{"id":5990,"date":"2015-10-09T14:35:11","date_gmt":"2015-10-09T12:35:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5990"},"modified":"2015-10-09T14:35:11","modified_gmt":"2015-10-09T12:35:11","slug":"zhgenjen-shqiperia-e-futbollit-rama-fitoi-qytetaria-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5990","title":{"rendered":"Zhg\u00ebnjen Shqip\u00ebria e futbollit &#8211; Rama: Fitoi qytetaria shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ergys-kace-shqiperi-france.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-3971 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ergys-kace-shqiperi-france-300x192.jpg\" alt=\"ergys-kace-shqiperi-france\" width=\"300\" height=\"192\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ergys-kace-shqiperi-france-300x192.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ergys-kace-shqiperi-france.jpg 547w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Shkruan Edi Rama<\/p>\n<p>Dje, Shqip\u00ebria, qytetaria shqiptare, fitoi testin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb mikpritjes tradicionale t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb shqiptarit dhe po nj\u00ebsoj, t\u00eb dinjitetit t\u00eb nj\u00eb populli europian.<br \/>\nGazetat e bot\u00ebs, nga Italia fqinje e deri n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku futbolli \u00ebsht\u00eb larg s\u00eb qeni nj\u00eb sport i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, shkruanin p\u00ebr ndeshjen e dit\u00ebs, Shqip\u00ebri \u2013 Serbi. Natyrisht, askush p\u00ebrve\u00e7 nesh, shqiptar\u00ebve, nuk ishte i interesuar se \u00e7\u2019rezultat do t\u00eb kishte ndeshja. Media t\u00eb huaja gjithandej flisnin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndeshje, sepse asnj\u00eb nuk e dinte me siguri \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte nj\u00eb vit pas shfaqjes s\u00eb turpshme q\u00eb ndodhi n\u00eb Beograd dhe n\u00eb nj\u00eb moment kur zhvillohej ndeshja e kthimit p\u00ebr derbin e Ballkanit.<\/p>\n<p>Po aq natyrisht, sot, kur t\u00eb gjith\u00eb ne, shqiptar\u00ebt, jemi gdhir\u00eb t\u00eb palumtur pas nj\u00eb humbjeje krejt t\u00eb befasishme n\u00eb fush\u00ebn n\u00eb loj\u00ebs, pak ose aspak e kemi mendjen tek fakti se jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb loj\u00ebs i kemi befasuar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, me nivelin e lart\u00eb t\u00eb dinjitetit qytetar dhe sportiv. P\u00ebrfshir\u00eb edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pa as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim, n\u00ebse n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs nuk ia dol\u00ebm dot ta mbajm\u00eb n\u00eb minutat shtes\u00eb, pik\u00ebn e art\u00eb q\u00eb na hapte thuajse n\u00eb tre\u00e7erekun e saj, port\u00ebn e madhe t\u00eb finalist\u00ebve t\u00eb Franc\u00ebs, mbajtja lart e nivelit t\u00eb kultur\u00ebs sportive n\u00eb kushtet e nj\u00eb tensioni t\u00eb madh, jo vet\u00ebm sportiv, i ka dh\u00ebn\u00eb tre pik\u00eb t\u00eb arta Shqip\u00ebris\u00eb si vend dhe shqiptar\u00ebve si popull.<\/p>\n<p>E ky nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb ngush\u00ebllim p\u00ebr humbjen n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs, mjafton t\u00eb parafytyrosh se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ishim duke ndjer\u00eb dhe duke folur sot, n\u00ebse ultrasit kuqezinj do t\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb batakun e turpsh\u00ebm t\u00eb huligan\u00ebve serb\u00eb n\u00eb Beograd. Kuqezinjt\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe Shoqata e Tifoz\u00ebve Kuqezi n\u00eb ve\u00e7anti u treguan fantastik\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetjen entuziaste t\u00eb skuadr\u00ebs p\u00ebr 90 minuta, po edhe n\u00eb dh\u00ebnien e prov\u00ebs s\u00eb pakontestueshme t\u00eb dallimit t\u00eb qart\u00eb mes klim\u00ebs mbyt\u00ebse t\u00eb stadiumit t\u00eb Beogradit dhe atmosfer\u00ebs festive t\u00eb Elbasan Aren\u00ebs. P\u00ebr 94 minuta nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar asnj\u00eb kor racist. Nuk \u00ebsht\u00eb sulmuar verbalisht asnj\u00eb lojtar serb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb skenat e sh\u00ebmtuara t\u00eb sendeve t\u00eb forta q\u00eb fluturonin mbi kokat e futbollist\u00ebve tan\u00eb, gjat\u00eb ndeshjes s\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, nuk jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur as n\u00eb form\u00ebn m\u00eb minimale, po madje \u00ebsht\u00eb duartrokitur me sportivitet shembullor kapiteni i skuadr\u00ebs serbe, gjat\u00eb daljes nga fusha p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimit n\u00eb loj\u00eb.