{"id":5686,"date":"2015-09-17T15:06:14","date_gmt":"2015-09-17T13:06:14","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5686"},"modified":"2015-09-17T15:07:38","modified_gmt":"2015-09-17T13:07:38","slug":"si-eshte-e-mundur-te-shkosh-ne-ulqin-e-te-mos-e-vizitosh-varrin-e-ymer-haxhi-prizrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5686","title":{"rendered":"Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb shkosh n\u00eb Ulqin e t\u00eb mos e vizitosh varrin e Ymer Haxhi Prizrenit?!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/varri-ymer-prizrenit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft wp-image-5687 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/varri-ymer-prizrenit.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"170\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Ymer Haxhi Prizreni, (ose njohur si Ymer Drini ose si Ymer Prizreni) lindi n\u00eb vitin 1826 dhe vdiq n\u00eb vitin 1886, ishte veprimtar i shquar i L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare, nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit dhe kryetar i qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb formuar n\u00eb periudh\u00ebn e fundit t\u00eb saj.Dhe varri i tij t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i thjesht,varreva t\u00eb thjeshta dhe nj\u00eb rrugic\u00eb e thjesht,q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgon drejt\u00eb kazermave t\u00eb ish,APJ,s\u00eb Ulqin,<\/strong><\/p>\n<p>Shkruan Ragip Guraziu<\/p>\n<p>K\u00ebtu n\u00eb Ulqin,pas 37 viteve,kur isha ne vitet e 70\/dhjeta n\u00eb pushime me pun\u00ebtoret e IGK ,,Ballkani&#8221;,q\u00eb organizohej p\u00ebr \u00e7do vit\u00eb t\u00eb asaj kohe,tani pata rastin 10 dite pushime k\u00ebtu n\u00eb Ulqin ti kaloj me bashkeshorten,vajzen dhe dhendrrin,kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta,por p\u00ebr dike mundete t\u00eb jet\u00eb edhe qudi!<\/p>\n<p>Rrethi q\u00eb na dergoi te varrri i Ymer Prizrenit&#8230;.<\/p>\n<p>Nj\u00eb paradite,n\u00eb shetitje me dh\u00ebndrrin,Jahir Osmanin nga Besia mu t\u00eb rrethi i qytetit t\u00eb Ulqinit (rrethi q\u00eb t\u00eb shpie te pushimorja e vog\u00ebl), vazhduam rug\u00ebn drejt, pa ditur fare se ku do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb, hasem te do varreza,8 varre fare pa meremetuar e n\u00eb mesin e tyre edhe varri i t\u00eb madhit Ymer Prizrenit me mbishkrimin e lindjes dhe t\u00eb vdekjes,pa foto?!<\/p>\n<p><strong>Po si \u00ebsht\u00eb e mundur k\u00ebshtu?!<\/strong><\/p>\n<p>Dihet veprimtaria e Ymer Prizrenit,t\u00eb gjith\u00eb kemi lexuar nga pak,por un\u00eb kam\u00eb patur koh\u00eb pak ma shum\u00eb ndoshta,dhe mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb atdhetar\u00eb,duke lexuar kam\u00eb has\u00eb diku q\u00eb thuhet;&#8221;Rrall\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb bot\u00eb, nj\u00eb popull q\u00eb ka jetuar fatin e kombit ton\u00eb. Bjer\u00eb e ngrihu n\u00ebp\u00ebr luft\u00ebra,ky popull n\u00eb krejt ekzistenc\u00ebn e vet, ka jetuar tragjizmin historik, kurdoher\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb d\u00ebshire e vullneti p\u00ebr t\u2019u ringritur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ringritje, kan\u00eb pesh\u00eb emrat e nderuar t\u00eb bijve t\u00eb vet, ata q\u00eb i dhan\u00eb shpres\u00eb n\u00eb \u00e7astet e mbrame, q\u00eb i dhan\u00eb bes\u00eb e jet\u00eb, q\u00eb mbajt\u00ebn t\u00eb pashuar flamurin e ohungarez i cili njofton Ministrin\u00eb e Jashtme n\u00eb Vien\u00eb se lidhur me vendimet e fundit t\u00eb Berlinit &#8220;Haxhi Ymer Efendiu nuk nguroi t\u2019i d\u00ebrgonte n\u00eb rrug\u00eb telegrafike, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, nj\u00eb protest\u00eb k\u00ebrcnuese konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Berlin&#8221;. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1880, Lidhja Shqiptar\u00eb, pati shtrir\u00eb pushtetin e saj administrativ, ushtarak dhe politik n\u00eb mjaft krahina si\u00e7 ishin ato t\u00eb Prizrenit, Gjakov\u00ebs, Vu\u00e7it\u00ebrnit, Preshev\u00ebs, Pej\u00ebs, Plav\u00ebs, Gucis\u00eb, Manastirit, Tetov\u00ebs, Dibr\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs e deri n\u00eb Janin\u00eb. Ky pushtet, u kujdes s\u00eb pari p\u00ebr mbrojtjen e kufijve t\u00eb vilajeteve shqiptare e mandej p\u00ebr rregullimin e jet\u00ebs n\u00eb vend. P\u00ebr m\u00eb tej, vendosja e k\u00ebtij pushteti nisi t\u00eb zgjoj\u00eb vet\u00ebdijen nacionale shqiptare me \u00e7\u2019rast filluan kuvendet madhore t\u00eb bes\u00ebs e bashkimit. Nj\u00ebherazi, kjo shtrirje gjeografike e Lidhjes, nxori n\u00eb pah domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb organizimi t\u00eb ri. K\u00ebsisoj n\u00eb dhjetorin e vitit 1880, burrat e shquar t\u00eb k\u00ebsaj Lidhjeje u mblodh\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb Prizren. Aty u soll krejt \u00e7ka Lidhja Shqiptare kish humbur e kish fituar n\u00eb gati tri vjet\u00ebt e egzistenc\u00ebs s\u00eb saj dhe natyrisht debatet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Grupi konservator i k\u00ebtij organizimi, b\u00ebri \u00e7mos t\u00eb lidhte synimet dhe idet\u00eb e Prizrenit, pas qerres s\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Por ata u ndesh\u00ebn n\u00eb q\u00ebndrimin e burrave t\u00eb till\u00eb si Iljaz Pash\u00eb Dibra, Shuaip Spahiu, Abdyl Frash\u00ebri, Jakup Ferri dhe Ymer Prizreni t\u00eb cil\u00ebt kumtuan n\u00eb \u00e7do rast se pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u2019i zgjidhnin ve\u00e7se shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: MYDERRIZ YMER PRIZRENi<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb sjellim edhe faktin se, m\u00eb 19 gusht 1881, Gjykata Ushtarake e Shkodr\u00ebs, mbi baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Dervish Pash\u00ebs, t\u00eb 8 korrikut 1881, d\u00ebnoi me internim \u201cjasht\u00eb vendit t\u00eb tyre\u201d \u2013 n\u00eb Merash t\u00eb Aleksandris\u00eb, dy p\u00ebrcjell\u00ebsit e Myderriz Haxh\u00ed Ymer Efendi Prizrenit nga Byty\u00e7i i Puk\u00ebs deri n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr arratisje n\u00eb Ulqin. P\u00ebr jet\u00ebn e Myderriz Ymer Prizrenit n\u00eb Ulqin njohim pak t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shkruara, por kujtesa historike \u00ebsht\u00eb e pasur. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb p\u00ebrmbajtjen dhe n\u00eb kuptimin e nocioneve: \u201cpribjeshta\u201d dhe \u201cpribjelishtva\u201d t\u00eb telegramit t\u00eb vojvod\u00ebs Sima Popoviq, t\u00eb 6\/18 majit 1881, Myderrizi i Madh, Kryetar i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, i mundur n\u00eb fush\u00eb t\u00eb luft\u00ebs nga ushtria perandorake osmane, me ndjenj\u00ebn e personalitetit t\u00eb madh t\u00eb tradhtuar nga Sulltan Abdylhamidi, nga Mali i Zi k\u00ebrkoi ndorje p\u00ebr t\u2019u strehuar n\u00eb gjirin v\u00ebllaz\u00ebror t\u00eb familjes s\u00eb Hoxh\u00ebs t\u2019Madh t\u00eb Ulqinit, myderrizit Salih Efendi Hylja, me virtyte e tipare shqiptare shum\u00eb t\u00eb ngjashme me t\u00eb myderriz Ymer Efendi Prizrenit.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e vjela nga kujtesa historike mund t\u00eb konstatohet se myderrizi Haxh\u00ed Ymer Efendi Prizreni n\u00eb Ulqin fillimisht jetoi n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb myderrizit Sali Efendis\u00eb, i cili me presion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Knjaz Nikoll\u00ebs do t\u00eb emigroj\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Pastaj Myderriz Ymer Prizreni do t\u00eb banoj\u00eb kryesisht n\u00eb lokalet e Meqemes, zyra e Vak\u00ebfit t\u00eb Ulqinit, p\u00ebrball\u00eb Xhamis\u00eb s\u00eb Namezjahit, por do ta g\u00ebzoj\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb Molla Beqirit, bashk\u00ebkoh\u00ebs i Ymer Prizrenit, s\u00eb paku kat\u00ebr breza hoxhallar\u00ebsh. Sht\u00ebpia kryesore e Molla Beqirit, ku e kishte dhom\u00ebn e fjetjes Hoxha i Madh, ishte n\u00eb rrug\u00ebn e \u201cMehall\u00ebs s\u00eb re\u201d, sot: ruga \u201cYmer Prizreni\u201d.