{"id":6159,"date":"2015-10-21T07:00:40","date_gmt":"2015-10-21T05:00:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6159"},"modified":"2015-10-20T20:00:51","modified_gmt":"2015-10-20T18:00:51","slug":"fan-s-noli-dhe-qeveria-e-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6159","title":{"rendered":"FAN S. NOLI DHE QEVERIA E TIRAN\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Fan-noli1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-4531 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Fan-noli1-215x300.jpg\" alt=\"Fan-noli\" width=\"215\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Fan-noli1-215x300.jpg 215w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Fan-noli1.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 215px) 100vw, 215px\" \/><\/a>Nga Prof. Mhill Marku<\/p>\n<p>Porsa vdiq Noli, Qeverija e Tiran\u00ebs pa humb\u00eb koh\u00eb aspak u mundue me t\u00eb gjitha mjetet, jo vet\u00ebm me e sjell\u00eb kufom\u00ebn e tij n\u00eb Shqipni, por edhe me gjet\u00eb n\u00eb shkrimet e fjalimet e tij ndonji gja e ndonji fjali, q\u00eb t\u00eb ndihmonte klik\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fitue popullaritet n\u00eb Shqipni. Kemi lexue n\u00eb gazetat e revistat e Tiran\u00ebs fjali si: \u201cFan Noli asht i yni. Fan Noli qe i s\u00eb majt\u00ebs\u201d e fjali t\u00eb cilat pot t\u00eb lexohen n\u00eb paragraf ku i ka shkrue auktori kan\u00eb nji kuptim krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm prej atij q\u00eb pretendojn\u00eb sekretar\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb nji mbledhje solemne organizua nga Universiteti i Tiran\u00ebs dhe Lidhja e Shkrimtar\u00ebve Shqiptar, n\u00eb fjalimin kryesor mbajtun nga apologjisti dhe sh\u00ebrb\u00ebtori i komunizmit Dhimit\u00ebr S. Shuteriqi dhe botue n\u00eb revist\u00ebn N\u00ebndori, Maj 1965, faqe 136-149, tri gjana i bijn\u00eb n\u00eb sy lexuesit:<br \/>\n1. Shuteriqi na thot\u00eb se Fan Noli: \u201cDuke u veshur me rroben e prift\u00ebris\u00eb, ndonse ai nuk besonte \u2013Perendis\u00eb q\u00eb nuk i besoi i ardht\u00eb keq\u2019 \u201c(nxjerr\u00eb nga nji let\u00ebr shkrue nga Fan Noli dhe d\u00ebrgue Thanas Tashko n\u2019Egjypt me 9 Gusht 1909).<br \/>\nShuteriqi na citon vet\u00ebm, \u201cPerendis\u00eb q\u00eb nuk i besoi i ardht\u00eb keq\u201d, por nuk na ep t\u00eb gjith\u00eb letr\u00ebn. K\u00ebtu shifet posht\u00ebrsija, mbasi Noli ka vdek dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebgjigjet.<br \/>\nFan Noli nuk qe hipokrit dhe po t\u00eb mos kishte besue nuk do t\u2019a kishte kalue t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn i mshefun n\u00ebn rroben e priftnis\u00eb. Ai qe nji njeri poliedrik me zot\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb histori, n\u00eb let\u00ebrsi, muzik\u00eb, gjuh\u00ebsi dhe teologji, prandej mund t\u00eb nepte m\u00ebsim n\u00eb \u00e7do universitet q\u00eb t\u00eb dishronte dhe mund t\u00eb jetonte materialisht shum\u00eb ma mir\u00eb se ai Kryepeshkop i Kish\u00ebs Ortodokse Shqiptare n\u2019Amerik\u00eb. Pra t\u00eb thuhet se Fan Noli nuk besonte n\u00eb Perendin\u00eb, sidomos kur ai nuk asht n\u00eb k\u00ebt jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet me goj\u00ebn e tij, asht aq qesharake sa nuk meriton as q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendet. Q\u00ebllimi I k\u00ebtij artikulli ashr t\u2019u tregoj\u00eb atyne, q\u00eb ende besojn\u00eb se qeveritar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs u ka mbet\u00eb nji pik\u00eb burrnjie, q\u00eb o jan\u00eb me komunistat kryek\u00ebput ose u ka humb logjika e gjykimt krejtsisht e nuk dijn\u00eb t\u00eb dallojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs e s\u00eb keqes. Kur perdoren te vdekunit si Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda e Fan Noli p\u00ebr propagand\u00eb posht\u00ebrsija e ka mbrrrijt\u00eb kulmin.<br \/>\n2. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim Shuteriqi citon nji deklarat\u00eb q\u00eb Noli i paska pas ba korrespondentit t\u00eb gazet\u00ebs Pravda me 4 Nanduer 1927, n\u00eb rastin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tij n\u00eb Kongresin e Miqve t\u00eb Bashkimt Sovjetik. Citimi q\u00eb ban Shuteriqi si zakonisht, asht i cunguem dhe i p\u00ebrshtatun n\u00eb nji m\u00ebnyr\u00eb t\u2019atill\u00eb q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej Qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Artikullin n\u00eb fjal\u00eb e lexova asnji fjal\u00eb q\u00eb cek\u00eb ndjenjat e Fan Nolit. Q\u00ebllimi i Shuteriqit asht q\u00eb t\u2019a paraqesi Nolin si mik e simpatizues t\u00eb komunizmit. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se n\u2019at Kongres n\u00eb Mosk\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb gjithafar\u00eb njerzish, nji nd\u00ebr ta qe edhe Albert Einsteini.<\/p>\n<p>\u200b<br \/>\nPrandaj pjes\u00ebmarrja e Nolit n\u00eb at\u00eb Kongres nuk mund t\u00eb konsiderohet si pranim nga ana e tij e idevet t\u00eb komunizmit. Einsteini kur iku nga Gjermania p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar nazizmit, nuk shkoi n\u00eb Rusi, por shkoi n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb vendin e liris\u00eb e t\u00eb njerz\u00ebvet t\u00eb lir\u00eb. Po t\u00eb ishte Fan Noli ashtu si\u00e7 na e paraqet Shuteriqi, ai do t\u00eb shkonte n\u00eb Rusi ashtu sib bani Sejfullah Mal\u00ebshova e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb komunista. N\u00eb qoft\u00eb se ndonjiher\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij Fan Noli asht tregue mik i Bashkimit Sovjetik p\u00ebr arsye politike, ai vet\u00eb kurr\u00eb nuk na e tha k\u00ebt gja. Nga ana tjet\u00ebr, gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyne miq t\u00eb Bashkimit Sovjetik jan\u00eb tregue deri Hitleri, Churchilli, Roosvelti e sa e sa tjer\u00eb, por nuk mund t\u00eb thomi kurr\u00eb se k\u00ebta njer\u00ebz qen\u00eb komunista e simpatizues t\u00eb komunizmit.<br \/>\n3. N\u00eb fjalimin e tij, Shuteriqi, citon deklarata, shkrime, predikime e thash e thana q\u00eb mund t\u00eb tingllojn\u00eb si p\u00ebrpjekje t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb krimeve t\u00eb saj. Gjith\u00ebkushi e di se gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebnore n\u00eb Shqipni mbretnoi nji kaos i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm. Parti t\u00eb ndryshme, personalitete t\u00eb ndryshme, dy shtete t\u00eb huaja, Italija dhe Gjermanija, luftuen n\u00eb tok\u00ebn shqiptare. Pra me nji fjal\u00eb popullore, nuk e njihte qeni t\u00eb zotin. Shqipnia qe n\u00eb rrezik t\u00eb madh q\u00eb t\u2019a humbte pamvar\u00ebsin\u00eb edhe t\u2019asaj Shqipnis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb doli e pamvarun n\u00eb vjetin 1912. Shqiptar\u00ebt e m\u00ebrgimit me arsye t\u00eb plot\u00eb deshirojshin dhe punojshin q\u00eb Shqipnija mos t\u2019a humbte pamvar\u00ebsin\u00eb. N\u2019at\u00eb koh\u00eb shqiptar\u00ebt e mergimit nuk e dijshin dhe ndoshta nuk u interesonte t\u2019a dijshin se \u00e7ka bajshin shqiptar\u00ebt me me njani tjetrin; q\u00ebllimi i tyne ishte q\u00eb Shqipnia mos t\u2019u zaptonte nga t\u00eb huajt. Kjo asht periudha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Noli e shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb m\u00ebrgimit fol\u00ebn dhe nxit\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs t\u2019u ndihmojshin atyne q\u00eb prtendojshin se ishin tue luftue p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtue Shqipnin\u00eb nga kethetrat e t\u00eb huajve. K\u00ebsaj periudhe t\u00eb turbullt\u00eb, kur grek\u00ebt n\u00eb konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrkojshin me skllav\u00ebrue gjysm\u00ebn e Shqipnis\u00eb, i p\u00ebrkasin disa deklarata t\u00eb Nolit dhe dedikimi i Albumit q\u00eb Shuteriqi e