{"id":5299,"date":"2015-08-18T10:26:19","date_gmt":"2015-08-18T08:26:19","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5299"},"modified":"2015-08-19T15:22:04","modified_gmt":"2015-08-19T13:22:04","slug":"300-vjetori-i-cetes-se-profete-te-imzot-pjeter-bogdanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5299","title":{"rendered":"330-VJETORI I \u00c7ET\u00cbS S\u00cb PROFET\u00cb T\u00cb IMZOT PJETER BOGDANIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/zef-oroshi-picture.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-5300 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/zef-oroshi-picture-199x300.jpg\" alt=\"zef-oroshi-picture\" width=\"199\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/zef-oroshi-picture-199x300.jpg 199w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/zef-oroshi-picture.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 199px) 100vw, 199px\" \/><\/a>Shkruan Gjek\u00eb Gjonlekaj, New York<\/p>\n<p>Me 6 qershor 1965 ishte 280-vjetori i d\u00ebrgimit n\u00eb shtyp t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb par\u00eb monumentale t\u00eb proz\u00ebs shipe\u201dCuneus Prephetarum Christo Salvatore Mundi e Ejus Evangelica Veritate\u201d(Vargu i Profet\u00ebve p\u00ebrmbi Krishtin Shelbues i Bot\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn Ungjillzore t\u00eb tijen).Botimi u ba n\u00eb dy v\u00ebllime, me objekt Dhajat\u00ebn e Vjet\u00ebr e t\u00eb Re t\u00eb Bibl\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr qe shkrue nga Imzot Pjet\u00ebr Bogdani, i cili qe p\u00ebr njizet e nji vjet\u00eb Ipeshk\u00ebv i Shkodr\u00ebs (dhe Administrator i Tivarit, si na\u00a0 thot\u00eb ai vet\u00eb) dhe mandej, me urdh\u00ebn t\u00eb Pap\u00ebs Inocenci XI, me 8 nanduer, 1677, qe transferue si Argjipeshk\u00ebv i Shkupit, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb si Administrator i Serbis\u00eb. Me kete ras\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdani merrte n\u00eb dor\u00ebzim selin\u00eb\u00a0 e Ungjit t\u00eb tij,Argjipeshk\u00ebv Andre Bogdani, q\u00eb vdiq tri vjet\u00eb m\u00eb para n\u00eb mosh\u00ebn 80-vjecare. Pjetri n\u00eb pararthanjen e vepr\u00ebs na tregon se Andrea para se t\u00eb bahej Argjipeshk\u00ebv i Shkupit, kishte qen\u00eb Argjipeshk\u00ebv i Ohrit (k\u00ebtu na del qart\u00eb se ky qytet ishte padiskutim shqiptar n\u00eb kohnat e vjetra, dhe kishte ritin latin).<\/p>\n<p>Vepra asht e shkrueme, nga vet\u00eb auktori,\u00a0 n\u00eb dy gjuh\u00eb, n\u00eb shtylla paralele, shqip-italisht.<\/p>\n<p>Nga letrat e aprovimit kishtar t\u00eb vepr\u00ebs, q\u00eb Bogdani boton n\u00eb hymjen e librit,\u00a0 nxjerrim t\u00ebrthorasi, dat\u00ebn\u00a0 e dergimit n\u00eb shtyp t\u00eb librit.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn shqipe qe censor Abat Gjon Bogdani, Vikar i Pergjitht\u00eb i kish\u00ebs Metropolitane t\u00eb Shkupit. Ky si nen titull sh\u00ebnon:\u201dMissionario commune (sic) della S.Congregacione de Propaganda Fide\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu del n\u00eb shesh se Shkupi qe m\u2019at\u00eb koh\u00eb ishte vend misjonar\u00ebsh p\u00ebr Selin\u00eb e Shejte. Dokumenti mban dat\u00ebn 1 tetuer 1684.