{"id":5235,"date":"2015-08-14T11:51:52","date_gmt":"2015-08-14T09:51:52","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5235"},"modified":"2015-08-14T11:54:03","modified_gmt":"2015-08-14T09:54:03","slug":"5235","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=5235","title":{"rendered":"Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Plazhin e grave n\u00eb Ulqin &#8211; Bukuria e femrave nj\u00ebsh me natyr\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Plazhi-grave-ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-5237 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Plazhi-grave-ulqin-300x186.jpg\" alt=\"Plazhi-grave-ulqin\" width=\"300\" height=\"186\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Plazhi-grave-ulqin-300x186.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Plazhi-grave-ulqin.jpg 626w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Meri Lalaj<\/p>\n<p>Para nja dhjet\u00eb vitesh, poeti Pano Ta\u00e7i, m\u00eb tregoi se kishte qen\u00eb n\u00eb Ulqin dhe se kishte par\u00eb nga larg n\u00eb plazh femrat duke u lar\u00eb lakuriq. (Nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb fjal\u00ebt nudo, topless e t\u00eb tjera, q\u00eb i p\u00ebrdorin gazetar\u00ebt me vend e pa vend, derisa kemi n\u00eb shqip: cullak, lakuriq, gollomesh etj.) Kur m\u00eb rr\u00ebfeu Pano, mendova se ai p\u00ebrfytyronte motive p\u00ebr ato poezit\u00eb e tij erotike.<\/p>\n<p>Kaluan vite dhe m\u00eb s\u00eb fundi u b\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr mua s\u00eb bashku me miken time poete dhe piktore, MiraDije Ramiqi nga Prishtina, erdha q\u00eb t\u00eb pushoj dhe t\u00eb djellosem (si\u00e7 thon\u00eb k\u00ebtej) n\u00eb Ulqin, n\u00eb Hotelin \u201cAlbatros\u201d dhe pik\u00ebrisht n\u00eb plazhin ku femrat rreziten cullak. Nj\u00eb vend i bukur, i mrekulluesh\u00ebm, tek hyrja ndodhet nj\u00eb tabel\u00eb \u201cLadies\u2019 Beach\u201d (Plazhi i Zonjave, i shkruar dhe serbisht, por jo n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ndon\u00ebse Ulqini ka mbi 70 p\u00ebrqind shqiptar\u00eb). Pasi zbret nja pes\u00ebdhjet\u00eb a gjasht\u00ebdhjet\u00eb shkall\u00eb mb\u00ebrrin tek bregu i detit. Ky vend \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gji dhe Deti Adriatik futur brenda tij. Deti ka ngjyr\u00eb t\u00eb blert\u00eb nga pasqyrimi i gjetheve t\u00eb gjelbra t\u00eb drur\u00ebve p\u00ebrqark dhe halave t\u00eb pishave. N\u00eb \u00e7ast m\u00eb kujtohen vargjet e poetit Llazar Siliqi: \u201cAdriatiku qesh, \/ val\u00ebt e tia p\u00ebrk\u00ebdhelin bregun leht\u00eb me dashuni&#8230;\u201d rreth e rrotull gjiut shk\u00ebmbinj t\u00eb eg\u00ebr dhe p\u00ebrmbi ta drur\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr, shk\u00ebmbinj me myshk t\u00eb gjelb\u00ebr t\u00eb err\u00ebt ndodhen edhe brenda n\u00eb det dhe p\u00ebrmbi shk\u00ebmbinjt\u00eb femra lakuriqe t\u00eb ulura q\u00eb rreziten n\u00ebn diell, nj\u00eb pamje si n\u00ebp\u00ebr filma. Disa notojn\u00eb n\u00eb ujin e blert\u00eb me vezullime t\u00eb argjendta dhe ngjasojn\u00eb me flo\u00e7kat e p\u00ebrrallave. Vajza t\u00eb reja me trupa t\u00eb p\u00ebrsosur si t\u00eb b\u00ebra nga dora e vet\u00eb Zotit dhe m\u00eb nd\u00ebrmenden vargjet e Eposit t\u00eb Kreshnik\u00ebve \u201cE un Tanush\u00ebn vet e kam pa&#8230;\u201d, pse m\u00eb kot qenk\u00ebrka shkruar \u201cK\u00ebnga e K\u00ebng\u00ebve\u201d t\u00eb Salomonit, Sigurisht n\u00eb at\u00eb gji deti m\u00eb t\u00eb bukurat e t\u00eb bukurave jan\u00eb shqiptaret, m\u00eb tej dhe gra t\u00eb shtyra n\u00eb mosh\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre e tash m\u00eb vjen n\u00eb mendje nga Walt Whitman \u201cT\u00eb bukura jan\u00eb t\u00eb rat\u00eb, por m\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb plakat&#8230;\u201d<\/p>\n<p><strong>Guri \u00e7udib\u00ebr\u00ebs<\/strong><br \/>\nDjathtas vendit t\u00eb plazhit duket nj\u00eb guv\u00eb, por ajo ngjan disi edhe si ur\u00eb e krijuar prej shk\u00ebmbinjve t\u00eb shtrir\u00eb e mbi t\u00eb dhjet\u00ebra metra shk\u00ebmbinj dhe drur\u00eb, e brenda n\u00eb ujin e kripur majtas guv\u00ebs ndodhet nj\u00eb gur gjatosh m\u00eb i lart\u00eb se sa trupi im m\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjithsej nja dy metra nga n\u00ebnuji e mbiuji. M\u00eb treguan se tek ky gur shkojn\u00eb grat\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb mundur dot t\u00eb lindin f\u00ebmij\u00eb. Ato sillen disa her\u00eb rreth e p\u00ebrqark gurit duke th\u00ebn\u00eb lutje me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe jehona e z\u00ebrit t\u00eb tyre kumbon brenda kubes\u00eb s\u00eb guv\u00ebs. Para se t\u00eb largohen ato gra len\u00eb aty mbi gur nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb tyre duke shpresuar q\u00eb t\u2019u plot\u00ebsohet d\u00ebshira. Rr\u00ebfejn\u00eb se kan\u00eb ardhur dhe jan\u00eb lutur gra q\u00eb kishin 20 apo 15 vite martuar pa lindur dot f\u00ebmij\u00eb dhe pas lutjeve ka ndodhur mrekullia, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebna. Vet\u00ebm se gati nj\u00ebqind metra larg gurit gjatosh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim rrjedh nj\u00eb burim me uj\u00eb sulfuror, ai uj\u00eb derdhet nga dy sylynjar\u00eb drejt e n\u00eb uj\u00ebrat e detit. Femrat kur dalin nga deti lahen q\u00eb nga flok\u00ebt deri tek thonjt\u00eb me uj\u00ebt e k\u00ebtij burimi, aty pran\u00eb ka edhe balt\u00eb sulfurore dhe cilado mund ta lyej\u00eb trupin. Pra, burimi, ajri i past\u00ebr, qet\u00ebsia, bukuria e v\u00ebrtet\u00eb ndikojn\u00eb mbi sh\u00ebndetin e femrave dhe k\u00ebto jan\u00eb kryesoret p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00ebna.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Plazhi-grave-ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-5237 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Plazhi-grave-ulqin.jpg\" alt=\"Plazhi-grave-ulqin\" width=\"626\" height=\"388\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Plazhi-grave-ulqin.jpg 626w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/Plazhi-grave-ulqin-300x186.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 626px) 100vw, 626px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb\u00a0 (para Ramazanit), k\u00ebtu tek plazhi erdh\u00ebn nj\u00eb tuf\u00eb me vajza t\u00eb bukura, hollake t\u00eb gjitha me kryet mb\u00ebshtjell\u00eb me nap\u00eb dhe mbuluar me rroba nga koka tek k\u00ebmb\u00ebt. Ato u fut\u00ebn n\u00eb uj\u00eb me bluza dhe pantallona t\u00eb holla, kur dol\u00ebn nga deti rrobat u ishin ngjitur pas trupit e flok\u00ebt e gjat\u00eb tok me teshat. Pastaj ato u larguan n\u00eb rresht nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs posi ndonj\u00eb tuf\u00eb me pata.<\/p>\n<p>A je lulush\u00ebm?<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb teksa isha vet\u00ebm m\u2019u afrua nj\u00eb grua e that\u00eb n\u00eb trup me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebra e nxir\u00eb nga dielli si e p\u00ebrzhitur dhe p\u00ebr t\u00eb hapur bised\u00eb me mua m\u00eb pyeti: \u201cA je &#8230;ush\u00ebm?\u201d \u201cNuk t\u00eb kuptoj.\u201d I them. Ajo e p\u00ebrs\u00ebrit pyetjen dhe un\u00eb vras mendjen mos po m\u00eb pyet \u201cA jam unsh\u00ebm\u201d (dometh\u00ebn\u00eb a jam e uritur, apo meq\u00eb m\u00eb ka par\u00eb veshur me nj\u00eb fustan me lule mos po thot\u00eb \u201cA jam lulushane?