paraqet si prov\u00eb t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb e simpatis\u00eb s\u00eb Nolit p\u00ebr Qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs. Noli si historian dhe njeri i kultur\u00ebs t\u00eb gjan\u00eb ka mendue tue u bazua n\u00eb histori. Me p\u00ebrkrahjen q\u00eb ka Shqipnija, nj\u00eb pushtim i huaj donte me than\u00eb mbarimi i Shqipnis\u00eb, sidomos n\u00eb qoft\u00eb se ky pushtim vinte nga fqijt q\u00eb kishin e kan\u00eb pretendime tok\u00ebsore, kundrejt vendit ton\u00eb q\u00eb prandej kush do ta qeveriste Shqipnin\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb ma mir\u00eb se nji zaptim i fqijve. Qeverit\u00eb shkojn\u00eb e vijn\u00eb, njer\u00ebzit vdesin, dhe historia na m\u00ebson se diktaturat mund t\u00eb zgjasin por nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme. Shpirti i liris\u00eb do t\u00eb triumfoj\u00eb o heret o von\u00eb e kujtimi i diktator\u00ebve do t\u00eb mbetet ashtu si\u00e7 ka mbet\u00eb ai i Neronit, Hitlerit e Stalinit.<br \/>\nS\u2019ka dyshim se Fan Noli qe liberal e humanitar n\u2019idet\u00eb e tija politike. Ai qe n\u00eb politik\u00eb \u00e7ka mund t\u00eb quhet sot nji Kristian demokrat i s\u00eb majt\u00ebs n\u00eb Gjermani e Itali. Pra orvatjet e Qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me p\u00ebrdor\u00eb eshtnat e Luigj Gurakuqit, t\u00eb Bajram Currit, e t\u00eb Dom Ndre Mjed\u00ebs e t\u00eb Fan Nolit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsua tiranin\u00eb e komunizmit mbi kurrizin e popullit shqiptar jan\u00eb t\u00eb kota e nuk pijn\u00eb uj\u00eb kurrkund, se aty ku bajoneta, litari, pushkatimi, burgjet e fushat e p\u00ebrq\u00ebndrimit jan\u00eb mjetet e mendmbushjes.<br \/>\nPo e mbaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull tue mendue \u00e7ka do t\u2019i kishte ndodh\u00eb Fan Nolit sikur t\u00eb kishte shkue t\u00eb jetonte n\u00eb Shqipni. Pa tjet\u00ebr shumica e shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb komunista do ta kishin dash e nderue; komunistat do t\u2019ishin mundue t\u2019a p\u00ebrdorshin dhe ta bajshin veg\u00ebl t\u00eb tyne. Fan Noli qe liridash\u00ebs e mbrojt\u00ebs i vegj\u00eblis\u00eb dhe komunist\u00ebt patjet\u00ebr do t\u2019ia kishin marr\u00eb shpirtin ashti si kan\u00eb ba me Profesor Gjergj Kokoshin, Profesor Kol\u00eb Prel\u00ebn e sa e sa tjer\u00eb.<\/p>\n<p><em>SH\u00cbNIM: Ky artikull i Prefosor Mhill Markut ishte botuar fillimisht n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShqiptari i Lir\u00eb\u201d n\u00eb New York. Nd\u00ebrsa gazeta \u201cDielli\u201d e kishte ribotuar n\u00eb Tetor t\u00eb vitit 1965.Profesor Marku shk\u00ebmbente letra me Imzot Nolin, bile n\u00eb disa shkrime i \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Nolit p\u00ebr k\u00ebshilla miq\u00ebsore. Profesor Mhill Marku merrte pjes\u00eb n\u00eb konferenca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkombetare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb Boston kishte lidhje t\u00eb ngushta me udh\u00ebheqjen e Vatr\u00ebs dhe editorin e Diellit (Gjek\u00eb Gjonlekaj).<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Mhill Marku Porsa vdiq Noli, Qeverija e Tiran\u00ebs pa humb\u00eb koh\u00eb aspak u mundue me t\u00eb gjitha mjetet, jo vet\u00ebm me e sjell\u00eb kufom\u00ebn e tij n\u00eb Shqipni, por edhe me gjet\u00eb n\u00eb shkrimet e fjalimet e tij ndonji gja e ndonji fjali, q\u00eb t\u00eb ndihmonte klik\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fitue [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4531,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-6159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6159"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6159\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6160,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6159\/revisions\/6160"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}