{"id":5290,"date":"2015-08-17T22:47:10","date_gmt":"2015-08-17T20:47:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5290"},"modified":"2015-08-17T22:54:46","modified_gmt":"2015-08-17T20:54:46","slug":"ndahet-nga-jeta-xha-sulo-lamtumire-albert-verria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5290","title":{"rendered":"Ndahet nga jeta \u201cXha Suloja\u201d &#8211; Lamtumir\u00eb Albert Verria"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Xha-suloja-albert-verria.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-5291 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Xha-suloja-albert-verria-300x154.jpg\" alt=\"Xha-suloja-albert-verria\" width=\"300\" height=\"154\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Xha-suloja-albert-verria-300x154.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Xha-suloja-albert-verria.jpg 476w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>U nda nga jeta nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, Artisti i Popullit, Albert Verria, aktor i madh i dhjetra roleve n\u00eb kinematografin\u00eb dhe dram\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb huaj, q\u00eb la pas 110 role, shumica e t\u00eb cilave fal\u00eb interpetimit t\u00eb tij, jan\u00eb sot pjes\u00eb e kujtes\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, Albert Verria njihet si aktori vlonjat. Por pak e din\u00eb se Vlora nuk \u00ebsht\u00eb qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrug\u00ebn si aktor.<\/p>\n<p>Lindi n\u00eb Fier m\u00eb 3 shtator 1936, n\u00eb familjen e madhe tregtare.<\/p>\n<p>Verria, nj\u00eb nd\u00ebr 5 t\u00eb parat q\u00eb zbrit\u00ebn n\u00eb Fier nga Voskopoja n\u00eb vitin 1796 me djegien e par\u00eb t\u00eb qytetit mesjetar me em\u00ebr p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare, t\u00eb cilat sh\u00ebnuan nisjen e vizionomis\u00eb te qytetit Fierit, aso kohe fshat.<\/p>\n<p>N\u00eb Fier b\u00ebri shkoll\u00ebn fillore dhe t\u00eb mesme dhe rrug\u00ebs s\u00eb artit i hyri q\u00eb n\u00eb vog\u00ebli, kur f\u00ebmij\u00eb, shkonte n\u00eb Apolloni. Atje g\u00ebrmonte me durim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm profesor Hasan Ceka, q\u00eb i mblidhte dy- tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe u tregonte p\u00ebr amfiteatrin dhe dramaturgjin\u00eb antike. Rolin e par\u00eb si f\u00ebmij\u00eb, ishte nga pjesa \u201cMin\u00e7urini i vog\u00ebl\u201d, ku lozi personazhin e nj\u00eb djali t\u00eb vog\u00ebl me emrin Shulk\u00eb, t\u00eb apasionuar pas botanistit t\u00eb famsh\u00ebm rus.<\/p>\n<p>Pasi mbaroi studimet e mesme p\u00ebr zoteknik\u00eb, Albert Verria punoi si zooteknik p\u00ebr dy vjet n\u00eb Kuk\u00ebs e m\u00eb pas, u rikthye n\u00eb Fier si pedagog n\u00eb shkoll\u00ebn e kuadrove bujq\u00ebsore, ku mjaft pedagog\u00eb t\u00eb shkolluar jasht\u00eb vendit, me kultur\u00eb t\u00eb mir\u00eb artistike, flisnin p\u00ebr operan, baletin, teatrin, c\u2019ka ndikoi tek ai p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e fshehur p\u00ebr artin. N\u00eb 1959 kur u hap p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb shkolla p\u00ebr aktor\u00eb, \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d, Albert Verria ishte me pun\u00eb n\u00eb Berat, ku regjizori me em\u00ebr, Viktor Stratob\u00ebrdha, q\u00eb nga drejtor i kinemas\u00eb, ishte d\u00ebrguar me internim aty, e nxiti t\u00eb ngjiste sken\u00ebn, e ndihmoi n\u00eb p\u00ebrgatitjen e monologjeve dhe pantonimave t\u00eb ndryshme. Konkurroi dhe fitoi studimet n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d (1959 -1963) me grupin e par\u00eb t\u00eb saj. U em\u00ebrua aktor n\u00eb Teatrin e Vlor\u00ebs, duke sh\u00ebnuar drejtimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb Albert Verris\u00eb drejt teatrit dhe kinemas\u00eb. Q\u00eb nga viti 1979, Albert Verria mban titullin \u201cArtist i Popullit\u201d.