<\/p>\n<p>I dyti censor asht Nikoll\u00eb Andrea Bratich edhe ky p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. Me gjithse emni i tij asht sllav, asgjamangut thot\u00eb se vepra e Bogdanit(shqip)asht n\u00eb ..mia lingua natia(n\u00eb gjuh\u00ebn time amtare). \u201cThot\u00eb\u00a0 se asht nga Prizreni\u201d, porse gjindej n\u00eb Venedik. Censura e tii mban dat\u00ebn 1 prill 1685.<\/p>\n<p>Censori p\u00ebr pjes\u00ebn italishte qe \u201cFranciscus Burlinus, notariu Episcopalis\u201d(i Padues) , i cili qe autorizue p\u00ebr kete censurim me nji dekret t\u00eb posac\u00ebm nga Kardinal Barbarigu. Ky dokument i u\u00a0 l\u00ebshue Bogdanit me dat\u00ebn 6 qershuer 1685. Derisa libri u shtyp me ndihmat bujare t\u00eb Kardinal Barbarigo-s, kemi arsye t\u00eb besojm\u00eb se, mbas k\u00ebtij aprovimi libri i Imzot Bogdanit vojt edhe n\u00eb shtyp po n\u00eb t\u00eb njajtin muej.<\/p>\n<p>Bogdani i bani studimet theologjike n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Kolegjin \u201cDe Propaganda Fide\u201d. Prandej italishten e zotnonte. Me gjithat\u00eb nuk qe kjo arsyeja p\u00ebr t\u00eb cilen ai e p\u00ebrkthei vepren n\u00eb italisht, tue vue n\u00eb shtyp njiheri t\u00eb dy pjes\u00ebt e bashkangjituna, si u tha. N\u00eb parathanje na thot\u00eb qart\u00eb pse e bani dhe italisht: Mbasi kjo p\u00ebr hir Tinezot mbaruem vepra e n\u2019kryem (krye) gjith\u00eb Arbenisht, m\u2019urdhenoj Selia (Shejte) kuvend (Kongregacjoni De Propaganda Fide-sh\u00ebnimi i shkruesit) qi ende Italjanisht ta kthenje ashtu qi te mundeshin, jo vec t\u2019Arbenisht me xan Italjanishten, por ende k\u00ebta Arbenishten( rasti asht p\u00ebr misjonar\u00ebt\u00a0 ktholik\u00eb t\u00eb Huej-shenim i Shk.) tue u sherbyem posi t\u2019ish nji Kalepi (Calepinus asht auktori i nji,nd\u00ebr ma t\u00eb par\u00ebt fjalor Latin n\u00eb gjasht gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme:prandaj Bogdani p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnue fjal\u00ebn fjalor, e sh\u00ebnon me fjal\u00ebn Kalepi-shenim i shk.)Mu desht pra me djerse t\u00eb madhe, me qitun mbe dritte shume fjale plaka e te harrueme \u2026perse per te sherbyem dheut (Atdheut-shenim i shk.), deshirova mire filli quish po flasme Italjanisht, bukure t\u00eb Kumbon(kumboj\u00eb) e t\u00eb kallezone kallxoj\u00eb Arbenisht\u2026Andaj ende asht dale vepra pakeze e holle , ma tepere nde punete Theologjis\u00eb, p\u00ebr ta marre vesht: ende po drue se jo gjithe kuj e pelqyeshime, tue vote une mbas disa fjalkesh plaka te mos harroheje te dvarje(humbte)gjuha.<\/p>\n<p>Tue dashtune i lumi Zot qi kjo vepre me te delte mbe drite, zu Nazeri(k\u00ebtu fjala asht sundimtarin Turk i Skupse fort me m\u00eb perzane(ndjeke), nde per ata veshteri te perzjarshime.<\/p>\n<p>Bogdani\u00a0 e p\u00ebrmbyll\u00eb parathanjen me k\u00ebta rreshta\u00a0 shum t\u00eb mallengjyesh\u00ebm: \u201cTe lutem pra letterari em i Urti, te me ndejeish, nde gjec fjalede qi te trazon veshefe..Pi vene roe se kusha na ka pushtuem\u00a0 e nde te kujet dhe jemi, ani me zemere aneki\u2026(!)<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Bogdani leu n\u00eb \u201cGuri lexi; zhuri ) nde Hast\u2019 , Sanxhakijet\u00a0 se Dukagjinit, Djecezit se Prezerendit\u201d ne vjetin 1630. Sudjoi ma para n\u00eb \u201cCollegium Illyricum\u201dt\u00eb Loret-it, mandej n\u00eb \u201cCollegium Propaganda Fide\u2019, Rom\u00eb, ku mori doktorat\u00ebn e theologjise.