{"id":6317,"date":"2015-11-03T10:46:08","date_gmt":"2015-11-03T09:46:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6317"},"modified":"2015-11-03T10:46:08","modified_gmt":"2015-11-03T09:46:08","slug":"leximi-ne-krize-interviste-me-basri-capriqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6317","title":{"rendered":"Leximi n\u00eb kriz\u00eb &#8211; Intervist\u00eb me Basri \u00c7apriqin"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-6318 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi-300x222.jpg\" alt=\"basri-capriqi\" width=\"300\" height=\"222\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi-300x222.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi.jpg 473w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Poeti Basri \u00c7apriqi, thot\u00eb se \u201cBrezi i poetit Esad Mekuli, ishte brezi i fundit q\u00eb ka menduar se me fjal\u00ebn poetike mund t\u00eb ngrej\u00eb nga gjumi shtresat e shoq\u00ebris\u00eb dhe mund ta ndryshoj\u00eb bot\u00ebn\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Profesori i Fakultetit t\u00eb Filologjis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, kryetari i Pen Qendr\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe poeti Basri \u00c7apriqi, \u00ebsht\u00eb laureati i \u00e7mimit t\u00eb sivjetm\u00eb \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb Tetov\u00eb. Gjithashtu, Pen Qendra e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e drejton \u00c7apriqi, k\u00ebto dit\u00eb ka hedhur n\u00eb treg antologjin\u00eb e poezis\u00eb shqipe t\u00eb shek. XX me titull \u201cZemra e qiellit\u201d, ku jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur 70-t\u00eb, poet\u00eb. \u00c7apriqi, p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn, thot\u00eb se: \u201cBrezi i poetit Esad Mekuli, ishte brezi i fundit q\u00eb ka menduar se me fjal\u00ebn poetike mund t\u00eb ngrej\u00eb nga gjumi shtresat e shoq\u00ebris\u00eb dhe mund ta ndryshoj\u00eb bot\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Jeni laureat i \u00c7mimit t\u00eb sivjetm\u00eb \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d q\u00eb ndahet \u00e7do vit n\u00eb Tetov\u00eb. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr juve ky \u00e7mim q\u00eb mban emrin e poetit t\u00eb shquar rilindas?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: \u00cbsht\u00eb privilegj dhe k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb kur t\u00eb jepet nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se ka nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb till\u00eb, t\u00eb kryepoetit, si\u00e7 e quajm\u00eb ne Naim Frash\u00ebrin, dhe q\u00eb kemi respekt t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb nderuar, t\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe shoq\u00ebria n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn futesh me k\u00ebt\u00eb \u00e7mim. Si\u00e7 dihet, deri m\u00eb tash i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb emrave shum\u00eb t\u00eb njohur, emrave t\u00eb shquar t\u00eb poezis\u00eb nga e gjith\u00eb bota e po ashtu dhe disa poet\u00ebve t\u00eb shquar shqiptar\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ismal Kadare, Drit\u00ebro Agolli, Ali Podrimja, Visar Zhiti, Fatos Arapi\u2026 d.m.th emra shum\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb poezis\u00eb shqipe dhe shum\u00eb emrave t\u00eb shquar nga e gjith\u00eb bota. Kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh mir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtill\u00eb. Nuk e prisja! Por, kur m\u00eb dhan\u00eb lajmin ishte befasi e k\u00ebndshme. Ceremonia dhe ndarja e \u00e7mimit ishte nj\u00eb spektak\u00ebl i v\u00ebrtet\u00eb dhe ajo ndodh \u00e7do vit. \u00cbsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb festival, ndoshta m\u00eb kryesor\u00ebt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kulturore shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Nga juria e Festivalit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Poezis\u00eb \u201cDit\u00ebt e Naimit\u201d, jeni cil\u00ebsuar si poet i vet\u00ebdijes postmoderniste dhe i diskursit urban.