{"id":4844,"date":"2015-07-29T07:05:58","date_gmt":"2015-07-29T05:05:58","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4844"},"modified":"2015-07-28T18:40:35","modified_gmt":"2015-07-28T16:40:35","slug":"arshi-pipa-mendime-te-hedhura-me-rastin-e-95-vjetorit-te-lindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4844","title":{"rendered":"ARSHI PIPA, MENDIME T\u00cb HEDHURA ME RASTIN E 95-VJETORIT T\u00cb LINDJES"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes Vatr\u00ebn p\u00ebr organizimin e k\u00ebtij tubimi sonte p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar kujtimin e Profesor Arshi Pip\u00ebs me rastin e 95-vjetorit t\u00eb lindjes.\u00a0 \u00cbsht\u00eb me vend, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb detyrim, q\u00eb ky p\u00ebrvjetor t\u00eb sh\u00ebnohet ashtuq\u00eb t\u00eb mos hidhet n\u00eb harres\u00eb ky burr\u00eb i madh\u00a0 i Shkodr\u00ebs i cili me aktivitetin dhe veprat e tija q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas, ka nderuar veten dhe kombin.<\/p>\n<p>Marrim pra pjes\u00eb n\u00eb kujtimin e nj\u00eb shqiptari t\u00eb madh, p\u00ebr ta kujtuar sonte jo vet\u00ebm me miq\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, por edhe me dashamir\u00eb t\u00eb ri, t\u00eb cil\u00ebt ndoshta nuk kan\u00eb patur rastin ta njihnin sa ishte gjall\u00eb.\u00a0 E kujtojm\u00eb n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb\u00a0 nderimi dhe respekti p\u00ebr vepr\u00ebn dhe kontributin e tij n\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndryshme por edhe si patriot, dhe t\u00eb nj\u00eb veprimtarie t\u00eb shum\u00eban\u00ebshme krijimtarie si n\u00eb let\u00ebrsi, n\u00eb filozofi, n\u00eb poezi, kritik\u00eb letrare dhe n\u00eb fush\u00ebn e studimeve politike, p\u00ebrfshir\u00eb shkrimet dhe veprat e tija mbi stalinizmin shqiptar dhe mbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Si shqiptar\u00eb dhe si m\u00ebrgimtar\u00eb, i kemi borxh Profesor Arshi Pip\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij t\u00eb vuajtur dhe t\u00eb sakrifikuar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kemi nj\u00eb detyrim moral q\u00eb ta kujtojm\u00eb jo vet\u00ebm at\u00eb dhe vuajtjet e tija personale, por dhe sakrificat sublime t\u00eb familjes Pipa n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00ebn regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, si\u00e7 ishte vrasja e v\u00ebllait t\u00eb tij dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebmve t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs shqiptare &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb klerik\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur katolik\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs &#8212; avokatit t\u00eb shquar shkodran, Muzafer Pip\u00ebs.<\/p>\n<p>Familja Pipa \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej familjeve shkodrane dhe shqiptare, e cila\u00a0 me vendosm\u00ebri luftoi p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn dhe p\u00ebr lirin\u00eb e \u00e7do individi, p\u00ebr demokracin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kund\u00ebr vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sh\u00ebmbjen e komunizmit ai e kishte \u00ebnd\u00ebrr\u00eb dhe shpres\u00eb.\u00a0 Si patriot dhe si intelektual,\u00a0 Arshi Pipa nuk pushoi asnj\u00ebher\u00eb\u00a0 s\u00eb luftuari drejt\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, dhe p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8212; gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb papajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb ndaj regjimit dhe diktatur\u00ebs komuniste, t\u00eb cil\u00ebn e urrente me pasion.