{"id":5866,"date":"2015-09-29T11:28:40","date_gmt":"2015-09-29T09:28:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5866"},"modified":"2015-09-29T11:28:40","modified_gmt":"2015-09-29T09:28:40","slug":"shkreli-ded-gjon-luli-ne-sherbim-te-bashkimit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5866","title":{"rendered":"Shkreli: DED GJON LULI N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb BASHKIMIT KOMB\u00cbTAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>(N\u00cb KUJTIM T\u00cb 100-VJETORIT T\u00cb VRASJES)<br \/>\nNga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Historia e kombit shqiptar gjat\u00eb shekujsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vazhdimisht me pengesa t\u00eb llojllojshme t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur bashkimin shpirt\u00ebror dhe komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve. Ishin k\u00ebto pengesa t\u00eb vjet\u00ebra e t\u00eb reja, sipas orekseve t\u00eb rastit t\u00eb armiq\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve, por t\u00eb cilat ishin ndoshta m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se pengesat me t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrballuar kombe t\u00eb ndryshme t\u00eb Ballkanit dhe t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt\u00eb bashkimit komb\u00ebtar. Megjith\u00ebse k\u00ebto pengesa, p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishin tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre, d\u00ebshira dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebja e tyre p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar nuk u shua kurr\u00eb. Por pa marr\u00eb parasysh\u00eb pengesat historike p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve, historia e shqiptar\u00ebve ka plot raste bashkimesh krahinore dhe fisnore shpirt\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve, madje jan\u00eb sh\u00ebnuar edhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr organizime panshqiptare, q\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb famshmet, ishin Lidhja Shqiptare e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Lezh\u00eb dhe Lidhja e Prizrenit &#8212; p\u00ebrpjekje k\u00ebto t\u00eb udh\u00ebhequra nga figura m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit shqiptar, dhe t\u00eb cil\u00ebt me veprat e tyre patriotike u dalluan p\u00ebr veprimtarin\u00eb dhe luft\u00ebn e tyre drejt\u00eb bashkimit shpirt\u00ebror dhe komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre figurave \u00ebsht\u00eb edhe Ded Gjon Luli nga Mal\u00ebsia e Madhe. Me 24 shtator 2015 u mbush\u00ebn 100-vjet\u00eb nga vrasja tradh\u00ebtisht e tij, kur mbaroi nj\u00ebri prej kreshnik\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Bik Ndoja - Dede Gjon Luli - Vuka Vizion 2003\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/ZwWOPluuBaU?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>Deda ishte prijsi i kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsor\u00ebve kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, kryengritje e cila \u00e7oi n\u00eb ngritjen e flamurit komb\u00ebtar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb trojet shqiptare, \u00e7&#8217;prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit &#8212; Sk\u00ebnderbeut. Sipas historian\u00ebve, kryengritja e Mal\u00ebsor\u00ebve kund\u00ebr otoman\u00ebve dallohej nga kryengritjet e tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; mbi t\u00eb gjitha &#8212; p\u00ebr nga karakteri mbar\u00ebkomb\u00ebtar i saj, gj\u00eb q\u00eb si e till\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00ebrhoqi edhe interesimin dhe mb\u00ebshtetjen e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit. Pasi angazhimi dhe lufta serioze e Mal\u00ebsor\u00ebve me n\u00eb krye Ded Gjon Lulin t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e tyre, ata shkojn\u00eb p\u00ebr tu takuar me Mal\u00ebsor\u00ebt e Ded Gjo Lulit dhe si p\u00ebrfundim p\u00ebrpilojn\u00eb Memorandumin i cili p\u00ebrmb\u00ebnte k\u00ebrkesat mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb Shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me administrat\u00eb, gjuh\u00eb dhe buxhet t\u00eb vetin.