{"id":628,"date":"2014-12-06T00:22:33","date_gmt":"2014-12-05T23:22:33","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=628"},"modified":"2014-12-06T00:31:00","modified_gmt":"2014-12-05T23:31:00","slug":"nick-markola-nje-shqiptaro-amerikan-me-prejardhje-nga-ulqini-per-guvernator-te-bankes-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=628","title":{"rendered":"Nick Markola nj\u00eb shqiptaro-amerikan me prejardhje nga Ulqini p\u00ebr guvernator t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ?"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_629\" aria-describedby=\"caption-attachment-629\" style=\"width: 176px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nike-markola.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-629 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nike-markola.jpg\" alt=\"Nike-markola\" width=\"176\" height=\"214\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-629\" class=\"wp-caption-text\">Nick Markola, kandidat p\u00ebr Guvernator t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Media t\u00eb ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri njoftojn\u00eb se pas disa k\u00ebshillimeve midis Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs , Z. Bujar Nishani dhe Kryeministrit t\u00eb vendit, Z. Edi Rama dhe pas shqyrtimit t\u00eb nj\u00eb numri kandidat\u00ebsh t\u00eb mund\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr postin e Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0 thuhet se Presidenti i Republik\u00ebs\u00a0 \u00ebsht\u00eb duke marr\u00eb n\u00eb konsiderim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post t\u00eb r\u00ebnd\u00ebish\u00ebm tre kandidat\u00eb &#8212; nj\u00ebri prej tyre, Nick Markola, nj\u00eb bankier me p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are,\u00a0 i cili sh\u00ebrben si Drejtor Menaxher dhe Drejtor i K\u00ebrkimeve i bank\u00ebs \u201cFieldpoint Private Bank&amp; Trust\u201d n\u00eb Greenwich,&#8221; n\u00eb shtetin Connneticut t\u00eb SHBA.\u00a0\u00a0 Zoti Markola, p\u00ebrve\u00e7 shtet\u00ebsis\u00eb amerikane\u00a0 mban edhe\u00a0 shtetsin\u00eb shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kushtet ky\u00e7e p\u00ebr detyr\u00ebn e Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 Ai ka nj\u00eb curriculum vitae me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur.\u00a0 N\u00eb detyr\u00ebn e tanishme si bankier ku menaxhon disa miliarda dollar\u00eb, Nick Markola sh\u00ebrben si Drejtor Menaxher dhe Drejtor i Deg\u00ebs s\u00eb K\u00ebrkimeve p\u00ebr nj\u00eb bank\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb themeluar nga mbi 30 persona, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurit n\u00eb bot\u00ebn amerikane t\u00eb biznesit dhe t\u00eb financave dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht sh\u00ebrben edhe si Kryetar i Komisionit q\u00eb merret me investimet.\u00a0 Markola, megjithse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb karjer\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t&#8217;ia pasur lakmi n\u00eb fush\u00ebn bankare, t\u00eb investimeve dhe t\u00eb financave, me nj\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb investimeve, n\u00eb\u00a0 nj\u00eb num\u00ebr sektor\u00ebsh ekonomik dhe n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs me ekonomi n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas portalit Linkedin, nd\u00ebr detyrat e tjera me r\u00ebnd\u00ebsi gjat\u00eb karjer\u00ebs s\u00eb tij deri tani, Markola ka sh\u00ebrbyer si ekzekutiv i bank\u00ebs\u00a0 \u201cThomas Weisel Partners\u201d, me zyra n\u00eb New York dhe n\u00eb San Francisco.\u00a0 Nga viti 2005 -2006, Nick Markola ishte ekzekutiv i lart\u00eb me firm\u00ebn p\u00ebr investime \u201cPGA Fund of Hedge Funds\u201d n\u00eb New York, nd\u00ebrsa p\u00ebrpara asaj, ai ka sh\u00ebrbyer si ekzekutiv i bank\u00ebs s\u00eb famshme\u00a0 \u201cCitigroup\u201d, nj\u00eb nga bankat m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb bot\u00eb, me filiale bankare e financiare n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100-shtete t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Para Citigroup, ai ishte bankier n\u00eb detyr\u00ebn e Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Presidentit me Bank of America, gjithashtu nj\u00eb nga bankat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb.