{"id":5986,"date":"2015-10-09T14:24:39","date_gmt":"2015-10-09T12:24:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5986"},"modified":"2015-10-09T14:25:14","modified_gmt":"2015-10-09T12:25:14","slug":"marredhenjet-amerikano-gjermane-dhe-muri-i-berlinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5986","title":{"rendered":"MARR\u00cbDH\u00cbNJET AMERIKANO-GJERMANE DHE MURI I BERLINIT"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/gauck-kerry-marredheniet-shqiptaro-amerikane.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-5987 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/gauck-kerry-marredheniet-shqiptaro-amerikane.png\" alt=\"gauck-kerry-marredheniet-shqiptaro-amerikane\" width=\"240\" height=\"159\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb gushtit, Departmenti Amerikan i Shtetit kishte njoftuar se me mb\u00ebshtetjen e Q\u00ebndr\u00ebs Atlantic Council t\u00eb Studimeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nep\u00ebrmjet nj\u00eb marrveshjeje me firm\u00ebn gjermane Verbundnetz Gas Aktiengesellschaft, nj\u00eb pjes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e Murit t\u00eb Berlinit do t\u00eb\u00a0 vendosej\u00a0 n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn e Diplomacis\u00eb s\u00eb re t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb Kryeq\u00ebndr\u00ebn e Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn u zhvillua nj\u00eb ceremoni n\u00eb DASH, n\u00eb pranin\u00eb e Presidentit t\u00eb Gjermanis\u00eb, Z. Joachim Gauck, Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit John Kerry dhe t\u00eb nj\u00eb num\u00ebri zyrtar\u00ebsh dhe diplomat\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb gjerman\u00eb dhe amerikan\u00eb, p\u00ebr inuagurimin zyrtar t\u00eb nj\u00eb segmenti unik t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn e Diplomacis\u00eb\u00a0 Amerikane n\u00eb Washington.\u00a0 Zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb dhe gjerman\u00eb e kan\u00eb cil\u00ebsuar Murin e\u00a0 Berlinit, jo vet\u00ebm si nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve midis dy vendeve, por kan\u00eb vler\u00ebsuar nj\u00ebkohsisht edhe rolin q\u00eb ky mur ka luajtur historikisht dhe q\u00eb luan edhe tani n\u00eb forcimin e pazev\u00ebndsuesh\u00ebm t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb lidhjeve transatlantike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Europ\u00ebs, tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndetse gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb inaugurimit , Sekretari Amerikan i Shtetit, Kerry tha se, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Departmentit q\u00eb ai kryeson dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popllit ameirkan, &#8220;E pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb simbol unik t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kujtojm\u00eb me respektin m\u00eb t\u00eb madh partneritetin e paz\u00ebvendsuesh\u00ebm midis dy vendeve tona t\u00eb m\u00ebdha&#8221;. Kryediploamti amerikan u shpreh se, &#8220;Tani jemi m\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se \u00e7&#8217; ishim n\u00eb vitin 1961, se nd\u00ebrtimi i Murit t\u00eb Berlinit\u00a0 ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb vep\u00ebr armiq\u00ebsore, por edhe nj\u00eb pranim i nj\u00eb humbjeje ose d\u00ebshtimi t\u00eb turpsh\u00ebm.&#8221;\u00a0 Ai shtoi, se historia na m\u00ebson se duke filluar nga Roma e vjet\u00ebr dhe nga Kina mesjetare, qytet\u00ebrime t\u00eb ndryshme kan\u00eb nd\u00ebrtuar mure dhe pengesa t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mbajtur larg armiq\u00ebt, por asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kishte ndodhur q\u00eb nj\u00eb qeveri ta shihte t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb mur p\u00ebr t\u00eb rrethuar shtetasit e vet q\u00eb t\u00eb mos largoheshin nga vendi.\u00a0 John Kerry u tha t\u00eb pranish\u00ebmve se shum\u00eb veta humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr tu arratisur nga parasja komuniste\u00a0 dhe se shum\u00eb familje gjermano-lindore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe familjen e Presidentit t\u00eb tanish\u00ebm t\u00eb Gjermanis\u00eb s\u00eb bashkuar, Joachim Gauck nuk jetonin n\u00eb liri.\u00a0 Kryediplomati amerikan u kujtoi t\u00eb pranish\u00ebmve se n\u00eb fakt, babai i presidentit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm (Joachim Gauck) ka qen\u00eb i burgosur n\u00eb nj\u00eb gulag sovjetik. &#8220;Kjo p\u00ebrvoj\u00eb&#8221;, shtoi Zoti Kerry, &#8220;ndihmoi q\u00eb djali i tij\u00a0 t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb kampion i v\u00ebrtet\u00eb i demokracis\u00eb, nj\u00eb aktivist i guximsh\u00ebm dhe nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb cilit policia sekrete e Gjermanis\u00eb Lindore i referohej si &#8216;nj\u00eb antikomunist i pa-korrigjuesh\u00ebm&#8217;. