{"id":6128,"date":"2015-10-19T19:08:57","date_gmt":"2015-10-19T17:08:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6128"},"modified":"2015-10-19T19:11:19","modified_gmt":"2015-10-19T17:11:19","slug":"gjurmues-dhe-pasqyrues-i-krenarise-dhe-i-atdhetarise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6128","title":{"rendered":"Gjek\u00eb Gjonaj, gjurmues dhe pasqyrues i krenaris\u00eb dhe i atdhetaris\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/gjovalin-shkurtaj-per-gjeke-gjonajn.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-6129 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/gjovalin-shkurtaj-per-gjeke-gjonajn-300x276.jpg\" alt=\"gjovalin-shkurtaj-per-gjeke-gjonajn\" width=\"300\" height=\"276\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/gjovalin-shkurtaj-per-gjeke-gjonajn-300x276.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/gjovalin-shkurtaj-per-gjeke-gjonajn.jpg 434w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>(Rreth librave studimor\u00eb dhe ndihmesave t\u00eb Gjek\u00eb Gjonajt n\u00eb fush\u00ebn e publicistik\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n<p>Shkruan Gjovalin Shkurtaj<\/p>\n<p>Gjek\u00eb Gjonaj \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i mir\u00ebnjohur n\u00eb gazetarin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, intervistat, artikujt dhe reportazhet e t\u00eb cilit p\u00ebr trojet shqiptare n\u00eb Ulqin e rrethina, n\u00eb mal\u00ebsin\u00eb e Trieshti, Hotit, Grud\u00ebs, Martinajve t\u00eb Plav\u00ebs etj. jan\u00eb botuar n\u00eb faqet e gazetave t\u00eb ndryshme e kryesisht te \u201cKoha javore\u201d (Podgoric\u00eb), \u201cKoha jon\u00eb\u201d (Tiran\u00eb), \u201cIlyria\u201d (Nju-Jork), \u201cJeta Katolike\u201d (Nju-Jork),\u201dZani i Shna-Ndout (Tuz), \u201cKumbona e s\u00eb diel\u00ebs\u201d (Shkod\u00ebr), \u201cZ\u00ebri \u201c , \u201cKoha ditore\u201d e \u201cBota sot\u201d (Prishtin\u00eb), si dhe n\u00eb \u201cBuzuku\u201d (Ulqin), organ n\u00eb t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb edhe ndihm\u00ebskryeredaktor.<\/p>\n<p>Gjek\u00eb Gjonaj ka qen\u00eb nj\u00eb nga themeluesit dhe gazetari i par\u00eb p\u00ebr emisonet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Televizionin e Malit t\u00eb Zi, q\u00eb ka filluar pik\u00ebrisht me \u201cKronika e jav\u00ebs\u201d, n\u00eb vitet 1986-1992 , koh\u00eb kur ai ka punuar si gazetar n\u00eb Radion e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Por, Gjek\u00eb Gjonaj, krahas (dhe p\u00ebrtej) vler\u00ebsimeve si gazetar e autor reportazhesh shum\u00eb t\u00eb p\u00eblqyera, \u00ebsht\u00eb edhe gjurmues e hulumtues i zellsh\u00ebm i historis\u00eb shqiptare, duke gjakuar t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb njohura figura t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit shqiptar, si Prek\u00eb Calin e Kelmendit, nj\u00eb nga figurat madhore e madh\u00ebshtore t\u00eb patriotizmit shqiptar, t\u00eb cilit ai do t\u2019i kushtonte librin e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm monografik \u201cPrek\u00eb Cali-Piramid\u00eb e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d (Tiran\u00eb, 2005, 273 faqe). Nj\u00eb vep\u00ebr madhore e me vlera t\u00eb sh\u00ebnueshme historike e dokumentuese.