{"id":5855,"date":"2015-09-28T18:24:20","date_gmt":"2015-09-28T16:24:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5855"},"modified":"2015-09-28T18:24:20","modified_gmt":"2015-09-28T16:24:20","slug":"letersia-dhe-bota-e-arberesheve-te-italise-ne-hulumtimet-dhe-botimet-e-dhimiter-shuteriqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5855","title":{"rendered":"Let\u00ebrsia dhe bota e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb hulumtimet dhe botimet e  Dhimit\u00ebr Shuteriqit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-5856 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet-300x225.jpg\" alt=\"shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Akademik.as. Gjovalin Shkurtaj<\/p>\n<p>Kumtes\u00ebn time (nevojisht t\u00eb shkurt\u00ebr) do ta nis duke parafrazuar nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb zonj\u00ebs <strong>Mynyvere <\/strong>Shuteriqi, e cila, n\u00eb librin e saj \u201cNj\u00eb jet\u00eb n\u00eb dashuri\u201d, krahas kujtimeve t\u00eb tjera t\u00eb bukura e dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr njohjen sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Jubilearit ton\u00eb t\u00eb paharruesh\u00ebm, Akademikut Dhimit\u00ebr S.Shuteriqi, shkruan:<\/p>\n<p>\u201c<em>Cilido q\u00eb ka pasur rastin t\u00eb ket\u00eb udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri me Dhimitrin, ka provuar k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta.Ai ishte nj\u00eb lloj ciceroni i palodhur, q\u00eb t\u00eb pasuronte me lloj-lloj informacionesh, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr historin\u00eb e vendit<\/em>.\u201d<a href=\"#_edn1\" name=\"_ednref1\">[i]<\/a><\/p>\n<p>Dhe, duke iu p\u00ebrunjur Asaj, me nderimin e thell\u00eb q\u00eb meriton, jo vet\u00ebm si zonja e nj\u00eb Burri t\u00eb Madh si Dhimit\u00ebr Shuteriqi, po edhe p\u00ebr vullnetin e zot\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb po shfaq p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb gjall\u00eb kujtimin e vler\u00ebsimin q\u00eb i takon atij, po e filloj me mb\u00ebshtjen e k\u00ebtij pohimi emblematik.<\/p>\n<p>Kam pasur rastin e k\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb kem qen\u00eb edhe un\u00eb me prof.Shuteriqin, n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim studimor n\u00eb ngulimet arb\u00ebreshe t\u00eb Kalabris\u00eb dhe, kaq t\u00eb shumta e t\u00eb bukura i kam kujtimet prej asaj periudhe nj\u00ebmujore saq\u00eb vitet, edhe pse tashm\u00eb bukur t\u00eb shumta q\u00eb kan\u00eb kaluar, nuk kan\u00eb mundur t\u2019i zbehin aspak. Ishim dy \u201cskuadra\u201d hulumtuesish: nj\u00ebra p\u00ebr k\u00ebrkime n\u00eb arkiva e biblioteka, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Dhimit\u00ebr Shuteriqi, Jup Kastrati, Ali Xhiku dhe, tjetra, p\u00ebr ekspedit\u00eb n\u00eb terren, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga etnografi Spiro Shkurti dhe dy dialektolog\u00eb: Jorgji Gjinari dhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb pranvera e vitit 1981 dhe, n\u00eb at\u00eb stin\u00eb, Kalabria duket aq e bukur, saq\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb huaj e kan\u00eb quajtur edhe Kalifornia e Italis\u00eb. N\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e