{"id":4747,"date":"2015-07-26T11:31:22","date_gmt":"2015-07-26T09:31:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4747"},"modified":"2015-07-26T11:37:10","modified_gmt":"2015-07-26T09:37:10","slug":"reportazh-turizmi-mjeran","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4747","title":{"rendered":"REPORTAZH: Turizmi mjeran"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/durresi-sezoni-turistik.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-4749 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/durresi-sezoni-turistik-300x169.jpg\" alt=\"durresi-sezoni-turistik\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/durresi-sezoni-turistik-300x169.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/durresi-sezoni-turistik.jpg 621w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Leonard Veizi<\/p>\n<p>As sot q\u00eb flitet me t\u00eb madhe, por as p\u00ebr shum\u00eb vite t\u00eb tjera, turizmi bregdetar shqiptar nuk do mund t\u00eb renditet si elitar, por dhe p\u00ebr nj\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm do t\u00eb dyshoja seriozisht. Ai ka gjasa t\u00eb mbetet mjeran.<\/p>\n<p>Fatin m\u00eb t\u00eb keq nga t\u00eb gjith\u00eb e ka pjesa jugore e plazhit t\u00eb Durr\u00ebsit bashk\u00eb me Golemin. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave operative, plazhi i Durr\u00ebsit p\u00ebrshkohet nga nj\u00eb vij\u00eb bregdetare rreth 68 km, por i shfryt\u00ebzuesh\u00ebm deri tani jan\u00eb thuajse 33 km. Nj\u00eb segment i vij\u00ebs bregdetare kalon nga stacioni \u201cTeuta\u201d n\u00eb daljen jugore t\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb vazhduar me Plepat, Shk\u00ebmbin e Kavaj\u00ebs, Golemin, Malin e Robit, Spillen\u00eb e deri n\u00eb Qerretin e Kavaj\u00ebs. Duke hequr dy stacionet e fundit mund t\u00eb thuhet se tanim\u00eb e gjith\u00eb zona quhet e nd\u00ebrtuar. Nuk ke ku t\u00eb ngresh m\u00eb as edhe nj\u00eb pallat m\u00eb shum\u00eb dhe sikur ta vendos\u00ebsh me dor\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo, vet\u00eb pronar\u00ebt e nd\u00ebrtimeve t\u00eb sigurojn\u00eb se ritmi i blerjes s\u00eb apartamenteve ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm, n\u00eb mos po ka ngecur fare. Pra nd\u00ebrtime t\u00eb reja nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr kan\u00eb mbetur si g\u00ebrmadha. Nuk gjenerohen m\u00eb para aq sa mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb punimet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e gjith\u00eb kjo vij\u00eb bredetare, por edhe m\u00eb tej n\u00eb Jug t\u00eb vendit, Vlor\u00eb, Sarand\u00eb e Ksamil, nuk gjen resorte si\u00e7 ofron nj\u00eb turiz\u00ebm modern, i nd\u00ebrtuar n\u00eb Greqi, Kroaci, Turqi apo Malin e Zi. N\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e tyre, n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, hotelet shqiptare l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, krahasuar me ato t\u00eb rajonit, qoft\u00eb nga sh\u00ebrbimi, por qoft\u00eb dhe nga komoditeti i brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Gati \u00e7do vit q\u00eb kam shkuar n\u00eb plazhet e k\u00ebsaj zone, jam p\u00ebrballur p\u00ebr s\u00eb pari me ndryshimin e sistemit imunitar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur kur kam pasur mund\u00ebsi q\u00eb disa dit\u00eb pushimi t\u00b4i kaloj n\u00eb nj\u00eb nga vendet e af\u00ebrta kufitare. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe k\u00ebt\u00eb vit. Farmacisti ku k\u00ebrkuam t\u00eb merrnim disa doza me \u201cpermaganat kaliumi\u201d q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga infeksionet, na tha se n\u00eb farmacin\u00eb e tij paraqiteshin t\u00eb pakt\u00ebn 50 raste q\u00eb k\u00ebrkonin di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb kuruar infeksionin e marr\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nga r\u00ebra, meqen\u00ebse sipas tij, \u201cpermaganati\u201d ishte zhdukur nga qarkullimi e nuk kishte m\u00eb furnizim. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb padyshim p\u00ebrshtatet me shprehjen popullore: \u201cvdis pa t\u00eb ngjallesh\u201d. Pak m\u00eb tutje, mjeku i nj\u00eb klinike private t\u00eb thot\u00eb gjithashtu se p\u00ebr shkak t\u00eb ndotjes, kanaleve me uj\u00ebra t\u00eb zeza dhe insekteve, shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb paraqiteshin me temperatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb vjella e diare. Nuk marr p\u00ebrsip\u00ebr se sa farmaci e klinika ka e gjith\u00eb vija bregdetare, sepse kjo statistik\u00eb mund t\u00eb vlej\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr teknokrat\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, por jam i sigurt\u00eb se p\u00ebr k\u00ebto qendra ambulatore ka pun\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa tek baret e restorantet.