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, q\u00eb sh\u00ebnon edhe pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb prodhimtaris\u00eb apo \u201ckorrjeve\u201d historiko-kulturore dhe t\u00eb prurjeve t\u00eb tij si gazetar e analist, po gjithashtu edhe si d\u00ebshmues e dokumentues i p\u00ebrkushtuar i jet\u00ebs dhe i p\u00ebrjetimeve e b\u00ebmave t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Gjek Gjonaj do t\u00eb botonte tri v\u00ebllime t\u00eb \u00e7mueshme e pik\u00ebrisht:<br \/>\n\u201cNj\u00ebmend\u00ebsi shqiptare\u201d-35 intervista me personalitete t\u00eb shquara t\u00eb artit, letrave dhe gazetaris\u00eb shqiptare, si (n\u00eb rendin e paraqitur n\u00eb lib\u00ebr): Serafin Fanko prej t\u00eb cilit shkoqit idet\u00eb dhe mendimet e tij n\u00eb boshtin \u201cTeatri duhet liruar nga prangat ideologjike\u201d; Gjelosh Gjoka, piktor i shquar e akademik nga Mal\u00ebsia, intervista e t\u00eb cilit p\u00ebrthekohet n\u00eb tem\u00ebn \u201cArti i mir\u00ebfillt\u00eb nuk njeh kufij dhe \u00ebsht\u00eb I kuptuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d; Riza Rexha nga Ulqini, prej t\u00eb cilit Gjeka merr pohime n\u00eb lidhje ndihmesa t\u00eb tij \u201cPjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb vendlindjes\u201d; Imzot Angelo Masafra, ipeshk\u00ebv me origjin\u00eb arb\u00ebreshe, i cili pohon \u201c\u0112nd\u00ebrroj rajonin e Ballkanit n\u00eb paqe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe punoj\u201d; Nail Draga, gjeograf nga Ulqini, prej t\u00eb cilit sjell trajtesa p\u00ebr \u201cRealitetin shqiptar n\u00eb prizmin e d\u00ebshmive\u201d; Kol\u00eb Berishaj, i cili thekson se \u201cN\u00eb kosov\u00eb askush nuk do t\u00eb pranonte di\u00e7ka m\u00eb pak sesa pavar\u00ebsin\u00eb\u201d; Rexhep Mejdani, ish-President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me t\u00eb cilin Gjeka dialogon dhe sjell opininon e tij \u201cObligimi yn\u00eb-plot\u00ebsimi i kritereve p\u00ebr integrim\u201d; Joseph Dio Guardi, senator amerikan me origjin\u00eb arb\u00ebreshe, prej t\u00eb cilit merr vel\u00ebrsime n\u00eb tematik\u00ebn \u201cPo b\u00ebj \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr ruajtjen e krenaris\u00eb shqiptare\u201d: Vily Kamsi, i cili n\u00eb intervist\u00ebn e tij pohon se \u201cEdhe pse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, gjithnj\u00eb punoj\u201d. Libri vazhdon me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si Tonin \u00c7obani, Pjet\u00ebr Arbnori, Sk\u00ebnder Drini, Dom Nik\u00eb Ukgjini, Sim\u00eb Dobreci, Shaban Demiraj, i cili n\u00eb intervist\u00ebn e tij shprehet se \u201cDallimet midis dialekteve t\u00eb shqipes-par\u00ebnd\u00ebsi\u201d; Jorgo Bulo, Gj.Shkurtaj, Ilir Meta, Jeta Katro Beluli, Artan Haxhi, Myslym Hotova, Sabri Godo, prej t\u00eb cilit n\u00eb intervst\u00eb shkoqit iden\u00eb \u201cMali i Zi-vendi m\u00eb mik i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d; Ismail Kadare, n\u00eb intervist\u00ebn e t\u00eb cilit trajtohet \u201cPrania shqiptare do t\u00eb ndihet n\u00eb Evrop\u00eb\u201d; Rexhep Qosja, q\u00eb vler\u00ebson se \u201cDuke mbi\u00e7muar ato q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nuk i sh\u00ebrbejm\u00eb ngritjes s\u00eb nivelit estetik t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb\u201d; Erling Johansen, i cili pohon \u201cJam krenar q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi kan\u00eb gjak shqipar\u201d. Sillen n\u00eb lib\u00ebr edhe intervista t\u00eb tjera, si me shkrimtarin Enver Gjerqeku, porosia e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb se \u201cT\u00eb rinjve u duhet ndihma e krijuesve t\u00eb vjet\u00ebr\u201d; nga studiuesit arb\u00ebresh\u00eb Zef Chiaramonte nga Sicila dhe nga Fran\u00e7esko Altimari nga Kalabria, mesazhi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb \u201cMbijetesa e fuqishme historike\u201d. Libri p\u00ebrmban edhe intervista nga Alfred Ka\u00e7inari, Jevrem Brkoviq, Hysni Hoxha, Nevila Nika.