{"id":6202,"date":"2015-10-24T09:31:23","date_gmt":"2015-10-24T07:31:23","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6202"},"modified":"2015-10-24T09:31:23","modified_gmt":"2015-10-24T07:31:23","slug":"sulme-te-ashpera-ndaj-lirise-se-shtypit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6202","title":{"rendered":"SULME T\u00cb ASHP\u00cbRA NDAJ LIRIS\u00cb S\u00cb SHTYPIT"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_6203\" aria-describedby=\"caption-attachment-6203\" style=\"width: 238px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/takim-mbrojtja-e-lirise-se-shtypit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-6203 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/takim-mbrojtja-e-lirise-se-shtypit.jpg\" alt=\"takim-mbrojtja-e-lirise-se-shtypit\" width=\"238\" height=\"184\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-6203\" class=\"wp-caption-text\">Nga takimi i p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale p\u00ebr mbrojtjen liris\u00eb s\u00eb medias dhe fjal\u00ebs s\u00eb lire n\u00eb Stamboll. Photo Steven Ellis\/IPI<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>SULME T\u00cb ASHP\u00cbRA NDAJ LIRIS\u00cb S\u00cb SHTYPIT &#8211; Rasti i Turqis\u00eb dhe i Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Artikulli 19 i Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut\u00a0 p\u00ebrcakton se, &#8220;\u00c7do person g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb opinonit dhe t\u00eb shprehjes; kjo e drejt\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur opinione pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion, dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb k\u00ebto informacione dhe ide nep\u00ebrmjet medias dhe pa penges\u00eb kufijsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar&#8221;.\u00a0 Liria e fjal\u00ebs dhe e medias \u00ebsht\u00eb pra nj\u00eb e drejt\u00eb themelore e sanksionuar nga marrveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebnshkruar nga vendet an\u00ebtare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Por megjith\u00eb angazhimet e vendeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebto t\u00eb drejta, fatkeqsisht, liria e t\u00eb shprehurit dhe e medias &#8212; historikisht &#8212; \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb drejtat themelore q\u00eb abuzohet m\u00eb s\u00eb shumti nga vet vendet t\u00eb cilat me n\u00ebnshkrimin e tyre t\u00eb deklaratave dhe marrveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jan\u00eb zotuar p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur ato.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb, n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, gazetar\u00ebt si transmetues t\u00eb informacionit dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, sulmohen nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn\u00a0 e tyre si gazetar\u00eb.\u00a0 Shpesh\u00eb, gazetar\u00ebt dhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb medias jan\u00eb viktima dhe subjekt kritikash dhe paditjesh &#8211;vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse kryejn\u00eb detyr\u00ebn e tyre &#8212; nga qeveri dhe p\u00ebrfaqsues qeverish\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se pushteti u jep atyre t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin fuqin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar median e lir\u00eb dhe gazetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ata mund t\u2019i konsiderojn\u00eb si ferr\u00eb n\u00eb sy.<\/p>\n<p>Turqia ka nj\u00eb reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr sjelljet dhe presionet e qeveris\u00eb kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe liris\u00eb s\u00eb medias.\u00a0 T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Stamboll, nj\u00eb num\u00ebr p\u00ebrfaqsuesish t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale, misioni i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, u takuan n\u00eb nj\u00eb tubim p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar presionet n\u00eb rritje e sip\u00ebr kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe medias\u00a0 s\u00eb lir\u00eb.\u00a0 N\u00eb at\u00eb takim mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaqsues t\u00eb 9 organizatave prestigjioze bot\u00ebrore q\u00eb merren me mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb medias dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Institutin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Medias, Komitetin p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, Korrespondent\u00ebt pa Kufij, Unioni i Gazetar\u00ebve Turq dhe Federata e Gazetar\u00ebve Europian\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera. Ata erdh\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se presionet kund\u00ebr gazetar\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Turqi jan\u00eb keq\u00ebsuar jashtzakonisht shum\u00eb \u00e7\u2019prej zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 7 qershorit dhe para zgjedhjeve t\u00eb ardh\u00ebshme q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 1 n\u00ebntor.