{"id":6415,"date":"2015-11-09T18:46:02","date_gmt":"2015-11-09T17:46:02","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6415"},"modified":"2015-11-09T18:48:14","modified_gmt":"2015-11-09T17:48:14","slug":"pritje-e-ngrohte-per-shka-ana-e-malit-interviste-me-mark-shkrelin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6415","title":{"rendered":"Pritje e ngroht\u00eb p\u00ebr SHKA &#8221;Ana e Malit&#8221; &#8211; Intervist\u00eb me Mark Shkrelin"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-6405 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork-300x225.jpg\" alt=\"festivali-shqiptar-nju-jork\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Beqir SINA &#8211; New York<\/p>\n<p>Shkreli : \u201cFestivali Shqiptar \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm SHQIPTAR &#8211; \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtor me k\u00ebng\u00eb, valle e melodi nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe t\u00eb gjitha trevat shqiptare p\u00ebrfshir\u00eb Arberesh\u00ebt dhe diaspor\u00ebn\u201d<br \/>\nLehman College &#8211; Bronx NY : Festivali Folklorik i k\u00ebng\u00ebs, valles dhe melodis\u00eb shqiptare n\u00eb Nju Jork, i cili \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb nd\u00ebr evenimentet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kulturor, q\u00eb mbahet n\u00eb diaspor\u00eb, dhe, tregon\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb, se: n\u00eb komunitetin shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb apasionuar, cil\u00ebt, din\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb dhe e paraqitin folklorin autentik komb\u00ebtar shqiptar, edhe n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi kaq tejet oqeanike, nga vend-lindja e tyre, festoi 25 vjetorin e krijimit t\u00eb.<br \/>\nNat\u00ebn e festivalit biseduam me kryredaktorin e revist\u00ebs \u201cJeta Katolike\u201d zotin Mark K. Shkreli i cili tha se :\u201dFestivali Folklorik i k\u00ebng\u00ebs, valles dhe melodis\u00eb shqiptare n\u00eb Nju Jork, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e madhe dhe nj\u00eb fam\u00eb e madhe, p\u00ebr gjith\u00eb folklorin e bukur shqip\u00ebtar. Pik\u00ebrisht, kjo i b\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb, t\u00eb dallojn nga popujt e tjer\u00eb k\u00ebtu(SHBA) me k\u00ebt\u00eb manifestim t\u00eb madh kulturoro-artistik\u201d.<br \/>\n<strong>N\u00eb vigjilje t\u00eb eventit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb folklorike, shqiptare n\u00eb SHBA. Si pjesmarr\u00ebs q\u00eb nga festivali i par\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb na thoni, rreth k\u00ebtij edicioni, i cili \u00ebsht\u00eb jubilar &#8211; pra kremton 25 vjetorin. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thonit p\u00ebr p\u00ebrgatitjet q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb dhe si u prit nga publiku?<\/strong><\/p>\n<p>Planifikimi i Festivalit jubilar t\u00eb 25-t\u00eb ka filluar q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Festivalit 24, kurse p\u00ebrgatitjet intezive nisen q\u00eb nga qershori. Grupi p\u00ebrgatitor ka qen\u00eb n\u00eb kontakte t\u00eb vazhdueshme p\u00ebrmes post\u00ebs elektronike, kurse mbledhjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do t\u00eb premte, duke filluar n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shtatorit. Biletat ishin n\u00eb shitje q\u00eb disa jav\u00eb para &#8211; dhe \u00e7ka t\u00eb themi, ndenj\u00ebset m\u00eb t\u00eb mira, pra publiku i g\u00eblltiti q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para. Andaj, si p\u00ebrher\u00eb, edhe sivjet salla madh\u00ebshtore e Lehman Center for the Performing Arts, n\u00eb kampin e Lehman College, u p\u00ebrmbush deri n\u00eb ndenj\u00ebsen e fundit n\u00eb lozhat \u00e7ka tregon edhe p\u00ebr nj\u00eb sukses tjet\u00ebr. At\u00eb se Shqiptar\u00ebt e metropolit t\u00eb New York-ut, por edhe rreth tij, kan\u00eb etje p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt dhe vallet tona t\u00eb mrekullueshme. Ne, brenda mund\u00ebsive tona, jemi p\u00ebrpjekur q\u00eb k\u00ebt\u00eb etje t\u2019ua shuajm\u00eb dhe besojm\u00eb se ia kemi arritur q\u00ebllimit, p\u00ebr 25 vjet festival vet\u00ebm shqip.