{"id":5950,"date":"2015-10-06T10:00:22","date_gmt":"2015-10-06T08:00:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5950"},"modified":"2015-10-06T10:00:37","modified_gmt":"2015-10-06T08:00:37","slug":"shpirti-human-i-nje-frati-gjerman-ne-shqiperi-dhe-deshtimi-i-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5950","title":{"rendered":"SHPIRTI HUMAN I NJ\u00cb FRATI GJERMAN N\u00cb SHQIP\u00cbRI DHE D\u00cbSHTIMI I SHTETIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/frati-gjerman-At-Andrea.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-5951 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/frati-gjerman-At-Andrea-300x167.jpg\" alt=\"frati-gjerman-At-Andrea\" width=\"300\" height=\"167\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/frati-gjerman-At-Andrea-300x167.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/frati-gjerman-At-Andrea.jpg 500w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Media t\u00eb ndryshme vizive dhe e shkruara n\u00eb Shqip\u00ebri raportuan gjat\u00eb fund jav\u00ebs q\u00eb kaloi nj\u00eb lajm, q\u00eb p\u00ebr nga natyra dhe besueshm\u00ebria, ishte v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb mos t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e lexuesit. Ishte nj\u00eb lajm disi i jashtzakonsh\u00ebm, sepse njoftohej p\u00ebr nj\u00eb prift gjerman, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb frat t\u00eb urdh\u00ebrit t\u00eb Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut, i cili i sh\u00ebrben grigj\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb rrethin e Puk\u00ebs duke u kujdesur p\u00ebr nevojat shpirt\u00ebrore t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb atyre an\u00ebve t\u00eb varf\u00ebra e t\u00eb izoluara t\u00eb veriut, nj\u00eb zone kjo e shtypur p\u00ebr pothuaj 50-vjet\u00eb nga regjimi komunist dhe nj\u00eb krahin\u00eb e l\u00ebn\u00eb pas dore dhe e harruar nga qeverit\u00eb e nj\u00ebpasnj\u00ebshme post komuniste t\u00eb 25 viteve t\u00eb kaluara.<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Fratin gjerman Andreas Walterman i cili si\u00e7 duket, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr popullit q\u00eb i sh\u00ebrben, ka m\u00ebsuar dhe e flet shqipen rrjedh\u00ebsh\u00ebm. Nuk besoj se frati gjerman kur erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb kishte pasur n\u00eb plan nd\u00ebrtim rrug\u00ebsh dhe urash. Por i d\u00ebshp\u00ebruar nga varf\u00ebria e skajshme dhe nga mos kok\u00eb\u00e7arja e shtetit p\u00ebr nevojat baz\u00eb dhe p\u00ebr sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb vet, sipas lajmeve, At Andreas b\u00ebri at\u00eb q\u00eb nuk e kishte b\u00ebr\u00eb shteti: nd\u00ebrton rrug\u00ebn dhe ngre ur\u00ebn n\u00eb fshtatin Kavlina t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Puk\u00ebs.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e zon\u00ebs shpreh\u00ebn zem\u00ebrimin e tyre mbi gj\u00ebndjen e p\u00ebrgjithshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gj\u00ebnden duke u shprehur p\u00ebr News 24 dhe duke u ankuar se &#8220;jetojn\u00eb si n\u00eb mesjet\u00eb&#8221;, t\u00eb izoluar dhe t\u00eb harruar. Si\u00e7 duket, ura e vjet\u00ebr e fshatit mbi lumin Fan ishte aq e rrezikshme p\u00ebr fshatar\u00ebt, sa q\u00eb detyroi At Andrean t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka n\u00eb lidhje me at\u00eb situat\u00eb. At Andreas veproi, sipas News 24, pasi k\u00ebrkesat dhe lutjet e vendasve ndaj organeve t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ure t\u00eb re kishin r\u00ebn\u00eb vazhdimisht n\u00eb vesh\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebt. Megjith\u00ebse t\u00eb mosp\u00ebrfillur dhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga shteti, News 24 raportoi se &#8212; fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb at Andreas &#8212; ata tani kan\u00eb ur\u00ebn e re dhe nuk do t\u00eb detyrohen m\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb lumin mbi ur\u00ebn e vjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt apo t\u00eb vdekurit mbi shpin\u00eb. News 24 raporton se tashti banor\u00ebt e zones nuk do t\u00eb detyrohen t\u00eb rrezikojn\u00eb m\u00eb jet\u00ebn, pasi &#8220;fal\u00eb kontributeve t\u00eb At Andreas Walterman fshati ka tashti rrug\u00ebn automobilistike dhe ur\u00ebn e re.