<\/p>\n<p>N\u00eb hotelin ku u strehova, q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb nj\u00eb bujt\u00ebs doli me urgjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb spitalin e Kavaj\u00ebs sepse i duhej t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb serum, e meqen\u00ebse ishte prej Kosove dhe nuk e njihte rrug\u00ebn, k\u00ebrkoi nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes. Pronari urdh\u00ebroi nj\u00eb nga kamarier\u00ebt t\u00eb hipte n\u00eb makin\u00eb me t\u00eb. \u201cNdodh shpesh\u201d, m\u2019u drejtua pronari, duke ngritur supet me pafaj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb trash\u00ebgojm\u00eb me fanatiz\u00ebm?!<\/p>\n<p>N\u00eb r\u00ebr\u00ebn e k\u00ebtyre plazheve, n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb publike por dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb administrohtet nga privati, q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes do t\u00eb gjesh me dhjet\u00ebra bishta cigaresh. Nuk \u00ebsht\u00eb puna se administrator\u00ebt nuk ia b\u00ebjn\u00eb yzmetin. Tjet\u00ebrkund \u00e7alon k\u00ebt\u00eb her\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e pijn\u00eb duhanin, bishtat i hedhin n\u00eb r\u00ebr\u00eb. Fqinji im me t\u00eb shoqen dhe f\u00ebmij\u00ebt nuk e pat\u00ebn problem t\u00eb merrnin nj\u00eb qese t\u00eb madhe me fara dhe pas 30 minutash p\u00ebrtypjeje t\u00eb pafjala t\u00eb linin mbi r\u00ebr\u00eb nj\u00eb grumbull mbeturinazh t\u00eb zeza. Dhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me edukat\u00ebn qytetare. T\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb han\u00eb patatina, ambalazhin plastik t\u00eb tyre e hedhin n\u00eb det dhe po k\u00ebshtu ndodh me l\u00ebkurat e babaneve dhe ko\u00e7an\u00ebt e misrave. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre nuk i mungonin n\u00eb detaj edhe pecetat higjinike t\u00eb femrave. Mu n\u00eb mes t\u00eb detit, pamja t\u00eb linte pa fjal\u00eb. Rrjedhimisht bregu i detit \u00ebsht\u00eb i ndotur. Nuk po llogaris k\u00ebtu derdhjet e kanaleve t\u00eb ujrave t\u00eb zeza, se kjo tem\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb boz\u00eb tashm\u00eb. E vetmja koh\u00eb kur mund t\u00eb lahesh n\u00eb nj\u00eb uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr \u00ebsht\u00eb ora 06-08 e m\u00ebngjesit, pasi nat\u00ebn \u00ebsht\u00eb kryer vet\u00ebpastrimi.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, natyrisht nuk mund t\u2019ua hedhim fajin pronar\u00ebve, q\u00eb demek k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb pa marr\u00eb parasysh asgj\u00eb. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qytetarin\u00eb e \u00e7donj\u00ebrit prej nesh, q\u00eb si individ apo grup shoq\u00ebror e kemi m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shajm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nga posht\u00eb \u00e7adr\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrim veprime sensibilizuese.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb m\u00eb b\u00ebri tjet\u00ebr p\u00ebrshtypje k\u00ebt\u00eb vit?!<\/p>\n<p>N\u00eb plazhet shqiptare u ndesha me disa italian\u00eb. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr italian\u00eb puro, t\u00eb pangat\u00ebrruar n\u00eb martesa me emigrant\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb nuk di se si e kishin gjetur rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Golem dhe kishin z\u00ebn\u00eb nj\u00eb hotel me dhoma q\u00eb shihnin nga deti. Nuk m\u00eb g\u00ebnjeu shum\u00eb mendja e t\u00eb besoja te deklatarat e qeveritar\u00ebve p\u00ebr dyndje t\u00eb turit\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb rivier\u00ebn e bekuar shqiptare! U desh fare pak p\u00ebr t\u00eb kuptuar nga sjelljet alarmante e tyre, ku n\u00eb ca drejtime na e merrnin n\u00eb kthes\u00eb dhe ne shqiptar\u00ebve, se ata italian\u00eb t\u00eb k\u00ebputur e kishin m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonin \u00e7mimet e Shqip\u00ebris\u00eb me gjith\u00eb llumin e saj, se sa ato q\u00eb u ofron nj\u00eb plazh popullor si ai i Riminit, pa folur p\u00ebr plazhet e Linjanos apo dhe m\u00eb tej. Gjithsesi ajo q\u00eb t\u00eb ofronte bregdeti k\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte q\u00eb pran\u00eb italian\u00ebve laheshin n\u00eb det dhe ca gra shqiptare t\u00eb veshura kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb. Por meqen\u00ebse kjo e fundit hyn te t\u00eb drejtat e njeriut nuk po e ngasim m\u00eb tej.