\u00a0\u00a0\u00a0 Visar Zhiti, nj\u00eb tjet\u00ebr shkrimtar e poet q\u00eb ka vuajtur tmerrin e burgjeve t\u00eb regjimit komunist, pas takimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me \u2018t\u00eb n\u00eb Washington, ka shkruar se shihej q\u00eb Arshi Pipa, \u201cishte njeri i prer\u00eb, i pakompromis, \u2018madh\u00ebrisht i pam\u00ebshirsh\u00ebm\u2019 me diktatur\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Argumentat e Arshiut kund\u00ebr diktatur\u00ebs e kishin baz\u00ebn n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb gjithanshme arsimore, kulturore, politike dhe filozofike per\u00ebndimore.\u00a0 Arshi Pipa, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrvoj\u00ebs akademike n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb njohura amerikane ku ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr dekada &#8212; dituria dhe angazhimet e tija n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, e kan\u00eb gjithashtu baz\u00ebn edhe n\u00eb vuajtet e tija personale dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb viktimizuar t\u00eb familjes s\u00eb tij.\u00a0 Mish\u00ebrimi i p\u00ebrvoj\u00ebs akademike, zgjuarsia e tij prej natyre dhe vuajtjet e veta dhe t\u00eb familjes, e b\u00ebnin Arshi Pip\u00ebn nj\u00eb bashk-bisedues tep\u00ebr interesant &#8212; ndon\u00ebse nganj\u00ebher\u00eb i pa kompromis &#8212; q\u00eb nj\u00ebherazi angazhonte me respekt si kolegun ashtu dhe kund\u00ebrshtarin, duke paraqitur argumentat e veta me nj\u00eb gjall\u00ebri p\u00ebrbind\u00ebse t\u00eb idealeve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb tija.\u00a0 Ishte i fort\u00eb n\u00eb argumentat e tija, i pal\u00ebkundur n\u00eb bindjet dhe parimet e veta.\u00a0 Kishte pak fjal\u00eb, por bind\u00ebse!<\/p>\n<p>Disa mund t\u00eb thon\u00eb se Arshi Pipa ishte nj\u00eb personalitet kompleks dhe kritik\u00ebt e tij do e karakterizonin ndoshta edhe si i pa kompromis n\u00eb q\u00ebndrimet e tija. Dhe disa do t\u00eb thoshin se ai ishte i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Por kritik\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb si dhe adhueruesit e tij e din\u00eb se vepra dhe kontributi i Profesor Arshi Pip\u00ebs peshon shum\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga ato q\u00eb kritik\u00ebt e tij mund ti karakterizojn\u00eb si t\u00eb meta ose mungesa t\u00eb tija.\u00a0 Mund t\u00eb mos jesh\u00eb dakort me Arshi Pip\u00ebn p\u00ebr ndonj\u00eb qendrim ose pik\u00ebpamje t\u00eb tij, por kjo nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mohuar veprat dhe kontributin e tij n\u00eb l\u00ebmi t\u00eb shum\u00ebta t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb mendimit politiko-filozofik, t\u00eb botuara jo vet\u00ebm n\u00eb shqip por edhe n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr gjuh\u00ebsh m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb bot\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb anglishtja, fr\u00ebngjishtja, italishtja dhe gjermanishtja.\u00a0 Bota \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pasur dhe m\u00eb e ditur mbi kultur\u00ebn shqiptare dhe me m\u00eb shum\u00eb njohuri mbi kombin shqiptar dhe historin\u00eb e tij, pik\u00ebrisht fal\u00eb pun\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Arshi Pip\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb lindjes s\u00eb tij, ta p\u00ebrkujtojm\u00eb Profesor Arshi Pip\u00ebn ashtu si\u00e7 e mbajm\u00eb mend kur ishte gjall\u00eb:<\/p>\n<p>Nj\u00eb person me trup t\u00eb vog\u00ebl\u00a0 fizik, por nj\u00eb figur\u00eb e madhe e kombit n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb, gjuh\u00ebsis\u00eb, filozofis\u00eb, publicistik\u00ebs dhe t\u00eb mendimit politik.