<br \/>\nE p\u00ebrs\u00ebris, n\u00ebse do t\u00eb kishim dal\u00eb nga Elbasan Arena me pik\u00ebn e art\u00eb n\u00eb dor\u00eb, do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd q\u00eb ta shihte me kaq kthjellt\u00ebsi, se \u00e7far\u00eb kontributi t\u00eb madh ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, fisnik\u00ebria e djeshme e kuqezinjve n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtja e tyre brenda korniz\u00ebs s\u00eb fest\u00ebs sportive, qoft\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb ato t\u00eb Elbasanit, qoft\u00eb para, qoft\u00eb pas ndeshjes.<\/p>\n<p>Prandaj, dua t\u2019u p\u00ebrulem me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb gjith\u00eb atyre, mij\u00ebra e dhjet\u00ebra mij\u00ebra, mbase qindra mij\u00ebra sportdash\u00ebsve q\u00eb e mund\u00ebsuan kalimin me kaq sukses t\u00eb k\u00ebtij testi kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb mikprit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, mir\u00ebnjohja i shkon Shoqat\u00ebs s\u00eb Tifoz\u00ebve Kuqezi, ultrasve t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Komb\u00ebtares, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb rreshtuar n\u00eb tribun\u00ebn an\u00ebsore t\u00eb Elbasan Aren\u00ebs, b\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb 94 minutave, nj\u00eb spektak\u00ebl t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr stadiumet europiane t\u00eb derbi-ve m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb. Pastaj, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn dirigjimin e tifoz\u00ebve t\u00eb tribun\u00ebs an\u00ebsore, krijuan rreth e rrotull fush\u00ebs, nj\u00eb mur njer\u00ebzor thirrjesh inkurajuese e dallg\u00ebsh brohorit\u00ebse t\u00eb vazhdueshme. Padyshim, edhe arbitrit italian, Rizzoli-t t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb finales s\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin nj\u00eb gazet\u00eb sportive italiane shkruante dje: \u201cRizzoli po shkon n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ndeshjen me Serbin\u00eb. Do ta kujtojm\u00eb si nj\u00eb njeri t\u00eb drejt\u00eb\u201d. Merreni me mend vet\u00eb, se me \u00e7far\u00eb ankthi ka qen\u00eb e mbarsur imagjinata e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndeshje, a thua se Rizzoli po vinte n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb lufte nga ku s\u2019do t\u00eb kthehej m\u00eb i gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje padyshim, edhe t\u00eb gjith\u00eb efektiv\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt me profesionalizmin e tyre p\u00ebrballuan me sukses t\u00eb plot\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb aspak t\u00eb leht\u00eb emocionale, t\u00eb krijuar n\u00eb vigjiljen e derbit t\u00eb Ballkanit. Ku jan\u00eb ende jo t\u00eb pakt\u00eb, ata q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb sportin nga politika; futbollin nga historia; loj\u00ebn nga lufta. Aq m\u00eb keq p\u00ebr ta dhe m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo prej tyre q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, sidomos pas bilbilit t\u00eb fundit, e harroi gjith\u00e7ka q\u00eb kjo Komb\u00ebtare e papar\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, si edhe trajneri m\u00eb i suksessh\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri k\u00ebtu p\u00ebr futbollin shqiptar dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Por fatmir\u00ebsisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kjo pakic\u00eb, q\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb ndaj Komb\u00ebtares e kusht\u00ebzon me sa pik\u00eb marrim e jo me sa shpirt derdhim n\u00eb fush\u00eb, po nj\u00ebsoj sikund\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb ndaj atdheut e kusht\u00ebzon me sa shum\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u2019i urrejm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, e humbi dje plot\u00ebsisht rastin, p\u00ebr ta njollosur Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nuk i mbeti asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 lumenjve t\u00eb vrerit n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria doli me nder e me faqe t\u00eb bardh\u00eb nga testi i v\u00ebshtir\u00eb i maturis\u00eb qytetare. Nd\u00ebrsa kuqezinjt\u00eb n\u00eb fush\u00eb dhan\u00eb gjith\u00e7ka mund\u00ebn, n\u00ebn barr\u00ebn e tmerrshme psikologjike t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie q\u00eb kush nuk ka luajtur ndonj\u00ebher\u00eb me fanell\u00ebn e ekipit komb\u00ebtar, as q\u00eb mund ta imagjinoj\u00eb e jo m\u00eb ta kuptoj\u00eb.