<\/p>\n<p>T\u00eb vijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse, sipas meje, pallatet me apartamente banimi, hotelet e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrfunduar misionin n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve pa koncept e pa arkitekt, ajo q\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shtetit, \u00ebsht\u00eb rregullimi i infrastruktur\u00ebs. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, rregullimi i t\u00eb gjitha akseve t\u00eb brendshme t\u00eb plazheve, t\u00eb cilat n\u00eb t\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve nuk e di pse notojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb uj\u00eb t\u00eb pis\u00ebt, apo q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb lagura edhe pse gjith\u00e7ka p\u00ebrreth \u00ebsht\u00eb e thar\u00eb n\u00ebn diellin p\u00ebrv\u00eblues.<\/p>\n<p>E \u00e7\u2019tu them m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr plazhin e sivjet\u00ebm.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb s\u2019ka ndryshuar n\u00eb mentalitet, sado q\u00eb rrekemi t\u00eb themi se \u201cvitin tjet\u00ebr do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb\u201d. Pronar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb etur, q\u00eb ve\u00e7 hoteleve t\u00eb ken\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dhe nga nj\u00eb pist\u00eb n\u00eb det, kan\u00eb ndar\u00eb territorin me gur\u00eb masiv\u00eb t\u00eb hedhur n\u00eb thell\u00ebsi. Por meqen\u00ebse nuk u kan\u00eb dal\u00eb parat\u00eb, i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ashtu, t\u00eb pap\u00ebrfunduara, krejt pa estetik\u00eb, q\u00eb nuk vlejn\u00eb as p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fotografi vend e pa vend. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon turistik, sh\u00ebtitja e m\u00ebngjesit ku merret dhe pak jod si ila\u00e7, shoq\u00ebrohet m\u00eb s\u00eb shumti bashk\u00eb me tymin e mbeturinave q\u00eb digjen aty p\u00ebr aty meqen\u00ebse si\u00e7 t\u00eb thon\u00eb, makina e plehrave nuk e merr mundimin t\u00eb shkoj\u00eb e t\u2019i mbledh\u00eb. Dreka shtyhet disi, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb restorant, e nj\u00eb her\u00eb \u201cbuk\u00eb me vete\u201d. Por mbr\u00ebmja p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs b\u00ebhet di\u00e7ka m\u00eb arg\u00ebtuese. Shp\u00ebrthen muzika e \u201cDj\u201d-ve dhe k\u00ebng\u00ebtar\u00eb \u201clive\u201d ku her\u00eb pas here t\u00eb bie rasti q\u00eb n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb \u201crelax-i\u201d t\u00eb d\u00ebgjosh dhe k\u00ebng\u00ebt patriotike t\u00eb tipit \u201cXhamadani vija-vija\u201d. Kjo e fundit nuk \u00ebsht\u00eb se ka vler\u00ebn p\u00ebr t\u00eb treguar vllaz\u00ebrimin mes shqiptar\u00ebve, por se orkestrat e kapin r\u00ebndom k\u00ebt\u00eb marsh me shpres\u00ebn se ndonj\u00eb kosovar q\u00eb ka luftuar me U\u00c7K-n\u00eb do t\u00eb zb\u00ebrthej\u00eb kulet\u00ebn e do t\u2019u hedh\u00eb ndonj\u00eb euro orkestrant\u00ebve dhe solist\u00ebve q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb me z\u00eb t\u00eb p\u00ebrmalluar.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi qershia mbi tort\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qeveria koh\u00ebt e fundit? Ajo q\u00eb m\u00eb ra n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se n\u00eb bregun e detit nuk kalonin m\u00eb furgon\u00ebt e akulloreve dhe fshatar\u00ebt me gomer\u00eb q\u00eb shisnin frutat e stin\u00ebs. Megjithat\u00eb nga ky spastrim kishin mbetur vet\u00ebm pjek\u00ebsit e misrave q\u00eb i gjeje pa v\u00ebshtir\u00ebsi \u00e7do 200 metra larg nj\u00ebri-tjetrit dhe shit\u00ebsit e bananeve. Dhe n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb zallamahi plazhi t\u00eb binin n\u00eb sy polic\u00ebt me uniform\u00eb verore e bi\u00e7ikleta \u201cmountainbike\u201d q\u00eb ruanin rendin si dhe ndonj\u00eb kull\u00eb vrojtimi me gjith\u00eb \u201cbaywatch\u201d-\u00ebt brenda tyre. \/Gazeta Blic\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Leonard Veizi As sot q\u00eb flitet me t\u00eb madhe, por as p\u00ebr shum\u00eb vite t\u00eb tjera, turizmi bregdetar shqiptar nuk do mund t\u00eb renditet si elitar, por dhe p\u00ebr nj\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm do t\u00eb dyshoja seriozisht. Ai ka gjasa t\u00eb mbetet mjeran. Fatin m\u00eb t\u00eb keq nga t\u00eb gjith\u00eb e ka pjesa jugore e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4749,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-4747","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-turizem"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4747"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4747\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4750,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4747\/revisions\/4750"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}