{"id":5345,"date":"2015-08-20T20:53:54","date_gmt":"2015-08-20T18:53:54","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5345"},"modified":"2015-08-20T20:53:54","modified_gmt":"2015-08-20T18:53:54","slug":"historiani-i-krimeve-te-komunizmit-seshte-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5345","title":{"rendered":"HISTORIANI I KRIMEVE T\u00cb KOMUNIZMIT S&#8217;\u00cbSHT\u00cb M\u00cb!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, nd\u00ebrsa shumica e njer\u00ebzve ishin n\u00eb pushimet verore, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Kaliforni n\u00eb mosh\u00ebn 98-vje\u00e7are historiani, poeti dhe nj\u00ebri prej heronj\u00ebve intelektual\u00eb m\u00eb t\u00eb shquar bot\u00ebror\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, anglo-amerikani Robert Conquest.\u00a0 Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb mbarimi i gushtit dhe lexuesit gjithnj\u00eb ndodhen n\u00eb pushime dhe ndoshta nuk jan\u00eb aspak t\u00eb interesuar t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr vdekjen e nj\u00eb historiani me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore i cili p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli dokumentoi krimet e komunizmit, e ndjej\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb ta kujtoj k\u00ebt\u00eb historian dhe intelektual t\u00eb shquar anglo-amerikan.\u00a0 Ndon\u00ebse n\u00eb median amerikane dhe n\u00eb at\u00eb europiane u komentua vdekja dhe kontributi i tij i \u00e7muar, si njeriu q\u00eb zbuloi i pari dhe n\u00eb holl\u00ebsi krimet e Stalinit, nj\u00eb humbje e till\u00eb meriton t\u00eb sh\u00ebnohet edhe p\u00ebr lexuesit shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrjetuar krime jo m\u00eb pak t\u00eb tmershme se krimet e regjimit komunist t\u00eb Stalinit, t\u00eb cilat Robert\u00a0 Conquest i ka dokumentuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb dy veprat kryesore dhe m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb tij, &#8220;Terrori i Madh: Spastrimet e Stalinit n\u00eb vitet 30-ta&#8221;, botuar n\u00eb vitin 1968, dhe ribotuar m\u00eb 1990, si dhe &#8220;Kolektivizimi Sovjetik dhe Uria si Mjet Terrori&#8221;.<\/p>\n<p>Historiani Robert Conquest ishte shum\u00eb dimensional n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij dhe ishte i pranish\u00ebm n\u00eb shum\u00eb fush\u00eb, si diplomat, poet dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe si humanist.\u00a0\u00a0 Personaliteti dhe mendimet e tija kishin ndryshuar gjat\u00eb viteve.\u00a0 Ndon\u00ebse ai kishte qen\u00eb dikur\u00eb komunist, pasi ishte b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb vitin 1937. Nd\u00ebrkoh\u00eb,\u00a0 ka qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i Partis\u00eb laburiste britanike deri n\u00eb vitet 70-ta, nd\u00ebrsa Robert Conquest kishte ndryshuar mendimet politike dhe q\u00ebndrimet ideologjike t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij, sa q\u00eb eventualisht kishte vendosur t\u00eb mb\u00ebshteste politik\u00ebn e Kryeministres konservatore britanike, Margareth Thatcher, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn madje shkruante edhe fjalimet e saja.\u00a0 Thuhet se nuk ka anti-komunist m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se nj\u00eb ish-komunist.\u00a0 I till\u00eb ishte edhe Robert Conquest!<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00eb konsultimeve politike, ai nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka kontribuar me pun\u00ebn e tij edhe pran\u00eb qendrave akademike konservatore m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Amerik\u00ebs, kryesisht duke shkruar dhe duke dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0 Me dy veprat e lart\u00ebp\u00ebrmendura historike mbi krimet komuniste t\u00eb Stalinit, ish-komunisti Robert Conquest provoi i pari vrasjet sistematike nga regjimi komunist sovjetik, duke hedhur posht\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb argumentet komuniste se gjoja ish-Bashkimi Sovjetik dhe ish-vendet komuniste, ishin shoq\u00ebri m\u00eb humane se vendet e tjera, sidomos n\u00eb krahasim me per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Ai dokumentoi n\u00eb veprta e tija se gjyqet e komunist\u00ebve bolshevik\u00eb bazoheshin n\u00eb prova fals, se zhvilloheshin n\u00ebn tortura, shantazhe, k\u00ebrc\u00ebnime dhe g\u00ebnjeshtra ndaj t\u00eb akuzuarve.