&#8221; Media shqiptare ka p\u00ebrmendur edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kontributet dhe ndihmat e k\u00ebtij frati gjerman p\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb izoluara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb veriut t\u00eb cilat n\u00eb at\u00eb an\u00eb, jan\u00eb t\u00eb njohura tanim\u00eb. &#8220;Ura e Kavlin\u00ebs \u00ebsht\u00eb gati&#8221;, u shpreh shqip dit\u00ebn e inaugurimit t\u00eb saj, frati gjerman. &#8220;Gjithashtu rruga n\u00eb fshat \u00ebsht\u00eb e hapur. Qoft\u00eb rruga, qoft\u00eb ura t\u00eb jen\u00eb si nj\u00eb damar i jet\u00ebs p\u00ebr ju dhe p\u00ebr zhvilimin e fshatit Kavlin\u00ebs dhe p\u00ebr dobin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve&#8221;, u tha t\u00eb pranish\u00ebmve t\u00eb zones, At Andrea. Fshatar\u00ebt nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbanin k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe entuziazmin e tyre duke falenderuar At Andrean p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe p\u00ebr ta, nd\u00ebrsa u shpreh\u00ebn se &#8220;m\u00eb n\u00eb fund edhe p\u00ebr ne tashti po sh\u00ebndrit\u00eb dielli&#8221;. Ky n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs dhe i ur\u00ebs duhej t\u00eb ishte nj\u00eb projekt i shtetit dhe jo i nj\u00eb frati nga Gjermania!<\/p>\n<p>News 24 raportoi se fal\u00eb p\u00ebrkujdesjes dhe kontributit t\u00eb At Andreas, fshati Kavlinas nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i braktisur si\u00e7 ishte deri tashti, megjith\u00eb realitetin e hidhur historik t\u00eb k\u00ebsaj zone t\u00eb shtypur dhe nep\u00ebrk\u00ebmbur. Banor\u00ebt e k\u00ebtij fshati nuk do tu u tremb\u00ebn m\u00eb ujrave t\u00eb rr\u00ebmbyesh\u00ebm t\u00eb lumit Fan. Kjo, jo, fal\u00eb p\u00ebrkujdesjes dhe investimeve t\u00eb shtetit, por si\u00e7 raporton edhe korrespondenti i News 24, Armir Mehaj, fal\u00eb &#8220;kontributit dhe shpirtit human t\u00eb atij (At Andreas) q\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit e k\u00ebtyre an\u00ebve i do m\u00eb shum\u00eb se ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt fatkeq\u00ebt e Veriut votojn\u00eb prej 20 vitesh.&#8221;<\/p>\n<figure id=\"attachment_5951\" aria-describedby=\"caption-attachment-5951\" style=\"width: 500px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/frati-gjerman-At-Andrea.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-5951 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/frati-gjerman-At-Andrea.jpg\" alt=\"frati-gjerman-At-Andrea\" width=\"500\" height=\"279\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/frati-gjerman-At-Andrea.jpg 500w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/frati-gjerman-At-Andrea-300x167.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-5951\" class=\"wp-caption-text\">Frati gjerman, At Andrea pret shiritin me rastin e inaugurimit t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb re n\u00eb Kavlinas, Puk\u00eb<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u201cFatkeq\u00ebt e Veriut votojn\u00eb prej 20-vtesh, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb politike q\u00eb nuk shikon as nuk e intereson gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 karriga, mbajta e karrig\u00ebs me \u00e7do kusht. Politika, si industri kryesore n\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi, q\u00eb Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, para nja dy viteve n\u00eb Munich t\u00eb Gjermanis\u00eb, i ka cil\u00ebsuar si oligark\u00eb, interesat e t\u00eb cil\u00ebve i kan\u00eb z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb saj ekonomik dhe demokratik dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb helmuar dhe kan\u00eb korruptuar klas\u00ebn politike dhe nj\u00ebkohsisht edhe median p\u00ebr interes t\u00eb tyre ekonomik dhe politik. Fatkeqsisht, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb At Zef Pllumi, &#8220;Shqiptari ende se ka kuptue se politika asht\u00eb sh\u00ebrbim dhe jo fitim&#8221;.