\u00a0 Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb l\u00ebshuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga p\u00ebrfaqsuesit e k\u00ebtyre organizatave p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb medias, pas punimeve dy dit\u00ebshe t\u00eb tubimit n\u00eb Stamboll, ata erdh\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00ebqoftse vazhdojn\u00eb presionet aktuale para zgjedhjeve t\u00eb 1 n\u00ebntorit, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb ato \u201ct\u00eb ken\u00eb nj\u00eb efekt t\u00eb duksh\u00ebm negativ ndaj mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb votuesve turq p\u00ebr t\u00eb pasur informacionin e nevojsh\u00ebm, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Turqi.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrfaqsuesit e k\u00ebtyre organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale shpreh\u00ebn solidarsin\u00eb e tyre me koleg\u00ebt e tyre gazetar\u00eb dhe median n\u00eb Turqi dhe k\u00ebrkuan q\u00eb menj\u00ebher\u00eb tu jepet fund t\u00eb gjitha presioneve t\u00eb cilat pengojn\u00eb gazetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyr\u00ebn e tyre, ose t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb si masa q\u00eb nj\u00ebkohsisht nxisin\u00a0\u00a0 atmosfer\u00ebn e vet-censurimit n\u00eb radh\u00ebt e gazetar\u00ebve.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00eb u b\u00ebhet thirrje autoriteteve turke t\u00eb marrin masa p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb merren me gazetari investigative mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit publik, p\u00ebrfshir\u00eb akuzat p\u00ebr korrupcion, shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, dhe politika, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit vendor ose rajonal.<\/p>\n<p>Serioziteti me t\u00eb cilin organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e medias dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, i shikojn\u00eb presionet kund\u00ebr gazetarve n\u00eb Turqi, shihet n\u00eb numrin e rekomandimeve drejtuar zyrtar\u00ebve turq me q\u00ebllim p\u00ebrmirsimi t\u00eb ushtrimit t\u00eb gaztaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Turqi..\u00a0 P\u00ebrfaqsuesit e k\u00ebtyre organizatave specifikisht u b\u00ebjn\u00eb thirrje autoriteteve turke &#8212; q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera &#8212; t\u00eb nd\u00ebrmarrin hetime transparente ndaj sulmeve kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe organizatave mediatike dhe t\u2019i japin fund abuzimit t\u00eb ligjeve anti-terror p\u00ebr t\u00eb ndaluar raportimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb interesit publik ose\u00a0 p\u00ebr t\u00eb mos shkruar kritika ndaj figurave politike.\u00a0\u00a0 Rekomandohet b\u00ebrja e reformave n\u00eb ligjet aktuale kund\u00ebr gazetarve, sidomos artikullit 299, i cili mbron presidentin e Turqis\u00eb nga kritikat e mundshme, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe q\u00eb nj\u00ebkohsisht t\u00eb nd\u00ebrmirren reforma p\u00ebr t\u00eb mbrojtur gazetar\u00ebt dhe lirin\u00eb e q\u00ebndrave mediatike nga presionet politike. Porositen autoritetet truke q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdoren entet dhe ministrit\u00eb qeveritare, si\u00e7 jan\u00eb autoritetet e tatimeve, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb presion gazetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kritikojn\u00eb ose raportojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike ndaj politikan\u00ebve ose akteve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr rekomandimet e shum\u00ebta, p\u00ebrfaqsuesit e organizatave p\u00ebr mbrojtjen e gazetar\u00ebve dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias, i b\u00ebn\u00eb thirrje Presidentit t\u00eb Turqis\u00eb q\u00eb tu jap\u00eb fund t\u00eb gjitha presioneve personale dhe direkte ndaj pronar\u00ebve ose kryeredaktor\u00ebve t\u00eb gazetave dhe mediave t\u00eb tjera q\u00eb kritikojn\u00eb autoritetet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nxit\u00ebn qeverit\u00eb e huaja, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian t\u2019i b\u00ebjn\u00eb presion Turqis\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb angazhimet e marra dhe t\u00eb respektoj\u00eb dhe t\u00eb zbatoj\u00eb standardet\u00a0 nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi t\u00eb drejtat e njeriut.