<\/p>\n<p>E mbajm\u00eb mend\u00eb si nj\u00eb atdhetar i p\u00ebrkushtuar ndaj fatit t\u00eb kombit t\u00eb vet dhe \u00e7lirimit nga komunizmi;<\/p>\n<p>Si nj\u00eb person me nj\u00eb energji t\u00eb palodh\u00ebshme anti-komuniste, kurdo dhe kudo e donte nevoja, me bindje t\u00eb pal\u00ebkundura n\u00eb liri dhe demokraci p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sallave universitare t\u00eb Amerik\u00ebs ku ai p\u00ebrhapte gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb shqipe student\u00ebve amerikan\u00eb, ndodhte q\u00eb Arshi Pip\u00ebn ta gjenit edhe duke demonstruar n\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb para Kombeve t\u00eb Bashkuara,\u00a0 n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Sypatemebur dhe besnik\u00eb ndaj idealeve t\u00eb veta, si n\u00eb burgjet e Enver Hoxh\u00ebs ashtu n\u00eb m\u00ebrgim, Arshi Pipa\u00a0 nuk kishte frik\u00eb prej asakujt.\u00a0 P\u00ebrkundrazi regjimi komunist e kishte frik\u00eb at\u00eb.\u00a0\u00a0 I till\u00eb ishte atdhetari, shkrimtari dhe poeti Arshi Pipa, nj\u00eb z\u00eb ndrysh doemosdo, por nj\u00eb z\u00eb i artikuluar shqiptar, nj\u00eb mbrojt\u00ebs i s\u00eb drejt\u00ebs dhe i liris\u00eb s\u00eb njeriut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, megjith\u00ebse jetonte n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt, ai\u00a0 ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe nj\u00eb person i frik\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr diktatur\u00ebn enveriste!<\/p>\n<p>Me nj\u00eb rast n\u00eb vitin 2005, ish-Presidenti Bamir Topi ka folur p\u00ebr sakrificat e familjes Pipa dhe duke p\u00ebrmendur specifikisht v\u00ebllez\u00ebrit Arshi e Muzafer Pipa \u2013 nj\u00ebri shkrimtar dhe tjetri jurist &#8212; ka th\u00ebn\u00eb se, &#8220;Liria fillon e shuhet at\u00ebher\u00eb kur vritet shkrimtari si z\u00ebri me i artikuluar i shoq\u00ebris\u00eb, kur vritet avokati mbrojt\u00ebsi i s\u00eb drejt\u00ebs, at\u00ebher\u00eb kur frika mbyt\u00eb kund\u00ebrshtimin, at\u00ebher\u00eb kur z\u00ebri ndryshe, shihet si k\u00ebrc\u00ebnim. Shkrimtari \u00ebsht\u00eb personazhi m\u00eb i friksh\u00ebm p\u00ebr diktaturat dhe diktator\u00ebt&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb ish-presidenti shqiptar.\u00a0\u00a0\u00a0 Diktatura vrau drejt\u00ebsin\u00eb duke vrar\u00eb mbrojt\u00ebsin e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb v\u00ebllain Muzaferin, por nuk vrau dot z\u00ebrin e artikuluar t\u00eb shkrimtarit dhe z\u00ebrin ndryshe t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, i cili jehoi n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Thuhet shpesh se pena \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arm\u00eb m\u00eb e madhe ose m\u00eb e fort\u00eb se pushka.\u00a0 Arshi Pipa, pen\u00ebn e p\u00ebrdori\u00a0 me q\u00ebllim bujar, p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar mir\u00ebsit\u00eb dhe bukurit\u00eb e njeriut dhe t\u00eb natyr\u00ebs dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u00a0\u00a0\u00a0 Arshi Pipa, i cili i sjell\u00eb nder em\u00ebrit shkrimtar dhe poet &#8212; n\u00eb shkrimet dhe veprat e tija shohim se ai, edhe n\u00eb vuajtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb\u00a0 njeriut p\u00ebrpiqet t\u00eb kap\u00eb thelbin e vlerave dhe t\u00eb virtyteve m\u00eb humane dhe m\u00eb t\u00eb bukura, si dhe luft\u00ebn dhe kacafytjen midis s\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keq\u00ebs, duke d\u00ebshmuar nj\u00ebherazi edhe fisnik\u00ebrin\u00eb e v\u00ebrtyteve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve n\u00eb burgjet komuniste, Arshi Pipa ishte njohur dhe kishte lidhje e miq\u00ebsi t\u00eb ngushta me p\u00ebrfaqsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb klerit katolik, bashkvuajt\u00ebs me t\u00eb n\u00eb birucat\u00a0 