<\/p>\n<p><strong>Prej kur e keni nisur rrug\u00ebtimin e k\u00ebtij festival, a e keni menduar ndonjeh\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Festivali i par\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb vitin 1991 dhe \u00ebsht\u00eb zhvilluar mu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. Nism\u00ebtar\u00ebt ishin dy t\u00eb huaj nga organizata Ethnic Falk Arts Center (EFAC), z. Martin Koenig dhe zonjusha Ethel Raim, e me p\u00ebrkrahjen e pakursyer t\u00eb famullitari ton\u00eb, t\u00eb p\u00ebrndershmit Dom Pjet\u00ebr Popaj. Natyrisht se at\u00ebher\u00eb nuk mendohej se kjo ngjarje kulturore do t\u00eb b\u00ebhej tradicionale dhe edhe m\u00eb pak se do t\u00eb vazhdonte p\u00ebr 25 vjet, pa nd\u00ebrprerje. Tani, jo vet\u00ebm q\u00eb jemi t\u00eb g\u00ebzuar q\u00eb mbijetuam p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli, por jemi t\u00eb sigurt se do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet dhe dekada n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn. Natyrisht, kjo do t\u00eb arrihet vet\u00ebm me pjes\u00ebmarrjen e artist\u00ebve tan\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare, ashtu si kan\u00eb b\u00ebr\u00eb tash 25 vjet.<\/p>\n<p><strong>A ka ndikuar mbajtja e k\u00ebtij festivali n\u00eb diaspor\u00eb, tek brezat e rinj\u00eb n\u00eb trashigimnin\u00eb kulturore t\u00eb shqiptarve t\u00eb Amerik\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht se festivali shfaqet vet\u00ebm nj\u00eb nat\u00eb, por p\u00ebrgatitjet zgjasin pothuajse pa nd\u00ebrprer\u00eb, ashtu q\u00eb ndikimi n\u00eb t\u00eb rinjt \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Grupet artistike t\u00eb komunitetit, \u201cRozafati\u201d i Kish\u00ebs Katolike \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, \u201cBashkimi\u201d nga Bostoni, \u201cGjergj Kastrioti\u201d nga Michigan-i, \u201cFondi i P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d nga New Jersey, \u201cKelmendi\u201d dhe \u201cBashkimi Komb\u00ebtar\u201d nga New York-u, e t\u00eb tjer\u00eb, mbledhin rreth veti dhjetra, dhe qindra, t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebve u jepet rasti t\u00eb vall\u00ebzojn\u00eb s\u00ebbashku, por edhe t\u00eb shoq\u00ebrohen nj\u00ebri me tjetrin, ashtu q\u00eb krijohet nj\u00eb lidhje mes tyre p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. Disa nga ata jan\u00eb sot instruktor\u00eb apo organizator\u00eb t\u00eb grupeve dhe festivalit. T\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb vall\u00ebzojn\u00eb s\u00eb bashku, q\u00ebndrojn\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p><strong>A ka qen\u00eb ky festival nj\u00eb zgjedhje rast\u00ebsore apo nj\u00eb ide e gjat\u00eb e atyre q\u00eb e krijuan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb festival folklorik gjith\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Rr\u00ebnjet ose fillimet e festivalit duhet k\u00ebrkuar n\u00eb takimet e klerik\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb tre besimeve n\u00eb fillim t\u00eb t\u00eb shtat\u00ebdhjetave, me p\u00ebrkrhajen e dy personave q\u00eb u p\u00ebrmenden m\u00eb sip\u00ebr, pra Martin dhe Ethel, e me q\u00ebllim ruajtjen e folklorit dhe elementet e mira t\u00eb tradit\u00ebs shqiptare, k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebrgim, gjithnj\u00eb duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb shembullin e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, me ndihm\u00ebn e k\u00ebng\u00ebve dhe valleve, mbijetuan\u00eb pes\u00eb shekuj dhe po vazhdojn\u00eb me shum\u00eb sukses, duke ia arritur q\u00eb gjuha shqipe t\u00eb radhitet mes gjuh\u00ebve