<br \/>\nVlera e nj\u00eb libri t\u00eb till\u00eb, kaq t\u00eb pasur me kumte e vler\u00ebsime prej figurash t\u00eb dalluara t\u00eb letrave shqipe e m\u00eb gjer\u00eb, sidomos t\u00eb shum\u00eb dashamir\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb ka tubuar n\u00eb lib\u00ebr, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e thot\u00eb bukuraza vet\u00eb Gjek\u00eb Gjonaj n\u00eb parath\u00ebnien e e tij: \u201cP\u00ebrher\u00eb jam g\u00ebzuar dhe g\u00ebzohem q\u00eb populli im ka pasur, ka dhe do t\u00eb ket\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb p\u00ebrmasave universale, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr mua kan\u00eb mbetur dhe jan\u00eb shembull i pun\u00ebs vet\u00ebmohuese p\u00ebr t\u00eb ngritur kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb.\u201d<br \/>\nN\u00eb po at\u00eb vit (2008) Gjek\u00eb Gjonaj boti edhe librin tjet\u00ebr me titull \u201cGjurmave t\u00eb koh\u00ebs\u201d, Enti Botues \u201cGjergj Fishta\u2019 (360 faqe), n\u00eb t\u00eb cilin ai shkruan p\u00ebr figura t\u00eb shquara komb\u00ebtre si: \u201cDom Gjon Buzuku, autor ilibrit t\u00eb par\u00eb shqip\u201d, \u201cVepra e Gjon Buzukut dhe r\u00ebnd\u00ebsia e saj shkencore\u201d, \u201cAt Gjergj Fishta, figur\u00eb madhore e kultur\u00ebs dhe e historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare\u201d; \u201cN\u00ebna Tereze-misionare e dashuris\u00eb\u201d, \u201cN\u00ebna Tereze \u00ebsht\u00eb shqiptare\u201d, \u201cShtatorja e N\u00ebn\u00ebs Tereze edhe n\u00eb Ulqin\u201d (f.47-74).<\/p>\n<p>N\u00eb kreun e titulluar \u201cPersonalitete historike\u201d, jan\u00eb tubuar shkrimet: \u201cDed Gjo\u2019Luli, figur\u00eb historike e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, \u201dSht\u00ebpia muze e Ded Gjo\u2019Lulit\u201d, Baca Kurti-krenaria e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, \u201cTring\u00eb Smajlja Ivezaj-heroin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb, \u201cPretash Zeka,luft\u00ebtar p\u00ebr mbrojtjen e trojeve shqiptare\u201d, \u201cEpopeja e lavdishme e Oso Kuk\u00ebs\u201d (f.82-112).<br \/>\nKreu I tret\u00eb m\u00eb titullin \u201cLamtumir\u00eb, President\u201d p\u00ebrfshin shkrime rreth vdekjes s\u00eb presidentit t\u00eb Koso\u00ebv\u00ebs,Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Kreu i kat\u00ebrt ka dy shkrime p\u00ebr dy figura t\u00eb m\u00ebdha nga radh\u00ebt e klerit shqiptar t\u00eb an\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb: Dom Simon Filipajt, njeriut q\u00eb realizoi botimin e plot\u00eb t\u00eb Bibl\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn letrare shqipe dhe at Vin\u00e7enc Malaj, figur\u00eb poliedrike e kultur\u00ebs dhe e historis\u00eb shqiptare. (f.167-190) N\u00eb kreun e pest\u00eb p\u00ebmblidhen shkrime kushtuar arsimtar\u00ebve, gazetar\u00ebve dhe artist\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb an\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, si Gjergj Gjoka, Mark Ujkiqi, Zake Prelvukaj, Seida Belgoviq etj.<br \/>\nN\u00eb kreun e gjasht\u00eb p\u00ebrmblidhen intervista t\u00eb ndryshme, si me aktoren Ema Andrea dhe aktorin Timo Flloko, me poetin Xhevahir Spahiu dhe me shkrimtarin Besnik Mustafaj.<\/p>\n<p>Kreu i shat\u00eb u \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb opinioneve dhe v\u00ebshttrimeve p\u00ebr figura t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit shqiptar, si dhe mjaft dukurive nga jeta bashk\u00ebkohore e shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi.N\u00eb kreun e tet\u00eb, sillen shkrime me prurje nga fusha e folklorit dhe e etnografis\u00eb, si \u201cMuzeumi etnografik i Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, \u201cXhubleta-mbret\u00ebresha e veshjebve shqiptare\u201d dhe \u201cVeshja popullore e Shestanit\u201d.<br \/>\nN\u00eb vitin 2010 gjek\u00eb Gjonaj botoi librin \u201cShqipet e maleve\u201d, kushtuar jet\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi, nj\u00eb lib\u00ebr me vlera t\u00eb shumta njoh\u00ebse dhe i shkruar bukur.