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky ishte lavd\u00ebrimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebhej presidentit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Gjermanis\u00eb s\u00eb bashkuar, Z. Gauck, theksoi John Kerry.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, John Kerry fal\u00ebnderoi Presidentin e Gjermanis\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, duke shtuar se pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb inaugurimin e nj\u00eb pjese t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit tregon se nd\u00ebrtimi i atij muri n\u00eb vitin 1961 nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb loj\u00eb gjeopolitike, por ishte, theksoi ai, &#8220;nj\u00eb tragjedi e tmershme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb veta q\u00eb donin lirin\u00eb dhe paq\u00ebn u detyruan t\u00eb jetonin n\u00eb heshtje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb miliona liridash\u00ebs u persekutuan dhe u burgos\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.\u00a0\u00a0\u00a0 Kurr\u00eb nuk do t\u00eb dihet se sa njer\u00ebz t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb guximsh\u00ebm humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer Murin e Berlinit&#8221;, n\u00ebnvijoi\u00a0 kryediplomati amerikan. Duke paraqitur Presidentin e\u00a0 &#8220;Aleat\u00ebs ton\u00eb t\u00eb madhe&#8221;, Gjermanis\u00eb, John Kerry tha se pas pothuaj nj\u00eb \u00e7erek shekulli \u00e7&#8217;prej ribashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb ne jemi tep\u00ebr krenar\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnjet e zhvilluara gjat\u00eb dekadave midis dy vendeve tona, duke e cil\u00ebsuar Gjermanin\u00eb si nj\u00eb aleate, partnere dhe mike t\u00eb besuesh\u00ebme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Presidenti gjerman Joachim Gauck iu drejtuar t\u00eb pranish\u00ebmve se ishte i nderuar q\u00eb em\u00ebri i tij ishte n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb unike t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit s\u00eb bashku me em\u00ebra t\u00eb shum\u00ebt t\u00eb personaliteteve t\u00eb larta politike t\u00eb koh\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se ndon\u00ebse kur u shemb Muri i Berlinit ai nuk kishte ndonj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por ishte vet\u00ebm &#8220;nj\u00ebri prej aktivist\u00ebve i cili ndihmoi njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb luftonin p\u00ebr lirin\u00eb e tyre.&#8221;\u00a0 N\u00eb fjal\u00ebn e tij, udh\u00ebheqsi gjerman\u00a0 tha se gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite, &#8220;zem\u00ebra ime \u00ebsht\u00eb plot fal\u00ebnderime dhe mir\u00ebnjohje ndaj popullit amerikan, i cili p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb aq t\u00eb gjat\u00eb ka mb\u00ebshtetur dhe ka luftuar p\u00ebr bashkimin e Gjermanis\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Presidenti gjerman iu referua edhe l\u00ebvizjeve p\u00ebr demokraci an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs Lindore gjat\u00eb sundimit komunist, duke th\u00ebn\u00eb se ata q\u00eb donin t\u00eb mbanin n\u00ebn thundr\u00ebn e tyre popullsi t\u00eb t\u00ebra, m\u00eb n\u00eb fund nuk dol\u00ebn fitues, pasi ata u mund\u00ebn nga demonstratat dhe masat paq\u00ebsore\u00a0 t\u00eb popujve q\u00eb donin mbi t\u00eb gjitha paq\u00eb dhe liri.\u00a0 Ai theksoi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb vendet e Europ\u00ebs Lindore q\u00eb tani jan\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar vlerat e vendeve t\u00eb lira si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. &#8220;Aty ku mbret\u00ebron liria&#8221;, tha presidenti gjerman, &#8220;muret do t\u00eb sh\u00ebmben.&#8221;\u00a0\u00a0 Ai shprehi d\u00ebshir\u00ebn e tij se njerzit, q\u00eb do vizitojn\u00eb pjes\u00ebn unike t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit, &#8220;Do t\u00eb kujtojn\u00eb kufizimet e atyre sukseseve q\u00eb mund t\u00eb realizojm\u00eb, t\u00eb d\u00ebshtimeve q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebsojm\u00eb dhe t&#8217;i pranojm\u00eb, por edhe t\u00eb fitoreve t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt luftojn\u00eb p\u00ebr liri dhe t\u00eb mos harrojn\u00eb p\u00ebrfitimet q\u00eb ka sjellur liria.&#8221;\u00a0\u00a0 N\u00eb fund t\u00eb fundit, shtoi udh\u00ebheqsi gjerman, &#8220;Njer\u00ebzit nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur n\u00ebqoftse nuk\u00a0 zbatojm\u00eb\u00a0 vlerat dhe n\u00ebqoftse nuk jetojm\u00eb bazuar n\u00eb vlerat q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne i konsiderojm\u00eb universale &#8212; si\u00e7 jan\u00eb respekti p\u00ebr ligjin dhe p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor.&#8221;\u00a0 Presidenti Gauck tha n\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij\u00a0 n\u00eb Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, se shpreson q\u00eb\u00a0 kur diplomat\u00ebt e ri t\u00eb shikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb segment t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, k\u00ebtij relikti t\u00eb Luft\u00ebs \u00ebs Ftoht\u00eb, &#8220;T\u00eb besojn\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb realizohet kur njer\u00ebzit marrin guximin dhe kurajon p\u00ebr t\u00eb\u00a0 konsideruar veten qytetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb q\u00eb un\u00eb shprehi mir\u00ebnjohjen time ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe popullit amerikan&#8221;, p\u00ebrfundoi presidenti gjerman, Joachim Gauck fjal\u00ebn e tij n\u00eb ceremonin\u00eb e inaugurimit t\u00eb nj\u00eb segmenti unik t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Muri i Berlinit ishte\u00a0 p\u00ebr pothuaj 30-vjet\u00eb simboli m\u00eb i duksh\u00ebm i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe nj\u00eb i betej\u00ebs mes totalitarizmit t\u00eb komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe demokracis\u00eb, gjat\u00eb 50-vjet\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb.\u00a0 Sh\u00ebmbja e Murit t\u00eb Berlinit, si\u00e7 tha edhe presidenti gjerman t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Washington, ishte nj\u00eb nd\u00ebr ato ngjarje kur njer\u00ebzit e lodhur nga shtypjet dhe diktatura mor\u00ebn guximin dhe vendos\u00ebn q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb realizonin d\u00ebshir\u00ebn e tyre p\u00ebr liri dhe demokraci, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb gjermano-lindor\u00ebt nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Guximi i gjermano-lindor\u00ebve u b\u00eb sh\u00ebmbull p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Barack Obama i cili n\u00eb deklarat\u00ebn e tij me rastin e 20-vjetorit t\u00eb sh\u00ebmbjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit ka theksuar se, &#8220;Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj historie, fati i k\u00ebtij qyteti u reduktua n\u00eb pyetjen e thjesht\u00eb: A do t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb lir\u00eb apo n\u00eb pranga?\u00a0 N\u00ebn qeverit\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin t\u00eb drejtat tona universale, apo n\u00ebn regjime q\u00eb i shtypin ato? N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e hapura q\u00eb respektojn\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e individit dhe vullnetin ton\u00eb t\u00eb lir\u00eb, apo n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e mbyllura q\u00eb e mbysin shpirtin?&#8221;<\/p>\n<p>Muri i Berlinit, ose &#8220;Muri i Turpit&#8221;, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar edhe ish-Kancelari gjerman Willy Brandt ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb simbol i shtypjes s\u00eb komunizmit, i ndarjes s\u00eb Berlinit, t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe Europ\u00ebs &#8212; nj\u00eb simbol q\u00eb &#8220;mbyste shpirtin&#8221; e njeriut, pjes\u00eb e t\u00eb cilit tani \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn e re t\u00eb Diplomacis\u00eb Amerikane n\u00eb kryeq\u00ebndr\u00ebn e Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Washington, si nj\u00eb simbol i kujtes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar i shtypjeve\u00a0 t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave universale t\u00eb njeriut nga regjimet komuniste t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb fillim t\u00eb gushtit, Departmenti Amerikan i Shtetit kishte njoftuar se me mb\u00ebshtetjen e Q\u00ebndr\u00ebs Atlantic Council t\u00eb Studimeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nep\u00ebrmjet nj\u00eb marrveshjeje me firm\u00ebn gjermane Verbundnetz Gas Aktiengesellschaft, nj\u00eb pjes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e Murit t\u00eb Berlinit do t\u00eb\u00a0 vendosej\u00a0 n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn e Diplomacis\u00eb s\u00eb re t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5987,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-5986","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5986"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5986\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5989,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5986\/revisions\/5989"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5987"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}