lumit Krati, Fusha e Sibarit me arom\u00ebn deh\u00ebse t\u00eb lul\u00ebzimit t\u00eb agrumeve, t\u00eb dhuron edhe pamjen madh\u00ebshtore e t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb ngulimeve arb\u00ebreshe, n\u00eb kodrina e rrahishte me ullishta e vreshta, q\u00eb shkojn\u00eb varg deri tej n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e Polinit, ku, gjithashtu, fshihen disa ngulime arb\u00ebreshe malore, si Plata\u00e7i, \u00c7ifti (Civita) e Kast\u00ebrnexhi (Castroreggio).T\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar me librat e Shuteriqit p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb arb\u00ebreshe, teksa ndjekin k\u00ebto pamje u vijn\u00eb natyrsh\u00ebm n\u00eb mendje edhe vargjet e Milosaos: \u201c<em>Vreshtat in verdhullore\u2026<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Hotel \u201cImperiali\u201d i Kozenc\u00ebs, ku ne flinim dhe mblidheshim n\u00eb mbr\u00ebmje mbas pun\u00ebs, ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cMek\u00eb\u201d p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt dhe dashamir\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aq sa, si\u00e7 do t\u00eb thoshte me t\u00eb qeshur poeti i njohur Karmelo Kandreva, p\u00ebr hir t\u00eb Shuteriqit e t\u00eb studiuesve q\u00eb ishim me t\u00eb, arb\u00ebresh\u00ebt i harruan grindjet dhe ndarjet partiore e klanore, duke u bashkuar n\u00eb hollin e hotelit e duke d\u00ebgjuar me dashuri e respekt ato q\u00eb rrefente ky \u201corakull i arb\u00ebresh\u00ebsis\u00eb\u201d.<a href=\"#_edn2\" name=\"_ednref2\">[ii]<\/a><\/p>\n<p>Prof.Shuteriqi dhe prof.Jup Kastrati, krejt sy e vesh\u00eb, teksa ndiqnin n\u00eb Frasnit\u00eb \u201cVallen e artire \u00e7\u00eb nxinj\u00ebn\u201d dhe \u201cKalor\u00ebsve t\u00eb Skand\u00ebrbekut\u201d, me stilograf\u00ebt e tyre n\u00eb duar, mbanin sh\u00ebnim me vrull djaloshar dhe dukej sikur b\u00ebnin ndonj\u00eb gar\u00eb stenografie, duke synuar t\u00eb mos linin asgj\u00eb pa fiksuar e sh\u00ebnuar. Profesori, ashtu si n\u00eb t\u00eb gjitha ekspeditat e hulumtimet e tij n\u00eb vende t\u00eb ndryshme e n\u00eb diasporat e tjera, tregonte interesim e kureshtje t\u00eb pashuar p\u00ebr emrat e mbiemtonyrat e atyre q\u00eb takonte n\u00eb katundet arb\u00ebreshe. Kemi diskutuar disa her\u00eb gjat\u00eb asaj eksepdite p\u00ebr mbiemrat dhe pseudonimet e shkrimtar\u00ebve dhe studiuesve arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb Frasnit\u00ebs e t\u00eb Ejnanin\u00ebs, q\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Lluka Perrones, gati t\u00eb gjith\u00eb shkruanin me pseudonimet tipike e kureshtare p\u00ebr ne, si <strong>Vorea Ujko<\/strong> (Domeniko Bellizi), <strong>Buz\u00ebdhelpri<\/strong> (Agostino Giordano), <strong>Leshkuqi<\/strong> (Francesco Pace) etj. Po n\u00eb ato mjedise, kur u takuam me Antonio <strong>Grobin<\/strong>, nj\u00eb piktor i njohur frasnjot, Profesori thoshte se ai mbiem\u00ebr mund t\u00eb p\u00ebrqaset e t\u00eb shihet n\u00eb lidhje me fjal\u00ebn \u201cgrop\u00eb\u201d t\u00eb shqipes dhe mendoj se kishte t\u00eb drejt\u00eb. K\u00ebshtu edhe t\u00eb nj\u00eb tjetri q\u00eb quhej <strong>Papari<\/strong> dhe q\u00eb gjithashtu mund t\u00eb ket\u00eb lidhje zanafille me toponimin Pap\u00ebr; p\u00ebr