<br \/>\nKam pasur nderin t\u00eb shkruaj edhe parath\u00ebnien e atij libri dhe, pik\u00ebrisht p\u00ebr prurjet e vlerat e shumta t\u00eb atij libri, edhe mbas botimit, her\u00eb mbas here, i kthehem dhe e rilexoj p\u00ebr t\u00eb cituar shum\u00eb\u00e7ka nga b\u00ebmat historike dhe vetit\u00eb e larta t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi e m\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Gjek\u00eb Gjonaj, me nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb goditur, i quan \u201cshqipet e maleve\u201d. Dhe, s\u00eb mbrami, por jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, zoti Gjek\u00eb Gjonaj sapo m\u00eb d\u00ebrgoi dy librat e tij m\u00eb t\u00eb rinj: \u201cI dentiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptar\u00ebve\u201d(recensione-v\u00ebshtrime), Botimet Gjergj Fishta, 2014 (212) dhe \u201cBijt\u00eb e shqipes\u201d, Botimet Gjergj Fishta, 2015 (416 faqe).<\/p>\n<p>Krer\u00ebt e librit \u201cBijt\u00eb e shqipes\u201d jan\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebrsh\u00ebrindjell\u00ebs, por edhe me prurje t\u00eb fresk\u00ebta p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr temash gjithmon\u00eb t\u00eb pavdira, si \u201cdashuria p\u00ebr flamur\u201d (Kreu i par\u00eb, f.11-34), ku gazetari me prirje t\u00eb theksuara prej dokumentuesi, d\u00ebshmuesi e historiani, na jep nj\u00eb kronologji t\u00eb p\u00ebrdormit t\u00eb flamurit komb\u00ebtar shqiptar prej vitit 1905 deri n\u00eb vitin 1968, duke sjell\u00eb d\u00ebshmi , prurje fakuese, t\u00eb dh\u00ebna nga Tivari (1905), Tuzi e Trieshi (1906).<\/p>\n<p>Kreu i dyt\u00eb i librit (f.35-84) me titull \u201cKurr\u00eb t\u00eb mos harrohen\u201d, Gjonaj na jep shum\u00eb d\u00ebshmi e dokumente me vler\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve meriton t\u00eb ve\u00e7ohet \u201cLet\u00ebr e Pap\u00ebs Palit t\u00eb 6-t\u00eb ,me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrebut (m\u00eb 17 janar 1968). Letr\u00ebn e Pap\u00ebs, Gjek\u00eb Gjonaj e ka p\u00ebrkthyer nga latinishtja dhe ajo let\u00ebr, deri m\u00eb sot gati krejt e pap\u00ebrmendur (ose, n\u00eb most jet\u00ebr) e pacituar, qoft\u00eb edhe p\u00ebr arsye t\u00eb censur\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, fillon me k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb zgjojn\u00eb kureshtje t\u00eb k\u00ebndshme:<br \/>\n\u201cKy \u00ebsht\u00eb biri i nj\u00eb toke (thot\u00eb letra e Pap\u00ebs, duke folur p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun) q\u00eb ka pasur fatin t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb nga apostullati i Sh\u00ebn Palit e ndoshta e pajisur nga nj\u00eb far\u00eb ungjill\u00ebzimi nga ky vet\u00eb, nd\u00ebrsa kjo figuron si Kish\u00eb hierarkike n\u00eb shekullin IV\u201d.<\/p>\n<p>Ajo Let\u00ebr \u00ebsht\u00eb plot vler\u00ebsime e pohime, jo vet\u00ebm dashamir\u00ebse e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga Papa Pali p\u00ebr shqiptar\u00ebt e p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun,po edhe me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme dhe aktuale p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb dhe vlerat etno-kulturore t\u00eb nj\u00eb plejade figurash t\u00eb klerit katoloik shqiptar.<\/p>\n<p>Gazetari yn\u00eb, Gjonaj, sh\u00ebnon se disa pjes\u00eb t\u00eb Letr\u00ebs s\u00eb Papa Palit kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrkthyer nga latinishtja prej Dr.Athanas Gegajt dhe botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d m\u00eb 7 shkurt 1968, shoq\u00ebruar me k\u00ebto fjal\u00eb vler\u00ebsuese: \u201cVatra\u201d dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt i mbeten mir\u00ebnjoh\u00ebs Shejt\u00ebris s\u00eb tij, Pap\u00eb s Palit VI p\u00ebr shprehje fisnike q\u00eb shkroi n\u00eb at\u00eb Dokumnet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00eb\u00eb Sk\u00ebnderbeun, p\u00ebr popullin shqiptar dhe p\u00ebr bijt\u00eb e tij kudo n\u00eb bot\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb cilin krenohemi dhe i mbetemi mir\u00ebnjoh\u00ebs Selis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb,-thot\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shkrimti Athanas Gegaj\u201d. (f.37).