{"id":6363,"date":"2015-11-06T10:45:49","date_gmt":"2015-11-06T09:45:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6363"},"modified":"2015-11-06T10:45:49","modified_gmt":"2015-11-06T09:45:49","slug":"jehona-e-vizites-se-dom-simon-jubanit-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6363","title":{"rendered":"JEHONA E VIZIT\u00cbS S\u00cb DOM SIMON JUBANIT N\u00cb AMERIK\u00cb,"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>MAJ 1991<\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Kat\u00ebr n\u00ebntori sh\u00ebnoi 25-vjetorin e Mesh\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, pas nj\u00eb periudhe prej 45 vjet\u00ebsh persekutimesh fetare n\u00eb Shqip\u00ebri, mesh\u00eb e cila u celebrua nga kleriku i njohur dhe guximtar, Dom Simon Jubani, m\u00eb 4 n\u00ebntor, 1990 n\u00eb Shkod\u00ebr. Konsiderohet kjo si mesha q\u00eb sh\u00ebnoi fillimin e sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit dhe rivendosjen e lirive, p\u00ebrfshir\u00eb lirin\u00eb fetare, n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs u p\u00ebrkujtua ky p\u00ebrvjetor me ceremoni fetare nga udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Kish\u00ebs Katolike, ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb feve t\u00eb tjera. T\u00eb pranish\u00ebm ishin gjithashtu zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama.<\/p>\n<p>Ia vlen q\u00eb me rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori t\u00eb kujtohet edhe vizita e par\u00eb e protagonistit kryesor t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje me r\u00ebnd\u00ebsi, Dom Simon Jubanit n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 1991 dhe pritjes madh\u00ebshtore q\u00eb iu b\u00eb atij n\u00eb at\u00eb koh\u00eb an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb qarqet amerikane si edhe n\u00eb komunitetet shqiptaro-amerikane dhe nga besimtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb tre feve.<\/p>\n<p>Protagonisti nj\u00eb epoke t\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri! K\u00ebshtu qe cil\u00ebsuar Dom Simon Jubani gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb maj t\u00eb vitit 1991 n\u00eb Universitetin e San Franciscos n\u00eb Shtetet e Bashkuara, universiteti q\u00eb i akordoi atij doktorat\u00ebn e nderit. N\u00eb maj t\u00eb vitit 1991, Dom Simon Jubani, i mbijetuari i burgjeve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, vizitoi nj\u00eb num\u00ebr shtetesh dhe qytetesh amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb San Franciskon, Los Angjelesin, New Jorkun, Detroitin dhe Washingtonin. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shtetetet e Bashkuara, kudo shkoi, ai u prit me entuziaz\u00ebm dhe si hero, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ishin rezervuar nderimet dhe pritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, jo vet\u00ebm nga komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe nga vet amerikan\u00ebt, zyrtar\u00eb dhe joyzrtar\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ai takua gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb, e t\u00eb cil\u00ebt tani kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr aktin e tij guximtar. Shtypi i koh\u00ebs, si ai amerikan ashtu edhe shtypi i komunitetit shqiptaro-amerikan, p\u00ebrfshir\u00eb Buletinin Katolik Shqiptar, mbuluan vizit\u00ebn e tij dhe k\u00ebto sh\u00ebnime jan\u00eb nga burime t\u00eb ndryshme dhe nga kujtimet e mia t\u00eb asaj vizite t\u00eb paharrueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb San Francisco, Dom Jubanit iu akordua doktorata e nderit nga Universiteti i San Franciskos, i treti shqiptar, pas N\u00ebn Terez\u00ebs dhe At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nderuar me at\u00eb titull nga i nj\u00ebjti universitet, me motivacionin:<br \/>\n&#8220;P\u00ebr q\u00ebndrimin tuaj t\u00eb guximsh\u00ebm ndaj liris\u00eb s\u00eb fes\u00eb madje edhe me mohimin e liris\u00eb, duke paguar nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb prej 26 vjet\u00eb burgim dhe kampe pune. P\u00ebr p\u00ebrpjekjet tuaja t\u00eb palodhshme dhe p\u00ebr thirrjet tua p\u00ebr nj\u00eb pajtim komb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e re postkomuniste, ashtuq\u00eb falja dhe drejt\u00ebsia t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb z\u00ebvendsojn\u00eb shtypjet totalitare komuniste. P\u00ebr bashkpunimin tuaj ekumenik me v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e krisht\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr bashkpunimin tuaj nd\u00ebrfetar me besimtar\u00ebt mysliman\u00eb dhe hebrej\u00eb. Dhe p\u00ebr pranin\u00eb tuaj profetike k\u00ebtu, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh shqiptar\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vuajtur persekutimet fetare dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr besimin e tyre, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr paq\u00ebn.&#8221; Ky ishte motivacioni p\u00ebr nderimin e lart\u00eb akademik dhe njohja publike q\u00eb iu akordua Dom Simon Jubanit n\u00eb Amerik\u00eb &#8212; t\u00eb burgosurit shqiptar t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebs fetare dhe apostullit t\u00eb liris\u00eb fetare, nga Universiteti i San Franciskos m\u00eb 4 maj, 1991.<\/p>\n<p>Tep\u00ebr i emocionuar nga ky nderim q\u00eb iu akordua atij nga nj\u00eb universitet amerikan, Dom Simon Jubani nuk mundi t\u00eb p\u00ebrmbante entuziazmin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb madhe p\u00ebr pranin\u00eb e tij aty dhe p\u00ebr nderimin q\u00eb iu akordua atij, duke th\u00ebn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky ishte nj\u00eb nderim q\u00eb i b\u00ebhej mbar\u00eb kombit shqiptar dhe vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Un\u00eb nuk jam ipeshk\u00ebv, por nj\u00eb prift i thjesht\u00eb katundi. Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jetoj sipas besimit tim dhe t\u00eb inkurajoj\u00eb gjithashtu popullin tim q\u00eb t&#8217;i rrij besnik Per\u00ebndis\u00eb dhe besimeve t\u00eb veta fetare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet, un\u00eb dhe v\u00ebllai im Laz\u00ebri, gjithashtu prift, kemi kaluar gjithsejt 62 vjet\u00eb n\u00eb burgjet dhe n\u00eb kampet e pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste. V\u00ebllai im Laz\u00ebri ishte me fat sepse vdiq atje si martir i Kish\u00ebs. Por si\u00e7 duket, ishte caktuar prej Zotit q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem sot para jush nj\u00eb d\u00ebshmitar i vuajtjeve dhe martirizimit t\u00eb katolik\u00ebve dhe besimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb e pranoj\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi k\u00ebt\u00eb nderim akademik t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm, jo p\u00ebr meritat e mia, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb klerit katolik shqiptar dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre besimtar\u00ebve t\u00eb feve t\u00eb tjera t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu kan\u00eb vuajtur dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr fe, p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr liri. Sot, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ju po nderoni mbar\u00eb kombin shqiptar&#8221;, p\u00ebrfundoi Dom Jubani fjalimin e tij me rastin e dekorimit nga Universiteti San Francisco, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar falenderoi universitetin dhe t\u00eb pranishmit. N\u00eb takimet e tija n\u00eb San Francisco dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb asaj vizite, Dom Jubani fliste m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt se sa p\u00ebr veten, duke th\u00ebn\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb vuajtur m\u00eb shum\u00eb se ai, dhe se i mbar\u00eb populli shqiptar ishte nj\u00eb viktim\u00eb e pafajshme e nj\u00eb regjimi t\u00eb ashp\u00ebr e t\u00eb mbrapsht, q\u00eb promovonte aktivitetet kund\u00ebr besimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb vendin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, di\u00e7ka e pa d\u00ebgjuar dhe e pa par\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb bot\u00eb, duke i shpallur luft\u00eb edhe Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke falenderuar Dom Jubanin p\u00ebr pranin\u00eb e tij aty, Presidenti i Universitetit San Francisco, At Lo Schiavo u tha t\u00eb pranish\u00ebmve se Dom Simon Jubani ishte, \u201cNj\u00eb inspirim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet, si d\u00ebshmitar heroik i fes\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr\u201d, shtoi ai Dom Jubani, \u201c\u00cbsht\u00eb simbol i feve t\u00eb shqiptar\u00ebve, k\u00ebshtuq\u00eb besoj se duke nderuar at\u00eb, ne nderojm\u00eb shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha feve, p\u00ebr heroizmin dhe p\u00ebr besink\u00ebrin\u00eb e tyre ndaj besimeve t\u00eb veta gjat\u00eb asaj periudhe aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta. Kam bindjen&#8221;, shtoi presdienti i Universitetot San Francisco se, &#8220;Ceremnia e sot\u00ebme shpreh unitetin dhe solidaritetin ton\u00eb me popullin shqiptar. Ne shpresojm\u00eb se liria e tyre n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ajo fetare n\u00eb ve\u00e7anti, do t\u00eb rritet e do t\u00eb konsolidohet dhe se besimi n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb do t\u00eb p\u00ebrhapet jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb vendin ton\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Pas vizit\u00ebs San Francisco ai vizitoi Los Angjelesin ku sipas Buletinit Katolik Shqiptar, Dom Jubani gjat\u00eb q\u00ebndrimit atje, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesh\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha besimeve dhe se gjat\u00eb predikimit i kishte k\u00ebshilluar shqiptaro-amerikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb mbeten qytetar\u00eb t\u00eb mir\u00eb, besnik\u00eb dhe t\u00eb denj\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, duke shtuar se duhet t\u00eb ishin mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb ishin larguar nga ferri dhe ardhur n\u00eb parajs\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb respektojn\u00eb mikpritjen q\u00eb u \u00ebsht\u00eb ofruar atyre. Gjat\u00eb turneut t\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb dhe pas largimit nga Kalifornia, Dom Simon Jubani vizitoi komunitetet e m\u00ebdha shqiptaro-amerikane n\u00eb New York dhe n\u00eb Detroit, ku u prit si hero jo vet\u00ebm nga besimtar\u00ebt katolik\u00eb, por edhe nga udh\u00ebheqsit fetar\u00eb t\u00eb besimeve t\u00eb tjera dhe nga besimtar\u00ebt e tyre.<br \/>\nNdon\u00ebse n\u00eb bised\u00eb me t\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Washintgton ai nuk mungonte t\u00eb ishte kritik ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe e quante Amerik\u00ebn si vendi i paradokseve, gazeta katolike Register njoftonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb fillore n\u00eb Holivud ai u kishte th\u00ebn\u00eb nxens\u00ebve, se \u201cAmerika \u00ebsht\u00eb kampione e demokracis\u00eb, e paq\u00ebs dhe e p\u00ebrparimit. Europa kishte t\u00eb gjitha luft\u00ebrat. Amerikan\u00ebt jan\u00eb paq\u00ebsor\u00eb e duan paq\u00ebn. Edhe ju duhet t\u00eb jeni paq\u00ebsor dhe t\u00eb doni nj\u00ebri tjet\u00ebrin \u2013 t\u00eb falni dhe t\u00eb harroni\u201d. Megjith\u00eb kritikat e tija, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky ishte mesazhi kryesor i Dom Jubanit gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe sidomos gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Washington.