mbiemrin <strong>Skura<\/strong> t\u00eb nj\u00eb gjeometri q\u00eb na e njohu Ndon Bellushi, q\u00eb lidhet me Skurajt e Mirdit\u00ebs dhe p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ashtu si Eqrem \u00c7abej, edhe Shuteriqi <em>kishte vler\u00ebsimin se etnonimet e patronimet arb\u00ebreshe jan\u00eb me vler\u00eb t\u00eb madhe treguese t\u00eb shqiptar\u00ebsis\u00eb s\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve<\/em> dhe se nuk ishte e rastit q\u00eb ta jo vet\u00ebm i ruajt\u00ebn emrat e t\u00eb par\u00ebve, si p.sh.Jul Variboba, mbimri i t\u00eb cilit, pa dyshim, na kujton <strong>Varibopin<\/strong> e Myzeqes\u00eb; ashtu si <strong>Dam\u00ebsi <\/strong>i Ungr\u00ebs (Lungro) na shpie pik\u00ebrisht n\u00eb an\u00ebt e Tepelen\u00ebs. N\u00eb Sh\u00ebn-Beneditk Ullano, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Rosalino Muzakios, sapo hym\u00eb, prej mbiemrit, po edhe prej pamjes s\u00eb tij t\u00eb hieshme e fisnike, prof. Dhimitri (me at\u00eb buz\u00ebqeshjen e tij sa miq\u00ebsore, aq edhe t\u00eb p\u00eblqyeshme, do t\u00eb thosha t\u00eb madh\u00ebrishme), duke e p\u00ebrqafuar i tha: \u201cK\u00ebtu qenkemi n\u00eb farefisin ton\u00eb, n\u00eb pinjojt e der\u00ebs s\u00eb Muzakajve\u201d dhe biseda rrodhi aq e k\u00ebndshme e plot rr\u00ebfime t\u00eb pikuara me faktime e data historike, q\u00eb ai dinte t\u2019i p\u00ebrafronte si moskush tjet\u00ebr.<\/p>\n<figure id=\"attachment_5856\" aria-describedby=\"caption-attachment-5856\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-5856 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet.jpg\" alt=\"shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet\" width=\"600\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/shuteriqi-letersia-e-arberesheve-ne-hulumtimet-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-5856\" class=\"wp-caption-text\">Fotografi nga shenimi i 100 vjetorit te lindjes se Dhimiter Shuteriqit<\/figcaption><\/figure>\n<p>Po flisnim, nj\u00eb mbr\u00ebmje, p\u00ebr Bibliotekn\u00eb Kozentine, ku grupi do t\u00eb shkonte p\u00ebr hulumtime t\u00eb nes\u00ebrmen dhe, p\u00ebr habin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kishin punuar jo me me dit\u00eb e jav\u00eb, por edhe me muaj n\u00eb at\u00eb Bibliotek\u00eb, Profesori u tregonte se dinte se n\u00eb aksh raft e n\u00eb aksh kthin\u00eb t\u00eb saj ndodheshin dor\u00ebshkrime ose botime t\u00eb rralla t\u00eb De Rad\u00ebs e t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb arb\u00ebresh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqin e De Rad\u00ebs, ato dit\u00eb, u organizua edhe nj\u00eb tubim shkencor me tem\u00ebn \u201c<strong>Mbal\u00eb De Rad\u00ebn<\/strong>\u201d (=mbi De Rad\u00ebn) dhe aty, prof. Shuteriqi, n\u00eb at\u00eb log burrash t\u00eb shquar arb\u00ebresh\u00eb e kalabrez\u00eb, q\u00eb mbushnin kish\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb edhe varri i \u201cTat\u00ebmadhit t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve\u201d (Jeronim de Rad\u00ebs), ishte pa dyshim jo vet\u00ebm ai q\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen me pamjen e tij aq madh\u00ebshtore, me beret\u00ebn e llull\u00ebn e tij mitike, por mbi t\u00eb gjitha me ato q\u00eb kumtoi p\u00ebr De