<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: Po. Ata e kan\u00eb vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb dhe kjo poashtu m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem mir\u00eb sepse nj\u00eb juri q\u00eb ka vendosur p\u00ebr k\u00ebto arsye t\u00eb jepet ky \u00e7mim, dometh\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb juri profesionale, q\u00eb di t\u00eb nuhas\u00eb edhe disa shtresime t\u00eb holla q\u00eb shpeshher\u00eb lexuesit e zakonsh\u00ebm nuk i hetojn\u00eb. Gjithsesi \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kur merren \u00e7mimet e tilla, pavar\u00ebsisht arsyetimit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb jurit\u00eb. Un\u00eb dhe atje fal\u00ebnderova jurin\u00eb q\u00eb ka gjetur momentin q\u00eb t\u00eb vendos p\u00ebr emrin tim p\u00ebr sivjet.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: A \u00ebsht\u00eb poezia n\u00eb kriz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb konstatim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm tashm\u00eb q\u00eb poezia lexohet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak, jo vet\u00ebm tek ne, por gjithkund n\u00eb bot\u00eb. Poezia botohet gjithnj\u00eb e m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb jasht\u00ebzakonisht e palakmueshme p\u00ebr pozit\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tip gjuhe. Botuesit e m\u00ebdhenj, zakonisht vrapojn\u00eb pas proz\u00ebs dhe pas librave popullarizues q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb lexues, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb audienc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb tirazh m\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb shiten m\u00eb shum\u00eb. Dhe, t\u00eb shtyr\u00eb nga ky interes, poet\u00ebt e kan\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb problem ta botojn\u00eb librin tek sht\u00ebpit\u00eb e m\u00ebdha botuese n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Gjuh\u00ebt e vogla, kan\u00eb problem t\u00eb gjejn\u00eb botues q\u00eb do ta botojn\u00eb p\u00ebrkthimin e poezive t\u00eb tyre, sepse nuk kan\u00eb ndonj\u00eb treg t\u00eb madh. Do t\u00eb thot\u00eb, poezia gjithnj\u00eb e m\u00eb pak lexohet, ka nj\u00eb kriz\u00eb leximi t\u00eb poezis\u00eb. Por, nj\u00eb lexim q\u00eb ka pasur k\u00ebtu tek ne, por edhe tjet\u00ebr kund, masovik t\u00eb poezis\u00eb, at\u00eb nuk mund ta presim m\u00eb. Leximi shum\u00eb i gjer\u00eb p\u00ebr librat e poezis\u00eb q\u00eb jan\u00eb botuar n\u00eb tre mij\u00eb kopje dhe jan\u00eb shitur, pastaj kan\u00eb p\u00ebrjetuar dy ose tri botime e ribotime, ajo koh\u00eb nuk mund t\u00eb vij m\u00eb sepse arsyet e leximit t\u00eb atill\u00eb t\u00eb poezis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tjera. Kan\u00eb qen\u00eb shpeshher\u00eb shtytje jo letrare, faktor\u00eb ekstra letrar\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shpeshher\u00eb horizonti i pritjes s\u00eb lexuesit t\u00eb plot\u00ebsohet me disa shtresime q\u00eb ata kan\u00eb gjetur n\u00eb poezi e q\u00eb shpeshher\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe interpretim i gabuesh\u00ebm, por q\u00eb edhe kjo \u00ebsht\u00eb e lejueshme. Poezia e ka edhe k\u00ebt\u00eb energji, k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019ia jep lexuesve. Por, sot kur kemi nj\u00eb hapje t\u00eb madhe t\u00eb mediumeve, nuk besoj q\u00eb m\u00eb lexuesit do ta k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb informat\u00eb t\u00eb fshehur n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto shtresime gjuhe, q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta nxjerrin. Tani e kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, e kan\u00eb shum\u00eb af\u00ebr, e kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. \u00c7do moment u vjen n\u00ebp\u00ebr Iphon-et, e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb, poezin\u00eb sot e lexojn\u00eb nj\u00eb grup jasht\u00ebzakonisht pasionant pas k\u00ebsaj gjuhe dhe njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lidhur emocionalisht dhe q\u00eb e duan jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb k\u00ebt\u00eb zhan\u00ebr. P\u00ebr mua si poet, \u00ebsht\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ta kem sa m\u00eb af\u00ebr k\u00ebt\u00eb audienc\u00eb sado e vog\u00ebl q\u00eb \u00ebsht\u00eb, por q\u00eb e adhuron dhe e do k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, se sa audiencat e m\u00ebdha q\u00eb shpeshher\u00eb nuk mund ta kapin deri n\u00eb themel.