<br \/>\nMemorandumi n\u00eb fjal\u00eb ishte, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb pasqyrim i k\u00ebrkesave t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr vetadministrim n\u00eb mbar\u00eb trojet e veta. K\u00ebrkesa kryesore e Ded Gjo Lulit, si\u00e7 sugjeron edhe k\u00ebnga popullore, ishte se Shqip\u00ebria donte vedin me sundue.<\/p>\n<p><em>Ded Gjo Luli, shkrue ka let\u00ebr,<\/em><br \/>\n<em> t&#8217;parit Shkodres o ia ka \u00e7ue,<\/em><br \/>\n<em> Se Shqipnia nuk don tjet\u00ebr,<\/em><br \/>\n<em> ve\u00e7 don vedin m&#8217;e sundue&#8230;<\/em><\/p>\n<p>Si rrjedhim, k\u00ebrkesat e Mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb shfaqura n\u00eb Memorandum, i b\u00ebn\u00eb kryengrit\u00ebsit e maleve t\u2019i paraqiteshin bot\u00ebs s\u00eb at\u00ebh\u00ebrshme si p\u00ebrfaqsues t\u00eb aspiratave t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar. Lufta p\u00ebr liri e Mal\u00ebsor\u00ebve, ishte simbol i v\u00ebllaz\u00ebrimit t\u00eb kombit shqiptar dhe tregoi se Shqiptar\u00ebt kishin nj\u00eb atdhe q\u00eb d\u00ebshironte liri dhe drit\u00eb dhe bashkim komb\u00ebtar. Prijsi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe mal\u00ebsor\u00ebt e tij nuk kishin filluar kryengritjen dhe luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve p\u00ebr p\u00ebrfitime personale, ideologjike ose krahinore, por ishte nj\u00eb nism\u00eb e tyre p\u00ebr liri, jo vet\u00ebm p\u00ebr krahin\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, por ishte nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00ebn e kombit shqiptar n\u00eb t\u00eb gjitha trojet e veta. Si e till\u00eb, pra lufta e tyre kishte q\u00ebllime mbar\u00ebkomb\u00ebtare. Si frym\u00ebzuesi i k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve mbar\u00eb komb\u00ebtare, Ded Gjon Luli mbetet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i p\u00ebrjetsh\u00ebm i idealeve dhe i fateve afat shkurta dhe afat gjata t\u00eb trojeve etnike shqiptare dhe bashkimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Frym\u00ebzimi dhe e kryengritjet e Ded Gjo Luli dhe t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsor\u00ebve ndez[n flake gjith\u00eb trojet etnike shqiptare p\u00ebr liri dhe vetqeverisje. Si rrjedhoj\u00eb, gazetat europiane t\u00eb koh\u00ebs shkruanin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, jo m\u00eb si nj\u00eb fraz\u00eb e zbraz\u00ebt gjeografike, por p\u00ebr nj\u00eb popull q\u00eb ishte n\u00eb prak t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb \u00e7lirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit turk. P\u00ebr nj\u00eb popull i cili d\u00ebshironte bashkim komb\u00ebtar t\u00eb trojeve t\u00eb tija etnike, nd\u00ebr m\u00eb homogjenet n\u00eb Europ\u00eb, pasi si sanxhak ottoman, Shqip\u00ebria ishte e ndar\u00eb n\u00eb vilajete dhe administrohej nga nj\u00eb sistem i eg\u00ebr administrativ i imponuar nga otoman\u00ebt. Kryengritja e Mal\u00ebsor\u00ebve, n\u00eb krye me Ded Gjo\u2019 Lulin, frym\u00ebzoi pastaj edhe kryengritjet e tjera mbar\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tjera shqiptare, duke \u00e7uar m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me 28 N\u00ebntor, 1912. Ded\u00eb Gjo&#8217; Luli, si rradh\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr patriot shqiptar, pati guximin dhe trim\u00ebrin\u00eb t\u00eb sfidonte perandorin\u00eb osmane dhe kolonializmin e institucioneve t\u00eb saj. Si i till\u00eb, ndryshoi