\u00a0\u00a0 P\u00ebrvoja e tij bankaro-financiare mbrenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, shtrihet edhe n\u00eb fush\u00ebn e investimeve shum\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb\u00a0 p\u00ebrvoj\u00eb jashtzakonisht e pasur p\u00ebr nj\u00eb shqiptaro-amerikan me origjin\u00eb nga trojet shqiptare autoktone t\u00eb rrethi t\u00eb Ulqinit, i cili para se t\u00eb futej n\u00eb bot\u00ebn e financave dhe t\u00eb investimeve, i riu Nick Markola u p\u00ebrgatit n\u00eb bankat e shkoll\u00ebs, duke ndjekur studime universitare dhe pasuniversitare, n\u00eb disa universiteteamerikane ku siguroi me \u201cSuma Cum Laude\u201d tri diploma. Ai u diplomua me ddiplom\u00eb BS n\u00eb Accounting (kontabilitet) nga Herbert H. Lehman College n\u00eb New York. Pastaj markola arriti t\u00eb b\u00ebhet magjist\u00ebr i dyfisht\u00eb pasi q\u00eb mbrojti dy magjistratura n\u00eb shkoll\u00ebn e biznesit Leonard N. Stern School of\u00a0 Business t\u00eb universitetit t\u00eb njohur New York University n\u00eb New York. Diploma e pare e magjistrit ishte MBA in Finance (magjist\u00ebr i administrimit t\u00eb biznesit dhe financave) dhe diploma e dyt\u00eb e magjistrit ishte MS in Financial Engineering(magjist\u00ebr shkencash inxhinier financiar). Markola pstaj u specializua n\u00eb fush\u00ebn bankaro-financiare dhe n\u00eb deg\u00ebn e investimeve duke arritur titullin CIMA (analist i certifikuar p\u00ebr menaxhim kapitali) nep\u00ebrmjet IMCA dhe University of Pennsylvania Wharton School of Business, n\u00eb Philadelphia.<\/p>\n<p>I suksesh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e tij t\u00eb zgjedhur profesionale, Nick Markola \u00ebsht\u00eb nderuar me nj\u00eb num\u00ebr urdh\u00ebrash dhe dekorimesh dhe si ekspert i njohur n\u00eb qarqet ku punon, ai ftohet shpesh si analist p\u00ebr t\u00eb komentuar mbi \u00e7\u00ebshtjet ekonomike dhe financiare n\u00eb mediat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb biznesit n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb Fox Business News, Bloomberg News, dhe shum\u00eb rrjet\u00eb t\u00eb tjera bot\u00ebrore.\u00a0 Ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe autor i shum\u00eb artikujve mbi subjektin e financave dhe t\u00eb fush\u00ebs bankare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai gjen\u00eb koh\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr drejtorish\u00eb (boards) t\u00eb firmave t\u00eb m\u00ebdha amerikane fitimprur\u00ebse si dhe t\u00eb kompanive jo fitimprur\u00ebse.<br \/>\nNdon\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i nx\u00ebn\u00eb me profesionin e tij n\u00eb analet e bot\u00ebs bankare dhe financiare me nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb nivelit shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, Nick Markola prap se prap, disi gjen\u00eb koh\u00eb q\u00eb madje t\u00eb angazhohet edhe n\u00eb veprimtarit\u00eb e shumta t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivist i dalluar i brezit t\u00eb ri t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan.\u00a0 Markola \u00ebsht\u00eb Bashkthemelues, ish-Kryetar dhe tani Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs President i grupit APEN, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cRrjet\u00eb i Profesionisteve dhe Biznismen\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb Shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb\u201d.\u00a0 Markola gjithashtu \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i bordit t\u00eb projektit t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm, \u201cAlbanian American Success Stories\u201d dhe ka sh\u00ebrbyer n\u00eb drejtorit\u00eb\u00a0 e organizatave m\u00eb t\u00eb vjetra shqiptaro-amerikane, si\u00e7 jan\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan dhe organizata pan-shqiptare Vatra.