{"id":6100,"date":"2015-10-16T11:30:06","date_gmt":"2015-10-16T09:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6100"},"modified":"2015-10-16T11:30:06","modified_gmt":"2015-10-16T09:30:06","slug":"deshperim-dhe-vetem-desheprim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6100","title":{"rendered":"D\u00cbSHP\u00cbRIM DHE VET\u00cbM D\u00cbSH\u00cbPRIM!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-2391 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg\" alt=\"frank-shkreli-noli\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebrgim, por dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo, gj\u00ebndja e mjerueshme e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb historis\u00eb fatkeqe, sidomos t\u00eb gjys\u00ebm shekullit t\u00eb kaluar n\u00ebn komunizmin nd\u00ebrkomb\u00ebtar &#8212; p\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb larg n\u00eb histori &#8212; na i kishte zhdukur shpresat se fati i pam\u00ebshirsh\u00ebm i kombit shqiptar do t\u00eb shihte dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb t\u00eb g\u00ebzueshme. Gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, mij\u00ebra shqiptar\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn duke u flijuar nep\u00ebr kampe e burgje t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb, ose duke u arratisur nga parajsa komuniste, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Dukej sikur\u00eb mjerimi p\u00ebr shqiptar\u00ebt e ngrat\u00eb nuk do t\u00eb kishte fund. Me t\u00eb drejt\u00eb, ata ndiheshin t\u00eb nep\u00ebrk\u00ebmbur dhe t\u00eb keqp\u00ebrdorur nga &#8220;udh\u00ebheqsit&#8221; e vet\u00eb, por edhe t\u00eb harruar nga bota e jasht\u00ebme. Kishte humbur shpresa p\u00ebr ndonj\u00eb ndryshim p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrsa mjerimet dhe viktimizimi kishin arritur kulmin, kudo q\u00eb jetonte shqiptari n\u00eb trojet e veta n\u00eb Ballkan. Ishte koha kur nj\u00eb pakic\u00eb, q\u00eb \u201cvet fliste e vet vuloste\u201d, sundonte n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb ideologjie t\u00eb huaj dhe e mbronte at\u00eb ideologji duke p\u00ebrdhunuar, gjat\u00eb atij sundimi, historin\u00eb e kombit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ndryshimet q\u00eb pasuan sh\u00ebmbjen e Murit t\u00eb Berlinit an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs ish-komuniste, m\u00eb n\u00eb fund, pat\u00ebn efektin e vet edhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Kan\u00eb kaluar 25 vjet\u00eb nga sh\u00ebmbja e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb Kosova u \u00e7lirua nga fashizmi serb dhe m\u00eb n\u00eb fund siguroi pavar\u00ebsin\u00eb, fal\u00eb luft\u00ebs dhe sakrificave t\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00ebve q\u00eb flijuan veten p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb, me nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb papar\u00eb t\u00eb aleat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, n\u00eb krye me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<br \/>\nDukej sikur\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, mjerimi, vuajtjet, vrasjet, shkelja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe viktimizimi i shqiptar\u00ebve po merrnin fund dhe se fati dhe historia, ndon\u00ebse e vonuar, do ti trajtonte shqiptar\u00ebt m\u00eb mir\u00eb se kurdoher\u00eb tjet\u00ebr gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre. Thuhej se, m\u00eb n\u00eb fund, edhe Per\u00ebndia e k\u00ebtheu f\u00ebtyren e Tij ndaj nesh. Shpresohej se &#8212; me p\u00ebrmbysjen e ideologjive t\u00eb huaja sllavo-komuniste &#8211;kjo ishte periudha e art\u00eb e shqiptar\u00ebve &#8212; kur pa nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb, gjaku ilir m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb qarkullonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb trupin arb\u00ebnuer si nj\u00eb ushqim dhe si oksigjen i jet\u00ebs, duke sh\u00ebnuar fillimin e dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb bardha p\u00ebr mbar\u00eb kombin shqiptar.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, po ti hidhet nj\u00eb sy gj\u00ebndjes s\u00eb sot\u00ebme politike dhe ekonomike, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 por edhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, \u00e7do v\u00ebrejt\u00ebs i pa-ansh\u00ebm do t\u00eb vinte n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebto shpresa jan\u00eb venitur dhe se mjerimi dhe d\u00ebshp\u00ebrimet, ndon\u00ebse t\u00eb nj\u00eb ngjyre tjet\u00ebr dhe i shkaktuar nga nj\u00eb brez i ri, vazhdon p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe se kjo klas\u00eb politike shqiptare, e ka katandisur kombin shqiptar n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pa q\u00ebllim, humbje shpresash dhe lodhjesh fizike dhe shpirt\u00ebrore. Mjafton t\u00eb ndjek\u00ebsh punimet e dy kuvendeve, t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb popullit n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar d\u00ebshp\u00ebrimin q\u00eb ndjejn\u00eb sot shqiptar\u00ebt dhe q\u00eb po i detyron ata t\u00eb largohen nga trojet e tyre. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb debatojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmirsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb paraqesin alternativa t\u00eb ndryshme zhvillimi e investimi, punimet e dy kuvendeve shqiptare mbizot\u00ebrohen me sharje e sulme ndaj nj\u00ebri tjetrit &#8212; me sjelljet e tyre, p\u00ebrfaqsuesit e popullit shqiptar &#8212; me shpifjet dhe akuzat ndaj nj\u00ebri tjetrit &#8212; duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm se po dhunojn\u00eb kultin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptarit, nderin, burr\u00ebnin\u00eb dhe vlerat st\u00ebrgjyshore, q\u00eb historikisht kan\u00eb nderuar kombin shqiptar. N\u00ebqoftse k\u00ebto vlera kan\u00eb ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ta!? Fatkeqsisht, si\u00e7 m\u00eb tha koh\u00ebt e fundit nj\u00eb mik imi i posa k\u00ebthyer nga trojet tona, duke iu referuar zhvillimeve politike t\u00eb fundit nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, njerzis\u00eb n\u00eb ato an\u00eb, shtoi ai, nuk i ndihet as era.