p\u00ebrgjithmon\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar, duke e \u00e7uar at\u00eb drejt\u00eb fillimit eventual t\u00eb liris\u00eb shoq\u00ebrore dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb politike n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur, t\u00eb quajtur Shqip\u00ebri. Vepra e tij dhe e mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb tij, mbetet sot e k\u00ebsaj dite nj\u00eb akt i madh historik e patriotik, q\u00eb do t\u00eb kujtohet gjithmon\u00eb me krenari frym\u00ebzuese dhe si simbol i paharruesh\u00ebm i fuqis\u00eb morale dhe t\u00eb vlerave atdhedash\u00ebse t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb liri duke sunduar veten, larg influencave t\u00eb huaja, kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb huaj dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb historikisht nuk ia kan\u00eb dashur kurr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb Ded Gjon Lulit, ne e ndjejm\u00eb veten kryelart\u00eb si mal\u00ebsor\u00eb, mbasi herojt\u00eb dhe d\u00ebshmor\u00ebt e Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe &#8211; k\u00ebsaj kalaje t\u00eb patundur arb\u00ebrore nd\u00ebr shekuj, ku nderi e burr\u00ebnia p\u00ebrkund\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin djep &#8212; si v\u00ebll\u00ebz\u00ebr e mot\u00ebrat tona, t\u00eb nj\u00eb gjaku, t\u00eb nj\u00eb kombi, ata dhan\u00eb kontributin e madh duke ndezur flake kryengritje mbar\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00e7uan n\u00eb shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar me 28 N\u00ebntor, 1912, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu dall\u00ebndyshet q\u00eb paralajm\u00ebruan pavarsin\u00eb e shqiptar\u00ebve. Ata, me heroizmin dhe sakrific\u00ebn e tyre &#8212; si gjysh\u00ebt dhe st\u00ebrgjysh\u00ebt e shqiptar\u00ebve nd\u00ebr shekuj &#8212; i nd\u00ebjt\u00ebn besnik\u00eb vlerave shekullore t\u00eb fisit t\u00eb shqiptar\u00ebve: mbi t\u00eb gjitha drejt\u00ebsis\u00eb dhe liris\u00eb si dhe vet-sundimit t\u00eb Kombit Shqiptar &#8211; bes\u00ebs e burr\u00ebnis\u00eb, nderit dhe dinjitetit njer\u00ebzor, p\u00ebrball\u00eb rob\u00ebris\u00eb shekullore t\u00eb perandoris\u00eb turke, si dhe armiq\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb kombit shqiptar nd\u00ebr shekuj. Ded Gjon Luli ishte personfikimi i k\u00ebtyre vlerave shekullore t\u00eb shqiptarit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vrasjes n\u00eb tradh\u00ebti t\u00eb Ded Gjon Lulit, duhet t\u00eb kujtojm\u00eb, se ai dhe kryengritsit e tij mal\u00ebsor\u00eb i erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb tok\u00ebs arb\u00ebrore, ndoshta n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb kritike t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur dukej sikur shpresave shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri por edhe identitetit arb\u00ebror t\u00eb shqiptar\u00ebve po u vinte fundi dhe kur tokat shqiptare ishin ven\u00eb n\u00eb ankand\u00eb \u2013 dhe kur armiqt\u00eb e shqiptar\u00ebve me influenc\u00eb nep\u00ebr kancelarit\u00eb e Europ\u00ebs, p\u00ebrpiqeshin t\u00eb bindin bot\u00ebn se nuk kishte komb shqiptar. Kryengritjet e mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ded Gjon Luli, i treguan Europ\u00ebs se, po k\u00ebtu ka nj\u00eb komb shqiptar, se kjo tok\u00eb e vjet\u00ebr nuk mund t\u00eb nxirret n\u00eb ankand p\u00ebr tu shitur. Duke ngritur flamurin e Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbe p\u00ebr here t\u00eb pare nd\u00ebr shekuj, ata e ringjall\u00ebn at\u00eb, duke nd\u00ebrruar p\u00ebrgjithmon\u00eb fatin dhe epok\u00ebn e Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Si i till\u00eb, Ded Gjon Luli \u00ebsht\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb trojeve etnike