<br \/>\nMe gjiha ndjekjet q\u00eb pat nga sundimi turk, e me cka duket ma tep\u00ebr p\u00ebr ndienjat e tija kombetare\u00a0 e t\u00eb gjuh\u00ebs amtare, se fjesht\u00eb p\u00ebr cashtjen e fes\u00eb, Bogdani nuk u nda nga librat e lavrimi i gjuh\u00ebs shqipe. Qe si e pershkruan situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb\u00a0 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjindej\u2026ky zot fort i urte (Andre Bogdani)me dha fort zemrat me vote paret (me vojt\u00eb para) nde kete vepere, ende tue me ndimuem pa kuer (pa mas\u00eb) fort ne shume fjale t\u2019Arbnesha, te si (j) lat i kishte udob e per duer, tue pasune\u00a0 bam ende aj (Andre Bogdani) nji grammatike fort te godicime\u00a0 Latin e S(h)qip. Ma (per) mbasi dviq (vdiq),13 dit nde Decembre 1683 mu desh mue deper pune te ushtrise e ndene Bec (Vjena), marr\u00eb nga serbo-kroatishtja q\u00eb edhe sot k\u00ebshtu e quen kete qytet),shume here me n\u2019grehun e cgkrehune(me ngreh\u00eb e me zhgreh\u00eb)Librarine teme, tgue jau porositune kjorevet (caranikevet ku fshatar\u00ebt ndejn\u00eb qumshtin), gozhduem Arkavet e lidhun thasevet, e vete tue ikune Malevet; aqa, sa Gramatika nde kete te perzieme n\u2019tretti si kryp nd\u2019ujet.\u00a0 Kohnat n\u00eb t\u00eb cilat jetoi Bogdani ishin shume t\u00eb v\u00ebshtira , sidomos p\u00ebr ata n\u00eb zemrat e t\u00eb cil\u00ebve nuk ishin shue ndienjat kombetare. E k\u00ebtu po shenoj\u00a0 nji not\u00eb t\u00eb nxjerrun\u00a0 e p\u00ebrkthye shqip nga At Mark Harapi(vallu i Antonit) prej \u201cIllyricum Sacrum\u201d i Ferlat-it,vllimi VIII,fq21 ,shtyp\u00eb n\u00eb \u201cLajmtari i Zemr\u00ebs s\u00eb Krishtit\u201d, vjet\u00eb 50,Nr. 5 Maj\u00eb, 1940. \u201cPjetri (Bogdan) me urdhen t\u2019Inocencit Pap\u00eb, dhan\u00eb me dat\u00eb 8 nanduer 1677, prej djocezit t\u00eb Shkodr\u00ebs vojt me marr\u00eb nen sundim djocezin e Shkupit \u2026Vlote gjithnji lufta e Turkut kundra\u00a0 Leopoldit (I). Peranduer, e republika e Venedikut ishte edhe ajo me droj\u00eb t\u00eb kercenimeve t\u00eb m\u00ebnishme e rrenimqare t\u00eb barbarevet prandje nji salvim (Peresekutim) i rreb\u00ebt shperthej kundra katolik\u00ebve t\u00eb djocezit t\u00eb Shkupit, k\u00ebshtu q\u00eb Pjetri s\u2019mujti me i u vu me qeti detyr\u00ebs e zyr\u00ebs s\u00eb vet\u201d.N\u00eb fakt, fill\u00eb vjetin n\u00eb t\u00eb cilin vdiq Andrea Bogdani, Vjena qe rrethue nga Turqit, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb kulmin e fitorevet kundra Perendimit.<\/p>\n<p>Botimi i Par\u00eb i vepr\u00ebs s\u00eb Bogdanit qe ba n\u00eb Padua, n\u00eb shtypshkrojen e Seminarit. N\u00eb fakt mbasi Pjetri pat pregatit e mbarue, si u tha ma nalt duket se puna i ra n\u00eb vesh, sundimtarit Turk n\u00eb Shkup, k\u00ebshtu q\u00eb ky kishte nderment t\u00eb arrestoj\u00eb Pjetrin. Por Pjetri u arratis\u00eb nder male dhe ma von\u00eb arrijti n\u00eb Venedik e qe prit\u00eb me dashuni atnore nga i famshmi Kardinal Gregur Barbarigu t\u00eb cilin qysh at\u00ebher\u00eb Bogdani e p\u00ebrshkruan si njeri shejt(dhe n\u00eb fakt Pap\u00eb Gjoni XXIII e bani shejt n\u00eb vjetin 1958).