Rad\u00ebn, si dhe p\u00ebr figurat e tjera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe, si p\u00ebr Seremben, Santorin, Stratigoin dhe autor\u00ebt e tjer\u00eb arb\u00ebresh\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bij t\u00eb atyre atyre ngulimeve q\u00eb ne i shtegtuam dhe i vizituam ato dit\u00eb t\u00eb paharrueshme. Profesor Shuteriqi i ngaz\u00eblleu zemrat e arb\u00ebresh\u00ebve, duke e mbajtur kumtes\u00ebn e tij gati t\u00eb gjith\u00ebn n\u00eb t\u00eb folmen arb\u00ebreshe t\u00eb Maqit, t\u00eb cil\u00ebn e njihte m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Grupi nuk la vend pa k\u00ebrkuar, n\u00eb Bibliotek\u00ebn \u201cFilomena Faraco\u201d t\u00eb Vakaricit, n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Ndon Bellushit n\u00eb Frasnit\u00eb, n\u00eb Qendr\u00ebn e Studimeve Jonike t\u00eb V.Selvaxhit n\u00eb Vakaric\u00eb, si dhe n\u00eb qendrat e revistave arb\u00ebreshe. Dhe, natyrisht, edhe frytet e atij udh\u00ebtimi studimor kat\u00ebrjavor nuk mund t\u00eb mos ishin t\u00eb suksesshme, prandaj edhe Akademia jon\u00eb e Shkencave q\u00eb na kishte d\u00ebrguar, do t\u00eb k\u00ebnaqej e do t\u00eb bindej se <strong>\u00e7far\u00eb ndodh kur n\u00eb k\u00ebrkimet n\u00eb biblioteka e arkiva t\u00eb vendeve t\u00eb huaja d\u00ebrgohen specialist\u00eb dhe hulumtues t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb<\/strong>, sikund\u00ebr ishte Dh.S.Shuteriqi.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.Mbas asaj ekspedite studimore tek arb\u00ebresh\u00ebt, puna e par\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb ka qen\u00eb rileximi i kujdessh\u00ebm i studimeve dhe botimeve t\u00eb prof.Shuteriqit p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb arb\u00ebreshe dhe, sa her\u00eb kam shkruar e folur p\u00ebr ligj\u00ebrimet arb\u00ebreshe ose p\u00ebr dukuri t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs arb\u00ebreshe, dijet dhe vler\u00ebsimet e shprehura nga prof.Dhimit\u00ebr Shuteriqi (n\u00eb botime t\u00eb veta<a href=\"#_edn3\" name=\"_ednref3\">[iii]<\/a> ose n\u00eb bashk\u00ebpunim me kolegun e mikun e tij t\u00eb nderuar prof.Mahir Domin<a href=\"#_edn4\" name=\"_ednref4\">[iv]<\/a>) kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten p\u00ebr mua <strong>si busulla n\u00eb shtegtimet e larg\u00ebta. <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1984, kur botova librin tim t\u00eb par\u00eb \u201cShpirti i Arbrit rron\u201d , prof.Shuteriqi ka qen\u00eb i pari t\u00eb cilit ia dhurova dhe, nd\u00ebrsa prisja me ndruajtje mendimin e tij, ai vet\u00ebm pak dit\u00eb mbas vizit\u00ebs q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, botoi n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d nj\u00eb recension t\u00eb gjer\u00eb e shum\u00eb dashamir\u00ebs, i cili ka qen\u00eb p\u00ebr mua nj\u00eb nxitje shum\u00eb e madhe p\u00ebr ta vazhduar pun\u00ebn n\u00eb l\u00ebmin e k\u00ebrkimeve rreth ligj\u00ebrimeve e let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe. E kisha si peng nderimi dhe prej tij buronte edhe d\u00ebshira ime q\u00eb t\u00eb dilja sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore p\u00ebr t\u2019i bashkuar vler\u00ebsimin tim dhe disa kujtime t\u00eb miat, me kumtesat e