si jubilar i mbajtjes s\u00eb tij n\u00eb New York, \u00ebsht\u00eb konceptuar nj\u00eb buqet\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, me pjes\u00eb t\u00eb bukura popullore etnike se sa nj\u00eb gar\u00eb \u00e7mimesh, n\u00eb ndryshim nga manifestimi i vitit t\u00eb kaluar. Edhe k\u00ebsaj radhe mbi 90 p\u00ebrqind e pjes\u00ebmarr\u00ebsve ishin t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja t\u00eb lindur e rritur n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb flasin se sa lexojn\u00eb e shkruajn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nSpektakli, ishte konceptuar n\u00eb kat\u00ebr pjes\u00eb me k\u00ebng\u00eb, valle, melodi instrumentale, humor shkodran etj. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shfaqjes artistike, tet\u00eb ishin interpretimet e para, n\u00eb t\u00eb cilat ishin g\u00ebrshetuar t\u00eb gjitha zhanret e ansamblit burimor t\u00eb gurr\u00ebs s\u00eb foklorit shum\u00ebshekullor autokton arb\u00ebror. K\u00ebshtu u paraqit me program t\u00eb pasur Shoq\u00ebria Kulturore \u201cKelmendi\u201d me koreografi nga Sokol Smajlaj, dhe m\u00eb pas \u201cZani i bjeshk\u00ebve\u201d, fyell, lahut\u00eb, vargje poetike, muzik\u00eb instrumentale. Artist\u00ebt mot\u00ebr e v\u00eblla Bujaj k\u00ebnduan \u201cRritemi me k\u00ebng\u00eb shqiptare\u201d. Nj\u00eb krijim i ri muzikor iu kushtua Fest 25, t\u00eb k\u00ebnduar me \u00e7ifteli nga Luigj Tinaj, Ylli Sufaj dhe P\u00ebllumb Na\u00e7aj. Nga Bostoni Grupi \u201cBashkimi\u201d u paraqit me koreografin\u00eb \u201cVallja e Shupalit\u201d me koreografi nga mjeshteri Bashkim Braho. Edhe n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb Grupi \u201cRozafat\u201d t\u00eb veshur me kostume popullore interpretoi valle t\u00eb ndryshme. Pjes\u00eb me Potpuri e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme u intepretua nga Besjana Kertusha, ndersa k\u00ebng\u00ebt ulqinake u k\u00ebnduan nga Sead Asllani. Me shum\u00eb interes u ndoq pjesa me potpuri k\u00ebngsh shqiptare, t\u00eb interpretuar nga grupi Stete University Montclair, New Jersey, Katedra e artist\u00ebve Prof. Raif Hysenit dhe k\u00ebngetares s\u00eb mir\u00ebnjohur Merita Halili.<br \/>\nZbukurimet e veshjeve popullore jan\u00eb nj\u00eb larushi tipike orogjinale amtare. Gjat\u00eb rrjedhjave t\u00eb historis\u00eb, kostumet me ornamente origjinale autoktone, p\u00ebrher\u00eb kan\u00eb shtuar kureshtjen e interesimin e t\u00eb huajve, mbasi veshjet, nuk jan\u00eb par\u00eb thjesht si element zbukurimi nga bart\u00ebsit vendas. Ata, shprehin bot\u00ebn e pasur dhe me tradita t\u00eb hershme, q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb mundur t\u00eb ruajn\u00eb brez pas brezi, si pjes\u00eb organike e artit etnografik. Veshjet, mbet\u00ebn paraqitja m\u00eb e ndjeshme e kultur\u00ebs, duke zgjuar v\u00ebmendjen e studiuesve dhe koleksionuesve pasionant\u00eb europian\u00eb e amerikan\u00eb.<br \/>\nXhubleta, e cila ra n\u00eb sy tek t\u00eb huajt amerikan\u00eb, u ruajt me fanatiz\u00ebm nga mal\u00ebsor\u00ebt kreshnik\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr 5000 vjet. Ajo \u00ebsht\u00eb veshja kryesore, e cila arrin deri n\u00eb 15 kilogram, \u00e7ka tregon zhvillimin e madh t\u00eb konstruktit t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb veshje. Xhubleta e punuar prej rripash shajaku e shpiku t\u00eb zi, t\u00eb kombinuar me 8 vija t\u00eb zhgunit t\u00eb bardh\u00eb, shquhet p\u00ebr zbukurime t\u00eb imta gjeometrike. K\u00ebtu bijn\u00eb n\u00eb sy shk\u00eblqimet, q\u00eb reflektojn\u00eb zbukurimet me punime delikatese prej ari. Mbi xhublet\u00eb, dallohen bo\u00e7et e kuqe me vija ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb p\u00ebrshtjellak me ngjyr\u00eb blu t\u00eb thell\u00eb. Gjat\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb specifika q\u00eb e dallon brezin n\u00eb rrafshin e madh\u00ebsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb shprehur frym\u00ebzimi i holl\u00eb me shije elegante, ku fija e leshit shoq\u00ebrohet me fije ari.