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk e ndau dashurin\u00eb mes kinemas\u00eb dhe teatrit: \u201cTeatri t\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi se je n\u00eb kontakt me spektatorin. Ndien buz\u00ebqeshjen e tyre, frym\u00ebmarrjen, emocioni \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Nd\u00ebrsa kinematografia t\u00eb jep popullaritet. Filmi transmetohet dhe ritransmetohet disa here\u201d, kujtonte Albert Verria.<\/p>\n<p>Nga viti 1963 dhe deri n\u00eb 1991, kur doli n\u00eb pension, Artisti i Popullit Albert Verria ka luajtur n\u00eb 110 role t\u00eb ndryshme n\u00eb teat\u00ebr, variete, seriale t\u00eb ndryshme televizive dhe n\u00eb kinematografi, pa l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb edhe rolin si regjizor n\u00eb disa shfaqje t\u00eb ndryshme. Rolet e Vehipit tek \u201cFamilja e peshkatarit\u201d n\u00eb 1963, t\u00eb fajdexhiut tek drama \u201cRrenj\u00ebt\u201d e Kujtim Spahivoglit n\u00eb 1969, Halil Shkoza tek \u201cFytyra e dyt\u00eb\u201d e Drit\u00ebro Agollit, etj, jan\u00eb nisjet e para t\u00eb roleve, q\u00eb p\u00ebrvijuan Albert Verrin\u00eb si aktor i p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb shum\u00eb shpejt u pranua dhe u afirmua nga publiku.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Xha-suloja-albert-verria.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-5291 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Xha-suloja-albert-verria.jpg\" alt=\"Xha-suloja-albert-verria\" width=\"476\" height=\"245\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Xha-suloja-albert-verria.jpg 476w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Xha-suloja-albert-verria-300x154.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 476px) 100vw, 476px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ishte vet\u00ebm 32 vjec n\u00eb vitin 1972 kur interpretoi rolin e kapedanit Sulo tek filmi \u201cKapedani\u201d, q\u00eb e vendosi n\u00eb rreshtin e par\u00eb t\u00eb artist\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb. Me rolet e tjer\u00eb si \u201cHiluku\u201d tek Operacion Zjarri\u201d [1973], \u201cSoll Lili\u201d tek \u201cAgimet e stin\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, Kaporal Pelegrini tek \u201cN\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs\u201d -1975, Nuri Beu tek \u201cKoncert n\u00eb vitin 1936\u201d-1978, Kopi tek filmi \u201cRrethimi I vog\u00ebl\u201d-196, etj, jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb role, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb mbar\u00eb trevat shqipfol\u00ebse artistin e Popullit Albert Verria.<\/p>\n<p>Numurohen mbi 20 filma ku ai luajti role, q\u00eb sot mbahen m\u00ebnd, qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb batut\u00eb t\u00eb vetme, sepse Albert Verria dinte t\u2019i futej n\u00eb l\u00ebkur\u00eb cdo roli p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb madh\u00ebeshtor dhe t\u00eb paharruesh\u00ebm nga shikuesit.