<br \/>\nDom Simon Jubani, kishte rezervuar gjithashtu disa dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vizituar kryeqytetin amerikan ku pat zhvilluar nj\u00eb num\u00ebr takimesh me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb dalloheshin si mbrojt\u00ebs t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb Senatorin Dennis DeConcini, Deputetin Cristopher Smith dhe t\u00eb tjer\u00eb. Nd\u00ebr takimet e tjera n\u00eb kryeqytetin amerikan, Dom Simon Jubani u prit gjithashtu edhe n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit dhe u takua me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Amerikane. N\u00eb takimet e tija me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb, ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndihma urgjente ekonomike dhe humanitare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Nd\u00ebrkaq, Kongresi Amerikan sh\u00ebnoi vizit\u00ebn e tij n\u00eb Amerik\u00eb me nj\u00eb kryeartikull n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare t\u00eb Kongresit (Congressional Record) me titull: P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe nderim p\u00ebr Dom Simon Jubanin, nj\u00eb mbijetues i kampeve t\u00eb vdekjes n\u00eb Shqip\u00ebri (SALUTE TO FATHER JUBANI, A BRAVE SURVIVOR OF ALBANIAN DEATH CAMPS). Miku i Shqiptar\u00ebve, deputeti nga shteti Michigan, William Broomfield p\u00ebr informacion p\u00ebr koleg\u00ebt e tij shkruante m\u00eb 25 qershor, 1991: \u201cP\u00ebr 26 vjet\u00eb, Dom Simon Jubani mbahej n\u00eb burgjet e Shqip\u00ebris\u00eb sepse refuzonte t\u00eb mohonte fen\u00eb e vet. I izoluar n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me viktima t\u00eb tjera t\u00eb atij regjimi shtyp\u00ebs, ai u rrah dhe u mundua, n\u00ebn kushte t\u00eb r\u00ebnda dhe shum\u00eb t\u00eb tmershme. V\u00ebllai i tij, gjithashtu nj\u00eb klerik katolik, u helmua nga rojet e burgut. Dom Jubani mbijetoi dhe u lirua nga burgu n\u00eb vitin 1989. Sot e mbar\u00eb Shqip\u00ebria po \u00e7lirohet nga komunizmi\u2026 Ashtu si\u00e7 mori fund tmerri i gjat\u00eb i Dom Jubanit, le t\u00eb shpresojm\u00eb se edhe terri i nat\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb pik\u00ebllues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb marr\u00eb fund k\u00ebt\u00eb vit me fitoren e liris\u00eb mbi forcat e territ.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 25-vjetor t\u00eb mesh\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga Dom Simon Jubani dhe t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kujtojm\u00eb guximin e Dom Jubanit, bashkvuajt\u00ebsit e tij dhe t\u00eb gjitha vikimat e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, pa dallim feje ose krahine. Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb, Dom Jubani u prit me entuziaz\u00ebm dhe dashuri nga t\u00eb gjith\u00eb, e pa dallim, si p\u00ebrfaqsues i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb vuajt\u00ebn dhe dhan\u00eb jet\u00ebn, vet\u00ebm e vet\u00ebm, sepse donin t\u00eb g\u00ebzonin lirin\u00eb e fes\u00eb dhe lirit\u00eb e tjera themelore t\u00eb njeriut. 25-vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb, shpresojm\u00eb q\u00eb nga ajo vizit\u00eb edhe Dom Jubani t\u00eb jet\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb atdhe me p\u00ebrshtypje t\u00eb mira nga pritja entuziaste dhe nderimet q\u00eb iu akorduan atij nga bashkatdhetar\u00ebt e vet t\u00eb t\u00eb gjitha feve dhe nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb dhe fetar\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MAJ 1991 Nga Frank Shkreli Kat\u00ebr n\u00ebntori sh\u00ebnoi 25-vjetorin e Mesh\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, pas nj\u00eb periudhe prej 45 vjet\u00ebsh persekutimesh fetare n\u00eb Shqip\u00ebri, mesh\u00eb e cila u celebrua nga kleriku i njohur dhe guximtar, Dom Simon Jubani, m\u00eb 4 n\u00ebntor, 1990 n\u00eb Shkod\u00ebr. Konsiderohet kjo si mesha q\u00eb sh\u00ebnoi fillimin e sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-6363","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6363"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6363\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6364,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6363\/revisions\/6364"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}