<\/p>\n<p>Krejt kreu i dyt\u00eb i k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb plot me shkrime q\u00eb t\u00eb mahnisin me aft\u00ebsin\u00eb q\u00ebmtuese t\u00eb Gjek\u00eb Gjonajt p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb disa prej pikave t\u00eb paharrueshme t\u00eb shkrimtaris\u00eb e t\u00eb vlerave gjuh\u00ebsore t\u00eb mjediseve shqiptare n\u00eb Malin e Zi. K\u00ebshtu, aty na t\u00ebrheqin shkrimet\u201cArnold fon Harfi, gjermani i cili dokumentoi se shqipja n\u00eb Ulqin ishte gjuh\u00eb amtare para gjasht\u00eb shekujsh\u201d (f.43), \u201c37-vjetori i Bes\u00eblidhjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb\u201d (f. 49-52), \u201cNderohet kujtimi i Dom Simon Filipit\u201d(f.53-57), \u201cRasim Llolla, misionar i toleranc\u00ebs nd\u00ebrfetare\u201d (f.57-63), Gjek\u00eb Rudaj, bamir\u00ebsi i madh i Ulqinit\u201d (f.64-72); \u201cMark e Kol\u00eb Dedvukaj, shembull biblik i q\u00ebndres\u00ebs njer\u00ebzore (f.73-78), Pretash Ulaj, trim i edukuar n\u00eb votr\u00ebn shqiptare\u201d (f.79-84).<\/p>\n<p>Kreu i tret\u00eb me titull \u201cCop\u00ebza historike nga vendlindja\u201d (f.87-191) \u00e7elet me shkrimin hyr\u00ebs \u201cNga e kaluara e Trieshit\u201d, ku autori derdh jo vet\u00ebm dashurin\u00eb p\u00ebr vendlindjen e tij, Trieshin, po edhe sjell nj\u00eb varg shkrimesh shum\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse e plot vlera historike e komb\u00ebtare me t\u00eb cilat ai krenohet (po edhe na fton t\u00eb krenohemi edhe ne si shqiptar\u00eb) p\u00ebr b\u00ebmat e bijve t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb ka nxjerr\u00eb Trieshi n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb shkujve. P\u00ebrmendim, p.sh. \u201cNikoll\u00eb Ivanaj-personalitet i shquar i shtetit dhe i pavar\u00ebsus\u00eb shqiptare\u201d (f.142-150); \u201cKontributi i Nikoll\u00eb Ivanajt n\u00eb shtypin shqiptar\u201d (151-159); Mirash Ivanaj-harresa e dhimbshme mbi eruditin e madh\u201d (f.160-172), si dhe nj\u00eb varg shkrimesh dhe intervistash me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pohuar vlerat atdhetare,si dhe ditunore e arsimore e kulturore t\u00eb Trieshit e trieshjan\u00ebve, pauses i zellsh\u00ebm e meritor i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb, pa dyshim, edhe vet\u00eb miku e gazetari yn\u00eb i njohur,Gjek\u00eb Gjonaj.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit, zotin Gjek\u00eb Gjonaj e kemi propozuar t\u00eb jet\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Botues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cNacional\u201d, propozim q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00eblqyer e pranuar pa ngurim nga Kryeredaktori, z.Muj\u00eb Bu\u00e7papaj. Me k\u00ebt\u00eb rast, si mik e dashamir\u00eb i autorit, p\u00ebr ata q\u00eb mund t\u00eb mos e njohin (ose q\u00eb nuk i din\u00eb t\u00eb gjitha) ndihmesat, artikujt dhe librat e botuar nga z.Gjek\u00eb Gjonaj, po sh\u00ebnojm\u00eb shkurt sa vijon:<br \/>\nGazetar, publicist dhe studiues. Ka lindur m\u00eb 20 mars 1958 n\u00eb Triesh (Mal\u00ebsi e Madhe), Komuna e Podgoric\u00ebs, Mal i Zi). Librat e tij jan\u00eb p\u00eblqyer, p\u00ebrhapur e vler\u00ebsuar nga studiues dhe personalitet t\u00eb mir\u00ebnjohura t\u00eb letrave shqipe n\u00eb Mal t\u00eb zi, n\u00eb Shqip\u00ebri,N\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb diaspor\u00ebn shqipare, sidomos n\u00eb