<\/p>\n<p>P\u00ebr artistin e madh, Albert Verria pensioni nuk ishte asgj\u00eb, sepse mosh\u00ebn e kishte sfiduar me gjall\u00ebrin\u00eb dhe pasionet, aq t\u00eb shumta dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr artin skenik. Gjith\u00eb filozofin\u00eb e jet\u00ebs, fenoment\u00ebt e saj, shfaqjet e sjelljeve, prej t\u00eb cilave gjenden burimet e t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, Albert Verria ju dha jet\u00eb n\u00eb disa libra filozofik\u00eb dhe gati mitik\u00eb. N\u00eb vitet e fundit ja doli t\u00eb botoj\u00eb dhe promovoj\u00eb disa libra si \u201cRr\u00ebfim paradoksal\u201d, \u201cDeshifrimi\u201d, \u201cMisteri\u201d dhe \u201cDeri kur\u201d, nd\u00ebrsa i mbet\u00ebn, p\u00ebr munges\u00eb financimi, ende t\u00eb pabotuar librat e tjer\u00eb si \u201cHomosapiens dhe i padukshmi\u201d, \u201cUniversi, koha, materia\u201d, \u201cFundi i pashmangsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Para pak vitesh, hapi ekspozit\u00ebn me 62 fotografi t\u00eb roleve, personazhet e interpretuar prej k\u00ebtij mjeshtri t\u00eb madh t\u00eb aktrimit. T\u00eb gjitha personazhet i mblodhi n\u00eb nj\u00eb biografi artistike, fiksuar n\u00eb celuloid si nj\u00eb rrug\u00ebtim fotofilm me rolet. N\u00eb 62 fotografi me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha kalojn\u00eb rolet e paharruar t\u00eb \u201cXha Sulos\u201d te filmi \u201cKapedani\u201d, Soll Lili tek \u201cAgimet e stin\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, Hiluku\u201d tek \u201cOperacioni zjarri\u201d, etj, etj. \u201cArsyeja kryesore q\u00eb m\u00eb shtyu t\u00eb hap k\u00ebt\u00eb fotoekspozit\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ekspozoja krijimtarin\u00eb time, por n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre fotove t\u2019u kujtoj art\u00ebdash\u00ebsve shqiptar\u00eb, kudo ku jan\u00eb, filmat ku kemi luajtur dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb luajm\u00eb sot e k\u00ebsaj dite\u201d, shprehej n\u00eb p\u00ebrurimin e par\u00eb t\u00eb ekspozit\u00ebs tek Galeria \u201cZenit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb vite m\u00eb par\u00eb Albert Verria. E hapi ekspozit\u00ebn si nj\u00eb homazh artist\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sken\u00ebs dhe artit shqiptar, q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb, si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjet\u00ebr Gjoka, Ndrek Luca, Naim Frash\u00ebri, Kujtim Spahivogli, Violeta Manushi, etj, me t\u00eb cil\u00ebt luajti n\u00eb filma t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jetoi nj\u00eb jet\u00eb plot dashuri p\u00ebr artin, ku asnj\u00eb rrethan\u00eb e fatit nuk ia ndryshoi drejtimin e \u201cshkruar\u201d t\u00eb tij: t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb aktor i madh i teatrit dhe kinemas\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Para pak muajsh Albert Verris\u00eb i erdhi propozimi i fundit p\u00ebr t\u00eb luajtur n\u00eb nj\u00eb film nd\u00ebrkomb\u00ebtar me nj\u00eb rol n\u00eb filmin \u201cContromano\u201d, skenarist dhe regjisor Andamion Murataj, fitues i \u201cAriut t\u00eb Argjendt\u00eb\u201d p\u00ebr Skenarin m\u00eb t\u00eb Mir\u00eb me filmin \u201cFalja e Gjakut\u201d, me Gary Keith Griffin drejtor fotografie i nderuar me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kinemas\u00eb, deri fitues i \u00e7mimit Oscar 1992. Personazhi q\u00eb do t\u00eb luante ishte nj\u00eb 80 vje\u00e7ar, nj\u00eb rol me shum\u00eb karakter, i v\u00ebshtir\u00eb dhe me dometh\u00ebnie t\u00eb madhe, pasi filmi bazohet n\u00eb tem\u00ebn e hapjes s\u00eb dosjeve. Filmi fitues n\u00eb Projektin \u201cMemoria\u201d mes 60 projekteve t\u00eb propozuara, mb\u00ebshtetet nga \u201cPulia Film Comission\u201d n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Por nuk mundi t\u00eb realizonte rolin e tij t\u00eb fundit, q\u00eb e kishte shum\u00eb qejf p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb e mbajti gjat\u00eb n\u00eb spitalet