<\/p>\n<p>Qe si e p\u00ebrshkruan Bogdani:\u201dM\u2019avitti ky zot fort i dashtun, tue me leshuem nde Padovet, shtepi,Trimeni (djem roje)Kual\u00a0 e Koci (Karroc\u00ebs), sidoe une tue pasune mal(1)n\u2019e shtampese (malli i shtamp\u00ebs), gjithe atyne u ketheva faqen(shpienen, vece ju lutshe te me shtampohej libri\u201d. E qe si e p\u00ebrshkruan dhe Farlati (o.et.1.c)ket\u00eb pritje dhe p\u00ebrmbylljes e jet\u00ebs s\u00eb Bogdanit:\u201dMadje kah kje p\u00ebrzan\u00eb,iku n\u2019Itali e u shmang\u00eb n\u00eb Padov\u00eb. Ipeshk\u00ebvi Kardinal i atij qyteti,\u00a0 L.Greguer Barbariga e priti me dashtni t\u00eb madhe n\u00eb pallatin e vet, ku edhe ndej deri ne vitin 1685;mandej kthej n\u00eb Shkup. Pjetrit si mungoj deshiri i flak\u00ebt me ju gjete ndihm\u00eb grigj\u00ebs se vet e me ja lecue travajet q\u00eb e kishin mbulue:por mbas nja tri vjet\u00ebsh,shkri prej s\u00eb k\u00ebqijash e prej mundit, u da kso jete. Shkroi \u201cLIBRIN PUN\u00eb E MADHE\u201d\u2014\u201cEGREGUM LIBRUM\u201dq\u00eb ka p\u00ebr titull\u201dCuneus Prophetarum\u201d. Imzot Pjet\u00ebr Bogdani,pos qe mbetet nji nder fytyrat ma t\u00eb bukurat e sympathilse t\u00eb rac\u00ebs shqiptare gjate vjet\u00ebve t\u2019okupimit Turk,ai qe edhe prijsi i proz\u00ebs s\u00eb lavrueme shqipe. N\u00eb pik\u00ebpamje teologjike koha e ka kap\u00ebrcye dhe deri diku e kishte kap\u00ebrcye edhe kur shkroi;por n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb gjuh\u00ebs sot p\u00ebr ne asht nji minjer\u00eb e pacmueshme,aq ma tep\u00ebr se levizjet tija t\u00eb shumta,dasht\u00eb e padasht\u00eb, e shtyn\u00eb me udh\u00ebtue nder shum\u00eb krahina t\u00eb Veriut t\u00eb Shqipnis\u00eb, k\u00ebshtu me na lan\u00eb nji dokumentim t\u00eb pasun t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe t\u2019asaj kohe. (Fjalori i Bashkimit p\u00ebr shum fjal\u00eb i detyrohet Bogdanit)<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Bogdani krahas me c\u00ebshtjet e fes\u00eb ka p\u00ebr zemer c\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs shqipe, t\u00eb cil\u00ebn tri her\u00eb e permend\u00eb n\u00eb parathanjen e librit, dhe na tregon se kishte shkue tue mbledh\u00eb fjal\u00ebt e rralla (plaka)q\u00eb ishin tue humb\u00eb.<\/p>\n<p>Pergatitja e tij humanistike asht nder ma t\u00eb mirat e koh\u00ebs, si shifet nga prumja e shum\u00eb frazavet g\u00ebdhen\u00ebse nga poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt latin n\u00eb vepren e vet. Ribotimi i vepres n\u00eb vjetin 1702,sigurisht ma tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb huejt\u00eb se p\u00ebr Shqiptar\u00eb,mbasi n\u00eb Shqipni me shum\u00eb zori mund t\u00eb hynte ndonji kopje e rrall\u00eb,tregon qartas se Bogdani mbahej n\u00eb nderim nga shkrimtar\u00ebt bashkohor\u00eb t\u00eb Veriu t\u2019 Italis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket gjuh\u00ebs shqipe vepra e tij mbetet nji nd\u00ebr burimet ma t\u00eb pasuna t\u00eb\u00a0 proz\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr shqipe.<\/p>\n<p>Imzot Pjeter Bogdani vdiq si Arqipeshk\u00ebv i Shkupit n\u00eb vjetin 1689,n\u00eb mosh\u00ebn 59-vjecare.<\/p>\n<p>Nji biografi e dokumentume e Imzot Bogdanit do t\u00eb l\u00ebshonte drit\u00eb t\u00eb pamas\u00eb n\u2019at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb Historis\u00eb son\u00eb Kombetare,sidomos p\u00ebrsa i p\u00ebrket relatavet t\u00eb Shqiptar\u00ebvet e Shqipnis\u00eb me fqijt\u00eb e Veriut. Tue u gjet\u00eb n\u00eb situate aq t\u00eb veshtira n\u00eb zhvillimin e misjonit t\u00eb tij si Ipeshk\u00ebve,Pjeter Bogdani gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij i d\u00ebrgoj nji shumic\u00eb t\u00eb madhe relatash Kongregacijonit Shejt te Propaganda Fide q\u00eb jan\u00eb me t\u00eb vertet\u00eb\u00a0 nji minjer\u00eb pershkrimesh t\u00eb situat\u00ebs s\u2019at\u00ebher\u00ebshme (e ket\u00eb i n\u00ebnshkruemi mund ta v\u00ebrtetoj\u00eb nga eksperjenca,masi pat nis\u00eb me ba k\u00ebrkime mbi keta dokumenta).