t\u00eb tjera zyrtare n\u00eb Itali. At\u00ebher\u00eb nuk mendonim p\u00ebr nj\u00eb festival, por thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb aktivitet q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente si mjet i ruajtjes dhe trashigimit t\u00eb tradit\u00ebs dhe folklorit nga dhe p\u00ebr brerznit\u00eb e reja. Fati dhe puna e palodhur e vullnetar\u00ebve, dashamir\u00ebve t\u00eb kombit dhe tradit\u00ebs, b\u00ebn\u00eb q\u00eb nga k\u00ebto p\u00ebrpjekje t\u00eb lind Festivali Shqiptar i New York-ut, me t\u00eb cilin krenohemi ne si organizator\u00eb dhe i t\u00ebr\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan.<\/p>\n<p><strong>Cilat kan\u00eb qen\u00eb sfidat e Kish\u00ebs Katolike Shqiptare \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d nga edicioni n\u00eb edicion, deri sa erdh\u00ebt n\u00eb 25 vjetorin e tij?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do nd\u00ebrmarrje, sado e vog\u00ebl, p\u00ebr t\u00eb pasur sukses, ka edhe k\u00ebrkesat, nevojat e saj. Ne, q\u00eb n\u00eb fillim kishim deshir\u00ebn, vullnetin dhe gatishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019ishte e mundur p\u00ebr t\u00eb ruajtur komb\u00ebsin\u00eb, kultur\u00ebn dhe traditat tona t\u00eb mira, por na mungonin njohurit\u00eb e artit, k\u00ebng\u00ebs e valles. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, mungonin edhe mjetet financiare p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb kaq t\u00eb madhe. Por, sikur thon\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, \u201cKur \u00ebsht\u00eb vullneti, gj\u00ebndet edhe m\u00ebnyra\u201d, edhe ne iu drejtuam artist\u00ebve t\u00eb komunitetit, t\u00eb cil\u00ebt iu p\u00ebrgjigjen thirrjes son\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb, nga viti n\u00eb vit, pa kurr\u00ebfar\u00eb shp\u00ebrblimi monetar. Kurse, p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr sall\u00ebn, fonin\u00eb, ndri\u00e7imin, dhe shpenzime t\u00eb tjera lidhur me venien e festivalit n\u00eb sken\u00eb, na ndihmojn\u00eb biznesmen\u00ebt shqiptar\u00eb dhe ata amerikan\u00eb q\u00eb frekventohen nga shqiptar\u00ebt, me reklamimin e biznes\u00ebve n\u00eb broshur\u00ebn q\u00eb ne botojm\u00eb p\u00ebr \u00e7do festival. T\u00eb ardhurat nga kjo broshur\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb \u00e7mimi i biletave t\u00eb jen\u00eb i p\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb selektimi keni ndjek\u00eb, n\u00eb \u00e7do edicion p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e grupeve, k\u00ebng\u00ebve e valleve, istrumeneteve dhe veshjeve folklorike shqiptare. Ku jan\u00eb fokusuar temat?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebllimi jon\u00eb par\u00ebsor \u00ebsht\u00eb q\u00eb festivali t\u00eb jet\u00eb gjithshqiptar, pa kurr\u00ebfar\u00eb dallimesh. Andaj, p\u00ebr t\u2019ia arritur k\u00ebtij q\u00ebllimi, ne p\u00ebrpiqemi q\u00eb n\u00eb \u00e7do festival t\u00eb ftojm\u00eb grupet nga i gjith\u00eb komuniteti. Natyrisht q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 grupeve, edhe solist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ftuar pa dallim. Besoj se kjo edhe e ka b\u00ebr\u00eb festivalin t\u00eb p\u00ebrqafohet nga t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebrkesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb si valltar\u00ebt ashtu edhe k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt t\u00eb vishen me veshjet komb\u00ebtare (mund\u00ebsisht) dhe programi t\u00eb p\u00ebmbaj\u00eb pika nga t\u00eb gjitha trojet pa kurr\u00ebfar\u00eb kufri artificial. Kurse tema gjithmon e p\u00ebrket nj\u00eb ngjarje historike t\u00eb atij viti kur mbahet festivali s.p.sh, kur u shpall pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs tema ishte p\u00ebr Koosv\u00ebn e pavarur e k\u00ebshtu kemi vazhduar me N\u00ebna Terezen, 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe me ngjarje t\u00eb tjera komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Di\u00e7ka mbi pjesmarr\u00ebsit dhe grupet e festivalit t\u00eb 25-t\u00eb, a mund t\u00eb na thoni?