koleg\u00ebve t\u00eb nderuar q\u00eb d\u00ebgjuam e q\u00eb do t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Po lejohem, tani, t\u00eb nyj\u00ebtoj edhe disa vler\u00ebsime m\u00eb konkrete q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb pohim dhe e ftill\u00ebzojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari<\/strong>, kur flasim p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb arb\u00ebreshe t\u00eb shek.XIX, me t\u00eb cil\u00ebn, n\u00eb fakt, fillon nj\u00eb rrym\u00eb (dhe frym\u00eb) e re n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare, q\u00eb do t\u00eb quhej Rilindje, Dh.Shuteriqit i takon merita se n\u00eb studimet e veta dhe sidomos n\u00eb shtjellimet dhe analizat e holla rreth poezis\u00eb s\u00eb De Rad\u00ebs, <strong>pa, pohoi dhe p\u00ebrthekoi<\/strong> me argumente t\u00eb plotvlershme <strong>se poeti i Maqit ishte nj\u00eb romantik evropian<\/strong>, i kishte edhe formimin, po edhe frym\u00ebzimin t\u00eb till\u00eb, q\u00eb, si\u00e7 do ta thoshte m\u00eb von\u00eb Rexhep Qosja, <strong>ishin t\u00eb orientuar nga romantizimi evropian<\/strong>. Kritika dhe studiuesit m\u00eb t\u00eb autoritetsh\u00ebm t\u00eb let\u00ebris\u00eb shqiptare kan\u00eb vler\u00ebsuar dhe i jan\u00eb referuar prof.Shuteriqit, i cili n\u00eb shtjellimet rreth \u201cMilosaos\u201d citon fjal\u00ebt e vet\u00eb De Rad\u00ebs, q\u00eb thot\u00eb se vepr\u00ebn e shkroi \u201cn\u00ebn modelin\u201d poezis\u00eb fr\u00ebnge t\u00eb asaj kohe. Mbi at\u00eb baz\u00eb, Shuteriqi shkon edhe m\u00eb tej, duke shtuar se \u201cme t\u00eb drejt\u00eb \u201cSkand\u00ebrbegu i pafan\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb krahasuar me \u201cLegjend\u00ebn e shekujve\u201d t\u00eb V.Hygoit, edhe pse tema e saj kufizohet n\u00eb nj\u00eb shekull t\u00eb vet\u00ebm dhe n\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shek.XV shqiptar\u201d.<a href=\"#_edn5\" name=\"_ednref5\">[v]<\/a> N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij vler\u00ebsimi e pohimi t\u00eb prof. Shuteriqit, akademiku Rexhep Qosja do t\u00eb shtonte se \u201cnj\u00eb studim krahasimtar do t\u00eb d\u00ebshmonte ndikimin jo vet\u00ebm t\u00eb Shatobrianit, t\u00eb Lamartinit dhe t\u00eb Myses\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb poet\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar romantik\u00eb arb\u00ebresh\u00eb\u201d.<a href=\"#_edn6\" name=\"_ednref6\">[vi]<\/a><\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb fakt, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb konceptet e prof.Shuteriqit, natyrisht edhe duke u thelluar n\u00eb drit\u00ebn e tyre, n\u00eb studimet historiko-letrare do t\u00eb b\u00ebhej zot\u00ebrues mendimi se (me fjal\u00ebt e akademik Rexhep Qoses) \u201cqoft\u00eb konteksti shoq\u00ebror kulturor, qoft\u00eb ndikimet e p\u00ebsuara prej let\u00ebrsis\u00eb italiane dhe let\u00ebrsive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb romantizimi arb\u00ebresh t\u00eb artikuloj\u00eb m\u00eb duksh\u00ebm se romantizimi i kolonive t\u00eb tjera shqiptare, disa prej tipareve cil\u00ebsuese tematike t\u00eb romantizmit evropian.