<\/p>\n<p>Dihet, sigurt, se q\u00eb nga fillimi i jet\u00ebs n\u00eb Ulqin Myderriz Haxh\u00ed Ymeri u fal n\u00eb Xhamin\u00eb e Namezjahit, n\u00eb Qendr\u00ebn e Ulqinit, pran\u00eb pazarit. N\u00eb at\u00eb Xhami ai u trajtua p\u00ebr imam nderi dhe p\u00ebr \u00e7do t\u00eb premte e mbajti vaisin \u2013 K\u00ebshill\u00ebn e s\u00eb premtes. N\u00eb kujtes\u00ebn historike \u00ebsht\u00eb balsamosur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb politike t\u00eb cil\u00ebn Myderriz Haxh\u00ed Ymeri e spikati n\u00eb \u201cHydben e pare\u201d: \u201cAi i cili \u00ebsht\u00eb shqiptar mysliman i v\u00ebrtet\u00eb sot duhet t\u00eb ngel\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb Vatan, e k\u00ebtu t\u2019i l\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve deri n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit, e ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb turk nuk e ka p\u00ebr detyr\u00eb, le t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Turqi\u2026!\u201d<\/p>\n<p>Ishte ky kushtrimi m\u00eb i qart\u00eb i myderriz Haxh\u00ed Ymer Prizrenit p\u00ebr ruajtjen e shpirtit shqiptar t\u00eb Ulqinit, e q\u00eb ishin vet\u00eb shqiptar\u00ebt, por edhe d\u00ebshmi tjet\u00ebr se Haxh\u00ed Ymeri e zgjodhi Ulqinin p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur jet\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn martirizuese, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar me jet\u00ebn e me p\u00ebrpjekjet e veta deri n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb varrit, se: Shqiptaria dhe Islami jan\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb pandashme p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00ebn rob\u00ebrin\u00eb malazeze e serbe, sepse ato e ruajn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, e ruajn\u00eb shqiptar\u00ebsin\u00eb e Ulqinit dhe t\u00eb viseve t\u00eb tjera shqiptare t\u00eb aneksuara Malit t\u00eb Zi, Serbis\u00eb etj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr, madje k\u00ebrkohet t\u00eb konstatohet se p\u00ebrmbajtja e citatit nga \u201cHydbja e par\u00eb\u201d e myderriz Ymer Efendi Prizrenit n\u00eb Ulqin, si edhe Fetfaja p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn legjitime t\u00eb \u00e7do shqiptari t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr Turqis\u00eb \u2013 p\u00ebr bashkimin, p\u00ebr lirin\u00eb dhe p\u00ebr autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb shpallur n\u00eb fille t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, korrespondon mir\u00eb me mesazhin e k\u00ebng\u00ebs popullore p\u00ebr Haxh\u00ed Ymer Prizrenin, me titull: \u201cKush ja jep Mbretit ni plum\u201d, ku poeti popullor spikat\u00eb me p\u00ebrloteni mendimin politik dhe programin luftarak \u00e7lirimtar t\u00eb Myderriz Ymer Prizrenit. N\u00eb k\u00ebng\u00eb, midis t\u00eb tjerash, thuhej: \u201cEfendi, na \u00e7ka me ba, \/A ban turkut pushk\u00eb m\u2019i ra?\/ Myderrizi kish pas than\u00eb:\/ &#8211; Kur asht fjala p\u00ebr Vatan,\/ Jo ve\u00e7 turkut e ati tjetrit,\/ Po ni plumb kush ja jep Mbretit,\/ ompl shkue n\u00eb lula t\u00eb xhenetit!\/ Fjalt e hoxh\u00ebs kur i nguen,\/ T\u00eb tan\u00eb burrat n\u2019kam\u00eb u \u00e7uen,\/ Lidh\u00ebn bes\u00ebn e pajtuen gjaqe, &#8211; Me vent ton\u00eb s\u2019ka pazarllaqe! S\u2019njohim pash\u00eb, kral as mbret,\/ Venin ton\u00eb e sunojm\u00eb vet!