<br \/>\nJa pse dua ta mbyll me nj\u00eb shprehje t\u00eb fort\u00eb mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr lojtar\u00ebt dhe trajnerin e Komb\u00ebtares Kuqezi. Sepse, n\u00ebse jemi akoma n\u00eb loj\u00eb p\u00ebr kualifikimin direkt n\u00eb Finalet e Europianit n\u00eb Franc\u00eb, \u00ebsht\u00eb merita e tyre dhe e askujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u2019kemi qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte. S\u2019e kemi menduar kurr\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb vinte dita q\u00eb ne t\u00eb jetonim me ethet e kualifikimit p\u00ebr n\u00eb finalet e nj\u00eb Europiani. Jo pas dy humbjeve, me Portugalin\u00eb e me Serbin\u00eb, dy skuadra t\u00eb mbushura me yje, t\u00eb cilat n\u00eb let\u00ebr e n\u00eb vlera monetare lojtar\u00ebsh as nuk krahasohen me skuadr\u00ebn ton\u00eb, po edhe pas dyzet humbjeve t\u00eb tjera, ky ekip dhe ky trajner q\u00eb kemi sot, meritojn\u00eb nj\u00eb monument n\u00eb zemr\u00ebn e \u00e7do tifozi kuqezi dhe n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb kolektive sportive, p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Dihet bot\u00ebrisht se futbolli nuk t\u00ebrheq vet\u00ebm t\u00eb men\u00e7urit e t\u00eb arsyeshmit, po i t\u00ebrheq q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Ashtu si\u00e7 dihet globalisht, se armiqt\u00eb e pandar\u00eb t\u00eb futbollit jan\u00eb budallenjt\u00eb q\u00eb e shohin fush\u00ebn e blert\u00eb, si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfryr\u00eb urrejtjen raciste, etnike, fetare dhe lloj-lloj mllefesh e pasigurish provinciale. T\u00eb cilat, jo rrall\u00eb, i kthejn\u00eb n\u00eb arena dhune edhe ndeshjet e kategoris\u00eb s\u00eb fundit k\u00ebtu n\u00eb vendin ton\u00eb. Pa llogaritur faktin, se si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb legjendari Loro Bori\u00e7i, shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull trajner\u00ebsh; \u00e7ka na b\u00ebn shum\u00eb qesharak\u00eb, kur me gjoja argumente, ata q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb dragonj p\u00ebr fitoren n\u00eb Beograd i kthejm\u00eb n\u00eb pula p\u00ebr humbjen n\u00eb Elbasan; po edhe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebshiruesh\u00ebm, kur pasi i kemi ngritur n\u00eb shtat\u00eb qiej si heronj, i zhysim shtat\u00eb pash\u00eb n\u00ebn dh\u00e8 si t\u00eb shitur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komb\u00ebtarja \u00ebsht\u00eb ende aty, n\u00eb vij\u00ebn e kufirit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Franc\u00eb. Prandaj le t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i g\u00ebzohemi loj\u00ebs. Le t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesim fort lojtar\u00ebt dhe trajnerin. Le t\u00eb vazhdojm\u00eb ta jetojm\u00eb bukur, k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kaq t\u00ebrheq\u00ebse, t\u00eb cil\u00ebn e kemi dhurat\u00eb vet\u00ebm prej kuqezinjve q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fush\u00eb dhe atij q\u00eb i udh\u00ebheq nga stoli. Askujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe le t\u00eb jemi krenar\u00eb p\u00ebr shembullin e shk\u00eblqyer t\u00eb qytetaris\u00eb europiane, q\u00eb kuqezinjt\u00eb n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit dhe Shqip\u00ebria kuqezi dha dje duke b\u00ebr\u00eb diferenc\u00ebn. P\u00ebr vete, p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb mbr\u00ebm\u00eb i kishte syt\u00eb tek ne, me frik\u00ebn se do t\u00eb b\u00ebhej hataja dhe mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr gjenerat\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb nes\u00ebr do ta b\u00ebjm\u00eb krenare p\u00ebrmes pun\u00ebve t\u00eb mira t\u00eb s\u00eb sotmes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb puna kaq e mir\u00eb dhe kaq e mbar\u00eb e Komb\u00ebtares Kuqezi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Edi Rama Dje, Shqip\u00ebria, qytetaria shqiptare, fitoi testin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb mikpritjes tradicionale t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb shqiptarit dhe po nj\u00ebsoj, t\u00eb dinjitetit t\u00eb nj\u00eb populli europian. Gazetat e bot\u00ebs, nga Italia fqinje e deri n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku futbolli \u00ebsht\u00eb larg s\u00eb qeni nj\u00eb sport i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, shkruanin p\u00ebr ndeshjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3971,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":["post-5990","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-sporti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5990"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5990\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5991,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5990\/revisions\/5991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}