<\/p>\n<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-6318 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi.jpg\" alt=\"basri-capriqi\" width=\"473\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi.jpg 473w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi-300x222.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 473px) 100vw, 473px\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: E keni th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se poezia \u00ebsht\u00eb elitare. A \u00ebsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb lexohet pak, p\u00ebr faktin se pak e kuptojn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: Patjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjuh\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar, p\u00ebr ta shkruar edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta receptuar, p\u00ebr ta pranuar dhe konsumuar. Realisht, k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb mund ta konsumojn\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgatitje shum\u00eb t\u00eb avancuar p\u00ebr ta konsumuar drejt dhe me shije k\u00ebt\u00eb krijim artistik. Fatkeq\u00ebsisht, me sa d\u00ebgjojm\u00eb, se sa shkojn\u00eb tirazhet n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb botuese k\u00ebtu, sa shitet libri, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht tirazh i vog\u00ebl. Me koleg\u00ebt q\u00eb takohemi nga rajoni, q\u00eb jan\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta kaq t\u00eb vogla sa gjuha jon\u00eb, tregojn\u00eb q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb e till\u00eb edhe n\u00eb vendet e tyre. Libri me poezi botohet n\u00eb tirazh jasht\u00ebzakonisht t\u00eb vog\u00ebl. Poet\u00ebt i dhurojn\u00eb miqve, njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb q\u00eb mund ta lexojn\u00eb dhe mund t\u00eb komunikojn\u00eb me ta dhe jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me at\u00eb tirazh aq t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova:Cila \u00ebsht\u00eb fuqia e poezis\u00eb sot?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: Nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb q\u00eb mund ta kthejm\u00eb nj\u00eb status q\u00eb ka pasur poeti dhe poezia para dyzet ose m\u00eb shum\u00eb vitesh. Kan\u00eb qen\u00eb koh\u00eb t\u00eb tjera at\u00ebher\u00eb, jo vet\u00eb tek ne, por edhe n\u00eb vendet e tjera. Poeti, shkrimtari, ka pasur status gati misionari. \u00cbsht\u00eb trajtuar ndryshe, ka qen\u00eb njeri i privilegjuar. Z\u00ebri i poetit, z\u00ebri i shkrimtarit, ka qen\u00eb z\u00eb krejt\u00ebsisht i ve\u00e7ant\u00eb, ka pasur pesh\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, prandaj dhe jan\u00eb burgosur poet\u00ebt, jan\u00eb ndaluar dhe librat me poezi, sepse dhe politika ka qen\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr pesh\u00ebn q\u00eb ka fjala artistike, fjala e shkrimtarit, fjala e njeriut me status t\u00eb atill\u00eb. Kjo, duhet ta pranojm\u00eb, ka p\u00ebrfunduar. Shkrimtari sot \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe nuk e ka m\u00eb at\u00eb privilegj. Fjala e tij, nuk e ka at\u00eb pesh\u00eb. Pra, poezia sot lexohet nga ata q\u00eb realisht e duan at\u00eb gjuh\u00eb, ndryshe nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb m\u00eb q\u00eb shkrimtari t\u00eb jet\u00eb misionar dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb mision me gjuh\u00ebn e tij poetike, ose me poezin\u00eb e tij t\u2019i l\u00ebviz raportet shoq\u00ebrore. Shkrimtar\u00ebt nuk e kan\u00eb m\u00eb as k\u00ebt\u00eb besim tek kjo gjuh\u00eb, sic e kan\u00eb pasur dikur shkrimtar\u00ebt. Esad Mekuli thoshte: \u201cUn\u00eb deshta, shum\u00eb kam dasht\u00eb dishru, q\u00eb me kang\u00eb t\u00eb trimnoj e t\u00eb ngrej fuqit\u00eb nga gjumi\u201d! \u00cbsht\u00eb brezi i fundit q\u00eb ka menduar q\u00eb me fjal\u00ebn poetike mund t\u00eb ngrej nga gjumi shtresat e shoq\u00ebris\u00eb, mund t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn. Nuk e mendon m\u00eb askush q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb fjala poetike. Nuk e ka m\u00eb at\u00eb fuqi, realisht!