\u00a0 Ai shpjegoi si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb holl\u00ebsi arrestimet dhe interrogimet komuniste, t\u00eb mohuarit e ushqimit dhe t\u00eb gjumit si mjete terrori, si dhe abuzimet fizike dhe psikologjike, gjat\u00eb proceseve t\u00eb gjyqeve komuniste.\u00a0 Si rezultat i zbulimeve t\u00eb Robert Conquest, bota nuk mund t\u00eb pretendonte m\u00eb se nuk kishte informacion dhe prova mbi krimet komuniste kund\u00ebr njer\u00ebzimit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet, ekspert\u00ebt i kan\u00eb krahasuar veprat e Robert Conquest, t\u00eb cilat qarkullonin fshehurazi edhe n\u00eb ish vendet komuniste, me vepra q\u00eb u btouan m\u00eb von\u00eb e t\u00eb cilat vun\u00eb n\u00eb dukje prova mbi krimet komuniste, si &#8220;Gulagu Arkipelag&#8221; t\u00eb Aleksand\u00ebr Solzhenitsyn, libri &#8220;Terri n\u00eb Mesdit\u00eb&#8221; i Arthur Keslerit dhe me vepra me titull &#8220;1984&#8221;, e George Orwell-it &#8212; libra t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu informuan bot\u00ebn duke pasqyruar dhe dokumentuar natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb komunizmit.\u00a0 P\u00ebrve\u00e7se Robert Conquest kishte dokumentuar krimet komuniste t\u00eb Stalinit para syve t\u00eb bot\u00ebs, ai nuk mungoi s\u00eb kritikuari ashp\u00ebr edhe disa nga intelektual\u00ebt e njohur per\u00ebndimor\u00eb gjat\u00eb 1930-ave dhe deri n\u00eb periudh\u00ebn e 1960-ave, si vegla t\u00eb Stalinit dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb regjimit t\u00eb tij, bazuar n\u00eb deklaratat q\u00eb ata kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mohuar krimet e komunizmit, duke i falur ose duke i justifikuar atosi t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, veprat e tija jan\u00eb lexuar nga miliona veta gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, \u00e7ka ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ato t\u00ebrhoq\u00ebn edhe v\u00ebmendjen e udh\u00ebheq\u00ebsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit t\u00eb asaj kohe, sidomos t\u00eb Presidentit amerikan Ronald Reagan dhe Kryeministres britanike, Margareth Thatcher e cila konsultohej rregullisht me historianin dhe ish-komunistin Robert Conquest n\u00eb lidhje me ish Bashkimin Sovjetik dhe \u00e7\u00ebshtjet e komunizmit.\u00a0 Ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb shkruar se mund t\u00eb thuhet se Robert Conquest, jo vet\u00ebm ishte njeriu i cili zbuloi natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb kriminale t\u00eb komunizmit, por si rrjedhim, ai ndihmoi q\u00eb t\u00eb ndryshonte edhe pik\u00ebpamjet e Per\u00ebndimit mbi komunizmin duke e b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimmore m\u00eb t\u00eb vetdijshme se \u00e7\u2019po ndodhte me t\u00eb v\u00ebret\u00ebt n\u00eb bot\u00ebn komuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, Ish-Presidenti George W. Bush e dekoroi historianin Robert Conquest me Medaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb.\u00a0 Me at\u00eb rast, ish-presidenti Bush u shpreh se:<br \/>\n&#8220;Konfliktet e k\u00ebtij shekulli t\u00eb ri k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb dramat dhe tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb shekullit 20-t\u00eb studiohen dhe t\u00eb njihen mir\u00eb.\u00a0 Ndoshta si asnj\u00eb akdemik tjet\u00ebr, Robert Conquest ka studiuar at\u00eb periudh\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe guxim t\u00eb nj\u00eb intelektuali t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u00a0 Jeta e tij filloi n\u00eb vitin 1917, viti i Revolucionit rus, pasojat e tmershme t\u00eb t\u00eb cilit, ai do t&#8217;i dokumentonte n\u00eb holl\u00ebsi n\u00eb librin &#8220;Terrori i Madh&#8221;, si dhe n\u00eb shkrime t\u00eb\u00a0 tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\u00a0 T\u00eb v\u00ebrtetat p\u00ebr t\u00eb cilat ai ka shkruar dhe folur, nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb mod\u00eb, por veprat e tija si dhe m\u00ebsimet dhe k\u00ebshillat n\u00eb lidhje me ideologjit\u00eb vras\u00ebse si dhe ndaj atyre personave q\u00eb u sh\u00ebrbyen ideologjive t\u00eb tilla, do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe me vend.