\u201d<\/p>\n<p>Tradita thot\u00eb: Nuk mbeti asnj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri ulqinake t\u00eb mos e ket\u00eb pasur an\u00ebtar nderi t\u00eb familjes Hoxh\u00ebn e Madh, Urtakun e shenjt\u00eb, apostullin e kombit shqiptar dhe \u201enuk mbahet n\u00eb mend n\u00eb Ulqin t\u00eb ket\u00eb pasur raste g\u00ebzimi familjare, apo edhe hidh\u00ebrimi, e n\u00eb mesin e t\u00eb ftuarve t\u00eb mos ishte edhe Haxh\u00ed Ymer Prizreni.\u201c<\/p>\n<p>Si m\u00ebsues i v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb \u00e7do familje ulqinake, mbolli dituri fetare dhe edukat\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht dashurin\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. \u201cMbi gjuh\u00ebn, dhe vet\u00ebm mbi gjuh\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e ardhmja e kombit ton\u00eb\u2026!\u201d \u2013 e p\u00ebrs\u00ebriste n\u00eb xhami e n\u00eb ndeja. N\u00eb vitin 1884, Turqia d\u00ebrgoi nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb bind\u00eb Ymer Prizrenin t\u00eb kthehej n\u00eb Prizren, duke i premtuar rrog\u00eb dhe jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb, por t\u00eb gjitha k\u00ebto ai i refuzoi kategorikisht. Nd\u00ebrkaq, sipas studiuesit t\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb Lidhjes, Xhafer Belegut: Sulltani i d\u00ebrgoi n\u00eb Ulqin nj\u00eb \u201cnjeri t\u00eb posa\u00e7\u00ebm\u201d. Ai u p\u00ebrpoq ta binte Ymer se \u201cSulltani t\u00eb do fort e d\u00ebshiron t\u00eb shkosh n\u00eb Stamboll se ompl ju emnue Sheh-Islam.\u201d HaxhR Ymeri do t\u2019i p\u00ebrgjegjet vendosm\u00ebrisht: \u201cShko nga erdhe se sikur edhe n\u00eb fron t\u00eb vet t\u00eb m\u00eb vij\u00eb Sulltani nuk due t\u00eb di m\u00e2 p\u00ebr Turqin!\u201d<\/p>\n<p>Myderriz Ymer Prizreni nuk do t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb vepruari p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb frym\u00ebn e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, ndaj pa hezitim mund t\u00eb thuhet se p\u00ebr likuidimin fizik t\u00eb Tij, p\u00ebrpos Sulltanit dhe Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, k\u00ebso kohe, ishin t\u00eb interesuara jet\u00ebsisht: Rusia, Malin e Zi dhe Serbia. Kujtesa historike n\u00eb Ulqin fletqart\u00eb se: Hoxha i Madh \u2013 Procesin gjyq\u00ebsor t\u00eb Prizrenit kund\u00ebr Sylejman Vokshit, bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, m\u00eb 29 shtator \u2013 30 dhjetor 1885, e p\u00ebrjetoi grusht vendimtar t\u00eb Sulltanit dhe t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb mbi frym\u00ebmarrjen e fundit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit p\u00ebrmes gryk\u00ebve t\u00eb pushk\u00ebve t\u00eb ish-bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Realisht, me rastin e gjykimit t\u00eb Sylejman Vokshit, d\u00ebshmitari Abdyl Shollo nga Prizreni n\u00eb deponimin e 3 tetorit 1885, midis t\u00eb tjerash, p\u00ebr Ymer Prizrenin, do t\u00eb konstatoj\u00eb: \u201cPo ky, Sylejman Vokshi, ka qen\u00eb vegla m\u00eb aktive e veprimtaris\u00eb antiqeveritare e t\u00eb mallkuar t\u00eb Myderriz Haxh\u00ed Ymer Efendiut, q\u00eb njihet nj\u00ebri nga eksponent\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb ish-Lidhjes, q\u00eb sot ndodhet i arratisur n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Shkurt, Sylejman Vokshi pat marr\u00eb m\u00ebsim nga i arratisuri Haxh\u00ed Ymer Efendiu, q\u00eb t\u00eb mos i bindet qeveris\u00eb perandorake dhe t\u2019ia prish\u00eb vazhdimisht qet\u00ebsin\u00eb e rendin (publik); qysh nga ajo koh\u00eb ai, pa pushuar as edhe nj\u00eb \u00e7ast, ka kryer lloj-lloj nxitjesh dhe intrigash antishtet\u00ebrore si edhe veprime (t\u00eb tjera) kryengrit\u00ebse n\u00eb \u00e7do an\u00eb t\u00eb mbar\u00eb Geg\u00ebris\u00eb dhe ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh kryetar i krer\u00ebve t\u00eb rebel\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, procesverbalet, urdh\u00ebresat dhe vendimet e Gjykat\u00ebs Ushtarake t\u00eb Prizrenit, t\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme Ushtarake t\u00eb Prizrenit, t\u00eb K\u00ebshillit Administrativ t\u00eb Gjakov\u00ebs dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Ushtarake t\u00eb Stambollit p\u00ebr Procesin gjyq\u00ebsor t\u00eb Sylejman Vokshit flasin qart\u00eb se ai ishte GJYQ p\u00ebr veprimtarin\u00eb politike e luftarake t\u00eb Myderriz Ymer Efendi Prizrenit, ishte reminishenc\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr d\u00ebnimin me vdekje, n\u00eb munges\u00eb, t\u00eb Ymer Prizrenit, shuguruar n\u00eb Procesin gjyq\u00ebsor kund\u00ebr Komitetit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit e t\u00eb Abdyl Frash\u00ebrit n\u00eb Gjykat\u00ebn Ushtarake t\u00eb Prizrenit, dhe kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komitetit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkodr\u00ebs, nga Gjyqi Ushtarak n\u00eb Shkod\u00ebr. K\u00ebtu e tutje, Hoxha i Madh i Prizrenit fliste hapur p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombit shqiptar i solli politika drit\u00ebshkurt\u00ebr e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, kurse n\u00eb Sulltan Abdylhamidin shihte mjetin n\u00eb duar t\u00eb Rusis\u00eb, p\u00ebr perspektivat e politik\u00ebs pansllaviste n\u00eb Shqip\u00ebri e m\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Thuhet se priste e p\u00ebrcillte personalitete osmane, ithtar\u00eb t\u00eb themeluesit t\u00eb rendit kushtetutar t\u00eb vitit 1876, Mit\u2019had Pash\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb pushtetit autokrat t\u00eb Sulltan Abdylhamidit, t\u00eb cil\u00ebt jetonin n\u00eb ekzil, n\u00eb Paris e gjetk\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, midis t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve kishte edhe shqiptar\u00eb, ndjek\u00ebs t\u00eb mendimit politik t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Dhe, tashti, posa\u00e7\u00ebrisht i forcoi lidhjet me Tiran\u00ebn, Shkodr\u00ebn dhe Pej\u00ebn. Dihet, sigurt, se takimet politike ilegale me personalitetet e r\u00ebnd\u00ebsishme i mbante n\u00eb Od\u00ebn e Tahir Mulla Beqirit dhe n\u00eb Od\u00ebn e Kadis\u00eb s\u00eb Mujal\u00ebve.<\/p>\n<p>Aktiviteti politik i Myderriz Ymer Prizrenit drejt ringritjes s\u00eb Lidhjes Shqiptare ompl sy edhe t\u00eb diplomacive evropiane. Kjo mund t\u00eb vigjilohet nga informata e konsullit t\u00eb p\u00ebrgjitshem austro-hungarez n\u00eb tokat shqiptare historike dhe etnike, me seli n\u00eb Shkod\u00ebr, Lippick, t\u00eb 1 qershorit 1886. Ai informonte Kontin Kalnoky n\u00eb Vjen\u00eb se q\u00eb nga tetori 1885 po zhvilloheshin veprimtari organizuese \u201cn\u00eb lidhje me projektin e kryengritjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme\u201d kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>K\u00ebto organizime i mori mbi vete i ashtuquajturi \u201cKomiteti Shqiptar i Korfuzit\u201d, mekaniz\u00ebm organizativ ky i Athin\u00ebs zyrtare. N\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrpjekjeve Athina vuri t\u00eb riun ambicioz, Gani be Toptanin, nga Tirana, kurse konsulli grek, Mitzakis, lidhi p\u00ebr planet e Athin\u00ebs edhe personalitete nga Shkodra e m\u00eb gjer\u00eb. Lippick, midis t\u00eb tjerash, informonte: \u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket Z. Mitzakis, Mustafa Asim Pashaj m\u00eb siguroi se ai nuk sjell t\u00eb holla vet\u00ebm prej Malit t\u00eb Zi n\u00eb Shkod\u00ebr por edhe prej k\u00ebndej atje, se n\u00eb Shkod\u00ebr, u kishte b\u00ebr\u00eb dhurata n\u00eb t\u00eb holla shum\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb zbuluar ende dhe se kishte v\u00ebn\u00eb kontakt me nj\u00eb hoxh\u00eb prej Ulqini me emrin Salih Efendi (Hylja), q\u00eb njihej i dyshimt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bindur me dijen e Cetinj\u00ebs, ish \u2013 kryetarin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, Shehun Omer Efendi, q\u00eb qe arratisur n\u2019Ulqin, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen q\u00eb pritej dhe p\u00ebr t\u00eb influencuar bashkatdhetar\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb Dib\u00ebr, Tetov\u00eb, Lum\u00eb etj.