\u201d Kur i them s\u00ebrish \u201cNuk t\u00eb kuptoj\u201d, ajo m\u00eb pyet: \u201cA mban Ramazan?\u201d \u201cJo, jo\u201d \u2013i p\u00ebrgjigjem. Kur kthehet MiraDija e pyes shum\u00eb seriozisht: \u201c\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201clulush\u00ebm\u201d MiraDija e kupton p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh dhe thot\u00eb se fjala \u00ebsht\u00eb \u201cninush\u00ebm\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cagj\u00ebnuesh\u00ebm\u201d. Ajo ia plas gazit e vijon. \u201cPes\u00eb minuta t\u2019kam lan\u00eb vet\u00ebm e kqyr \u00e7ka po t\u00eb ndodh&#8230;\u201d:<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebnka e grave<\/strong><br \/>\nAt\u00eb vit pas luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs, disa gra boshnjake u ndodh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb plazh pik\u00ebrisht atje tek pllaka e betont\u00eb para se t\u00eb futesh n\u00eb det, ato u grind\u00ebn keqas me grat\u00eb serbe t\u00eb ardhura po aty. N\u00eb fillim u shan\u00eb me fjal\u00eb dhe pastaj u p\u00ebrlesh\u00ebn lakuriq me duar e me k\u00ebmb\u00eb nga kacafytja e tyre u shk\u00ebrmoq\u00ebn edhe pllakat e betonit nd\u00ebrsa ato u gjakos\u00ebn dhe u p\u00ebrlyen me gjakun e nj\u00ebra tjetr\u00ebs. Grat\u00eb boshnjake shtr\u00ebngonin me dhimbje dh\u00ebmb\u00ebt p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e humbur t\u00eb vrar\u00eb q\u00eb ato i pat\u00ebn lindur p\u00ebr ta g\u00ebzuar jet\u00ebn dhe grat\u00eb serbe po p\u00ebr bijt\u00eb e tyre q\u00eb u d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb vdekje.<\/p>\n<p><strong>Biseda me serbet<\/strong><br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb plazh vijn\u00eb e rreziten femra ruse, serbe, shqiptare e tek tuk ndonj\u00eb angleze, secila flet n\u00eb gjuh\u00ebn e vet dhe mirremi vesh p\u00ebr bukuri me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Disa femra lexojn\u00eb libra secila n\u00eb gjuh\u00ebn e vet. Ndon\u00ebse u p\u00ebrkasim komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme t\u00eb zhveshura lakuriq ne jemi thjesht femra. Ndonj\u00ebra mban varur n\u00eb qaf\u00eb kryqin ortodoks, ndonj\u00eb tjet\u00ebr nj\u00eb var\u00ebse t\u00eb thjesht\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time kam biseduar anglisht me nj\u00eb serbe e quajtur Tatjana n\u00eb nj\u00eb seminar n\u00eb Tiran\u00eb, apo si e em\u00ebrtojn\u00eb ndryshe \u201cworkshop\u201d (kjo fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb baras me disa njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00ebri zhvat e i fut paret n\u00eb xhepin e vet). Bisedojm\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, ne t\u00eb tria: MiraDija, shqiptare e Kosov\u00ebs nga Pozhorani, Mira, nga Tivari i Malit t\u00eb Zi (ka punuar n\u00eb Beograd, por si pensioniste \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb Mal t\u00eb Zi) dhe un\u00eb, Meri nga Pogradeci. Ato t\u00eb dyja flasin serbisht, un\u00eb kuptoj sepse ime gjyshe ka qen\u00eb nga Ohri (dhe mamaja ime fliste maqedonisht n\u00eb sht\u00ebpi), ve\u00e7 k\u00ebsaj kam m\u00ebsuar rusisht n\u00eb shkoll\u00eb aq sa mund t\u00eb lexoja \u00c7ehovin e autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ne t\u00eb tria, MiraDija, Mira dhe un\u00eb\u00a0 bisedojm\u00eb p\u00ebr ngjyr\u00ebn e flok\u00ebve \u00e7far\u00eb boj\u00ebrash p\u00ebrdorim, p\u00ebr vajrat bimor\u00eb p\u00ebr l\u00ebkur\u00ebn e trupit dhe fytyr\u00ebs, p\u00ebr gatimin. Mira tregon se ka kapur me duar nj\u00eb peshk dhe e ka skuqur p\u00ebr