<\/p>\n<p>Dishepujt e urdh\u00ebrit t\u00eb Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut, ose si\u00e7 u referohen n\u00eb Mal\u00ebsi si &#8220;Fretnit e maleve tona&#8221; &#8212; shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj &#8212; ata kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb ato an\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prej shekujsh &#8212; p\u00ebrkujdesjeje shpirt\u00ebrore, materiale dhe kulturore ndaj zonave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Veriut, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrat n\u00eb Shqip\u00ebri. Akti human i fratit gjerman q\u00eb flet shqip, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyrim i mir\u00eb i veprimtaris\u00eb fetare dhe i tradit\u00ebs atdhetare i fran\u00e7eskan\u00ebve shqiptar\u00eb &#8212; por edhe t\u00eb huaj si\u00e7 \u00ebsht\u00eb At Andreas &#8212; n\u00eb ato vise t\u00eb harruara. P\u00ebr t\u00eb mira dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqia, fran\u00e7eskan\u00ebt nuk u ndan\u00eb kurr\u00eb nga ai popull, madje as n\u00eb periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb shqiptare. Ata vuajt\u00ebn me ta, festuan me ta, vajtuan me ta, madje edhe luftuan krah p\u00ebr krah n\u00eb mbrojtje t\u00eb trojeve t\u00eb veta me mal\u00ebsor\u00ebt e varf\u00ebr por krenar\u00eb &#8212; q\u00eb duket se jan\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore, pa marr\u00eb parasysh\u00eb regjimet dhe autoritetet q\u00ebndrore dhe vendore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe periudh\u00ebn post komuniste t\u00eb 25 viteve fundit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs dhe i ur\u00ebs n\u00eb Kavlin\u00eb t\u00eb Puk\u00ebs \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb akt human,p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb realizuar me kontributin e nj\u00eb prifti gjerman t\u00eb urdh\u00ebrit fran\u00e7eskan, t\u00eb cilin fati e ka sjellur n\u00eb ato krahina t\u00eb varf\u00ebra. Por ama nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nd\u00ebrtimi i ur\u00ebs n\u00eb Kavlin\u00eb t\u00eb Puk\u00ebs me ndihm\u00ebn e nj\u00eb frati gjerman, duhet t\u00eb shikohet edhe si nj\u00eb d\u00ebshtim i shtetit, i autoriteteve politike t\u00eb vendit, i p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb atyre krahinave &#8212; detyra parimore e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb kujdesi, siguria dhe mir\u00ebqenja e shtetasve q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. As mos t\u00eb flasim p\u00ebr vlerat baz\u00eb universale dhe t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr popullin e k\u00ebtyre krahinave t\u00eb harruara &#8212; p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor, p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb &#8212; t\u00eb cilat t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqe duhet t\u00eb sjellin nj\u00ebfar\u00eb barazie n\u00eb zbatimin e ligjit. T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta para ligjit! Por fhstar\u00ebt e Kavlin\u00ebs s\u00eb Puk\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me pak: me nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb re q\u00eb as \u00ebnd\u00ebrr nuk e kishin par\u00eb, si\u00e7 u shpreh nj\u00ebri prej tyre, pasi tashti nuk do t\u00eb detyrohen t\u00eb mbartin n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe t\u00eb vdekurit mbi ur\u00ebn e vjet\u00ebr q\u00eb rrezikonte jet\u00ebn e tyre. M\u00eb n\u00eb fund edhe p\u00ebr ta \u201cpo sh\u00ebndrit dielli\u201d, fal\u00eb kontributit dhe pun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb dishepulli t\u00eb Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut!<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Media t\u00eb ndryshme vizive dhe e shkruara n\u00eb Shqip\u00ebri raportuan gjat\u00eb fund jav\u00ebs q\u00eb kaloi nj\u00eb lajm, q\u00eb p\u00ebr nga natyra dhe besueshm\u00ebria, ishte v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb mos t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e lexuesit. Ishte nj\u00eb lajm disi i jashtzakonsh\u00ebm, sepse njoftohej p\u00ebr nj\u00eb prift gjerman, n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5951,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-5950","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5950"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5950\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5952,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5950\/revisions\/5952"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5951"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}