\u201d<a href=\"#_edn7\" name=\"_ednref7\">[vii]<\/a><\/p>\n<p><strong>S\u00eb dyti<\/strong>, duhet t\u00eb themi se, sot, kur p\u00ebrkujtojm\u00eb dhe kremtojm\u00eb 100-vjetorin e akad. Dhimit\u00ebr S.Shuteriqit, bota e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb ka p\u00ebsuar ndryshime t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb kan\u00eb n\u00eb baz\u00eb shnd\u00ebrrimet e modernizimet e koh\u00ebve t\u00eb reja, si dhe trysnin\u00eb q\u00eb vjen gjithandej prej globalizimit kulturor dhe, po t\u00eb parafrazojm\u00eb vargun proverbial e aq madh\u00ebshtor t\u00eb De Rad\u00ebs \u201cLis jeta kish nd\u00ebrruar,uj\u00eb t\u00eb ri nd\u00eb dejtit\u201d, nuk mund t\u00eb mos shohim se sot <strong>\u201cuji i ri\u201d \u00ebsht\u00eb bukur shum\u00eb m\u00eb i vrullsh\u00ebm se i vjetri<\/strong>. Kjo vlen tashm\u00eb edhe p\u00ebr vler\u00ebsimet, pohimet dhe p\u00ebrgjith\u00ebsimet p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb arb\u00ebreshe, p\u00ebr kultur\u00ebn dhe ligj\u00ebrimet e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb. Prej ngulimeve t\u00eb vogla e dikur t\u00eb m\u00ebnjanuara dhe me rrezikun e se \u201c<strong>gjaku yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shprishet dhe se gjuha jon\u00eb e birret<\/strong>\u201d(De Rada), kan\u00eb dal\u00eb e po dalin pohime t\u00eb tjera, rrjedha t\u00eb tjera mendimi e veprimi t\u00eb ndryshme n\u00eb mjediset arb\u00ebreshe, ndaj t\u00eb cilave historian\u00ebt e rinj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb duhet ta rrudhin ballin, duke shtuar e shtruar udh\u00eb t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi midis qendrave universitare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs e Maqedonis\u00eb me letrar\u00ebt dhe profesoratin e sot\u00ebm arb\u00ebresh t\u00eb Italis\u00eb, sidomos me Universitetin e Kalabris\u00eb, t\u00eb Palermos, sidhe me katedrat e institutet albanologjike t\u00eb Napolit, Rom\u00ebs etj. ku kan\u00eb vepruar emra t\u00eb njohur si A.Guzzetta e G.Gradilone dhe ku, mbas tyre e me kushte t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara, d\u00ebgjohet z\u00ebri i figurave t\u00eb reja si Fran\u00e7esk Altimari ne Kozenc\u00eb, Mateo Mandala n\u00eb Palermo, Italo K.Fortino n\u00eb Napoli, Elio Mirako n\u00eb Rom\u00eb etj.<\/p>\n<p>Por, duke p\u00ebrfunduar, shpreh bindjen se nuk gabojm\u00eb aspak po t\u00eb themi se, t\u00eb gjith\u00eb sa jan\u00eb (e jemi) k\u00ebtu e n\u00eb qendrat universitare e studimore t\u00eb lartp\u00ebrmendura, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb studime t\u00eb vlefshme p\u00ebr let\u00ebrisn\u00eb, kultur\u00ebn dhe krejt bot\u00ebn arb\u00ebreshe, duhet ta nismim <strong>nga njohja, p\u00ebrfillja dhe vler\u00ebsimi i pun\u00ebs prej pionieri q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb akademiku Dhimit\u00ebr S.Shuteriqi<\/strong>, t\u00eb cilin, n\u00ebse m\u00eb lejohet , meq\u00eb po flasim p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, do t\u00eb thosha se ai meriton t\u00eb quhet edhe \u201cTat\u00ebmadhi\u201d i historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe dhe nj\u00eb nga burrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb ka nxjerr\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb l\u00ebmin e historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb letrave shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb figur\u00ebn gjigande t\u00eb akademikut Dhimit\u00ebr S.Shuteriqi kombi shqiptar kishte gjetur njeriun q\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb e shkriu p\u00ebr t\u2019ia ndri\u00e7uar e pohuar vlerat historike, letrare, gjuh\u00ebsore dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht pasurit\u00eb etnokultuore, q\u00eb foshkojn\u00eb e rrisin krenarin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb \u00e7do shqiptari.