komuniste, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ipeshkvin dhe shkrimtarin Vin\u00e7enc Prenushin, p\u00ebr t\u00eb cilin Pipa ka shkruar se madje edhe n\u00eb rrethanat m\u00eb \u00e7njerzore n\u00ebn t\u00eb cilat jetonte n\u00eb burg, Prenushi pasqyronte disa prej k\u00ebtyre vlerave dhe virtyteve njer\u00ebzore t\u00eb shqiptarit: \u201cIshte i but\u00eb n\u00eb shpirt, e i paq\u00eb, thell\u00eb i devot\u00e7\u00ebm, i kushtuem kryekput misjonit t\u00eb vet kishtar, n\u00eb kuadrin e t\u00eb cilit dinte me pajtue \u2013 me nj\u00eb urt\u00ebsi t\u00eb bindshme \u2013 dashunin\u00eb e vet p\u00ebr Atdheun dhe shijen p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb esen\u00eb klasike, \u201cKujtime mbi Vin\u00e7enc Prendushin\u201d,\u00a0\u00a0 Arshi Pipa v\u00eb n\u00eb dukje vuajtjet dhe mundimet, por edhe vlerat komb\u00ebtare, njer\u00ebzore dhe letrare t\u00eb Vin\u00e7enc Prenushit, duke cil\u00ebsuar se, \u201cDinjiteti kishtar i Vin\u00e7enc Prenushit, i kombinuem me vler\u00ebn e tij letrare dhe i kqyrun n\u00ebn prizm\u00ebn e patriotizm\u00ebs shqiptare i jep f\u00ebtyr\u00ebs s\u00eb tij nji rand\u00ebsi madhore n\u00eb radh\u00ebt e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Kombit.\u201d<\/p>\n<p>Pipa ka shkruar se si udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb i Kish\u00ebs Katolike dhe si nj\u00ebri nga p\u00ebrfaqsuesit e dalluar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare ishte e qart\u00eb se, \u201cImzot Prenushi nuk do ta kishte t\u00eb gjat\u00eb me komunizmin, i cili asht\u00eb n\u00eb t\u00eb njajt\u00ebn koh\u00eb si kund\u00ebr fes\u00eb ashtu dhe kund\u00ebr komb\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu edhe ndodhi! I bugosur, i rrahur e i torturuar, \u201clidhur kamb\u00ebsh e duarsh\u201d, i \u201cvarun e i munduem\u201d n\u00eb burgun e Durr\u00ebsit, shkruan Profesor Arshi Pipa p\u00ebr mikun dhe bashkvuajt\u00ebsin e tij, Ipeshkvin Vin\u00e7enc Prenushin, dhe u drejtohet lexuesve: \u201cP\u00ebrfytyroni tash k\u00ebt\u00eb njeri, nji burr gjashtdhet\u00eb e pes\u00ebvje\u00e7ar, nji prelat t\u00eb nalt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs, nji nga fort t\u00eb rrall\u00ebt shkrimtar\u00eb t\u00eb Rilindjes ende t\u00eb mbetun gjall\u00eb, p\u00ebrfytyronje t\u00eb varun asisoj n\u00eb nji nevojtore t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Sigurimit\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky p\u00ebrfytyrim i vuajtjeve t\u00eb mikut t\u00eb tij, t\u00eb cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjith\u00eb jet\u00ebn para vetes kur kritikonte komunizmin, por \u00ebsht\u00eb\u00a0 edhe nj\u00eb p\u00ebrfytyrim q\u00eb ai do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb ri-krijohet sonte dhe t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kur flasim p\u00ebr at\u00eb regjim.\u00a0 Prandaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur se ishte ky p\u00ebrfytyrim, kjo sken\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera si kjo, q\u00eb e b\u00ebnte Arshi Pip\u00ebn t\u00eb papajtuesh\u00ebm, ose si\u00e7 ka shkruar Visar Zhiti, \u201cmadh\u00ebrisht t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm\u201d me regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb cilin ai e luftoi me t\u00eb gjitha energjit\u00eb e veta.\u00a0 Ai p\u00ebrfytyronte mikun e tij t\u00eb rrahur e t\u00eb munduar, t\u00eb varur n\u00eb nj\u00eb nevojtore t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Sigurimit &#8212; Ipeshkvin Vin\u00e7enc Prenushin, t\u00eb cilit i referohet si, \u201csimboli i t\u00eb s\u00eb kaluemes s\u00eb Shqipnis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ne mburremi, k\u00ebtij njeriu i cili rr\u00ebmbehet me dhun\u00eb nga sht\u00ebpia e p\u00ebrvunjt\u00eb e nji katundi, ku kalonte dit\u00ebt e mbrame t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, bashk\u00eb me Zotin dhe me librat dhe ndryhet n\u00eb burgje dhe torturohet.