<br \/>\nSipas tradit\u00ebs shqiptare n\u00eb vendlindje, grat\u00eb mal\u00ebsore, kan\u00eb p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht brezin prej l\u00ebkure me stolisje t\u00eb im\u00ebta metali dhe dy pafta dekorative. Kostumi i periudh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr shqiptare \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb mesdhetare. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb natyrsh\u00ebm nga qyterimi ilir e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, ku grat\u00eb e cucat (\u00e7ikat, vashat) mal\u00ebsore dalin n\u00eb festivalet etnografike n\u00eb vendlindje e Amerik\u00eb.<br \/>\nShpesh shikuesit fiksonin n\u00eb aparatet fotografik e kamera t\u00eb vogla elektronike etnovlerat, si veshjet tekstile, fustanellat, tirqet e bardh\u00eb me jatagana t\u00eb zi rreth xhepave dhe shqekeve, si dhe zbukurimet ose stolit\u00eb n\u00eb ar, argjend e serm rreth qafes. Sfondi tipik mal\u00ebsor i sken\u00ebs me male, pem\u00eb e sht\u00ebpi tipike kullash alpine, g\u00ebrshetohen mrekulluesh\u00ebm me veshjet origjinale etnografike t\u00eb vajzave amerikane, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb dashuri e respekt p\u00ebr veshjet e t\u00eb par\u00ebve etnik arb\u00ebror. Ata hedhin valle, nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ishin n\u00eb logun e vashave mes bjeshk\u00ebve t\u00eb bukura Alpeve Shqiptare, tek hijeshojn\u00eb si lisat e harlisur n\u00eb sken\u00ebn moderne amerikane\u2026<br \/>\nP\u00ebrg\u00ebzime organizator\u00ebve, q\u00eb ia arrit\u00ebn q\u00ebllimit, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb para publikut amerikano-shqiptar Fest 25-t\u00eb, p\u00ebrmes koloritit t\u00eb pasur t\u00eb veshjeve popullore, vallet burimore etnike, k\u00ebng\u00ebt e luftrave me heronj, mallit dhe dashuris\u00eb, lirizimin e interpretimit t\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptaro-amerikan\u00eb duke reflektuar begatin\u00eb e vlerat t\u00eb larta t\u00eb foklorit t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm brenda arealeve t\u00eb mozaikut t\u00eb pasur burimor me element\u00eb t\u00eb theksuar etnik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Festivali i 25-t\u00eb i ngjyrave etnografike, k\u00ebng\u00ebve e valleve t\u00eb gurr\u00ebs burimore popullore mbar\u00ebshqiptare) Klajd Kapinova LEHMAN COLLEGE. Sot jemi n\u00eb Lehman Center for the Performing Arts, Bronx, NY. Si \u00e7do vit, java e par\u00eb e muajit n\u00ebntor 2015, ka filluar n\u00eb New York me temperatura t\u00eb ul\u00ebta, por jo q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb l\u00ebvizjen lirsh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6405,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6544"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6544\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6545,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6544\/revisions\/6545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}