Amerik\u00eb, ku ai ka edhe aq shum\u00eb farefis e miq q\u00eb e duan dhe e ndjekin veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb l\u00ebvdueshme publicistike e studimore. P\u00ebrmendim, nd\u00ebr t\u00eb tjera, vler\u00ebsimet e recensionet e p\u00ebrg\u00ebzimet p\u00ebr veprat e tij nga nga Prof.dr.Sim\u00eb Dobreci, prof.dr.Bahri Brisku , prof.dr.Hamit Bori\u00e7i, prof.dr.Hysni Hoxha, prof.dr.Romeo Gurakuqi, prof.dr.Alfred \u00c7apaliku e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nKam shkruar edhe un\u00eb, disa her\u00eb, p\u00ebr librat e ndihmesat e Gjek\u00eb Gjonajt, sidomos kam vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb librit monografik \u201cPrek\u00eb Cali-Piramid\u00eb e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d (2005) dhe p\u00ebr librin \u201cShqip\u00ebt e maleve\u201d ( 2010). N\u00eb pritje q\u00eb, n\u00eb pa\u00e7im sh\u00ebndet e koh\u00eb, n\u00eb dit\u00eb q\u00eb pasojn\u00eb t\u00eb ulem e t\u00eb shkruaj edhe p\u00ebr dy librat e tij m\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb sapo m\u2019i ka d\u00ebrguar, po lejohm t\u00eb p\u00ebrdor si mbyllje nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb shprehur edhe m\u00eb par\u00eb: Gjek\u00eb Gjonaj \u00ebsht\u00eb ende i ri n\u00eb mosh\u00eb, porse shkrimet, emisionet radiofonike, artikujt n\u00eb organe t\u00eb shumta t\u00eb shtypit shqiptar, pastaj librat e tij t\u00eb k\u00ebtyre dhjet\u00eb a pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb njohur,por edhe nj\u00eb pen\u00eb t\u00eb autoritetshme e me pesh\u00eb n\u00eb gazetarin\u00eb dhe n\u00eb bot\u00ebn e letrave shqipe.<\/p>\n<p>Prej shkrimeve dhe librave t\u00eb Gjek\u00eb Gjonajt lexuesit e sot\u00ebm, do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra nga b\u00ebmat e vlerat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs dhe m gjer\u00eb p\u00ebr vendet shqiptare n\u00eb Malin e Zi dhe, pa dyshim, do t\u2019u lind\u00eb edhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i vizituar Mal\u00ebsin\u00eb, Kraj\u00ebn, Ulqinin etj. duke gjetur atje, edhe sot e gjith\u00eb dit\u00ebn, bujarin\u00eb tradicionale shqiptare, mikpritjen e pakundshoqe, fjal\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl shqipe, k\u00ebng\u00ebt epike, natyrisht edhe d\u00ebshir\u00ebn ende t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi p\u00ebr t\u00eb mbetur edhe m\u00eb t\u00ebj shqiptar\u00eb. Shqiptar\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb, n\u00eb zakone e n\u00eb tradita, sepse kjo nuk i pengon aspak p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb jen\u00eb edhe shtetas t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ku jetojn\u00eb prej shekujsh.<\/p>\n<p><em> Tiran\u00eb, 18 tetor 2015<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Rreth librave studimor\u00eb dhe ndihmesave t\u00eb Gjek\u00eb Gjonajt n\u00eb fush\u00ebn e publicistik\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi Shkruan Gjovalin Shkurtaj Gjek\u00eb Gjonaj \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i mir\u00ebnjohur n\u00eb gazetarin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, intervistat, artikujt dhe reportazhet e t\u00eb cilit p\u00ebr trojet shqiptare n\u00eb Ulqin e rrethina, n\u00eb mal\u00ebsin\u00eb e Trieshti, Hotit, Grud\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6129,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-6128","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6128"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6128\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6132,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6128\/revisions\/6132"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6129"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}