<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Poezia juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja, madje dhe n\u00eb gjuh\u00ebt kryesore si anglisht, frengjisht, gjermanisht, etj. Sa \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrkthimi i poezis\u00eb sot, n\u00eb aspektin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsie nacionale?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: \u00cbsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi. Poet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb fatin t\u2019i p\u00ebrkasin nj\u00eb gjuhe t\u00eb vog\u00ebl, sic \u00ebsht\u00eb gjuha shqipe dhe gjuh\u00ebt e tjera t\u00eb rajonit, kan\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb plasuar librin e tyre me poezi. Nuk p\u00ebrfundon puna kur e boton librin me poezi n\u00eb gjuh\u00ebn burimore, n\u00eb gjuh\u00ebn t\u00ebnde. N\u00eb k\u00ebto raporte globale, kur bota \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl dhe kur komunikimi \u00ebsht\u00eb kaq dinamik, nuk ka m\u00eb kuptim t\u00eb botosh librin vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb krijon, posa\u00e7\u00ebrisht shkrimtar\u00ebt q\u00eb i takojn\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb vogla. Procesi p\u00ebrfundon kur libri p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto gjuh\u00eb t\u00eb komunikimit global. Deshe apo nuk deshe, ky \u00ebsht\u00eb fati i k\u00ebtyre shkrimtar\u00ebve, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me ata, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb gjuh\u00eb amtare e q\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, fr\u00ebnge, gjermane etj. Po, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb kjo bot\u00eb! Insistimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer literatur\u00ebn ton\u00eb, si PEN Qend\u00ebr, i kemi b\u00ebr\u00eb disa hapa. I kemi disa plane p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebrkthimin e veprave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrmes antologjive t\u00eb plasojm\u00eb prodhimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb letrar qoft\u00eb n\u00eb poezi, qoft\u00eb n\u00eb proz\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb kritik\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb ta mund\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrkthimit t\u00eb mir\u00eb dhe botimit nga sht\u00ebpit\u00eb e m\u00ebdha botuese jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Jeni kryetar i PEN Qendr\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00ebherit themelues i saj n\u00eb vitin 2004. Sapo keni botuar antologjin\u00eb e poezis\u00eb shqipe t\u00eb shek.XX me titull \u201cZemra e qiellit\u201d, e para e k\u00ebtij lloji e botuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Cilat ishin kriteret p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: Sapo kemi hedhur n\u00eb treg nj\u00eb botim, q\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb serioz\u00ebt dhe ndoshta \u00ebsht\u00eb produkti q\u00eb ne kemi p\u00ebrgatitur e q\u00eb \u00ebsht\u00eb me pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe prej se kemi nisur t\u00eb botojm\u00eb. Kemi nj\u00eb veprimtari botuese shum\u00eb t\u00eb pasur, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e studimeve letrare t\u00eb kritik\u00ebs, poezis\u00eb, proz\u00ebs dhe publicistik\u00ebs. Kjo antologji \u00ebsht\u00eb projekt i m\u00ebhersh\u00ebm, por tash erdhi radha t\u00eb dal\u00eb poezia. Planifikojm\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb dhe nj\u00eb v\u00ebllim me proz\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqipe dhe eseun dhe kritik\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shek. XX. Pra, do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto tri