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfej k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb time kur e lexova lajmin n\u00eb median shqiptare se n\u00eb list\u00ebn p\u00ebrfundimtare q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani po konsideron p\u00ebr Guvernatorin e ri t\u00eb Bank\u00ebs Shqiptare, ishte edhe em\u00ebri i nj\u00eb shqiptaro-amerikani.\u00a0 Pik\u00ebspari m\u00eb erdhi mir\u00eb p\u00ebr ket\u00eb lajm sepse me sa kam un\u00eb njohuri, kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb shqiptaro-amerikan me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb lart\u00eb per\u00ebndimore si Nick Markola, po konsiderohet p\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose qeveritare n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb institucioni i Bank\u00ebs Shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 S\u00eb dyti, m\u00eb erdhi mir\u00eb se nj\u00eb djal i ri, shqiptaro-amerikan, i cili ka b\u00ebr\u00eb em\u00ebr si ekspert n\u00eb fush\u00ebn e tij k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku atij i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb konkuroj\u00eb p\u00ebr pozitat e tija, me m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs mund t\u00eb thuhet \u2013 \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb ofroj\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij t\u00eb konsiderueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe t\u00eb jap\u00eb kontributin e vet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nSipas burimeve t\u00eb medias, Presidenti i Republik\u00ebs do t\u00eb dekretoj\u00eb brenda disa dit\u00ebsh kandidatin e preferuar prej tij dhe pastaj ta dergoj tek Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, me shumic\u00eb d\u00ebrmuese, i cili gjithashtu duhet t\u00eb jap\u00eb miratimin e tij.\u00a0 N\u00ebse Presidenti Nishani do t\u00eb dekretoj Nick Markol\u00ebn p\u00ebr Guvernator t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ose jo, kjo natyrisht \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe privilegj i tij si ekzekutivi i shtetit shqiptar.\u00a0 P\u00ebr mua ka r\u00ebnd\u00ebsi fakti q\u00eb Nick Markola, nj\u00eb shqiptar nga diaspora &#8212; e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb shqiptaro-amerikan &#8212; \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb tre kandidat\u00ebve q\u00eb po shqyrtohen p\u00ebr tu dekretuar p\u00ebr Guvernator t\u00eb Bank\u00ebs Shqiptare. Un\u00eb e shikoj k\u00ebt\u00eb rast si historik, pasi mos u gabofsha \u00ebsht\u00eb e para kandidatur\u00eb nga jasht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, komuniteti shqiptaro-amerikan ndihet i nderuar dhe jam i sigurt se vet Nick Markola e ndjen\u00eb veten t\u00eb nderuar dhe t\u00eb privilegjuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post t\u00eb k\u00ebtij institucioni shtet\u00ebror, q\u00eb mund\u00ebsisht t\u00eb ndaj\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij t\u00eb konsiderueshme bankaro-financiare t\u00eb Amerik\u00ebs me bashkatdhetar\u00ebt e tij duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt\u00eb zhvillimit t\u00eb Atdheut t\u00eb par\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Media t\u00eb ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri njoftojn\u00eb se pas disa k\u00ebshillimeve midis Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs , Z. Bujar Nishani dhe Kryeministrit t\u00eb vendit, Z. Edi Rama dhe pas shqyrtimit t\u00eb nj\u00eb numri kandidat\u00ebsh t\u00eb mund\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr postin e Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0 thuhet se Presidenti i Republik\u00ebs\u00a0 \u00ebsht\u00eb duke marr\u00eb n\u00eb konsiderim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":629,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-628","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=628"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/628\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":631,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/628\/revisions\/631"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}