\u201d<\/p>\n<p>Por, Arshi Pipa, shkimtari dhe poeti\u00a0 i burgosur, i torturuar dhe i vuajtur n\u00eb burgjet komuniste, fatbardh\u00ebsisht e p\u00ebsoi pak m\u00eb mir\u00eb se Vincenz Prenushi dhe shum\u00eb bashkvuajt\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i lan\u00eb eshtrat e tyre n\u00eb burgjet dhe n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit, varret e t\u00eb cil\u00ebve nuk dihen as sot.\u00a0 Arshi Pipa mundi tu shp\u00ebtonte persekutimeve dhe vuajtjeve t\u00eb m\u00ebtejshme me arratisjen dhe eventualisht me vendosjen e tij Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tij gjithashtu por\u00a0 ndryshe nga shum\u00eb bashkvuajt\u00ebs t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt ishin arratisur nga Shqip\u00ebria pas ardhjes s\u00eb komunizmit n\u00eb pushtet t\u00eb cil\u00ebt vdiq\u00ebn para se t\u00eb shikonin Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste,\u00a0 ai mundi t\u00eb shihte m\u00eb n\u00eb fund sh\u00ebmbjen e nj\u00eb regjimi nga i cili kishte vuajtur vet dhe i cili kishte viktimizuar dhe persekutuar familjen e\u00a0 tij.<\/p>\n<p>Por g\u00ebzimi p\u00ebr sh\u00ebmbjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn lindore, fatkeqsisht\u00a0 u k\u00ebthye shpejt n\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb bindjeve t\u00eb mbrendshme q\u00eb Arshi Pipa kishte p\u00ebr vlerat e kombit t\u00eb vet.\u00a0 Ai\u00a0 kishte vendosur t\u00eb k\u00ebthehej\u00a0 n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas diktatur\u00ebs komuniste me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos k\u00ebthehej m\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb,\u00a0 por gjeti nj\u00eb vend aq t\u00eb ndryshuar nga diktatura komuniste, nj\u00eb vend i cili i dukej si i huaj n\u00eb krahasim me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vlerat q\u00eb kishte njohur ai.\u00a0 Ai shpresonte p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit. Por, megjith\u00ebse u largua p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb fizikisht nga Shqip\u00ebria, k\u00ebsaj radhe nga Shqip\u00ebria post-komuniste, Profesor Arshi Pipa n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte vendosur p\u00ebr s\u00eb gjalli q\u00eb t\u00eb mos ndahej kurr\u00eb nga Shqip\u00ebria duke i dhuruar bibliotek\u00ebn e tij t\u00eb pasur, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha veprat e tija e q\u00eb ishte e vetmja pasuri q\u00eb kishte &#8212;\u00a0 Bibliotek\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prania e tij n\u00eb\u00a0 qarqet per\u00ebndimore u kujtonte si shqiptar\u00ebve ashtu edhe t\u00eb huajve se Shqip\u00ebria ka nxjerrur nga gjiri i saj akademik\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb kultur\u00ebs si Arshi Pipa, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrfaqsues t\u00eb denj\u00eb t\u00eb kombit t\u00eb vet \u2013 dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkuruar me m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e bot\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Profesor Arshi Pipa ishte pranuar me krah\u00eb hapur n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr universitetesh an\u00eb e mban\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Arshi Pipa besonte n\u00eb liri dhe demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe ishte nj\u00eb z\u00eb i denj\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb individit.