n\u00eb Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb, Gjirokast\u00ebr, n\u00eb Shkup e Manastir, n\u00eb Prishtin\u00eb e Prizren, n\u00eb Ulqin e n\u00eb Tivar. Trim\u00ebria dhe vendosm\u00ebria e herojve t\u00eb kombit si Ded Gjo Luli, ndaj avancimit t\u00eb kauz\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi mbar\u00ebkomb\u00ebtare mbrenda kufijve etnik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, jan\u00eb arritje t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre unike, kan\u00eb kontribuar dhe duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb dhe t\u00eb kontribojn\u00eb n\u00eb formimin e nd\u00ebrgjegj\u00ebs dhe t\u00eb zhvillimit komb\u00ebtar edhe sot.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb Ded Gjon Luli meriton t\u00eb nj\u00ebjtin respekt q\u00eb i akorduan atij rilindasit e kombit dhe baballar\u00ebt e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Mungesa e respektit p\u00ebr Ded Gjo Lulin si person dhe e vepr\u00ebs s\u00eb tij atdhetare do t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb munges\u00eb vlerash komb\u00ebtare e brezit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare p\u00ebr t\u00eb cilat luftoi dhe vdiq 100-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb Ded Gjo Luli. Vlerat e tyre ishin t\u00eb qen\u00ebt besnik Atdheut, drejt\u00ebsis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb Kombit Shqiptar &#8212; bes\u00ebs e burr\u00ebnis\u00eb, nderit dhe dinjitetit njer\u00ebzor, p\u00ebrball\u00eb sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballen sot shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta. Ded Gjon Lulit nuk i \u00ebsht\u00eb njohur gjithmon\u00eb kontributi i tij i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb historin\u00eb mbar\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Fan Noli, pasi ka shkruar me nj\u00eb rast se ndon\u00ebse Ded Gjon Luli e kishte t\u00ebrhequr at\u00eb shum\u00eb, \u201cp\u00ebr trim\u00ebrit\u00eb, men\u00e7urin\u00eb, guximin dhe vet\u00ebdijen e lart\u00eb q\u00eb kishte dhe p\u00ebr sakrificat q\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr Atdheun e tij\u201d, Noli shprehet se, \u201cJam ndjer\u00eb i pezmatuar, kur von\u00eb u rehabilitua nga sistemi komunist dhe shum\u00eb pak u p\u00ebrmend\u201d, Ded Gjon Luli. \u201cRregjimi komunist me heshtjen e tij e d\u00ebnoji p\u00ebr s\u00eb vdekuri heroin e luftrave p\u00ebr Flamur dhe Pavar\u00ebsi, Ded\u00eb Gjo Lulin. Fatkeqsisht \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb heshtje q\u00eb vazhdon edhe n\u00eb periudh\u00ebn post-komuniste. Megjith\u00ebk\u00ebte, \u201cHistoria vonon, por nuk harron\u201d, ka shkruar Fan Noli n\u00eb kujtim t\u00eb heroit mbar\u00ebkomb\u00ebtar, Ded Gjon Lulit. \u00c7do komb tjet\u00ebr po mos t\u00eb kishte nj\u00eb hero si Ded Gjo Luli, do ta \u00e7pikte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(N\u00cb KUJTIM T\u00cb 100-VJETORIT T\u00cb VRASJES) Nga Frank Shkreli Historia e kombit shqiptar gjat\u00eb shekujsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vazhdimisht me pengesa t\u00eb llojllojshme t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur bashkimin shpirt\u00ebror dhe komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve. Ishin k\u00ebto pengesa t\u00eb vjet\u00ebra e t\u00eb reja, sipas orekseve t\u00eb rastit t\u00eb armiq\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve, por t\u00eb cilat ishin ndoshta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-5866","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5866","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5866"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5866\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5867,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5866\/revisions\/5867"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}