<\/strong><\/p>\n<p>Edhe k\u00ebsaj radhe, pjesmarrja ka qen\u00eb e larmishme, me k\u00ebng\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe arbresh\u00ebt, grupet artistike, tashm\u00eb t\u00eb njohura publikut ton\u00eb, sikur jan\u00eb \u201cBashkimi\u201d, \u201cRozafati\u201d, \u201cRugova\u201d, \u201cGjergj Kastrioti\u201d, \u201cKelmendi\u201d, \u201cK\u00ebnga dhe Vallja Shqiptare\u201d dhe, k\u00ebsaj radhe, ishte nga Ulqini, ShKA \u201cAna Malit\u201d, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 35 veta, me ndihm\u00ebn e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs z. Fatmir Gjeka.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-6405 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork.jpg\" alt=\"festivali-shqiptar-nju-jork\" width=\"600\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/festivali-shqiptar-nju-jork-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Cila, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb ishte risia e festivalit t\u00eb 25-t\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebs dhe valles popullore n\u00eb SHBA, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do k\u00ebng\u00eb dhe \u00e7do valle n\u00eb festivalet tona \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi, sepse ato jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme nga vitet e m\u00ebparshme. Por, si e theksova m\u00eb par\u00eb, k\u00ebt\u00eb festival e b\u00ebri paksa t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr nga pjes\u00ebmarrja, dhe pritja q\u00eb ju b\u00eb edhe grupit nga Ulqini, \u201cAna Malit\u201d, si dhe Student\u00ebt e Montclair State University, me nj\u00eb performance shum\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebme, drejtuar nga profesor\u00ebt e tyre Merita Halili dhe Raif Hyseni..<\/p>\n<p><strong>Dhe s\u00eb fundi, \u00e7far\u00eb mesazhi mendoni se po p\u00ebrcillni me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij festivali ?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt ta p\u00ebrs\u00ebrisim se Festivali Shqiptar \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm SHQIPTAR &#8211; \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtor me k\u00ebng\u00eb, valle e melodi nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe t\u00eb gjitha trevat shqiptare p\u00ebrfshir\u00eb Arberesh\u00ebt dhe diaspor\u00ebn. Andaj u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00ebve, pa dallim, artist\u00ebve, m\u00ebsues\u00ebve t\u00eb artit, shoqatave kulturo-artistke, vullnetar\u00ebve dhe, natyrisht popullit ton\u00eb t\u00eb tre-shtet\u00ebshit, t\u00eb marrin pjes\u00eb, n\u00eb \u00e7do festival ashtu q\u00eb kjo tradit\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb pafund\u00ebsi, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb festivale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Beqir SINA &#8211; New York Shkreli : \u201cFestivali Shqiptar \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm SHQIPTAR &#8211; \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtor me k\u00ebng\u00eb, valle e melodi nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe t\u00eb gjitha trevat shqiptare p\u00ebrfshir\u00eb Arberesh\u00ebt dhe diaspor\u00ebn\u201d Lehman College &#8211; Bronx NY : Festivali Folklorik i k\u00ebng\u00ebs, valles dhe melodis\u00eb shqiptare n\u00eb Nju Jork, i cili \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6405,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6415","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6415"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6415\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6419,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6415\/revisions\/6419"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}