<\/p>\n<p>Akademija e Zagrebit ka ba disa kerkime t\u00eb p\u00ebrcipta nga k\u00ebta dokumenta n\u00eb botimet e v\u00ebllimeve Historike (q\u00eb mjerisht i n\u00ebnshkruemi nuk i ka k\u00ebtu para) tue dhane numrin e arkivuer t\u00eb dokumentevet, me nji p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkurt\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre.Por mbasi hulumtues\u00ebve Kroat duket se nuk u p\u00eblqen gjithaq ky dokumentim ose doshta nuk p\u00ebrkon me interest e c\u00ebshtjeve kufitare n\u00eb mes dy shteteve fqin\u00eb, e kualifikojn\u00eb Bogdanin vetem \u201csi agjent t\u00eb Vatikanit\u201d. Por n\u00eb t\u00eb vertet\u00eb\u00a0 Bogdani si fetar, difton t\u00eb njejten simpathi si p\u00ebr katholik\u00ebt Shqiptar\u00eb si p\u00eb rata \u201cserb\u201dkuer asht puna per ndjekjet Turke kundra kristjanevet. N\u2019anen tjeter,tue pas Turkun si shqipe mbi krye, shovenizmi interballkanik nuk besohet q\u00eb ekzistonte ende n\u00eb ato kohna aq i theksuem.Bogdani n\u00eb fakt tregon se qe i ndjekun dhe i persekutuem nga Turqit e nuk shpreh\u00eb kurrgja t\u00eb till\u00eb kundra Serbvet q\u00eb kishte ndonji far\u00eb arsyeje me shkrue kundra tyne. Por ndoshta shprehja kritikuese e shkenctar\u00ebvet Zagrebas mund t\u00eb jet\u00eb ma tep\u00ebr n\u00eb p\u00ebrputhje me ideoligjin\u00eb komuniste\u00a0 t\u00eb tashme se\u00a0 me t\u00eb verteten, objektive t\u00eb Bogdanit. Permbledhja dhe botimi i k\u00ebtyne dokumentavet, nga dora e nji intelektuali shqiptar, edhe n\u00eb gjuh\u00ebn origjinale sikuer jan\u00eb do t\u2019i sherbente pamatshmenisht Historis\u00eb Kombetare dhe n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb historis\u00eb kishtare t\u00eb Shqipnis\u00eb.<\/p>\n<p>Vepra e Bogdanit u ribotue edhe dy her\u00eb mbas vdekjes se autorit nga t\u00eb huejt\u00eb, por mjerisht nuk kemi mujt\u00eb me ribotue as pjesen shqipe t\u00eb k\u00ebsaje vepre. Ket\u00eb pun\u00eb me rand\u00ebsi e pat nndermarr\u00eb, me pergatitje t\u00eb plot\u00eb, At. Mark Harapi, por mjerisht Lufta e pun\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb erdh\u00ebn mbas saj e nderpren\u00eb.<\/p>\n<p>SH\u00ebNIM:\u00a0\u00a0 Ky studim i Monsinior Dr.Zef Oroshit ishte botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1965,n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 280 t\u00eb botimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb \u201c\u00c7et\u00ebs s\u00eb Profet\u00ebve\u201dt\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanit. Sivjet n\u00eb qershor u mbush\u00ebn 330-vjet\u00eb t\u00eb botimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vepre monumentale t\u00eb\u00a0 kultur\u00ebs shqiptare. Autori i k\u00ebtij studimi Msgr. Zef Oroshi b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb plejad\u00ebn e prelat\u00ebve m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb\u00a0 diaspor\u00ebs shqiptare. Bashk\u00ebpunoi me intelektual\u00eb, klerik\u00eb e atdhetar\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Amerik\u00eb.Ai ishte patriot dhe antikomunist i vert\u00ebt\u00eb. Msgr. Zef Oroshi kishte respekt t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm p\u00ebr