\u00a0 Dhe nj\u00eb rekomandim me r\u00ebnd\u00ebsi &#8212; q\u00eb vlen\u00eb p\u00ebr \u00e7do vend ku presionet ndaj liris\u00eb s\u00eb medias dhe gazetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb pranishme &#8212; iu drejtua t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebve turq q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb solidarsi me koleg\u00ebt e tyre t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb n\u00ebn presione ose q\u00eb kritikohen nga autoritetet, si nj\u00eb angazhim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebve. P\u00ebrfaqsuesit e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb gazetar\u00ebve dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs thane, n\u00eb deklarat\u00ebn e tyre, se objektivi kryesor i tubimit n\u00eb Stamboll dhe Ankara ishte p\u00ebr t\u00eb treguar solidarsi me koleg\u00ebt e tyre turq dhe nj\u00ebkohsisht p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje, jo vet\u00ebm p\u00ebr Turqin\u00eb, por edhe p\u00ebr vende t\u00eb tjera, pasojat negative t\u00eb presioneve politike n\u00eb rritje e sip\u00ebr ndaj medias s\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Por shtypja e liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb nj\u00eb vend \u00ebsht\u00eb shkelje e liris\u00eb s\u00eb shtypit kudo. Shqip\u00ebria mund t\u00eb mos jet\u00eb Turqi, por lajmi i djesh\u00ebm shqetsues nga Tirana se Ministri i Energjis\u00eb dhe Industris\u00eb, Z. Damian Gjiknuri, i shqetsuar p\u00ebr nj\u00eb shkrim t\u00eb gazet\u00ebs n\u00eb lidhje me Ministrin\u00eb q\u00eb ai drejton, ka paditur t\u00eb p\u00ebrditshmen Telegraf t\u00eb kryeqytetit q\u00eb t\u00eb paraqitet para Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor, Tiran\u00eb duke e akuzuar gazet\u00ebn se, \u201cKa publikuar disa shkrime kund\u00ebr personit tim n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministrit t\u00eb Energjis\u00eb dhe Industris\u00eb\u201d.\u00a0 N\u00eb padin\u00eb e tij kund\u00ebr gazet\u00ebs Telegraf drejtuar Gjakat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Ministri shqiptar, Z. Gjiknuri shprehet se, \u201cGjykoj se k\u00ebto shkrime dhe deklarime, p\u00ebrve\u00e7se c\u00ebnojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb nderin dhe personalitetin tim, p\u00ebrcjellin n\u00eb publik informacione t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d dhe i k\u00ebrkon Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb gazet\u00ebn Telegraf, t\u2019i paguaj atij si d\u00ebmshp\u00ebrbim, shum\u00ebn prej 10.000.000 ose $100.000 dollar\u00eb.\u00a0 Ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb padi nj\u00eb dit\u00eb pas botimit t\u00eb nj\u00eb shkrimi kritik ndaj tij n\u00eb gazet\u00ebn Telegraf dhe nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb njoftohej raporti i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH) mbi auditimin n\u00eb Ministrin\u00eb e Energjis\u00eb dhe Industris\u00eb. KLSH njoftoi gjithashtu padin\u00eb ndaj Gjiknurit n\u00eb Prokurori, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cil\u00ebs Ministri Gjiknuri akuzohet p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/liria-e-shtypit-sulme.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-6204 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/liria-e-shtypit-sulme.jpg\" alt=\"liria-e-shtypit-sulme\" width=\"500\" height=\"667\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/liria-e-shtypit-sulme.jpg 500w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/liria-e-shtypit-sulme-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Interesimi im \u00ebsht\u00eb liria e shtypit dhe jo t\u00eb b\u00ebrat ose t\u00eb pab\u00ebrat e Ministrit Gjiknuri t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e dikujt tjet\u00ebr. Gazeta Telegraf ushtroi detyr\u00ebn e saj duke shkruar p\u00ebr abuzimet n\u00eb Ministrin\u00eb e Energjis\u00eb dhe t\u00eb Industris\u00eb, shp\u00ebrdorime k\u00ebto q\u00eb si\u00e7 duket u v\u00ebrtetuan edhe nga KLSH. Presionet politike ndaj gazet\u00ebs Telegraf jan\u00eb t\u00eb pavend n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e quan veten demokratike. Por fatkeqsisht, kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb dhe si\u00e7 duken pun\u00ebt, as e fundit q\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb shtetit shqiptar ushtrojn\u00eb presion ndaj liris\u00eb s\u00eb medias duke hedhur ne gjyqe gazeta, televizione, dhe web saite, t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb kritike ndaj tyre dhe pun\u00ebs q\u00eb ata duhet t\u00eb kryejn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e publikut.