\u201d Konsulli Lippick e p\u00ebrmbylli informat\u00ebn me konstatimin se: \u201cAdjutanti i Sulltanit, Ferik Sulejman Pashaj, i cili tash s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb pritur t\u00eb vij\u00eb prej Cetinje k\u00ebtu (n\u00eb Shkod\u00ebr), duhet t\u00eb ket\u00eb urdh\u00ebr n\u00eb lidhje me komplotin e d\u00ebshtuar, me ankesat kundrejt Mustafa Pashajt, me grindjen e tij me Jusuf Zija pash\u00ebn etj.\u201d<\/p>\n<p>Mund t\u00eb konstatojm\u00eb se vet\u00ebm faktet q\u00eb u soll\u00ebn p\u00ebr interesimet e Athin\u00ebs dhe t\u00eb Cetinj\u00ebs, p\u00ebr ta lidhur Myderriz Ymer Prizrenin p\u00ebr vete, do t\u00eb mjaftonin si pretekst p\u00ebr ta privuar nga jeta myderriz Sheh Ymer Prizrenin. Ndaj, \u00e7\u00ebshtja se cila makineri antishqiptare turke apo sllavo-greke e likuidoi Myderriz Ymer Prizrenin mbet\u00ebt p\u00ebr t\u2019u ndri\u00e7uar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, megjithat\u00eb, duhet t\u00eb sakt\u00ebsohet se kujtesa historike n\u00eb Ulqin thot\u00eb: \u201e\u00cbsht\u00eb folur se, pas nj\u00eb takimi me nj\u00eb njeri t\u00eb Haxh\u00ed Zek\u00ebs nga Peja, pak koh\u00eb para vdekjes, t\u00eb jet\u00eb d\u00ebgjuar shpesh duke u betuar se ka p\u00ebr ta ringritur Lidhjen Shqiptare edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se at\u00eb t\u00eb Prizrenit, por tashti, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb armiqt\u00eb e Turqis\u00eb, n\u00eb Evrop\u00eb\u2026\u201c<\/p>\n<p>Sipas kujtes\u00ebs m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar n\u00eb Ulqin, Myderriz Ymer Prizreni u godit p\u00ebr vdekje para der\u00ebs s\u00eb dhom\u00ebs ku banonte, pik\u00ebrisht sapo kthehej nga namazi i jacis\u00eb, pra n\u00eb terrin e par\u00eb. Atentatori, sipas t\u00eb gjith\u00eb gjasash, e mori arkivin omplett \u00eb Myderriz Ymer Prizrenit, dhe me k\u00ebt\u00eb akt n\u00eb nj\u00ebfar\u00ebdore e realizoi d\u00ebshir\u00ebn ose e materializoi frik\u00ebn e Dervish Pash\u00ebs, m\u00eb 1881, se \u201cdokumente tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr qeverin\u00eb turke\u201d q\u00eb i kishte me vete, \u201cme vrasjen e Ymerit (\u2026) do t\u00eb binin n\u00eb duart indirekte t\u00eb ndonj\u00eb dorasi q\u00eb t\u2019i keqp\u00ebrdorte\u201d.<\/p>\n<p>Ekzaminimi shkencor i skeletit t\u00eb trupit t\u00eb Ymer Prizrenit nga Janosh Nemeshker, ka dh\u00ebn\u00eb diagnoza t\u00eb ndryshimeve patologjike n\u00eb trupin e Myderriz Ymer Prizrenit, si pasoj\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrhershme, mosh\u00ebs midis 63-68 vje\u00e7 dhe t\u00eb nj\u00eb ataku mekanik: Spondylarthrozis (Shkalla e pesh\u00ebs: ++), Arthrosis gen.(Shkalla e pesh\u00ebs: +++), Periostitis man.(Shkalla e pesh\u00ebs: ++) dhe Status post fracturom vert. Lumb.(Shkalla e pesh\u00ebs: ++++). Shpjegimi p\u00ebr diagnoz\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb: \u201eN\u00eb unaz\u00ebn lumbale 4 dhe 5, sipas foramen vertebrales, \u00ebsht\u00eb konstatuar fraktura n\u00eb sip\u00ebrfaqe, kurse reaksioni nuk mund t\u00eb konstatohet dhe supozohet se kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mu n\u00eb prag t\u00eb vdekjes\u201c.