libra, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. E kemi menduar q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb poezin\u00eb shqipe t\u00eb shek. XX me gjith\u00eb shtrirjen e saj n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, n\u00eb gjith\u00eb shekullin. Pra, do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb shtrirje n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin Kosov\u00ebn, Shqip\u00ebrin\u00eb, Maqedonin\u00eb, Breshian e Italis\u00eb, diaspor\u00ebn kudo q\u00eb krijohet. Them q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb botim i till\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb jash\u00ebtzakonisht t\u00eb shpeshta botimet e tilla. Kemi par\u00eb poezin\u00eb gjermane t\u00eb shek XX, poezin\u00eb angleze, fr\u00ebnge, amerikane, por n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, \u00e7udit\u00ebrisht nuk e kemi pasur nj\u00eb botim t\u00eb till\u00eb. Zakonisht kemi pasur antologji t\u00eb poezis\u00eb shqipe bashk\u00ebkohore, nga lufta e dyt\u00eb bot\u00ebrore e k\u00ebndej. Kemi pasur edhe antologji tematike, antologji t\u00eb gjith\u00eb poezis\u00eb shqipe, por antologji t\u00eb poezis\u00eb shqipe q\u00eb vendoset brenda k\u00ebsaj kornize t\u00eb shek. XX, q\u00eb ka shum\u00eb interes p\u00ebr t\u2019u futur brenda e p\u00ebr ta par\u00eb se si q\u00ebndrojn\u00eb brenda nj\u00eb botimi autor\u00eb q\u00eb nga viti 1900 deri n\u00eb vitin 2000. Jan\u00eb tet\u00eb breza, jan\u00eb shum\u00eb orientime stilistike, jan\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb diversitet stilesh dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb e idesh\u00eb, kemi arritur q\u00eb ta fusim brenda kopertinave t\u00eb nj\u00eb shekulli me gjith\u00eb p\u00ebrfshirjen e tij. Besojm\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan q\u00eb k\u00ebt\u00eb pastaj, kur t\u00eb krijohen kushtet, ta p\u00ebrkthejm\u00eb n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs dhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj, t\u00eb arrijm\u00eb q\u00eb disa nga vlerat kryesore t\u00eb poezis\u00eb, t\u00eb proz\u00ebs dhe t\u00eb kritik\u00ebs shqiptare t\u00eb shek XX, t\u2019i plasojm\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes, kryesisht ka dominuar kriteri estetik, vlera letrare e k\u00ebtij materiali, por natyrisht duke pasur parasysh shpeshher\u00eb studimet letrare, kritik\u00ebn letrare dhe nj\u00eb kanon q\u00eb e ka krijuar nj\u00eb kritik\u00eb letrare gjat\u00eb k\u00ebtij shekulli. Vendin q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb shpeshher\u00eb autor\u00ebve, duke mos qen\u00eb gjithmon\u00eb kjo e paprekshme sepse ka pasur periudha, kur autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vend t\u00eb pamerituar, ose u kan\u00eb hyr\u00eb borxh ose nuk i kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb fare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb antologji do t\u00eb shihni se kemi me dhjetra autor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb antologji t\u00eb poezis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Cil\u00ebt jan\u00eb ata?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: Kemi Frederik Reshpjen, Zef Zorb\u00ebn, Martin Camajn, Teki D\u00ebrvishin, q\u00eb shpeshher\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Fillon prej \u00c7ajupit, Fisht\u00ebs, Migjenit, Lasgushit, Nolit\u2026e p\u00ebrfundon tek autor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb kan\u00eb krijuar vepr\u00ebn kryesore t\u00eb tyre para vitit 2000 sepse kemi dhe ator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb nisur para vitit 2000, por i kan\u00eb botuar m\u00eb von\u00eb veprat e tyre kryesore. Me merakun se antologjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb, kan\u00eb punuar kat\u00ebr autor\u00eb nga Kosova dhe Shqip\u00ebria. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e p\u00ebrbashk\u00ebt, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare arsimore, kulturore dhe p\u00ebr t\u2019u plasuar jasht\u00eb. \u00cbsht\u00eb pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse gjithmon\u00eb e ke at\u00eb merakun q\u00eb t\u00eb mbesin jasht\u00eb shtat\u00eb ose tet\u00eb poet\u00eb dhe e ke vesin gjithmon\u00eb se pse nuk ke mundur t\u2019i fus\u00ebsh brenda dhe jan\u00eb poashtu pes\u00eb ose gjasht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb dalin \u00e7do moment. K\u00ebshtuq\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb mbetesh me at\u00eb merak, por dikush duhet ta b\u00ebj\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Tani \u00ebsht\u00eb muaji n\u00ebntor, nj\u00ebherit dhe muaji i Panairit tradicional t\u00eb Librit n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb do t\u00eb hapet nga data 11. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr panairet e librave q\u00eb organizohen n\u00eb Prishtin\u00eb, Tiran\u00eb, Ulqin\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: Panairet kryejn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kontaktin e shkrimtar\u00ebve me lexuesin. I b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb botimeve t\u00eb reja. Pen Qendra e Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb prezente me k\u00ebt\u00eb botim t\u00eb antologjis\u00eb s\u00eb poezis\u00eb shqipe \u201c Zemra e qiellit\u201d, q\u00eb besoj se do t\u00eb jet\u00eb interesant p\u00ebr panairin dhe besoj q\u00eb do t\u00eb zgjoj\u00eb interesimin e vizitues\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij panairi. Un\u00eb mendoj q\u00eb gjithkund n\u00eb bot\u00eb, panairet i b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb botimeve t\u00eb reja. B\u00ebjn\u00eb at\u00eb kontaktin shum\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm t\u00eb autor\u00ebve me lexuesin, b\u00ebhen promovime ku mb\u00ebrrijn\u00eb informata p\u00ebr librin. Panairet q\u00eb b\u00ebhen n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb vogla, l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar n\u00eb organizimin e tyre. Panairi i Tiran\u00ebs, ka treguar q\u00eb me kalimin e viteve ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb, njer\u00ebzit e vizitojn\u00eb shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb panairi kryesor q\u00eb ke k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb jesh aty dhe libri t\u00eb plasohet.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Dicka p\u00ebr fund t\u00eb bised\u00ebs s\u00eb sotme?<\/strong><\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi: Do t\u00eb jap nj\u00eb sugjerim q\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i kthehen leximit sepse kriza e leximit do t\u00eb jet\u00eb kriz\u00eb e p\u00ebrgjithshme e gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Kur thua se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb leximi, faktikisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb shoq\u00ebria. Un\u00eb shpresoj q\u00eb kjo t\u00eb kalohet, pavar\u00ebsisht q\u00eb jemi n\u00ebn ndikimin e disa mediumeve. Ato kan\u00eb pun\u00ebn e vet dhe e b\u00ebjn\u00eb mire. E qarkullojn\u00eb informat\u00ebn q\u00eb shpeshher\u00eb dikur, ne q\u00eb kemi lexuar vet\u00ebm libra nuk kemi mundur t\u00eb arrijm\u00eb tek ajo informat\u00eb, sot fal\u00eb k\u00ebtyre, mund t\u00eb marrim informata q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, por q\u00eb i marrim n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Poeti Basri \u00c7apriqi, thot\u00eb se \u201cBrezi i poetit Esad Mekuli, ishte brezi i fundit q\u00eb ka menduar se me fjal\u00ebn poetike mund t\u00eb ngrej\u00eb nga gjumi shtresat e shoq\u00ebris\u00eb dhe mund ta ndryshoj\u00eb bot\u00ebn\u201d. Profesori i Fakultetit t\u00eb Filologjis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, kryetari i Pen Qendr\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe poeti Basri \u00c7apriqi, \u00ebsht\u00eb laureati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6318,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-6317","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6317"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6317\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6319,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6317\/revisions\/6319"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}