<\/p>\n<p><a href=\"#_ednref1\" name=\"_edn1\">[i]<\/a> Shih: M.Shuteriqi,<em>Nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb dashuri<\/em>, Dituria, f.130.<\/p>\n<p><a href=\"#_ednref2\" name=\"_edn2\">[ii]<\/a> Mblidheshin aty \u201cajka\u201de veprimtar\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kultur\u00ebs arb\u00ebreshe, si <strong>Mario Bruneti<\/strong> (eurodeputet dhe veprimtar i njohur), <strong>Damiano Gualiardi<\/strong> (deputet dhe figur\u00eb politike Regjionit t\u00eb Kalabris\u00eb; studiues t\u00eb vjet\u00ebr e klerik\u00eb q\u00eb kishin pasur rast t\u00eb vizitonin Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb e kishin njohur Profesorin e nderuar, si <strong>Emanule Giordano, Francesko Solano, Giuseppe Faraco <\/strong>e <strong>Antonio Bellushi<\/strong>; drejtues t\u00eb bashkive arb\u00ebreshe si <strong>Cesare Marini, Nino Minishi, Damiano Bua<\/strong> dhe, madje, prej Kalabris\u00eb s\u00eb Ep\u00ebrme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cqok\u00eb\u201d t\u00eb madhe t\u00eb takimeve me studiuesit shqiptar\u00eb do t\u00eb vinin edhe Vin\u00e7enzo Pa\u00e7e, kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebnkollit Psip\u00ebr (San Nicolo dell\u2019Alto), edhe <strong>Aleksand\u00ebr Kostantino<\/strong> nga Karfici (Carfizzi), si gjithmon\u00eb bashk\u00eb me veprimtaren e shquar t\u00eb Garah\u00ebs (Caraffa di Catanzaro) prof.<strong>Kon\u00e7eta Mazzein<\/strong> dhe studiues e arsimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb atyre an\u00ebve. Aty i kishim qysh n\u00eb pik\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit edhe poetin <strong>Karmell Kandrev\u00ebn<\/strong>, i gatsh\u00ebm q\u00eb me makin\u00ebn e tij ta shoq\u00ebronte Profesorin e grupin e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime n\u00eb bibliotekat komunale dhe private; aty vinte, pa asnj\u00eb munges\u00eb a vones\u00eb, <strong>Rosalino Musachio<\/strong> me \u201c\u00e7et\u00ebn\u201c e Sh\u00ebn-Benediktjot\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt <strong>Alfio Mo\u00e7a, Camilo Mosciaro<\/strong>, studiuesi <strong>Italo Elmo<\/strong> dhe sa e sa t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb moteve kan\u00eb treguar sa shum\u00eb i duan Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt. Aty ishte, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb e mbr\u00ebmje p\u00ebr mbr\u00ebmje, edhe Fran\u00e7esko Altimari, aso kohe ende djal\u00eb i ri, por me treguesit e shenjat e studiuesit q\u00eb e dinte se ku do ta shpinte ajo udh\u00eb e studimit t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p><a href=\"#_ednref3\" name=\"_edn3\">[iii]<\/a> Shih: Dh.S.Shuteriqi,<em>Sk\u00ebnderbeu n\u00eb poezin\u00eb arb\u00ebreshe t\u00eb Italis\u00eb<\/em>, n\u00eb librin \u201cN\u00ebp\u00ebr shekujt letrar\u00eb\u201d,Tiran\u00eb,1973, f.5-54.