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkakun e vdekjes s\u00eb Myderriz Ymer Prizrenit dha mendimin edhe eksperti mjeko-ligjor, dr. Fadil Batalli. Atij iu prezantua materiali \u201cnga momenti i \u00e7farosjes s\u00eb Ymer Prizrenit n\u00eb form\u00eb t\u00eb foto-dokumentacionit\u201d dhe, pasi e studioi l\u00ebnd\u00ebn, konstatoi: Pajtohem me konstatimete J. Nemeshker: Thyerja e unaz\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt dhe t\u00eb pest\u00eb lumbale dhe d\u00ebmtimi i dh\u00ebmb\u00ebve n\u00eb nofull\u00ebn e ep\u00ebrme n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb jan\u00eb shkaktuar para vdekjes \u2013 \u201cme veprime mekanike me mjet t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb r\u00ebnd\u00eb (topitur)\u201d dhe konkludoi: \u201cD.m.th. Ekziston lidhje engusht\u00eb kauzale n\u00eb mes t\u00eb d\u00ebmtimeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura si dhe shkakut t\u00eb vdekjes\u201d.<\/p>\n<p>Martiri Myderriz Ymer Prizreni, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij, u soll i s\u00ebmur\u00eb nga plag\u00ebt e r\u00ebnda n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb Mullabeqir\u00ebve dhe meq\u00eb parandjeu qart\u00eb vdekjen e paevitueshme, \u201ce la me goj\u00eb: t\u00eb varroset n\u00eb Varret e Mollabeqir\u00ebve\u201d. P\u00ebr organizimin meritor t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb varrimit t\u00eb Hoxh\u00ebs s\u00eb Madh, sipas kujtes\u00ebs historike, u angazhua t\u00ebr\u00eb Ulqini, por barr\u00ebn organizative e barti Tahir Mollabeqiri. Nga t\u00eb gjitha minaret e xhamive t\u00eb Ulqinit u thirr salla e vdekjes (temxhit) p\u00ebr Burrin e Dheut, p\u00ebr Kryetarin e Par\u00eb e t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike, e cila, n\u00eb koh\u00ebn kur u likuidua Kryetari i saj i papushtuesh\u00ebm, kishte 90 100 km2, dhe pik\u00ebrisht: Vilajeti i Kosov\u00ebs me 32 900 km2, i Shkodr\u00ebs me 28 500 km2, i Manastirit me 10 800 km2dhe i Janin\u00ebs me 17 900 km2. Toka shqiptare kishte edhe n\u00eb Vilajetin e Selanikut.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Ulqinit e varros\u00ebn Ymer Efendin\u00eb me nderime t\u00eb larta, asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Me k\u00ebt\u00eb \u00e7mohej lart vepra e madhe fetare e komb\u00ebtare dhe madh\u00ebshtore e k\u00ebtij luft\u00ebtari t\u00eb paepur fetar e komb\u00ebtar. Dhe, tradita ruan kujtimin e hidhur, por krenar: \u201cKur po e d\u00ebrgonin n\u00eb Varrez\u00eb trupin e Hoxh\u00ebs t\u2019Madh, u mbyll\u00ebn t\u00eb gjitha dyqanet dhe i madh e i vog\u00ebl iu bashkua xhematit t\u00eb Haxh\u00ed Ymerit. Edhe grat\u00eb e Ulqinit dol\u00ebn n\u00ebp\u00ebr deri\u00e7ka, me rroba t\u00eb rang\u00ebve, p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb nderimin e fundit Hoxh\u00ebs t\u2019Madh\u2026!\u201d<\/p>\n<p>Trupi i Myderriz Ymer Prizrenit u mboll n\u00eb dheun e Ulqinit, p\u00ebrjet\u00ebsisht,kurse adhuruesit i ngrit\u00ebn ark\u00ebn e varrit dhe monumentin mbivarrezor &#8211; nishanin n\u00eb pllak\u00eb mermeri: 34 x74 cm, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn skalit\u00ebn mbishkrimin osmanisht:<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrmbajtja e nishanit nuk mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn dhe muajin, madje nuk mund t\u00eb caktojm\u00eb sakt\u00ebsisht as vitin e martirizimit t\u00eb Myderriz Ymer Prizrenit. Kjo do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e qart\u00eb sapo ta kuptojm\u00eb se viti hixhri 1304 fillon m\u00eb 31 shtator 1886 dhe p\u00ebrfundon m\u00eb 21 gusht 1887. Dhe, s\u00eb fundi, fati e deshi q\u00eb vet\u00ebm m\u00eb 24 maj 2002 t\u00eb zbulojm\u00eb qart\u00eb dit\u00ebn, dat\u00ebn, muajin dhe vitin e vdekjes s\u00eb t\u00eb madhit Haxh\u00ed Ymer Efendi Prizreni. Dokumentin osmanisht, q\u00eb ruajti k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, e siguroi