{"id":6050,"date":"2015-10-12T20:32:01","date_gmt":"2015-10-12T18:32:01","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6050"},"modified":"2015-10-12T20:32:01","modified_gmt":"2015-10-12T18:32:01","slug":"roli-i-diaspores-ne-politiken-e-jashteme-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=6050","title":{"rendered":"ROLI I DIASPOR\u00cbS N\u00cb POLITIK\u00cbN E JASHT\u00cbME AMERIKANE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>T\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) n\u00eb Washington u mbajt konferenca nj\u00eb-ditore mbi rolin e diaspor\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e jasht\u00ebme dhe n\u00eb diplomaci, tubim q\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe fillimin e aktiviteteve kushtuar Jav\u00ebs s\u00eb Diaspor\u00ebs Bot\u00ebrore dhe ndikimit t\u00eb diapsor\u00ebs n\u00eb zhvillimet bot\u00ebrore. N\u00eb konferenc\u00ebn e jav\u00ebs s\u00eb kaluar mor\u00ebn pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb si dhe udh\u00ebheq\u00ebs nga sektor\u00ebt publik\u00eb e privat\u00eb, si dhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb shoq\u00ebrive civile, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar mendimet e udh\u00ebheqsve t\u00eb diaspor\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar kapacitetet organizuese t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe p\u00ebr t\u00eb krahasuar p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre midis organizatave t\u00eb ndryshme. Java e Diaspor\u00ebs Bot\u00ebrore, me nj\u00eb num\u00ebr aktivitesh n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs, u kushtohet komuniteteve t\u00eb diaspor\u00ebs si dhe kontributit t\u00eb tyre ndaj zhvillimit global.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr fol\u00ebsit kryesor\u00eb q\u00eb iu drejtuan pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb konferenc\u00ebs mbi diaspor\u00ebn, ishte edhe kryediplomati amerikan, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, i cili tha se ishte tep\u00ebr krenar\u00eb p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrpjekje dhe p\u00ebr rolin q\u00eb luan diaspora n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, duke ven\u00eb n\u00eb dukje partneritetin publik dhe privat, n\u00eb rritje e sip\u00ebr, n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme amerikane. Zoti Kerry tha se, si ish p\u00ebrfaqsues i shtetit Masa\u00e7usets p\u00ebr dekada, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrmuese irlandeze, vler\u00ebsoi lart\u00eb kontributin q\u00eb irlandezo-amerikan\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy vendet tona. Ai vler\u00ebsoi ish-Senatorin Ted Kennedy p\u00ebr kontributet e tija n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe si nj\u00ebrin prej p\u00ebrkrah\u00ebsve m\u00eb t\u00eb vendosur, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb liri dhe n\u00eb shpres\u00eb, tha John Kerry.<\/p>\n<p>Duke kritikuar t\u00ebrthorazi ata q\u00eb mund t\u00eb thon\u00eb se e ardhmja e Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb disi n\u00eb rrezik, sepse sipas tyre, Amerika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e aq shum\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme etnike dhe fetare dhe se nj\u00eb shoq\u00ebri me aq grupe t\u00eb ndryshme kulturore dhe etnike nuk mund t\u00eb jet\u00eb aq prodhuese dhe efikase, pretendojn\u00eb ata, sa do t\u00eb ishte nj\u00eb shoq\u00ebri ku shumica e njer\u00ebzve i p\u00ebrkasin nj\u00eb feje t\u00eb vetme ose nj\u00eb race t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Ata jan\u00eb gabim, shtoi Kerry! &#8220;Amerika funksionon m\u00eb s\u00eb miri &#8212; jo kur grupe t\u00eb ndryshme veprojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr interesa t\u00eb veta \u2013 por at\u00ebher\u00eb kur individ\u00ebt e lir\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7&#8217;mosin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar vetveten dhe jet\u00ebn e tyre, nd\u00ebrsa gjat\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku e b\u00ebjn\u00eb Amerik\u00ebn, at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb.&#8221; Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi se, &#8220;Grupet e ndryshme etnike, kulturore dhe fetare, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb diversitetin e njohur t\u00eb k\u00ebtij vendi, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb forc\u00eb dhe jo dob\u00ebsi p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.&#8221; P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shtoi kryediplomati amerikan, n\u00eb bot\u00ebn e sot\u00ebme t\u00eb nd\u00ebrlidhur n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, diversiteti \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb doemosdoshm\u00ebri strategjike. &#8220;Periudha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb\u201d, n\u00ebnvijoi ai, &#8220;nevojit\u00eb institucione elastike dhe nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jasht\u00ebme q\u00eb reagon shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj politike t\u00eb jasht\u00ebme \u00ebsht\u00eb edhe angazhimi i komuniteteve t\u00eb diaspor\u00ebs dhe roli i tyre n\u00eb p\u00ebrpilimin e k\u00ebsaj politike\u201d, theksoi ai.<br \/>\nJohn Kerry u shpreh gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb num\u00ebrin m\u00eb t\u00eb madh se \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb grupeve etnike n\u00eb diaspor\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se mbi 60-milion\u00eb amerikan\u00eb i p\u00ebrkasin brezit t\u00eb par\u00eb ose brezit t\u00eb dyt\u00eb imigrant\u00ebsh. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ai i tha konferenc\u00ebs n\u00eb Washington se, \u201cKomunitetet e diaspor\u00ebs jan\u00eb shpesh\u00ebher\u00eb nd\u00ebr aktor\u00ebt e par\u00eb q\u00eb u p\u00ebrgjigjen ngjarjeve me r\u00ebnd\u00ebsi, qoft\u00eb n\u00eb rast fatkeqsish\u00eb natyrore ose sulmesh terroriste, krizash financiare dhe politike, ose madje edhe n\u00eb rast mund\u00ebsish\u00eb t\u00eb reja biznesi.\u201d Ai u dha kredin\u00eb grupeve t\u00eb diaspor\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb parat q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr krizat politike n\u00eb ish-vendet e tyre dhe n\u00ebnvijoi rolin e tyre duke th\u00ebn\u00eb se \u201cShekulli 21 k\u00ebrkon nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jasht\u00ebme m\u00eb p\u00ebrfshirse dhe komunitetet e diaspor\u00ebs jan\u00eb t\u00eb parat q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi dhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb diaspor\u00ebs jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb njoftojn\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb amerikane\u201d, mbi krizat n\u00eb ish-vendet e tyre. Grupe t\u00eb diaspor\u00ebs, vazhdoi ai, jan\u00eb shpesh t\u00eb parat q\u00eb debatojn\u00eb mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb interesojn\u00eb ato dhe t\u00eb parat q\u00eb paraqesin opcione t\u00eb ndryshme p\u00ebr zgjidhjen e tyre. P\u00ebrve\u00e7 kontakteve me zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb, kan\u00eb gjithashtu lidhje t\u00eb ngushta dhe direkte me vendet e origjin\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb kryediplomati amerikan. N\u00eb lidhje me rolin e diaspor\u00ebs n\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ai theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e parneriteteve n\u00eb bot\u00ebn e sot\u00ebme, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cAsnj\u00eb vend, madje as Shtetet e Bashkuara nuk mund t\u00eb veprojn\u00eb vet\u00ebm. K\u00ebshtuq\u00eb, ne varemi n\u00eb bashkpunimin me aleat\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komunitetet tona t\u00eb diaspor\u00ebs mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb funksionimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre partneriteteve me aleat\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.\u201d Si p\u00ebrfundim, tha John Kerry, \u201cUdh\u00ebheqsit e k\u00ebtyre komuniteteve jan\u00eb nd\u00ebr ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kulturor\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kemi.\u201d Ai vuri n\u00eb dukje nj\u00eb num\u00ebr sfidash t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme me t\u00eb cilat p\u00ebrballen Shtetet e Bashkuara n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet e tyre me vendet e tjera dhe tha se, \u201cNj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb abslutisht e qart\u00eb: Komunitetet e ndryshme t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb po ndihmojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrballimin e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre sfidave.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje, Sekretari Amerikan i Shtetit i tha konferenc\u00ebs mbi rolin e diaspor\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb diplomacin\u00eb e k\u00ebtij vendi, se \u201cImigrant\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrtuar Amerik\u00ebn. Dhe imigrant\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb japin kontributin e tyre duke e b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb historia jon\u00eb, tha ai. E drejta, pra, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ndryshe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs, rac\u00ebs dhe gjuh\u00ebs \u2013 k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb bashkojn\u00eb popullin amerikan dhe q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb. Kryediplomati amerikan p\u00ebrfundoi fjalimin e tij duke th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00cbsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ndryshe, ajo q\u00eb p\u00ebrcakton se \u00e7far\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb Amerika dhe kjo konferenc\u00eb, ky celebrim i rolit q\u00eb luajn\u00eb komunitetet tona t\u00eb diaspor\u00ebs si edhe diversiteti etnik dhe kulturor i k\u00ebtij vendi\u201d, theksoi ai, \u201cjan\u00eb nj\u00eb pasqyrim shum\u00eb i bukur dhe dometh\u00ebn\u00ebs i k\u00ebsaj s\u00eb v\u00ebrtete.\u201d<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kryediplomati amerikan nuk p\u00ebrmendi komunitete t\u00eb ndryshme me em\u00ebr, dihet mir\u00eb se historikisht, komuniteti shqiptaro-amerikan ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e denj\u00eb e k\u00ebsaj diaspore amerikane. Dihet mir\u00eb roli q\u00eb ky komunitet ka luajtur n\u00eb p\u00ebrpilimin e politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, sidomos t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane karshi Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, por edhe ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb rol i shqiptzaro-amerikan\u00ebve q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pasqyron m\u00eb s\u00eb miri ato q\u00eb p\u00ebrmendi Jon Kerry n\u00eb fjalimin e tij. Duke filluar nga fillimi i shekullit t\u00eb kaluar, kur komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb krye me Vatr\u00ebn dhe udh\u00ebheqsit e saj, Fan Noli e Faik Konica shp\u00ebtuan Shqip\u00ebrin\u00eb duke bindur Presidentin e at\u00ebhersh\u00ebm amerikan Woodrow Wilson p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, cili sipas Nolit, pat deklaruar se \u201cNj\u00eb z\u00eb do t\u00eb kem\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs dhe at\u00eb z\u00eb do e p\u00ebrdor n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d E deri tek koh\u00ebt moderne, n\u00eb mbarim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kur Kosova u p\u00ebrball me gjenocidin serb p\u00ebr zhdukjen e shqiptar\u00ebve nga trojet e veta shekullore. Prap, ishte komuniteti shqiptaro-amerikan ai i cili loboi dhe m\u00eb n\u00eb fund siguroi p\u00ebrkrahjen e zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb shtetit amerikan p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb ushtarakisht n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebthimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00e7vendosur n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, por edhe n\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavarur dhe demokratike. Komuniteti shqiptaro-amerikan, n\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto raste dhe t\u00eb tjera, ishte pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebrse e p\u00ebrpilimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme, t\u00eb diplomacis\u00eb dhe politik\u00ebs ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara kur e k\u00ebrkonte interesi i shp\u00ebtimit t\u00eb kombit shqiptar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, angazhimi i k\u00ebtij komuniteti mund t\u00eb jet\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i kontributit t\u00eb nj\u00eb diaspore n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn foli Sekretari Amerikan i Shtetit. Ky rol i komunitetit shqiptaro-amerikan, fatbardh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb njohur dhe njihet nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb nuk besoj se mund t\u00eb thuhet p\u00ebr Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn zyrtare. P\u00ebrkundrazi, gjat\u00eb 25 viteve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb ven\u00eb re nj\u00eb hesitim nga ana e dy shteteve shqiptare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar, nga jo vet\u00ebm diaspora shqiptaro-amerikane, por edhe nga diasporat shiptare n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, &#8212; sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnjeve me diaspor\u00ebn si ur\u00eb me vende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr fatin e shqiptar\u00ebve, si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb vend t\u00eb angazhimit t\u00eb k\u00ebsaj diaspore n\u00eb favor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve m\u00eb t\u00eb mira me vendet ku jeton, shpesh\u00ebher\u00eb jan\u00eb ven\u00eb re p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta p\u00ebrdorur diaspor\u00ebn shqiptare p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ngushta individuale dhe partiake nga udh\u00ebheq\u00ebs e parti t\u00eb vendlindjes, aq sa fatkeqsisht tani vihen re p\u00ebr\u00e7arje edhe n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, p\u00ebr\u00e7arje q\u00eb shpesh pasqyrojn\u00eb &#8212; p\u00ebr fat t\u00eb keq &#8212; ndasit\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7arjet politike dhe mosmarveshjet partiake n\u00eb atdhe, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar koh\u00ebt e fundit mbajtjen e nj\u00eb konference p\u00ebr diaspor\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, fillim vitin e ardh\u00ebsh\u00ebm. Nism\u00eb e mir\u00eb kjo, por mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse kjo konferenc\u00eb, n\u00ebqoftse mbahet, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb mjet fatkeq p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb edhe m\u00ebtej diaspor\u00ebn, a por do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gjithp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr bashkimin e komuniteteve t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, pa dallime, sidomos pa dallime politike midis brezave t\u00eb ndrysh\u00ebm. Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj konference duhej t\u00eb ishte angazhimi i diaspor\u00ebs n\u00eb forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve me vendet mike t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr mir\u00ebvajtjen afatgjat\u00eb t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar. Mesazhi i Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit John Kerry t\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi, ishte se diaspora \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e madhe p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe si e till\u00eb t\u00eb mos injorohen komunitetet e diaspor\u00ebs, sepse si\u00e7 tha edhe ai, p\u00ebrfaqsuesit e k\u00ebtyre komuniteteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, \u201cJan\u00eb nd\u00ebr ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kemi.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) n\u00eb Washington u mbajt konferenca nj\u00eb-ditore mbi rolin e diaspor\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e jasht\u00ebme dhe n\u00eb diplomaci, tubim q\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe fillimin e aktiviteteve kushtuar Jav\u00ebs s\u00eb Diaspor\u00ebs Bot\u00ebrore dhe ndikimit t\u00eb diapsor\u00ebs n\u00eb zhvillimet bot\u00ebrore. N\u00eb konferenc\u00ebn e jav\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6050","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6050"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6050\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6051,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6050\/revisions\/6051"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}