\u00a0 Si i till\u00eb,\u00a0 as veprat e Arshi Pip\u00ebs as\u00a0 q\u00ebndrimet e tija ideologjike dhe politike t\u00eb tija, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpesh ishin\u00a0 edhe\u00a0 kritike ndaj politik\u00ebs s\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb Amerik\u00ebs, vendit t\u00eb tij t\u00eb adaptuar, nuk k\u00ebrc\u00ebnoi as paq\u00ebn as sigurin\u00eb, as rendin shoq\u00ebror n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, Amerika e pranoi at\u00eb ashtu si\u00e7 ishte, si nj\u00eb vuajt\u00ebs i komunizmit, si nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb &#8212; faji i vet\u00ebm i t\u00eb cilit ishte se e donte Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga komunizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u00a0 Si rrjedhim, lind pyetja n\u00ebse Shqip\u00ebria post-komuniste e ka pranuar ose jo Arshi Pip\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb shkrimtar\u00eb e poet\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb per\u00ebndim si ai, t\u00eb arratisur nga komunizmi &#8212; dhe se si p\u00ebrgjigja ndaj k\u00ebsaj\u00a0 pyetjeje pasqyron mbi lirin\u00eb dhe demorkacin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Un\u00eb jam dakort me deklarat\u00ebn e shkrimtarit dhe poetit t\u00eb madh Martin Camaj &#8212; 90-vjetori i lindjes i t\u00eb cilit sh\u00ebnohet gjithashtu k\u00ebt\u00eb muaj \u2013 dhe mik i ngusht\u00eb i Arshi Pip\u00ebs se, \u201cShqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e lir\u00eb, vet\u00ebm ather\u00eb, kur shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb lexojn\u00eb, t\u00eb studjojn\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb veprat e shkrimtar\u00ebve t\u00eb till\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej si Arshi Pipa.\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb shtoja se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr derisa nuk ekziston nj\u00eb pajtim i v\u00ebrtet\u00eb me bijt\u00eb e saj si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Arshi Pipa &#8212; nj\u00eb pranim dhe pajtim me ta n\u00eb fush\u00ebn politike, mediatike, n\u00eb kultur\u00eb e let\u00ebrsi si edhe n\u00eb qarqet akademike shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Martin Camaj, un\u00eb besoj se pa pranimin e\u00a0 shkrimtar\u00ebve si Arshi Pipa,\u00a0 dhe pa zhdukjen e paragjykimeve politike, letrare,\u00a0 dhe ideologjike ndaj shkrimtar\u00ebve t\u00eb kombit si Arshi Pipa, dhe pa krijimin e nj\u00eb atmosfere p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer dallimet politike dhe ideologjike t\u00eb periudh\u00ebs komuniste midis shqiptar\u00ebve, p\u00ebr ndryshe Shqip\u00ebria dhe kombi shqiptar do t\u00eb mbeten si, \u201cNj\u00eb anije e pal\u00ebviz\u00ebshme, e ngarkuar me zemr\u00ebn e r\u00ebnduar t\u00eb poetit q\u00eb simbolizon shpresat e tij t\u00eb rreme\u201d. (Arshi Pipa n\u00eb librin e tij Montale and Dante)<\/p>\n<p>U fal\u00ebnderoj p\u00ebr durimin!<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes Vatr\u00ebn p\u00ebr organizimin e k\u00ebtij tubimi sonte p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar kujtimin e Profesor Arshi Pip\u00ebs me rastin e 95-vjetorit t\u00eb lindjes.\u00a0 \u00cbsht\u00eb me vend, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb detyrim, q\u00eb ky p\u00ebrvjetor t\u00eb sh\u00ebnohet ashtuq\u00eb t\u00eb mos hidhet n\u00eb harres\u00eb ky burr\u00eb i madh\u00a0 i Shkodr\u00ebs i cili me aktivitetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-4844","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4844"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4844\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4845,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4844\/revisions\/4845"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}