mr. Enver Baftiu. Ai i p\u00ebrket gruas s\u00eb Ymer Prizrenit, opojares Fatime Murat Aga dhe mban dat\u00ebn 13 ramazan 1307, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: 3 maj 1890. Fatimja, midis t\u00eb tjerash,vinte n\u00eb pah se \u00ebsht\u00eb e veja e Myderriz Ymer Prizrenit, i arratisur n\u00eb qytetin Ulqin dhe p\u00ebr vdekjen e tij, sakt\u00ebsoi: \u201cy\u00e7 y\u00fcz dert senesi ramadani \u00baerifen yegermi \u0123yni ve fati iden Haci \u00dcmer Efendi ibni S\u00fclejman Efendi\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: Haxh\u00ed Ymer Efendia, i biri i Sylejman Efendis\u00eb, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e nj\u00ebzet t\u00eb ramazanit t\u00eb madh\u00ebruesh\u00ebm t\u00eb vitit treqind e kat\u00ebr. Muaji ramazan \u00ebsht\u00eb muaji i n\u00ebnt\u00eb islam \u2013 hixhri, kurse viti 304 \u00ebsht\u00eb viti 1304. Ndaj, barazuar me kalendarin gregorian, del: 20 ramazan 1304 \u00ebsht\u00eb baras me dit\u00ebn e diele, 12 qershor 1887.<\/p>\n<p>Ta p\u00ebrmbyllim. Hoxha i Madh i Prizrenit, Myderrizi i famsh\u00ebm i Medreses\u00eb s\u00eb Mehmet Pash\u00ebs, themeluesi dhe strategu ideor, politik e ushtarak \u2013 Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqitpare t\u00eb Prizrenit 1877-1887, Kryetari i Par\u00eb dhe i vet\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb Etnike t\u00eb fillimvitit 1881 \u2013 e zgjodhi Ulqinin p\u00ebr prehje n\u00eb vjet\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs dhe rezistoi e p\u00ebrballoi aty dhun\u00ebn, q\u00eb Varri t\u2019i mbetet roje kujdestare e shqiptaris\u00eb dhe e shqiptar\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb Ulqinit me viset p\u00ebrreth, t\u00eb cilat, Evropa Shtrig\u00eb e Pat\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebs, ia dhuroi Malit t\u00eb Zi moll\u00eb t\u00eb q\u00ebruarn\u00eb pjat\u00eb.<\/p>\n<p>Varri i tij, t\u00eb cilin ulqinak\u00ebt, brez pas brezi, e quajn\u00eb me admirim: \u201eVorri i Hoxh\u00ebs t\u2019Madh\u201c, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet tapi shqiptare e Ulqinit, t\u00eb shk\u00ebputur me dhun\u00eb nga ushtria perandorake-osmane (turke), dor\u00eb e zgjatur antishqiptare e Evrop\u00ebs imperialiste. Kjo Evrop\u00eb u rid\u00ebshmua si e till\u00eb, antishqiptare, edhe m\u00eb 1913, m\u00eb 1919 dhe m\u00eb 1945, dhe sot, 125 vjet pas Krimit n\u00eb Berlin, dhe 116 vjet nga martirizimi i Ymer Prizrenit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb pavarur, \u00ebsht\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb sprov\u00eb t\u00eb re p\u00ebrpara k\u00ebrkesave legjitime t\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb cop\u00ebtuar, copa n\u00eb pes\u00eb shtete, por i hedhur fuqimisht n\u00eb vall\u00ebn hijer\u00ebnd\u00eb t\u00eb Epok\u00ebs s\u00eb Myderriz Ymer Prizrenit p\u00ebr zgjidhjen e \u00c7\u00ebshtjes shqiptare drejt\u00ebsisht dhep\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p><em>Autori \u00ebsht\u00eb gazetar analist i pavarur<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ymer Haxhi Prizreni, (ose njohur si Ymer Drini ose si Ymer Prizreni) lindi n\u00eb vitin 1826 dhe vdiq n\u00eb vitin 1886, ishte veprimtar i shquar i L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare, nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit dhe kryetar i qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb formuar n\u00eb periudh\u00ebn e fundit t\u00eb saj.Dhe varri i tij t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5687,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-5686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5686"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5689,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5686\/revisions\/5689"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}