Imzot Pjet\u00ebr Bogdanin. N\u00eb\u00a0 murin e sall\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare n\u00eb New York, Monsinior Zef Oroshi kishte vendosur portretin e Pjet\u00ebr Bogdanit. Pastaj ky studim shum\u00eb serioz tregon edhe interesimin e madh t\u00eb k\u00ebtij meshtari shqiptar p\u00ebr Imzot Bogdanin. Monsinior Oroshi kishte vazhduar tradit\u00ebn e shum\u00eb prelat\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb abat\u00ebve t\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb Mirdit\u00ebs sidomos at\u00eb t\u00eb Imzot Preng Do\u00e7i.\u00a0 Zef\u00a0 Oroshi vdiq m\u00eb 15 mars 1989,\u00a0 6 muaj para se kjo Kish\u00eb t\u00eb organizonte m\u00eb 7 tetor 1989 Simpozium dhe nderime t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr 300-vjetorin e vdekjes s\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdanit, ku ishin ftuar p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar Arshi Pipa,Daniel Gje\u00e7aj, Ibrahim Rugova, Martin Camaj, dhe Engjell Sedaj. Kjo mbledhje madh\u00ebshtore, solli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn. K\u00ebt\u00eb Simpozium shkencor n\u00eb Universitetin Fordham e kishte organizuar dhe financuar Kisha Katolike Shqiptare\u201dZoja e Shkodr\u00ebs\u201dn\u00eb New York,n\u00ebn drejtimin e Imzot Rrok Mirdit\u00ebs dhe Dom Pjet\u00ebr Popaj. Edhe Komisioni P\u00ebrgatitor n\u00eb krye me Tonin Mirakaj dha ndihmes\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb organizim. Vlen p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor madh\u00ebrish\u00ebm t\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdanit filluan lidhjet e para historike midis Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, lidhje k\u00ebto q\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli i soll\u00ebn shum\u00eb t\u00eb mira popullit shqiptar t\u00eb Dardanis\u00eb. Thirrja hyjnore dhe lutjet e shpirtit t\u00eb shejt\u00eb t\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdanit i bashkoi n\u00eb New York n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, intelektual\u00ebt e Kosov\u00ebs me intelektual\u00ebt dhe prelat\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs,\u00a0 dhe t\u00eb\u00a0 gjith\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebnduan himnin e shp\u00ebtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut \u201dZOJA E SHKODR\u00cbS LUTU P\u00cbR NE\u201d.().<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Gjek\u00eb Gjonlekaj, New York Me 6 qershor 1965 ishte 280-vjetori i d\u00ebrgimit n\u00eb shtyp t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb par\u00eb monumentale t\u00eb proz\u00ebs shipe\u201dCuneus Prephetarum Christo Salvatore Mundi e Ejus Evangelica Veritate\u201d(Vargu i Profet\u00ebve p\u00ebrmbi Krishtin Shelbues i Bot\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn Ungjillzore t\u00eb tijen).Botimi u ba n\u00eb dy v\u00ebllime, me objekt Dhajat\u00ebn e Vjet\u00ebr e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5300,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-5299","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5299"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5299\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5325,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5299\/revisions\/5325"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}