drek\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment Mira ul z\u00ebrin dhe flet me t\u00eb p\u00ebshp\u00ebritur di\u00e7ka si thashethem midis t\u00eb gjitha fjal\u00ebve m\u00eb kap veshi fjal\u00ebn \u201choxhica\u201d dhe mendimi m\u00eb shkon larg, shum\u00eb larg n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, por v\u00ebshtrimi i atyre t\u00eb dyjave \u00ebsht\u00eb ngulur tek nj\u00eb fem\u00ebr e kolme, lakuriqe, vithegjer\u00eb, q\u00eb ec\u00ebn serbes-serbes duke u tundur e plog\u00ebshtuar me trupin e nxir\u00eb nga dielli. MiraDija m\u00eb p\u00ebrkthen se Mira, (gruaja serbe) e njeh at\u00eb gruan q\u00eb sapo kaloi, ajo jeton n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet me t\u00eb dhe tregon se ajo fem\u00ebr n\u00eb qytet del e mbuluar nga koka tek k\u00ebmb\u00ebt edhe kok\u00ebn e mb\u00ebshtjell me shami. Biseda vijon p\u00ebr fen\u00eb, Mira na rr\u00ebfen se kur ishte e vog\u00ebl n\u00eb mes t\u00eb lagjes s\u00eb tyre jetonte nj\u00eb familje myslimane ishin hoxha dhe gruaja e tij. Ata nuk kishin f\u00ebmij\u00eb. Rreth e rrotull sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre kishin shum\u00eb drur\u00eb frutor\u00eb dhe gruaja e hoxh\u00ebs kur ngrihej n\u00eb m\u00ebngjes dilte n\u00eb kopsht e mbushte p\u00ebrpar\u00ebsen plot me pem\u00eb dhe ua jepte f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lagjes. Pasi vdiq hoxha, gruaja e tij mbeti e vetme, po p\u00ebr t\u00eb u kujdesen fqinj\u00ebt, madje edhe kur u s\u00ebmur deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs edhe n\u00eb varrimin e saj.<\/p>\n<p><strong>Gjarp\u00ebri n\u00eb shk\u00ebmb<\/strong><br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrsa q\u00ebndronim shtrir\u00eb p\u00ebr t\u2019u rrezitur dikush brofi e alarmuar, tek shk\u00ebmbi ngjitur me ne po zvarrisej nj\u00eb gjarp\u00ebr. U ngrit\u00ebm m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Nj\u00eb serbe thirri. \u201cUbi zemja! Ubi zemja! (Vrite gjarp\u00ebrin! Vrite gjarp\u00ebrin!) dhe rr\u00ebmbeu nj\u00eb shkop t\u00eb gjat\u00eb. Kjo fjala \u201cubi\u201d m\u00eb kujtoi shungullim\u00ebn e thirrjeve n\u00eb stadium. Ne shqiptaret thirr\u00ebm: \u201cJo, jo, gjarp\u00ebri nuk duhet vrar\u00eb!\u201d Dhe po rr\u00ebfenim se ai na mbron edhe sht\u00ebpin\u00eb. Nd\u00ebrsa gjarp\u00ebri nuk u tut aspak nga femrat e bukura lakuriqe, madje po zvarritej n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me to p\u00ebr t\u2019u fshehur n\u00eb ferrat dhe drizat e pyllit af\u00ebr nesh.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha shqiptaret flasin serbisht, asnj\u00eb serbe nuk flet shqip edhe sikur ta dij\u00eb gjuh\u00ebn, vet\u00ebm nj\u00eb mbr\u00ebmje pronarja e plazhit m\u00eb tha: \u201dNat\u00ebn e mir\u00eb!\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn time.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Meri Lalaj Para nja dhjet\u00eb vitesh, poeti Pano Ta\u00e7i, m\u00eb tregoi se kishte qen\u00eb n\u00eb Ulqin dhe se kishte par\u00eb nga larg n\u00eb plazh femrat duke u lar\u00eb lakuriq. (Nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb fjal\u00ebt nudo, topless e t\u00eb tjera, q\u00eb i p\u00ebrdorin gazetar\u00ebt me vend e pa vend, derisa kemi n\u00eb shqip: cullak, lakuriq, gollomesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5237,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-5235","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5235"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5235\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5239,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5235\/revisions\/5239"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}