e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr plot 52 vjet, Artisti i Popullit Albert Verria jetoi n\u00eb Vlor\u00eb, ku krijoi familjen me dy djem dhe karrier\u00ebn e tij artistike. E donte deri n\u00eb fund Vlor\u00ebn, ndaj dhe shprehej p\u00ebrher\u00eb: \u201cMegjith\u00ebse jam nga Myzeqeja, kam marr\u00eb shum\u00eb nga Vlora. Kam marr\u00eb at\u00eb q\u00eb vlonjat\u00ebt b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri- tjetrin. Jan\u00eb t\u00eb bes\u00ebs, t\u00eb fjal\u00ebs, krenar\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkasin qytetit ku \u00ebsht\u00eb ngritur flamuri. Vlonjat\u00ebt i duan dhe i respektojn\u00eb artist\u00ebt e tyre. Gjith\u00eb shpirtin tim t\u00eb p\u00ebrkushtimit ndaj artit, e kam p\u00ebr ta nderuar k\u00ebt\u00eb spektator, q\u00eb pret bilet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb dua t\u2019ua shp\u00ebrblej vet\u00ebm me loj\u00eb t\u00eb mrekullueshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb largohesh nga kjo bot\u00eb \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb largohesh me dinjitet \u00ebsht\u00eb hyjnore&#8221;, shkruan n\u00eb nj\u00eb nga librat e tij ikona e kinematografis\u00eb dhe teatrit shqiptar, Artisti i Popullit Albert Verria. K\u00ebshtu jetoi, k\u00ebshtu dhe po ik\u00ebn sot nga ne\u2026\u2026..<\/p>\n<p>Filmat dhe rolet e luajtur nd\u00ebr vite nga Artisti i Popullit Albert Verria.<br \/>\nHistoriani dhe kameleon\u00ebt (1988), Historiani<br \/>\nTrapi i Vjet\u00ebr (2005), komedi<br \/>\nMisioni p\u00ebrtej detit &#8211; (1988)<br \/>\nN\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb &#8211; (1987)<br \/>\nRrethimi i vog\u00ebl &#8211; (1986), shoku Kopi<br \/>\nMelodi e pand\u00ebrprer\u00eb &#8211; (1985) bariu<br \/>\nDit\u00eb t\u00eb qytetit tim &#8211; (1982) (TV)<br \/>\nAgimet e stin\u00ebs s\u00eb madhe (1981), Soll Lili<br \/>\nD\u00ebshmor\u00ebt e monumenteve (1980), Tasi<br \/>\nP\u00ebrtej mureve t\u00eb gurta &#8211; (1979), babai i Asimes<br \/>\nKoncert n\u00eb vitin 1936 &#8211; (1978), Nuri Beu<br \/>\nNga mesi i err\u00ebsir\u00ebs &#8211; (1978) , Ibishi<br \/>\nI treti &#8211; (1978), Saliu<br \/>\nThirrja &#8211; (1976), Lec Kabashi<br \/>\nN\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs &#8211; (1975) , Kaporal Pelegrini<br \/>\nShtigje t\u00eb luft\u00ebs &#8211; (1974), Jani Ferra<br \/>\nShp\u00ebrthimi &#8211; (1974) xha Kasemi<br \/>\nBrazdat &#8211; (1973), babai Ademit<br \/>\nOperacioni zjarri &#8211; (1973), Hiluku<br \/>\nKapedani &#8211; (1972), xha Sulo<br \/>\nKur zbardhi nj\u00eb dit\u00eb &#8211; (1971), Bakalli<br \/>\nI teti n\u00eb bronz &#8211; (1970), Alo<br \/>\nP\u00ebrse bie kjo daulle &#8211; (1969), i dehuri<\/p>\n<p>(a.h\/shqiptarja.com)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U nda nga jeta nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, Artisti i Popullit, Albert Verria, aktor i madh i dhjetra roleve n\u00eb kinematografin\u00eb dhe dram\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb huaj, q\u00eb la pas 110 role, shumica e t\u00eb cilave fal\u00eb interpetimit t\u00eb tij, jan\u00eb sot pjes\u00eb e kujtes\u00ebs komb\u00ebtare. P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, Albert Verria njihet si aktori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5291,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-5290","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5290"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5295,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5290\/revisions\/5295"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}