\u00a0 Sot, perandoria, krimet e s\u00eb cil\u00ebs ai zbuloi, ka marr\u00eb fund p\u00ebrgjithmon\u00eb, nd\u00ebrsa veprat e Robert Conquest mbeten nj\u00eb testament i p\u00ebrher\u00ebsh\u00ebm ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.\u00a0 Ky burr\u00eb i men\u00e7ur dhe elokuent admirohet nga bashkqytetar\u00ebt e tij amerikan\u00eb dhe nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan lirin\u00eb&#8221;, p\u00ebrfundoi ish-presidenti Bush, duke i dor\u00ebzuar atij dekorat\u00ebn e lart\u00eb Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, duke e lidhur kujtimin e Robert Conquest me situat\u00ebn aktuale n\u00eb Europ\u00eb, komentatori i njohur amerikan George Will, shkruan me rastin e vdekjes s\u00eb\u00a0 historianit t\u00eb fam\u00ebsh\u00ebm se: \u201cVepra e Robert Conquest \u00ebsht\u00eb e lidhur drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb me t\u00eb kuptuarit sot t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Vladimir Putinit. Teza e Robert Conquest\u00a0 ishte se jo q\u00eb udh\u00ebheqsit sovjetik\u00eb kishin studiuar veprat e Leninit, por q\u00eb ata ishin t\u00eb zhytur krejt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht n\u00eb bazat morale t\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb themeluar nga Lenini, i cili prodhoi makinerit\u00eb shtyp\u00ebse t\u00eb atij regjimi q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund prodhoi lider\u00eb si Putini.\u201d<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim i Revolucionit rus t\u00eb vitit 1917 dhe instalimit t\u00eb regjimit komunist q\u00eb pasoi n\u00eb at\u00eb vend dhe n\u00eb ish vendet komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Lindore dhe Q\u00ebndrore, p\u00ebr disa dekada, planeti ishte mb\u00ebrthyer nj\u00eb nj\u00eb luft\u00eb midis liris\u00eb dhe tiranis\u00eb.\u00a0 M\u00eb n\u00eb fund, bota po i m\u00ebson dal\u00ebngadal\u00eb tmerret e komunizmit. Por, nd\u00ebrsa realiteti dhe e v\u00ebrteta e k\u00ebtyre krimeve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs komuniste po zbulohet, \u00ebsht\u00eb me vend q\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb njer\u00ebz si Robert Conquest, jo vet\u00ebm se mbrojt\u00ebn lirin\u00eb, por sepse ata nj\u00ebkoh\u00ebsisht luajt\u00ebn gjithashtu nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zbulimin dhe dokumentimin qysh\u00eb heret, t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb krimeve t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb rob\u00ebroi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kontinentit europian p\u00ebr disa dekada. I p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i k\u00ebtij burri q\u00eb zbuloi dhe dokuemntoi p\u00ebt njer\u00ebzimin g\u00ebnjeshtr\u00ebn e madhe t\u00eb komunizmit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, nd\u00ebrsa shumica e njer\u00ebzve ishin n\u00eb pushimet verore, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Kaliforni n\u00eb mosh\u00ebn 98-vje\u00e7are historiani, poeti dhe nj\u00ebri prej heronj\u00ebve intelektual\u00eb m\u00eb t\u00eb shquar bot\u00ebror\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, anglo-amerikani Robert Conquest.\u00a0 Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb mbarimi i gushtit dhe lexuesit gjithnj\u00eb ndodhen n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-5345","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5345"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5345\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5346,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5345\/revisions\/5346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}