\u00a0 P\u00ebrfaqsues dhe analist\u00eb n\u00eb vend e kan\u00eb p\u00ebrshkruar gj\u00ebndjen si nj\u00eb situat\u00eb ku shtypi dhe media shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, vepron dhe punon n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnime dhe vet-cenzur\u00eb si dhe n\u00ebn presione politike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i fundit i gazet\u00ebs Telegraf, paditur nga nj\u00eb minist\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb shkrim kritik ndaj tij.\u00a0 Presionet ndaj liris\u00eb s\u00eb medias jan\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb e keqe p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tjera t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Historikisht, liria e shtypit \u00ebsht\u00eb liria e par\u00eb q\u00eb zhduket n\u00eb rrjedh\u00ebn e shkeljeve dhe t\u00eb abuzimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tjera t\u00eb njeriut nga autoritetet e nj\u00eb shteti. Kur nj\u00eb vend nuk ka respekt p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si nj\u00eb e drejt\u00eb themelore p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri demokratike, ai vend heret ose von\u00eb, do t\u00eb humbas respektin dhe do t\u00eb mbyt\u00eb edhe t\u00eb drejtat e tjera baz\u00eb t\u00eb njeriut p\u00ebr shtetasit e vet.\u00a0 Nj\u00ebkohsisht presionet politike dhe shtypja e liris\u00eb s\u00eb shtypit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim se nj\u00eb shtet i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar.\u00a0 Thomas Xheffersoni ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cNjeriu qeveriset bazuar n\u00eb arsyen dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebretet\u00ebn dhe si pasoj\u00eb, q\u00ebllimi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb atij t\u2019i lihen t\u00eb hapura t\u00eb gjitha rrug\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Drejt\u00eb k\u00ebtij objektivi, ne kemi ardhur n\u00eb p\u00ebrfundimin se deri tani, rruga m\u00eb efektive p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, \u00ebsht\u00eb liria e shtypit.\u00a0 Prandaj, liria e shtypit \u00ebsht\u00eb liria e par\u00eb q\u00eb shtypet nga ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb frik\u00eb nga hetimet e veprimtarive t\u00eb tyre\u201d, dhe nga ata q\u00eb nuk duan q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb jet\u00eb baz\u00eb e qeverisjes.\u00a0 Nd\u00ebrsa Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Z. Ban Ki Moon ka deklaruar me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit se, \u201cGazetaria cil\u00ebsore ua b\u00ebn t\u00eb mundur qytetar\u00ebve t\u00eb marrin vendime t\u00eb infomuara mir\u00eb mbi zhvillimet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tyre. Gazetaria sh\u00ebrben gjithashtu p\u00ebr t\u00eb ekspozuar padrejt\u00ebsit\u00eb, korrupcionin dhe abuzimet nga ana e pushtetar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gazetar\u00ebt duhet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis ku t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zhvillojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, pa nd\u00ebrhyrje dhe n\u00eb kushte sigurie.\u201d<br \/>\nKy pra \u00ebsht\u00eb roli i nj\u00eb shtypi t\u00eb lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, nj\u00eb rol q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebrse dhe e paprekur n\u00eb zhvillimet demokratike t\u00eb nj\u00eb vendi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb subjekt paditjesh nga pushtetar\u00ebt kur gazetat botojn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk u bie p\u00ebr shtat atyre.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SULME T\u00cb ASHP\u00cbRA NDAJ LIRIS\u00cb S\u00cb SHTYPIT &#8211; Rasti i Turqis\u00eb dhe i Shqip\u00ebris\u00eb Nga Frank Shkreli Artikulli 19 i Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut\u00a0 p\u00ebrcakton se, &#8220;\u00c7do person g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb opinonit dhe t\u00eb shprehjes; kjo e drejt\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur opinione pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje dhe p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6204,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-6202","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6202"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6202\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6205,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6202\/revisions\/6205"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6204"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}