<\/p>\n<p>Pas 25 vitesh \u00e7\u2019prej sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit dhe \u00e7\u2019prej \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb u prit\u00eb me euforin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga shqiptar\u00ebt mbrenda dhe jasht\u00eb atdheut &#8212; dhe kur mendohej se mjerimi dhe d\u00ebshp\u00ebrimi po merrnin fund &#8212; shqiptar\u00ebt sot ndihen t\u00eb lig\u00ebshtuar materialisht dhe t\u00eb lodhur shpirt\u00ebrisht, duke zgjedhur rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, si t\u00eb vetmen alternativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb dalur nga kjo situat\u00eb. T\u00eb shtyr\u00eb nga d\u00ebshp\u00ebrimi dhe nga mungesa e p\u00ebrspektiv\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendin e tyre, shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb vendin e dyt\u00eb &#8212; pas sirian\u00ebve ku mbret\u00ebron nj\u00eb luft\u00eb e ashp\u00ebr civile q\u00eb ka detyruar largimin e qindra mij\u00ebrave nga vendi i tyre &#8212; nd\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb strehim n\u00eb vendet e Europ\u00ebs P\u00ebrendimore.<\/p>\n<p>D\u00ebshp\u00ebrim n\u00ebn komuniz\u00ebm, d\u00ebshp\u00ebrim n\u00ebn sundimin sllav, e d\u00ebshp\u00ebrim edhe sot n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn demokraci. Kur do marr\u00eb frym\u00eb lirisht shqiptari? Kjo kritik\u00eb, ndon\u00ebse pak e ashp\u00ebr, ka q\u00ebllim nd\u00ebrtues. Shkruesi i k\u00ebtyre rreshtave, normalisht optimist nga natyra, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka filluar t\u00eb l\u00ebkundet n\u00eb optimizmin e tij ndaj munges\u00ebs s\u00eb zhvillimeve t\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrie m\u00eb njer\u00ebzore nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, sidomos n\u00eb radh\u00ebt e partive politike shqiptare dhe t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve. Thon\u00eb se shpresa vdes e fundit. Shpresa ime \u00ebsht\u00eb se demokracia, megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb e deritanishme, do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb edhe nd\u00ebr shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb demokraci e cila do t\u00eb bashkrendoj\u00eb mendimet dhe q\u00ebllimet e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr krijimin e nj\u00eb jetese t\u00eb p\u00ebrditshme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave afatgjata t\u00eb kombit shqiptar. Por, kjo nuk mund t\u00eb arrihet pa nj\u00eb respekt p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin dhe ndaj mendimeve dhe t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb kund\u00ebrshtarit politik. Duhet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kaluar koha kur shqiptari e konsideronte shqiptarin armik, i cili n\u00eb minimum duhej asgj\u00ebsuar politikisht, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe eliminim fizik. Pak atdhedashuri, ju lutem, p\u00ebr nder t\u00eb Atdheut, por edhe p\u00ebr nder ndaj nj\u00ebri tjetrit, pasi Atdheu pa shqiptar nuk duhet gj\u00eb. T\u2019i tregohet bot\u00ebs se shqiptar\u00ebt e duan Atdheun e tyre dhe nj\u00ebri tjetrin, ashtuq\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke dashur Atdheun dhe nj\u00ebri tjetrin, t\u2019i qesin nam e nder kombit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Ndoshta, at\u00eb q\u00eb nuk arrijt\u00ebn dot partit\u00eb politike dhe klasa politike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 t\u00eb post-komunizmit, e realizoi koh\u00ebt e fundit skuadra komb\u00ebtare e futbollit me kualifikimin e saj, me arritjen historike t\u00eb Europianit, si nj\u00ebra prej skuadrave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Euro 2016. Ata u dhan\u00eb arsye shqiptar\u00ebve kudo, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb rishtas krenar\u00eb para bot\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet se megjith d\u00ebshp\u00ebrimet dhe antagonizmat politike t\u00eb momentit, un\u00eb jam optimist se vlerat e nj\u00ebmendta t\u00eb shqiptarit, heret ose von\u00eb, do t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve por edhe n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr t\u2019i par\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i dalluar ata nga kombet e tjera. M\u00eb n\u00eb fund, jam i besimit se shpresa do t\u00eb mund\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli P\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebrgim, por dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo, gj\u00ebndja e mjerueshme e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb historis\u00eb fatkeqe, sidomos t\u00eb gjys\u00ebm shekullit t\u00eb kaluar n\u00ebn komunizmin nd\u00ebrkomb\u00ebtar &#8212; p\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb larg n\u00eb histori &#8212; na i kishte zhdukur shpresat se fati i pam\u00ebshirsh\u00ebm i kombit shqiptar do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-6100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6100"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6100\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6101,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6100\/revisions\/6101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}