<\/p>\n<p><a href=\"#_ednref4\" name=\"_edn4\">[iv]<\/a> Shih: GA, <em>Historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe<\/em>, Kapitulli IIi-VII Let\u00ebrsia arb\u00ebreshe n\u00eb shekullin XIX, Tiran\u00eb, 1985, f.43-202.<\/p>\n<p><a href=\"#_ednref5\" name=\"_edn5\">[v]<\/a> Shih: Dh.S.Shuteriqi, <em>N\u00ebp\u00ebr shekujt letrar\u00eb,<\/em> Naim Frash\u00ebri, Tiran\u00eb,1973,f.155.<\/p>\n<p><a href=\"#_ednref6\" name=\"_edn6\">[vi]<\/a> Shih:R.Qosja, <em>Prej tipologjis\u00eb deri te periodizimi<\/em>, Prishtin\u00eb,1979, f.141, sh\u00ebnimi (footnote) nr.19.<\/p>\n<p><a href=\"#_ednref7\" name=\"_edn7\">[vii]<\/a> Shih: R.Qosja, <em>Prej tipologjis\u00eb deri te periodizimi<\/em>, Prishtin\u00eb,1979, f.141<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<table width=\"1440\">\n<tbody>\n<tr>\n<td><\/td>\n<\/tr>\n<\/tbody>\n<\/table>\n<p><strong><em>Sh\u00ebnim<\/em><\/strong><em>: (Kjo kumtes\u00eb u lexua\u00a0\u00a0 n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore p\u00ebrkujtimore n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me rastin e 100-vjetorit t\u00eb dit\u00eblindjes s\u00eb Dhimit<\/em><em>\u00eb<\/em><em>r Shuteriqit, personalitet i shquar i shkencave albanologjike, i let\u00ebrsis\u00eb dhe i kultur\u00ebs shqiptare, e cila u mbajt m\u00eb 28 shtator 2015 n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi solemne referuan edhe akademik Muzafer Korkuti, akademikja Floresha Dado, profesor Shaban Sinani,profesor Ali Xhiku, akademik Jorgo Bulo , profesor P\u00ebllumb Xhufi, profesor Nasho Jorgaqi, doktor Feride Papleka, profesor Ymer \u00c7iraku dhe Ksenofon Dilo. U lexua edhe nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse e d\u00ebrguar nga Drit\u00ebro Agolli, me vler\u00ebsime p\u00ebr pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e prof. Shuteriqit. N\u00eb fund foli edhe zonja Mynyvere Shuteriqi, bashk\u00ebshortja e Jubilearit, e cila fal\u00ebnderoi referuesit dhe u ndal p\u00ebr lidhjen e ngusht\u00eb e t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb Shuteriqit me pun\u00ebn krijuese, me poezin\u00eb dhe studimet shkencore (GJEK\u00cb GJONAJ)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akademik.as. Gjovalin Shkurtaj Kumtes\u00ebn time (nevojisht t\u00eb shkurt\u00ebr) do ta nis duke parafrazuar nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb zonj\u00ebs Mynyvere Shuteriqi, e cila, n\u00eb librin e saj \u201cNj\u00eb jet\u00eb n\u00eb dashuri\u201d, krahas kujtimeve t\u00eb tjera t\u00eb bukura e dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr njohjen sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Jubilearit ton\u00eb t\u00eb paharruesh\u00ebm, Akademikut Dhimit\u00ebr S.Shuteriqi, shkruan: \u201cCilido q\u00eb ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5856,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-5855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5855"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5857,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5855\/revisions\/5857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5856"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}